Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

By: user 2
17 September 2024 at 20:54

Nuk mund të kishte një debutim më të mirë për Juventus, që festoi rikthimin në Champions League duke mposhtur 3-1 PSV, që ishte e pamposhtur në Eredivisie. Sukses në transfertë në ndeshjen tjetër edhe për Aston Villa, që mposhtën 0-3 Young Boys.

JUVENTUS 3-0 PSV

Bardhezinjtë festojnë rikthimin në Champions League pothuajse shtatëqind ditë pas herës së fundit, me një fitore evidente ndaj PSV.
Yildiz zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21′, duke shenjuar debutimin e tij në turne me një gol impresionues. Një gol i stilit Del Piero, të cilit i theu edhe rekordin duke u bërë golashënuesi më i ri i Juventus në turne. Më pas golat e McKennie (27′) dhe Nico Gonzalez (52′) siguruan rezultatin. Në fund Saibari (93′) mposhti për herë të parë në sezon mbrojtjen e Juventus.

Aventura e re evropiane e Zonjës fillon me një 3-1 të shënuar nga një Yildiz i versionit Del Piero (golat e tjerë nga McKennie dhe Nico Gonzalez). Thiago Motta, në debutimin si trajner në Champions League, zgjidhi problemin e golave të ndeshjeve të fundit. E meta e vetme ishte goli i pësuar në fund (gol nga Saibari), i pari i sezonit. Shumë i fortë Juventus për PSV-në, që pas një fillimi të mirë nuk mundi të përballonte ndikimin e Yildiz dhe shokëve të tij: humbja e parë e sezonit për kampionët e Holandës.

YOUNG BOYS 0-3 ASTON VILLA

Nuk pati praktikisht ndeshje mes Young Boys dhe Aston Villa, me anglezët që shënuan pesë herë, por dy gola u anuluan nga VAR. Zviceranët rezistuan vetëm 27 minuta, kohë kur Tielemans shënoi golin e avantazhit për britanikët. Një asist i McGinn që u shfrytëzua në mënyrën më të mirë për golin që zhbllokoi ndeshjen. Ramsey dyfishoi shifrat 9 minuta më vonë, pas një asist të Watkins, të cilit iu anulua me VAR goli i tretë në minutën e 43′.

Lexo më tejVideo/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar

Young Boys pothuaj nuk ishte në fushë dhe Aston Villa shënoi një tjetër gol me Duran, në minutën e 78′, edhe ky i anuluar me VAR. Takimi me trisin vetëm sa ishte shtyrë për Villians, sepse Onana bëri 0-3 në minutën e 86′ pas një asisti të Tielemans.

The post Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Liga e Kampioneve/ Juventus merr tre pikët e para, fiton edhe Aston Villa

By: armand
17 September 2024 at 20:44

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League. “Zonja e Vjetër” triumfoi 3-0 ndaj PSV, në ndeshjen e mbajtur në Torino. Vendasit treguan se kush janë të zotët e shtëpisë që pas 30 minutash lojë, duke realizuar dy herë me Yldiz dhe McKennie. Në fillimin e pjesës së […]

The post Liga e Kampioneve/ Juventus merr tre pikët e para, fiton edhe Aston Villa appeared first on BoldNews.al.

Champions League/ Juventus shkëlqen ndaj PSV, Aston Villa fiton bindshëm në transfertën e Young Boys

17 September 2024 at 20:36

Nuk kishtë mënyrë me spektakolare, për të filluar këtë edicion të ri, të UEFA Champions League.

Juventus e Aston Villa kanë bërë detyrën përballë kundërshtarëve të tyreve të parë, të këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke fituar ndaj holandezëve të PSV e holandezëve të Young Boys, me rezultatet 3-1 dhe 3-0.

Këshut, në “Allianz Stadium”, të Torinos, Juventus i tekniku Thiago Motta ka kaluar me plot sukses testin e parë “big” për këtë sezon.

Protagonistë abolsut të kësaj fitoreje ishin “yjet” e sulmit, Kenan Yildiz e Nicolas Gonzalez, me turkin që shënoi golin e parë të sfidës, ndërsa argjentinasi asistoi një dhe shënoi një tjetër, ndërsa tripleta u plotësua nga McKennie.

Për golin e miqve mendoi “fantazisti” maroken, Ismael Saibari, me 23-vjeçarin që gjeti shumë vonë rrugën e rrjetës, më saktësisht në sekondat e fundit, duke mos arritur dot të bëjë ndryshimin.

Në sfidën tjetër, atë të “Stadion Wankdor”, të Bernës, Aston Villa arriti një fitore spektakolare, ku po mos të kishte qenë për sistemin VAR tabela e rezultateve do të tregonte shifra të tjera.

Për tre golat e djemve të Unai Emery menduan Youri Tielemans, Jacob Ramsey e Amadou Onana, me treshen e mesfushës që ishin vërtetë të shkëlyer duke siguruar fitoren e parë evropiane, pas një kohe shumë të gjatë. /i.m /abcnews.al

Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër

17 September 2024 at 08:34

Sonte (e martë) me fillim nga ora 18:45 do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, i cili mund të thuhet se është historik në shumë aspekte.

Nga ky sezon, garat elitare evropiane për klube nuk do të jenë në formatin e saj të njohur me tetë grupe nga katër skuadra, gjë që sigurisht do të marrë pak kohë për mësim.

Është rritur edhe numri i skuadrave, kështu që këtë sezon 2024/25 në Ligën e Kampionëve në vend të 32 do të shohim 36 skuadra që do të jenë të gjitha së bashku në një tabelë.

Në pjesën e garës së ligës, secila skuadër do të luajë nga tetë ndeshje kundër kundërshtarëve që u tërhoqën në shortin e 29 gushtit dhe tetë skuadrat e para do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-tës. Ekipet nga vendi i 9-të në të 24-të pas tetë xhirove të luajtura do të kalojnë në ‘play-off’ për një vend në fazën e 1/8-tës.

 

2024/25, let’s go 🏆#UCL pic.twitter.com/EnnlQ2vcxA

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

12 skuadrat e fundit në tabelë do të përfundojnë pjesëmarrjen në Evropë këtë sezon, çka do të thotë se nuk ka më transferim në Ligën e Evropës siç ishte në sezonet e mëparshme.

Turi i parë i Ligës së Kampionëve do të luhet nga e marta në të enjte, ndërsa shtatë të tjerat, si më parë, gjatë të martave dhe të mërkurave.

Raundi i fundit është caktuar për 29 janar, ndërsa faza e eliminimit fillon më datë 11 shkurt. Finalja e madhe do të luhet më 31 maj në Allianz Arena të Mynihut.

E ndërsa formati i garës është i ri, favoritët për titull janë ende të njëjtat klube.

Manchester City, Real Madrid, Arsenal dhe Bayern Munich janë në krye të listës sipas shtëpive të basteve, ndërsa Interi, Barcelona, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain shihen si favoritë të fshehur.

 

Tuesday ✅
Wednesday ✅
Thursday ✅#UCL pic.twitter.com/6u34blOYBa

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

Ndeshjet e sotme dhe orari

Juventus – PSV Eindhoven 18:45

Young Boys – Aston Villa 18:45

Milan – Liverpool ora 21:00

Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00

Real Madrid – Stuttgart ora 21:00

Sporting Lisbona – Lille ora 21:00

/Telegrafi/

The post Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër appeared first on Telegrafi.

❌
❌