Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi

By: D Marku
16 September 2024 at 16:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se shteti i tij do të hakmerret ndaj sulmit me raketë që goditi pjesën qendrore të Izraelit.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi rebelët huthi, një grup nga Jemeni që gëzon përkrahjen e Iranit, morën përgjegjësinë për sulmin, i cili nuk pati pasoja tek banorët e zonës, ndërkohë që konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdon të zgjerohet.
Ky zjarr në afërsi të Modiinit, në pjesën qendrore të Izraelit, u shkaktua nga sulmi i rebelëve huthi në Jemen, një grup i lidhur me Iranin, që goditi Izraelin me raketë balistike hipersonike nga një distancë prej 2040 kilometrash.

Zëdhënësi i rebelëve huthi, Jahja Saree paralajmëroi sulme të tjera.

“Armiku izraelit të përgatitet për sulme të reja ndërsa i afrohemi përvjetorit të parë të operacionit të bekuar të tetorit. Ato përfshijnë operacione për përkrahje të vazhdueshme për palestinezët e shtypur”, deklaroi ai.

Ai iu referua sulmit terrorist të 7 tetorit të kryer nga Hamasi gjatë të cilit grupi militant vrau 1,200 persona në Izrael dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë.

Dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë gjatë kundër-ofensivës së Izraelit në Gazë.

Izraelit njoftoi se nuk kishte të lënduar nga sulmi me raketë i fundjavës, por Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej gjatë takimit të kabinetit të tij.

“Jemi në një fushatë me shumë fronte kundër boshtit të së keqes… Deri më tani ata do të duhej ta kuptonin që do të paguajnë një çmim të ashpër për secilën përpjekje për të na dëmtuar… Hamasi tashmë po e kupton nga veprimet tona, që do të çojnë në shkatërrimin e tij dhe lirimin e pengjeve tona”, tha ai.

Përkundër zotimit të tij për të siguruar lirimin e pengjeve, shumë izraelitë thonë se kryeministri Netanyahu nuk po bën sa duhet.

“Ai nuk mërzitet nëse ata vdesin. Atij nuk i bëhet vonë për asgjë. Atij i intereson vetëm të vazhdojë të sundojë dhe në fakt as këtë nuk po e bën.

Ai nuk po menaxhon asgjë në Izrael. Izraeli është në anarki të plotë”, tha protestuesi Israel Charag.

Demonstratat kundër qeverisë së zotit Netanyahu nuk paraqesin risi në Izrael.

Por këto protesta masive kanë marrë hov javëve të fundit, pasi ushtria gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi, të cilin qeveria amerikane e ka shpallur organizatë terroriste, vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një armëpushimi që do të përfshinte lirimin e personave që vazhdojnë të mbahen peng./VOA

The post Izraeli zotohet se do të hakmerret për sulmin e rebelëve huthi appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

SPAK ka frikë për sulme/ Hapet super tenderi, 708 mijë € për skanimin e mjeteve dhe zarfeve

By: V K
15 September 2024 at 10:03

Një shumë prej 708 mijë euro është vendosur të shpenzohet nga SPAK, me qëllim blerjen e një sistemi të avancuar për skanimin e mjeteve që hyjnë në oborin e Prokurorisë së Posaçme, sistem ky që shërben si mbrojthës antiterorizëm në shumë institucione të sigurisë.

Kujtojmë se hapja e këtij tenderi, vjen në një kohë kur SPAK, sapo ka mbyllur mega procedurën tenderuese prej 4 miliard lekë, që do shkojë për mobilimin e godinës së re të SPAK, ndërtimin e një tuneli ajror dhe ndërtimi i disa shkallëve të brendshme brenda objektit ekzistues të dhuruar nga Bashkia e Tiranës.

Të presim se kush do jetë subjekti tregtar që do fitojë këtë tender të hapur nga SPAK.

Ndërkohë gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se shkak për blerjen e këtij sistemi mbrojtës që synon të blindojë nga jashtë dhe brenda hyrjet dhe daljet e SPAK, është bërë një informacion i mbëritur nga Policia e Shtetit, për një skenar të mundshëm të sulmit të godinës me dron ose makina të mbushura me tritol.

Ndaj duke vlerësuar këto informacione të policisë, por dhe duke parë tendencën e disa individëve të krimit të organizuar të përgjuar nga vetë SPAK, drejtuesi i këtij institucioni Altin Dumani, ka vendosur ta zgjidhë qesen financiare, duke shpenzuar plot 708 mijë euro, ku qëllimi është blindimi i hyrjeve dhe daljeve të këtij institucioni.

Sipas dokumentave, tenderi është ndarë në dy lote të posaçme, ku Loti i Parë përmes një shumë financiare prej 218 mijë euro synon të blejë një paisje skanimi për bagazhe, një paisje skaner për zarfet e postës si dhe 1 urë kontrolli.

