Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Shakaja e Kamala Harris: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet me armë

By: rom ario
20 September 2024 at 14:50

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë e saj për të përdorur armën e saj nëse një person hyn në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, ata do të qëllohen,” tha ajo në një shkëmbim shakash gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan me prezantuesen Oprah Winfrey të enjten.

Sipas mediave të huaja, pas një të qeshureje, kandidatja demokrate për presidente vazhdoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”.

Harris, e cila theksoi gjatë debatit të fundit presidencial se ishte pronare e armëve, vazhdoi të përsëriste se mbështeti ndalimin e armëve sulmuese.

Një armë zjarri e atij lloji ishte “fjalë për fjalë projektuar për të qenë një mjet lufte”, i tha ajo Winfrey. “Nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”.

E pyetur nga Winfrey për të konfirmuar nëse ajo kishte qenë vetë pronare e armëve për “një kohë”, Harris u përgjigj pozitivisht.

Ajo theksoi se ishte një mbështetëse e Amendamentit të Dytë të SHBA-së, i cili mbron të drejtën e posedimit të armëve.

Por ajo vazhdoi të parashtrojë çështjen e saj për ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e Amerikës me të shtënat në shkolla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shakaja e Kamala Harris: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet me armë appeared first on Euronews Albania.

Subjekti tregtonte oxhakë duke shkelur të drejtat e pronësisë, pranga administatorit

By: rom ario
20 September 2024 at 14:32

Policia ka zbuluar një subjekt ku prodhoheshin dhe tregtoheshin oxhakë në Durrës, duke shkelur të drejtat e pronësisë industriale dhe duke fshehur të ardhurat.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili ishte administratori i subjektit.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësise industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Zbulohet një subjekt ku prodhoheshin dhe tregtoheshin oxhakë, duke shkelur të drejtat e pronësisë industriale dhe duke fshehur të ardhurat.

Vihet në pranga administratori i subjektit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetas, se emri i firmës së tij të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, për prodhimin e oxhakëve, përdorej nga një subjekt tjetër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 47 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësise industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro, të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme në subjektin që administronte shtetasi G. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Subjekti tregtonte oxhakë duke shkelur të drejtat e pronësisë, pranga administatorit appeared first on Euronews Albania.

“Meloni, e drejtpërdrejtë”- Rama për ‘La7’: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia

By: rom ario
20 September 2024 at 13:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane ‘La7’, i intervistuar nga Federico Marconi për “Piazza Pulita”, program i drejtuar nga Corrado Formigli.

Rama është shprehur gjatë intervistës se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministrja italiane Giorgia Meloni është një person shumë real e i drejtpërdrejtë dhe kjo sipas tij është arsyeja që ai nuk ka si të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, tha Rama.

The post “Meloni, e drejtpërdrejtë”- Rama për ‘La7’: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia appeared first on Euronews Albania.

Kosovë| U sulmua me armë mëngjesin e sotëm, vdes personi i plagosur në Mitrovicë

By: rom ario
20 September 2024 at 13:28

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i plagosur mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës në Kosovë.

Sipas mediave të Kosovës, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore”, ka thënë Fazliu.

Personi i plagosur u dërgua në QKUK nga Emergjenca e Spitalit të Mitrovicës, në gjendje shumë të rëndë, pasi kishte marrë dy plagë në shpinë.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| U sulmua me armë mëngjesin e sotëm, vdes personi i plagosur në Mitrovicë appeared first on Euronews Albania.

3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici

By: rom ario
20 September 2024 at 13:12

Përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan ka denoncuar në Polici se ditën e djeshme janë larguar nga ambientet e kësaj qendre 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar).

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas kallëzimit po vijon puna në terren për gjetjen e tyre.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post 3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici appeared first on Euronews Albania.

Çfarë duhet të dini për Garën në Singapor

By: rom ario
20 September 2024 at 13:04

1600 – Afërsisht 1600 prozhektorë të fuqishëm janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në 4.940 km e “Marina Bay Circuit”. Prodhojnë një ndriçim 4 herë më të shndritshëm se një stadium futbolli dhe janë projektuar të minimizojnë reflektimin e pistës për të përmbushur standartet transmetimit televiziv që kërkohen nga FIA.

