Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë

By: user 2
18 September 2024 at 23:05

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e së mërkurës, edhe pse në Etihad, mes Manchester City e Inter u luajt hapur në kërkim të fitores. 0-0 por shumë raste për shënim në të dy krahët. Fitore në frymën e fundit për PSG, që gjeti të Girona një kundërshtar shumë më të vështirë se mendonte. Mendes shpëtoi nga kritikat teknikun Luis Enrique në minutën e 90′. Goleadë e Celtic që i dha një shuplakë 5-1 Slovan, ndërsa Borussia Dortmund godet me tris në transfertën me Brugge.

MANCHESTER CITY 0-0 INTER

Inter ndal Manchester City dhe largohet nga Etihad me kokën lart dhe një barazim të mirë: 0-0. Natyrisht ka edhe disa keqardhje, si thembra e Darmian në vend të goditjes në portë dhe super rasti i Mkhitaryan me të djathtën, të dyja në pjesën e dytë. Një paraqitje e shkëlqyer e Taremi, i cili e nisi titullar në vend të Lautaro, që hyri në pjesën e dytë, por në përgjithësi nga i gjithë Interi. Skuadra e teknikut Inzaghi ruajti portën e paprekur për herë të parë jashtë shtëpisë, pasi pësoi dy gola në Genoa dhe një në Monza.

Lexo më tejVideo/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

Ndaj sulmit më të mirë në Premier League, megjithatë, Acerbi dhe shokët e tij rrezikuan shumë pak, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 79′ Sommer devijoi goditjen e Gvardiol me këmbën e djathtë, e kjo pasi bllokoi tentativën e Foden. Në minutën e 88′, megjithatë, zvicerani bllokoi goditjen me kokë të Gundogan nga brenda zonës. Gjermani iu afrua sërish golit me një zhytje me kokë pikërisht në fund. Për Inter, megjithatë, vlen të përmendet një goditje e Lautaro Martinez e neutralizuar nga Ederson. Champions League fillon me një pikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë për derbin e së dielës në mbrëmje.

PSG 1-0 GIRONA

Buzëqesh në fund PSG, që mori tre pikët në minutën e 90′ në debutimin në Evropë kundër Girona. Kampionët në fuqi të Francës morën kontrollin e lojës në pjesën e parë, duke menaxhuar zotërimin e topit në përpjekje për të goditur. Skuadra e Michel mbrohej kompakte, duke i kufizuar parisienët vetëm në disa goditje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, me francezët që rritën ritmin në kërkim të avantazhit. Hakimi dhe Dembelé shtynë fort nga e djathta, me ish-lojtarin e Barcelonës që ishte afër avantazhit në minutën e 82′. Në fund të ndeshjes PSG, sidoqoftë, arriti të marrë fitoren me Nuno Mendes i favorizuar nga gafa e Gazzaniga. Përfundoi 1-0, me PSG që merr, ndonëse me vështirësi, suksesin e parë.

BRUGES 0-3 BORUSSIA DORTMUND

Suksesi i parë për Borussia Dortmund, 3-0 ndaj Club Brugge. Gjermanët e nisën menjëherë fuqishëm, por rrezikuan pak para çerek ore lojë kur Vetlesen goditi shtyllën, në zhvillimet e një këndore. Belgët morën zemër dhe filluan të shqetësojnë jo pak mbrojtjen verdhezi. Të besuarit e Sahin morën sërish kontrollin e ndeshjes vetëm në fazat e fundit të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll 0-0. Ritmi i kthimit në fushë pas pushimit është më pak i furishëm dhe Borussia e shfrytëzoi duke siguruar avantazhin në minutën e 76′. Jamie Gittens, në fushë vetëm prej rreth dhjetë minutash, lëshoi një goditje fituese nën traversë. Anësori anglez u ekzaltua në fund dhe dhjetë minuta më vonë mbylli ndeshjen duke përfituar nga asisti i Nmecha për të shënuar 2-0. Në fund kishte vend për lavdi edhe për sulmuesin Guirassy, ​​i cili në minutën e 95′ me penallti mbylli sfidën. Dortmund fitoi dhe mori tre pikët e para të Champions League.

CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA

League Stage Champions League

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk
Sparta Prague 3-0 RB Salzburg
Celtic 5-1 Slovan Bratislava
Club Brugge 0-3 Borussia Dortmund
Manchester City 0-0 Inter
Paris Saint-Germain 1-0 Girona

The post Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

By: user 2
18 September 2024 at 21:04

Sparta Pragë debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në Champions League, duke dërrmuar 3-0 Salzburg. Protagonist i fitores së madhe të çekëve ishte Qazim Laçi, autor i golit të tretë të çekëve. Në ndeshjen tjetër, rrugëtimi i Bologna në Champions League filloi me një barazim 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Në Dall’Ara, në ndeshjen e parë absolute në histori në kupën me Veshë të Mëdhenj, Bologna përjetoi një fillim tronditës: Posch rrëzoi Eguinaldo në zonë dhe shkaktoi një penallti pas katër minutash lojë. Megjithatë, Skorupski shpëtoi rezultatin, duke bllokuar Sudakov nga njëmbëdhjetë metra me një pritje të shkëlqyer.

