Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

By: user 2
19 September 2024 at 23:11

Në ditën e parë të Champions League, Atalanta dhe Arsenal ndanë pikët me një barazim 0-0. Në stadiumin Gewiss fitoi ekuilibri, me Hyjneshën që mund të ketë më shumë keqardhje se Gunners për mundësinë e humbur në minutën e 51′ nga Retegui, i cili nga pika e bardhë u hipnotizua nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan ta zhbllokojnë ndeshjen, por pa fat. Barcelona dorëzohet në Monaco 2-1, duke luajtur me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjes. Atletico përmbys Leipzig po 2-1 e Brest triumfon ndaj Sturm Graz me të njëjtin rezultat.

ATALANTA 0-0 ARSENAL

Përfundon 0-0 mes Atalanta dhe Arsenal. Një pikë e çmuar për skuadrën bergamaske që rikthehet në Champions League dhe gjithashtu kishte mundësinë të mposhtte Gunners me një penallti. Por një super Raya i tha jo dy herë Reteguit. Leximi i formacioneve tregoi rrugën e mbrëmjes zikaltër: në kërkim të një goli më shumë se kundërshtari. Gasperini hodhi në fushë së bashku Retegui, Lookman dhe De Ketelaere, Arteta iu përgjigj me Saka, Jesus, Martinelli dhe Havertz. Atalanta kontrolloi lojën, ashtu si Gjimshiti sulmuesit e Gunners dhe rastet nuk ishin të shumta.

Kthesa mund të vinte në minutën e 50′ me Retegui që u paraqit nga pika e bardhë për penalltinë e fituar nga Ederson për faullin e Partey, por nga 11 metra sulmuesi u hipnotizua nga Raya që fillimisht bllokoi goditjen e më pas tentativën e dytë. Për Arsenal mundësia më e mirë ishte në këmbët e Martinellit, që i vetëm me portierin Carnesecchi gaboi shënjestrën.

MONACO 2-1 BARCELLONA

Humbje sensacionale për Barcelonën, që u dorëzua 2-1 në debutimin në Monaco. Praktikisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Pas dhjetë minutash lojë katalanasit mbeten në mënyrë të papritur numerikisht inferiorë, për shkak të faullit si lojtar i fundit (me pasojë përjashtimin) nga Eric Garcia. Monaco e shfrytëzoi menjëherë dhe në minutën e 16′ zhbllokuan ndeshjen falë veprimit të jashtëzakonshëm personal të Akliouche, që mposhti Ter Stegen në shtyllën e afërt. Barça rrezikoi të pësonte të dytin, por në minutën e 28′ riktheu ndeshjen në ekuilibër me golin e parë të Lamine Yamal në Champions League.

Lexo më tejVideo/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Në pjesën e dytë blaugranat u dukën më sfidues pavarësisht se kishin një lojtar më pak, por vuajtën kundërsulmet apo tranzicionet pozitive nga kundërshtarët e tyre. Në minutën e 71′ erdhi goli vendimtar i shënuar nga Ilenikhena, i cili nuk gaboi përballë ter Stegen. Champions League nuk nis mirë për Barcelonën, tre pikë të mëdha për Monacon.

ATLETICO MADRID 2-1 LEIPZIG

Fitore me përmbysje për Atletico Madrid, 2-1 në fund ndaj një Leipzig të shkëlqyer. Dush i ftohtë në fillim për vendasit, të cilët në minutën e katërt e panë veten në disavantazh 1-0. Gjermanët e nisin në mënyrën e duhur falë goditjes nga Sesko. Pas golit të pranuar, Colchoneros filluan të shtyjnë fort për të reaguar dhe Correa goditi një shtyllë të bujshme në mesin e pjesës së parë. 1-1 vonoi vetëm pak dhe në minutën e 28 Griezmann barazoi rezultatin. Spanjollët e zhvendosën inercinë në anën e tyre dhe në fund të pjesës së parë shkuan pranë përmbysjes. Skuadra e Simeone vazhdoi të marrë iniciativën edhe në pjesën e dytë e kur gjithçka sugjeronte një barazim, Colchoneros kompletuan rikthimin në minutën e 90′. Gimenez u ngrit më lart se kushdo dhe shënoi me kokë golin që vendosi ndeshjen. Atletico e nis me një fitore të rëndësishme, cilësia dhe intensiteti nuk mjaftuan për një Leipzig kurajoz.

BREST 2-1 STURM GRAZ

The post Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën appeared first on Lapsi.al.

Zbulimi i Repubblica: “Lina Souloukou donte shkarkimin e De Rossi për çështjen Dybala e miqësinë me Totti”

By: user 2
19 September 2024 at 22:17

Ndërsa të gjithë drejtojnë gishtin nga Friedkin, gazeta romane zbulon informacione që ndryshojnë këndvështrimin. Ka qenë CEO e klubit Lina Souloukou ajo që donte që De Rossi të largohej nga Trigoria, pasi kishte pasur tashmë disa debate me trajnerin në javët e fundit.