1 – Çmimi i Madh i Singaporit është i pari që zhvillohet natën. Ai debutoi në botërorin e vitit 2008.

14 – Në çdo edicion të zhvilluar deri tani, “Safety Car” ka qënë e pranishme të paktën një herë në pistë.

15 – Fitorja e Carlos Sainz një vit më parë i dha fund serisë prej 15 fitoreve rradhazi të Red Bull. Ecuria më e gjatë për një skuadër në historinë e Formula 1.

0.293 – Fitorja e Fernando Alonso’s në vitin 2010 kishte diferencën më të ngushtë në historinë e garës. Vetëm 0.293” përpara vendit të dytë ku u rendit Sebastian Vettel.

5 – Lewis Hamilton ka mundësi të barazojë rekordin e fitoreve të Sebastian Vettel (5) në Singapor. Britaniku numëron 4 fitore, të parën në bordin e Mclaren në vitin 2009 dhe 3 të tjerat në bordin e Mercedes në vitet 2014, 2017, 2018.

2 – Dy pilotë të tjerë që vendosën “pole position” do të kthehen këtë fundjavë në Singapor. Fernando Alonso u nis i 1’ri në vitin 2010 me Ferrari dhe Sainz një vit më parë me të njëjtën makinë.

4 – Vettel dhe Hamilton kanë secili nga 4 “Pole positions” në “Marina Bay Circuit”. Charles Leclerc është piloti tjetër që u nis i 1’ri në vitet 2019 dhe 2022.

200 – Carlos Sainz pritet të startojë garën e 200’të në karrierë këtë fundjavë. Piloti spanjoll debutoi në Formula 1 në bordin e Toro Rosso’s (sot Racing Bulls) në “2015 Australian Grand Prix”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë duhet të dini për Garën në Singapor appeared first on Euronews Albania.

Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi “provokon” Bjellorusinë

By: rom ario
20 September 2024 at 11:47

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, shkruan REL.

NATO e kishte cilësuar këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi “provokon” Bjellorusinë appeared first on Euronews Albania.

‘Sterilizimi’| Dëshmon ish-zv.ministri: S’jam në dijeni të të gjithë masterplanit

By: rom ario
20 September 2024 at 10:51

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin e Posaçëm hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë fjalës së tij, Rrjepaj tha se nuk ishte në dijeni të të gjithë masterplanit, por vetëm të atij për repartin qëndror të sterilizimit në QSUT.

Ai shtoi se projekti për repartin qëndror të sterilizimit në QSUT është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

“Unë nuk jam në dijeni të të gjithë masterplanit. Unë jam në dijeni të projektit për repartin qëndror të sterilizimit, të cilin e kam marrë. Në lidhje me memon që iu më thoni unë nuk ka kam parë në atë kohë, por më vonë.

Jam në dijeni të projektit është bërë për repartit qëndror të sterilizimit, në lidhje me investimin që është bërë aty dhe për atë që ajo përfaqëson. Është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

Unë jam në dijeni të masterplanit për QSUT, për repartin qëndror të sterilizimit dhe në studimin që është bërë keni edhe informacion për 7 hidroklavat që ju përmendët. Në të njëjtën kohë që ekzistonin edhe hidroklavat në spitalet rajonale, ne kishim dhe kontrata me operatorë privatë, pra tregonte që nuk plotësonte nevojat”, tha Rrjepaj.

Kujtojmë se Rrjepaj është mes 9 të pandehurve të akuzuar nga SPAK për dosjen e ‘Sterilizimit’.

Tre prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Konkretisht ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Dy të tjerë janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 4 personat e tjerë, janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Sterilizimi’| Dëshmon ish-zv.ministri: S’jam në dijeni të të gjithë masterplanit appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja Kurmasheva nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit

By: rom ario
20 September 2024 at 09:52

Alsu Kurmasheva, gazetarja e Radios Evropa e Lirë që u lirua nga burgu në gusht gjatë një këmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit, është në mesin e katër gazetareve që do të nderohen me Çmimin prestigjioz Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, njoftoi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

“Çmimi Ndërkombëtar për Liri të Shtypit simbolizon punën vitale të kryer nga gazetarët kudo për të raportuar për fakte, në dritë të përpjekjeve të ashpra për të shtypur të vërtetën”, tha drejtoresha e CPJ-së, Jodie Ginsberg, përmes një deklarate.

