❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

RrĂ«fimi prekĂ«s i ArbĂ«r Çepanit pĂ«r kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

By: M C
19 September 2024 at 21:51

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot.

NĂ« studion e Top Story kĂ«tĂ« mbrĂ«mje ishte kunati i tij, ArbĂ«r Çepani, i cili nuk i mban dot lotĂ«t qĂ« nĂ« nisje tĂ« kĂ«saj interviste, kur flet pĂ«r 44-vjeçarin qĂ« jeta iu ndĂ«rpre nĂ« mes papritur pas njĂ« arresti kardiak


“E kam tĂ« pamundur tĂ« flas pĂ«r Gertin, por donte Edlira tĂ« isha kĂ«tu, dhe e di qĂ« do donte dhe ai qĂ« tĂ« isha kĂ«tu. Do doja tĂ« flisja pĂ«r gjĂ«ra tĂ« tjera pĂ«r Gertin, jo pasi bĂ«mĂ« funeralin. Por Edlira donte tĂ« isha kĂ«tu, qĂ« tĂ« flisnin njerĂ«z qĂ« e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha kĂ«shillues, ishte pĂ«r ne si njĂ« mal, çdo problem tĂ« kishim e kishim Gertin si njĂ« mal, ta shikonim Gerin nĂ« atĂ« gjendje, qĂ« nuk bĂ«nim dot asgjĂ« pĂ«r të  boshllĂ«ku Ă«shtĂ« i pakuptueshĂ«m fare.

Edlira mbante celularin nĂ« dorĂ«, i thoja ma jep celularin ta mbaj unĂ«, dhe mĂ« thoshte se ‘jo se mos mĂ« shkruan Gerti”. Shihte gjithmonĂ« nga celulari se mos i shkruante. E kam tĂ« pamundur tĂ« jem sonte kĂ«tu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarĂ« me ngashĂ«rim./TCH

The post RrĂ«fimi prekĂ«s i ArbĂ«r Çepanit pĂ«r kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante appeared first on Albeu.com.

Përplasje fatale në Greqi, i moshuari vdes rrugës për në spital

By: M C
19 September 2024 at 21:14

Një aksident tragjik ka ndodhur në Heraklion, Greqi, ku një 85-vjeçar, i cili po udhëtonte me taksi drejt spitalit Venizelio, humbi jetën pas një përplasjeje me një automjet tjetër.

Pas aksidentit, i moshuari u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Shkaqet e udhëtimit të tij drejt spitalit mbeten ende të paqarta.

The post Përplasje fatale në Greqi, i moshuari vdes rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Kontrollet në kufij pasqyrojnë shqetësimin mbi emigracionin para zgjedhjeve në Gjermani

By: M C
19 September 2024 at 20:49

Gjermania ka zgjeruar kontrollet në pikat kufitare tokësore pas dy sulmeve me thikë që dyshohet se janë kryer nga emigrantët. Masat jane marrë në një kohë politikanë të djathtës së skajshme shënuan fitore të konsiderueshme në zgjedhjet rajonale të vendit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina njofton mbi qëndrimet që kanë votueist para zgjedhjeve kyçe që pritet të mbahen në 22 shtator në landin verior të Gjermanisë, Branderburg.

Të hënën, Gjermania nisi kontrollet në pikat kufitare tokësore me Belgjikën, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Holandën. Zyrtarët gjermanë thonë se kontrollet janë pjesë e përpjekjeve për të ndaluar migrimin e paligjshëm pas dy sulmeve vdekjeprurëse me thikë gjatë këtij viti, që policia thotë se janë kryer nga emigrantë. Analistët thonë se qeveria i mori këto masa për shkak të rritjes së trysnisë së opinionit publik.

“Emigracioni ka qenĂ« prej vitesh njĂ« çështje e nxehtĂ«, por vazhdon tĂ« jetĂ« e tillĂ« sepse shumĂ« komunitete locale, nĂ« rajone besojnĂ« se qeveria qĂ«ndrore nĂ« Berlin duhet tĂ« zbatojĂ« njĂ« qasje tĂ« ndryshme kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r emigrantĂ«t”, thotĂ« Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall.

