Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

20 September 2024 at 16:09

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi janë dënuar me nga 12 vite burg. Sipas vendimit ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe Paul (Agustin) Deda i cili njihet si ish-shoqërues i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe Deda është dënuar […]

The post I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit appeared first on Shekulli.

Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë

20 September 2024 at 15:33

Pak më shumë se një milion vetë vijnë vetëm nga Ukraina. Refugjatët përfaqësojnë 4% të popullsisë.

Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, e cila citon përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Partisë E Majta, në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 në Gjermani ndodheshin rreth 3.48 milionë refugjatë. Sipas kësaj shifre, në Gjermani, në 2024-ën në Gjermani jetojnë 60.000 refugjatë më shumë se në fund të vitit 2023. Ky është dhe numri më i lartë që nga vitet 1950.

Kjo shifër përfshin të gjithë njerëzit, pavarësisht nga leja e tyre e qëndrimit, të cilët aktualisht kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, nga azilkërkuesit deri te refugjatët e njohur apo personat e toleruar. Nga 3.48 milionë refugjatë, rreth 1.18 milionë ishin vetëm refugjatë ukrainas.

Më pak njerëz u detyruan të largoheshin nga Gjermania

Për shkak të dëbimeve dhe largimeve, numri i personave në Gjermani që detyrohen të largohen nga vendi është në rënie, vijon raporti. Në mesin e vitit 2024, statistikat regjistruan 226.882 persona të detyruar të largoheshin nga Gjermania, 15.760 më pak se në fund të vitit 2023.

Clara Bünger, zëdhënëse e politikës së refugjatëve për Grupin e Majtë në Bundestag, kritikoi debatin e imigracionit në Gjermani në dritën e këtyre shifrave. “Në Gjermani aktualisht jetojnë pothuajse 3.5 milionë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë këtu për dekada; kjo është vetëm katër përqind e popullsisë”, tha Bünger.

The post Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë appeared first on Gazeta Si.

Të humbësh peshë me yndyrna? Si funksionon kjo metodë

20 September 2024 at 14:37

Kohët e fundit, regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre po fitojnë shumë popullaritet në mesin e atletëve dhe njerëzve që merren me sport.

Sipas tyre, djegia e depozitave dhjamore në trup luftohet po me yndyrë.

Por, natyrshëm lind pyetja a është me të vërtetë e shëndetshme që të konsumohen sasi të larta yndyre për të humbur në peshë?

Roli i yndyrës dietike në organizëm

Në shumicën e rasteve, njerëzit që duan të humbasin në peshë shmangin yndyrën me çdo kusht.

Ata zgjedhin produkte me sa më pak yndyrë dhe rrinë larg gjalpit, arrorëve dhe ushqimeve të tjera me yndyrë.

Sidoqoftë, organizmi i njeriut ka nevojë për një ushqyes të tillë që të funksionojë siç duhet.

Yndyrnat dietike janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, temperaturën e trupit, energjinë, hormonet e të tjerë.

Megjithatë, jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta.

Yndyrnat mono-të-pangopura dhe ato polio-të-pangopura konsiderohen të shëndetshme.

Yndyrnat e ngopura janë mirëbërëse vetëm nëse konsumohen pa e tepruar.

Yndyrnat trans ose të përpunuara rrisin kolesterolin e keq, ulin atë të mirin, nxisin inflamacionin dhe bllokojnë arteriet.

Në një periudhë afatgjatë ato kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, diabetit, ishemisë dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Hani yndyrë për t’u dobësuar

Një regjim ushqimor ku përfshihen yndyrnat e shëndetshme ju ndihmon të humbisni peshë në disa mënyra.

Së pari, ato promovojnë ngopjen dhe rrjedhimisht ushqyerja do të jetë në kontrollin tuaj të plotë.

Le të marrim rastin e avokados, një frut i pasur si në fibër ashtu edhe në yndyrna të shëndetshme.

Sipas ekspertëve, rritja e sasisë së fibrës dhe yndyrnës së shëndetshme ju mban të ngopur më gjatë se sa një regjim i pakët në yndyrna por i pasur në karbohidrate.

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë avokado në mëngjes ndihen më pak të uritur gjatë ditës dhe në 6 orët e ardhshme pas mëngjesit hanë më pak ushqime të tjera.

Sipas ekspertëve, ka ardhur koha që të mos kemi frikë nga yndyrnat e shëndetshme siç është vaji i ullirit apo të tjera. /agroweb

The post Të humbësh peshë me yndyrna? Si funksionon kjo metodë appeared first on Gazeta Si.

Tirana, për tre javë kryeqendër e baletit të niveleve ndërkombëtare

20 September 2024 at 14:24

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u shpreh se, Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare.

