Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Begaj pret presidentin e Izraelit me ceremoni shtetërore

By: E.K
12 September 2024 at 12:36

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare presidentin e shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë. Herzog u prit me nderime shtetërore, ndërsa u luajtën dhe himnet e dy vendeve. Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

The post Begaj pret presidentin e Izraelit me ceremoni shtetërore appeared first on FaxWeb.

Presidenti Izraelit sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn

By: E.K
12 September 2024 at 09:36

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të mbërrijë sot në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të politikës në vend. Herzog do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, si edhe presidentin Bajram Begaj. Takimi me presidenti Begaj do të zhvillohet në orën 10:30, ndërsa me kryeministrin Edi Rama do të takohet në orën 11:00. Po ashtu […]

The post Presidenti Izraelit sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn appeared first on FaxWeb.

Bajram Begaj vizitë në Estoni: Linjë direkte Talin-Tiranë! Ndihmon turizmin, rritje e bashkëpunimit

By: D Marku
5 September 2024 at 17:41

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi ditën e sotme Estoninë, një prej shteteve baltike më të zhvilluara.

Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial në Talin nga homologu estonez, Alar Karis.

Presidenti i Republikës, shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, ndërsa njoftoi hapjen e një linje direkte me Tiranës e Talinit.

“Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, tha ai.

Veç mundësive për rritjen e turizmit, Begaj, theksoi se ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.

The post Bajram Begaj vizitë në Estoni: Linjë direkte Talin-Tiranë! Ndihmon turizmin, rritje e bashkëpunimit appeared first on Albeu.com.

Zyra e Shtypit: Presidenti Bajram Begaj, raporte të ngushta në çdo situatë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti

By: admin
30 August 2024 at 16:57

Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime diplomatike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, disa media në Kosovë kanë shkruajtur se drejtuesit e shtetit si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk komunikojnë me krerët e shtetit shqiptar, si Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.

E pyetur në lidhje këtë, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Begaj zhvilloi sëfundmi një vizitë në Kosovë ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si edhe drejtues të tjerë politikë të Republikës së Kosovës.

The post Zyra e Shtypit: Presidenti Bajram Begaj, raporte të ngushta në çdo situatë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti appeared first on Albeu.com.

Presidenti Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike

26 August 2024 at 16:01

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mbajti të hënën një ceremoni dekretimi për rektorët e rinj të universiteteve publike në vend duke anashkaluar akuzat për plagjiaturë ndaj rektorit të rizgjedhur të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Ndërkohë që kërkonte nga rektorët e rinj “përmirësim të kërkimit shkencor”, Begaj, një mjek me profesion që mban titullin shkencor […]

The post Presidenti Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike appeared first on Reporter.al.

Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive

31 July 2024 at 17:17

Në një letër të paprecedentë, Begaj ngre shqetësimin për situatën e krijuar dhe vë në pikëpyetje rolin ligjor që ka luajtur Banka e Shqipërisë në licensimin e skemës së shitjes së këtyre kredive dhe mosmarrjen e masave për të ndaluar në kohë abuzimin. Apeli për reagim i drejtohet kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, […]

The post Presidenti kërkon hetimin e rolit të guvernatorit të BSH në skandalin e mikrokredive appeared first on Reporter.al.

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

By: BIRN
28 July 2024 at 14:49

Në përmbyllje të fjalimit të tij në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi zëvendësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla – e dorëhequr për arsye shëndetësore, me Elisa Spiropalin. Rama njoftoi se deputeti Blendi Çuçi do të emërohej nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë mininistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të marrë kryesimin e grupit […]

The post Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit appeared first on Reporter.al.

❌
❌