❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Nga shpallja ‘program prioritar’, tek ulja e kohĂ«s sĂ« stazhit / Ministria e Arsimit s’plotĂ«son asnjĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« studentĂ«ve tĂ« mjekĂ«sisĂ«

16 September 2024 at 12:18

Nga Gazeta Si- Asnjë nga kërkesat që studentët e mjekësisë kërkojnë të shtojnë në projektligjin e ndryshuar për trajtimin e veçantë të tyre nuk plotësohet nga Ministria e Arsimit.

Studentët, në seancën dëgjimore që kishin javën e kaluar në Komisionin e Edukimit kërkuan që projektligjit të ndryshuar për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë tu shtohen kërkesat e tyre të cilat ishin shpallja e mjekësisë si program prioritar, ulja e stazhit nga 6 muaj në 3 muaj dhe pagesat për specializimet.

Këtyre kërkesave u dha përgjigje ditën e sotme në Komision zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit Ana Kapaj e cila shpjegoi pse asnjëra nga kërkesat e studentëve nuk mund të plotësohet.

“QĂ« njĂ« degĂ« tĂ« bĂ«het pjesĂ« e programit prioritar varet nga nevoja qĂ« ka tregu dhe nga kĂ«rkesa e studentĂ«ve pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e kĂ«tij programi”, tha Kapaj e cila sqaron se pĂ«r degĂ«t qĂ« janĂ« shpallur prioritare, ka rĂ«nie tĂ« kĂ«rkesave ndĂ«rsa mjekĂ«sia kĂ«tĂ« vit ka pasur njĂ« total prej 2083 kĂ«rkesash pĂ«r 500 kuota qĂ« janĂ« nĂ« dispozicion.

“KĂ«rkesa Ă«shtĂ« shumĂ« e lartĂ« dhe nuk mund tĂ« shpallet program prioritar me kĂ«to kĂ«rkesa qĂ« ka”, tha Kapaj.

Ndërkohë, deputetja Ina Zhupa shprehet se Ministria e Arsimit po punon me dy standarde përderisa po përdor si justifikim nevojën që ka tregu.

“Po thua qĂ« tregu nuk ka nevojĂ« pĂ«rderisa nuk shpallet program prioritar ndĂ«rkohĂ« qĂ« nga ana tjetĂ«r po tentoni t’u mbani diplomat pikĂ«risht sepse sipas jush, Ă«shtĂ« njĂ« masĂ« pĂ«r mungesĂ«n e mjekĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« tĂ« punosh me dy standarde. Kur tĂ« ikin studentĂ«t dhe tĂ« bie numri i kĂ«rkesave do i merrni masat? ShĂ«ndetĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« nevojĂ«. ËshtĂ« njĂ« degĂ« ku varet jeta e njeriut, nuk ka gjĂ« mĂ« prioritare. Ju shikoni prioritare degĂ« qĂ« nuk ka rĂ«ndĂ«sinĂ« e mjekĂ«sisĂ«, thjeshtĂ« sepse ka studentĂ« qĂ« e duan”, tha Zhupa e cila shton se me mbajtjen e problemit thjesht shtyhet nĂ« kohĂ« problem pasi nĂ«se studentĂ«t duan tĂ« ikin, do ikin pasi tĂ« mbarojnĂ« detyrimet.

Ndërsa për uljen e kohës së stazhit, ministria e hedh topin tek Universiteti i Mjekësisë dhe tek Urdhri i Mjekut, duke thënë se të dyja periudhat e stazhit ofrohen nga ato dhe ministria nuk ndërhyn.

Stazhi aktualisht është 6 muaj dhe ndahet në dy faza. 3 muaj stash bëhen para mbrojtjes së diplomës dhe 3 muaj bëhen pasi studenti merr diplomën.

Kapaj thotë se 3 muajt e parë ofrohen nga Universiteti i Mjekësisë dhe ka qenë një kërkesë e BE-së për të plotësuar orët e stazhit dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet apo të hiqet.

