❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gola si të Asanit/ Ylli kuqezi rreshton rrjetat e bukura nga distanca

By: xhir jeta

Kartonin ia vlerësojnë vetëm 1 milionë euro, por që të gjithë gabojnë. Jasir Asani vërtet luan në Korenë e Jugut, veçse talenti është kudo I njëjtë, siç thuhet floriri mbetet flori kudo që të hidhet. Specialiteti i tij, gjithnjë e më shumë, po spikat goli nga largësia, siç bëri edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në radhët e ekipit nga Koreja e Jugut, Kuangju, Asani realizoi tri herë dhe shërbeu një asist, duke pasur edhe perlat e tij të zakonshme në repertor. Ishte një përsëritje sepse me rrjeta të tilla ndihmoi kombëtaren shqiptare që të kualifikohej për në fazën finale të Kampionatit Europian në Gjermani.

Kush I ka harruar goditjet e tij ndaj PolonisĂ«, ÇekisĂ« dhe MoldavisĂ«, nĂ« eliminatore nĂ« “ArenĂ«n Air Albania”. Po ashtu, me fanelĂ«n kuqezi shĂ«noi edhe nĂ« miqĂ«soren ndaj Lihtenshtajnit, njĂ« goditje dĂ«nimi perfekte.

Nuk duhet harruar se 29-vjeçari e ka pasur gjithmonë talentin dhe gjuajtjen nga distanca në gjak. Tek Partizani është dalluar disa herë me golat e veçantë, duke goditur disa nga kundërshtarët, e duke kulmuar edhe me titullin kampion në 2019./abcnews.al

Zgjedhjet në Himarë/ Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë

By: xhir jeta

VLORE – Gjykata e VlorĂ«s i ka dhĂ«nĂ« mandatin Vangjel Tavos si kryetar i bashkisĂ« HimarĂ« pas certifikimit edhe nga KQZ.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nga gjyqtari Artan Çirraga, i cili pasi Ă«shtĂ« njohur me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s, ka vlerĂ«suar tĂ« ligjshĂ«m dhe mĂ« pas i ka dhĂ«nĂ« mandatin pĂ«r drejtimin e bashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator./abcnews.al

Dhimbje për humbjen e Gert Bogdanit/ Autoritetet shtetërore dhe liderë politikë shprehin ngushëllime

By: xhir jeta

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të  ish-deputetit Gerti bogdani një humbjae të madhe për shoqërinë dhe demokratët.Sipas Berishës Bogdani do të mbetet një personalitet në politikën shqiptare

“Ky lajm njĂ« lajm shokues. Ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenĂ« dhe do tĂ« mbetet nĂ« memorien time, njĂ«ri nga personalitetet e reja tĂ« PD-sĂ« mĂ« tĂ« njohura, mĂ« tĂ« shquara.”

Edhe kreu i partisë së Lirisë  Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes  për humbjen e ish-deputeti demokrat. Në një postim në facebook ai shkruan se i  gjithë angazhimi i tij politik, krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes .

Po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali I ka shprehur ngushëllimet familjes .Në postim  Spiropali thekson se ikja e ish-deputeti ishte e papritur.

Hidhërim për humbjen e ish-deputetit demokrat shprehu edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit thekson se Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit dhe  kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.

PĂ«r ndarjen e parakohshme nga jeta, ngushellime shprehu edhe kryeministri Edi Rama./abcnews.al

 

Profil/ Politikan, ish-deputet i PD, kush ishte Gerti Bogdani. U nda nga jeta këtë të mërkurë, si pasojë e arrestit kardiak

By: xhir jeta

Gerti Bogdani, ish deputeti I PD u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 44 vjeçare.

Mësohet se Bogdani ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak, nga i cili nuk mundi të mbijetojë me gjithë ndërhyrjen e mjekëve.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe Ă«shtĂ« babai i AjrĂ«s dhe Reinartit.

Kush ishte Gerti Bogdani

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollĂ«n e mesme “Harry Fultz”, me rezultate tĂ« shkĂ«lqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta nĂ« Universitetin Politeknik tĂ« NeĂ« York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet mĂ« tĂ« Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate AĂ«ard – ‘Medalje Ari’.