BOLOGNA 0-0 SHAKHTAR

Tre mundësi të humbura, një penallti e shpëtuar, prodhim loje por jo finalizim. Ndeshja e parë e Bologna në Champions është një kondensim i mundësive të hedhura në erë, me ndjesinë se ky Shakhtar mund të ishte mposhtur pavarësisht gabimit fillestar. Sepse pas 2′ ukrainasit patën shansin për të kaluar në avantazh, por Skorupski ishte perfekt në goditjen e penalltisë së Sudakov. Që nga ai moment, pavarësisht se nuk shkëlqeu, Bologna shpenzoi situata, por ato për shënim (të nënshkruara nga Castro, Fabbian dhe Dallinga në finale) mbetën vetëm në qëllimet dhe duart e Riznyk. Ndalesa tjetër për Bologna, është në Anfield Road më 2 tetor: do të nevojitet më shumë ftohtësi, të paktën.

SPARTA PRAGË 3-0 SALZBURG

Debutim ëndrrash në Champions League me formatin e ri për mesfushorin e Kombëtares Qazim Laçi. Dibrani shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Sparta Pragë përballë Salzburg. Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje inteligjente, nxori jashtë kohe dy mbrojtësit austriakë dhe portierin, duke shtyrë më pas topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, në skenën më të madhe futbollistike për klube.

Çekët e nisën me një fitore shumë të rëndësishme rrugën e tyre në Champions, duke marrë avantazhin fillimisht me Kairinen, që në minutën e 2′, pas asistit të Haraslin. Salzburg nuk mundi të reagojë dhe Sparta dyfishoi shifrat tre minuta para pushimit me golin e Olatunji, që shfrytëzoi më së miri asistin e Panak.

The post Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike appeared first on Lapsi.al.

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

By: user 2
18 September 2024 at 19:39

Menjëherë pasi u bë hit në rrjetet sociale për servilizmin e neveritshëm ndaj liderit, socialistaj më e re nga Kembrixhi është bërë pjesë e qeverisë. Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj. Kështu ka vendosur mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. 

Por kulmi i qesharakëzimit arriti gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euroneës. Aty Ilva Guzi tha: “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”. Dhe menjëherë ashtu si për Elisa Spiropalin erdhi shpërblimi. Ajo u emërua zv ministre.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Silda Çepe emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri appeared first on Lapsi.al.

Roberto Baggio i dëshpëruar për humbjen e mikut të tij Totò Schillaci: “Vëllezër të Italisë përgjithmonë”

By: user 2
18 September 2024 at 18:34

Një përqafim që përçon shumë më tepër nga sa mund të shihej në fushë, por mbi të gjitha ai gisht i drejtuar drejt qiellit, drejt atij ylli që nga sot do të shkëlqejë në qiellin blu pasi ka bërë një brez të tërë të dashurohet brenda fushave të lojës. Kështu ka dashur të kujtojë Roberto Baggio Salvatore “Totò” Schillaci, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së mërkurës së 18 shtatorit në Palermo në moshën 59-vjeçare. “Bishtaleci hyjnor” ndau me sulmuesin sicilian jo vetëm përvojën me Italinë gjatë Botërorit 1990, por edhe dy vite te Juventus, kur Baggio mbërriti bardhezi.

“Përshëndetje miku im i dashur, edhe këtë herë deshe të më befasosh. Netët magjike të ITALIA 90 të kaluara së bashku do të mbeten të ngulitura në zemrën time përgjithmonë. Vëllezër të Italisë përgjithmonë përgjithmonë”, ka shkruar Baggio në profilin e tij në Instagram, shoqëruar me një foto të festës kundër Çekosllovakisë.

The post Roberto Baggio i dëshpëruar për humbjen e mikut të tij Totò Schillaci: “Vëllezër të Italisë përgjithmonë” appeared first on Lapsi.al.

City në Etihad është i frikshëm: në Kupa, në 90 minuta, nuk humbet prej 6 vitesh

By: user 2
18 September 2024 at 18:17

Vërtetë, humbja e fundit në Etihad përkon me ndeshjen e fundit të luajtur në Champions League, atë të 17 prillit ku Manchester City u mund me penallti kundër Real Madrid. Megjithatë, nëse llogaritet vetëm koha e rregullt, Citizens janë të pamposhtur në shtëpi, në Evropë, që nga 19 shtatori 2018. Praktikisht gjashtë vjet më parë, kur Lyon theu tempullin Guardiolian duke fituar 1-2. Që atëherë janë luajtur 31 ndeshje, 28 fitore dhe tre barazime, edhe pse njëra u kthye në një befasi të vërtetë nga pika e bardhë e penalltive kundër skuadrës që më pas ngriti lart Kupën më të rëndësishme, Los Blancos të drejtuar nga Carletto Ancelotti.

Lexo më tej: Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë

Në këto 31 ndeshje radhazi pas humbjes së fundit, në dy raste City ka shënuar 7 gola, po aq herë shënuan 6 dhe 5. Katër herë ata kanë shënuar 4, nëntë herë 3, tetë herë 2, tre 1 dhe vetëm një herë kanë mbetur pa shënuar (në 0-0 kundër Sportingut në 2022), për gjithsej 98 gola. Në 14 ndeshje City nuk ka pësuar gol, në 13 ka pësuar një, në tre raste ka pësuar 3, dhe në një ndeshje 2. Gjithsej kanë pësuar 24. Me pak fjalë, City është një makineri lufte, por jo pa lënë disa boshllëqe. Të paktën ky mund të quhet një lajm i mirë për teknikun Inzaghi dhe ekipin e tij.

