Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Duhet debat cilësor në Kuvend”- Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PS

By: fra nc
13 September 2024 at 11:51

Prej më shumë se një orë ka nisur “retreat-i” i grupit parlamentar të PS në zonën e Labinotit në Elbasan.

Në pjesën e parë kanë patur fjalën, kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Fokusi i drejtuesve kryesor te Kuvendit ka qenë për më shumë angazhim të deputetëve dhe debat cilësor në parlament në muajt që kanë mbetur përpara se të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Më pas fjalën e ka patur kryenegociatorja Majlinda Dhuka e cila ka bërë një përmbledhje të procesit te integrimit, mundësitë e financimit të projekteve nga BE, plani i rritjes dhe thellimi i reformave.

Më pas mbledhjes pritet t’i bashkohet dhe kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duhet debat cilësor në Kuvend”- Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PS appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga mbledhja në Elbasan e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave

By: user7
13 September 2024 at 10:42

Sot në Elbasan, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje informale.Kjo mbledhje pritet që të ndahet në dy sesione të mëdha.

Në sesionin e parë pritet që të kemi diskutime për integrimin.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit parlamentar. “Trajnimi” i deputetëve në komunikim do të bëhet nga zyra e shtypit të PS për mesazhet dhe komunikimin publik edhe përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë pjesa e tretë e takimit do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.

The post Detaje nga mbledhja në Elbasan e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave appeared first on Lapsi.al.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja çfarë u kërkoi anëtarëve

By: V K
9 September 2024 at 20:37

Pak momente më parë, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së re të Partisë Socialiste, të cilën kryesocialisti Edi Rama, e mblodhi vetëm një ditë pasi anëtarët u votëbesuan në Asamble.

Në mbledhjen e cila që nisi që prej orës 18:30, në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku është folur për planin dhe strategjinë.

Burime për mediat, bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë që të “zbrisnin në bazë” dhe të forconin lidhjet me strukturat lokale dhe elektoratin.

The post Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja çfarë u kërkoi anëtarëve appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mbledhja e kryesisë së PD-së, caktohen drejtuesit politikë të qarqeve

By: D Marku
4 September 2024 at 19:27

Partia Demokratike ka bërë të ditur sot listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, është caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.
Drejtuesit politikë të PD:

Belind Këlliçi drejtues politik i Tiranës

Durrës Oerd Bylykbashi

Lezhë Agron Gjekmarkaj

Shkodër Luçiano Boçi

Fier Gazment Bardhi

Kukës Flamur Hoxha

Dibër Xhelal Mziu

Elbasan Ervin Salianji

Korçë Ivi Kaso

Berat Eno Bozdo

Vlorë Bujar Leskaj

Gjirokastër Dritan Shehu.

The post EMRAT/ Mbledhja e kryesisë së PD-së, caktohen drejtuesit politikë të qarqeve appeared first on Albeu.com.

Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, zbulohen detajet

By: M C
1 September 2024 at 18:58

Për më shumë se 8 orë, ministrat, drejtorët e institucioneve të varësisë dhe kupola drejtuese e Partisë Socialiste në Parlament kanë raportuar para kryeministrit Edi Rama në rezidencën qeveritare në Dajt.

Fokusi kryesor ka qenë angazhimi dhe sfida e mazhorancës qeverisëse për zgjedhjet parlamentare të 2025. Të majtëve u është prezantuar një strategji komunikimi në raport me institucionet dhe me publikun përgjatë këtij viti elektoral.

Përpos politikës së jashtme, një zë të rëndësishëm në këtë “retreat” ka zënë edhe integrimi, si për negociatat për integrimin për të nisur hapjen e kapitujve të parë në vjeshtë, por edhe për vijimin e reformave të brendshme me kusht që të përfitojmë paratë nga Brukseli.

Të gjithë ministrat, pas prezantimit të tyre, janë njohur dhe me objektivat që duhet të realizojnë deri ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

The post Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, zbulohen detajet appeared first on Albeu.com.

❌
❌