“NdĂ«rsa periudha e dytĂ« e stazhit ofrohet nga urdhri i mjekut dhe Ă«shtĂ« nĂ« tagrin e tyre”, tha zv/ministrja.

Duke folur për pagesën e specializimeve, ku studentët kërkojnë që të gjithë studentët të paguhen për specializim, jo vetëm një pjesë e tyre, zv/ministrja tha se Ministria e Shëndetësisë paguan për aq nevoja sa ajo ka dhe renditja bëhet në bazë të mesatares së studentëve.

The post Nga shpallja ‘program prioritar’, tek ulja e kohĂ«s sĂ« stazhit / Ministria e Arsimit s’plotĂ«son asnjĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« studentĂ«ve tĂ« mjekĂ«sisĂ« appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Qytetarët kërkojnë më shumë shtigje për biçikleta

15 September 2024 at 22:49

Tashmë 100 biçikletat në kryeqytetit, po përdoren nga 200 ngasës brenda ditës. Ata po e pëlqejnë ngasjen e tyre, por po kërkojnë shtigje të reja.

Përndryshe, nesër për shkak të javës evropiane të mobilitetit, biçikletat mund të përdoren pa pagesë, njëjtë sikurse të gjitha linjat e trafikut urban.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar komunarët patën njoftuar për mbërritjen e biçikletave në Prishtinë.

Mirëpo, së fundmi, u lëshuan për përdorim, ku gjithsej janë 100 sosh në 10 stacione.

Qytetarët thonë se po i përdorin këtë biçikleta, derisa theksojnë ndikimin pozitiv në shëndet, por edhe shkarkimin e tollovisë në komunikacion.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar në rrjetin social, lidhur me përdorimin e këtyre biçikletave, ku sipas tij, janë mbi 200 ngasës së tyre brenda ditës, kurse aktualisht janë 3 mijë përdorues të regjistruar.

Zogaj ka falënderuar qytetarët, siç ka thënë ai, për sjelljen shembullore dhe përkujdesjen ndaj biçikletave, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar po ashtu se në kuadër të javës evropiane të mobilitetit, të hënën, qytetarët, mund t`i përdorin biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës. Kjo mund të bëhet, pas regjistrimit në aplikacionin nextbike.

Po ashtu, kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, qytetarĂ«t pa pagesĂ« mund t’i shfrytĂ«zojnĂ« edhe tĂ« gjitha linjat e trafikut urban./RTK

The post Qytetarët kërkojnë më shumë shtigje për biçikleta appeared first on Telegrafi.

Sot dita e fundit e çrregjistrimeve, shpallen kuotat e lira për raundin II në universitete, gjuhët e huaja të padëshiruara (Lista e plotë në të gjithë fakultetet)

15 September 2024 at 13:32

Nga Gazeta Si- Të gjithë maturantët që janë regjistruar në një degë fituese në universitetet publike e private, sot (e diel) 15 shtator kanë afatin e fundit të kryerjes së procedures, për tu regjstruar në një degë tjetër.

Me përfundimin e fazës 48-orëshe të çrregjistrimit, do të kemi një panoramë të kuotave që do ti shtohen numrit total të dalë nga mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve.

Aktualisht, në portalin u-albania janë publikuar kuotat e lira ku ajo çka vihet re janë degët e gjuhëve të huaja në universitetin e Tiranës, ku kuotat janë të paplotësuara mbi masën 50%.

KĂȘshtu, nga 640 kuota qĂ« kishte planifikuar pĂ«r fakultetin e GjuhĂ«ve tĂ« Huaja, janĂ« ende tĂ« paezauruara mbi 380, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kjo shifĂ«r mund tĂ« rritet pas mbylljes sĂ« afatit tĂ« çrregjistrimeve gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.