LINA SOULOKOU VENDOSI SHKARKIMIN E DE ROSSI

Ish-mesfushori u largua dje me nxitim nga Trigoria por jo pa u përshëndetur më parë me bashkëpunëtorët e tij dhe tifozët e pranishëm jashtë qendrës sportive. Pas zgjedhjes së shkarkimit të tij është administratorja e deleguar, të paktën sipas asaj që shkruan Repubblica:

Pronari amerikan Dan Friedkin ka braktisur shtëpinë Parioli dhe iluzionon veten se po drejton një shoqëri në të cilën ajo që komandon vërtetë sot është një menaxhere greke, e cila për vite me radhë ka menaxhuar Olympiacos për pronarin e diskutueshëm të anijeve Evangelos Marinakis. Gjëja më e rëndësishme për Lina Souloukou, CEO 41-vjeçare që mbërriti në prill 2023, është të ruajë kontrollin: kur dëgjoi intervistën e ish-kapitenit Totti në Sky, pak më shumë se një javë më parë, ajo besoi se dikush donte tja hiqte atë nga duart. Në sytë e menaxheres greke, shprehja “Daniele është një rrufepritës” do të frymëzonte pikërisht teknikun De Rossi. Ky është motivi që ajo kontestoi trajnerin, edhe para rezultateve zhgënjyese të Romës së tij.

Por nuk mbaron këtu, sepse De Rossi kishte diskutuar tashmë me greken edhe për çështjen Dybala.

ÇËSHTJA DYBALA

Fërkimi mes trajnerit dhe drejtueses greke kishte disa kohë që kishte lindur. Një nga diskutimet kryesore kishte qenë aktivizimi i Dybala, i cili në paraqitjen e tij të 15, do të shihte rritjen e pagës së tij në 7.5 milionë euro neto falë rinovimit automatik. Një opsion që klubi verdhekuq dëshiron ta shmangë me çdo kusht. Repubblica shkruan:

Pronarët, me anë të Souloukou, donin të detyronin De Rossin ta përdorte Dybala me masë për të mos shkaktuar rinovimin automatik, gjë që çoi në dorëheqjen e tij, e cila më pas u refuzua nga pronarët.

The post Zbulimi i Repubblica: “Lina Souloukou donte shkarkimin e De Rossi për çështjen Dybala e miqësinë me Totti” appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

By: user 2
19 September 2024 at 21:48

Mbërrijnë rezultatet e para të ndeshjeve të së enjtes së raundit të parë të Champions League 2024/25. Një debutim dërrmues për Bayer Leverkusen, që mposhti Feyenoord 4-0 në transfertë. Protagonist absolut ishte Florian Wirtz, i cili shënoi një dygolësh në debutimin e tij në kompeticion (shënoi edhe Grimaldo). Sukses edhe për Benfica, që fitoi 2-1 në Beograd në fushën e Crzvena Zvezda falë Akturkoglu dhe Kokçu.

FEYENOORD 0-4 BAYER LEVERKUSEN

Goleadë e Bayer Leverkusen, që në debutimin e tij në Champions mposhti Feyenoord në Rotterdam me rezultat 0-4. Pesë minuta i mjaftuan skuadrës së teknikut Xabi Alonso për të hapur ndeshjen: Andrich gjeti mes linjave Ëirtz, i cili shënoi golin e parë. Holandezët tentuan të reagojnë, por në minutën e 30′ e pësuan përsëri nga Grimaldo, që dyfishoi rezultatin me një tap-in. Pas 2-0, vendasit u shembën pothuajse përfundimisht, që në pjesën e parë: në minutën e 36′, një kundërsulm i Frimpong nxorri të lirë Wirtz, që shënoi të tretin, duke firmosur dygolëshin personal. Në fundin e pjesës së parë, Aspirinat shënuan pokerin, me goditjen me kokë të Tapsoba. Në pjesën e dytë bardhekuqtë shtuan ndjeshëm intensitetin e tyre, duke gjetur edhe golin e nderit me Ueda, por që u anulua. Krenaria e skuadrës së Priske nuk mjaftoi, Leverkusen triumfoi 4-0 dhe e nisi shkëlqyer rrugëtimin në Evropë.

Lexo më tej: Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland

CRVENA ZVEZDA 1-2 BENFICA

Gjithçka ishte mjaft e lehtë edhe për Benfica, fituese 2-1 në Beograd ndaj Crvena Zvezda. Fillim i shkëlqyer për miqtë, të cilët pas nëntë minutash lojë kaluan në avantazh falë goditjes së Akturkoglu. Serbët tentuan të nisen menjëherë në kërkim të barazimit, por me kalimin e minutave portugezët u kthyen dominues dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 29′ sërish me protagonist një turk: Kokçu ekzekutoi një trajektore perfekte nga një goditje dënimi, që përfundoi në rrjetën e Glazer. 2-0 e gjërat nuk ndryshuan në dyzet e pesë minutat në vijim. Bardhekuqtë u futën në fushë me një qëndrim tjetër, por pa arritur të dëmtojnë ekipin mik. Goli që ngushtoi diferencën erdhi në minutën e 86′ me goditjen e Milson i vetëm përballë Trubin, por atëherë ishte tepër vonë. Benfica fitoi 2-1 dhe e nisi aventurën europiane me tre pikë.

The post Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda appeared first on Lapsi.al.

Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League

By: user 2
19 September 2024 at 18:43

Në Angli, gjyqi i Manchester City vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018. E tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa lajme që filtrojnë duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez. Sipas The Telegraph, nëse do të shpalleshin fajtorë, Citizens jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premier League, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Carabao Cup, FA Cup, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Një shembje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar. Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, po e ndjekin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizjet e Federatës Angleze dhe UEFA-s.

