Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist

7 September 2024 at 15:11

Sot në Podujevë është bërë përurimi i shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndërkaq në ceremoni të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E një prani e tillë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Rugovës ka ngjallur reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj.

“Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka”, shkruan Haradinaj.

Lexoni të plotë postimin:

Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka.

Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr.

Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik. Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës”.

Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist appeared first on Telegrafi.

Krerët opozitarë kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut: Ndër ngjarjet më madhore dhe moment historik i përpjekjeve për liri e pavarësi

7 September 2024 at 13:46

Kryetarët e partive opozitare në vend kanë kujtuar sot 7 shtatorin e vitit 1990, të Miratimit të Kushtetutës së Kosovës, që shënoi një moment historik të drejtimit të ri të përpjekjeve për liri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.

“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik”, shkruan ai.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës thekson e edhe pse në rrethana të vështira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Edhe pse në rrethana të vështira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik”, shkruan ai.

Abdixhiku tutje thekson se sot rikujtojnë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 korrikut të të njëjtit vit”.

“Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave, që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi”.

Për 7 shtatorin e vitit 1990 ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thekson se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

The post Krerët opozitarë kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut: Ndër ngjarjet më madhore dhe moment historik i përpjekjeve për liri e pavarësi appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

5 September 2024 at 23:18

Analistët politikë kanë ndarë mendimet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke parashikuar rezultatet e mundshme.

Analisti politik Dardan Gashi ka shprehur mendimin e tij në lidhje me fituesin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, duke theksuar se votuesit nuk duhet të përsërisin “gabimin” e zgjedhjeve të kaluara.

Sipas Gashit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka përçarë shoqërinë dhe dëmtuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Varet nga votuesit nëse duan të mirën e Kosovës apo jo. Nëse mendojnë mirë dhe duan të mirën e vendit, nuk do të bëjnë të njëjtin gabim. Edhe nëse LVV merr më shumë vota, nuk do të fitojë. Nuk është mirë të votohen njerëzit që krijojnë armiqësi dhe përçarje me të gjithë botën,” tha ai.

Gazetari Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus” u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme “Kosova do të humbë, ndërsa LVV do të fitojë”.

Ai nuk beson se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të marrin më shumë vota se herën e kaluar.

“Humb Kosova dhe fiton LVV, s’ka diskutim. Është e vështirë të kuptohet pse dikush që nuk i ka votuar PDK-në ose LDK-në më parë, do t’i votojë tani,” tha Mehmetaj.

Ai shtoi se një dalje e vogël në zgjedhje do t’i konvenonte më shumë LVV-së dhe se zgjedhjet lokale nuk do të reflektojnë në zgjedhjet qendrore.

Ndërkohë, analisti Dibran Hoxha kritikoi qeverisjen e Vetëvendosjes, duke theksuar përkeqësimin e arsimit dhe mungesën e rritjes së pagave, megjithë mundësitë e qeverisë për të vepruar.

“Pas katër viteve kemi shtrenjtim të rrymës, arsim të dobët dhe mirëqenie në nivel të ulët. Qeveria ka pasur kapacitetet për të rritur pagat, por nuk e ka bërë,” tha ai.

Analisti Ylli Hoxha deklaroi se LVV ka një avantazh të dukshëm ndaj partive të tjera, por suksesi i saj varet nga dalja në zgjedhje.

“Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e madhe është mundësia që LVV të arrijë fitoren e parashikuar në sondazhe,” tha ai.

Ish-deputeti Visar Ymeri sugjeroi se është koha për të bërë një bilanc të politikave të ndjekura deri tani dhe për të menduar se çfarë lloj ministrash i duhen Kosovës në të ardhmen.

“Çfarë duhet me prit nga njerëzit që marrin institucionet. Pra i kemi provua politikat zhvillimore, ato të bashkëpunimit me ndërkombëtarë, pushtetin që ka premtuar parajsën etj. Tash është koha për të menduar se çfarë ministra na duhen neve”, ka deklaruar Ymeri./Telegrafi/

The post Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët appeared first on Telegrafi.

Tahiri: Krimi në Prishtinë po rritet, Qeveria po hesht

2 September 2024 at 23:41

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nivelit të krimit në Prishtinë, duke kritikuar qeverinë për mungesë reagimi.

Në një deklaratë në Facebook, ai ka theksuar se pasiguria në kryeqytet është bërë një brengë serioze për qytetarët, duke përmendur ngjarjet e fundit të dhunshme, përfshirë një vrasje dhe disa plagosje.

Tahiri akuzoi qeverinë se hesht aty ku “nuk ka votë e popullizëm,” duke nënvizuar se krimi është rritur ndjeshëm gjatë udhëheqjes aktuale.