Rikthehet mĂ« pas nĂ« ShqipĂ«ri, duke e filluar karrierĂ«n e tij profesionale nĂ« fushĂ«n akademike nĂ« Universitetin e New Yorkut –TiranĂ«. Ai Ă«shtĂ« themelues dhe drejtues i Rrjetit tĂ« StudentĂ«ve ShqiptarĂ« nĂ« BotĂ«.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

NĂ« vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« tĂ« Rinjve DemokratĂ«â€ (International Young Democrat Union – IYDU) e mĂ« pas, nĂ« janar tĂ« vitit 2012, nĂ«n/Kryetar. NĂ« shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar nĂ« LisbonĂ« tĂ« PortugalisĂ«, duke u bĂ«rĂ« kĂ«shtu politikani i parĂ« shqiptar qĂ« mban njĂ« post kaq tĂ« lartĂ« nĂ« njĂ« organizatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Financojmë 50% të investimit grant në serra, blegtori e peshkim

By: xhir jeta

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma, e cila synon të mbështesë aktivitetin bujqësor të fermerëve dhe blegtorëve, si edhe peshkimin përmes akuakulturës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, qeveria financon 50% të investimit grant në serra, blegtori e peshkim.

“FermerĂ«t dhe subjektet pĂ«rfitues tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare me 50% tĂ« investimit grant, do tĂ« jenĂ« nĂ« fushĂ«n e serrave qĂ« sot kanĂ« rritur sipĂ«rfaqet nĂ« 2 200 ha tokĂ«, nga 1 mijĂ« ha qĂ« ishte para 5 vitesh dhe kjo mbĂ«shtetje do tĂ« rrisĂ« investimet nĂ« kĂ«tĂ« sektor me 250 ha sipĂ«rfaqe serra nĂ« vit, duke siguruar njĂ« produkt cilĂ«sor nĂ« zinxhirin ushqimor dhe eksporte nĂ« 83 tregje elitare”, tha ajo.

Fjala e plotë:
Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave Skemën Kombëtare të Investimeve në ferma, një instrument i i ideuar për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe mbi të gjitha sektorin e peshkimit nëpërmjet akuakulturës.

Si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një angazhim shumë të rëndësishëm ka promovimi i kësaj skeme në ditët në vijim. Megjithatë, doja të jepja disa informacione paraprake cilët do të jenë përfituesit kryesorë të një Skeme Kombëtare me 50% të investimit grante.

Fokusi i parë, do të jetë për të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në serra, të cilat sot kan, rritur sipërfaqen në hectare në gati 2200 ha nga 1000 ha që ishte para pesë vitesh dhe kjo Skemë Kombëtare ndihmon më shumë rritjen me mesatarisht sipas parashikimit nga 200 deri në 250 ha në vit për të sigurar një produkt cilësor në zinxhirin e ushqimit, jo vetëm për prodhimin vendas, por mbi të gjitha për tregun e synuar evropian, i cili sot në 80 tregje elitare na nderon dhe na siguron të ardhura në këtë sektor.

ShumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« sektori i blegtorisĂ«, i cili pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij viti ka pasur njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar jo vetĂ«m pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Subvencioneve ku tĂ« paktĂ«n gjysma e vlerĂ«s sĂ« skemĂ«s shkon pĂ«r sektorin e blegtorisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ulen kostot e prodhimit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ«pĂ«rdrejtĂ«, por nĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj skeme tĂ« investimeve me 50 % grant do tĂ« mundĂ«sojmĂ« rritjen e infrastrukturĂ«s sĂ« mbarĂ«shtimit tĂ« kafshĂ«ve dhe shpresoj qĂ« tĂ« gjitha kĂ«to investime tĂ« jenĂ« tĂ« fokusuara nĂ« standardet tĂ« cilĂ«sisĂ« sipas atyre tĂ« Bashkimit Evropian e do t’i vij patjetĂ«r nĂ« ndihmĂ« si ndĂ«rtimit tĂ« serrave gjithashtu edhe tĂ« stallave. VKM-ja 283 , e cila nĂ« muajin korrik siguroi mundĂ«sinĂ«, qĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n investim pĂ«r arsye tĂ« ndryshimit tĂ« distancave qĂ« siguruam nĂ« kĂ«tĂ« ndryshim tĂ« VKM-sĂ« tĂ« rrisim prodhimin me tĂ« paktĂ«n 15-20%.
Shumë i rëndësishëm është sektori i akuakulturës. Dua të theksoj, që për këtë sektor ambicia e qeverisë shqiptare për të kapur tregje ndërkombëtare është në vitin 2030 me 30 000 ton peshk që vjen nga akuakultura. Sot ne jemi në 9 600 ton dhe sigurisht që për të zhvilluar këtë potencial të rritur në ujrat tona është e domosdoshme një mbështjetje nëpërmjet Skemës së Investimeve në grante, ku akuakultura do të ketë edhe kjo fokus në këtë skemë.

