Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Shënoi 3 gola në Championsin aziatik, Jasir Asani zgjidhet në formacionin e javës

By: armand
19 September 2024 at 17:47

Jasir Asani shënoi 3 gola dhe dha asist për ekipin e tij Guangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike. Ai u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 9,9. Jo vetëm kaq, por Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës. Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Shqipërisë është pa […]

The post Shënoi 3 gola në Championsin aziatik, Jasir Asani zgjidhet në formacionin e javës appeared first on BoldNews.al.

Formacioni i mundshëm në derbi, Shkëmbi konfirmon skemën 3-5-2 ndaj Partizanit

By: armand
19 September 2024 at 17:25

Për sfidën derbi, te Tirana nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni. Lojtari ka probleme në këmbë. Lojtari do të jetë i gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mos thënë në fund të muajit tetor. Edhe pse për derbin duhet edhe disa ditë, Bledi Shkëmbi duket se e ka vendosur. Me shumë […]

The post Formacioni i mundshëm në derbi, Shkëmbi konfirmon skemën 3-5-2 ndaj Partizanit appeared first on BoldNews.al.

Shkeljet financiare, Man.City rrezikon të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet

By: armand
19 September 2024 at 17:04

Në Angli, gjyqi i Manchester Cityt vazhdon të zhvillohet në lidhje me 115 akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018. Tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa thashetheme duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez . Sipas ‘The Telegraph’, nëse do të […]

The post Shkeljet financiare, Man.City rrezikon të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet appeared first on BoldNews.al.

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

19 September 2024 at 17:18

Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallëse në rrjet, që shpërtheu pas daljes në publik të atyre që u prezantuan si “rising stars” të Partisë Socialiste, duke emëruar më të spikaturën prej tyre, zonjën Ilva Gjuzi si zëvendës ministre të Turizmit. Kryeministri ka dashur të sfidojë kështu mbarë opinionin, i cili mbeti me gojë hapur disa ditë më parë, kur “yjet e reja” të Rilindjes deklaruan pak a shumë se Edi Rama ka vetëm një të metë: është më i mirë seç duhet.

Lexo më tej: Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen 

Çdo drejtues i një force politike, aq më shumë i një shteti, do të ulte kokën dhe do të skuqej përballë një deformimi të tillë të gjeneratës së re. Madje, me rreth 25 vite në pushtet, do të ndihej përgjegjës për modelin që ka projektuar dhe promovuar si “elitën” e ardhshme të vendit. Mirëpo Edi Rama bëri pikërisht të kundërtën: Sa më i deformuar, sa më servil, sa më patetik e qesharak në venerimin e liderit, aq më shpejt i kap majat e pushtetit. E para prej tyre, dje u bë numri dy i sektorit të shpallur si strategjik nga udhëheqësi, turizmit.

Prezantimi katastrofik i “yjeve” të Rilindjes, provokoi një diskutim dhe reagim shoqëror, i cili u përqëndrua kryesisht dhe pa të drejtë tek tre të rinjtë si simbol i një brezi të përçudnuar nga pushteti ndërkohë që duhet të ishte shpirti i lirë i ndryshimit të realitetit. Sulmet dhe talljet ndaj tyre ishin shproporcionale, memet dhe humori në mjaft raste u bënë denigruese, duke dëshmuar kështu edhe një herë tjetër handikapin e madh të shoqërisë sonë, që merret me shfaqjen dhe refuzon të shikojë thelbin e fenomenit.

Lexo më tej: Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës 

Gjëja më e lehtë është shënjestrimi i dikujt që dobësinë apo deformimin e pësuar e shfaq publikisht. Pra në këtë rast, i gjithë mllefi i shoqërisë derdhet tek tre personazhe të rinj, që nga shpresë janë shndërruar në fshesë të së ardhmes, dhe jo tek inxhinieri pervers që, për më shumë se një dekadë, ka ndërtuar një fabrikë ku mendja dhe dinjiteti janë asgjesuar nga prodhimi në masë i servilizmit dhe debilitetit. Eshtë pikërisht modeli që ka instaluar Edi Rama dhe propaganda e shfrenuar që e lartëson atë, të cilat kushtëzojnë çdo prurje të re tek partia në pushtet.

