Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO

By: V K
18 September 2024 at 11:42

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar diten e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Komandantit të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se gjatë takimit u evidentuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa u theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

The post Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan në Tiranë, shpreh mirënjohje për punën e KFOR-it në Kosovë dhe angazhimin e Shqipërisë për industrinë e mbrojtjes

17 September 2024 at 14:32

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të martë Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.

Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

The post Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan në Tiranë, shpreh mirënjohje për punën e KFOR-it në Kosovë dhe angazhimin e Shqipërisë për industrinë e mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

❌
❌