Gonxhja tha se, ky event i rëndësishëm kulturor do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Sheshin “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31.

Ndërkohë koreografi shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp, që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkisë së Tiranës, zbardhi detaje të këtij Festivali.

Maestro Preljocaj ndau vizionin e tij mbi artin bashkëkohor, duke sjellë një frymë të re për skenën tonë kulturore.

International Dance Festival Tirana çel siparin këtë të premte, me “Liqenin e Mjellmave” një klasik magjepsës i cili sjell në skenë elegancën dhe dramën, duke rrëfyer historinë e dashurisë së ndaluar mes Odettës dhe Princit Siegfried, mes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t.

The post Tirana, për tre javë kryeqendër e baletit të niveleve ndërkombëtare appeared first on Gazeta Si.

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

20 September 2024 at 12:07

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë detaje në lidhje me këtë koncesion. Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias. Ai u pyet nga Albana Vokshi […]

The post “Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali appeared first on Shekulli.

Rama i thotë ‘JO’ Britanisë: Marrëveshja për emigrantët, ekskluzive me Italinë. Kemi dashuri të pakushtëzuar

20 September 2024 at 10:37

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojnë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet. Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte Shqipërisë një avantazh në përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.

The post Rama i thotë ‘JO’ Britanisë: Marrëveshja për emigrantët, ekskluzive me Italinë. Kemi dashuri të pakushtëzuar appeared first on Gazeta Si.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

20 September 2024 at 11:54

Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK për koncensionin e Sterilizimit, po jep dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar. Ai ka dhënë sqarime kryesisht teknike, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Ilir Rrapajt, i cili ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo […]

The post Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut appeared first on Shekulli.

Gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim pasi i paditi një shqiptar nga Kosova

20 September 2024 at 11:20

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës të Policisë së Shtetit në nivele të ndryshme, pasi përvetësuar lekët e gjobave rrugore. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë Lekë të reja. Konkretisht gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 6 efektivë policie, për 4 arrest shtëpie dhe 12 […]

The post Gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim pasi i paditi një shqiptar nga Kosova appeared first on Shekulli.

“Më jepni 5 mijë euro ose…”/Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një familje. Ishte shpallur 7 herë në kërkim dhe dënuar më parë

20 September 2024 at 11:13

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dhe familjen e tij për t’i dhënë 5000 mijë euro ose në të kundërt do tii publikonte fotot dhe video personale. I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Phone fiend”, ndërsa policia thotë se ky shtetas më përpara ka qenë […]

The post “Më jepni 5 mijë euro ose…”/Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një familje. Ishte shpallur 7 herë në kërkim dhe dënuar më parë appeared first on Shekulli.

VIDEO/ Panik dhe frikë në ajër! Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga veshët dhe hundët!

By: admin
20 September 2024 at 00:09

Pasagjerët në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City në Portland të dielën përjetuan momente frike dhe paniku, pasi pësuan gjakderdhje nga hundët dhe veshët. Për pasojë piloti i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente.

Shkak dyshohet të jetë bërë një problem presioni në kabinën e avionit. Menjëherë pasi avioni bëri ulje emergjente, kompania e fluturimeve kërkoi falje publike pasagjerëve.

“Ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë. Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”, tha një nga pasagjerët.

Ndërsa një pasagjere u shpreh se “veshët tanë filluan të na dhembin keq. U gjakosëm nga hundët dhe veshët”.

The post VIDEO/ Panik dhe frikë në ajër! Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga veshët dhe hundët! appeared first on Albeu.com.

Fakte të reja nga skandali i priftit! Gruaja tregon me detaje dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie: Në hotel na çonte…

By: admin
20 September 2024 at 00:01

Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ”Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje u denoncua nga ish e dashura e tij 5 vjeçare se kanë kryer marrëdhënie seksuale në kishë, të tjera fakte dalin në dritë.

Fiks Fare nxori prova të reja nga lidhja 5 vjeçare e priftit Koçi me zonjën Pranvera, përveç fotove intime që ishin shkëputur nga videot online që të dy kishin bashkë.

Pranvera tregon me detaje të hollësishme dhomën e rinisë, aty ku tha se kishin kryer marrëdhënie seksuale me priftin Koçi. Një përshkrim se ku ishin të vendosura mobiljet e gjithçka tjetër në dhomë, atë që një besimtar i thjesht dhe frekuentues i kishës nuk e di. Në zyrën e rinisë Pranvera tregon se kishte një tavolinë pune, një divan dysh dhe një kolltuk, ndërsa në të djathtë ishte banja. Kjo dhomë përdorej vetëm nga klerikët, jo nga besimtarët e thjeshtë. Fakt tjetër që ajo sjell është lëvizja e çiftit me mjetin e kishës.