Përveçse i padrejtë, mllefi i shfrenuar ndaj “yjeve” të Rilindjes, është edhe hipokrit. Sa janë shtuar sot njerëzit që nuk preferojnë të ngrenë zërin, por të pranojnë me kokën ulur çdo padrejtësi? Sa prindër i këshillojnë fëmijët e tyre të pajtohen me realitetin, të futen në parti e t’i bëjnë like shefit të madh, si e vetmja mundësi për të kapur një vend pune? Në një mjedis të tillë, është shumë e lehtë të peshkosh gjuza apo kaçe, që shërbejnë për të përtërirë gjakun e prishur të Edi Ramës.

Duke u ndalur tek faktorët e këtij deformimi të gjeneratës së re, që janë modeli i imponuar nga pushteti dhe rezistenca e dobët e shoqërisë, shfaqja e tre personazheve të PS ka vlerë vetëm si tregues se në ç’nivel kemi rënë. Ndërsa reagimi i kryeministrit, pas kësaj shfaqjeje, ka vlerë për të kuptuar si kemi ardhur deri këtu dhe çfarë do të jetë “Shqipëria 2030” në projektin e Edi Ramës.

Emërimi zëvendësministër i dikujt, pas një performance veleritëse servilizmi dhe boshësie, nuk është thjesht trilli i një mendjeje të sëmurë. Por është akt i menduar mirë për të përçuar mesazhin se, po, vetëm njerëz të tillë, që adhurojnë liderin, që nuk mendojnë por recitojnë, bëjnë përpara. Dekreti i Ramës është koncentrat i viteve të tëra propagandë që më në fund po jep frytet e veta. Një shpëlarje masive trush, ku sa më mirë ta kesh kryer procesin, aq më lart ngrihesh dhe aq më pranë udhëheqsit frymon. Nuk do të jetë çudi kur një ditë, Njeriu i Ri i Rilindjes, do të ketë vetëm një fjalë për Edi Ramën: marrtë nga ditët tona! ©Lapsi.al

The post Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes appeared first on Lapsi.al.

Humbja 9-2 ndaj Bayern Munich, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin

By: armand
19 September 2024 at 15:53

Sergej Jakirovic nuk është më trajner i Dinamos së Zagrebit. Humbja turpëruese 9-2 përballë Bayern Munich në ndeshjen e parë të Champions League, ka bërë që drejtuesit ta shkarkojnë teknikun 47-vjeçar. Ekipin ku ndodhet dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, do ta drejtojë përkohësisht Sandro Perkoviq. Ky i fundit më parë ka qenë pjesë […]

The post Humbja 9-2 ndaj Bayern Munich, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin appeared first on BoldNews.al.

Teuta humb një titullar për sfidën me Dinamon, blerja e re në dyshim

By: armand
19 September 2024 at 15:32

Ndeshja me Dinamon ka marrë rëndësi të madhe për Teutën, që kërkon të lërë pas krahëve humbjen me Vllazninë. Pretendimet në kampin durrsak janë që të dalin sa më shpejt nga zonë e ftohtë dhe për të mos pasur oshilacione. Dinamo është një skuadër që u sjell fat “Djemve të detit” dhe ky mund të […]

The post Teuta humb një titullar për sfidën me Dinamon, blerja e re në dyshim appeared first on BoldNews.al.

