Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

By: V K
20 September 2024 at 11:55

Këtë të premte, opozita po mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”.

Protesta ka nisur me një minutë heshtje, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë, si pasojë e një ataku kardiak.

Kjo është protesta e 26 e opozitës para Bashkisë, ndërkohë që një protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj.

The post Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO)

By: V K
20 September 2024 at 11:47

Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij, këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, njoftoi biznesmeni ditë më parë.

Teksa sot ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet për besimin e tij dhe në çdo hap falenderon Zotin, përmes këtij postimi s’ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak, të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi, u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

 


The post U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali

By: V K
20 September 2024 at 11:21

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera, në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Emrat e policëve në hetim dhe masat e sigurisë:

1-.N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal “Arrest me burg”

2. Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”

3. Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg

4. Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg

6. Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest ne shtepi.

7. Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi”

8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi

9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi”

10. Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan,” Detyrim paraqitje”

11. N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, “Detyrim paraqitje”

12. N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.

13. N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

14. Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, “Detyrim paraqitje”

15. Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

16. Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës,” Detyrim paraqitje”

17. Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

18. Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

19. Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje

20. Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

21. Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

The post Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali appeared first on Albeu.com.

Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve

By: V K
20 September 2024 at 11:04

Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një reagim përmes rrjeteve sociale, thekson se rritja e pretenduar nga qeveria të pensioneve, është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Duke nisur nga muaji Tetor, pensionet do të indeksohen me 4.1%, sipas vendimit të fundit të qeverisë shqiptare. Mirëpo, ky indeksim do të thotë një shpërndarje e ndryshme për secilin nga llojet e pensioneve, duke i qëndruar rritjes shumë të lehtë, krahasuar me nevojat e pensionistëve në Shqipëri.

Me këtë indeksim, pensionet urbane rriten me afër 752 lekë. Nga 18,241 lekë që është pensioni mesatar, pensionistët në qytet do të marrin muajin tjetër 18,993 lekë.

Për qytetarët në zonat rurale rritja është më e ulët, në vetëm 453 lekë. Nga 11,051 lekë që është pensioni mesatar rural, do të shkojë në 11,504 lek.

Në ndryshim nga dy kategoritë më sipër, rritja pak më e madhe është për qytetarët që marrin pensione nga trajtime të veçanta, sikurse ish- ushtarakë, minatorë, naftëtarë etj.

Për ata që përfitojnë 20.000 lekë, rritja është 800 lekë. Ndërsa ata që përfitojnë 30.000 lekë, do të marrin 1200 lek më shumë.

REAGIMI I PLOTË:

Rritja e pensioneve është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Indeksimi me 4.1% nuk kompenson në asnjë moment rritjen e kostove të jetesës.

Mesatarisht, një pension rritet me 752 lekë në muaj, pra vetëm 25 lekë të reja në ditë! Çfarë mund të shtojë një pensionist në tryezë me kaq para? Praktikisht asgjë!

Edhe pse kanë punuar dhe kontribuuar një jetë të tërë, pensionistët janë të varur nga fëmijët emigrantë për ushqimet, ilaçet, energjinë elektrike e ujin.

Frutat dhe mishi janë luks për shumicën dërrmuese të pensionistëve shqiptarë.
Kanë marrë vota qyl nga pensionistët për 11 vite dhe kujtohen tani duke u tallur me një rritje qesharake. Kjo qeveri nuk është e majtë por në funksion të klientëve, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Pensionistët dhe gjithë shoqëria duhet ta ndëshkojë sa më parë këtë qeveri që nuk punon për ta por për një grusht njerëzish duke e bërë Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët.

The post Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin

By: V K
20 September 2024 at 10:34

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, eshte paraqitur ne Kuvend ku do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Prokuroria e Posaçme, ka dhënë lejen që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht në komisionin në orën 10:00, për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit në Kuvend. Ai do të shoqërohet nga forcat e policisë.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.

Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

The post Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin appeared first on Albeu.com.

“5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një vazjë (EMRI)

By: V K
20 September 2024 at 10:19

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës, kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili akuzohet se shantazhonte dhe përndiqte një vajzë dhe familjarët e saj, për dhënien e një shume prej 5 mijë eurosh, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj në rrjete sociale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Phone fiend”, është vënë në pranga shtetasi Indrit Vucaj, 30-vjeç, banues në Bulqizë, i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Sipas autoriteve policore, ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

“Nga veprimet hetimore të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post “5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një vazjë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj

By: V K
20 September 2024 at 10:06

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7”, është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama, në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.