“Në atë që ka qenë vit shkatërrues për gazetarët dhe lirinë e shtypit, është nderë të qëndrojmë me ta”, tha Ginsberg.

Kurmasheva, 47-vjeçare, do ta pranojë këtë çmim në nëntor, së bashku me tre gazetare të tjera: gazetaren palestineze, Shrouq al-Aila, gazetaren nga Guatemala, Quimy de Leon dhe Samira Sabou nga Nigeri, tha CPJ-ja.

Kurmasheva, me shtetësi ruse dhe amerikane, ishte ndaluar qershorin e vitit 2023 teksa po priste të kthehej në Pragë nga Kazani. Autoritetet ai konfiskuan të dy pasaportat dhe telefonin. Ajo u lirua nga ndalimi, por iu ndalua largimi nga shteti.

Pas pesë muajsh pritje për një vendim për rastin e saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për dështim që të regjistronte tek autoritetet ruse pasaportën e saj amerikane, shkruan REL.

Në pamundësi që të largohej nga Rusia, në tetor Kurmasheva u arrestua, u dërgua në burg dhe u akuzua se nuk ishte deklaruar si “agjente e huaj”.

Dy muaj më vonë, ndaj saj u ngrit akuza për shpërndarje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.

Në korrik, një gjykatë në Kazan, e dënoi Kurmashevan me gjashtë vjet e gjysmë burgim.

Më 1 gusht, ajo u lirua gjatë këmbimit të të burgosurve, së bashku me shtetasit amerikanë, Evan Gershkovich dhe Paul Whelan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja Kurmasheva nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit appeared first on Euronews Albania.

Inteligjenca e SHBA: Shpërthimi i pagerave në Liban i planifikuar për 15 vite

By: rom ario
20 September 2024 at 09:33

Operacioni për prodhimin e pagerëve që shpërthyen në Liban në fillim të kësaj jave, duke synuar anëtarët e Hezbollahut, thuhet se ishte planifikuar për të paktën 15 vjet.

Sipas mediave të huaja, planifikimi i sulmit përfshinte kompani predhash, me disa shtresa oficerësh të inteligjencës izraelite dhe asetet e tyre që drejtonin një kompani legjitime që prodhonte pajisjet, tha një burim i inteligjencës amerikane për ABC News.

Gazeta shkruante se të paktën disa nga ata që kryenin punën, nuk ishin në dijeni se për kë po punonin.

Shpërthimet e pagerit të martën dhe shpërthimet e telekomandave të mërkurën vranë të paktën 37 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosën rreth 3,000 të tjerë.

Sulmet e Izraelit ndaj militantëve të Hezbollahut në Liban shënojnë një fazë të re të luftimeve në Lindjen e Mesme, duke rrezikuar që konfliktet pas Gazës të përhapen në gjithë rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inteligjenca e SHBA: Shpërthimi i pagerave në Liban i planifikuar për 15 vite appeared first on Euronews Albania.

Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden

By: rom ario
20 September 2024 at 09:14

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar. Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’.

Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.

Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.

Negociatat kanë vazhduar për të hequr dy pengesa: kërkesën e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në korridorin e Filadelfit me synimin për të ruajtur një territor neutral mes Gazës dhe Egjiptit, si dhe mbi specifikat e shkëmbimin të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Presidenti Biden paraqiti një propozim me tre faza për armëpushim më 31 maj, për të cilin tha në atë kohë, se Izraeli kishte rënë dakord. Marrëveshja ka hasur në pengesa dhe zyrtarët kanë thënë për javë të tëra se së shpejti do të paraqitej një propozim i ri, shkruan VOA.

Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Uashingtonit të kushtëzojë mbështetjen ushtarake për Izraelin, por SHBA-ja e nuk ka hequr dorë nga mbështetja për aleatin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden appeared first on Euronews Albania.