Gjermania forcoi kontrollet nĂ« kufijtĂ« e saj me AustrinĂ«, ÇekinĂ«, PoloninĂ« dhe ZvicrĂ«n vitin e kaluar. Por masat e reja pasqyrojnĂ« shqetĂ«simet nĂ« rritje tĂ« votuesve. Partia e ekstremit tĂ« djathtĂ«, Alternativa pĂ«r GjermaninĂ« shĂ«noi fitore nĂ« zgjedhjet e fundit nĂ« dy lande gjermane. Partia e ka lidhur rritjen e kriminalitetit me emigrantĂ«t, diçka qĂ« kundĂ«rshtohet nga autoritetet.

“Shumica e atyre qĂ« kanĂ« sulmuar me thikĂ« janĂ« tĂ« huaj ose emigrantĂ« nga vende si Afganistani dhe Siria dhe shumica kanĂ« fituar statusin e azilantit ose janĂ« kĂ«tu nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jashtĂ«ligjshme dhe ata duhet tĂ« deportohen”, thotĂ« deputeti i partisĂ« Alternativa pĂ«r GjermaninĂ«, Norbert KleinwĂ€chter.

Policia gjermane i tha Zërit të Amerikës se nuk ka të dhëna në bazë kombësie mbi sulmet me thikë. Krimi në Gjermani ka shënuar rritje. Të dhënat e policisë thonë se 41 përqind e të dyshuarve për krime në përgjithësi ishin të huaj dhe krimi i dhunshëm u rrit me më shumë se 8 për qind në vitin 2023, duke arritur nivelin më të lartë në 15 vjet.

Politikanët e moderuar e pranojnë problemin, por akuzojnë AfD-në se po i kriminalizon të gjithë emigrantët për përfitime politike.

“Ajo qĂ« na mungon nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« njĂ« diskutim pozitiv mbi shoqĂ«rinĂ« tonĂ«. Se si mund tĂ« ecim pĂ«rpara si shoqĂ«ri? Si mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« sens tĂ« ri bashkĂ«sie kĂ«tu nĂ« Gjermani? Besoj se emigrantĂ«t janĂ« pjesĂ« e kĂ«saj, por aktualisht kjo nuk po ndodh. Diskutimi mbi frikĂ«n ndaj emigrantĂ«ve I ka zĂ«nĂ« vendin debatit se kush duam tĂ« jemi dhe si mund tĂ« jetojmĂ« sĂ« bashku?”, thotĂ« Mathias Ecke nga partia Social Demokrate e qendrĂ«s sĂ« majtĂ«.

Zgjedhjet e 22 shtatorit në Brandenburg do të pasqyrojnë ndjenjat mes njerëzve në vetëm një pjesë të vendit. Por ato po ashtu mund të jenë një sinjalizues se si shumica e Gjermanisë do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme vitin tjetër dhe po ashtu mund të përcaktojnë se si do jetë politika mbi emigracionin në të ardhmen./ VOA

The post Kontrollet në kufij pasqyrojnë shqetësimin mbi emigracionin para zgjedhjeve në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Akuzohen për shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës

By: M C
19 September 2024 at 20:15

Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP ka dalĂ« mbrĂ«mjen e sotme me njĂ« njoftim ku ka bĂ«rĂ« me dije se ka ekzekutuar 22 masa sigurie. Masat e sigurisĂ« janĂ« ekzekutuar ndaj 22 punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« nĂ« KukĂ«s ndĂ«rsa ata akuzohen pĂ«r pĂ«r veprat penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n” dhe “ShpĂ«rdorim detyre”. 6 prej tyre janĂ« nĂ« arrest me burg ndĂ«rsa 16 tĂ« tjerĂ«t janĂ« nĂ«n masĂ«n “detyrim paraqitje”.

