Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Revista e njohur Forbes artikull për Tiranën: Kryeqyteti ka përjetuar një transformim të thellë

18 September 2024 at 15:47

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës dhe transformimit të saj në 10 vitet e fundit. Duke nisur që nga zhvillimi urbanistik e deri tek ai kulturor, Forbes shkruan se nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier.

Ndërkohë, në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt.

“Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban”, shkruhet në artikullin e Forbes, ku nënvizohet se drejtimi i Veliajt në Tiranë karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë.

Artikulli i plotë i përkthyer në shqip:

Evolucioni i vazhdueshëm i tabelës gjeopolitike dhe rrjedhimisht ekonomike në Evropë, na tregon se si përtej Adriatikut, interesi për kapitalin e huaj, kryesisht nga Italia fqinje, është baza e një veprimi për t’u hapur ndaj zhvillimit, i cili tashmë ka nisur për disa vite. Mikpritja, luksi, zgjerimi urban dhe vëmendja ndaj kulturës, rezultojnë të jenë katër gurët e themelit të një ndryshimi që synon riformësimin e skenarit të të gjithë hapësirës ballkanike, ku Shqipëria po luan rolin e protagonistes.

Ndër qytetet kryesore është sigurisht kryeqyteti, Tirana, dëshmitar i një hapjeje të shpejtë financiar ndaj kapitalit ndërkombëtar, Italia është objektivi kryesor i saj. Një transformim i shpejtë ‘estetik’, i mbështetur nga një bum i paprecedentë ndërtimi, me ngritjen e ndërtesave dhe zonave financiare që ndryshuan pamjen e horizontit të saj, të vendosur në një përzierje të arkitekturës osmane, austro-hungareze dhe italiane.

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut
Në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt. Një mirënjohje e rëndësishme e dhënë nga 43 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun (UfM), e cila vjen pas një vlerësimi të kujdesshëm në fronte si promovimi i dialogut ndërkulturor dhe vlerat e tolerancës dhe respektit.

“Në një kohë ndarjesh politike dhe konfliktesh serioze, projekti është dëshmi e fuqisë së kulturës në ndërtimin e urave dhe promovimin e dialogut, gjë që është kaq e nevojshme,” komentoi Nasser Kamel, sekretari i përgjithshëm i UfM.

Gjatë gjithë vitit, Tirana dhe Aleksandria do të presin një sërë ngjarjesh kulturore dhe arsimore, duke forcuar bashkëpunimin mes vendeve mesdhetare dhe duke festuar identitetin e tyre të përbashkët. Një qendër e gjallë kulturore, sot Tirana u ofron partnerëve të saj ndërkombëtarë formula të ndryshme investimi dhe luks mikpritjeje që zë vendin e parë në bregdetin ballkanik.

Tirana e kryebashkiakut Erion Veliaj: Qëndrueshmëri, turizëm dhe kulturë
Një udhëkryq jo vetëm i historisë, kulturës dhe modernitetit, por edhe i rinisjes dhe zhvillimit për milionerët e rinj ndërkombëtarë. Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Lidershipi i Veliajt, i cili filloi në vitin 2015, karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë, falë edhe angazhimit të tij në vijën e parë me disa organizata humanitare në Kosovë, Amerikën Latine dhe Afrikë. Një përvojë që e rriti më tej ndërgjegjësimin e tij për çështjet sociale dhe politike.

Ndër projektet më ambicioze që vlen të përmenden janë padyshim Pylli Orbital dhe Piramida e re me pamje nga kryeqyteti. E para është një nismë që përfshin mbjelljen e dy milionë pemëve rreth qytetit deri në vitin 2030, një brez i gjelbër i krijuar për të përmirësuar cilësinë e ajrit, për të ofruar hapësira të reja rekreative dhe për të kontribuar biodiversitetin urban. Por, edhe rinovimi i sheshit Skënderbej, i shndërruar në një pedonale të rrethuar nga hapësira të harlisura dhe shatërvane, sot një pikë referimi dhe vend tubimi shoqëror për komunitetin, si dhe pikëmbështetje e ngjarjeve kulturore e demonstratave publike.

