Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

By: rom ario
19 September 2024 at 15:56

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje.

“Kjo veprimtari kibernetike dashakeqe është shembulli më i fundit i qasjes së gjithanshme të Iranit, siç u theksua në deklaratën e përbashkët nga gushti, për të ndjellë përçarje dhe për ta minuar besimin në procesin tonë zgjedhor”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar se pret që Rusia, Kina dhe Irani të përpiqen të ndikojnë në politikat e SHBA-së “për përfitim të interesave të veta dhe për ta minuar demokracinë amerikane dhe qëndrimin e Uashingtonit në botë”

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit republikan Donald Trump dhe asaj demokrate Kamala Harris.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Harrisin si zëvendësuese të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit appeared first on Euronews Albania.

Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:34

Mes kandidatëtve që kanë shprehur interesin në Ministrinë e Brendshme, ditën e sotme janë bërë publik emrat e 15 prej tyre.

Kjo është lista e emrave që Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të enjte:

  • Adriatik Tafçiu
  • Altin Mena
  • Ardian Çipa
  • Gentjan Shehaj
  • Hajrulla Xhivini
  • Ibrahim Disha
  • Idajet Faskaj
  • Ilir Proda
  • Lutfi Minxhozi
  • Neritan Nallbati
  • Pëllumb Seferi
  • Rebani Jaupi
  • Sami Rasha
  • Shemsi Prençi
  • Skënder Hita

Kushtet të cilat duhet të plotësonin këta kandidatë ishin këto:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore

19 September 2024 at 13:49

Platforma Ndreqe.com, vazhdon të jetë adresa ku qytetarët Komunës së Gjakovës vazhdimisht i adresojnë problematikat e tyre, ku pjesa më e madhe e këtyre problematikave i takojnë infrastrukturës në disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Një shqetësim i vazhdueshëm që është në listën e problematikave që raprtohen në Ndreqe.com, janë dëmtimet e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, gjë e cila është një dukuri shqetësuese për kalimtarët, dhe pikërisht një problem i tillë ku trotuari është i dëmtuar është raportuar në Rrugën “Nënë Tereza”, rrugë e cila është rruga në qendër të qytetit, dhe në të cilën vazhdimisht ka lëvizje të këmbësorëve.

Trotuari i dëmtuar – Rruga ”Nënë Tereza” (Qendra e qytetit)

Ndërsa përveç kësaj problematike, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar probleme edhe në rrugën që dërgon për në hapësirat rekreative të Parkut në Shkugëz, gjë e cila sjell pakënaqësi për ata të cilët zgjedhin që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për ecje apo për rekreacion.

Përveç raportimeve për gropë në rrugën në drejtim të parkut të Shkugëzes, për një sheqetësim të tillë ëshë raportuar edhe në rrugën pas Parkut të Lirisë, ku njëkohësisht në këtë rrugë kanë ardhur raportime edhe për vendosjen e një shtylle elektrike në mes të rrugës që gjindet pas Parkut të Lirisë, apo siç njihet ndryshe Bulevardi.

Telegrafi kishte kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

The post Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore appeared first on Telegrafi.

Forcat e Armatosura, stërvitje të përbashkëta me trupat britanike në Pashaliman

19 September 2024 at 11:51

Forcat e Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë Stërvitjen e Përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri.

Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës.

Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s.

Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

”Pikë uji”, filmi shqiptar synon çmimet ”OSCAR”

By: redi
18 September 2024 at 19:20

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës. Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së…

Source

7-vjeçarja përplaset nga furgoni teksa po kthehej nga shkolla në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
18 September 2024 at 17:03

Një fëmijë 7 –vjeç, nxënëse e klasës së parë është përplasur nga një furgon në Shënkoll të Lezhës.

Ajo ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

The post 7-vjeçarja përplaset nga furgoni teksa po kthehej nga shkolla në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Odisea e rrugës Shirokë-Zogaj- Kufi

18 September 2024 at 15:40

Esmeralda Topi 

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci, spikati me platformën e tij kryesisht teknike, duke i prezantuar elektoratit një program të detajuar për zhvillimin e qytetit. Pjesë e projekteve të infrastrukturës për Shkodrën ishte dhe rruga e re Shirokë-Zogaj-Kufi. 

