❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave

By: user 11

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

The post 22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave appeared first on Lapsi.al.

“5 mijĂ« euro ose tĂ« publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte njĂ« vajzĂ«

By: user 11

NjĂ« 30-vjeçar ka rĂ«nĂ« nĂ« prangat e policisĂ« pasi shantazhoi njĂ« vajzĂ« se do t’i publikonte foto private tĂ« saj. I arrestuari ka pĂ«rndjekur fizikisht dhe nĂ« rrjete sociale njĂ« 33-vjeçare dhe familjarĂ«t e saj, me synim marrjen e njĂ« shume prej 5 mijĂ« euro.

I arrestuari akuzohet pĂ«r veprat penale “PĂ«rndjekja” dhe “ShtrĂ«ngimi me anĂ« tĂ« kanosjes ose dhunĂ«s pĂ«r dhĂ«nien e pasurisĂ«â€. Policia njoftoi se 30-vjeçari mĂ« pĂ«rpara ka qenĂ« 7 herĂ« i shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r vepra tĂ« ndryshme penale dhe i dĂ«nuar pĂ«r vepra penale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve nĂ« shtetin zvicerian.

The post “5 mijĂ« euro ose tĂ« publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte njĂ« vajzĂ« appeared first on Lapsi.al.

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

By: user 11

Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmet nĂ« historinĂ« e Izraelit, duke thĂ«nĂ« se shteti hebre do tĂ« zhdukej, do tĂ« “fshihej” nga faqja e dheut dhe do tĂ« pushonte sĂ« ekzistuari nĂ«se zĂ«vendĂ«spresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli njĂ« sondazh. UnĂ« jam nĂ« 40%,” tha Trump, pĂ«rsĂ«ri pa identifikuar sondazhin. Kjo do tĂ« thotĂ« se ju keni votuar 60% pĂ«r dikĂ« qĂ« urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni kĂ«tĂ« tĂ« ndodhĂ«. Dyzet pĂ«r qind nuk janĂ« tĂ« pranueshme, sepse kemi zgjedhje pĂ«r tĂ« fituar”, ka thĂ«nĂ« Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin mĂ« shumĂ« se çdo popull tjetĂ«r nĂ« tokĂ«.Dhe nuk e kam thĂ«nĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ« kĂ«tĂ«: MĂ« shumĂ« se çdo popull nĂ« tokĂ«, Izraeli duhet ta mposht atĂ«â€, theksoi ai.

Sipas CNN, Amy Spitalnick, CEO e KĂ«shillit Hebre pĂ«r Çështjet Publike dhe njĂ« ish-ndihmĂ«se e zyrtarĂ«ve demokratĂ« nĂ« Nju Jork, akuzoi Trumpin pĂ«r pĂ«rdorimin e njĂ« fjalimi pĂ«r antisemitizmin si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« sulmuar komunitetin hebre amerikan.

The post Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë

By: user 11

Janë publikuar pamjet e rëndë kur një statujë bie dhe godet në kokë 30-vjeçaren Chiara Jaconis, duke e lënë atë të vdekur.

Siç shihet e reja ka qenë duke ecur në një rrugicë në Napoli të Italisë së bashku me një person tjetër.

Sipas mediave italiane, skenari më i mundshëm është që statuja të jetë hedhur nga dy fëmijë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tashmë prindërit e dy fëmijëve dhe i kanë akuzuar për vrasje.

Jaconis, e cila kishte udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, u dërgua e plagosur në spital, por humbi jetën dy ditë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë.

 

The post Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë appeared first on Lapsi.al.

