Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Shqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni

By: user7
19 September 2024 at 14:26

Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgjithësisht, shqiptarët nga Shqipëria ishin më pak të lidhur me botën dixhitale.

Risia e viteve të fundit me Inteligjencën Artificiale dhe ChatGPT-ja nuk gjen përdorimin ndër qytetarët e vendit, sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024 që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Nga të pyeturit në Shqipëri vetëm 4% pohuan se kanë përdorur ChatGPT. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të lartë të qytetarëve përdorues të Inteligjencës Artificiale me 20 dhe 13% secila. Në të kundërt të Shqipërisë, qytetarët e Kosovës ishin përdoruesit më të mëdhenj të Inteligjencës Artificiale në Rajon.

Në Malin e Zi rreth 7% e popullsisë e përdorin Inteligjencën Artificiale dhe në Serbi, 6%.

Gjithashtu Shqipëria ka përqindjen më të ulët të qytetarëve që blejnë mallra dhe shërbime online. Sipas anketës në vitin 2024, vetëm 27% e qytetarëve shqiptarë kishin kryer blerje online përkundrejt 36% që ishte mesatarja rajonale.

Në të kundërt kryeson Kosova, ku 44% e qytetarëve të saj kanë deklaruar se kanë kryer blerje online 12 muajt e fundit. Gjithashtu në Bosnjë 38% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online dhe 37% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në nivele pak më ulëta ishin Mali i Zi dhe Serbia ku përkatësisht 32 dhe 35% deklaruan se kishin kryer blerje nga interneti.

Shqipëria gjithashtu kishte përqindjen më të ulët të qytetarëve që ndjekin Netflix (Një sipërmarrje amerikane që ofron transmetime kryesisht filma dhe video sipas kërkesës, me mbi 277.7 milionë abonime me pagesë në më shumë se 190 shteteve në korrik 2024).

Anketa ka gjetur se 12% qytetarëve shqiptarë e shikojnë Netflix, përqindja më e ulët në Rajon. Në të kundërt Kosova kishte përqindjen më të lartë në rajon me 38% e të anketuarve që ndjekin transmetuesin e amerikan të filmave dhe videove me pagesë.

Pas Kosovës, Netflix ka shikueshmëri të lartë në Malin e Zi ku 25% e qytetarëve e ndjekin këtë rrjet, të ndjekur nga boshnjakët 20% dhe maqedonasit me 17%. Gjithashtu Serbia ka shikueshmëri të ulët të këtij rrjeti, me vetëm 14%.

Në përgjithësi qytetarët e Shqipërisë kanë treguar një familjaritet të ulët me shërbimet dixhitale, përveç, shërbimeve qeveritare që siç tregon anketa jemi përdoruesit më të mëdhenj në rajon për shkak se shumë prej tyre ofrohen online./Monitor

The post Shqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni appeared first on Lapsi.al.

Plagosi bashkëmoshatarin brenda ambienteve të shkollës private, e pëson 15-vjeçari në Tiranë

By: user7
19 September 2024 at 13:45

Një 15-vjeçar përballet me akuzën për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Bëhet me dije se ditën e djeshme, 15-vjeçari ka plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”. I plagosuri pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit.

The post Plagosi bashkëmoshatarin brenda ambienteve të shkollës private, e pëson 15-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Përfundojnë homazhet në Kuvend, ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit

By: user7
19 September 2024 at 13:06

Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, po përcillet drejt banesës së fundit. Homazhet në nder të ish-deputetit kanë përfunduar pas rreth tre orësh në ambientet e Kuvendit.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë e shumë figura
të njohura nga çdo sferë, i dhanë ditën e sotme lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit. Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit po përcillet në varrezat e Sharrës.

The post Përfundojnë homazhet në Kuvend, ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit appeared first on Lapsi.al.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit, Peleshi: Përfaqësonte një standard për t’u ndjekur

By: user7
19 September 2024 at 11:54

Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi, iu është bashkuar homazheve në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, në Kuvendin e Shqipërisë.

Niko Peleshi: Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.

Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë.

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit, Peleshi: Përfaqësonte një standard për t’u ndjekur appeared first on Lapsi.al.

Homazhet e ish-deputetit/ Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

By: user7
19 September 2024 at 11:30

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt’, u shpreh Liri Berisha.

The post Homazhet e ish-deputetit/ Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt appeared first on Lapsi.al.

Luçiano Boçi në homazhet për ish-deputetin: Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan

By: user7
19 September 2024 at 11:08

Luçiano Boçi, ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e të ndjerit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Boçi shprehet se Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan.