Lexo më tejAnglia pezull, nis procesi kundër Manchester City: rrezikon rënien nga kategoria

Të interesuara për të caktuar një dënim serioz dhe të rëndë, në rast faji, klubet nuk do të mjaftoheshin me një zbritje të thjeshtë pikësh apo një rënie nga kategoria, por do të donin një dënim shembullor. Gjë që, sipas rregullores, mund të nënkuptojë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në hijen e Etihad Stadium rreziku është i madh dhe City po dridhet.

The post Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League appeared first on Lapsi.al.

Detajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s

By: user 2
19 September 2024 at 18:34

Me sa duket Euro 2024 nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Berlinit. Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit. E kështu, këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi Konferencën e 14-të për Trajnerët e Ekipeve Kombëtare dhe Drejtorët Teknikë nga e gjithë Evropa në Gjermani për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea. Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë Euro 2024, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

Lexo më tejEuro 2024, Sylvinho: Ishim në grupin e ‘vdekjes’ por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës. Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth Euro 2024 dhe jetës si trajner i një kombëtareje.

The post Detajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s appeared first on Lapsi.al.

Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland

By: user 2
19 September 2024 at 12:16

Si në Stamboll. Edhe një herë Acerbi anuloi krejtësisht nga loja sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland. Norvegjezi mbeti pa gol në finalen e Champions League më 10 qershor 2023 dhe gjithashtu nuk arriti të shënonte në ndeshjen e djeshme në Mançester. Merita e mbrojtësit të Inter, autor i një paraqitjeje pa të meta: “I kërkova Haaland fanellën por nuk ma dha. Po bëjmë shaka”, ka shkruar Acerbi në Instagram.

Në fakt, në fund të ndeshjes të dy u takuan dhe pati një episod interesant që nisi me inat e përfundoi me të qeshura: “A e do fanellën? E tërhoqe gjatë gjithë ndeshjes”, i tha Haaland në fillim nervoz. Acerbi megjithatë ishte miqësor dhe me humor iu përgjigj duke ngritur dy gishta. Kaq mjaftoi që Haaland të qeshte dhe të largohej për të përshëndetur publikun e tij në Etihad.

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

The post Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland appeared first on Lapsi.al.

“Këtë herë nuk kthehem më”: lamtumira e hidhur e De Rossi dhe fjalia e thënë stafit të tij

By: user 2
19 September 2024 at 12:06

Kur Daniele De Rossi u shfaq në Trigoria për stërvitjen e mëngjesit dje në mëngjes, sigurisht që nuk e priste që historia e tij e dashurisë me klubin ku u rrit si njeri dhe sportist do të përfundonte papritur. Vetëm koha për t’i thënë lamtumirë stafit dhe më pas ai u largua me sy të përlotur, për lamtumirën e dytë (së pari si futbollist në 2019) dhe ndoshta të fundit nga Trigoria. Corriere dello Sport rindërtoi historinë dhe zbuloi fjalinë e lamtumirës që ai u drejtoi bashkëpunëtorëve të tij përpara se të largohej nga qendra sportive.

FJALIA E LAMTUMIRËS NGA DE ROSSI

As koha për të vendosur piketat në fushën e stërvitjes përpara se De Rossi të thirrej nga CEO Lina Souloukou, e cila e informoi atë për vendimin e klubit për ta shkarkuar nga detyrat e tij. Corriere dello Sport saktëson se nuk ka pasur asnjë debat mes të dyve, asnjë dramë. Daniele u largua nga zyra padyshim i hidhëruar por me edukatë ekstreme. Ai nuk ka pasur rastin as të përshëndeste lojtarët, të cilët e kanë mësuar lajmin në chat-in e skuadrës teksa ishin në rrugë drejt Trigorias.

Lexo më tejVendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh

Megjithatë, para se të largohej, ai u përqafua me drejtorin sportiv Ghisolfi, i cili nuk kishte asnjë rol në shkarkimin dhe u dha emocionalisht lamtumirën bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë: “Këtë herë nuk do të kthehem më te Roma…”. Një fjali që ngriu të gjithë stafin, i vetëdijshëm se ky ishte me të vërtetë fundi i një historie dashurie që zgjati mbi 20 vjet. Para se të largohej nga Trigoria, trajneri përshëndeti rreth njëzet tifozë të pranishëm te porta, nënshkroi disa autografe dhe u largua me një buzëqeshje të hidhur, që fshihte keq një pikëllim të brendshëm. Një fund i padenjë për një legjendë që bëri historinë e kohëve të fundit te Roma.

The post “Këtë herë nuk kthehem më”: lamtumira e hidhur e De Rossi dhe fjalia e thënë stafit të tij appeared first on Lapsi.al.

Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në Champions: në fushë edhe Barcelona

By: user 2
19 September 2024 at 11:51

Nga fitimi i Europa League në Champions League pas tre vitesh (dhe për herë të katërt në gjashtë sezone). Atalanta fillon këtë mbrëmje aventurën e re evropiane: Arsenal mbërrin në stadiumin Gewiss në Bergamo dhe Gasperini dëshiron të bëjë të vlejë avantazhi fushë që në debutim. “Të vish për të luajtur në Bergamo nuk është e lehtë për askënd, madje as për një ekip lojtarësh të mëdhenj që dinë të sulmojnë me shpejtësi dhe të mbrojnë”, tha trajneri bergamask në prag të ndeshjes. Motoja e fitores së Europa League është gjithmonë e vlefshme: të jesh më i miri edhe kur nuk je më i forti.