“Rruga e re (në ndërtim) Shirokë-Zogaj-Kufi së bashku me pikën kufitare të re do të krijojë lidhjen me zonën e Krajës si me rrugë automobilistike, biçikletash dhe varkash nëpërmjet rrjetit të moleve.”, shkruhet në Programin e premtimeve të kryebashkiakut të Shkodës Benet Beci. 

Ndërtimi i kësaj rruge ka qënë një angazhim i zotit Beci që në kohën kur ishte deputet i zones, teksa socialistët e kishin zyrtarizuar si kandidat për kryebashkiak të Shkodrës. 

“Për fat të keq është vonuar në mënyrë të patolerueshme por do të bëjmë ç’është e mundur që ajo të fillojë sa më shpejt…”premtonte Beci. 

Fakt

Në fund të vitit të kaluar Faktoje verifikoi se puna për ndërtimin e rrugës ende nuk kishte nisur.  Edhe një vit më vonë në terren gjithçka dukej njësoj. Nuk gjetëm asnjë gjurmë të investimit të premtuar. Rruga ekzistuese Shirokë- Zogaj është tepër e ngushtë dhe e dëmtuar. 

Për të shkuar nga Shkodra në Shirokë duhen më pak se 20 minuta me makinë. Për të mbërritur në Zogaj, na u desh thuajse e njëjta kohë- ndonëse distanca në kilometra është më e shkurtër. 

Rruga Shirokë-Zogaj 17 shtator 2024

“Ja po fillon sivjet, ja po fillon në dhjetor, ja po filllon në janar, në shtator… Ka dhjetë vjet që e flasin dhe ende nuk është realizu.”, kujton Valmir Balesi, banor në fshatin Zogaj.

“Ka 30 vjet demokraci dhe Zogaj është shumë më mbrapa se katundet e tjera. e kanë lënë shumë mbrapa…”, shprehet ai. 

Segmenti i fundit i rrugës nga Zogaj deri në pikën e kalimit kufitar ishte pjesa më e degraduar e kësaj rruge.  

Problemet ishin të dukshme që në fillimin e rrugës të saj, pranë shkollës nëntëvjeçare “Reshit Hyseni” në Zogaj. Ndërsa 490 metrat e fundit të kësaj rruge që të çon drejt kufirit mund të përshkoheshin vetëm me automjete të larta. 

Rruga Zogaj – Kufi, 17 shtator 2024

Kur do të nisë projekti? 

Ndonëse ka qënë një nga premtimet kryesore të kryebashkiakut Beci, institucioni që ai drejton prej një viti, nuk ndan informacione mbi projektin. Në një përgjigje me shkrim për Faktoje Bashkia e Shkodrës ia delegon përgjegjësinë Fondit Shqiptar të Zhvillimit- si njësi zbatuese e këtij projekti. 

“Rruga Shiroke-Zogaj-Kufi, është tenderuar nga FSHZH, dhe gjithashtu mund të merrni informacione më të detajuara nga FSHZH.”, thotë Bashkia. 

Nga ana tjetër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se është në pritje të lejes së ndërtimit nga Bashkia e Shkodrës.

“Sa i përket projektit për ndërtimin e rrugës “Shirokë – Zogaj – Kufi” në Shkodër, punimet e zbatimit pritet të fillojnë në fund të vitit 2024/ fillim të vitit 2025, pas pajisjes me lejet përkatëse.”, argumenton FSHZH.

Të njëjtin afat e gjejmë edhe tek programi buxhetor afatmesëm i Bashkisë Shkodër, miratuar dhjetorin e vitit të shkuar.  “Rruga Shirokë-Zogaj do të fillojë vitin e ardhshëm”, shkruhet në dokument.