2025? Një mundësi e madhe për Shqipërinë
Sfida e 2025-ës është një mundësi e shkëlqyer për Tiranën, e bazuar në themele të forta të rilindjes dhe dëshirës për t’u pozicionuar në një udhëkryq jashtëzakonisht strategjik mes Ankarasë dhe kontinentit të vjetër.
Mund të kuptohet më mirë nëse krahasohet me zhvillimin urban të kryeqyteteve të tjera fqinje, të cilat kanë ndërmarrë gjithashtu projekte rizhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës, por gjithmonë duke vënë në vend të parë angazhimin për qëndrueshmërinë mjedisore, promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe qartësisht zhvillimin ekonomik.

Përmbytjet, Austria me plan masash, paketë prej 1 miliard euro për fatkeqësitë natyrore

18 September 2024 at 15:42

Austria njoftoi këtë të mërkurë një paketë masash për t’u marrë me përmbytjet që goditën vendin.

Bëhet fjalë për 1 miliard euro për fatkeqësitë natyrore. Partitë politike austriake gjithashtu kanë pezulluar paraqitjet e fushatës përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 29 shtator, pas përmbytjeve të mëdha.

“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për shumë zona në Austri pasi nga përmbytjet janë shkaktuar shkatërrime të paimagjinueshme,” tha kancelari Karl Nechhammer në një deklaratë.

Paketa e masave njoftohet pasi Austria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore janë goditur nga përmbytjet më të këqija në rajon në të paktën dy dekada. Vetëm në Austri kanë humbur jetën pesë persona.

Fondi ofron financim për masat parandaluese dhe rikuperimin nga fatkeqësitë.

Procesi i Berlinit – Forcohet bashkëpunimi kundër krimit

18 September 2024 at 15:21

Fokusi i ministerialit të parë të Procesit të Berlinit për këtë vit ishte  në çështjet e sigurisë, migracionit dhe krimit të organizuar. Ministrat nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, ranë dakord në një deklaratë qëllimi që të intensifikojnë bashkëpunimin në këto fusha: “Ramë dakord të përmirësojmë shkëmbimin e të dhënave me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e menaxhimit të migracionit dhe krimit të organizuar”, sqaroi në fund të takimit ministrja gjermane e punëve të Brendshme, Nancy Faeser. Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin biometrik të refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm.

Lufta kundër krimit të organizuar

Faeser theksoi nevojën për përfshirjen e autoriteteve financiare dhe sociale në luftën kundër rrjeteve kriminale, me qëllim ndjekjen e pasurive të tyre dhe ndërprerjen e rrjedhave të paligjshme të parave: “Ne do të zbatojmë metodën ‘Follow-the-Money’ edhe në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që autoritetet e zbatimit të ligjit të mund të identifikojnë, bllokojnë dhe konfiskojnë pasuritë kriminale.” Gjithashtu, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht e fokusuar në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, mbetet një prioritet i përbashkët: “Ky aktivitet kriminal duhet të ndalet. Ne duhet të mbrojmë veçanërisht viktimat, gratë dhe fëmijët,” shtoi Faeser.

Migracioni i parregullt nga vendet e Ballkanit në ulje

Migracioni i parregullt përmes Rrugës së Ballkanit ka rënë me 77% këtë vit, falë bashkëpunimit me Frontex. Sipas të dhënave, deri më tani janë regjistruar rreth 14,700 emigrantë të paligjshëm në BE përmes kësaj rruge. Ministrat shprehën shqetësim për mbylljen e kufijve dhe kërkuan zgjidhje të përbashkëta në kuadër të BE-së. Ministri grek, Nikos Panagiotopoulos, kërkoi një rregullim të përbashkët në kuadër evropian. Ai tha para gazetarëve, se në veprime të njëanshme, si vendosja e kontrolleve kufitare nga ana e Gjermanisë, qofshin këto edhe të përkohshme, nuk e zgjidhin problemin.