The post City në Etihad është i frikshëm: në Kupa, në 90 minuta, nuk humbet prej 6 vitesh appeared first on Lapsi.al.

Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

By: user 2
18 September 2024 at 14:17

Sali Berisha i ka bërë thirrje gazetarëve që mbulojnë kronikën, që të mos i raportojnë pa i vërtetuar ato që ai i ka quajtur gënjeshtrat e prokurorisë politike në dosjen e privatizimit të klubit Partizani, që e ka vënë atë nën akuzë. Një një konnferencë shtypi ku ai i fliste nga arresti shtëpiak reporterëve që qëndronin në sallën e PS-së, ai tha se respekton çdo qëndrim të shtypit për këtë çështje, edhe ata që janë pro edhe ata që janë kundër tij, por bëri thirrje që gazetarët e ndershëm të mos bien pre e manipulimeve. 

Në fakt kohët e fundit është bërë e natyrshme që gazetarët e afishuar pranë SPAK të raportojnë si të vërteta pretendimet e akuzës, pa i kryqëzuar ato me një nurim tjetër. Berisha bëri apel se ai është i hapur ti përgjigjet çdo pretendimi duke dhënë versionin e tij. “Ju mund ti shkruani zyrës së shtypit në PD, ose mua personalisht me whats app dhe unë jam i gatshëm t’iu përgjigjem për gjithçka”-tha ai.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha 79 vjeç, ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideroi si antikushtetues.

©Lapsi.al

The post Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK appeared first on Lapsi.al.

“Liverpool më i fortë”, Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën ‘leckë’

By: user 2
18 September 2024 at 11:39

Fonseca dukej se kishte gjetur pak qetësi falë fitores në shtëpi ndaj Venezia, por humbja e rëndë në San Siro në debutimin e tij në Champions League kundër Liverpool e ktheu trajnerin portugez në telashe. Në fund të ndeshjes, duke folur për Sky Sport, ish-trajneri i Romës dhe Lille u përpoq të analizonte çfarë nuk funksionoi, duke nënvizuar edhe kufijtë e skuadrës së tij. E Fabio Capello, i cili tashmë kishte shprehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e kuqezinjve, e gozhdoi duke shpjeguar paqartësitë për menaxhimin e dyshimtë të tij në disa faza të lojës.

ANALIZA E TEKNIKUT FONSECA

“Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, duke filluar mirë në të dyja fazat, por më pas ata patën mundësi në kundërsulm dhe pësuam dy gola nga topat inaktivë. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur. Detajet na ndëshkuan, por sinqerisht Liverpool është më skuadër dhe ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse pasi pësuam golin e dytë pushuam së luajturi”.

Lexo më tej: Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

DY GOLAT FOTOKOPJE I PRENË KËMBËT EKIPIT

“Pësuam dy gola identikë nga goditjet standarde. Kishim planifikuar markime individuale ndaj atyre që na shënuan, por me sa duket nuk ndihmoi. Leao i pa shërbyer? Ne luajtëm më shumë në të djathtë sepse kishim vendosur të punonim në atë krah dhe pastaj të ndryshonim lojën te Leao, i izoluar në situatat një-kundër-një, por ai ia doli vetëm dy herë. Moduli? Mendoj se ne mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje, por ne jemi shumë të depërtueshëm individualisht. Në një kundër një në fazë mbrojtëse, qoftë edhe duke ndryshuar strukturë, asgjë nuk do të ndryshonte nëse nuk jemi të fortë individualisht. Për mua Loftus nuk është trekuartist por një mesfushor gjysëm anësor, ashtu si Reijnders nuk mund të luajë në krah të Fofana. Nuk luajmë një 4-3-3, por kemi ata të dy në krah të Pulisic e më duket struktura më e përshtatshme për skuadrën tonë”.

NDËERHYRJA E FABIO CAPELLO

E në mes të analizës së portugezit ka ndërhyrë Fabio Capello, i cili kishte kritikuar fort ndeshjen e zhvilluar nga Milan. Ish-trajneri e gozhdoi portugezin Fonseca për menaxhimin e markimeve gjatë goditjeve të lira: “Në dy golat e pësuar njësoj nga goditjet e këndit, kishe përgatitur një mbulim zonal për të ndalur një ekip shumë të fortë me kokë. Nuk mendove për një ndryshim, por një për një?”, pyeti ai. Fonseca u përgjigj duke shpjeguar se kishte markuar individualisht në rastin e golit të Konaté. Capello, megjithatë, nuk u bind nga përgjigja dhe e sulmoi sërish trajnerin e Milan: “Van Dijk është i markuar, por tjetri është i lirë. Pra, markimi individual nuk u pa”, Fonseca në atë moment u tërhoq me një buzëqeshje të sforcuar…

The post “Liverpool më i fortë”, Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën ‘leckë’ appeared first on Lapsi.al.

Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

By: user 2
18 September 2024 at 11:19

Milan doli i dërrmuar ndaj Liverpool në debutimin në Champions League këtë sezon, ndaj dhe mëria e tifozëve është kthyer nga ai që ka vendosur veten në disa situata, përfshirë trajnerin në klubin kuqezi, Zlatan Ibrahimovic. Sikur të mos mjaftonte, ish-sulmuesi tani në rol drejtuesi, ka dhënë disa deklarata për Sky Sport para ndeshjes që nuk i kanë pëlqyer tifozëve.