Gasperini nuk flet shumë për formacionin. Dyshimi ka të bëjë kryesisht me dy reparte. Në mbrojtje, para portierit Carnesecchi, De Roon mund të zërë vendin e Kolasinac pranë Hien, ose të qëndrojë në mes të fushës përkrah Edersonit në vend të Pasalic. Përpara, të mbash tridhëmbëshin kundër prapavijës angleze me katër, është e vështirë. Te Atalanta drejt konfirmimit Lookman, i cili do t’i bashkohet Retegui e pas tyre Pasalic. “Me formulën e re, renditja e 36 ekipeve pa grupe dhe 8 ndeshje në vend të 6, marrja e pikëve në të gjitha takimet bëhet thelbësore – tha sërish Gasp në prag -. Vështirë se mund të mbetemi në mesin e 8 më të mirëve, me shumë mundësi do synojmë për vendin nga i 9-ti te i 24-ti për të luajtur për play-off për të hyrë në raundin e 1/8”.

Lexo më tej: City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë”

NDESHJET E TJERA

Feyenoord debuton në Rotterdam kundër kampionëve të Gjermanisë. Bayer Leverkusen nuk duket më ai i pathyeshmi i sezonit të kaluar, por megjithatë ka një teknik si Xabi Alonso që i njeh mirë limitet e të tijve. Të pushtosh Maracana në Beograd është një detyrë e vështirë edhe për Benfica, që duhet të bëjë llogaritë me Crvena Zvezda. Atletico Madrid, i strukturuar me lojtarë të rëndësishëm në verë, do të bëjë provat e përgjithshme me Leipzig. Simeone pret një ndeshje të madhe nga Colchoneros, për ta nisur Champions në mënyrën e duhur. Brest e Sturm Graz luajnë ndeshjen e vetme në letër ku mund të marrin pikë, ndërsa Barcelona debuton në Principatë. Skuadra e Flic përballet në transfertë me Monaco, në një ndeshje ku është shumë e rëndësishme fitorja.

League Stage Champions League

18:45 Feyenoord vs Bayer Leverkusen
18:45 FK Crvena Zvezda vs Benfica
21:00 Atalanta vs Arsenal
21:00 Atletico Madrid vs RB Leipzig
21:00 Brest vs Sturm Graz
21:00 Monaco vs Barcelona

The post Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në Champions: në fushë edhe Barcelona appeared first on Lapsi.al.

City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë”

By: user 2
19 September 2024 at 10:05

“Ishte një ndeshje e vështirë, Inter është një ekip i mrekullueshëm, që luan shumë mirë në kundërsulm dhe mbrohet shumë mirë. Por mua më pëlqeu gjithçka në ekipin tim, sepse e di se me çfarë skuadre u përballëm. Ata nuk janë kampionë të Italisë rastësisht. Ne luajtëm më mirë se në finalen e Stambollit dhe në pjesën e dytë patëm 4-5 raste. Ata vetëm një me Lautaron në fund, por ne jemi gjithashtu një ekip fantastik”. Kështu e analizon Pep Guardiola ecurinë e City të tij ndaj zikaltërve në debutimin në Champions.

Lexo më tejMarotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City: “Mund të fitojmë Champions”

“Nuk ka asgjë që më ka lënë të pakënaqur, më ka pëlqyer gjithçka. Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë që dinë të mbrohen, të dublojnë dhe kur kanë topin vrapojnë. Padyshim që edhe ne u mbrojtëm, të paktën një dy raste duhet t’ia lejosh Interit – vazhdoi Guardiola në Prime, pas barazimit 0-0 kundër zikaltërve -. Në këtë nivel nuk mund të kesh 20 mundësi për gola, ne patëm 5. Luajtëm edhe më mirë se finalen e dy viteve më parë, por këtë herë nuk fituam”, e mbylli tekniku spanjoll.

The post City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë

By: user 2
18 September 2024 at 23:05

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e së mërkurës, edhe pse në Etihad, mes Manchester City e Inter u luajt hapur në kërkim të fitores. 0-0 por shumë raste për shënim në të dy krahët. Fitore në frymën e fundit për PSG, që gjeti të Girona një kundërshtar shumë më të vështirë se mendonte. Mendes shpëtoi nga kritikat teknikun Luis Enrique në minutën e 90′. Goleadë e Celtic që i dha një shuplakë 5-1 Slovan, ndërsa Borussia Dortmund godet me tris në transfertën me Brugge.

MANCHESTER CITY 0-0 INTER

Inter ndal Manchester City dhe largohet nga Etihad me kokën lart dhe një barazim të mirë: 0-0. Natyrisht ka edhe disa keqardhje, si thembra e Darmian në vend të goditjes në portë dhe super rasti i Mkhitaryan me të djathtën, të dyja në pjesën e dytë. Një paraqitje e shkëlqyer e Taremi, i cili e nisi titullar në vend të Lautaro, që hyri në pjesën e dytë, por në përgjithësi nga i gjithë Interi. Skuadra e teknikut Inzaghi ruajti portën e paprekur për herë të parë jashtë shtëpisë, pasi pësoi dy gola në Genoa dhe një në Monza.