Procesi i Berlinit

Para 10 vitesh, Gjermania filloi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrin pjesë edhe një sërë vendesh antare të BE-së si Bullgaria, Franca, Greqia, Italia, Kroacia, Austria, Polonia, Sllovenia, si edhe Britania e Madhe. Qëllimi është të ndihmojë këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar organizatore ishte Shqipëria. Gjermania është organizatorja e këtij viti. Në javët në vazhdim në Berlin zhvillohen një sërë ministerialesh për tema si romët, gender, ekonomi, politika e jashtme, të cilat do të përgatisin samitin e Procesit të Berlinit, që zhvillohet në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, më 14 tetor. /DW

Hetimet për dosjen “Partizani”/ Paraqitet në SPAK Andia Pustina, do i komunikohet akuza

18 September 2024 at 13:54

Hetimi për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”, paraqitet në SPAK për komunikim akuze Andia Pustina.

Kjo e fundit shoqërohet nga avokatia Klodiana Gjyqzari që përfaqëson edhe ish-kryeministrin Sali Berisha i marrë zyrtarisht i pandehur për korrupsion

/vijon…

 

Ndërron jetë ish-deputeti i PD Gerti Bogdani, policia: U transportua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë

18 September 2024 at 13:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak.

Policia ka bërë një reagim zyrtar, ndërsa nënvizohet se ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi Gerti Bogdani, 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërron jetë Gerti Bogdani, ish-deputeti i PD pëson arrest kardiak

18 September 2024 at 13:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak.

Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e Këshillit të Rregullores, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Gerti Bogdani.

“Sapo është konfirmuar që një ish-koleg i joni, kolegu Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, në Kuvendin e Shqipërisë” tha Bardhi ndërsa kërkoi ndërprerjen e mbledhjes së këshillit të rregullores.

/abcnews.al/

EMRI/ Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

18 September 2024 at 12:34

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Shqiptari Ergen Lusha 36 vjec, mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona.

Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje. Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

/abcnews.al/

 

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, ambasada e SHBA: Shqipëria rol të rëndësishëm në NATO

18 September 2024 at 11:04

Kryeministri Edi Rama është takuar me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli.

Në takim u vlerësuan lidhjet për mbrojtjen me SHBA dhe gjithashtu u diskutua për rolin kyç të Shqipërisë në NATO.

Ambasada e SHBA ka reaguar pas këtij takimi ndërsa e vendos rëndësinë te lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.

Reagimi;

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.

/abcnews.al/

Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut/ Begaj: Shqipëria rol në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

18 September 2024 at 10:45

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut (A5), që u zhvillua në Tiranë.

Gjatë fjalës përshëndetëse Presidenti Begaj u fokusua mbi rëndësinë e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, situatës së brishtë në rajonin tonë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës vlerësoi së është  një moment tepër delikat për sigurinë botërore.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e investimeve për sigurinë dhe krijimin e platformave të ndërveprimit për krijimin e kushteve për një mjedis më të sigurt e të qëndrueshëm.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për zgjerimin e infrastrukturës në dispozicion tëNATO-s, krahas vijimit të kontributit me trupa dhe kapacitete. Kreu i Shtetit përmendi ofrimin e Porto Romanos si një mundësi tjetër për Aleancën, si edhe objektivin për rivitalizimin e industrisë në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur tëShqipërisë krah bllokut Euroatlantik, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe komunitetin e vlerave demokratike. Sipas Kreut të Shtetit,përballë agresionit rus në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme kërkohet një qasje e bashkuar dhe një angazhim i përbashkët për t’i adresuar këto çështjemadhore në mënyrë efikase e të qëndrueshme.

Për sa i përket sfidave të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Shqipërisë theksoi: “Në dekadat e fundit, rajoni ynë mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme e të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

“Tensionet artificialisht të krijuara, qoftë të natyrës etnike dhe politike, ndërhyrjet e huaja nga aktorë të tretë dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet”, – u shpreh Presidenti Begaj në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

Ndërsa konfirmoi rolin e qartë dhe konstruktiv të shqiptarëve në rajon, Presidenti i Shqipërisë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO, duke e cilësuar këtë proces thelbësor edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, evidentoi si vlerë të shoqërisë shqiptare harmoninë dhe bashkëpunimin ndërfetar teksa theksoi shtrirjen e këtij modeli në të gjithë rajonin për një ardhmëri më të mirë të brezave të rinj.