Ndërkohë Loti i Dytë, i këtij tenderi synon që përmes shumës financiare prej 489 mijë euro, të blejë një paisje skaner për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe parkohen në ambjentet e brendshme të SPAK, si dhe një paisje automatike e quajtur “Bollard”.

Njësia e skanimit duhet të jetë e dizenjuar për të dhënë rezultate maksimale në skanimin e poshtëm të automjeteve.

Sipas vetë dokumentave të SPAK, qëllimi i blerjes së sistemit automatik me siguri të lartë “Bollard”, është të ndalojë automjetet nga hyrja e paautorizuar në zona të sigurisë dhe të ruajë nivelin më të lartë të mbrojtjes ndaj antiterrorizmit.

SPAK, synon të blejë dy copë sisteme të tilla me tre piston çeliku, të cilat do vendosen në hyrjen dhe daljen e tunelit të godinës së SPAK dhe hyrjen dhe daljen në oborin e SPAK.

Ndërsa dy sisteme do blihen për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe dalin në SPAK. Pritet që dy tenderat të mbyllen në 11 tetor të këtij viti, ku disa ditë më pas të shpallet fituesi i kësaj procedure.

Në pjesën më të madhe te procedurave tenderuese të hapura, por dhe të mbyllura që zhvillon SPAK, kompanitë fituese janë të paracaktuara dhe dihet fituesi para se të hapen zarfat e ofertave.

Por kjo gjë nuk sjell aspak shqetësim brenda SPAK, duke e konsideruar si diçka normale dhe të modës, e për pasojë duke mos hapur asnjë hetim penal apo qoftë dhe administrative.

Kur SPAK nuk kontrollon SPAK, atëherë e kush tjetër nga institucionet shtetërore duhet ta kontrollojë atë.

The post SPAK ka frikë për sulme/ Hapet super tenderi, 708 mijë € për skanimin e mjeteve dhe zarfeve appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Sulmi i 7 tetorit në Izrael/ Jep dorëheqjen kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake

By: So Nila
13 September 2024 at 11:15

Pas dështimit të agjencisë për të penguar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake të Izraelit njoftoi dorëheqjen.

“Komandanti i Njësisë 8200, brigadieri Yossi Sariel, ka informuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen”, u tha në një deklaratë të ushtrisë.

Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite, e fajësuar për dështimin e 7 tetorit, ka përjetuar një krizë të paprecedentë dhe komandanti i saj, gjenerali Aaron Haliva, ishte oficeri i parë i lartë ushtarak izraelit që dha dorëheqjen, në prill 2024.

/abcnews.al

Sulmet ruse në Kharkiv, tre të vdekur dhe 9 të plagosur

By: So Nila
13 September 2024 at 08:54

Rusia nuk ndal sulmet, duke bombarduar sulmet në një fshat në rajonin e Kharkivit të Ukrainës verilindore. Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një deklaratë thuhet se një person vdiq nga plagët e tij në spital pas sulmit në fshatin Borova, në juglindje të Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse.

Ndërkohë, prokurorët raportuan gjithashtu se pesë persona u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin e Kharkiv, qarkut Kyivskyi. Zyrtarët në rajonin kufitar ngjitur të Sumy-t thanë se forcat ruse kishin goditur zonat kufitare 57 herë gjatë ditës.

Rajoni Sumy shtrihet përballë rajonit Kursk të Rusisë jugore, ku forcat ukrainase janë të angazhuara në një inkursion të nisur muajin e kaluar.

/abcnews.al

Ushtria izraelite vret stafin e OKB në Gaza, reagon Guterres: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

By: So Nila
12 September 2024 at 11:45

Agjencia e OKB për refugjatët palestinezë, tha se 6 punonjës të saj ishin vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në një shkollë në Gaza. Në një deklaratë agjencia pohoi se ky ishte bilanci më tragjik në një incident të vetëm për stafin e tyre, që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në tetor.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza bëri të ditur se 18 persona ishin vrarë në sulmin e ndodhur në shkollën al-Jaouni në kampin e refugjatëve të Nuseirat, i cili po përdoret si vendstrehim nga mijëra palestinezë të shpërngulur.

Ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë sulme të preçizionit të lartë kundër terroristëve që planifikonin sulme nga shkolla, dhe se kishte marrë masa për të shmangur dëme ndaj civilëve.

Sekretari I përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres e cilësoi ngjarjen si shkelje dramatike të ligjit humanitar ndërkombëtar.

“Edhe Hamasi ka shkelur vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe mbetet çështje e tmerrshme e pengjeve. Por është e qartë se ajo që po ndodh në Gaza është totalisht e papranueshme”, tha Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB.

Ambasadori izraelit në OKB Danny Danon, ju kundërpërgjigj kritikave të Guterres duke thënë se ishte e palogjikshme që OKB vijonte të dënonte vendin e tij në luftën e drejtë kundër terroristëve. Mbi 41 mijë vetë janë vrarë në enklavën e copëtuar gjatë operacionit ushtarak të izraelit prej tetorit të kaluar.

/abcnews.al

❌
❌