Numri më i lartë i kuotave të paplotësuara vërehet tek të gjitha degët: gjuha italiane, angleze, gjermane, turke, ruse dhe spanjolle.

Edhe fakulteti i Shkencave të Natyrës, nga 945 kuota të planifikuara, ka lajmëruar se ka ende të pambyllura edhe 300 kuota ku numri më i lartë i kuotave të lira vërehet në degët kimi, fizikë, biologji dhe bioteknologji. Edhe fakulteti i Drejtësisë ka publikuar numër të lartë kuotash, 101 teksa shifra të larta kuotash të pambyllura raporton dhe fakulteti i Filologjisë, ku duket se ka rënë interesi për degët e historisë dhe gjeografisë.

Në 6 vitet e fundit kuotat e pranimit të studentëve në këtë universitet kanë rënë me rreth 18%.

Megjithëse Universiteti i Tiranës reduktoi kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2023-2024, me rreth 4% në krahasim me vitin e shkuar, ku në total do të pranohen 4577 studentë, tkurrjen më të madhe e ka pësuar Fakulteti i i Gjuhëve të Huaja, Filologjiku dhe Shkencat Sociale.

Numri total i kuotave në universitetin e Tiranës për vitin akademik 2024-2025, është 4577 kuota ose 175 pranime më pak se vitin e shkuar, që ishin  mbi 4700.

Kuota të lira / Universiteti i Tiranës

Administrim – Biznes- 75 kuota tĂ« lira

Administrim – Biznes (SarandĂ«)- 54

Administrim dhe Politika Sociale- 53

Arkeologji dhe Trashegimi Kulturore- 37

Biologji- 74

Bioteknologji- 65

Drejtësi- 101

Ekonomiks-  67

Filozofi-  40

Financë- 29

Fizikë- 44

Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike- 45

Gazetari dhe Komunikim- 51

Gjeografi- 111

GjuhĂ« – LetĂ«rsi- 65

Gjuhë Angleze (Sarandë)- 29

GjuhĂ« Angleze me profile: “GjuhĂ« angleze”, “PĂ«rkthim dhe interpretim”, “Studime britanike dhe amerikane”- 52

Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe- 31

GjuhĂ« FrĂ«nge me profile; “GjuhĂ« dhe komunikim”, “GjuhĂ« letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim francez”, “PĂ«rkthim dhe interpretim”- 66

GjuhĂ« Gjermane me profile; “GjuhĂ« dhe komunikim”, “GjuhĂ« letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim gjermanishtfolĂ«s”, “PĂ«rkthim dhe  GjuhĂ« Greke me profile; “GjuhĂ«, letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim grek”, “PĂ«rkthim dhe Interpretim”- 20

GjuhĂ« Italiane me profile; “GjuhĂ« dhe komunikim”, “GjuhĂ«, letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim italian”, “PĂ«rkthim dhe interpretim”- 62

GjuhĂ« Ruse me profile; “GjuhĂ«, letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim rus” dhe “PĂ«rkthim dhe interpretim”- 24

GjuhĂ« Spanjolle me profil “GjuhĂ«-letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim hispanik”- 41

GjuhĂ« Turke me profile; “GjuhĂ«, letĂ«rsi dhe qytetĂ«rim turk” dhe “PĂ«rkthim dhe Interpretim”- 51