Ushtria e Izraelit bën bilancin e sulmeve të fundit kundër Hezbollahut

By: rom ario
20 September 2024 at 08:46

Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore kanë goditur rreth 100 vend-lëshime raketash në sulmet kundër grupit militant libanez Hezbollah.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë në aplikacionin e mediave sociale Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë: “Gjatë dy orëve të fundit, të drejtuara nga inteligjenca, IDF, IAF [Forca Ajrore izraelite] goditi qindra fuçi raketahedhës që ishin gati për t’u përdorur menjëherë, për të qëlluar në drejtim të territorit izraelit.

Që nga kjo pasdite, IAF ka goditur përafërsisht 100 hedhëse dhe vende shtesë të infrastrukturës terroriste, të përbërë nga rreth 1,000 fuçi që ishin gati për t’u përdorur në të ardhmen e afërt për të gjuajtur në drejtim të territorit izraelit.

IDF do të vazhdojë të operojë për të degraduar infrastrukturën dhe aftësitë e organizatës terroriste Hezbollah, në mënyrë që të mbrojë shtetin e Izraelit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria e Izraelit bën bilancin e sulmeve të fundit kundër Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Trump sulmon Harris: Izraeli nuk do të ekzistojë nëse ajo bëhet Presidente

By: rom ario
20 September 2024 at 08:22

Donald Trump ka thënë se ai do të jetë “miku më i mirë që hebrenjtë amerikanë kanë pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Sipas mediave të huaja, ish-presidenti u shfaq së bashku me Miriam Adelson, një bashkëpronar i Dallas Mavericks të NBA-së dhe e veja e manjatit miliarder të kazinove Sheldon Adelson.

Ai po fliste në eventin e donatorëve të titulluar “Luftimi i antisemitizmit në Amerikë”.

Trump është kritikuar në të kaluarën për shoqërimin e tij me ekstremistët që përhapin retorikë antisemitike, si aktivisti i ekstremit të djathtë Nick Fuentes dhe reperi Ye, i njohur më parë si Kanye West.

Trump kritikoi Kamala Harris, rivalen e tij në garën presidenciale, lidhur me trajtimin e luftës Izrael-Hamas nga administrata Biden.

“Kamala Harris nuk ka bërë absolutisht asgjë. Ajo nuk ka ngritur asnjë gisht për t’ju mbrojtur apo për të mbrojtur fëmijët tuaj,” tha Trump, duke shtuar se votuesit hebrenj që votojnë për demokratët “duhet të ekzaminohen në kokë”.

Më vonë, duke folur në Samitin Kombëtar të Këshillit izraelito-amerikan për të nderuar viktimat e sulmit të Hamasit më 7 tetor, ai pohoi: “Izraeli nuk do të ekzistojë brenda dy viteve nëse ajo bëhet presidente”.

Zonja Harris ka qenë nën presion nga baza e saj liberale për luftën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump sulmon Harris: Izraeli nuk do të ekzistojë nëse ajo bëhet Presidente appeared first on Euronews Albania.

“Thuaju lamtumirë të dashurve”-Izraeli akuza Iranit e Hezbollahut për sms kërcënuese

By: rom ario
19 September 2024 at 22:42

Izraeli ka akuzuar Iranin dhe Hezbollahun për hakerimin e një ofruesi të shërbimit celular dhe dërgimin e mesazheve kërcënuese për klientët izraelitë.

Sipas mediave të huaja, Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit tha sot se një vërshim i mesazheve me tekst në gjuhën hebraike u shfaqën në telefonat celularë në të gjithë vendin, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin nga Komanda e Frontit të Brendshëm Izraelit.

“Thuajuni lamtumirë të dashurve tuaj”, thuhet në një nga mesazhet, të parë nga agjencia e lajmeve Associated Press.

“Mos u shqetëso, do t’i përqafosh në ferr”, vijonte mesazhi.

Sipas Qeverisë, afërsisht 5 milionë tekste të dyshimta iu dërguan izraelitëve mbrëmë, e cila nuk e përmendi ofruesin e shërbimit ose nuk sqaroi nëse ndonjë e dhënë shtesë e klientit ishte komprometuar.