The post Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj appeared first on Albeu.com.

Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
20 September 2024 at 09:35

Sinoptikani i njohur Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, në një lidhje direkte për Klan News, shprehet se gjatë këtyre ditëve pritet që të kemi temperatura të larta që shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Sipas tij, do të kemi vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave.

Hakil Osmani:Vendi ynë ditën e sotme mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpesha, të cilat herë pas here parashikohet të kenë zhvillimet e tyre. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi edhe mundësira për reshje shiu. Në pjesën Lindore do të kenë më të dukshme, por edhe në Ultësirën Perëndimore do i kemi prezente reshjet në sasira më të pakëta. Në mbrëmje kemi përmirësim gradual të kushteve të motit.

Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj,.

Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, gjatë orëve të pasdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat juglindore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit nga dita e sotme do të jenë të larta duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 29 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Regjistrohen në qarkun e Elbasanit, Beratit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Por jo vetëm ditën e sotme do të kemi temperatura të larta. Edhe gjatë fundjavës kemi maksimumet në qytetet e ultësirës perëndimore do të jenë në vlerën 28 apo 29 gradë Celsius në orët e mesditës. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit”.

The post Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT)

By: V K
20 September 2024 at 09:27

Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme.

Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar.

Ndërsa në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar, janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

The post Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar

By: V K
20 September 2024 at 08:49

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës.

Ky projekt është pjesë e Unazës së Madhe, ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve.

Postimi:

“Mirëmëngjes

dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

The post Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
20 September 2024 at 08:10

Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë.

Euro, blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE

By: V K
20 September 2024 at 07:59

Mbrëmjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë. Në Australi janë arrestuar shqiptarë. Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE appeared first on Albeu.com.

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit

By: V K
20 September 2024 at 07:48

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18-vjeç, dhe E. M., rreth 20-vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para

By: V K
20 September 2024 at 07:30

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç” në Shkodër, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese.

Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49-vjeç.

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat

By: V K
20 September 2024 at 07:19

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht do jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri dhe mesatar, do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

By: V K
20 September 2024 at 07:13

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.

Demi

Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!

Binjakët

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.

Luani

Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.

Virgjëresha

Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.

Peshorja

Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.

Shigjetari

Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.

Bricjapi

Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.

Ujori

Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite, një familjar i juaji t’iu kërkojë një nder dhe koha e kaluar me të do ju ndihmojë që ta njihni më mirë, shkruan noa.al. Gjatë kohës së lirë mund të shijini disa momente relaksi. Në dashuri, do të arrini të rigjeni intensitetin.

Peshqit

Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.

The post Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj

By: V K
19 September 2024 at 15:23

Ndërsa afati zyrtar për dorëzimin e dosjeve nga ata që duan të drejtojnë policinë e shtetit ka përfunduar, Ministria e Brendshme ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën.

Por burimet bënë të ditur se një nga kandidatët është Neritan Nallbati. Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrësit, Berat, Fier etj.

Pëllumb Seferi, është një tjetër emër që konsiderohet me potencial të fortë brenda policisë. Prej dy vjetësh Seferi drejton Departamentin për Marrëdhënjet Ndërkombëtare, ndërsa mban dhe gradën Drejtues i Lartë.

Pëllumb Seferi, ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali, ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje .

Ai ka kryer edhe kurse në SHBA nën drejtimin e FBI, si dhe disa të tjera të PAMECA. Gjatë këtyre viteve ai ka spikatur në fushën e ekstradimeve.

Skender Hitaj, është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.

Ilir Proda, i cili drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni, është gjithashtu një kandidat që i është bashkuar thirrjes për pozicionin vakant për të zëvëndësuar Rrumbullakun.

Emra të tjerë në garë janë Rebani Jaupi, aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, shefi i Interpolit Idajet Faskaj, Ardian Çipa etj.

Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision në Ministrinë e Brendshme dhe brenda 10 ditëve emri fitues do t’I dorëzohet ministrit të Brendshëm.

The post Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

By: V K
19 September 2024 at 14:51

Shtetasi Admir Tutaj, u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Tutaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet kolumbiane, për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.

Mediat vendase raportojnë se Tutaj, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

The post U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K
19 September 2024 at 14:22

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, deklaroi ish ministri në seancën gjyqësore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: V K
19 September 2024 at 13:39

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false, që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

The post Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet appeared first on Albeu.com.

❌
❌