“Është një javë e rëndësishme, kjo është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve dhe vjen në momentin e duhur për skuadrën pas fitores kundër Venezias. Ne nuk e nisëm ashtu si donim, por me durim do të arrijmë te objektivat. Mungesat e mia? Kur luani largohet, vijnë kotelet, kur luani kthehet, kotelet zhduken. Niveli është shumë i ulët, flitet shumë, por unë mendoj vetëm të punoj. Kam qenë larg për arsye personale, por jam prezent që nga dita e parë. Roli im? Unë jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua”.

Lexo më tejIbra dridhet, drejtuesit e Milan të pakënaqur Boban e sulmon: “Nuk e kuptoj rolin e tij, gabim shpërbërja e ekipit”

Ibrahimovic më pas shtoi diçka edhe në lidhje me merkaton: “Përpjekje për Osimhen? Do të hesht. Gjithçka shkoi ashtu siç donim, ne firmosëm me ata lojtarë që mendonim se na mungonim. Mungonte sulmuesi i dytë dhe ne nënshkruam me Abraham, më vjen keq për Jovic që përfundoi jashtë listës. Që kur pranova të mos luaja më, nuk më mungon fusha, më mungon adrenalina. Këto momente ishin të bukura, por kur pranon diçka nuk mund të kthehesh prapa”.

The post Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua” appeared first on Lapsi.al.

Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90

By: user 2
18 September 2024 at 10:54

Futbolli dhe Italia mbajnë zi për Salvatore Schillaci. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në Spitalin Civico të Palermos ku ishte shtruar. Pas ditëve në të cilat ai mbajti në pezull një komb të tërë, mes buletineve të luhatshme, tumori në zorrën e trashë, për të cilin tashmë ishte operuar dy herë, i rezultoi fatal. Shuhet kështu Totò, një ikonë kombëtare e Italisë që mundi t’i entuziazmonte të gjithë në netët magjike të Botëtorit ’90.

Nëse thua Schillaci, ke thënë Botëror. Një kombinim i pandashëm që bashkoi një vend të tërë në atë edicion emocionues të Kupës së Botës. I lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, u rrit si futbollist në fushat e lagjes së San Giovanni Apostolo dhe në ekipet e të rinjve të AMAT Palermo, para se të transferohej në Mesina në vitin 1982. Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh. Një përshkallëzim që e çoi te Juventus në vitin 1989, në ekipin kombëtar në 1990 dhe më pas te Inter në vitin 1992 dhe në fund në 1994-ën në Júbilo Iëata në Japoni.

Lexo më tejMendoi se e kishte mposhtur tumorin: Schillaci, goleadori i Itali ’90, shtrohet në spital

Në Itali, Toto koleksionoi gjithsej 120 paraqitje dhe 37 gola në Serie A dhe 105 paraqitje dhe 39 gola në Serie B. Por janë golat dhe imazhi i tijme fanellën blu në Itali ’90 që e bënë atë të famshëm dhe të paharrueshëm.

The post Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90 appeared first on Lapsi.al.

Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë

By: user 2
18 September 2024 at 10:39

“Lautaro Martinez do të jetë gjithmonë një zgjidhje për mua dhe kurrë një problem”. 15 muaj pas finales në Stamboll, Inter i Simone Inzaghi përballet sërish me Manchester City, në ditën e parë të Champions League dhe Toro rrezikon të shkojë në pankinë për shkak të një zgjedhjeje teknike. Trajneri zikaltër, në fakt, është duke menduar për një lëvizje surprizë të diktuar nga lodhja e argjentinasit dhe për rrjedhojë konservatore për derbin e së dielës. Megjithatë, në konferencën për shtyp në prag të sfidës Inzaghi ishte i prirur të nënvizonte se nuk ka asnjë ‘çështje’.

Lautaro, ende në thatësirë këtë sezon siç nuk i kishte ndodhur kurrë (në 12 paraqitjet e tij të fundit në Serie A ai ka shënuar vetëm një herë) duhet t’i lëshojë vendin e tij përkrah Thuram sulmuesit të sapoardhur Taremi, i cili gjithashtu është ende në kërkim të golit të parë me fanellën zikaltër (ai ka shënuar nëntë gola në Champions League me Porto).

Dyshimi do të zgjidhet në orët në vijim, ashtu si për Pavard, i cili u shfaq në vështirësi në Monza, e Bisseck. Pjesa tjetër e formacionit duhet të konfirmohet: Sommer mes shtyllave, Acerbi dhe Bastoni në qendër të mbrojtjes, Darmian dhe Carlos Augusto në krahë, Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan në mesfushë. Inzaghi vuan edhe mungesën e Dimarco, që nuk u nis për në Mançester për shkak të lodhjes muskulare dhe Arnautovic. Austriaku ka temperaturë, por duhet të shërohet për ndeshjen ndaj Milan.

VIKINGU I TMERRSHËM

Manchester City vjen me numra të frikshëm dhe statusin e pretendentit të madh. Skuadra e Guardiolës ka marrë katër fitore në katër ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke pësuar vetëm 4. Ajo që duhet ta bëjë tekniku i Inter Inzaghi të gjejë patjetër një zgjidhje është se Haaland është në një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 9 gola (nga 11 në total të skuadrës) në 4 ndeshje në Premier League.