Më tej në njoftim bëhet me dije se këto masa u morën pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë ku u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

AMP shton se punonjësit e policisë konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Njoftimi i plotë:

AMP ekzekuton 22 masa sigurie pĂ«r vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Targa e huaj”, Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore ka zbatuar UrdhĂ«rin e ekzekutimit tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m KukĂ«s, ndaj 22 punonjĂ«sve tĂ« policisĂ«, tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n” dhe “ShpĂ«rdorim detyre”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:
“Arrest me burg” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrĂ« Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban nĂ« DVP ShkodĂ«r, i dyshuar pĂ«r veprat penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” dhe “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest me burg” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrĂ« TrupĂ« ShĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”. PunonjĂ«si i policisĂ« Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur gjetja e tij.
“Arrest me burg” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrĂ« TrupĂ« ShĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest me burg” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« A.SH., 36 vjeç, TrupĂ« ShĂ«rbimi nĂ« Seksionin Operacional pĂ«r SigurinĂ« Rrugore nĂ« Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest me burg” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrĂ« TrupĂ« ShĂ«rbimi i Trafikut Urban dhe Interurban nĂ« DVP LezhĂ«, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest me burg” ndaj ish – punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrĂ« specialist i Trafikut Urban dhe Interurban nĂ« DVP LezhĂ«, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« K.GJ., 52 vjeç me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrĂ« Shef i Seksionit tĂ« Trafikut Urban dhe Interurban nĂ« DVP Elbasan, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrĂ« specialist shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrĂ« pĂ«rgjegjĂ«s turni nĂ« Seksionin e Parandalimeve dhe SigurisĂ« nĂ« Trafikun Urban nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Rrugore TiranĂ«, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” ndaj punonjĂ«sit tĂ«policisĂ« N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrĂ« Oficer i PolicisĂ« GjyqĂ«sore pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrĂ« PatrullĂ« e PĂ«rgjithshme nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« KukĂ«s, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor F.XH., 28 vjeç, nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi operacionale F.P. Shqiponja nĂ« DVP KukĂ«s, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor GJ.T., me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrĂ« trupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe SigurisĂ« sĂ« Autostradave. i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet e thelluara për përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë rast abuzimi.

The post Akuzohen për shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës appeared first on Albeu.com.

Rrezikuan të jetën në mes të detit, shpëtohen 4 turistë të huaj në Gjirin e Durrësit

By: M C
19 September 2024 at 19:57

Katër turistë të huaj u është rrezikuar jeta ditën e sotme, teksa ishin nisur nga Mali i Zi për në Shqipëri. Përmes një reagimi zyrtar, policia bën me dije se mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt në det dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Fatmirësisht, 4 turistët, dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

????Gjiri i Durrësit

Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.

The post Rrezikuan të jetën në mes të detit, shpëtohen 4 turistë të huaj në Gjirin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës rrëzohet në kështjellë dhe përfundon në spital

By: M C
19 September 2024 at 19:36

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital. 84 vjeçarja është paraqitur dje, më 18 shtator në një spital në Kopenhagen pasi është rrëzuar në Kështjellën Fredensborg, sipas mediave ndërkombëtare.

“MbretĂ«resha Margrethe u dĂ«rgua nĂ« Rigshospitalet dje nĂ« mbrĂ«mje pasi u rrĂ«zua nĂ« KĂ«shtjellĂ«n Fredensborg. MbretĂ«resha Ă«shtĂ« mirĂ«, por Ă«shtĂ« shtruar pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« spital pĂ«r vĂ«zhgim,” tha Lene Balleby, kreu i Komunikimit tĂ« ShtĂ«pisĂ« MbretĂ«rore Daneze.

Kështjella Fredensborg është një vendstrehim sezonal për familjen mbretërore daneze, që përdoret shpesh në muajt e verës.

Nëna e mbretit Frederik do të bënte një fejesë mbretërore më 19 shtator dhe do të shfaqej në një ngjarje për të përkujtuar 75 vjetorin e Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Aarhus. Megjithatë, pjesëmarrja e saj u anulua, mesa duket pas rrëzimit.