“Ne lëviznim kur shkonim nëpër hotele me makinën e kishës dhe shoferin e saj i cili quhet A….” shprehet Pranvera.

Edhe në ballafaqimet që Pranvera dhe Fikis kishin me priftin Arkip Koçi ai asnjëherë nuk mohoi se në videot intime nuk ishte fytyra e tij. Thjesht ai aludoi se mund t’i ishte marrë fotoja nga ndonjë meshë apo ndonjë vend publik dhe të ishte vënë në video për ta dëmtuar. Gjithë këtyre i shtohen edhe mesazhet që Pranvera ka marrë nga familjarët e priftit Koçi të cilët i kërkojnë që të ndahet nga ai.

Para se të ankoheshin në Fiks Fare, Pranvera bashkë me ish bashkëshortin e saj ishin ankuar në Mitropolinë Berat për sjelljet e priftit në mbientet e kishës dhe shkeljen e kurorës, por që nuk ishin marrë parasysh. Pas transmetimit në Fiks Fare Mitropolia e Beratit del me një reagim ku pezullon priftin .

Në të thuhet “Në vijim të deklaratës të ditës së djeshme, datë 18.09.2024, lidhur me çështjen e priftit të Lushnjes, Mitropolia Shenjtë e Beratit ka vendosur pezullimin nga funksioni priftëror, priftin e Lushnjes deri në shqyrtimin përfundimtar sipas rregullave kanonike të Kishës Orthodhokse. Ritheksojmë se Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pajtohet me asnjë rast kur një klerik i saj bën shkelje të betimit kanonik. Nga Zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, 19/09/2024”.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me atë që po kjo Mitropoli bëri një ditë më parë, ku thuhej se nga provat që kishte dhe rrëfimi i priftit Gjykata Shpirtërore kishte dalë në përfundimin që faktet e paraqitura nuk provonin marrëdhënien jashtëmartesore të priftit. Madje asokohe prifti është pezulluar vetëm me një muaj mos ushtrimi të funksionit për arsyen se nuk kishte ngritur padi kundër Pranverës për shpifje.

Në reagimin e dt 19 shtator Mitropolia Berat kërkon që t’i vihen në dispozicion faktet dhe provat që Fiks Fare ka siguruar për të shqyrtuar dhe marrë vendimin kanonik mbi këtë çështje.
Fakte dhe prova që shumë mirë mund t’i kishin siguruar nëse përveç rrëfimit të priftit do kishin marrë edhe palën ankuese, pra Pranverën.

Gjithashtu çështja u trajtua edhe në emisionin ” Shqipëria Live” në Top Channel ku teologu Miron Çako mbron priftin që ka shkelur kurorën dhe shprehet se faktet e transmetuara në Fiks Fare nuk provojnë asgjë. Ndërkohë që për pjestarët e tjetër të nderuar të panelit, faktet janë mëse të qarta. /tch/

The post Fakte të reja nga skandali i priftit! Gruaja tregon me detaje dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie: Në hotel na çonte… appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Derbi Partizani – Tirana, vlerat përtej pikëve

By: admin
19 September 2024 at 18:00

Synimet e Partizanit dhe Tiranës në kampionat nuk do të ndryshojnë, pavarësisht rezultatit në përballjen e së shtunës. Por vlerat e derbit shkojnë përtej pikëve dhe mund të ndikojnë për të ardhmen e skuadrave.

Cilido që të jetë rezultati, derbi i Tiranës nuk do të ketë ndikim në luftën për titullin kampion. Është vetëm java e gjashtë e kampionatit dhe Partizani me tetë pikë dhe Tirana me pesë do t’i kenë të gjitha mundësitë të synojnë për lart pavarësisht rezultatit të së shtunës. Aq më tepër që formula e kampionatit të jep mundësinë e titullit edhe duke dalë në vendin e katërt në fund të sezonit të rregullit. Përfitimet e një derbi kaq herët në kampionat shkojnë përtej tri pikëve të mundshme.

Është ndeshja që ndjehet më tepër për secilën prej skuadrave, nga lojtarët dhe tifozët, që një fitore kundër rivalit qytetas e kanë emocion e krenari. Pa dyshim që fitorja në derbin e së shtunës vlen për secilën, pikët e marra apo të lëna mund të rezultojnë përcaktuese kur bëhen llogaritë në fund, por suksesi do të vlente më shumë për moralin e sidomos qetësinë.

Për lojtarët, por në radhë të parë për trajnerët. Partizani dhe Tirana janë dy pankina të nxehta dhe rezultati në derbi mund të përcaktojë të ardhmen.