NDESHJET E TJERA

Në fushë zbtret në orën 18.45 edhe Sparta Pragë, ku luan mesfushori i kombëtares Qazim Laçi. Çekët do të kenë një ndeshje të vështirë kundër Salzburg. Laçi duhet të nisë titullar ndeshjen, me Spartën që kërkon fitoren e parë në edicionin e ri të Champions. Bologna debuton në shtëpi kundër Shakhtar, Celtic pret Slovan në Glasgow, ndërsa Borussia Dortmund udhëton në Belgjikë për tu ndeshur me Brugge. Interes për të parë edhe surprizën spanjolle të sezonit të kaluar, Girona, të përballet me PSG në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

League Stage Champions League
18:45 Bologna vs Shakhtar Donetsk
18:45 Sparta Prague vs RB Salzburg
21:00 Celtic vs Slovan Bratislava
21:00 Club Brugge vs Borussia Dortmund
21:00 Manchester City vs Inter
21:00 Paris Saint-Germain vs Girona

The post Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë appeared first on Lapsi.al.

Vendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh

By: user 2
18 September 2024 at 09:46

“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossi nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij. Për Daniele, që do të jetë gjithnjë i shtëpisë në Klubin verdhekuq, një falenderim i madh për punën e bërë në këto muaj me pasion e dedikim. Do të pasojnë komunikime mbi udhëheqjen teknike të skuadrës”.

Mbërrin kështu befasisht shkarkimi i parë i sezonit në Serie A, pasojë e fillimit me luhatje të verdhekuqve në kampionat, me zero fitore në katër javët e para. Tani mbetet për t’u parë se kush do të ulet në pankinë për ndeshjen e së dielës kundër kryesuesve të kampionatit, Udinese.

Lexo më tejMarash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa një shqiptar

De Rossi u bë trajner i Romës më 16 janar, duke marrë detyrën nga José Mourinho. Pak muaj më vonë për të mbërriti edhe rinovimi i kontratës deri më 30 qershor 2027 dhe tashmë, pas vetëm katër javësh kampionat, ja ku erdhi shkarkimi edhe surprizë i një flamuri të klubit.

The post Vendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh appeared first on Lapsi.al.

Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

By: user 2
17 September 2024 at 23:26

Mbrëmje spektakolare në Champions League me gola, rekorde e emocione, që duket se ky format i ri do të dhurojë shumë. Liverpool pushton San Siron, duke përmbysur 1-3 Milan. Provë force e Reds, por jo aq sa e Bayern Munich, që keqtrajtoi Dinamo Zagreb në Allianz Arena. Një rekord në Champions 9-2 për bavarezët, ndaj kroatëve ku luan Arbër Hoxha. Asnjë problem për Real Madrid, ku debutoi në Champions me fanellën Blancos Mbappe. Gol për francezin, ndërsa Rudiger e Endrick kompletuan 3-1 ndaj Sttutgart. Sukses edhe për Sporting, që në Lisbonë likuidoi 2-0 Lille.

MILAN 1-3 LIVERPOOL

Rrugëtimi i Milan në formatin e ri të Champions League nisi me një humbje. Në San Siro, kuqezinjtë humbën 3-1 kundër Liverpool. Pulisic iluzionoi teknikun Fonseca duke shënuar pas vetëm 3 minutash, por lojtarët e Slot e kthyen rezultatin falë goditjeve me kokë nga qendërmbrojtësit: Konate pas një goditje dënimi në minutën e 23′ dhe van Dijk pas një goditje nga këndi në minutën e 41′. Më pas Szoboszlai mbyll rezultatin në minutën e 67′. Sikur të mos mjaftonte, italianët rrezikojnë të kenë humbur për ndeshjet e ardhshme edhe Maignan, i cili doli në minutën e 51′ dhe duhet vlerësuar në prag të derbit ndaj Inter. Në fund pati një kontestim shumë të ashpër nga Curva Sud, me stadiumin që tashmë kishte nisur të zbrazej një çerek ore më parë.

BAYERN MUNICH 9-2 DINAMO ZAGREB

Fitore historike për Bayern Munich, duke qenë se asnjë skuadër nuk kishte shënuar kurrë nëntë gola në një ndeshje të vetme të Champions: gjermanët fituan 9-2 dhe panë tre gola të tjerë të anuloheshin kundër Dinamo Zagrebit. Ndeshja e pati vështirë të ndizej në Allianz Arena, edhe pse duket e vështirë ta mendosh kështu. Bayern pa dy gola të njëpasnjëshëm të anuloheshin: Musiala më parë e Gnabry më pas në pozicion jashtë loje. Megjithatë, në rastin e dytë aksioni duhej të rishikohej për shkak të një faulli ndaj Pavlovic, që çoi në një penallti. Kane e ktheu në gol për avantazhin e minutës së 19′. Kaloi një çerek ore dhe gjermanët dyfishuan epërsinë me eurogolin e Guerreiro. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0, falë golit të Olise në minutën e 38′.