Champions/ “Paqe” në sfidën Man.City-Inter, Dortmund fiton thellë në transfertë

By: armand
18 September 2024 at 22:55

U mbyllën katër sfidat e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë të Ligës së Kampioneve. Dueli i madh i mbrëmjes, mes Manchester City dhe Inter përfundoi në barazim, me rezultatin 0-0. Një ndeshje e luftuar në “Etihad”, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar, por nuk […]

The post Champions/ “Paqe” në sfidën Man.City-Inter, Dortmund fiton thellë në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Goli në Champions League, Qazim Laçi: Është emocionuese, luftuam si ekip

By: armand
18 September 2024 at 22:13

Qazim Laçi foli pas golit në ndeshjen e tij debutuese në Champions League. Sparta e Pragës fitoi 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi shënoi supergol duke lënë në tokë tre mbrojtësit. “Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese”, tha Laçi para kamerave të Nova Sport 3 pas fërshëllimës së fundit. “Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam […]

The post Goli në Champions League, Qazim Laçi: Është emocionuese, luftuam si ekip appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Java e derbit Partizani-Tirana, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të kryeqytetit

By: armand
18 September 2024 at 21:52

Partizani dhe Tirana përballen të shtunën në “Air Albania” në orën 20:00 në derbin e parë të këtij sezoni. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në një situatë krejt ndryshe nga prilli, kur u luajt beteja e fundit mes tyre. Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë […]

The post Java e derbit Partizani-Tirana, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të kryeqytetit appeared first on BoldNews.al.

Shënoi në ndeshjen e Champions-it, shikoni notën dhe statistikat e Qazim Laçit

By: armand
18 September 2024 at 21:20

Qazim Laçi u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme, teksa gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës, në duelin e Ligës së Kampioneve, ndaj Salcburg, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-0. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin që vulosi sfidën në minutën e 58-të. Laçi qëndroi në fushë 84 minuta, […]

The post Shënoi në ndeshjen e Champions-it, shikoni notën dhe statistikat e Qazim Laçit appeared first on BoldNews.al.

Liga e Kampioneve/ Lautaro në stol, Man.City dhe Inter zbardhin formacionet zyrtare

By: armand
18 September 2024 at 19:57

Do të startojë në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes mes Manchester City-t dhe Interit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku bien në sy surprizat. Kapiteni zikaltër Lautaro Martinez e nis duelin nga stoli, ndërsa edhe lojtari i Kombëtares Kristjan Asllani nuk është preferuar titullar. Sipas “La […]

The post Liga e Kampioneve/ Lautaro në stol, Man.City dhe Inter zbardhin formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

“Çfarë bëni kështu”, trajneri i Dinamo Zagreb iu ankua Kompany-s për fitoren 9-2

By: armand
18 September 2024 at 19:42

Bayern Munchen ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme kundër Dinamo Zagrebit me shifrat 9-2. Gjermanët u treguan edhe njëherë të pamëshirshëm, ndërsa Harry Kane tregoi pas ndeshjes se Vincent Kompany i kishte thënë lojtarëve që të mos tregonin aspak respekt për kundërshtarin dhe të shënonin sa më tepër gola. Një veçori kjo e gjermanëve, […]

The post “Çfarë bëni kështu”, trajneri i Dinamo Zagreb iu ankua Kompany-s për fitoren 9-2 appeared first on BoldNews.al.

Publikohet videoja e parë nga rrënojat e nëndetëses Titan

By: armand
18 September 2024 at 19:30

Roja Bregdetare e SHBA-së ka publikuar videon e parë të rrënojave të nëndetëses Titan në fundin e oqeanit. E hëna ishte dita e parë e një seance dëgjimore dy-javore nga Roja Bregdetare për udhëtimin tragjik të Titanit dhe sesi OceanGate nuk arriti të sigurojë një ekspeditë të sigurt. Zyrtarët e Rojës Bregdetare shfaqën videon dhe […]

The post Publikohet videoja e parë nga rrënojat e nëndetëses Titan appeared first on BoldNews.al.

Dalja e fundit në publik e Gerti Bogdanit, analiza që bëri ish-deputeti i PD

By: armand
18 September 2024 at 19:15

Pak orë para se Gerti Bogdani të ndahej nga jeta në mënyrë të papritur, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në News24, ku ka analizuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe situatën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-deputeti i PD u nda nga jeta mesditën e kësaj të mërkure (18 […]

The post Dalja e fundit në publik e Gerti Bogdanit, analiza që bëri ish-deputeti i PD appeared first on BoldNews.al.