Lexo më tejVideo/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

Ndaj sulmit më të mirë në Premier League, megjithatë, Acerbi dhe shokët e tij rrezikuan shumë pak, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 79′ Sommer devijoi goditjen e Gvardiol me këmbën e djathtë, e kjo pasi bllokoi tentativën e Foden. Në minutën e 88′, megjithatë, zvicerani bllokoi goditjen me kokë të Gundogan nga brenda zonës. Gjermani iu afrua sërish golit me një zhytje me kokë pikërisht në fund. Për Inter, megjithatë, vlen të përmendet një goditje e Lautaro Martinez e neutralizuar nga Ederson. Champions League fillon me një pikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë për derbin e së dielës në mbrëmje.

PSG 1-0 GIRONA

Buzëqesh në fund PSG, që mori tre pikët në minutën e 90′ në debutimin në Evropë kundër Girona. Kampionët në fuqi të Francës morën kontrollin e lojës në pjesën e parë, duke menaxhuar zotërimin e topit në përpjekje për të goditur. Skuadra e Michel mbrohej kompakte, duke i kufizuar parisienët vetëm në disa goditje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, me francezët që rritën ritmin në kërkim të avantazhit. Hakimi dhe Dembelé shtynë fort nga e djathta, me ish-lojtarin e Barcelonës që ishte afër avantazhit në minutën e 82′. Në fund të ndeshjes PSG, sidoqoftë, arriti të marrë fitoren me Nuno Mendes i favorizuar nga gafa e Gazzaniga. Përfundoi 1-0, me PSG që merr, ndonëse me vështirësi, suksesin e parë.

BRUGES 0-3 BORUSSIA DORTMUND

Suksesi i parë për Borussia Dortmund, 3-0 ndaj Club Brugge. Gjermanët e nisën menjëherë fuqishëm, por rrezikuan pak para çerek ore lojë kur Vetlesen goditi shtyllën, në zhvillimet e një këndore. Belgët morën zemër dhe filluan të shqetësojnë jo pak mbrojtjen verdhezi. Të besuarit e Sahin morën sërish kontrollin e ndeshjes vetëm në fazat e fundit të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll 0-0. Ritmi i kthimit në fushë pas pushimit është më pak i furishëm dhe Borussia e shfrytëzoi duke siguruar avantazhin në minutën e 76′. Jamie Gittens, në fushë vetëm prej rreth dhjetë minutash, lëshoi një goditje fituese nën traversë. Anësori anglez u ekzaltua në fund dhe dhjetë minuta më vonë mbylli ndeshjen duke përfituar nga asisti i Nmecha për të shënuar 2-0. Në fund kishte vend për lavdi edhe për sulmuesin Guirassy, ​​i cili në minutën e 95′ me penallti mbylli sfidën. Dortmund fitoi dhe mori tre pikët e para të Champions League.

CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA

League Stage Champions League

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk
Sparta Prague 3-0 RB Salzburg
Celtic 5-1 Slovan Bratislava
Club Brugge 0-3 Borussia Dortmund
Manchester City 0-0 Inter
Paris Saint-Germain 1-0 Girona

The post Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

By: user 2
18 September 2024 at 21:04

Sparta Pragë debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në Champions League, duke dërrmuar 3-0 Salzburg. Protagonist i fitores së madhe të çekëve ishte Qazim Laçi, autor i golit të tretë të çekëve. Në ndeshjen tjetër, rrugëtimi i Bologna në Champions League filloi me një barazim 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Në Dall’Ara, në ndeshjen e parë absolute në histori në kupën me Veshë të Mëdhenj, Bologna përjetoi një fillim tronditës: Posch rrëzoi Eguinaldo në zonë dhe shkaktoi një penallti pas katër minutash lojë. Megjithatë, Skorupski shpëtoi rezultatin, duke bllokuar Sudakov nga njëmbëdhjetë metra me një pritje të shkëlqyer.

BOLOGNA 0-0 SHAKHTAR

Tre mundësi të humbura, një penallti e shpëtuar, prodhim loje por jo finalizim. Ndeshja e parë e Bologna në Champions është një kondensim i mundësive të hedhura në erë, me ndjesinë se ky Shakhtar mund të ishte mposhtur pavarësisht gabimit fillestar. Sepse pas 2′ ukrainasit patën shansin për të kaluar në avantazh, por Skorupski ishte perfekt në goditjen e penalltisë së Sudakov. Që nga ai moment, pavarësisht se nuk shkëlqeu, Bologna shpenzoi situata, por ato për shënim (të nënshkruara nga Castro, Fabbian dhe Dallinga në finale) mbetën vetëm në qëllimet dhe duart e Riznyk. Ndalesa tjetër për Bologna, është në Anfield Road më 2 tetor: do të nevojitet më shumë ftohtësi, të paktën.

SPARTA PRAGË 3-0 SALZBURG

Debutim ëndrrash në Champions League me formatin e ri për mesfushorin e Kombëtares Qazim Laçi. Dibrani shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Sparta Pragë përballë Salzburg. Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje inteligjente, nxori jashtë kohe dy mbrojtësit austriakë dhe portierin, duke shtyrë më pas topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, në skenën më të madhe futbollistike për klube.