Lexo më tejVideo/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

Neuer nuk ishte në fushë në pjesën e dytë, u zëvendësua si masë paraprake pas një goditjeje në shpinë dhe Dinamo Zagreb u rikthye në ndeshje: Petkovic (48′) dhe Ogiëara (50′) përfituan nga përgjumja në mbrojtjen e Bayern. Madje Pjaca iu afrua një barazimi të bujshëm, por zgjimi i kroatëve ndoshta ishte i gabuar. Pas një çerek ore të komplikuar, Bayern rivendosi distancën me Kane (57′). Anglezit iu anulua edhe një gol, por Bayern rriti epërsinë me Olise (61′) dhe pastaj ish-lojtari i Tottenham kompensoi golin e anuluar me dy penallti: poker për Kane (73′ dhe 78′), që i bëri shifrat 7-2.

HOXHA PA GJURMË

Në fushë tani u fut edhe Arbër Hoxha, po nuk kishte me asgjë për të bërë. Dinamo nuk ishte më në fushë dhe u fundos përfundimisht, duke pësuar edhe golin e tetë nga Sané, i cili iu bashkua festës në minutën e 85′. Nuk ka mbaruar ende, sepse në shtesë Goretzka shënoi me kokë (92′): përfundon 9-2, poshtërim për një Dinamo që kishte ëndërruar për pak çaste barazimin.

League Stage Champions League

Juventus 3-1 PSV Eindhoven
Young Boys 0-3 Aston Villa
AC Milan 1-3 Liverpool
Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb
Real Madrid 3-1 VfB Stuttgart
Sporting CP 2-0 Lille

The post Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë appeared first on Lapsi.al.

Premier League, Taylor kërcënohet me jetë: nuk do të arbitrojë asnjë ndeshje të javës së ardhshme

By: user 2
17 September 2024 at 21:08

E bujshme në Premier League: pas ndeshjes mes Bournemouth dhe Chelsea, që përfundoi me fitoren 0-1 të Blues, arbitri Anthony Taylor u kërcënua me vdekje në rrjetet sociale, për shkak se nxorri 16 kartona të verdhë, një rekord i të gjitha kohërave në Premier League.

KËRCËNIME NDAJ ARBITRIT TAYLOR

Një valë e vërtetë urrejtjeje shpërtheu, në orët në vijim pas ndeshjes, ndaj arbitrit anglez: “Duhet ta vrasim”, “Do të gjej familjen tënde” dhe sërish “Ta bëjmë lapidar”. Këto janë disa nga komentet më të egra drejtuar Taylor.

TAYLOR, ARBITËR I KATËRT

Nga këtu ka ardhur edhe vendimi i Premier League, që vendosi të mos e caktojë atë si arbitër ndeshjesh për dy raundet e ardhshme të kampionatit. Në fakt, me rastin e Southampton-Ipswich dhe Brighton-Nottingham Forest, eksperti anglez do të luajë rolin e arbitrit të katërt.

The post Premier League, Taylor kërcënohet me jetë: nuk do të arbitrojë asnjë ndeshje të javës së ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

By: user 2
17 September 2024 at 20:54

Nuk mund të kishte një debutim më të mirë për Juventus, që festoi rikthimin në Champions League duke mposhtur 3-1 PSV, që ishte e pamposhtur në Eredivisie. Sukses në transfertë në ndeshjen tjetër edhe për Aston Villa, që mposhtën 0-3 Young Boys.

JUVENTUS 3-0 PSV

Bardhezinjtë festojnë rikthimin në Champions League pothuajse shtatëqind ditë pas herës së fundit, me një fitore evidente ndaj PSV.
Yildiz zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21′, duke shenjuar debutimin e tij në turne me një gol impresionues. Një gol i stilit Del Piero, të cilit i theu edhe rekordin duke u bërë golashënuesi më i ri i Juventus në turne. Më pas golat e McKennie (27′) dhe Nico Gonzalez (52′) siguruan rezultatin. Në fund Saibari (93′) mposhti për herë të parë në sezon mbrojtjen e Juventus.

Aventura e re evropiane e Zonjës fillon me një 3-1 të shënuar nga një Yildiz i versionit Del Piero (golat e tjerë nga McKennie dhe Nico Gonzalez). Thiago Motta, në debutimin si trajner në Champions League, zgjidhi problemin e golave të ndeshjeve të fundit. E meta e vetme ishte goli i pësuar në fund (gol nga Saibari), i pari i sezonit. Shumë i fortë Juventus për PSV-në, që pas një fillimi të mirë nuk mundi të përballonte ndikimin e Yildiz dhe shokëve të tij: humbja e parë e sezonit për kampionët e Holandës.

YOUNG BOYS 0-3 ASTON VILLA

Nuk pati praktikisht ndeshje mes Young Boys dhe Aston Villa, me anglezët që shënuan pesë herë, por dy gola u anuluan nga VAR. Zviceranët rezistuan vetëm 27 minuta, kohë kur Tielemans shënoi golin e avantazhit për britanikët. Një asist i McGinn që u shfrytëzua në mënyrën më të mirë për golin që zhbllokoi ndeshjen. Ramsey dyfishoi shifrat 9 minuta më vonë, pas një asist të Watkins, të cilit iu anulua me VAR goli i tretë në minutën e 43′.

Lexo më tejVideo/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar

Young Boys pothuaj nuk ishte në fushë dhe Aston Villa shënoi një tjetër gol me Duran, në minutën e 78′, edhe ky i anuluar me VAR. Takimi me trisin vetëm sa ishte shtyrë për Villians, sepse Onana bëri 0-3 në minutën e 86′ pas një asisti të Tielemans.