Projekti i rrugës 3,2 mln €

Rruga Shirokë – Zogaj- Kufi do të kushtojë 3,2 milionë euro dhe është financim i Bashkimit Evropian përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri. 

Sipas projektit, rruga e re nga Shiroka në Zogaj do të kalojë mbi atë ekzistuese, duke u zgjeruar. Ndërsa segmenti nga fshati Zogaj në kufi do të jetë tërësisht i ri, ku do të kalojë edhe një bypass.

Rruga do të jetë me korsi biçikletash dhe trotuar për këmbësorët.

Përfundim 

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, për projektin e rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi, e vlerësojmë si ende të pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Odisea e rrugës Shirokë-Zogaj- Kufi appeared first on Faktoje.al.

Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë

By: user 6
17 September 2024 at 22:52

Në Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë. Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, – tregon Pranvera.

Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.

Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Po si nisi historia e tyre?

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok. Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses.

“Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Zonja vuri në dispozicion të Fiksit disa foto intime të sajat. Këto foto janë shkëputur nga momente të marrëdhënies së tyre intime në disa video live me priftin Arkip Koçi. Fiksi iu drejtua kishën në Lushnje ku gjeti priftin Arkip Koçi. Bashkë me Pranverën ata patën një ballafaqim ku denoncuesja i përmendi çdo gjë të historisë së tyre, por edhe marrëdhëniet seksuale që kishin patur në shtëpinë e Zotit.

Prifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale që Pranvera i vuri në dispozicion Fiksit, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje. Pranvera pohoi për Fiksin se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Fiksi kontaktoi me Mitropolinë e Fierit ku imzot Nikolla Hyka tha se e kanë kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi. /TCH

The post Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt në Dibër

17 September 2024 at 15:48

Rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot në Dibër është asfaltuar. Edhe pse ishte një premtim i kryebashkiakut Rahim Spahiu, investimi nuk është kryer nga Bashkia e Dibrës, por nga një kompania private. Banorë të zonës i thanë Faktoje se asfaltimi i saj ka krijuar lehtësira për fermerët.

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, një prej premtimeve të kryebashkiakut socialist, Rahim Spahiu ishte edhe asfaltimi i rrugës në fshatrat Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot.

“Në #Limjan e #Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, e shumëkërkuar nga banorët, më vjen mirë që ndava me ta edhe lajmin se së shpejti do të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës”-shkroi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu.

Postimi i kryebashkiakut Spahiu në rrjetet sociale, 27 prill 2023

Nisur nga ky premtim i zotit Spahiu, Faktoje iu drejtua fillimisht me një kërkesë për informacion Bashkisë së Dibrës. Ne e pyetëm këtë institucion mbi ecurinë e punimeve, por edhe kostot e rrugës. Mirëpo, Bashkia Dibër tha për Faktoje se nuk disponojnë informacion për këtë rrugë, pasi është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Sa u përket projekteve për asfaltimin e rrugëve të fshatrave Limjan dhe Vrenjt të Njësisë Administrative Kastriot, ato janë projekte me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe nuk disponojmë informacion”, njofton Bashkia.

Por dhe pas një kërkese për informacion dërguar FSHZH-së, përgjigja që erdhi ishte se ky projekt nuk ishte zbatuar nga ky institucion.

“Ju bëjmë me dije se Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka në zbatim ndonjë projekt në Bashkinë Dibër për shtrimin e rrugëve Limjan dhe Vrenjt në Njësinë Administrative Kastriot”, bëri të ditur FSHZH-ja.

Faktoje bëri një verifikim në terren më 29 gusht në këtë rrugë, ku konstatuam se kishin përfunduar punimet për asfaltimin e saj. Ndërsa “enigma” rreth financuesit të këtij investimi, u zgjidh nga tabela e punimeve e cila ishte ende në hyrje të rrugës. Investimi nuk i përket as Bashkisë, e as FSHZH-së, por rezulton të jetë kryer nga kompania private KNAUF, dhe siç e kërkon procedura, leja nuk mund të ishte dhënë veçse nga Bashkia Dibër.