Çekët e nisën me një fitore shumë të rëndësishme rrugën e tyre në Champions, duke marrë avantazhin fillimisht me Kairinen, që në minutën e 2′, pas asistit të Haraslin. Salzburg nuk mundi të reagojë dhe Sparta dyfishoi shifrat tre minuta para pushimit me golin e Olatunji, që shfrytëzoi më së miri asistin e Panak.

The post Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike appeared first on Lapsi.al.

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

By: user 2
18 September 2024 at 19:39

Menjëherë pasi u bë hit në rrjetet sociale për servilizmin e neveritshëm ndaj liderit, socialistaj më e re nga Kembrixhi është bërë pjesë e qeverisë. Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj. Kështu ka vendosur mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. 

Por kulmi i qesharakëzimit arriti gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euroneës. Aty Ilva Guzi tha: “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”. Dhe menjëherë ashtu si për Elisa Spiropalin erdhi shpërblimi. Ajo u emërua zv ministre.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Silda Çepe emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri appeared first on Lapsi.al.

Roberto Baggio i dëshpëruar për humbjen e mikut të tij Totò Schillaci: “Vëllezër të Italisë përgjithmonë”

By: user 2
18 September 2024 at 18:34

Një përqafim që përçon shumë më tepër nga sa mund të shihej në fushë, por mbi të gjitha ai gisht i drejtuar drejt qiellit, drejt atij ylli që nga sot do të shkëlqejë në qiellin blu pasi ka bërë një brez të tërë të dashurohet brenda fushave të lojës. Kështu ka dashur të kujtojë Roberto Baggio Salvatore “Totò” Schillaci, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së mërkurës së 18 shtatorit në Palermo në moshën 59-vjeçare. “Bishtaleci hyjnor” ndau me sulmuesin sicilian jo vetëm përvojën me Italinë gjatë Botërorit 1990, por edhe dy vite te Juventus, kur Baggio mbërriti bardhezi.

“Përshëndetje miku im i dashur, edhe këtë herë deshe të më befasosh. Netët magjike të ITALIA 90 të kaluara së bashku do të mbeten të ngulitura në zemrën time përgjithmonë. Vëllezër të Italisë përgjithmonë përgjithmonë”, ka shkruar Baggio në profilin e tij në Instagram, shoqëruar me një foto të festës kundër Çekosllovakisë.

The post Roberto Baggio i dëshpëruar për humbjen e mikut të tij Totò Schillaci: “Vëllezër të Italisë përgjithmonë” appeared first on Lapsi.al.

City në Etihad është i frikshëm: në Kupa, në 90 minuta, nuk humbet prej 6 vitesh

By: user 2
18 September 2024 at 18:17

Vërtetë, humbja e fundit në Etihad përkon me ndeshjen e fundit të luajtur në Champions League, atë të 17 prillit ku Manchester City u mund me penallti kundër Real Madrid. Megjithatë, nëse llogaritet vetëm koha e rregullt, Citizens janë të pamposhtur në shtëpi, në Evropë, që nga 19 shtatori 2018. Praktikisht gjashtë vjet më parë, kur Lyon theu tempullin Guardiolian duke fituar 1-2. Që atëherë janë luajtur 31 ndeshje, 28 fitore dhe tre barazime, edhe pse njëra u kthye në një befasi të vërtetë nga pika e bardhë e penalltive kundër skuadrës që më pas ngriti lart Kupën më të rëndësishme, Los Blancos të drejtuar nga Carletto Ancelotti.

Lexo më tej: Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë

Në këto 31 ndeshje radhazi pas humbjes së fundit, në dy raste City ka shënuar 7 gola, po aq herë shënuan 6 dhe 5. Katër herë ata kanë shënuar 4, nëntë herë 3, tetë herë 2, tre 1 dhe vetëm një herë kanë mbetur pa shënuar (në 0-0 kundër Sportingut në 2022), për gjithsej 98 gola. Në 14 ndeshje City nuk ka pësuar gol, në 13 ka pësuar një, në tre raste ka pësuar 3, dhe në një ndeshje 2. Gjithsej kanë pësuar 24. Me pak fjalë, City është një makineri lufte, por jo pa lënë disa boshllëqe. Të paktën ky mund të quhet një lajm i mirë për teknikun Inzaghi dhe ekipin e tij.

The post City në Etihad është i frikshëm: në Kupa, në 90 minuta, nuk humbet prej 6 vitesh appeared first on Lapsi.al.

Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

By: user 2
18 September 2024 at 14:17

Sali Berisha i ka bërë thirrje gazetarëve që mbulojnë kronikën, që të mos i raportojnë pa i vërtetuar ato që ai i ka quajtur gënjeshtrat e prokurorisë politike në dosjen e privatizimit të klubit Partizani, që e ka vënë atë nën akuzë. Një një konnferencë shtypi ku ai i fliste nga arresti shtëpiak reporterëve që qëndronin në sallën e PS-së, ai tha se respekton çdo qëndrim të shtypit për këtë çështje, edhe ata që janë pro edhe ata që janë kundër tij, por bëri thirrje që gazetarët e ndershëm të mos bien pre e manipulimeve. 