Duke iu referuar takimit të një dite më parë të mbajtur në Tiranë mes të rinjve të besimeve të ndryshme në kuadrin e nismës “MED 24”, si dhe mesazhit të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës theksoi se : “Unë besoj se atyre të rinjve dje dhe të rinjve të rajonit tonë sot ne duhet t’iu dërgojmë mesazhin që vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë në rajonin tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë, një vend ku ata meritojnë të jetojnë, të zhvillojnë jetën e tyre”.

“Besoj se rinia e meriton këtë mesazh!”, – deklaroi Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

/abcnews.al/

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban/ Analiza e CNN: A është ky një mesazh për Hezbollah?

18 September 2024 at 10:44

A është një mesazh për Hezbollah sulmi me bomba i ndodhur një ditë më parë në Liban, ku nëntë persona humbën jetën dhe mbi 2800 të tjerë mbetën të plagosur.

Kjo është pyetja kryesore për 48 orët e ardhshme në Lindjen e Mesme. CNN i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit, dhe situatës konfliktuale në Lindjen e Mesme.

Vala e shpërthimeve të së martës në Liban ka të ngjarë të dëmtojë Partinë, siç njihen shpesh, të cilët krenohen me fshehtësinë dhe zhvillimet teknologjike.

Megjithatë, është pikërisht përpjekja e tyre për të mbajtur sekretet e tyre duke përdorur ato pajisje të komunikimit, që duket çuan në viktima dhe mijëra të plagosur.

Kjo ka shkaktuar një tronditje të madhe te anëtarët e Hezbollahut që tani të pyesin jo vetëm nëse është e sigurt të kontaktojnë kolegët e tyre, por nëse ata kolegë janë të padëmtuar.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por nëse qëndron pas sulmit siç thonë Libani dhe Hezbollahu, atëherë pyetja është nëse ky sulm i madh dhe i paprecedentë kishte për qëllim të paralajmëronte një luftë më të gjerë apo jo?

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha në një takim me të dërguarin e SHBA-së Amos Hochstein se koha për diplomacinë me Hezbollahun kishte kaluar dhe fuqia ushtarake mund të zërë skenën kryesore.

Disa orë më vonë, e gjithë infrastruktura e komunikimit e armikut të tyre u godit nga një sulm që, sipas një burimi libanez të sigurisë, përdori pager-at e blerë nga Hezbollah në “muajt e fundit”.

CNN raportoi më parë se pagerët ishin blerë nga Hezbollah në muajt e fundit, sipas një burimi libanez të sigurisë.

/abcnews.al/

Sulmi me bombë, Hezbollahu akuzon Izraelin dhe zotohet të hakmerret: Do të japë llogari!

18 September 2024 at 09:37

Shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në Liban kanë shkaktuar shumë pikëpyetje se si kanë ndodhur.

Lëvizja islamike libaneze Hezbollah ka konfirmuar se do të “vazhdojë” operacionet e saj në Gaza, pavarësisht shpërthimeve të bombave të ndodhura më herët.

Shpërthimi që ndodhi njëkohësisht në të gjithë Libanin, vrau nëntë njerëz dhe plagosi afro 2800, duke përfshirë qindra anëtarë të lëvizjes libaneze të mbështetur nga Irani.

Izraeli nuk i komentoi shpërthimet, të cilat ndodhën në bastionet e Hezbollahut disa orë pasi Izraeli njoftoi se vendi po zgjeronte në kufirin e tij verior me Libanin, objektivat e luftës kundër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.

Një burim i afërt me Hezbollahun shpjegoi dje, se “qindra anëtarë” të lëvizjes “u plagosën nga shpërthimi i njëkohshëm i lidhjes së telefonave të tyre” në periferitë jugore të Bejrutit, Libanin jugor dhe Luginën lindore Bekaa.