Tabela e punimeve, 29 gusht 2024

Rruga është rreth 6 km dhe sipas banorëve të fshatit, punimet kanë përfunduar në muajin qershor të këtij viti.

“Është një rrugë shumë e rëndësishme, sepse lidh 3 fshatra, Limjan, Vrenjt dhe Volezë. Janë diku te 200 familje në të tre fshatrat”, na tregon Miftari, banor i fshatit Vrenjt.

Ndërsa për Arturin, i cili ka një pemëtore në anë të rrugës thotë se asfaltimi i saj i ka krijuar shumë lehtësi.

“Rruga është zhvillim për të gjithë njerëzit dhe këtë vit për fatin e mirë kjo u realizua dhe ne si fermerë kemi shumë avantazh, sepse vijmë më shpejt te parcelat, makina nuk dëmtohet dhe prodhimi nuk na dëmtohet, sepse shumë vite kishim pluhur dynjanë dhe merrnin rendiment pothuajse zero.

Kjo është një rrugë me standard, shumë e mirë dhe shpresojmë që si kjo rrugë të bëhen të gjitha rrugët rurale të Shqipërisë”, shprehet Arturi.

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin për asfaltimin e rrugës në Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, do ta kategorizojmë të pambajtur nga kreu i bashkisë Dibër.

The post Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt në Dibër appeared first on Faktoje.al.

Provohen tezat e Prof. Coon mbi Gegët

By: njeshi
17 September 2024 at 15:47

Nga Ndrek Gjini MA, University of Galway Verifikimi i Teorive të Prof. Coon përmes studimeve moderne, matjeve të fundit dhe ADN-së Gjatësia trupore e popullsisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në rajonin e Alpeve Dinarike, ka qenë objekt i studimeve antropologjike për më shumë se një shekull. Një studim i fundit ka konfirmuar me të dhëna konkrete nga ADN -ja atë që antropologu i njohur…

Source

Rusia rrit numrin e Forcave të Armatosura për shkak të kërcënimeve ndaj vendit

By: So Nila
17 September 2024 at 14:49

Presidenti rus Vladimir Putin nxori një dekret për të rritur numrin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për shkak të nevojës për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale ndaj vendit, tha sot sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo për shkak të kërcënimeve për vendin tonë në kufijtë tanë”. Kjo është shkaktuar nga situata jashtëzakonisht armiqësore në kufijtë perëndimorë dhe paqëndrueshmëria në kufijtë lindorë”, tha Peskov në përgjigje të pyetjes së një gazetari për arsyet pse Putin nënshkroi dekretin për rritjen e numrit të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Peskov deklaroi se për shkak të këtyre kërcënimeve është e nevojshme të merren masat e duhura.

/abcnews.al

Sa deputetë merr Rama dhe sa Berisha?

By: redi
16 September 2024 at 18:11

Editorialin e shkoni duke klikuar videon! Akoma pa u shpallur data e zgjedhjeve parlamentare, Rama dhe Berisha kanë filluar të bëjnë llogaritë për pushtetin e nesërm, pra sa deputetë merr njeri dhe sa tjetri. Në fakt PS është më e organizuar, duke mos harruar se është edhe në pushtet e ka pothuaj të gjitha bashkitë. Kryeministri Rama e hodhi i pari “shishen e molotovit” te dera e…

Source

Profesori kapet duke fotografuar të miturën, dërgohet menjëherë në komisariat

By: gaze tare
16 September 2024 at 16:36

Një profesor i Universitetit të Patrës është dërguar në burg pas një padie të bërë nga babai i një vajze 15-vjeçare, i cili ankohej se ai po e fotografonte të bijën pa pëlqimin e tij.

Sipas pelop.gr, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në një lokal afonte vajzën e tij.

Tre të rinj ishin ulur në një tavolinë aty pranë. Kur panë se çfarë po bënte profesori, e pyetën pse, duke shkaktuar një zhurmë. Në vendngjarje është thirrur në mënyrë të menjëhershme policia . Babai i të miturës ka bërë padi për shkelje të të dhënave personale.