Mbretëresha Margrethe studioi arkeologji në Universitetin e Kembrixhit në Angli dhe fitoi një diplomë në arkeologjinë parahistorike, sipas biografisë së saj mbretërore, dhe ka thënë se nëse nuk do të ishte mbretëreshë, ajo do të kishte qenë arkeologe.

Në fillim të vitit 2024, mbretëresha Margrethe bëri historinë moderne mbretërore kur abdikoi në 52-vjetorin e pranimit të saj, duke u bërë sovranja e parë daneze që vullnetarisht u largua nga froni në gati 900 vjet.

The post Mbretëresha Margrethe e Danimarkës rrëzohet në kështjellë dhe përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

I ra statuja nga ballkoni në kokë, humb jetën tragjikisht 30 vjeçarja në Itali

By: M C
19 September 2024 at 19:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli, ku një turiste 30-vjeçare nga Padova, humbi jetën pasi u godit nga një statujë që ra nga një ballkon. Incidenti ndodhi në zonën e njohur Quartieri Spagnoli, teksa gruaja po kalonte poshtë ballkonit të një ndërtese.

Pasi u godit në kokë, ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë. Sipas burimeve lokale, autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, përfshirë një video që sugjeron se statuja mund të jetë hedhur nga dy fëmijë që ishin në ballkonin e shtëpisë së tyre në momentin e ngjarjes. Hetimet përfshijnë prindërit e fëmijëve, të cilët janë nën shqyrtim për përgjegjësinë e tyre në këtë ngjarje tragjike.

The post I ra statuja nga ballkoni në kokë, humb jetën tragjikisht 30 vjeçarja në Itali appeared first on Albeu.com.

Mbante një shpend të rrallë në kushte të papërshtatshme, procedohet ish-banori i Big Brother VIP

By: M C
19 September 2024 at 18:52

Ish-banori i Big Brother Vip, Dritan Brahimi është proceduar penalisht pasi mbante në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo).

Ka qenë Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A) që ka njoftuar policinë për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga aktori 37-vjeçar, i cili me shpendin postonte dhe video në rrjetet sociale.

Dritan Brahimi Ă«shtĂ« proceduar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r vepren penale “DĂ«mtimi i specieve tĂ« mbrojtura tĂ« florĂ«s dhe faunĂ«s sĂ« egĂ«r”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i PolicisĂ« ShkodĂ«r, menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« njoftimit nga Shoqata pĂ«r Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nĂ« ShqipĂ«ri (P.P.N.E.A), pĂ«r njĂ« shpend tĂ« rrallĂ« tĂ« mbrojtur me ligj, qĂ« mbahej nga njĂ« shtetas, bazuar dhe nĂ« disa video tĂ« publikuara nĂ« rrjetet sociale, kanĂ« kryer veprimet hetimore pĂ«r rastin. NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin D. B., 37 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r, pĂ«r vepren penale “DĂ«mtimi i specieve tĂ« mbrojtura tĂ« florĂ«s dhe faunĂ«s sĂ« egĂ«r”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

The post Mbante një shpend të rrallë në kushte të papërshtatshme, procedohet ish-banori i Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

By: M C
19 September 2024 at 18:19

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim është miratuar në Kuvend projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë.

Sot nĂ« Kuvend i diskutua pa prezĂ«ncĂ«n e opozitĂ«s, Projektligji “PĂ«r njĂ« shtesĂ« dhe disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 60/2023, “PĂ«r trajtimin e veçantĂ« tĂ« studentĂ«ve qĂ« ndjekin programin e integruar tĂ« studimit tĂ« ciklit tĂ« dytĂ« “MjekĂ«si e PĂ«rgjitshme”, nĂ« institucionet publike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«â€.

Me 73 vota pro, mazhoranca votoi për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë. Fillimisht u duk se studentët pas disa protestave fituan një betejë të vogël, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi pjesërisht këtë ligj.