Mekanika bujqësore është e domosdoshme për të qënë në krahë të të gjithë inovacioneve, ndryshimeve, të cilat sot po përqafohen gjithnjë e më shumë nga fermerët e blegtorët tanë për të rritur mundësinë e prodhimit, rendimentit, por edhe mbi të gjitha për të ulur koston, e kështu për të qënë më konkurrues me produktet që ata prodhojnë.
Disa nga karakteristikat nĂ« vlerĂ« do tĂ« duhet t’i listoj, megjithatĂ« kĂ«to janĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme, e do tĂ« mĂ« duhet siç e thash pak mĂ« parĂ« nĂ« ditĂ«t e javĂ«t nĂ« vijim tĂ« kemi diskutime me tĂ« gjithĂ« blegtorĂ«t e fermerĂ«t, tĂ« cilĂ«t do tĂ« informohen nga afĂ«r pĂ«r kĂ«tĂ« skemĂ«.

Konkretisht, përsa i takon serrave djellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milion lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve, 8 milionë lekë për ha për serrat e prodhimit të rrushit në tavolinë, 4 milionë lekë/ ha për serrat tunelet plastike të prodhimit të luleshtrydheve dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm që ne kemi shtuar këtë vit për fokusin e investimit në rrjetat për të mbrojtur pemët frutorë nga breshëri, i cili ka sjellë në 2-3 vitet e fundit dëme për të gjithë zonat, sidomos në pjesën lindore dhe jugore të vendit. Një masë e përfitimit, e cila do të jetë jo më shumë se 1.5 milion lekë/ ha do të shkojë për rrjetat antibreshër. E kështu, do të kemi mundësi të ruajmë produktin shqiptar dhe nga ndryshimet dhe kushtet klimatike që sot ballafaqohemi çdo ditë e më shumë.

Si do tĂ« funksionoj skema? Skema ka njĂ« buxhet, i cili pĂ«r kĂ«tĂ« vit fillon me 500 milion lekĂ«, njĂ« buxhet i siguruar nga Akti Normativ i miratuar ditĂ«n e enjte nĂ« Parlamentin e ShqipĂ«risĂ«, por do tĂ« vijohet tĂ« paguhet edhe pĂ«rgjatĂ« vitit qĂ« vjen. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« me anonçimin e kĂ«saj skeme nĂ« muajin tetor shpresojmĂ«, qĂ« data 1 tetor tĂ« jetĂ« data ku tĂ« gjithĂ« aplikimet tĂ« merren nĂ« pikat tona agro nĂ«pĂ«rmjet institucionet qĂ« do t’a menaxhoj kĂ«tĂ« dhe do tĂ« jetĂ« AZHBR. Do tĂ« vijojĂ« pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vitit tĂ« pĂ«rfitohet njĂ« informacion pĂ«r tĂ« marrĂ« aplikime. Me marrjen e pĂ«rfitimit tĂ« pĂ«rgjigjes positive, nĂ«se kushtet plotĂ«sohen mund tĂ« ketĂ« njĂ« pagesĂ« tĂ« menjĂ«hershme pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« masĂ«n 30%. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjitha kushtet tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« paraqitura nĂ« faqet tona tĂ« webit tĂ« ministrisĂ«, tĂ« AZHBR-sĂ« dhe nĂ«pĂ«rmjet njĂ« aplikimi i cili do tĂ« jetĂ« vetem online tĂ« jetĂ« pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s nĂ« standardet e kĂ«rkuara sipas njĂ« VKM-je tĂ« aprovuar ditĂ«n e sotme.

Shuhet Schilacci, heroi i Italia ‘90

By: xhir jeta

Futbolli italian mbi të gjithë, por edhe ai botëror qan për Toto Skilaçin. Ish sulmuesi u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare në një spital të Palermos, ku prej dy javësh ishte I shtruar për shkak të një sëmundje të rëndë.

Historia e tij në futboll është e njëjtë me atë të një meteori, që ndriçoi fort, por shumë shpejt humbi shkëlqimin.

Pasi nisi karrierën në kategoritë inferiore, ai shkëlqeu në Serinë B me Messina, përpara se të bënte kapërcimin e madh me transferimin te Juventus në vitin 1989.

VetĂ«m njĂ« vit mĂ« pas, nĂ« finalet e BotĂ«rorit “Italia 90”, Skilaçi do tĂ« jetonte kulmin e karrierĂ«s.