Histori- 67

Informatikë- 10

Informatikë Ekonomike- 4

Inxhinieri Matematike dhe Informatike- 46

Kimi- 51

Kimi Farmaceutike- 37

Kimi Industriale dhe Mjedisore- 61

Kimi dhe Teknologji Ushqimore- 50

Matematikë- 31

Psikologji- 17

Punë Sociale- 42

Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze- 23

Shkenca Natyrore Mjedisore- 38

Shkenca Politike- 68

Sociologji- 53

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi- 30

Kuota të lira/Universiteti Politeknik

Arkitekturë (Arkitekt)- 0

Arkitekturë (Urbanist)- 0

Arkitekturë Interieri dhe Dizajn- 0

Inxhinieri Ekonomike- 43

Inxhinieri Elektrike – Automatizimi i IndustrisĂ«- 10

Inxhinieri Elektrike – EnergjitikĂ«- 14

Inxhinieri Elektronike- 18

Inxhinieri Fizike- 29

Inxhinieri Gjeodezi- 25

Inxhinieri Gjeoinformatike- 37

Inxhinieri Gjeologjike- 45

Inxhinieri Gjeomjedis- 45

Inxhinieri Hidroteknikë- 12

Inxhinieri Informatike- 1

Inxhinieri Kimike- 28

Inxhinieri Matematike- 47

Inxhinieri Materiale- 62

Inxhinieri Mekanike- 17

Inxhinieri Mekatronike- 20

Inxhinieri Mjedisi- 30

Inxhinieri Ndërtimi- 7

Inxhinieri Tekstili dhe Mode- 52

Inxhinieri Telekomunikacioni- 32

Inxhinieri e Burimeve Minerare- 47

Inxhinieri e Naftes dhe Gazit- 34

Kuota të lira/Universiteti i Mjekësisë

Farmaci- 0

Fizioterapi- 33

Higjenist Dentar- 25

Infermieri e PĂ«rgjithshme- 6

Logopedi- 9

Mami- 8

Mjekësi e Përgjithshme- 0

Shëndet Publik- 15

Stomatologji- 0

Teknike Imazherie- 20

Teknike Laboratori- 18

Teknikë Dentare- 3

Kuota të lira/Universiteti Bujqësor

Agroturizëm dhe Mikpritje- 19

Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural- 51

Ekonomiks i Aplikuar- 11

Financë Kontabilitet- 20

Informatikë Biznesi- 16

Inxhinieri Agrare profili : Agronomi- 23

Inxhinieri Agrare profili : Biologji Marine dhe Akuakulturë- 21

Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm- 24

Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi- 20

Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë- 18

Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh- 24

Inxhinieri Agromjedisi- 40

Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji Agroushqimore- 41

Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji pijesh alkolike dhe jo alkolike- 23

Inxhinieri Pyjore- 17

Inxhinieri Pyjore- -Menaxhim i zonave të mbrojyura dhe parqve urbane- 20

Inxhinieri PĂ«rpunim Druri- 14

Inxhinieri PĂ«rpunim Druri profili: Dizajn I Mobiljeve dhe Interierit- 23

Kopshtari- 28

Menaxhim Agrobiznesi- 69

Menaxhim Sistemesh Informacioni- 16

Menaxhim Turizmi Rural- 69

Menaxhim Veterinar- 23

Mjekësi Veterinare- 39

Shkenca Mjedisore profili: Menaxhimi i Burimeve Natyrore- 39

Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit- 27

Teknolog Bujqësor- 32

Teknologjite e Akuakultures dhe Peshkimit- 23

Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale- 23

Zooveterinari- 27

The post Sot dita e fundit e çrregjistrimeve, shpallen kuotat e lira për raundin II në universitete, gjuhët e huaja të padëshiruara (Lista e plotë në të gjithë fakultetet) appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Shtohet prania e forcave policore, mes tyre dhe civilë. Manastirliu: Në shkolla ka dhunë, bullizëm, drogë

13 September 2024 at 12:36

Nga Gazeta Si – Fenomene si ngacmimet, agresioni, dhuna dhe bullizmi janĂ« shtuar nga pĂ«rdorimi i teknologjisĂ« dhe rrjeteve sociale dhe shkolla Ă«shtĂ« ambienti ku ndodhin mĂ« shumĂ« kĂ«to fenomene.

Këtë e pranon Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila thotë se për të rritur sigurinë e nxënëseve në shkolla është rritur numri i oficerëve të sigurisë.