“Turp,” përfundoi ai, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme./Telegrafi/

The post Tahiri: Krimi në Prishtinë po rritet, Qeveria po hesht appeared first on Telegrafi.

Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos

1 September 2024 at 17:13

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Tahiri përmes një video mesazhi, ka thënë se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos.

“Urime viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, veçanërisht për ata që nisin hapat e parë drejt dijes. Ky vit, si dhe viti i kaluar, ka treguar se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos dhe nuk i shërben arsimit dhe fëmijëve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime.

“Është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime. Ndërkohë, me ketë video mesazh mbetem i shqetësuar që kjo qeveri u ka krijuar mundësi që mjetet e dedikuara për libra, mund të përdoren për qëllime tjera, derisa fëmijët të dërgohen në shkollë me libra të vjetra. Kjo s’duhet të ndodhë”, ka përfunduar Tahiri.

The post Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos appeared first on Telegrafi.

Tahiri: Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut

29 August 2024 at 19:43

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut.

Përmes një reagimi në Facebook Tahiri ka thënë se rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme.

“Rritja e punësimit me 20% po tingëllon bukur në letër, por në realitet është i shkëputur nga e vërteta. Kur flitet për rritje të punësimit, duhet të analizojmë se çfarë pune është krijuar dhe kush po i merr këto vende pune. A është kjo një rritje reale e mirëqenies apo vetëm një lojë statistikore? Realiteti i hidhur është se kjo 20% rritje nuk është punësim, por ikje nga Kosova, emigrim. Rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme për ta. Ata që duhet të jenë pjesë e statistikave të punësimit në Kosovë, po punojnë në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera të Evropës, duke kontribuar në ekonomitë e tyre, e jo të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

The post Tahiri: Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut appeared first on Telegrafi.

Haradinaj, Kurtit: Askush më nuk u beson shifrave tua, mashtrimi nuk kalon

29 August 2024 at 14:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se vendi nuk ndërtohet e as qeveriset gjithmonë me mashtrim.

Kryetari i AAK-së në një postim në Facebook shkruan se askush më nuk u beson shifrave të qeverisë Kurti.

Lexoni të plotë postimin:

Mashtrimi s’kalon!

Nuk ndërtohet vendi e as nuk qeveriset gjithmonë me mashtrim. Nëse nuk ta kanë thënë dhe nëse nuk e din vetë, çka unë dyshoj, jeta e qytetarit të Kosovës nuk është duke u përmirësuar por është duke u varfëruar. Askush nuk ju beson më shifrave tua e edhe militantët që të rrinë përreth e dinë që je duke mashtruar dhe po abuzon me numra për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Nëse e ke rritë buxhetin për 35%, pse të paktën s’po i rritë pagat e pensionet, bile të paktën 25%? Ndoshta po pret fushatën zgjedhore e pastaj ta realizosh rritjen se të duhet për vota. S’ka lidhje. Përfito me këtë formë të ulët mashtrimi por veç ngriti pagat sepse njerëzit e këtij vendi janë dhe kanë shumë nevojë për rritje pagash e pensionesh. Çdo ekspert buxheti e din që ke mundësi për rritje deri në 25-30% pa asnjë problem qysh sot.

Albin, në Kosovë për katër vite nuk është krijuar asnjë vlerë e re, as politike as ekonomike dhe nuk ka progres në asnjë sferë të jetës. Kemi sanksione nga BE dhe kemi humbur për një vit rreth 500 milionë EURO veç nga këto masa. E ke dëmtuar rëndë pozicionin e Kosovës në integrime euro-atlantike dhe askush nga vendet aleate nuk të sheh si partner por si person që duhet menaxhuar. Ke dëmtuar raportet me investitorë dhe ke mbajtur ata larg nga Kosova. Agjencioni i Statistikave që është pjesë e zyrës së Kryeministrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmu vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe.

Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendet që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse “zullumi këputet për së trashi” thotë populli. /Telegrafi/

The post Haradinaj, Kurtit: Askush më nuk u beson shifrave tua, mashtrimi nuk kalon appeared first on Telegrafi.

“Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

29 August 2024 at 11:20

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se e përbashkëta e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është anti UÇK-izmi.

Berisha madje thotë se i njëjtë me Kurtin e Osmanin është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këto komente deputeti i AAK-së i bëri në një postim në Facebook, ku tha se Abdixhiku pretendon pushtetin me kartën e njëjtë.

“E përbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri Pretendon pushtet me kartën e njëjtë”, ka shkruar Berisha.

Më tej Berisha ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.

“Të 3 nëse nuk bëhen bashk, ka me u bo e zezë dita , kanë me përqa elementin jugosllav në Kosovë”, u shpreh deputeti i AAK-së. /Telegrafi/

 

The post “Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun appeared first on Telegrafi.

❌
❌