Ai shĂ«noi 6 gola pĂ«r kombĂ«taren e ItalisĂ«, duke u shpallur edhe shĂ«nuesi mĂ« I mirĂ« i “NetĂ«ve Magjike” siç kujtohen edhe sot nga tifozĂ«t dhe mediat pĂ«rtej Adriatikut.

Pajisjet shpërthyese / Si dyshohet se Izraeli përdor teknologjinë kundër armiqve të tij

By: xhir jeta

Një valë shpërthimesh vdekjeprurëse në Liban dhe pjesë të Sirisë ka vënë në shënjestër zyrtarët e Hezbollahut, pager-at e të cilëve janë hedhur në erë. Një ekspert bombave sugjeron se mund të ishin vendosur eksplozivët në pager-a.

Izraeli akuzohet për kryerjen e një sulmi të guximshëm, të teknologjisë së lartë dhe të targetuar ndaj Hezbollahut. Shpërthimi masiv i paprecedentë i pagerëve të përdorur nga luftëtarët e Hezbollahut erdhi pasi grupi ushtarak hoqi dorë nga telefonat celularë si mjet komunikimi, për të zvogëluar rrezikun e gjurmimit nga Izraeli.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët libanezë kanë akuzuar Izraelin, i cili nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ka një histori të gjatë që Izraeli akuzohet për shpikjen e metodave të reja për të eliminuar armiqtë e tij.

Si mund të vendoseshin pager-at si bomba
NjĂ« ekspert sigurie, duke folur nĂ« kushte anonimiteti, i tha Sky News se dikush mund tĂ« kishte kompromentuar kĂ«to pajisje pĂ«rpara se tĂ« shpĂ«rndaheshin – si pĂ«r shembull duke fshehur eksplozivĂ« brenda tyre qĂ« mund tĂ« shpĂ«rthejnĂ« nga distanca kur njĂ« sinjal i caktuar dĂ«rgohet nĂ« pager. Pager-at janĂ« pĂ«rdorur pĂ«rpara telefonave celularĂ« dhe tani janĂ« tĂ« pazakonshĂ«m nĂ« shumicĂ«n e vendeve perĂ«ndimore, por ata pĂ«rdoreshin gjerĂ«sisht nĂ« vitet 1980 dhe 1990.

Ato janĂ« pajisje komunikimi njĂ«kahĂ«she, qĂ« u mundĂ«son njerĂ«zve tĂ« dĂ«rgojnĂ« njĂ« mesazh tĂ« shkurtĂ«r nĂ«pĂ«rmjet sinjalit tĂ« radios tek pager-i. Shpesh, nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, ka qenĂ« njĂ« numĂ«r telefoni qĂ« i ftonte njerĂ«zit tĂ« telefononin pĂ«rsĂ«ri. Burimi tha se “pikĂ«pamja e pĂ«rgjithshme qĂ« po dĂ«gjoj Ă«shtĂ« se ky ishte njĂ« sulm mbresĂ«lĂ«nĂ«s”, i cili kĂ«rkonte njĂ« sasi tĂ« caktuar koordinimi.

“Duket e mundshme qĂ« pager-at qĂ« ata [Hezbollahu] blenĂ« mund tĂ« jenĂ« komprometuar dhe janĂ« kthyer nĂ« bomba nĂ« distancĂ«,” tha eksperti i sigurisĂ«, duke theksuar se ky ishte vetĂ«m spekulim i bazuar nĂ« ekspertizĂ«n e tij. “[Ai] duket njĂ« shpĂ«rthim shumĂ« i koordinuar dhe i fuqishĂ«m pĂ«r tĂ« mos funksionuar thjesht,” duke shtuar se kishte mĂ« pak gjasa tĂ« ishte shkaktuar nga mbinxehja e baterive.

Historia e gjatë e Izraelit në luftën me teknologji të lartë
Agjencitë e spiunazhit të Izraelit kanë një histori të gjatë të lidhjes me atentate dhe aktivitete të fshehta duke përdorur bomba dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Ja një një përmbledhje e disa prej tyre:

1972: Bassam Ebu Sharif
Ai u plagos nĂ« Bejrut kur hapi njĂ« pako qĂ« pĂ«rmbante njĂ« libĂ«r ku ishte vendosur njĂ« bombĂ« e cila shpĂ«rtheu. Ai ishte zĂ«dhĂ«nĂ«s i Frontit Popullor pĂ«r Çlirimin e PalestinĂ«s (PFLP). Ai mbijetoi, por humbi disa gishta, mbeti i shurdhĂ«r nĂ« njĂ« vesh dhe i verbĂ«r nĂ« njĂ«rin sy.

