Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, deputetja Ulliri: Fituan banorët, të bëhen publike zgjidhjet

By: M C
12 September 2024 at 18:46

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një interpelancë me zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me segmentin Kashar-Thumanë, i cili për shkak të mungesës së nyjeve lidhëse, kishte bllokuar rreth 85 mijë banorë të zonës së Krujës, Fushë-Krujës, Niklës, Thumanës etj, të cilët nuk kishin asnjë akses në rrugën e re.

Pas protestave të njëpasnjëshme, pati një tërheqje në qëndrim nga Balluku, e cila u dorëzua si pasojë e presionit qytetar, duke pranuar gjetjen e një zgjidhjeje, që do të konsistojë pikërisht në krijimin e mundësive që banorët të kenë akses në segmentin Thumanë-Kashar.

Në një reagim, deputetja demokrate Andia Ulliri tha se kjo seancë plenare solli në vëmendje fakte nga projekti i aksit Thumanë-Kashar, segment i Korridorit Blu.

“Nje vit kontestime, dy muaj intensive proteste me banorët për akses, ku përballja me mungesën e reagimit, dizinformimi dhe dhuna policore e bëri të vështirë betejën tonë si banorë për të bërë të qartë kërkesat tona.

Kjo betejë për shumë nisi nga data 30 qershor e për mua kjo betejë nisi ditën ku banorët u përballën me makinacionet për shpronësime në Bërxullë e më tej në ndërtimin e rrugës.

Sot gjatë interperlancës u bë publike dhe arritja e adresimit të kërkesave të banorëve dhe zgjidhjes së shumë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nyjet e shkëmbimit.

Kërkova të bëhen publike përfundimisht kërkesat dhe zgjidhjet përfundimtare në konformim me ligjin për Bashkinë Krujë në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar”, shprehet Ulliri në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim ajo shprehet se si Deputete e Bashkisë Krujë në të gjitha përpjekjet që ka bërë prej dy vitesh në krijimin e zgjidhjeve dhe mbështetjes së kësaj kauze, shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time ndaj çdo banori që kontribuoi në zgjidhjen e këtij problemi me vërtetësi dhe guxim.

“Shumë thanë që ne ishim gabim dhe protestonim pa të drejtë por koha na dha të drejtën që kërkonim”, u shpreh ajo.

The post Protesta në aksin Thumanë-Kashar, deputetja Ulliri: Fituan banorët, të bëhen publike zgjidhjet appeared first on Albeu.com.

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët kanë takuar kryetarin e Bashkisë Krujë, ai iu ka premtuar që…

By: D Marku
6 September 2024 at 18:49

Ka nisur protesta e 12 e banorëve të Thumanës, që po kërkojnë hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Protestuesit vazhdojnë që të jenë në rrugë dhe po ashtu edhe punonjësit e policisë.

Segmenti rrugor që ka kushtuar 1.3 miliardë euro, ka vendosur në konflikt banorët dhe qeverinë.

Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë. Disa banorë janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem.

Banorët presin përgjigje deri të hënën, pasi ndryshe qytetarët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

The post Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët kanë takuar kryetarin e Bashkisë Krujë, ai iu ka premtuar që… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Nis protesta e banorëve për rrugën Thumarë-Kashar

By: D Marku
3 September 2024 at 18:48

Protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar ka nisur pasditen e sotme.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish në protestë në lidhje me rrugën Thumanë-Kashar.

Ata janë duke protestuar kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

The post FOTO/ Nis protesta e banorëve për rrugën Thumarë-Kashar appeared first on Albeu.com.

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar, banorët: Çështjen do ta çojmë në SPAK!

By: M C
30 August 2024 at 20:26

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po vijojnë me protestën në autostradën Thumanë- Kashar, ku kërkojnë të kenë akses në rrugën e re.

Ata janë shprehur se protestat do të vijojnë derisa të gjendet zgjidhje, ndërsa kanë fimosur kallëzimin penal që do të dërgojnë në SPAK lidhur me çështjen e aksesit në autostradë.

“Ne e kemi tepër të nevojshëm aksesin në autostradë. Pa ketë akses, bizneset tona do të falimentojnë. Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë”, kanë thënë banorët.

Banorët po ashtu i kanë bërë thirrje policisë të lirojnë protestuesit e arrestuar pasi sipas tyre tre janhë shoqëruar nga forcat e policisë.

The post Protesta në autostradën Thumanë-Kashar, banorët: Çështjen do ta çojmë në SPAK! appeared first on Albeu.com.

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me policinë duke bllokuar autostradën

By: M C
30 August 2024 at 19:20

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë dalë sërish pasditen kësaj të premte, 30 gusht në protestë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, e disata në radhë e zhvilluar që nga hapja e kësaj rruge.

Si në protestat e kaluara banorët kanë bërë thirrje institucioneve për shqiptare për të krijuar një dalje dytësore që të kalojë në rrugën e vjetër për shkak se bizneset e tyre në këtë mënyrë po falimentojnë.

Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi që po bëhet hapur në kurriz të tyre.

Pjesë e protestës së sotme janë edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa është shoqëruar nga një numër i madh policësh

Gjatë protestës, banorët janë konfliktuar me uniformat blu të policisë së shtetit pasi nuk pranojnë që të lirojnë rrugën, duke shkaktuar edhe trafik kilometrik për qindra kilometra.

“Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.” – është shprehur një nga banorët.

The post Protesta në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me policinë duke bllokuar autostradën appeared first on Albeu.com.

❌
❌