Më tej Boçi thotë se nuk e beson ende, por shprehet se Bogdani do të mbetet të kujtimet e tij.

“Trishtimi dhe hidhërimi ynë dhe i familjes sonë politike është po kaq i madh edhe sa i familjes së tij, parajsës së tij.
Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë bindjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, në familjen e tij, në shoqërinë e tij.
Pse jo edhe te imponimi që sillte në Kuvendin e Shqipërisë si zë i fortë, me imponimin që sillte me zërin e tij në politikën shqiptare dhe me zërin e tij si njeri, shembull i të rinjve që duhte të ndërtojnë një karrierë politike të ndershme dhe të përkushtuar siç e kishte Gerti Bogdani.
Vërtet unë nuk e besoj ende, dhe të gjithë kolegët nuk e besojnë, ai do mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim që Gerti të ishte mes nesh, por ja që Zoti që bën shumë veprime të drejta, duket sikur sot na fut në atë meditimin se pse Gerti duhej të ikte kaq i ri dhe në kulmin e karrierës së tij politike dhe në kulmin e lumturisë së tij familjare.
Por, fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është që ta nderojmë, ta respektojmë, ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij.
Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike.
Shumë ngushëllime për familjarët, për fëmijët e tij, për fëmijët e tij, për bashkëshorten e tij, për të dashurit e tij.
Gerti do jetë gjithmonë pjesë e kumtimit dhe e kumtit politik të PD”, u shpreh ai.

The post Luçiano Boçi në homazhet për ish-deputetin: Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan appeared first on Lapsi.al.

Von der Leyen mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, çfarë pritet të diskutohet

By: user7
19 September 2024 at 11:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i takojë më 19 shtator në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, Von der Leyen gjatë takimit pritet t’i njoftojë liderët me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerin, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshiron të dëshmojë se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes. Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel, përveç drekës së punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, do të ketë edhe një diskutim në Qendrën e Politikave Evropiane (EPC)./REL

The post Von der Leyen mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, çfarë pritet të diskutohet appeared first on Lapsi.al.

Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit

By: user7
19 September 2024 at 10:29

Ka nisur përgatitja e homazheve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku do të kryhen nderimet ndaj ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

The post Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Importet ulin 30% çmimin e shitjes së patates, fermerët po e shesin prodhimin e ri nën kosto

By: user7
19 September 2024 at 09:09

Fermerët në zonën e Korçës kanë nisur sezonin e mbledhjes së patates. Këtë vit ata po përballen, si me rënien e prodhimit për shkak të temperaturave të larta dhe të çmimit të shitjes.

Krahasuar me vjet sipas kultivuesve, cilësia e prodhimit është e lartë, ndërsa rendimenti është me rënie.

Brikel Plasa një ndër kultivuesit me të mëdhenj të patates në fshatin Pojan tha se nëse vjet arriti të mblidhte 35 kv patate për dynim, aktualisht po mbledh 25 kv patate për dynim. Sipas tij arsyet e rënies së prodhimet janë temperaturat e larta dhe përhapja e insekteve te bima.

Problem vijon të mbetet edhe çmimi i shitjes. Fermerët pohojnë se pataten në tregun e brendshëm po e tregtojnë me çmim të ulët. Konkretisht, patatja “jelly”, farë gjermane (cilësia më e mirë e patates) po shitet me çmim 40 deri 45 lekë për kg. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është 15 lekë më pak apo rreth 30%.

Fermerët u shprehën se çmimi i sivjetshëm nuk arrin dot t’u sigurojë fitime, ndërsa veçojnë se kostot e prodhimit janë të lartë dhe shumë prej tyre nuk kanë arritur të përfitojnë edhe naftën e subvencionuar për shkak të burokracive.

Sipas tyre rënia e çmimit të shitjes së patates në tregun e brendshëm është ndikuar nga loja e brendshme e tregtarëve të shumicës, por edhe të hyrjes së patates nga importi.

Nisur nga ecuria pozitive e kërkesës së vitit të kaluar shumë fermerë prej fillimit të muajit mars në fshatrat, si: Pojan, Pirg, Zvirinë, Moglicë, Mollas etj shtuan të mbjellat me bimët prashitëse (qepë dhe patate) rreth 30% krahasuar me vjet.

Sipas agronomëve shtimi i të mbjellave u ndikua nga rritja e kërkesës sipas tij kryesisht në tregun vendas, por edhe për eksport. Në muajin mars, sipas prodhuesve çmimi i qepës së thatë arriti 80 lekë për kg, çmimi i leverdishëm për prodhuesit.

Ndërsa çmimi i patates artriti 110 lekë për kg. Për rrjedhojë fermerët presin të njëjtën ecuri edhe me daljen e prodhimit të patates se re.