Gjermania fillon kontrollet kufitare mes debatit për emigracionin

By: armand
18 September 2024 at 19:09

Gjermania filloi të hënën kontrollet në gjitha pikëkalimet kufitare tokësore, ndërsa qeveria përpiqet të frenojë emigracionin e parregullt. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vende fqinje të Gjermanisë e kanë kritikuar planin e Berlinit, për të cilin thonë se minon parimin themelor të Bashkimit Evropian për lirinë e lëvizjes. Policia gjermane […]

The post Gjermania fillon kontrollet kufitare mes debatit për emigracionin appeared first on BoldNews.al.

Roma konfirmon trajnerin e ri, Ivan Juric nënshkruan me klubin kryeqytetas

By: armand
18 September 2024 at 19:02

Ivan Juric do të jetë trajneri i ri i Romës. Gazetari sportiv, Fabrizio Romano deklaroi se tashmë gjithçka është zyrtare. Juric ka nënshkruar kontratë me kryeqytetasit, deri në vitin 2025. Nëse Roma kualifikohet në Champions League, Juric do të qëndrojë edhe një vit në krye të pankinës. “Zyrtare, e konfirmuar. Ivan Jurić nënshkruan si menaxher […]

The post Roma konfirmon trajnerin e ri, Ivan Juric nënshkruan me klubin kryeqytetas appeared first on BoldNews.al.

Ultrasit e Milanit në protestë pas disfatës ndaj Liverpool-it

By: armand
18 September 2024 at 17:51

Disfata dhe loja e dobët e Milanit përballë Liverpool nuk është kaluar lehtë nga tifozët kuqezi. Disa prej tyre u larguan nga stadiumi përpara fërshëllimës në shenjë revolte dhe proteste. Pjesa tjetër vijuan me thirrjet kundër drejtuesve dhe lojës së dobët që ekipi po bënte në fushë. Lojtarët shkuan pranë ultrasve në përfundim të takimit, […]

The post Ultrasit e Milanit në protestë pas disfatës ndaj Liverpool-it appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen eksplozivë në vendin e tubimit të Trump, i dyshuari i shpëton policisë

By: armand
18 September 2024 at 17:41

Policia amerikane raportohet se ka gjetur eksplozivë në një makinë pranë zonës ku do të mbahet sot një tubim elektoral i ish-presidentit Donald Trump në Long Island, New York. Ky është kërcënimi i radhës ndaj jetës së republikanit Trump, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar deri më tani dy tentativave për vrasje nga dy persona […]

The post Zbulohen eksplozivë në vendin e tubimit të Trump, i dyshuari i shpëton policisë appeared first on BoldNews.al.

Disiplina i mbyll stadiumin dhe gjobit Laçin, e pëson edhe Elbasani

By: armand
18 September 2024 at 17:11

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka ndëshkuar me 3 milionë lekë gjobë ekipin e Laçit, pas dhunës në ndeshjen ndaj Partizanit. Gjithashtu ekipi kurbinas do luajë 4 ndeshje pa tifozë ndërsa presidenti i klubit, Pashk Laska u dënua me 4 ndeshje pezullim. Ndërkohë Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën […]

The post Disiplina i mbyll stadiumin dhe gjobit Laçin, e pëson edhe Elbasani appeared first on BoldNews.al.

Partizani-Tirana, klubi i kuq publikon çmimet e biletave për derbin

By: armand
18 September 2024 at 15:53

Ditën e shtunë, prej orës 20:00, Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të parë këtë sezon në duelin e vlefshëm për javën e 6-të të Superiores, që do të luhet në “Air Albania”. Klubet kanë nisur sot përgatitjet, por të njëjtën po bëjnë edhe tifozëritë përkatëse që janë gati të dhurojnë spektakël në […]

The post Partizani-Tirana, klubi i kuq publikon çmimet e biletave për derbin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