Në fakt kohët e fundit është bërë e natyrshme që gazetarët e afishuar pranë SPAK të raportojnë si të vërteta pretendimet e akuzës, pa i kryqëzuar ato me një nurim tjetër. Berisha bëri apel se ai është i hapur ti përgjigjet çdo pretendimi duke dhënë versionin e tij. “Ju mund ti shkruani zyrës së shtypit në PD, ose mua personalisht me whats app dhe unë jam i gatshëm t’iu përgjigjem për gjithçka”-tha ai.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha 79 vjeç, ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideroi si antikushtetues.

©Lapsi.al

The post Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK appeared first on Lapsi.al.

“Liverpool më i fortë”, Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën ‘leckë’

By: user 2
18 September 2024 at 11:39

Fonseca dukej se kishte gjetur pak qetësi falë fitores në shtëpi ndaj Venezia, por humbja e rëndë në San Siro në debutimin e tij në Champions League kundër Liverpool e ktheu trajnerin portugez në telashe. Në fund të ndeshjes, duke folur për Sky Sport, ish-trajneri i Romës dhe Lille u përpoq të analizonte çfarë nuk funksionoi, duke nënvizuar edhe kufijtë e skuadrës së tij. E Fabio Capello, i cili tashmë kishte shprehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e kuqezinjve, e gozhdoi duke shpjeguar paqartësitë për menaxhimin e dyshimtë të tij në disa faza të lojës.

ANALIZA E TEKNIKUT FONSECA

“Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, duke filluar mirë në të dyja fazat, por më pas ata patën mundësi në kundërsulm dhe pësuam dy gola nga topat inaktivë. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur. Detajet na ndëshkuan, por sinqerisht Liverpool është më skuadër dhe ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse pasi pësuam golin e dytë pushuam së luajturi”.

Lexo më tej: Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

DY GOLAT FOTOKOPJE I PRENË KËMBËT EKIPIT

“Pësuam dy gola identikë nga goditjet standarde. Kishim planifikuar markime individuale ndaj atyre që na shënuan, por me sa duket nuk ndihmoi. Leao i pa shërbyer? Ne luajtëm më shumë në të djathtë sepse kishim vendosur të punonim në atë krah dhe pastaj të ndryshonim lojën te Leao, i izoluar në situatat një-kundër-një, por ai ia doli vetëm dy herë. Moduli? Mendoj se ne mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje, por ne jemi shumë të depërtueshëm individualisht. Në një kundër një në fazë mbrojtëse, qoftë edhe duke ndryshuar strukturë, asgjë nuk do të ndryshonte nëse nuk jemi të fortë individualisht. Për mua Loftus nuk është trekuartist por një mesfushor gjysëm anësor, ashtu si Reijnders nuk mund të luajë në krah të Fofana. Nuk luajmë një 4-3-3, por kemi ata të dy në krah të Pulisic e më duket struktura më e përshtatshme për skuadrën tonë”.

NDËERHYRJA E FABIO CAPELLO

E në mes të analizës së portugezit ka ndërhyrë Fabio Capello, i cili kishte kritikuar fort ndeshjen e zhvilluar nga Milan. Ish-trajneri e gozhdoi portugezin Fonseca për menaxhimin e markimeve gjatë goditjeve të lira: “Në dy golat e pësuar njësoj nga goditjet e këndit, kishe përgatitur një mbulim zonal për të ndalur një ekip shumë të fortë me kokë. Nuk mendove për një ndryshim, por një për një?”, pyeti ai. Fonseca u përgjigj duke shpjeguar se kishte markuar individualisht në rastin e golit të Konaté. Capello, megjithatë, nuk u bind nga përgjigja dhe e sulmoi sërish trajnerin e Milan: “Van Dijk është i markuar, por tjetri është i lirë. Pra, markimi individual nuk u pa”, Fonseca në atë moment u tërhoq me një buzëqeshje të sforcuar…

The post “Liverpool më i fortë”, Fonseca justifikohet, ndërhyn direkt në TV Capello dhe e bën ‘leckë’ appeared first on Lapsi.al.

Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

By: user 2
18 September 2024 at 11:19

Milan doli i dërrmuar ndaj Liverpool në debutimin në Champions League këtë sezon, ndaj dhe mëria e tifozëve është kthyer nga ai që ka vendosur veten në disa situata, përfshirë trajnerin në klubin kuqezi, Zlatan Ibrahimovic. Sikur të mos mjaftonte, ish-sulmuesi tani në rol drejtuesi, ka dhënë disa deklarata për Sky Sport para ndeshjes që nuk i kanë pëlqyer tifozëve.

“Është një javë e rëndësishme, kjo është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve dhe vjen në momentin e duhur për skuadrën pas fitores kundër Venezias. Ne nuk e nisëm ashtu si donim, por me durim do të arrijmë te objektivat. Mungesat e mia? Kur luani largohet, vijnë kotelet, kur luani kthehet, kotelet zhduken. Niveli është shumë i ulët, flitet shumë, por unë mendoj vetëm të punoj. Kam qenë larg për arsye personale, por jam prezent që nga dita e parë. Roli im? Unë jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua”.

Lexo më tejIbra dridhet, drejtuesit e Milan të pakënaqur Boban e sulmon: “Nuk e kuptoj rolin e tij, gabim shpërbërja e ekipit”

Ibrahimovic më pas shtoi diçka edhe në lidhje me merkaton: “Përpjekje për Osimhen? Do të hesht. Gjithçka shkoi ashtu siç donim, ne firmosëm me ata lojtarë që mendonim se na mungonim. Mungonte sulmuesi i dytë dhe ne nënshkruam me Abraham, më vjen keq për Jovic që përfundoi jashtë listës. Që kur pranova të mos luaja më, nuk më mungon fusha, më mungon adrenalina. Këto momente ishin të bukura, por kur pranon diçka nuk mund të kthehesh prapa”.