Profesorit i është konfiskuar celulari dhe do të dërgohet në laboratorët e mjekësisë ligjore të Athinës për të kontrolluar përmbajtjen e tij.

Çfarë pretendon ambienti i babait?

Nga ajo që babai i të miturës ka deklaruar në polici, thuhet se ai ka qenë këmbëngulës kjo për shkak se pretendohet se edhe ankuesja edhe zyrtari përgjegjës kanë bërë përpjekje që incidentin ta konsiderojnë të përfunduar dhe të mos ndjekin procedurën spontane.

Pas këmbënguljes së babait, profesori është ndaluar natën në Sigurim dhe të shtunën është dërguar në prokurori.

Ky i fundit ka liruar profesorin dhe ia ka kthyer dosjen Sigurimit, pasi e ka konsideruar të paplotë.

The post Profesori kapet duke fotografuar të miturën, dërgohet menjëherë në komisariat appeared first on iconstyle.al.

“Festa e Koranit” në Pogradec, hidhen 2 milionë rasat peshku në liqen e Ohrit

By: berti
15 September 2024 at 11:31

Festa e Koranit, peshkut të cilësuar unik në botë mblodhi këtë fundjavë qytetarët në Pogradec. Në Odeonin e qytetit u zhvillua panairi i gatimeve të Koranit, ku qytetarët shijuan gatimet e ndryshme nga kuzhinierët e restoranteve dhe amvisave pogradecare. Në kuadër të pasurimit të liqenit me rasat të rinj rreth 2 milionë të tillë në këtë sezon, sasi që rritet çdo vit, tregon vëmendjen e shtuar…

Source

Ekspertët zbulojnë shtatë sjelljet e çuditshme të lidhura me një IQ të lartë

By: berti
15 September 2024 at 08:54

Disa nga mendjet më të mëdha, si Albert Einstein dhe Charles Darwin, shfaqën sjellje të çuditshme si vetmia dhe djegia e vajit të mesnatës. Dhe ndërsa bota mund t’i ketë parë këto zakone si të çuditshme, studime të shumta i kanë lidhur ato me të paturit e IQ të lartë. Kjo është për shkak se praktikat tona të përditshme kanë një ndikim të madh në inteligjencën tonë – dhe madje mund të ndryshojnë…

Source

Argita Berisha, kandidate potenciale për PD-në

By: redi
14 September 2024 at 19:12

Editorialin e shikoni duke klikuar në video! Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ai tha se nuk e di nëse Argita Malltezi e ka…

Source

Mbyllet raundi i parë i pranimeve në universitete, ja sa maturantë u pranuan

By: gaze tare
14 September 2024 at 12:14

80% e maturantëve që aplikuan për studimet e larta në Shqipëri, tashmë janë studentët më të rinj në universitete. Mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve tregon se nga cilat degë u orientuan këtë vit maturantët.

Ashtu si dhe në fazën e aplikimit, edhe në procesin e pranimit, programet e IT, Mjekësisë dhe i inxhinierisë janë më të preferuarat. Kuotat për këto degë u plotësuan që në ditët e para. Këtë vit 70% e studentëve të rinj zgjodhën Universitetet Publike, ndërsa 30% do të studiojnë në shkollat e larta private.

Referuar regjistrimeve sipas programeve të studimit, Universiteti i Tiranës mban vendin e parë për numrin më të lartë të pranimeve, ndërsa në rrethe kryeson Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Referuar të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar këtë vit ka rritje të regjistrimeve në Univeristetin Bujqësor dhe në programet dy vjeçare.

Ndërsa degët e mësuesisë janë në të njëjtat nivele si një vit më parë. Ndërkohë mijëra kandidatë po ndjekin lëvizjet e listës dhe kuotat bosh për t’u pranuar në raundin e dytë të regjistrimeve i cili do të vijojë deri javën e parë të tetorit.