“Ne jemi tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r rreziqet qĂ« pĂ«rballen fĂ«mijĂ«t tanĂ«, ngacmime, agresioni dhe dhuna, sigurisht edhe ajo online, bullizmi. Fenomene qĂ« janĂ« shtuar nga pĂ«rdorimi i teknologjisĂ« dhe rrjeteve sociale. MendojmĂ« se pĂ«rpjekjet janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« krijuar mburojĂ«n e sigurisĂ« nĂ« shkolla, kemi shtuar numrin e oficerĂ«ve tĂ« sigurisĂ« nĂ« shkolla çdo vit, 240 tĂ« cilĂ«t nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me mĂ«suesit, me komunitetin, bordin e prindĂ«rve, po bĂ«jnĂ« njĂ« punĂ« tĂ« lavdĂ«rueshme. NĂ« raport me vit mĂ« parĂ«, janĂ« ulur incidentet 733 mĂ« pak tĂ« raportuara”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, Manastirliu tha se janë duke punuar për një trajtim për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e fëmijët.

“OficerĂ«t e sigurisĂ« nuk janĂ« ruajtĂ«sit e rendit, por kanĂ« mision pĂ«r tĂ« siguruar ambiente tĂ« paqta, pĂ«r tĂ« informuar nĂ« kohĂ« mĂ«suesit e prindĂ«rit, pĂ«r tĂ« bashkĂ«vepruar me punonjĂ«sit sociale dhe psikologĂ«t brenda shkollĂ«s. Fokusi i tyre Ă«shtĂ« parandalimi, si tĂ« afrohemi me nxĂ«nĂ«sit, si tĂ« kuptojmĂ« qĂ« fĂ«mija ka pĂ«rjetuar njĂ« ngjarje tĂ« padĂ«shirueshme, qĂ« mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« sjellje agresiviteti, pĂ«rdorimin e alkoolit, drograve, duhanit, janĂ« fenomene prezentĂ«. NĂ«se duam t’i eliminojmĂ«, duhet ti pranojmĂ« qĂ« ekzistojnĂ«. Ky sistem i sigurisĂ« sĂ« fĂ«mijĂ«ve do tĂ« fuqizohet”, tregoi Manastirliu.

NdĂ«rsa ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« ka siguria nĂ« shkolla dhe angazhimin pĂ«r t’u krijuar nxĂ«nĂ«sve dhe mĂ«suesve njĂ« mjedis ku ata tĂ« ndjehen tĂ« mbrojtur dhe tĂ« sigurtĂ«.

“Aktualisht, kemi shtuar praninĂ« e forcave policore, me dhe pa uniformĂ«, nĂ« zonat rreth shkollave, me qĂ«llim kontrollin dhe parandalimin e çdo incidenti qĂ« dĂ«mton shĂ«ndetin dhe sigurinĂ« e nxĂ«nĂ«sve.

JanĂ« instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, nĂ« hyrje dhe nĂ« perimetrin e institucioneve shkollore, pĂ«r t’u garantuar qĂ« çdo incident tĂ« parandalohet nĂ« kohĂ«â€œ, tha ministri.

Ndërkohë Edi Rama theksoi se ata mësues që do të dallohen do të paguhen më mirë.

“Sot kemi arritur me ndĂ«rhyrjen e fundit tĂ« muajit qershor, qĂ« pagĂ«n mesatare tĂ« mĂ«suesve ta kemi 950 euro. ËshtĂ« njĂ« rritje domethĂ«nĂ«se brenda sĂ« cilĂ«s ka njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim sipas eksperiencĂ«s dhe sipas kritereve tĂ« vendosura nĂ« njĂ« rrugĂ«tim tĂ« mĂ«suesve, ku ata qĂ« dallohen tĂ« paguhen mĂ« mirĂ«â€, tha Rama.

The post Shtohet prania e forcave policore, mes tyre dhe civilë. Manastirliu: Në shkolla ka dhunë, bullizëm, drogë appeared first on Gazeta Si.