The post Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua” appeared first on Lapsi.al.

Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90

By: user 2
18 September 2024 at 10:54

Futbolli dhe Italia mbajnë zi për Salvatore Schillaci. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në Spitalin Civico të Palermos ku ishte shtruar. Pas ditëve në të cilat ai mbajti në pezull një komb të tërë, mes buletineve të luhatshme, tumori në zorrën e trashë, për të cilin tashmë ishte operuar dy herë, i rezultoi fatal. Shuhet kështu Totò, një ikonë kombëtare e Italisë që mundi t’i entuziazmonte të gjithë në netët magjike të Botëtorit ’90.

Nëse thua Schillaci, ke thënë Botëror. Një kombinim i pandashëm që bashkoi një vend të tërë në atë edicion emocionues të Kupës së Botës. I lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, u rrit si futbollist në fushat e lagjes së San Giovanni Apostolo dhe në ekipet e të rinjve të AMAT Palermo, para se të transferohej në Mesina në vitin 1982. Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh. Një përshkallëzim që e çoi te Juventus në vitin 1989, në ekipin kombëtar në 1990 dhe më pas te Inter në vitin 1992 dhe në fund në 1994-ën në Júbilo Iëata në Japoni.

Lexo më tejMendoi se e kishte mposhtur tumorin: Schillaci, goleadori i Itali ’90, shtrohet në spital

Në Itali, Toto koleksionoi gjithsej 120 paraqitje dhe 37 gola në Serie A dhe 105 paraqitje dhe 39 gola në Serie B. Por janë golat dhe imazhi i tijme fanellën blu në Itali ’90 që e bënë atë të famshëm dhe të paharrueshëm.

The post Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90 appeared first on Lapsi.al.

Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë

By: user 2
18 September 2024 at 10:39

“Lautaro Martinez do të jetë gjithmonë një zgjidhje për mua dhe kurrë një problem”. 15 muaj pas finales në Stamboll, Inter i Simone Inzaghi përballet sërish me Manchester City, në ditën e parë të Champions League dhe Toro rrezikon të shkojë në pankinë për shkak të një zgjedhjeje teknike. Trajneri zikaltër, në fakt, është duke menduar për një lëvizje surprizë të diktuar nga lodhja e argjentinasit dhe për rrjedhojë konservatore për derbin e së dielës. Megjithatë, në konferencën për shtyp në prag të sfidës Inzaghi ishte i prirur të nënvizonte se nuk ka asnjë ‘çështje’.

Lautaro, ende në thatësirë këtë sezon siç nuk i kishte ndodhur kurrë (në 12 paraqitjet e tij të fundit në Serie A ai ka shënuar vetëm një herë) duhet t’i lëshojë vendin e tij përkrah Thuram sulmuesit të sapoardhur Taremi, i cili gjithashtu është ende në kërkim të golit të parë me fanellën zikaltër (ai ka shënuar nëntë gola në Champions League me Porto).

Dyshimi do të zgjidhet në orët në vijim, ashtu si për Pavard, i cili u shfaq në vështirësi në Monza, e Bisseck. Pjesa tjetër e formacionit duhet të konfirmohet: Sommer mes shtyllave, Acerbi dhe Bastoni në qendër të mbrojtjes, Darmian dhe Carlos Augusto në krahë, Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan në mesfushë. Inzaghi vuan edhe mungesën e Dimarco, që nuk u nis për në Mançester për shkak të lodhjes muskulare dhe Arnautovic. Austriaku ka temperaturë, por duhet të shërohet për ndeshjen ndaj Milan.

VIKINGU I TMERRSHËM

Manchester City vjen me numra të frikshëm dhe statusin e pretendentit të madh. Skuadra e Guardiolës ka marrë katër fitore në katër ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke pësuar vetëm 4. Ajo që duhet ta bëjë tekniku i Inter Inzaghi të gjejë patjetër një zgjidhje është se Haaland është në një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 9 gola (nga 11 në total të skuadrës) në 4 ndeshje në Premier League.

NDESHJET E TJERA

Në fushë zbtret në orën 18.45 edhe Sparta Pragë, ku luan mesfushori i kombëtares Qazim Laçi. Çekët do të kenë një ndeshje të vështirë kundër Salzburg. Laçi duhet të nisë titullar ndeshjen, me Spartën që kërkon fitoren e parë në edicionin e ri të Champions. Bologna debuton në shtëpi kundër Shakhtar, Celtic pret Slovan në Glasgow, ndërsa Borussia Dortmund udhëton në Belgjikë për tu ndeshur me Brugge. Interes për të parë edhe surprizën spanjolle të sezonit të kaluar, Girona, të përballet me PSG në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

League Stage Champions League
18:45 Bologna vs Shakhtar Donetsk
18:45 Sparta Prague vs RB Salzburg
21:00 Celtic vs Slovan Bratislava
21:00 Club Brugge vs Borussia Dortmund
21:00 Manchester City vs Inter
21:00 Paris Saint-Germain vs Girona

The post Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