1972: Mahmud Hamshari
NjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i OrganizatĂ«s pĂ«r Çlirimin e PalestinĂ«s (PLO) u vra nĂ« Paris nĂ« vitin 1972, kur njĂ« bombĂ« u vendos nĂ«n njĂ« telefon dhe u shpĂ«rthye nga distanca.

1996: Yahya Ayyash
Ai fitoi pseudonimin “Inxhinieri” dhe me sa duket ndihmoi nĂ« zhvillimin e bombave vetĂ«vrasĂ«se tĂ« pĂ«rdorura nĂ« konfliktin izraelito-palestinez.

2000: Samih Malabi
Një aktivist i Fatahut nga kampi i refugjatëve Kalandia jashtë Ramallahut, u vra kur një telefon celular i bllokuar shpërtheu pranë kokës së tij.

2007: Stuxnet
NjĂ« virus i fuqishĂ«m kompjuterik i projektuar nga inteligjenca amerikane dhe izraelite qĂ« besohet se ka çaktivizuar njĂ« pjesĂ« kyçe tĂ« programit bĂ«rthamor iranian. Stuxnet ishte projektuar pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar centrifugat qĂ« Irani pĂ«rdori pĂ«r pasurimin e uraniumit si pjesĂ« e programit tĂ« tij tĂ« armĂ«ve. ËshtĂ« raportuar se virus Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nĂ« objekt nga njĂ« agjent i dyfishtĂ« iranian qĂ« punonte pĂ«r Izraelin.

2020: Mohsen Fakhrizadeh
Një shkencëtar bërthamor iranian u vra në Iran nga një mitraloz i telekomanduar i montuar në një makinë. Z. Fakhrizadeh po udhëtonte me një automjet të blinduar së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë kur dëgjoi ato që dukeshin si plumba që goditën makinën e tij. Pasi ai u largua nga automjeti, një Nissan i pajisur me një mitraloz të telekomanduar më pas hapi zjarr duke e vrarë. / bota.al

“Pengu i Migjenit” pĂ«rlot Vangjel Toçen: E zhbirova nĂ« shpirtin e tij, dhimbje kur u hoq tabloja

By: xhir jeta

Ende sot përlotet kur kujton rolin e Migjenit. Vangjel Toçe rrëfen në Pas Mesnatë, emocionet e rolin si edhe dhimbjen e madhe kur iu hoq tabloja e filmit, ndërsa thotë se forcën, sigurisht e gjeti te familja e tij.

“NjĂ« cik i dobĂ«t por i madh nĂ« shpirt, kam njĂ« grua qĂ« ka nĂ« shpirtin e saj, nĂ« sytĂ« e saj, nĂ« zemrĂ«n e saj vetĂ«m muzikĂ«, vetĂ«m dashuri. Ne jemi dy persona qĂ« kemi jetuar edhe tĂ« pajetuara, i kemi jetuar me shumĂ« burrĂ«ri, jemi njĂ« familje e tillĂ«. Po dĂ«gjoja bisedĂ«n me DianĂ«n dhe dĂ«gjoja njĂ« anĂ« tĂ« brendshme qĂ« thosha me sinqeritet mos vallĂ« unĂ« kam emocion pĂ«r gjĂ«ra tĂ« tilla? Jo unĂ« jam i ndershĂ«m, i kuptueshĂ«m, i dashur, i kam tĂ« gjitha, tĂ« gjitha tĂ« pastra ashtu si sytĂ« e DenadĂ«s, sytĂ« e fĂ«mijĂ«ve tĂ« mi.”

UnĂ« kam luajtur Migjenin, e zhbirova nĂ« shpirtin e vet. Pata njĂ« gĂ«zim tĂ« madh, njĂ« dicka qĂ« duhet t’i futesha edhe veprĂ«s sĂ« Migjenit, e kam lexuar me endje dhe kur filmi mbaroi ditĂ«n qĂ« do shfaqeshe filmi, atĂ« natĂ« qĂ« prisnim tĂ« dilnim, mua mĂ« vjen njĂ« lajm sa I mirĂ« edhe shumĂ« i keq. MĂ« hoqĂ«n tablonĂ« e filmit duke thĂ«nĂ« qĂ« ‘jeni tĂ« hequr, sepse keni njĂ« biografi jo tĂ« mirë’. E kam recituar Migjenin, e kam parĂ« figurĂ«n e tij sa herĂ« shfaqet nĂ« televizor dhe thoja paska shumĂ« gjĂ«ra tĂ« tjera qĂ« kĂ«to vlera i paska ky njeri. Afrohesha me Migjenin edhe nga ana e brendshme,” rrĂ«fen i pĂ«rlotur Vangjel Toçe./abcnews.al