Mbyllen 7 fazat e regjistrimeve në Universitete, nuk ka më vende në degët kryesore. Drejtësia pa interes, ka 107 kuota bosh

13 September 2024 at 11:28

Nga Gazeta Si- Mbyllet sot raundi i parë i regjistrimeve në Universitete ku programet kryesore, ato më të kërkuarit janë ezauruar që prej 3 fazave të para si mjekësia që kishte rekord kërkesash që në ditën e parë të fazave.

Mjekësia, stomatologjia, inxhinieria, inxhinieri informatike, urbanistika dhe IT kanë ezauruar të gjitha kuotat duke treguar dhe këtë vit se vijojnë të mbeten të preferuarat për studentët e ardhshëm.

Ndërkohë, drejtësia duket se nuk është më në interesin e studentëve. Një nga degët më të kërkuara ndër vite, ka deri tani 107 kuota bosh.

Sipas të dhënave, rreth 80 për qind e maturantëve kanë zgjedhur degën e preferuar, duke u lënë kështu hapësirë maturantëve të tjerë, që nuk kanë qenë fitues në 7 fazat e raundit të parë që te zgjedhin degën e preferuar.

Nga dita e nesërme (14 shtator) deri pasditen e të dielës, maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit, për të përzgjedhur një tjetër degë studimi.

Për maturantët nën 6.5 do të ofrohen programe 2 vjeçare profesionale. Viti i ri akademik fillon më 7 tetor.

The post Mbyllen 7 fazat e regjistrimeve në Universitete, nuk ka më vende në degët kryesore. Drejtësia pa interes, ka 107 kuota bosh appeared first on Gazeta Si.

Rikthimi i ligjit tĂ« mjeksisĂ« nĂ« komisione ‘zbut’ socialistĂ«t, mbĂ«shtesin studentĂ«t. PD: Por nĂ« fund do votoni siç do partia

10 September 2024 at 12:47

Nga Gazeta Si- Rikthimi i ligjit që detyron studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve i ka ulur tensionet në Komisionin e edukimit midis opozitës dhe maxhorancës.

Të gjithë anëtarët e komisionit, bashkë me 4 studentë që ishin pjesë si grup interesi ishin dakord që ligji duhet të rishikohet dhe të gjithë bashkë duhet të bien në dakordësi për një të mirë të përbashkët.

E para qĂ« foli ishte ish-ministrja e arsimit, tani zv/kryetare e komisionit tĂ« edukimit Evis Kushi e cila i parapriu diskutimit me fjalinĂ« “nuk dua tĂ« bĂ«j debat me ju”.

Më tej, Kushi shtoi se do të dëgjojë studentët që në fund të ketë një projektligj që ka dakordësinë e të gjithëve.

“Nuk dua debat me ju. Dua tu dĂ«gjoj dhe do ju dĂ«gjoj me kĂ«naqĂ«si qĂ« nĂ« fund tĂ« kemi dakordĂ«si”, tha Kushi.

Në komision studentët kërkuan që si fillim të ketë ndryshime në të gjithë sistemin shëndetësor dhe se problematika nuk qëndron tek to.

“Ky ligj Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e shpejtĂ« qĂ« ju tĂ« mbani kĂ«tu studentĂ«t. Duhet tĂ« bĂ«hen investime sĂ« pari. Nuk keni parĂ« shkakun pse ikin mjekĂ«t”, thanâ™Ș7 studentĂ«t.

Gjithashtu ata theksuan se do të dëshironin që periudha e stazhit të përgjysmohet në 3 muaj si dhe të paguhen të gjitha kuotat e specializimeve.

Me këto dy kërkesa ishin dakord edhe anëtarët në radhët e Partisë Socialiste.

Ishte deputeti Florenc Spaho i cili tha se bie dakord me kĂ«rkesat e studentĂ«ve, ndĂ«rsa shtoi se, parĂ« nĂ« syrin e studentĂ«ve “ndoshta kĂ«tĂ« do bĂ«nim edhe ne”, referuar reagimeve tĂ« studentĂ«ve.