/abcnews.al/

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

18 September 2024 at 08:49

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë që prej një përpjekjeje të dytë për vrasjen e tij.

Trump është lavdëruar më 17 shtator se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, teksa ka përshëndetur kundërshtaren e tij, kandidaten demokrate Kamala Harris, për kujdesin e treguar përmes një telefonate, raporton AFP.

Ish-presidenti amerikan ka folur në një tubim para mbështetësve të zjarrtë në Flint, një qytet industrial që dikur ishte qendër e industrisë automobilistike amerikane në qytetin e luhatshëm të Miçiganit, para se fabrikat të mbylleshin për shkak të konkurrencës së jashtme.

Trump është munduar të lidhë atë që Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) e ka cilësuar si përpjekje të penguar për vrasjen e tij të dielën, në fushën e tij të golfit në Florida, me zotimin e tij për të vendosur tarifa të larta ndaj importit të automjeteve nga Meksika dhe nga Kina.

“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë… E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.

Kandidati republikan ka thënë se njeriu që dyshohet se u përpoq ta vriste atë ishte ndjekës i asaj që ai e ka quajtur retorikë e presidentit Joe Biden dhe e Harrisit që ngulmon se Trump përbën rrezik për demokracinë amerikane.

Retro Rock tek Akademia, koncerti që rikthen sërish Adhurim Demirin

18 September 2024 at 08:47

Adhurim Demiri i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për koncertin e tij të ri, pas “Mall Bulevard”.

Projektet e ardhshme e kanë rikthyer Demirin në Shqipëri. Gjatë kësaj interviste ai tregoi se synon që të marrë pjesë në kompeticione muzikore.

“Një artistit mjafton që të sjelli një këngë me mesazh. Ka shumë këngë që nuk kanë marrë asnjëherë një çmim, por sot janë më të njohura sepse ka një mesazh dhe ka qenë dinjitoze. E rëndësishme është që të jetë një këngë dinjitoze dhe që nuk e lodh publikun”, u shpreh ai. Koncerti do të zhvillohet më 19 shtator në orën 20:00.

/abcnews.al/

VIDEO/ Forcat ukrainase kryejnë sulme në dron në Rusi, mbyllen shkollat në Tver

18 September 2024 at 08:34

Ukraina ka kryer sulme në dron në rajonin Tver të Rusisë. Autoritetet pas sulmeve evakuuan menjëherë banorët.

Guvernatori i qarkut tha se situata është nën kontroll dhe se ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarret. Nga ana tjetër po sipas guvernatorit të qarkut mbrojtja ruse arriti të ndalojë një sulm tjetër masiv me dron në qytet nga forcat ukrainase.

Megjithatë shkollat ​​dhe kopshtet janë pezulluar për sot në pjesë të rajonit Tver të Rusisë, njoftuan sot zyrtarët.

 

Ukrainian drones successfully struck a massive Russian ammunition dump belonging to the 107th arsenal GRAU tonight in Tver Oblast, Russia.

Seen here, a large series of secondary explosions rock the burning Russian base. pic.twitter.com/ikHK8Vzz2E

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) September 18, 2024

Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

18 September 2024 at 08:25

Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë.

Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm.

Pse i përdor Hezbollahu pagerët?

Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet.

Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem. Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.

SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet. Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit./DW/

Before yesterdayMain stream

U ekstradua disa javë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO lë në burg Plarent Dervishaj

17 September 2024 at 14:17

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Plarent Dervishaj.

Plarent Dervishaj u esktradua pak javë më parë nga Dubai. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Ngjarje të cilat u zbardhën pas dëshmisë së Luftar Reçit.

 

Begaj pret gjeneralin amerikan në Tiranë: Bashkëpunimi me aleatët e NATO-s, forcon stabilitetin në Ballkan

17 September 2024 at 14:13

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli. Presidenti i Republikës i shprehu mirëseardhjen Gjeneral Cavolit, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. “Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.

Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

❌
❌