Drejtoria Kibernetike e Izraelit e përshkroi vërshimin e teksteve si një “përpjekje jo të sofistikuar për të nxitur panik publik”.

Po ashtu kjo drejtori tha se izraelitët morën tre versione të mesazheve, të gjitha që përmbanin lidhje “të dëmshme” në faqet e internetit të panjohura “të bëra joaktive brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Hezbollahu dhe Irani nuk kanë komentuar mbi këto pretendime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Thuaju lamtumirë të dashurve”-Izraeli akuza Iranit e Hezbollahut për sms kërcënuese appeared first on Euronews Albania.

“Mos guxo të kërcënosh”- Shehaj përplaset me Vangjelin: Ke përfituar nga politika

By: rom ario
19 September 2024 at 22:28

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analisti Lorenc Vangjeli, janë përplasur mbrëmjen e sotme në studion e emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, pas deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Edi Rama dhe socialistët në Kuvend i dolën në krah deputetes Olta Xhaçka për mandatin e deputetes, me qëllim mbrojtjen e një kryetari partie (që nënkuptonte Shehajn).

Shehaj i quajti deklaratat e Vangjelit si kërcënime që ai të mbyllte gojën e të mos bënte opozitë, pasi sipas tij, kjo ishte hera e dytë që ai bënte deklarata të tilla.

Debati në studio ‘u nxeh’ pasi Shehaj e cilësoi Vangjelin si dikush që ka përfituar nga politika dhe që e sheh atë si biznes.

Nga ana tjetër Vangjeli i kërkoi Shehajt që të ulë tonin e zërit, duke shtuar se ai nuk ka pse ta kërcënojë atë, pasi nuk e llogarit fare.

Pjesë nga debati në studio:

Shehaj: Vangjeli ka ardhur me një mision. Vjen këtu e më thotë Agron ti duhet të humbasësh mandatin. Mos harro Agron që ti vetë ke thënë që ta kanë mbyllur njëherë biznesin. Dhe akoma vazhdon e nuk e ke mbyllur gojën.

Vangjeli: A ma thua dot në çfarë ore e mora vesh unë që ishte Agroni këtu? Ky është një editorial i 2 viteve më parë që unë e lexova këtu.

Shehaj: Pse mua ma the më para kush ishte këtu e atij ia the 5 minuta para? E di si është mbyllur biznesi im? Unë biznesin e kam bërë me punë, nuk është gjë që të zgërdhihesh ti këtu. Kam punuar vite të tëra, edhe një ditë të bukur ngaqë bëra detyrën time në Kuvend, dërgoi Policinë. Nuk mund të vish këtu edhe të bësh lojëra të tallesh. Është hera e dytë që vjen në emision e më kërcënon publikisht. E ke bërë kur kam nxjerrë rastin e Gjiknurit që ka ndërtuar resortin në Butrint, për të cilin qeveria u mblodh edhe zvogëloi parkun e Butrintit. Edhe përmendje kobure e çifte. Të kujtohet? Ti që jeton me paratë e mazhorancës.

Vangjeli: Se me çfarë jetoj unë, atë nuk e di ti. Ke qenë në biznes dhe ke qenë edhe i suksesshëm. Papritur kuptove që politika është biznesi më i suksesshëm.

Shehaj: Nëse ka njeri për të cilin politika është biznes je ti. Pse me çfarë jeton? Me paratë e korrupsionit jeton. Mos guxo të kërcënosh.

Vangjeli: Ule zërin! Ule Zërin!

Shehaj: Ta kanë dërguar ndonjëherë policinë në shtëpi ty?

Vangjeli: Ma ka dërguar Berisha dhe ka qenë për punën time. Nuk të kërcënoj sepse nuk të llogaris fare. Atë që ta thashë në spekulim, por ti nuk e kupton, sepse gjuhën e politikës nuk e kupton. I dështuar hyre duke paguar dhe i dështuar do dalësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos guxo të kërcënosh”- Shehaj përplaset me Vangjelin: Ke përfituar nga politika appeared first on Euronews Albania.