Kushtetuesja argumentoi se afati ishte jo proporcional, gjë që bëri që mazhoranca të ndryshonte nga 5 vite në 3 vite punën e detyruar për studentët e mjekësisë që fillojnë tani universitetin, 2 vite punë e detyruar për studentët e vitit të dytë dhe të katërt, dhe 1 vit punë për ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë.

Në të kundërt, nëse studenti nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve që përllogaritet rreth 2400 euro viti shkollor.

The post Kuvendi miraton projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë appeared first on Albeu.com.

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

By: M C
19 September 2024 at 17:25

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri dhe mesatar do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim dhe shpejtĂ«si mesatare 1-5 m/s ndĂ«rsa nĂ« momentin e zhvillimit tĂ« vranĂ«sirave si dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe lugina ajo hera-herĂ«s fiton shpejtĂ«si 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat appeared first on Albeu.com.

Seanca Plenare e së enjtes nis me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit Gerti Bogdani

By: M C
19 September 2024 at 17:00

Kuvendi do të mblidhet në seancë pasditen e së enjtes, ndërsa ajo do të nisë me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, që u nda nga jeta.

Sipas raportimeve mësohet se deputetët e PD-së do të jenë të pranishëm vetëm në nisje të seancës dhe më pas do të largohen nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë dhe që ka lidhje pikërisht me respektimin kujtimit të ish-kolegut të tyre, Bogdani.

Gjençaj tha se pika më e rëndësishme e seancës është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë

The post Seanca Plenare e së enjtes nis me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

Kamioni përplaset me një makinë, të paktën 4 persona të plagosur

By: M C
19 September 2024 at 16:31

NjĂ« aksident ka ndodhur ditĂ«n e sotme nĂ« aksin “KrahĂ«s-Memaliaj”. BĂ«het me dije se drejtuesi i kamionit Gj.N Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« automjet tĂ« drejtuar nga polaku K.K.

Për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë të cilët janë transportuar drejt spitalit nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orĂ«s 13:30, nĂ« aksin rrugor “KrahĂ«s-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojĂ« janĂ« dĂ«mtuar 4 pasagjerĂ« tĂ« automjetit tip “Volkswagen”, tĂ« cilĂ«t janĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

The post Kamioni përplaset me një makinë, të paktën 4 persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

Çmimi i karburantit nĂ« botĂ«, nuk do ta besoni ku renditet ShqipĂ«ria

By: M C
19 September 2024 at 16:19

Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

ShqipĂ«ria renditet e shtata nē botĂ« sa i pĂ«rket çmimit tĂ« naftĂ«s. NĂ« klasifikimin qĂ« bĂ«n organizata Global Petrol Prices, qytetarĂ«t nĂ« vendin tonĂ« e paguajnĂ« kĂ«tĂ« produkt me lirĂ« se nĂ« ZvicĂ«r, Monako, IslandĂ« e Hong Kong, dhe mĂ« shtrenjtĂ« se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithĂ« pjesa tjetĂ«r e globit.

Tregu global sot është i stabilizuar, dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtine dhe taksat, pasite gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

Kujtojmë se në bursën europiane, një fuci naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

The post Çmimi i karburantit nĂ« botĂ«, nuk do ta besoni ku renditet ShqipĂ«ria appeared first on Albeu.com.

Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj, ja ku do i shohim së shpejti

By: M C
18 September 2024 at 22:18

Një tjetër emision i ri do të jetë pjesë e programacionit të Top Channel këtë sezon.

NĂ« “Pardon My French”, Zhaklin Lekatari njoftoi se asaj dhe Jonida Aliçkollit i Ă«shtĂ« besuar njĂ« program qĂ« do tĂ« nisĂ« sĂ« shpejti.
Ajo tha se do të zgjasë dy orë dhe do të trajtojë eksperiencat njerëzore me qëllim për të frymëzuar.
“Kemi edhe JonidĂ«n, e cila do tĂ« jetĂ« bashkĂ«udhĂ«tare nĂ« njĂ« emision i cili do tĂ« zgjasĂ« dy orĂ« dhe do i dedikohet njeriut dhe eksperiencave njerĂ«zore. Do tĂ« kemi tĂ« ftuar nĂ« emision dhe shpresojmĂ« qĂ« historitĂ« e tyre tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«rteta, tĂ« inspirojnĂ« edhe tĂ« tjerĂ« dhe tĂ« na japin forcĂ« tĂ« pĂ«rballojmĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ«.”

