Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i KiE, reagon ministri Hasani: Do të forconi vlerat tona të përbashkëta!

By: redi
18 September 2024 at 19:38

Alain Berset është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Berset për detyrën e re, ndërsa thekson se lidershipi i tij do të forcojë padyshim vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. ”Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Source

Before yesterdayMain stream

Shqipëria gati të mikpresë Samitin e NATO-s në 2027

16 September 2024 at 16:22

Qeveria shqiptare është ofruar të mirëpresë pas tre vitesh në Tiranë Samitin e NATO-s. Propozimi i është dërguar zyrtarisht Aleancës Atlantike në shkurt të këtij viti, teksa pak më vonë do të bëhej publik nga kryeministri Edi Rama, në një letër që ai, i kishte shkruar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Unë besoj se është koha që për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, të mbahet një takim i nivelit të Lartë të NATO-s”, shkruan zoti Rama në letrën e tij, ndërsa vë në dukje se e ka diskutuar këtë çështje dhe gjatë bisedimeve që ka patur me Sekretarin Blinken gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, më 15 shkurt.

Letra dërguar Sekretarit Antony Blinken

Mundësinë e organizimit të samitit të Natos, së fundmi, kryeministri e përmendi edhe gjatë fjalës që mbajti në hapje të Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, pak javë më parë.

“Shqipëria ushqeu shumë respekt, krijoi shumë besim dhe pa diskutim mori një prestigj që nuk e kishte pasur më parë dhe pikërisht ky respekt, ky besim, ky prestigj na bën sot që të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve evropiane nga Britania e Madhe deri në Ukrainë apo nga Suedia dhe Norvegjia deri në Turqi vitin e ardhshëm në Samirin e Komunitetit Politik Evropian dhe po ashtu ky respekt, ky besim(…) na jep mundësinë të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027, …na jep mundësinë të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027”, deklaroi zoti Rama. 

Pak ditë më pas, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, e bëri thuajse fakt të kryer mbajtjen e Samitit. Sipas tij, Samiti i NATO-s 2027 është vendosur të organizohet në Tiranë.

‘Ne jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Pra, kemi filluar identifikimin e ambienteve, fondeve, njerëzve dhe gjithë burimeve të nevojshme që bëjnë këtë të mundur.’, deklaroi Hasani.

‘Padyshim një angazhim i tillë, përveç rëndësisë së madhe të simbolikës që ka tregon dhe njëherë që Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe një aleat i domosdoshëm në gjithë përpjekjen e organizatës e Altantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe sidomos me fokus në zhvillimet e fundit.’, vlerësoi ai.

Çfarë thotë NATO?

Pesë muaj pas dorëzimit të ofertës nga Shqipëria, një zyrtar i NATO-s, bëri të ditur për Faktoje se për momentin është miratuar vetëm vendndodhja e dy samiteve të ardhshme të Aleancës. 

‘Samiti i NATO-s 2025 do të mbahet në Hagë, Hollandë, nga data 24 deri më 26 qershor, i ndjekur nga një samit që do të mbahet në Turqi.’, konfirmoi zyrtari i Aleancës, duke shtuar se nuk mund të thotë ende asgjë për vendndodhjen e Samitit të 2027.

Edhe në një dokument të siguruar nga Faktoje, ku përditësohen eventet kryesore të Aleancës, konfirmohet ftesa e qeverisë shqiptare për të mbajtur në Tiranë Samitin e 40 të NATO-s. 

‘Në shkurt të 2024, Shqipëria u ofrua të mirëpresë Samitin e 2027-tës. Finlanda është ofruar të mirëpresë një Samit në periudhën 2026-2028.’, shkruhet ndër të tjera në dokument.  

Për ekspertët e fushës, konfirmimi i Shqipërisë si vend pritës i Samitit të 2027 nga NATO është çështje kohe. 

Ledion Krisafi, studiues pranë Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, e sheh mikpritjen e këtij Samiti si një nga kulmet e politikës së jashtme të vendit në 3 dekadat e fundit.