“Kërkesa është e lartë në tregun e brendshëm. Çmimi është i leverdishëm. Këto janë kultura prashitëse që iu vjel prodhimin brenda 3 muajve. Për këto arsye fermerët e fushës së Korçës kanë rritur të mbjellat”, pohoi më herët agronomi Nevion Telha.

Vjet në vend u prodhuan sipas të dhënave të INSTAT rreth 274,1 mijë ton patate. Krahasuar me 2022 prodhimi u rrit 4,3%.

Sakaq në fillim të muajit tetor fermerët pritet të nisin mbledhjen e misrit. Ata pohojnë se sasia e mbledhur nuk pritet të jetë e mbarë, për shkak të insekteve që kanë dëmtuar të mbjellat.

Po ashtu për sa u përket drithërave, shumica e grurit të korrur sivjet, por edhe sezonin e kaluar ka mbetur stok në shtëpitë e fermerëve që do të përdoret si tagji (lëndë ushqyese) për kafshët. Kjo situatë u shkaktuar tërësisht nga rënia e lartë e çmimit të grurit.

Në 2022 gruri u shit 50 lekë për kg, ndërsa për vitet 2023-2024, çmimi i shitjes arriti 25 deri 28 lekë për kg. Nëse gruri shitet me çmimin nën 40 lekë për kg është nën kosto prodhimi sipas prodhuesve./Monitor

The post Importet ulin 30% çmimin e shitjes së patates, fermerët po e shesin prodhimin e ri nën kosto appeared first on Lapsi.al.

Italia përfshihet nga stuhia me shira të rrëmbyeshëm erëra të forta

By: user7
19 September 2024 at 08:43

Italia është përfshirë nga një stuhi me shira të rrëmbyeshëm edhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe tornado. Gjithashtu shumë banorë u evakuuan në disa rajone të vendit fqinj, teksa qytete, rrugë dhe banesa u zhytur nën ujë, duke shkaktuar miliona euro dëme. Ndërkohë dy ditët e fundit kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe më shumë, ku u raportuan dëme konkretë nga situata.

Siç raportohet janë mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna. Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën, Situatë kritike në luginën Lamone, kurse në Bolonjë u dha alarmi për përkeqësim. Lumi Senio është vërshuar në Castel Bolognese (Ravena) dhe uji po arrin në qendër të qytetit, dhe në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Shkollat ​​u mbyllën në pjesën më të madhe të pjesës qendrore-lindore të rajonit.

Në Budrio (Bolonjë) argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e Majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik. Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara, menaxheri. Shumë rrugë tashmë notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.

Në orën 7 të mëngjesit, Bashkia e Lugos informon se përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave për emergjencat. Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.

The post Italia përfshihet nga stuhia me shira të rrëmbyeshëm erëra të forta appeared first on Lapsi.al.

DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: user7
19 September 2024 at 08:22

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit,” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS).

Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./ DW

The post DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on Lapsi.al.

Reagimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kredive të këqija: A është zgjidhje kufizimi i kredidhënies?

By: user7
19 September 2024 at 08:19

Situatat e fundit në industrinë e mikrofinancës në Shqipëri kanë nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e kredive të këqija dhe efektivitetin e masave rregullatore. Në qendër të këtyre situatave ka qenë trajtimi në vetvete problematik i kredive me probleme nga subjekte të akuzuara për një sërë aktivitetesh mashtrimi që kanë prekur mijëra individë.

Roli tyre i dyfishtë i njësisë ekonomike si huadhënës dhe mbledhës i borxhit, i shoqëruar me vendosjen e normave dhe gjobave drakoniane të interesit, ngritën pyetje serioze në lidhje me mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve të tilla.

Në përgjigje të këtyre çështjeve, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një qëndrim jo të duhur duke vendosur të kufizojë kredidhënien që në stadet e para nga institucionet financiare jo-banka, të cilat nuk mbledhin kredi, por vetëm japin kredi. Nëse do kërkonim për të gjetur dhe krahasuar me një politikë të ngjashme të dëmshme dhe të gabuar, kjo qasje e Bankës së Shqipërisë, të kujton moratoriumin e skafeve i vendosur në vitin 2006. Qeveria e asaj kohe e ndërmori si vendim në përgjigje të trafikun illegal me skaf nga brigjet tona drejt Italisë. Në vend që të sillte ndalimin e trafikut ilega, ajo politikë e ngjashme me këtë të Bankës së Shqipërisë me trajtimin e kredive të këqija, “vrau” në tërësi zhvillimin e lëvizjeve me mjete detare që në masën dërrmuese kryheshin nga drejtues të ligjshëm mjetesh lundruese.