The post Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Video/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar

By: user 2
17 September 2024 at 20:26

Në debutimin në Champions, Kenan Yildiz, në moshën 19 vjeç e 136 ditë, shënoi golin që i dha Juventus avantazhin ndaj PSV. Talenti turk në daljen e parë europiane me numrin 10 në shpinë, theu rekordin e ish-kapitenit legjendar Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e tij të parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë.

Yildiz u bë kështu më i riu golashënues i Juventus në historinë e kompeticionit. Goli i shënuar ndaj holandezëve është goli klasik “alla Del Piero” dhe homazhi u plotësua me festimin si Alex, me gjuhën përjashta.

Yildiz u bë gjithashtu lojtari i dytë më i ri që starton titullar në Champions League me fanellën e Juventus, pas vetëm Fabio Miretti (19 vjeç e 34 ditë).

🔥 @delpieroale‘s very first #UCL goal… we thought it looked familiar! 😛 pic.twitter.com/7YNxjzrajf

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 17, 2024

The post Video/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar appeared first on Lapsi.al.

Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t’i paralajmëruar për Mbappè: “Bëni kujdes”

By: user 2
17 September 2024 at 18:13

Kylian Mbappé te Real Madrid ishte goditja e madhe e verës. Francezi i është bashkuar organikës së teknikut Ancelotti në ekipin aktualisht më të fortë në botë. Kombinimi duket i destinuar të jetë shkatërrimtar për kundërshtarët, pavarësisht se fillimi i Mbappe nuk ishte ai më i miri, me tre gola të shënuar, dy prej të cilëve me penallti. Një nga pyetjet më të shtruara me ardhjen e francezit në Madrid është se si do të bashkëjetonte ai me yjet e tjerë madrilenë, mbi të gjitha Vinicius. E thashethemet që vijnë nga Franca, për ndërhyrjen e Neymar, sugjerojnë se ai mund ta ketë më të vështirësi se pritej.

NEYMAR I SHKRUAN BRAZILIANËVE TË REAL

Gazetari Cyril Hanouna i Europe 1, një radio franceze, ka zbuluar një prapaskenë: Neymar i ka shkruar një letër brazilianëve të Real Madrid. Sulmuesi i Al-Hilal, që ka ndarë dhomën e zhveshjes me Mbappé nga viti 2017 deri në 2023 te PSG, në fakt ka dashur të paralajmërojë bashkatdhetarët e tij çfarë do të thotë të luash dhe të ndash dhomën e zhveshjes me yllin francez.

Katër lojtarët që e kanë marrë këtë letër janë Vinicius, Rodrygo, Eder Militao dhe Endrick, të gjithë lojtarë që u rritën nën hijen e Neymar dhe, në rastin e Vini dhe Militao, miq personalë të ish-lojtarit të Barcelonës. O’Ney e ka përshkruar kështu eksperiencën Mbappe: “Ndarja e dhomës së zhveshjes dhe fusha me të ishte ferr, një katastrofë”.

TENSIONI MES NEYMAR E MBAPPE

Marrëdhëniet mes Neymar dhe Mbappé u përkeqësuan me kalimin e viteve te PSG, pasi francezi e spostoi brazilianin si yllin e Parisit. Në fakt, kur Mbappé filloi të kishte shumë fuqi në klub dhe në dhomën e zhveshjes, nuk munguan fërkimet me Neymar.

Lexo më tejPlas sherri te Franca, Maignan kundër Mbappe: Federata nuk i jep shiritin e kapitenit portierit

Disa sjellje si brenda ashtu edhe jashtë fushës së ish-lojtarit të Barçës e bënë francezin nervoz dhe në të njëjtën kohë kjo e acaroi Neymar. Në vitet e fundit te PSG, përfshirë ato të përbashkëta me Leo Messi, ka pasur një luftë të hapur mes dy lojtarëve, një luftë e fituar më vonë nga Mbappé kur ai përdori peshën e tij në Francë për të bindur pronarët që ta shisnin Neymar në Arabinë Saudite.

The post Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t’i paralajmëruar për Mbappè: “Bëni kujdes” appeared first on Lapsi.al.

Manchester United, buxheti alarmon pronarët: vendimi drastik i klubit godet… punonjësit

By: user 2
17 September 2024 at 17:59

Vitet e fundit, Manchester United na ka mësuar me shpenzime të çmendura në tregun e transferimeve dhe paga faraonike të garantuara për lojtarët e tyre. E gjithë kjo për të fituar vetëm një dy kupa kombëtare në sezonet e fundit. Shumë pak për të justifikuar shpenzimet financiare të këtyre përmasave, të cilat në mënyrë të pashmangshme e çojnë buxhetin e klubit të jetë me të kuqe gjatë gjithë kohës.

Humbjet, vetëm në sezonin e fundit, arritën në 135 milionë paund, një shifër e konsiderueshme që e detyron klubin të shkurtojë shpenzimet në një farë mënyre. E çfarë menduan të bënin drejtuesit e Djajve të Kuq në përpjekje për të frenuar kostot? Evitimin e blerjeve milionere? Të ndalonin së dhëni paga të përbindshme për lojtarët jo të nivelit të parë? Asgjë nga këto: fokusi i Calcio e Finanza nxjerr në pah sesi klubi me bazë në Old Trafford ka marrë vendimin për të rikuperuar paratë duke shkurtuar… punonjësit e tij.