Edhe deputetja Lindita Buxheli ra dakord që studentët specializantë të paguhen si edhe që periudha e stazhit të ulet nga 6 muaj në 3 muaj.

“Jam dakord qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« me ndryshimet. Do gjejmĂ« njĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

Dakord ishte edhe Dasantila Tahiraj e cila argumentoi se nisur nga interesi i lartë për shërbim, studentët duhet të kuptojnë se ka mungesa dhe nevoja për to, por ra dakord me kërkesat e studentëve.

Dakordësia e deputetëve të PS ka acaruar kryetaren e komisionit Ina Zhupa e cila tha se anëtarët mbështesin studentët në kërkesat e tyre por në fund votojnë siç ua kërkon partia.

“Jeni po ju qĂ« nĂ« fund votoni siç e do partia ndĂ«rkohĂ« qĂ« kĂ«tu I mbĂ«shtesni dhe u jepni tĂ« drejtĂ« studentĂ«ve. Shpresoj qĂ« tĂ« reflektoni dhe tĂ« dĂ«gjoni ndĂ«rgjegjen tuaj kur tĂ« votoni kĂ«tĂ« herĂ«â€, tha Zhupa.

The post Rikthimi i ligjit tĂ« mjeksisĂ« nĂ« komisione ‘zbut’ socialistĂ«t, mbĂ«shtesin studentĂ«t. PD: Por nĂ« fund do votoni siç do partia appeared first on Gazeta Si.

Kriza e arsimit shqiptar: Rënia drastike e numrit të nxënësve

By: gaze tare
9 September 2024 at 13:02

Viti shkollor 2024-2025 në Shqipëri nis nën hijen e një krize të thellë në sistemin arsimor, me një rënie drastike të numrit të nxënësve që po bëhet gjithnjë e më alarmante. Kjo situatë nxjerr në pah dështimin e politikave arsimore dhe nevojën urgjente për ndërhyrje.

Statistikat tronditëse

-Arsimi 9-vjeçar publik numëron vetëm 238,000 nxënës, një rënie shokuese prej 7.8% krahasuar me vitin e kaluar.

-Në një dekadë, sistemi arsimor ka humbur 125,000 nxënës, një shifër që flet për një krizë të papreçedentë demografike dhe sociale.

-Qarku i Elbasanit raporton një rënie prej 2.8%, ndërsa zonat rurale përballen me një kolaps të vërtetë, me 40% më pak nxënës.

Këto shifra nuk janë thjesht numra; ato përfaqësojnë një brez të tërë që po humbet mundësitë për arsimim cilësor dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Shkaqet e krizës: Më shumë se thjesht demografia

Ndërsa rënia e lindjeve është një faktor i rëndësishëm, shkaqet e vërteta të kësaj krize janë shumë më të thella:

1-Emigracioni masiv i familjeve: Mijëra familje po largohen çdo vit, duke marrë me vete shpresat për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Ky është një dështim i qartë i politikave ekonomike dhe sociale të vendit.

2-Urbanizimi i pakontrolluar: Braktisja e zonave rurale nuk është thjesht një zhvendosje popullsie, por një dëshmi e mungesës së investimeve dhe mundësive në këto zona.

3-Cilësia e dobët e arsimit: Raportet ndërkombëtare si PISA vazhdojnë të rendisin Shqipërinë në fund të listave, duke nxitur familjet të kërkojnë arsim më cilësor jashtë vendit.

4-Mungesa e investimeve: Pavarësisht taksave të dedikuara për arsimin, shumë projekte shkollore mbeten të parealizuara, siç dëshmohet nga situata në Tiranë.

Dështimet e sistemit: Nga qyteti në fshat

Tirana: Premtime të pambajtura

Kryeqyteti, që supozohet të jetë shembulli i zhvillimit, shfaq dështime të qarta:

Nga 17 shkolla të premtuara, vetëm 9 u ndërtuan, pavarësisht 55 milionë eurove të mbledhura nga taksa e arsimit.