Ajo çfarë në dukje paraqitet si masë që synon të frenojë përhapjen e kredive me probleme, në fakt lë disa çështje kritike të patrajtuara. Kryesorja është mungesa e aksesit në financime për mijëra individë të cilët hasin vështirësi të shumta kur i drejtohen sistemit bankar për një kredi të vogël dhe kanë gjetur zgjidhje tek institucionet financiare jo-banka. Një problem tjetë kritik që do të krijohet si pasojë e një kufizimi të ashpër të kredidhënies për individët është edhe lulëzimi i fajdeve.

“Tempulli” i vjetër i plagëve sociale ku janë falur individët që nuk kanë gjetur zgjidhje nga sistemi financiar për të kapërcyer vështirësitë e jetës, do të rikthehet përsëri si kurth për shtresat në nevojë. Pasojë e sigurtë do të jetë rënia përsëri pre e tregut të zi financiar, i cili është i pa mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë; madje nga asnjë institucion ligjvënës.

Historikisht, Banka e Shqipërisë ka zbatuar masa të ndryshme rregullatore për të menaxhuar rreziqet që lidhen me kreditë e këqija. Këto përfshijnë caktimin e kufijve për shumat e gjobave dhe normat e interesit, si dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të subjekteve financiare jobanka të përfshira në blerjen e borxheve të këqija. Synimi pas këtyre masave ka qenë mbrojtja e konsumatorëve dhe sigurimi i një mjedisi financiar të qëndrueshëm.

Edhe në këtë drejtim, nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk është artikuluar ndonjë masë ose ndryshim në rregullore për këto kompani që blejnë kredi, penalitetet që mund të vendosen nga këto kompani, ristrukturimet që behen, apo aspekte të tjera të aktivitetit të tyre që prek edhe jetët e kredimarrësve.

Gjithashtu, qasja aktuale e kufizimit të emetimit të kredive të reja nuk e trajton drejtpërdrejt problemin e kredive të këqija që janë tashmë në regjistra. Duke u fokusuar në parandalimin e kredive të reja dhe jo në blerjen dhe ristrukturimin e borxheve të këqija ekzistuese, Banka e Shqipërisë mund të anashkalojë nevojat imediate të huamarrësve të kapur nga kriza aktuale.

Rasti i këtyre institucioneve jo-bankare nënvizon domosdoshmërinë për një përgjigje më gjithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të kredive të këqija. Thjesht kufizimi i dhënies të reja të kredisë mund të mos trajtojë mjaftueshëm problemet me të cilat përballen ata që preken nga praktikat mashtruese. Në vend të kësaj, nevojitet një qasje më holistike, që përfshin:

Një masë që Banka e Shqipërisë mund të marrë në konsideratë është blerja dhe ristrukturimi i kredive të këqija, duke ndihmuar në zbutjen e barrës për huamarrësit e prekur dhe rivendosjen e stabilitetit financiar.

Megjithëse vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar dhëniet e kredive ne dukje shfaqet si nje hap i kujdesshëm në menaxhimin e rreziqeve të ardhshme, ai nuk trajton plotësisht rrënjën nga e cila lindi problemi me mikrokreditë që është menaxhimi i kredive të këqija. Një strategji më gjithëpërfshirëse që përfshin menaxhimin aktiv të borxheve të këqija dhe reformimin e rregullave është thelbësore për zgjidhjen e çështjeve dhe rivendosjen e besimit në sistemin financiar.

The post Reagimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kredive të këqija: A është zgjidhje kufizimi i kredidhënies? appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin

By: user7
18 September 2024 at 14:28

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku. Farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e “arrestit në shtëpi” dhe caktoi për të masën e “detyrimit për paraqitje”.

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, duke i lënë pa masë sigurie. Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.

The post Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin appeared first on Lapsi.al.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë mban një minutë heshtje: Humbje e madhe për PD

By: user7
18 September 2024 at 14:02

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani. Berisha u shpreh se ky është një lajm shokues dhe se Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien e tij njëri nga personalitetet e reja të PD-së.

Më tej Berisha tha se kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së, më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”, tha Berisha.

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë mban një minutë heshtje: Humbje e madhe për PD appeared first on Lapsi.al.

Pësoi arrest kardiak, humb jetën në moshën 44-vjeçare ish-deputeti Gert Bogdani

By: user7
18 September 2024 at 13:13

Është ndarë nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post Pësoi arrest kardiak, humb jetën në moshën 44-vjeçare ish-deputeti Gert Bogdani appeared first on Lapsi.al.

“Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë

By: user7
18 September 2024 at 13:03

Ndërsa vazhdon të projektohet në sallat e kinemave në Tiranë, filmi më i fundit i regjisorit të njohur Robert Budina, “Pikë Uji”, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar. Ky lajm vjen në kulmin e një primierie tejet të suksesshme dhe kritikave mjaft pozitive nga publiku dhe kritikët e filmit.

“Pikë Uji” u prit me entuziazëm të madh në premierën e tij në Tiranë. Salla e kinemase ishte e mbushur plot, me një audiencë që përfshinte figura të njohura të kinematografisë, kulturës dhe politikës shqiptare. Regjisor Budina, së bashku me aktorët kryesorë Gresa Pallaska, Adem Karaga, Palolo Iancu dhe Gerhard Koloneci, morën duartrokitje të gjata në fund të shfaqjes.

Kritikët kanë vlerësuar veçanërisht performancën e Gresa Pallaskës në rolin e Aidës, duke e quajtur atë “tronditëse” dhe “të paharrueshme”.

Publiku gjithashtu ka reaguar pozitivisht, me shumë spektatorë që e kanë përshkruar filmin si “emocionues”, “sfidues” dhe “thellësisht njerëzor”. Në platformat e rrjeteve sociale, “Pikë Uji” ka qenë tema kryesore e diskutimeve, me shumë që e konsiderojnë atë si një nga filmat më të mirë shqiptarë të viteve të fundit.

Drejt Oscar-it

Përzgjedhja e “Pikë Uji” për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar shënon një moment historik për kinematografinë shqiptare. Ky është prodhimi i tretë i kompanisë Erafilm që arrin këtë privilegj, duke dëshmuar cilësinë e vazhdueshme të punës së tyre.

Regjisori Robert Budina, në një deklaratë për mediat, shprehu: “Jemi thellësisht të nderuar që ‘Pikë Uji’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar. Ky film eksploron thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave të një sistemi kompleks. Shpresojmë që do të prekë zemrat e një audience nderkombetare.”

Ekipi i filmit ka premtuar lajme të tjera emocionuese në ditët në vijim, duke mbajtur publikun në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Për ata që ende nuk e kanë parë, filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e Tiranës, duke ofruar një mundësi unike.

The post “Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

GJKKO kalon për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe familjarë të tij

By: user7
18 September 2024 at 12:55

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut, Sokol Idrizajt dhe familjarë të tij. Ata akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Bëhet me dije se GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit.

Vitin e kaluar Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj u vunë nën akuzë nga SPAK ku në kuadër të këtij procedimi u arrestuan 12 persona. Dyshohet se ata kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga Franca drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së Vangjush Kasharit.

Sipas hetimeve, këto grupe që funksiononin që para vitit 2019. Po ashtu dyshohet se ata kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe familjarë të tij appeared first on Lapsi.al.

Plagosi me armë zjarri 2 persona në Malësi të Madhe, lihet në burg Lul Rakaj

By: user7
18 September 2024 at 12:49

Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për Lul Rakajn, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të dy personave në Malësi të Madhe disa ditë më parë. Ngjarja ndodhi më 15 shtator, ku Rakaj, i dënuari më parë për vrasje, qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të dy tashmë jashtë rrezikut për jetën.

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka deklaruar ai në gjykatë.

38-vjeçari Rakaj, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes, në dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës, deklaroi se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij dhe duke dyshuar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ishin të armatosur.

The post Plagosi me armë zjarri 2 persona në Malësi të Madhe, lihet në burg Lul Rakaj appeared first on Lapsi.al.

Projekti për rikonstruksionin e hyrjes së Shkodrës, IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje

By: user7
18 September 2024 at 11:12

IKMT ka nisur me shembjen e disa ndërtesave pa leje në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mësohet se ky aksion u ndërmor për t’i hapur rrugë projektit të rikonstruksionin të hyrjes së qytetit. Gjithashtu bëhet me dije se ditën e sotme do të shemben 2 objekte nga 11 të parashikuar.

Teksa 10 objekte të tjera presin shpronësimin dhe aty pritet ndodh i njëjti proces duke shkuar në një total prej 21 objektesh në listë.

The post Projekti për rikonstruksionin e hyrjes së Shkodrës, IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje appeared first on Lapsi.al.

Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Francë

By: user7
18 September 2024 at 10:23

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari është kapur me 54 kg marijuanë. Siç raportohet arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga policia.

Pikërisht policia ndaloi automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë. I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez.

The post Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Francë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