“Ringjallja” e industrisĂ« ushtarake/ Balluku: Kritike pĂ«r mbrojtjen tonĂ«. Pas paketĂ«s ligjore, shumĂ« shpejt do kemi rezultatet e para

By: xhir jeta

E pranishme nĂ« hapjen e punimeve tĂ« Grupit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« PunĂ«s pĂ«r SigurinĂ« Industriale, zĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«hereĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku tha se ShqipĂ«ria ka pĂ«rafruar plotĂ«sisht Angazhimin e Ri tĂ« IndustrisĂ« sĂ« Mbrojtjes tĂ« NATO-s dhe ka kryer njĂ« rishikim tĂ« plotĂ« tĂ« dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor pĂ«r tĂ« adresuar ringjalljen e industrisĂ« sĂ« mbrojtjes”.

“Ky takim zhvillohet pikĂ«risht nĂ« njĂ« moment shumĂ« deçiziv pĂ«r ringjalljen e industrisĂ« tonĂ« tĂ« mbrojtjes, kur vetĂ«m nĂ« mbyllje tĂ« sesionit veror tĂ« parlamentit ne kemi arritur qĂ« tĂ« kalojmĂ« njĂ« sĂ«rĂ« ligjesh, tĂ« cilat tashmĂ« kanĂ« nisur zbatimin e tyre dhe shumĂ« shpejt do tĂ« kemi edhe rezultatet e para. Ky kuadĂ«r i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale tĂ« mbrojtjes dhe pĂ«rmirĂ«son zbatimin e standardeve pĂ«r tĂ« rritur ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« dhe sigurinĂ«, duke hequr gjithashtu pengesat pĂ«r tregtinĂ« dhe investimet mes aleatĂ«ve dhe partnerĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« kornizĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ«, vihet re qartazi kalimi i ShqipĂ«risĂ« nga njĂ« konsumator i sigurisĂ« nĂ« njĂ« ofrues sigurie nĂ« rajon”, – tha Balluku.

Event sjell në Shqipëri përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE.

Fjala e plote:
ËshtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« tĂ« shikoj sot kĂ«tu shumĂ« miq, aleatĂ« e partnerĂ« tĂ« mbledhur sĂ« bashku nĂ« kĂ«tĂ« plenum tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mbi sigurinĂ« industriale, njĂ« temĂ« kritike pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare, por dhe atĂ« kolektive. NĂ«se ka njĂ« fushĂ« mĂ« specifike nĂ« tĂ« cilĂ«n asnjĂ« nga ne nuk bĂ«n dot i vetĂ«m, padyshim kjo Ă«shtĂ« siguria.

Gjatë dekadës së fundit, fusha e sigurisë është transformuar në mënyrë dramatike dhe bashkë me këtë ndryshim janë shtuar edhe kërkesat për zgjerimin e industrive tona të mbrojtjes. Dekada e fundit është karakterizuar nga një sërë ngjarjesh me përfshirje globale, që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e sigurisë dhe cenimin e normave dhe parimeve që kontribuojnë në një sistem të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Ngjarje të mëdha me impakt për shoqërinë njerëzore, siç është rasti i pandemisë, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, situata e sigurisë në Lindjen e Mesme, por dhe zhvillimet në rajonin e Indo-Paqësorit, të gjitha këto kanë kombinuar në një mënyrë të tillë me konkurrencën në rritje për burimet e energjisë dhe unë përveç pozicionit tim si Zëvendëskryeministre në të cilën po adresoj sot, jam dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndaj çështjen e sigurisë energjetike e kam një nga pjesët më të rëndësishme të portofolit tim dhe e di sesi po përdoret sot si një nga armët virtuale më të rrezikshme për të cenuar sovranitete apo edhe lirinë e vendeve të ndryshme. Ndaj të gjitha këto së bashku kanë shtuar kompleksitetin dhe kanë krijuar një peizazh të jashtëzakonshëm të sigurisë globale.