The post Mbyllet raundi i parë i pranimeve në universitete, ja sa maturantë u pranuan appeared first on iconstyle.al.

Shkencëtarët në alarm për rritjen e temperaturave: Më e keqja s’ka ardhur akoma

By: gaze tare
14 September 2024 at 09:14

Shkencëtarët, bazuar në të dhënat e shërbimit evropian Copernicus, zbulojnë se kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë. Por nuk ishte vetëm më e nxehta, por edhe më e gjata…, pasi temperaturat shumë të larta që nisën para fillimit zyrtar të verës u mbajtën pothuajse vazhdimisht në të njëjtat nivele, gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

Shqetësuesja nuk është se temperaturat e larta (mbi 35 gradë Celsius) vazhduan edhe në javën e parë të shtatorit, duke arritur maksimumin historik në rajonet më veriore të Evropës, si Sllovenia, e cila për herë të parë në historia e tij regjistroi temperaturë mbi 35 gradë në shtator.

Shkencëtarët thonë se mund të mos kemi mbaruar ende, pasi fenomeni i ‘ kupolës së nxehtësisë ‘ i parë në vitin 2023, i cili shkaktoi valë të nxehta intensive të verës që vazhduan në shtator dhe tetor, duket se do të përsëritet.

Observatori i BE-së për Klimën regjistroi këtë verë në hemisferën veriore temperaturat më të larta të regjistruara globalisht që nga 1940, duke tejkaluar periudhën përkatëse rekord të vitit të kaluar dhe duke e bërë 2024-ën vitin më të nxehtë në Tokë.

Sipas të dhënave të Copernicus, temperatura mesatare globale midis qershorit dhe gushtit ishte 16.8 gradë Celsius, që është 0.69 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 1991-2020.

Zëvendësdrejtoresha e agjencisë, Samantha Burgess, tha në buletinin e saj mujor se “gjatë tre muajve të fundit të 2024, planeti përjetoi qershorin dhe gushtin më të nxehtë, ditën më të nxehtë në histori dhe verën më të nxehtë veriperëndimore të regjistruar ndonjëherë.

Ajo paralajmëron se këto ngjarje ekstreme të motit “do të bëhen më intensive” nëse kombet në mbarë botën nuk reduktojnë urgjentisht emetimet e gazit serrë, duke vënë në dukje se emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga djegia e vazhdueshme e karburanteve fosile janë shkaku kryesor i ndryshimit të klimës.

Sipas raportit të Copernicus, gushti 2024 ishte gushti më i ngrohtë globalisht (së bashku me gushtin 2023), me një temperaturë mesatare të ajrit sipërfaqësor prej 16,82°C, 0,71°C mbi mesataren e gushtit 1991-2020. Gushti i këtij viti ishte 1,51°C mbi nivelet para-industriale dhe ishte muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore për të cilën temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe tejkaloi 1,5°C mbi nivelet para-industriale.

Vit më i nxehtë

Sigurisht që nuk është vetëm çështje vere. Temperatura mesatare globale për 12 muajt e fundit (shtator 2023 – gusht 2024) është më e larta në rekord për çdo periudhë 12 mujore, 0,76°C mbi mesataren 1991-2020 dhe 1,64°C mbi mesataren para-industriale të viteve 1850- 1900. Këto vlera janë të njëjta me ato të regjistruara për dy periudhat e mëparshme 12-mujore, që përfundonin qershor dhe korrik 2024. Anomalia e temperaturës mesatare globale nga janari deri në gusht 2024 është 0.70°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020, e cila është më e larta e regjistruar për këtë periudhë dhe 0,23°C më e ngrohtë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Anomalia mesatare për muajt e mbetur të këtij viti duhet të ulet me të paktën 0,30°C për vitin 2024 për të mos qenë më e ngrohtë se viti 2023. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në të gjithë grupin e të dhënave të mbajtura nga agjencia, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme që viti 2024 të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar.

Për qershor-gusht 2024, temperatura mesatare globale ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, 0,69°C mbi mesataren 1991-2020 për ata tre muaj, duke mposhtur rekordin e mëparshëm për qershor-gusht të 2023 (0,66°C).