MĂ« tej ajo vijoi: Do tĂ« ketĂ« limonatĂ«, do tĂ« flasim edhe pĂ«r gjĂ«ra qĂ« do tĂ« na bĂ«jnĂ« pĂ«r tĂ« qeshur, por do tĂ« ketĂ« edhe njĂ« rubrikĂ« dedikuar seksit dhe me pĂ«rgjigje, trajtime tĂ« çështjeve apo pyetjeve qĂ« unĂ« shpesh marr. Tani ata qĂ« po na dĂ«gjojnĂ« ta dinĂ« qĂ« sĂ« shpejti do tĂ« mĂ« kenĂ« nĂ« Top pĂ«r tĂ« trajtuar kĂ«to çështje kĂ«shtu qĂ« tĂ« mĂ« shkruajnĂ« sepse nĂ«se njĂ« problematikĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ«, e vlefshme dhe e bukur pĂ«r ta diskutuar, sigurisht qĂ« do ta diskutojmĂ« dhe mund tĂ« kemi tĂ« ftuar ekspertĂ« pĂ«r ta zgjeruar edhe mĂ« shumĂ«.”

Programi quhet “S’e kam me ty” ndĂ«rsa pĂ«r tĂ« zbuluar se kur do tĂ« nisĂ«, do tĂ« presim edhe pak.

The post Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj, ja ku do i shohim së shpejti appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik

By: M C
18 September 2024 at 21:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit.

Mes rreshtave Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët, e gjithashtu ka shkruar se të ndjerin e njihte prej më shumë se dy dekadash.

Në mesazhin e saj ngushëllues, presidentja Osmani shkruan kështu:

“Me dhimbje tĂ« thellĂ« e pranuam lajmin pĂ«r ndarjen e parakohshme nga jeta tĂ« mikut, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gerti Bogdani.

Ky lajm i hidhur preku zemrat, jo vetëm të familjes së tij, por të të gjithëve që e njohën, përfshirë edhe mua për më shumë se dy dekada.

Gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit të tij politik, Gerti nuk ishte thjesht një deputet e aktivist politik i përkushtuar, por një përkrahës i palëkundur i Kosovës.

Në çdo rol që mbante dhe në çdo mundësi që iu dha, ai e mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion.

Përkushtimi i tij i palëkundur dhe përpjekjet e tij të palodhura për ta afirmuar Kosovën dhe shqiptarët nuk do të harrohen kurrë.

Gjithmonë do ta kujtoj Gertin, jo vetëm si një koleg, por si një mik të vërtetë, një njeri me integritet, bujari dhe besnikëri.

Ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar.

Humbja e tij është e pamatshme, ndërkaq dhimbja ime është me familjen, në këtë kohë të vështirë.

Gerti iku, por pas la shëmbëlltyrën e profesionistit, politikanit dhe mbi të gjitha të njeriut të mirë!

NĂ« kĂ«to çaste tĂ« rĂ«nda pĂ«r familjen, bashkĂ«ndjej me ju dhe ju inkurajoj qĂ« tĂ« gjeni forcĂ« nĂ« pĂ«rballimin e dhimbjes. I pĂ«rhershĂ«m qoftĂ« kujtimi pĂ«r Gerti Bogdanin!”

The post Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik appeared first on Albeu.com.

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

By: M C
18 September 2024 at 21:28

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirĂ«presim gatishmĂ«rinĂ« e shprehur nga presidenti Vuçiç pĂ«r tĂ« vazhduar angazhimin nĂ« dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij pĂ«r serbĂ«t e KosovĂ«s, qĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« zgjedhjet nĂ« KosovĂ« dhe tĂ« riintegrohen nĂ« tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s, nga tĂ« cilat janĂ« larguar nĂ« vitin 2022”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ«, Peter Stano, shkruan REL.