Kosova pretendon se nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr/ Ç’po ndodh me letrĂ«n e BĂ«rnabiçit

By: user 11

Çështja e tĂ«rheqjes ose jo tĂ« njĂ« letre qĂ« Serbia ia ka dĂ«rguar Bashkimit Evropian lidhur me KosovĂ«n, Ă«shtĂ« mbĂ«shtjellĂ« me mister, pas deklaratave kundĂ«rthĂ«nĂ«se tĂ« bĂ«ra sĂ« voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, pĂ«rderisa udhĂ«heqja serbe nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ« koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha mĂ« 17 shtator se ka kuptuar qĂ« letra, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, s’ështĂ« tĂ«rhequr.

“Ajo qĂ« ka dashur ai tĂ« thotĂ« nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« se, po punohet me SerbinĂ« qĂ« letra tĂ« tĂ«rhiqet. Letra nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr dhe as nuk ka kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ«rheqjen e saj nga ana e SerbisĂ« ende”, deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim qĂ« palĂ«t mĂ« nĂ« fund tĂ« pĂ«rqendrohen te zbatimi [i MarrĂ«veshjes] dhe tĂ« mos humbin kohĂ« nĂ« taktika devijuese”, tha Stano.

Burime tĂ« Radios Evropa e LirĂ« nĂ« BE thanĂ« se askush nĂ« Bruksel nuk ka deklaruar se letra Ă«shtĂ« tĂ«rhequr, pĂ«rveç Lajçakut. Stano mĂ« herĂ«t kishte deklaruar se nuk kishte çfarĂ« t’i shtonte asaj qĂ« kishte thĂ«nĂ« Lajçak nĂ« kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga KĂ«shilli pĂ«r Politikat e Demokratizimit nĂ« Bruksel tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se letra e BĂ«rnabiqit gjithmonĂ« ka qenĂ« “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atĂ«botĂ« nuk njoftoi pĂ«r kĂ«tĂ« letĂ«r, Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e pazakonshme qĂ« tani tĂ« njoftojĂ« pĂ«r tĂ«rheqjen e saj”, vlerĂ«soi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

“Duke njoftuar pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ«rheqje tĂ« pretenduar, edhe nĂ«se del tĂ« jetĂ« e vĂ«rtetĂ«, Lajçaku u shndĂ«rrua nĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s tĂ« QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ«. NĂ«se asgjĂ« tjetĂ«r, kjo e vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje gjykimin politik tĂ« Lajçakut”, tha Vogel.

Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.

Për Serbinë, marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Burazer vlerĂ«soi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrĂ«n e BĂ«rnabiqit dhe rezervat e shprehura pĂ«rmes saj nga Beogradi.

“PavarĂ«sisht nĂ«se [letra] Ă«shtĂ« tĂ«rhequr apo jo, ajo nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk ndikon nĂ« obligimin e palĂ«ve. BE-ja e sheh [MarrĂ«veshjen] si zotim qĂ« palĂ«t duhet ta pĂ«rmbushin, nĂ«se duan tĂ« ecin pĂ«rpara nĂ« integrimin evropian”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.

A ka interesim për normalizim?

Në letër, Bërnabiq ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Bërnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.

“Ata nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dĂ«shpĂ«ruar duan ndonjĂ« lajm tĂ« mirĂ«, sikurse na e dĂ«shmoi edhe tĂ«rheqja e pretenduar e letrĂ«s sĂ« BĂ«rnabiqit, si dĂ«shmi se dialogu po jep rezultate, se marrĂ«veshjet e Brukselit/Ohrit janĂ« tĂ« vlefshme, dhe se qasja e PerĂ«ndimit mĂ« nĂ« favor tĂ« SerbisĂ« dhe ndĂ«shkuese pĂ«r KosovĂ«n Ă«shtĂ« duke funksionuar”, tha ai.

Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janĂ« tĂ« interesuara pĂ«r normalizim, por se duan qĂ« “tĂ« blejnĂ« kohĂ«â€, para se t’i zbatojnĂ« zotimet e procesit qĂ« nisi mĂ« 2011.

Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar për REL-in se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses./ REL

The post Kosova pretendon se nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr/ Ç’po ndodh me letrĂ«n e BĂ«rnabiçit appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.7 lekë.