MAN UTD HEQ NGA PUNA 250 PERSONA

Në botën e biznesit quhet “transformim i korporatës”, por në praktikë është largimi me shumicë i atyre që janë më pak të kushtueshëm për nga shpenzimet, punonjësit. Manchester United, për të frenuar shpenzimet, në fakt ka vendosur të nisë një fushatë largimi nga puna e cila do të përfshijë deri në 250 punonjës.

SHKRUAN CALCIO E FINANZA:

“Klubi pret të realizojë kursime vjetore prej rreth 40-45 milionë £ (rreth 47 dhe 53 milionë euro, me kursin aktual të këmbimit), pa kostot e zbatimit prej 10 milionë paund. Për shkak të kohës dhe detyrimeve të tjera kontraktuale, klubi parashikon të realizojë këto kursime në vitet fiskale 2025 dhe 2026”.

Lexo më tejZyrtare/ De Ligt e Mazraoui te Manchester United: Ten Hag i kthehet gardës së vjetër të ‘shigjetarëve’

“United ka nisur një plan transformimi biznesi për të zhbllokuar efikasitetin operativ me qëllimin përfundimtar për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare dhe për të maksimalizuar burimet në dispozicion për të përmirësuar operacionet e futbollit. Buxheti 2023/24 i klubit u mbyll me të kuqe, me 135 milionë humbje për Djajtë e Kuq. E në përgjithësi, në pesë vitet e fundit, klubi anglez ka regjistruar humbje prej mbi 370 milionë paund”.

The post Manchester United, buxheti alarmon pronarët: vendimi drastik i klubit godet… punonjësit appeared first on Lapsi.al.

Dekreti i Rritjes drejt rikthimit për të gjithë: mund të ndryshojë merkaton

By: user 2
17 September 2024 at 17:36

Dekreti i Rritjes, që aplikonte një regjim të favorshëm fiskal për punëtorët që vendoseshin në Itali, duke përfshirë futbollistët, mund të rikthehet së shpejti për të ndikuar në lëvizjet në merkato të klubeve. Po, sepse ky përfitim, ende në fuqi vetëm për ata që e kanë përfituar që nga viti 2020 dhe 2023, mund të ri-zgjatet për të gjithë me një afat të ri. Pikërisht deri në vitin 2028 siç shkruan Corriere della Sera në stendat e gazetave sot.

Ai që po shtyn për rikthimin total të rregullit në botën e futbollit është Dario Damiani, drejtuesi i grupit të Forza Italia, në Komisionin e Buxhetit në Palazzo Madama. Në detaje, senatori ka paraqitur një amendament në Dekretin e Omnibusit aktualisht në diskutim. Nxitja, që klubet e pëlqejnë aq shumë, u mundëson lojtarëve që do të kalojnë në ligën më të mirë italiane që t’u ofrohet një pagë neto më e lartë. Një faktor që i bën klubet kryesore të Serie A më konkurruese në merkato.

Dekreti i Rritjes ishte i vlefshëm në sport për ata që kishin zhvendosur vendbanimin e tyre në Itali (deri më 31 dhjetor 2023) me angazhimin për të qëndruar në Bel Paese për të paktën dy vjet. Lukaku, tani te Napoli, dhe që mbërriti në Itali për herë të parë në 2019 për të veshur fanellën e Inter, ende po e shfrytëzon këtë rregull, pasi ligji origjinal kishte përfshirë dispozita të veçanta, të cilat nëse verifikohen, lehtësimi tatimor mund të zgjasë edhe për pesë vjet të tjera deri në maksimum dhjetë.

The post Dekreti i Rritjes drejt rikthimit për të gjithë: mund të ndryshojë merkaton appeared first on Lapsi.al.

Preu autostradën në këmbë natën, tifozi i Liverpool përplaset nga makina e humb jetën

By: user 2
17 September 2024 at 17:20

Ajo që duhet të ishte një mbrëmje feste përfundoi keq për një tifoz të Liverpool, që humbi jetën mbrëmë në A4 mes Seriate dhe Bergamo, pak hapa nga aeroporti Orio al Serio. Një tifoz 51-vjeçar irlandez i Reds humbi jetën pasi u godit nga disa makina teksa po ecte nëpër autostradë. Shoferët që e përplasën ndaluan për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Tifozi – i cili ishte vetëm – kishte zbritur disa orë më parë nga Mançesteri për të parë ndeshjen e Champions League kundër Milan, të planifikuar për sonte në San Siro. Mbi këtë çështje po hetojnë agjentët e policisë rrugore të Seriate.

Lexo më tej: Nis Champions League me formulën e re. Sfidat e kësaj jave

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 51 vjeçari tifoz i Liverpool duhej të flinte në një hotel që ndodhej pranë Oriocenter dhe për të arritur aty ishte ngjitur mbi gardhin që kufizon aeroportin nga autostrada. Me të në momentin e aksidentit kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë zhdukur dhe të cilët mund të denoncohen për mosdhënie të ndihmës. Policia rrugore është në gjurmët e tyre. Siç raporton bergamoneës, irlandezi u përplas nga një makinë Suv me targë zvicerane, para se të shtypej nga makina të tjera që po kalonin.

The post Preu autostradën në këmbë natën, tifozi i Liverpool përplaset nga makina e humb jetën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