Ai i bĂ«ri komentet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e Radios Evropa e LirĂ« pĂ«r t’i komentuar disa kĂ«rkesa dhe masa tĂ« Vuçiçit, qĂ« parashtroi javĂ«n e kaluar.

Mes tjerash, ato pĂ«rfshijnĂ« shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, tĂ« lira dhe demokratike” nĂ« veriun e KosovĂ«s, tĂ« banuar me shumicĂ« serbe, si dhe kthimin e serbĂ«ve nĂ« DrejtorinĂ« Rajonale tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r veriun dhe kthimin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve serbĂ« nĂ« funksionet e tyre.

Komunat në veri, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë serbë i bojkotuan zgjedhjet në atë zonë.

KryetarĂ«t serbĂ«, ashtu si edhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« komunitetit dhanĂ« dorĂ«heqje nga institucionet e KosovĂ«s nĂ« veri nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur tensionet ishin tĂ« larta pĂ«r shkak tĂ« vendimit tĂ« autoriteteve tĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me targa tĂ« KosovĂ«s.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë.

“MarrĂ«veshjet e dialogut i parashikojnĂ« hapat dhe procedurat qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«, nĂ« pĂ«rputhje dhe duke respektuar kornizĂ«n ligjore tĂ« KosovĂ«s”, tha Stano.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, impelementimi i Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, shtoi ai, duke iu referuar, po ashtu, kĂ«rkesĂ«s sĂ« Vuçiqit pĂ«r themelimin e kĂ«tij asociacioni nĂ« KosovĂ«.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka komentuar deri më tash kërkesat e Vuçiçit.

The post Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon sërish bashkëshortja: Bota është një vend i pavlerë pa ty!

By: M C
18 September 2024 at 20:59

BashkĂ«shortja e ish-deputetit tĂ« ndjerĂ« Gerti Bogdani ka reaguar sĂ«rish nĂ« mediat sociale pĂ«r ndarjen e tij nga jeta. Me anĂ« tĂ« njĂ« postimi nĂ« Facebook, Edlira Çepani i dedikon Bogdanit disa fjalĂ« ku ndĂ«r tĂ« tjera thotĂ« se ajo dhe fĂ«mijĂ«t e tyre kanĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ«.

“Bota Ă«shtĂ« njĂ« vend i pavlerĂ« pa ty! Do tĂ« tĂ« dua çdo ditĂ« tĂ« jetĂ«s derisa tĂ« takohemi sĂ«rish, drita e çdo rrugĂ«timi tim!” shprehet Çepani.

Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike, Gerti Bogdani ka ndĂ«rruar jetĂ« ditĂ«n e sotme (18 shtator) nĂ« moshĂ«n 44-vjeçare. Lidhur me ndarjen nga jeta tĂ« ish-deputetit ka reaguar edhe policia. Sipas njoftimit bĂ«het me dije se ish-deputeti Ă«shtĂ« gjetur pa ndjenja nĂ« ambientet e njĂ« hoteli nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” pasi kishte pĂ«suar arrest kardiak. Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur pĂ«r shkaqe natyrale.

Reagimi i plotë:

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

The post FOTO/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon sërish bashkëshortja: Bota është një vend i pavlerë pa ty! appeared first on Albeu.com.

I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

By: M C
18 September 2024 at 20:40

Janë liruar ditën e sotme nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani, të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF, Armand Dukës.

Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci u liruan në gjyqin paraprak.

GjykatĂ«si Paulin Cera ka vendosur ditĂ«n e sotme “detyrim paraqitje” pĂ«r Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

The post I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës

By: M C
18 September 2024 at 20:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për drekë pune nesër në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

NdĂ«rkohĂ« Qeveria e KosovĂ«s ende s’e ka konfirmuar pjesĂ«marrjen e Kurtit nĂ« drekĂ«n e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do tĂ« jetĂ« folĂ«s tĂ« enjten nĂ« Bruksel si i ftuar i tyre.

Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiç do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE-së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

The post Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës appeared first on Albeu.com.

“Edi Rama Ă«shtĂ« 10 hapa para”, kush Ă«shtĂ« militantja e PS qĂ« mori postin e zv.ministres

By: M C
18 September 2024 at 20:09

Me “bekimin” e kreut tĂ« qeverisĂ«, Edi RamĂ«s, nĂ«nkryetarja e AsamblesĂ« sĂ« PartisĂ« Socialiste, Ilva Gjuzi, duke filluar nga sot do tĂ« jetĂ« zĂ«vendĂ«sministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ilva Gjuzi përgjatë ditëve të fundit ka qenë një ndër emrat më të komentuara nëpër media dhe rrjetet sociale, kjo për shkak dhe të deklaratave të bëra nga vetë ajo.

E ftuar ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« emisionin “Opinion”, Gjuzi zbuloi se ka pĂ«rfunduar studimet pĂ«r arkitekturĂ« nĂ« Universitetin e Kembrixh dhe Ă«shtĂ« kthyer nĂ« ShqipĂ«ri ku dhe u angazhua nĂ« politikĂ« pĂ«rmes PartisĂ« Socialiste.

Ajo tha se zgjodhi këtë forcë politike për shkak të vizionit që kanë treguar përgjatë këtyre viteve.

“UnĂ« jam nĂ«nĂ«n e 3 fĂ«mijĂ«ve, para 10 vitesh u ktheva nĂ« ShqipĂ«ri pasi u diplomova nĂ« Universitetin e Kembrixh, kam studiuar pĂ«r arkitekturĂ«. Jam kthyer nĂ« ShqipĂ«ri sepse besoj qĂ« ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vendi mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ« me gjithĂ« tĂ« metat dhe tĂ« kĂ«qijat qĂ« mund tĂ« ketĂ«. Besoj te puna, te orĂ«t e punĂ«s, te kilometrat. UnĂ« jam kĂ«tu sepse besoj qĂ« kam kapacitetin pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribut pĂ«r vendin tim. ËshtĂ« detyra morale e kujtdo qĂ« ka kapacitet tĂ« kontribuojĂ« pĂ«r vendin”, tha ajo nĂ« Opinion.

Teksa më tej pati dhe një përplasje televizive me ish-deputetin demokrat dhe njëherësh dhe drejtuesin politik në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçin. Gjuzi sfidoi dhe e sulmoi hapur ish-deputetin duke i thënë se është humbës në zgjedhje, madje dhe vetë ajo do e mundte nëse do të garonte përballë tij.

“Belind, jo Erion Veliaj por dhe unĂ« po tĂ« isha pĂ«rballĂ« teje do tĂ« mundja”, iu drejtua Gjuzi KĂ«lliçit ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« emisionin “Opinion”.

NdĂ«rkohĂ«, njĂ« tjetĂ«r deklaratĂ« e kĂ«saj tĂ« fundit Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale nĂ«pĂ«r rrjetet sociale. Teksa ka qenĂ« e ftuar nĂ« “Euronews”, zv.ministrja e re e kabinetit tĂ« Edi RamĂ«s u pyet nga Jonida Shehu pĂ«r tĂ« metat e kryeministrit, Gjuzi u pĂ«rgjigj: Edi Rama ka shumĂ« tĂ« meta. Edi Rama Ă«shtĂ« 10 hapa ne tĂ« tjerĂ«ve. ËshtĂ« mĂ« pĂ«rpara se ç’duhet. Po pra kjo Ă«shtĂ« e njĂ« e metĂ« e madhe se tĂ« jesh shumĂ« pĂ«rpara Ă«shtĂ« e metĂ«.

The post “Edi Rama Ă«shtĂ« 10 hapa para”, kush Ă«shtĂ« militantja e PS qĂ« mori postin e zv.ministres appeared first on Albeu.com.

❌
❌