Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

By: user 2
18 September 2024 at 19:39

Menjëherë pasi u bë hit në rrjetet sociale për servilizmin e neveritshëm ndaj liderit, socialistaj më e re nga Kembrixhi është bërë pjesë e qeverisë. Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj. Kështu ka vendosur mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. 

Por kulmi i qesharakëzimit arriti gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euroneës. Aty Ilva Guzi tha: “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”. Dhe menjëherë ashtu si për Elisa Spiropalin erdhi shpërblimi. Ajo u emërua zv ministre.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Silda Çepe emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

By: user 2
16 September 2024 at 15:03

Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish Shkollës së Bashkuar, të cilët rrekeshin të rivendosnin bustin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie.

Kjo është fabula e asaj që është propaganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përballja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat, e shkolluar në Londër për arkitetkturë, e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të së pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të “vrasin” baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva, e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish krytar i PS në Golem.

Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euronews. Aty qenë ftuar 19 vjeçarja Helena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet, të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. “Nuk e njohim” qe qëndrimi standart.

Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre të rinjve u duhej të komentonin difektet e tij.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat, Ilva Gjuzi.

“Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj”, vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj.

Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: “E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij”, tha ajo. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artist me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë, e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja.

Rama, ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare, po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi t’i testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do t’i lejojë më të dalin në TV.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Socialistet e reja: Rama ka të metë se bën më shumë për Shqipërinë, se për veten

16 September 2024 at 10:01

Kryeministri Edi Rama duket se po tenton të largojë socialistët e vjetër nga partia, për t’i zëvendësuar me “ushtarë” të bindur që e adhurojnë dhe e shohin si një idhull. Prurjet e reja në PS-së, kryesocialistit Edi Rama po i dalin të gjitha si Bora Muzhaqi, teksa duan që të ecin në hapat e ish-ministrive […]

The post Socialistet e reja: Rama ka të metë se bën më shumë për Shqipërinë, se për veten appeared first on BoldNews.al.

19-vjeçarja që mori vëmendjen e Ramës, Helena Kace mesazh të rinjve: Mos ikni nga Shqipëria, është vendi i mundësive

By: redi
14 September 2024 at 19:33

Studentja 19-vjeçare Helena Kace e bërë e njohur gjatë punimeve të Kongresit të PS në korrik kur çeli punimet, gjatë intervistës në “Kjo Javë”, pati një thirrje për bashkëmoshatarët e saj dhe të rinjtë në tërësi. Ajo tha se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe të braktisin vendin, pasi Shqipëria është vendi i mundësive. “Unë e kam parë veten time gjithmonë në Shqipëri. Edhe nëse largohem për një…

Source

❌
❌