“Sidomos në një periudhë të tillë me luftën në Ukraine dhe në Lindjen e Mesme, është një konfirmim i vëmendjes dhe pranisë së NATO-s në Ballkan. Fakti që është zgjedhur Shqipëria konfirmon idenë që Tirana është pika më e rëndësishme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor të paktën, vendi më stabel dhe më konstruktiv.”, shprehet Krisafi.

Viti 2027 përkon me samitin e 40- të NATO-s dhe do të jetë hera e dytë në historinë e Aleancës që mbledhja do të mbahet në Ballkan, pas Samitit të Bukureshtit në 2008.

“Të gjitha takimet dhe Samitet që po zhvillohen dhe do zhvillohen në Tiranë e kthejnë kryeqendrën e Shqipërisë në një lloj qendre të diplomacisë perëndimore në Ballkanin Perëndimor.”, argumenton studiuesi. 

Përfundim

Samitet e NATO-s shihen si një pikë takimi e rëndësishme për udhëheqësit e vendeve anëtare të Aleancës. Ato shfrytëzohen për të prezantuar politika të reja, për të ftuar anëtarë të rinj në aleancë, për të nisur iniciativa të reja të mëdha si dhe për të ndërtuar partneritete me vendet joanëtare të NATO-s.

Samiti i fundit i NATO-s u mbajt këtë vit në Uashington të SHBA-ve nga 9 deri më 11 korrik.

The post Shqipëria gati të mikpresë Samitin e NATO-s në 2027 appeared first on Faktoje.al.

Hapja e urës mbi Ibër, Hasani mesazh Prishtinës: Konsultohuni me ata që e bënë Kosovën të lirë

By: D Marku
29 August 2024 at 15:32

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në bashkëbisedimin me gazetarët u pyet edhe lidhur me situatën më të fundit në Kosovë për hapjen e urës mbi Ibër, për të cilën deklaroi sot se “asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë”.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë”, tha Hasani.

Ministri Hasani tha se “t’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”.

The post Hapja e urës mbi Ibër, Hasani mesazh Prishtinës: Konsultohuni me ata që e bënë Kosovën të lirë appeared first on Albeu.com.

Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj

By: D Marku
28 August 2024 at 18:46

Përfundoi sot Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në 3 ditët e konferencës (26 -28 gusht 2024), u nënvizua rëndësiae integrimit të aftësive dhe përvojave të ndryshme në shërbimin tonë diplomatik. Në fokus të diskutimeve ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet e MEPJ: avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të Diasporës, modernizimi i shërbimeve konsullore etj.
Diskutimet nxorrën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’i nënshtrohet reformave strukturore për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj.

Struktura e re synon të nxisë energjinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjitha hallkave të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Një prej risive, është edhe krijimi i Drejtorisë së Bashkëpunimit me Faktorin Shqiptar, në fokus të të së cilës do të jenë qytetarët shqiptarë, kudo që ata jetojnë.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, i cili prej javësh është në konsultim publik, jo vetëm do të mbështesë natyrën dinamike dhe në zhvillim të aktivitetit diplomatik, por edhe do të njohë kontributet e shqiptarëve që punojnë në organizatat ndërkombëtare dhe do të hapë dyert për përfshirjen e tyre në shërbimin e jashtëm.

Konferenca e Ambasadorëve shërbeu si një moment vendimtar për reflektim, vlerësim dhe planifikim për të ardhmen. Ai përforcoi nevojën për përmirësim të vazhdueshëm, integrim të aftësive të ndryshme dhe reforma strukturore për të rritur efektivitetin e shërbimit diplomatik shqiptar.

Në “Diplo 2024”, në panelet e brendshme të konferencës ishin të ftuar, zv.kryeministja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ministrja Turizmitdhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, zv.Kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, rektorja e Kolegjit të Evropës Frederica Mogherini si dhe ekspertë vendas e të huaj të fushave të ndryshme.

The post Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj appeared first on Albeu.com.

Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika

15 August 2024 at 18:42

Në muaj gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik. Përmes draftit të hedhur për […]

The post Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika appeared first on Reporter.al.

❌
❌