Fitorja do të siguronte qetësinë aq të nevojshme për të vazhduar, ndërkohë që edhe nga ana teknike mund të ndihmojë secilin prej trajnerëve në kolaudimin e formacionit, duke parë që asnjëra prej skuadrave nuk ka shkëlqyer në pesë javët e para në Abissnet Superiore.

The post Derbi Partizani – Tirana, vlerat përtej pikëve appeared first on Albeu.com.

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria humbet një pozicion

By: admin
19 September 2024 at 15:21

Është publikuar ditën e sotme renditje e FIFA-s për skuadrat kombëtare të futbollit. Shqipëria humbet një pozicion pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Nations League.

Kombëtarja kuqezi ka zbritur në vendin e 67-të, duke humbur një pozicion krahasuar me renditjen e mëparshme. Gjeorgjia, rivali unë në Nations League, është ngjitur me 4 pozicione dhe na ka parakaluar në tabelën e klasifikimit.

Kosova fiton 2 vende në renditje dhe tashmë qëndron në vendin e 104-t. Nuk ka ndryshime në pjesën e lartë të klasifikimit. Kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia (10 të parat).

The post Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria humbet një pozicion appeared first on Albeu.com.

Derbi vendimtar për Fonsekën, Milani ka gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm

By: admin
19 September 2024 at 15:00

Një fillim i komplikuar i sezonit dhe një derbi që tashmë mund të jetë vendimtar. Pas humbjes ndaj liverpulit në debutimin e Ligës së re të Kampionëve, Milani bëri një tjetër hap fals pas atyre të bëra në kampionat ndaj Torinos dhe Lacios.

As suksesi ndaj Venezias, i vetmi i arritur deri më tani, nuk i lejoi kuqezinjtë të bënin një përparim. Kjo është arsyeja pse derbi i së dielës tashmë mund të jetë vendimtar për Paulo Fonseca, trajneri i Milanit është i detyruar të arrijë një rezultat pozitiv.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur që tani të mendojnë për alternativat, madje njëri prej tyre ishte i pranishëm në “San Siro” të martën. Bëhet fjalë për Edin Terzic, një trajner aktualisht i lirë pas sezoneve të tij të fundit në krye të Borussia Dortmund. Në listë është edhe emri i Thomas Tuchel, i cili (pas përvojës së tij te Bayerni i Mynihut në Gjermani sezonin e kaluar) ka dhënë gjithashtu gatishmërinë e tij për të negociuar.

Për më tepër, nuk mungojnë edhe trajnerët italianë: emrat janë ata të Maurizio Sarrit dhe Massimiliano Allegrit. Ish-lojtari i Lazios ka trajnuar tashmë disa lojtarë nga skuadra kuqezi, ndërsa për livornezin do të ishte një rikthim në pankinën e Milanit (me titullin e fituar në 2011), pas përvojës së tij te Juventusi, që përfundoi sezonin e kaluar.

The post Derbi vendimtar për Fonsekën, Milani ka gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

19 September 2024 at 13:50

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

The post Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Shekulli.

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

19 September 2024 at 13:29

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

The post Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente appeared first on Shekulli.

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

19 September 2024 at 12:23

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

The post Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit appeared first on Shekulli.

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

19 September 2024 at 11:52

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

The post Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave appeared first on Shekulli.

Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës shkëlqen me 3 shqiptarë në fushë

19 September 2024 at 09:53

Sparta e Pragës shkëlqeu në duelin ndaj Salzburg, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë në ndeshjen e fituar 3-0.

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, duke vulosur shifrat në 3-0. Pas asistit të Olatunjit, mesfushori shqiptar, lëviz bukur në afërsi të pikës së penalltisë, teksa me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë dhe portierin, duke përshëndetur rrjetën.

Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

The post Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës shkëlqen me 3 shqiptarë në fushë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Qazim Laçi, debutim ëndrrash në Champions

By: admin
18 September 2024 at 20:46

Debutim ëndrrash në Ligën e Kampioneve për Qazim Laçin.

Mesfushori kuqezi i Spartës së Pragës, me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në debutimin e tij në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh, ndërsa skuadra e tij ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 përballë Salzburgut.

E nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të shënojë në minutën e 58-të, lëvizje e zgjuar dhe topi në rrjetë për të firmosur 3-0. Më parë kishin shënuar Kairinen 2’ dhe Olatunji 42’.

Laçi u zëvendësua në minutën e 84-ët nga Lukas Sadilek. Nga lojtarët e tjerë shqiptarë, pjesë e Spartës, në minutën e 64-ët u aktivizua dhe Albion Rrahmani, ndërsa Ermal Krasniqi zbriti në fushë në minutën e 72-të. Indrit Tuci qëndroi në stol gjatë gjithë lojës.

The post Qazim Laçi, debutim ëndrrash në Champions appeared first on Albeu.com.

❌
❌