Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së

By: user 8
19 September 2024 at 14:05

Më 3 tetor në orën 09:00 është shtyrë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga SPAK. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.

Ilir Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake për shkak të dosjes voluminoze e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa u la në masën detyrim paraqitje. Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së appeared first on Lapsi.al.

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K
19 September 2024 at 14:22

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, deklaroi ish ministri në seancën gjyqësore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

19 September 2024 at 11:53

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

By: user 11
18 September 2024 at 11:01

Është shtyrë sërish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC.

Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

The post Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

16 September 2024 at 11:05

Ndodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa […]

The post Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon appeared first on Reporter.al.

“Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj

4 September 2024 at 16:40

Përgjimet e kryera nga SPAK në muajt mars dhe prill të vitit 2023 në kuadër të hetimit të kontratës koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës duket se […]

The post “Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron llogari të Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë për abuzim me fondet e BE

21 August 2024 at 13:38

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën sekuestrimin preventiv të disa pasurive dhe vlerave monetare të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personave të tjerë që po hetohen bashkë me të për një skemë të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash, duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit […]

The post SPAK sekuestron llogari të Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë për abuzim me fondet e BE appeared first on Reporter.al.

Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT

16 August 2024 at 14:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi të premten në një konferencë për shtyp mungesën e barnave dhe kurave në Spitalin Onkologjik në QSUNT, duke e cilësuar menaxhimin e këtij sektori nga qeveria si vrasje me dashje. “Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura,” tha Vokshi, ndërsa shtoi se “vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe […]

The post Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT appeared first on Reporter.al.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