Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tjetër “Legjionar” për “Shqiponjat” e Stambollit, Besiktas kërkon me ngulm “yllin” e Kombëtares

14 September 2024 at 21:56

Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli, mirëpo kjo nuk mjaftoi që “kolosi” i mbrojtjes, Ardian Ismajli të luante qoftë edhe një minutë, në Kampionatin Evropian të Gjermaniasë, Euro 2024, aventurë që i la një “shije” shumë të hidhur.

Mirëpo, duket se lënia në stol nuk mund ta zbeh “shkëlqimin” e tij, me “Legjionarin” e mbrojtjes së Komëbtares sonë, i cili është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas kartonit të tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica. /i.m /abcnews.al

Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç-in, Juventus barazon me Empolin

14 September 2024 at 20:09

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli ka qenë fenomenal në barazimin pa gola të skuadrës së tij Empoli në duelin ndaj Juventusit këtë të shtunë të luajtur në “Stadio Carlo Castellani”. Empoli priti Juventus-in për javën e katërt të Serie A dhe ajo që ra në sy ishte një paraqitje dinjitoze e vendasve në prapavijë, me […]

The post Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç-in, Juventus barazon me Empolin appeared first on BoldNews.al.

Ismajli “fut në xhep” Vlahoviç, Juventusi ndalet pa shumë shkëlqim edhe përballë Empolit

14 September 2024 at 20:18
Juventusi vazhdon të lërë pikë rrugës dhe pas barazimit ndaj Romës, ka ardhur një tjetër më shqetësues në fushën e Empolit. Përsëri me shifrat 0-0, shenjë se idetë e Tiago Motës për futbollin ofensiv, nuk po japin efekt te bardhezinjtë. Në duelin e sotëm, skuadra e Juventusit ishte ajo që kishte më shumë mbajtjen e

Empoli ngre “murin”, Ismajli me shokë i “rrëmbejnë” 1 pikë “Zonjës së Vjetër”

14 September 2024 at 19:56

Ishin të shkëlqyer në prapavijë, pjesë e së cilës është edhe “legjionari” ynë, Ardjan Ismajli.

Empoli ka shkëlqyer pasditen e kësaj të shtune, duke arritur të sigurojë një barazim të madh, përballë “Bardhezinjve” të Juventus, me sfidën e zhvilluar në “Stadio Carlo Castellani”, që u mbyll në shifrat 0-0.

Përpjekjet e “Zonjës së Vjetër” ishin të shumta, ku cënuan rrezikshëm plot 16 herë mbrojtjen e Empoli, mirëpo një super Ardjan Ismajli i shoqëruar nga pritjet fantastike të Devis Vasquez mundën të ndalonin furinë e “gjigantëve” të Italisë.

Falë këtij rezultati Empoli vazhdon ecurinë fantastike të këtij fillim sezoni, ku deri më tani janë të pamposhtur teksa kanë regjistruar 3 barazime dhe 1 fitore. I pamposhtur mbetet edhe Juventus i teknikut Thiago Motta, ku pas katër javëve ka arritur të regjistrojë 2 fitore e 2 barazime. /i.m /abcnews.al

Motra e Arbenita Ismajlit, pjesë e “BBVK”?

By: gaze tare
14 September 2024 at 10:03

Moderatorja Almedina Ismajli është një fytyrë e dashur për publikun shqiptar, pasi është bërë e njohur për shkak të pjesmarrjes në disa emisione të njohura.

Për ju që nuk e dini, ajo është motra e modeles së njohur Almeda Ismajli. Së fundmi emri i Almedinës është lakuar në mediat rozë se a do jetë pjesë e reality show ‘Big Brother Vip Kosova’.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga ajo por siç thuhet ‘ ku ka zë nuk është pa zë’. Mbetet të shihet se nëse ajo do jetë pjesë e kastit.

The post Motra e Arbenita Ismajlit, pjesë e “BBVK”? appeared first on iconstyle.al.

Është viti i Ismjalit, mbrojtësi “kuqezi” po shkëlqen kudo këtë sezon

10 September 2024 at 16:36

Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh.

Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të vërtetë, pasi la pas çdo sfidë dhe u kthye më i fortë.

Padyshim, e ka lënë pas faktin që u la në stol dhe nuk luajti asnjë minutë në Evropian.

Goli i shënuar ndaj Ukrainës ishte një konfirmim i kthimit të tij, edhe pse ishte titullar në Nations League, ndoshta sepse munguan Gjimshiti dhe Ajeti.

Sidoqoftë, kur një mbrojtës shënon, e kur për më tepër shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes, kjo padyshim që ka një kuptim të madh.

Jo vetëm te Kombëtarja, por Ismajli duket se po arrin kulme edhe tek Empoli.

Në skuadrën toskane jo vetëm që është titullar i padiskutueshëm, dhe po flasim për nivelin e Serie A, por madje trajneri hera-herës i ka besuar edhe shiritin e kapitenit.

Një vlerësim i lartë dhe plotësisht i merituar.

Është lënë pas sezoni i kaluar, kur mbrojtësi 27-vjeçar pati dëmtime, dhe shpesh humbi ndeshje në Itali.

Sipas të gjitha mundësive, futbollisti nga Kosova do të jetë titullar edhe në sfidën e sotme kundër Gjeorgjisë në arenën “Air Albania”.

Ku i dihet, ndoshta shënon edhe gol, sepse deri tani ka realizuar tre herë për fanellën “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Shkëlqeu ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Kombeve

By: S SH
8 September 2024 at 13:42

Ardian Ismajli ka shkëlqyer në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 1-2 në ndeshjen kundër Ukrainës.

Ylli shqiptar jo vetëm që realizoi një gol të rëndësishëm, por gjithashtu u dallua për ndërhyrjet e tij vendimtare në mbrojtje, duke e bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Për shkak të performancës së tij të shkëlqyer në këtë përballje, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e javës në Ligën e Kombeve.

Ismajli ishte lojtari më i mirë i Shqipërisë dhe SofaScore e ka renditur atë në ekipin ideal të xhiros.

Përveç qendërmbrojtësit shqiptar, në formacionin më të mirë janë përfshirë edhe yje të tjerë si Declan Rice, Kevin De Bruyne, Kvicha Kvaratskhelia, Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Alexander Isak.

Team of the Week provided by Sofascore

The post Shkëlqeu ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Kombeve appeared first on Albeu.com.

Ardian Ismajli: Mund të shënonim më shumë

By: admin
7 September 2024 at 23:30

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren kuqezi, 2-1 përballë Ukrainës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, jo vetëm për golin e shënuar por dhe pwr ndërhyrjet e bëra në disa raste të krijuara nga kundërshtari.

Pas ndeshjes autori i golit të barazimit u shpreh:

“Kemi besuar se mund të fitonim, e dominuam Ukrainën, kishim mundësi të shënonim 3 apo 4 gola. E merituam plotësisht. Është normale që në minutat e fundit të tërhiqesh, sepse duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm”.

Mungesa e minutave në Evropian

“Është e vërtetë që nuk kisha minuta në Evropian, por unë jam profesionist, e pranova vendimin e trajnerit me sportivitet. Gjithmonë kam dhënë maksimumin në Kombëtare dhe do vazhdoj ta bëj deri në fund. Mentalisht nuk kam qenë mirë, por më ndihmuan pushimet, më pas u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë”.

The post Ardian Ismajli: Mund të shënonim më shumë appeared first on Albeu.com.

❌
❌