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

By: rom ario
19 September 2024 at 22:02

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në rrugën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe natyrore.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Franca pranë formimit të Qeverisë së re

By: rom ario
19 September 2024 at 21:39

Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, shkruan REL.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Franca pranë formimit të Qeverisë së re appeared first on Euronews Albania.

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

By: rom ario
19 September 2024 at 21:36

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi i socialistëve në Kuvend për të mos e dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, është realizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të mbronte një kryetar partie.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama veproi në mënyrë të tillë, pasi i intereson që një subjekt politik të jetë në fushën e lojës, për t’i hequr vota të djathtës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur kur një deputet ka dalë në Parlament dhe ka deklaruar se ‘Policia e Ramës i ka mbyllur biznesin për arsye politike’.

“Unë besoj që pas vendimit të diskutuar të socialistëve është padyshim Edi Rama, por nuk e ka bërë për Olta Xhaçkën, por e ka bërë për një kryetar partie. Për të mbrojtur një kryetar partie i cili me llogarinë e tij elektorale i shërben të jetë në fushë, të jetë në Parlament dhe jo jashtë tij, për t’i hequr një fetë modeste ose serioze të djathtës në zgjedhje.

Në kujtesën e tij i ka mbetur një frazë kur ata e akuzojnë në Parlament, një deputet i thotë që Policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin e vetë për arsye politike. Një deputet del në Parlament dhe deklaron që Policia politike e Ramës më ka mbyllur biznesin për arsye politike. Nuk mund të ketë biznes privat, është në konflikt interesi”, tha Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën appeared first on Euronews Albania.

Izraeli instensifikon bombardimet në Liban, IDF pretendon se ka goditur disa raketa

By: rom ario
19 September 2024 at 21:16

Izraeli ka kryer dhjetëra sulme në Libanin jugor në orët e fundit në një “intensifikim të madh të bombardimeve”, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime libaneze të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, këto burime i thanë Reuters se ishin disa nga bombardimet më intensive që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor.

Në një postim në ‘X’ para rreth një ore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë goditur 30 raketa të Hezbollahut dhe “vendet e infrastrukturës terroriste” në sulmet e sotme.

Ata goditën “afërsisht 150 tyta lëshimi që ishin gati të gjuanin predha drejt territorit izraelit”, pretendon ushtria.

“Për më tepër, IDF-ja goditi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut dhe një objekt të ruajtjes së armëve në zona të shumta në Libanin jugor,” shtuan ata.

Këto sulme janë sinjale të përshkallëzimit të mëtejshëm të luftimeve në Lindjen e Mesme, e cila rrezikon të kalojë kufijtë e Gazës, për t’u përhapur në të gjithë rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli instensifikon bombardimet në Liban, IDF pretendon se ka goditur disa raketa appeared first on Euronews Albania.

Kushtetuesja e Bosnjës shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska

By: rom ario
19 September 2024 at 20:54

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka shpallur jokushtetuese një Ligj Zgjedhor paralel të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Në një vendim të enjten, Gjykata Kushtetuese deklaroi se ligji i kontestuar nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës e as me Ligjin Zgjedhor të saj, për shkak se kështu ligji i Republikës Sërpska do t’i merrte përsipër kompetencat që i takojnë vetëm ligjit në fjalë të Bosnjës.

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska dhe erdhi në përfundim se nuk ka dispozita kushtetuese në bazë të të cilave mund të vërtetohet kushtetutshmëria e ligjit të kontestuar që u miratua nga Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska në fillim të këtij viti.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bëhet fjalë për “çështje shumë serioze dhe komplekse të kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar zgjedhor të Republikës Sërpska”.

Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska parashikonte përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve.

Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i Republikës Sërpska e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e Republikës Sërpska.

Ambasada amerikane në Sarajevë e kishte quajtur antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga Qeveria e Republikës Sërpska.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion, shkruan REL.

Prej atëherë, entitetet nuk kanë juridiksion dhe as nuk mund të organizojnë zgjedhje në gjithë territorin e Bosnjës. Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk u jep të drejtat entiteteve për zhvillimin e zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kushtetuesja e Bosnjës shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Sërpska appeared first on Euronews Albania.

❌
❌