Njëkohësisht, aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, po përdorin gjithnjë e më shumë operacione hibride dhe influencë dashakeqe për të projektuar fuqinë dhe për të minuar rendin global. Këto rreziqe tradicionale, por dhe të pazakonta bashkëjetojnë, duke prodhuar një mjedis në të cilin siguria po testohet në mënyrë që nuk e kemi parë më parë. Teksa shqyrtojmë këto situata globale, është thelbësore të nënvizojmë rrezikun e shtuar që paraqesin sulmet hibride dhe kibernetike. Këto nuk janë më rreziqe hipotetike apo të izoluara. Luftërat e sotme zhvillohen jo vetëm në fushëbetejë me armë konvencionale, por dhe në hapësirën kibernetike, ku infrastruktura kritike, linjat e furnizimit dhe industritë e mbrojtjes janë objektivat e tyre të preferuara.

ShqipĂ«ria ka mĂ«suar shumĂ« nga sulmi i paprecedent kibernetik i kryer nga aktorĂ« tĂ« sponsorizuar nga shteti, i cili synoi infrastrukturĂ«n e saj kritike tĂ« informacionit dhe ndĂ«rpreu shĂ«rbimet publike. NjĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mĂ«suam Ă«shtĂ« se, pavarĂ«sisht nga madhĂ«sia e shtetit, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« ndĂ«rtojmĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri kibernetike kombĂ«tare dhe tĂ« krijojmĂ« bashkĂ«punim tĂ« fortĂ« me aleatĂ«t dhe me partnerĂ«t tanĂ«. Kjo na çon nĂ« çështjen thelbĂ«sore tĂ« zinxhirit tĂ« furnizimit, i cili pĂ«rbĂ«n njĂ« nga dobĂ«sitĂ« mĂ« serioze globalisht. Çrregullimet globale, duke filluar nga pandemia deri te kompleksiteti nĂ« rritje i zinxhirĂ«ve tĂ« furnizimit industrial dhe tĂ« mbrojtjes, kanĂ« ekspozuar brishtĂ«sinĂ« e kĂ«tyre rrjeteve.

Sjellja agresive e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë pengon aftësitë tona për të mbajtur zinxhirët e furnizimit të qëndrueshëm, të cilët janë thelbësorë për prodhimin e mallrave ushtarakë dhe operacioneve të mbrojtjes. Ndërprerjet dhe rreziqet e zinxhirëve të furnizimit në mbarë botën përkojnë me vendimin e NATO-s për të rritur fondet e mbrojtjes në Samitin e Uashingtonit. Aleatët e NATO-s kanë marrë hapa të rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e industrive tona të mbrojtjes. Këto buxhete të rritura përfaqësojnë jo vetëm një investim në pajisjet ushtarake, por edhe një angazhim për të siguruar infrastrukturën industriale që i mbështet ato. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s.

Si rezultat, Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes. Për të thënë të drejtën ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para.

Ku kuadër i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes dhe përmirëson zbatimin e standardeve për të rritur ndërveprueshmërinë dhe sigurinë, duke hequr gjithashtu pengesat për tregtinë dhe investimet mes aleatëve dhe partnerëve. Në këtë kornizë më të gjerë, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon. Interesat tona strategjike janë në përputhje me ato të demokracive perëndimore, janë në përputhje me kërkesat e NATO-s dhe BE-së. Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat në rritje të rajonit, që përfshijnë manipulimin e informacionit, përpjekjet destabilizuese dhe aktet armiqësore nga vende të treta në lidhje me interesat politikë sigurisht në radhë të parë, por më pas edhe ato dhe ekonomikë pikërisht në një nga zonat më të nxehta atë të Ballkanit Perëndimor.

Siguria industriale është pra, kritike për mbrojtjen tonë kolektive; pa të, ne komprometojmë bazën e aftësive tona ushtarake. Në këtë kontekst, Grupi i Punës Shumëkombësh për Sigurinë Industriale (MISWIG) luan një rol thelbësor në adresimin e këtyre çështjeve. Ky grup promovon bashkëpunimin ndërkombëtar, për të siguruar që praktikat më të mira ndërkombëtare për sigurinë industriale të ndahen midis partnerëve, përmirësohen dhe të harmonizohen midis vendeve anëtare me mendësi të njëjtë. Përmes këtij bashkëpunimi, ne mund të përmirësojmë sigurinë industriale për programet dhe projektet ndërqeveritare, duke mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe atë sensitiv nga kërcënimet aktuale dhe ato të ardhshme.