Franga zvicerane do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit

By: user 11

Katër të huaj që kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare.

Bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, por mjeti u ka pësuar defekt mes Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar që të fundosej. 4 të hajt janë nxjerr në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

The post Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës

By: user 11

NjĂ« shpĂ«rthim ka ndodhur nĂ« portĂ«n e njĂ« banese nĂ« fshatin ‘Dragoç’ tĂ« PostribĂ«s, ShkodĂ«r. Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 05:35, informoi sot policia.

Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri. Si pasojë  e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të premte

By: user 11

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të Europës.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim dhe shpejtĂ«si mesatare 1-5 m/s ndĂ«rsa nĂ« momentin e zhvillimit tĂ« vranĂ«sirave si dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe lugina ajo hera-herĂ«s fiton shpejtĂ«si 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • nĂ« zonat malore 12 deri 20°C
  • nĂ« zonat e ulĂ«ta 12 deri 29°C
  • nĂ« zonat bregdetare 14 deri 29°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të premte appeared first on Lapsi.al.

KĂ«rcĂ«nuan bashkĂ«moshatarin pĂ«r t’i marrĂ« para, nĂ«n hetim dy tĂ« mitur nĂ« Pogradec

By: user 11

Policia ka nisur hetim ndaj dy tĂ« miturve, 13 dhe 14 vjeç, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kanosur njĂ« bashkĂ«moshatar tĂ« tyrin pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« parash.

“Komisariati i PolicisĂ« Pogradec referoi materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimin penal pĂ«r 2 shtetas tĂ« mitur, tĂ« moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanĂ« kanosur mĂ« mjet prerĂ«s (thikĂ«), njĂ« bashkĂ«moshatar tĂ« tyre, pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« tĂ« vogĂ«l parash”, njoftoi policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.

The post KĂ«rcĂ«nuan bashkĂ«moshatarin pĂ«r t’i marrĂ« para, nĂ«n hetim dy tĂ« mitur nĂ« Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë

By: user 11

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë larguar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante mĂ« herĂ«t detyrĂ«n , “Drejtor pĂ«r Çështjet Ekonomike dhe ShĂ«rbimet MbĂ«shtetĂ«se te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janĂ« bĂ«rĂ« edhe nĂ« MinistrinĂ« e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, ku Ă«shtĂ« larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emĂ«ruar si zĂ«vendĂ«sministĂ«r pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme.

Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

NĂ« MinistrinĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme Ă«shtĂ« emĂ«ruar edhe Silda Çepe. Dy emĂ«rimet e reja nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme zĂ«vendĂ«sojnĂ« Besar KadinĂ« dhe Artemis Malon tĂ« cilĂ«t janĂ« emĂ«ruar mĂ« herĂ«t ambasadorĂ« njĂ«ri nĂ« Azerbajxhan dhe tjetra nĂ« Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 6, tĂ« ligjit nr.9000, datĂ« 30.1.2003, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 6, tĂ« ligjit nr.9000, datĂ« 30.1.2003, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

The post Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve

By: user 11

Vajza 6-vjeçare që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e sĂ« mĂ«rkurĂ«s nĂ« rrugen e burgut nĂ« ShĂ«nkoll, ndĂ«rsa policia e cila mbĂ«rriti menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit n, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues nĂ« LezhĂ«. Ndaj tij Ă«shtĂ« ngritur akuza “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

The post Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve appeared first on Lapsi.al.

Audi i blinduar dhe ąrmĂ« nĂ« mjet, arrestohet 30-vjeçari nĂ« TiranĂ«

By: user 11

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në makinë.

Raportohet se i riu me iniciale K. L., u ndalua nga Forcat “Shqiponja” nĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri”.

30-vjeçari mĂ«sohet se lĂ«vizte me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar dhe me targa gjermane.

Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

TiranĂ«/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” pĂ«r goditjen e rasteve tĂ« armĂ«mbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me ato tĂ« Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, ditĂ«n e djeshme kanĂ« siguruar informacion nga inteligjenca informative se me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar, me targa gjermane, qarkullonte njĂ« shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar nĂ« kĂ«to informacione Ă«shtĂ« organizuar puna pĂ«r kapjen e tij dhe Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

NĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri” shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., tĂ« cilit gjatĂ« kontrollit fizik i gjetĂ«n njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« me krĂ«hĂ«r e municion luftarak, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale se bashku me automjetin dhe njĂ« aparat celular.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi K. L., 30 vjeç, banues nĂ« GjirokastĂ«r, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

The post Audi i blinduar dhe ąrmĂ« nĂ« mjet, arrestohet 30-vjeçari nĂ« TiranĂ« appeared first on Lapsi.al.

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione

By: user 11

Sulmet ukrainase në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes. Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.

Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie. Guvernatori i rajonit rus Igor Rudenya ka urdhëruar një evakuuim të pjesshëm të banorëve në atë zonë pas shpërthimit të fuqishëm në depo.

The post Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

By: user 11

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89 lekë dhe do shitet me 90 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir

By: user 11

Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir appeared first on Lapsi.al.

“LamtumirĂ« Gerti Bogdani”, ish-deputeti pĂ«rcillet sot nĂ« banesĂ«n e fundit

By: user 11

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike, Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe nĂ« moshĂ«n 44-vjeçare pas njĂ« arresti kardiak, ndĂ«rsa po zhvillonte njĂ« takim me disa miq tĂ« tij nĂ« njĂ« prej hoteleve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

NĂ« njĂ« reagim prekĂ«s nĂ« rrjete sociale, bashkĂ«shortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmĂ«roi se ceremonia e lamtumirĂ«s do tĂ« zhvillohet nga ora 10:00 deri nĂ« 12:00 dhe varrimi do tĂ« bĂ«het mĂ« pas nĂ« varrezat e SharrĂ«s.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirĂ«s, do bĂ«hen ditĂ«n e nesĂ«rme dt. 19 Shtator 2024, nĂ« SallĂ«n e Seancave Plenare tĂ« Parlamentit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga ora 10:00 deri nĂ« 12:00 dhe varrimi do tĂ« bĂ«het mĂ« pas nĂ« varrezat e SharrĂ«s”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

“TĂ« gjitha aktivitetet e PartisĂ« Demokratike nĂ« datat 18 dhe 19 shtator nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin do tĂ« anulohen”, njofton PD. NĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike flamuri kombĂ«tar dhe flamuri i PD do tĂ« ulen nĂ« gjysmĂ«shtizĂ« dhe nĂ« orĂ«n 12.00 do tĂ« mbahet njĂ« minutĂ« heshtje nĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike.

The post “LamtumirĂ« Gerti Bogdani”, ish-deputeti pĂ«rcillet sot nĂ« banesĂ«n e fundit appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të enjte

By: user 11

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtĂ«si mesatare 1-6m/s ndĂ«rsa nĂ« momentin e zhvillimit tĂ« vranĂ«sirave si dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe lugina ajo hera-herĂ«s fiton shpejtĂ«si 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • nĂ« zonat malore 11 deri 20°C,
  • nĂ« zonat e ulĂ«ta 15 deri 29°C,
  • nĂ« zonat bregdetare 16 deri 27°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

By: user 11

ËshtĂ« shtyrĂ« sĂ«rish seanca paraprake pĂ«r ish-ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Beqaj, i cili akuzohet pĂ«r abuzim me fondet e BE-sĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« mbante postin e drejtorit tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit tĂ« NdihmĂ«s (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC.

Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

The post Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke,

By: user 11

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Ai u ndalua nga policia në qytetin e Kastorias, ku fillimisht tentoi të arratisej, por nuk ia doli.

Më herët shqiptari ishte ishte dënuar me 8 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

The post Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, appeared first on Lapsi.al.

❌