Thatësira në Evropë

Dhe ndërsa Evropa Perëndimore dhe Veriore kanë pasur një verë më të lagësht se mesatarja këtë vit, pjesa më e madhe e Mesdheut dhe Evropës Lindore ka përjetuar kushte më të thata se mesatarja gjatë gjithë sezonit, të cilat në disa raste shoqërohen me thatësirë.

Gushti i vitit 2024 ishte më i thatë se mesatarja në pjesën më të madhe të Evropës kontinentale, duke përfshirë Britaninë e Jugut dhe Irlandën, Alpet, Ballkanin, Rusinë veri-perëndimore.

Agjencia thotë se temperatura mesatare e tokës evropiane për gushtin 2024 ishte 1.57°C më e lartë se mesatarja e gushtit 1991-2020, duke e bërë atë gushtin e dytë më të ngrohtë në rekord në Evropë pas gushtit 2022, e cila ishte 1.73°C më e lartë se mesatarja.

Temperaturat evropiane ishin mbi mesataren në Evropën Jugore dhe Lindore, por nën mesataren në pjesët veriperëndimore të Irlandës dhe MB, Islandës, bregut perëndimor të Portugalisë dhe Norvegjisë jugore.

Megjithëse të dhënat e këtij viti janë të lidhura me një kombinim të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe fenomenit “El Niño”, nxehtësia ekstreme e regjistruar është pjesë e një tendence afatgjatë.

Shërbimi zbuloi gjithashtu se temperatura mesatare për 12 muajt e mëparshëm ishte të paktën 1.5°C më e ngrohtë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900.

Në vitin 2024, disa vende në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi shënuan nxehtësi rekord. Në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, javët e të nxehtit të vazhdueshëm që filluan në pranverën e vitit 2024, e kombinuar me thatësirën e zgjatur çuan në mungesë të madhe uji dhe dhjetëra vdekje.

Vapa ekstreme u shndërrua në tragjedi në Arabinë Saudite pasi më shumë se 1000 njerëz që merrnin pjesë në Haxh, një pelegrinazh mysliman në Mekë, u rrëzuan dhe vdiqën.

Temperaturat arritën në 51.8 gradë Celsius në Xhaminë e Madhe të Mekës më 17 qershor.

Pse… po ziejmë?

Në pyetjen “pse temperaturat në planet po rriten gjithnjë e më shumë?”, përgjigja duket se është klishe: ndërsa një pjesë e rekordit të nxehtësisë së vitit të kaluar, shpjegon drejtori i Copernicus Carlo Buodembo, është për shkak të “El Nino” (një rritje e përkohshme natyrore e temperaturës në pjesë të Paqësorit qendror që ndryshon motin në mbarë botën), ky efekt është zhdukur dhe tregon se shtytësi kryesor është ndryshimi afatgjatë klimatik i shkaktuar nga njerëzit nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Sipas tij, “nuk është çudi që po shohim këtë valë të nxehti, që po shohim këto temperatura ekstreme. Është e sigurt që do të shohim më shumë”.

Më alarmante, një faktor kyç i ngrohjes globale, El Niño, ka përfunduar dhe po pasohet nga një fenomen tjetër, La Niña , një ftohje e përkohshme natyrore e pjesëve të Paqësorit qendror që zakonisht ul temperaturën mesatare globale të Tokës, katër muajt e fundit të vitit.

Shkencëtarët tani po japin alarmin më fort. Ajo që po jetojmë, thonë ata, nuk janë vetëm numra në një libër rekordesh, por moti që prek njerëzit. Dhe kjo verë ishte më e nxehta e regjistruar, por sigurisht që nuk do të jetë më e nxehta e regjistruar për të ardhmen e parashikueshme, theksojnë ata.

The post Shkencëtarët në alarm për rritjen e temperaturave: Më e keqja s’ka ardhur akoma appeared first on iconstyle.al.

❌
❌