Lagje të tëra si Astiri, Selita dhe Lundra, me dhjetëra mijëra banorë, ende nuk kanë një shkollë publike.
Mijëra nxënës detyrohen të mësojnë me turne, duke kompromentuar cilësinë e arsimit.
Këto fakte ngrenë pyetje serioze mbi menaxhimin e fondeve dhe prioritetet e pushtetit vendor.

Shkodra: Një pasqyrë e rënies kombëtare

Situata në Shkodër ilustron problemet në shkallë vendi:

400 nxënës më pak se viti i kaluar, një rënie prej 2% që duket se do të përshpejtohet. Mbyllja e 3 shkollave dhe vazhdimi i mësimit me dy turne në 3 të tjera tregon për një sistem në tkurrje. Përdorimi i gazit për ngrohje në disa shkolla ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe kushtet e mësimdhënies.

Elbasani: Simptoma të një krize më të gjerë

Edhe në qendrat e mëdha urbane si Elbasani, situata mbetet shqetësuese:

Vetëm 1,028 nxënës të rinj në klasë të parë dhe 856 në të dhjetën tregojnë për një rënie të vazhdueshme.
31 nga 57 shkollat publike ndodhen në zona rurale, shumë prej të cilave rrezikojnë mbylljen për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Perspektiva e zymtë për të ardhmen

Të dhënat e Censit 2023 parashikojnë një të ardhme edhe më të errët për arsimin shqiptar:

Numri i fëmijëve 0-6 vjeç ka rënë në 160,719 nga 260,000 që ishte në 2011, një rënie prej gati 40% në vetëm një dekadë.

Vetëm 24,000 fëmijë pritet të fillojnë klasën e parë këtë vit, një shifër alarmante që tregon se kriza do të thellohet.
Diferenca prej 20% mes lindjeve dhe numrit aktual të fëmijëve është një tregues i qartë i emigrimit masiv të familjeve me fëmijë të vegjël.

Nevoja urgjente për veprim

Situata e arsimit në Shqipëri nuk është thjesht një sfidë administrative, por një krizë kombëtare që kërkon vëmendje dhe veprim të menjëhershëm. Dështimi për të adresuar këtë problem do të ketë pasoja afatgjata për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Reforma të thella arsimore: Nevojitet një ripërcaktim i plotë i kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies për të rritur cilësinë e arsimit.

-Investime të targetuara: Fondet duhet të alokohen me transparencë dhe efikasitet, duke prioritizuar zonat më në nevojë dhe projektet me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit.

-Politika për mbajtjen e familjeve: Qeveria duhet të zhvillojë programe të gjera sociale dhe ekonomike për të inkurajuar familjet të qëndrojnë në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale.

-Decentralizim i arsimit: Duhet dhënë më shumë autonomi shkollave dhe komuniteteve lokale për të adresuar nevojat specifike të çdo zone.

Mbështetje për mësuesit: Programe të forta për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e kushteve të punës për mësuesit janë thelbësore për të tërhequr dhe mbajtur talente në sistem.

Kriza e arsimit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« njĂ« thirrje zgjimi pĂ«r tĂ« gjithĂ« shoqĂ«rinĂ«. NĂ«se nuk veprohet tani, vendi rrezikon tĂ« humbasĂ« njĂ« brez tĂ« tĂ«rĂ« dhe me tĂ«, shanset pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ«. ËshtĂ« koha qĂ« politikanĂ«t, mĂ«duesit dhe e gjithĂ« shoqĂ«ria tĂ« bashkohen pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar arsimin shqiptar nga kjo spirale rĂ«nieje!/GazetaReforma

The post Kriza e arsimit shqiptar: Rënia drastike e numrit të nxënësve appeared first on iconstyle.al.

❌
❌