Tema qĂ« do tĂ« nxisĂ« diskutime profesionale mes jush gjatĂ« kĂ«saj jave Ă«shtĂ« padyshim “BASHKËPUNIMI I QËNDRUESHËM.” BashkĂ«punimi i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« sigurinĂ« industriale Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar mbrojtjen e informacionit tĂ« klasifikuar nĂ« infrastrukturat kritike dhe industrinĂ« e mbrojtjes. PĂ«r tĂ« vendosur masa tĂ« qĂ«ndrueshme sigurie, duhet ndjekur njĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, qĂ« pĂ«rfshin agjencitĂ« qeveritare, sektorin privat, aleatĂ«t dhe partnerĂ«t tanĂ«.

Pjesëmarrësit mund të zgjidhin çështjet e sigurisë industriale në mënyrën më efektive duke ndarë praktikat më të mira, përparimet teknologjike dhe informacionet e inteligjencës që tashmë po zhvillohet akoma dhe më shumë. Për më tepër, lidhja e këtyre përpjekjeve me kuadrin ndërkombëtar të sigurisë, si dhe standardet e NATO-s, siguron që fondet e mbrojtjes të shpenzohen siç duhen në projekte të përbashkëta shumëpalëshe dhe informacioni i klasifikuar të mbrohet përtej kufijve kombëtarë. Bashkëpunimi i qëndrueshëm promovon një përgjigje të unifikuar, duke siguruar qëndrueshmërinë industriale në një habitat të sigurisë që po evoluon vazhdimisht.

Mbrojtja e informacionit të klasifikuar është kritike për të siguruar integritetin e bizneseve tona të mbrojtjes. Shqetësimet e sotme shtrihen përtej përvetësimit të sendeve fizike; kundërshtarët synojnë aktivisht të hyjnë në infrastrukturat digjitale dhe të vjedhin të dhëna të vlefshme. Sot lufta, siç thamë, nuk është thjesht konvencionale, por është një luftë virtuale, e cila zhvillohet dita-ditës dhe fakti që Shqipëria ka kaluar në vitin 2022 një nga testet më të vështira, është vendi i duhur për tu mbledhur dhe për të ndarë me njëri-tjetrin të gjithë eksperiencën që ne krijuam nga një armik i fuqishëm, i cili goditi në mënyrë virtuale një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por që nga ana tjetër Shqipëria luan një rol facilitator brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një nga vendet me qëndrueshmërinë, me paqen dhe sigurinë në nivelin më të lartë.

NĂ« mbyllje tĂ« fjalĂ«s sime dua t’ju uroj tĂ« gjithĂ«ve njĂ« javĂ« tĂ« suksesshme dhe frytdhĂ«nĂ«se. Dua qĂ« t’ju bĂ«j njĂ« thirrje e cila Ă«shtĂ« jashtĂ« kĂ«tij paneli dhe ka tĂ« bĂ«jĂ« me faktin qĂ« ju ndodheni nĂ« ShqipĂ«ri. KĂ«shtu qĂ« pĂ«rveç punĂ«s sĂ« mirĂ«, pĂ«rveç eksperiencave qĂ« do tĂ« ndani me njĂ«ri-tjetrin, praktikave mĂ« tĂ« mira, jepini pak kohĂ« vetes dhe unĂ« mendoj qĂ« kolegĂ«t qĂ« drejtojnĂ« kĂ«tĂ« forum, kolegĂ«t shqiptarĂ«, do bĂ«jnĂ« tĂ« pamundurĂ«n pĂ«r t’ju prezantuar ju me njĂ« nga vendet mĂ« interesante pĂ«r zhvillimin turistik.

Sapo kemi mbyllur numrat dhe kemi rakorduar qĂ« nga 1 janari deri mĂ« 31 gusht, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vizituar nga 8.5 milionĂ« vizitorĂ«. ËshtĂ« njĂ« nga vendet mĂ« interesante, pasi nĂ« njĂ« territor shumĂ« tĂ« vogĂ«l, Zoti ka vendosur bashkĂ« detin, malet e larta, njerĂ«zit me zemĂ«r tĂ« madhe dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r me artin e shkĂ«lqyer tĂ« kulinarisĂ«.

Ndaj unë do ti bëja thirrje grupit organizator shqiptar që të tregojnë aftësinë e tyre më të mirë të mikpritjes, për ti treguar të gjithëve se kush është në të vërtetë Shqipëria, që përveç sigurisë dhe qëndrueshmërisë ka shumë më tepër për të ofruar.

Shumë faleminderit për vëmendjen. Ishte kënaqësi dhe nder që të isha këtu së bashku me ju sot dhe shpresoj që ky forum të ketë frytet më të mira të bashkëpunimit dhe padyshim të ndarjes së informacionit mes palëve.

❌