Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pogradec/ Ngacmoi seksualisht vajzën, arrestohet infermieri i urgjencës së spitalit

By: Oldi
18 September 2024 at 19:37

Policia ka arrestuar infermierin të Urgjencës së Pogradecit, Metjan Muço i cili një ditë më parë u filmua duke ngacmuar seksualisht një paciente. “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual” Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më […]

The post Pogradec/ Ngacmoi seksualisht vajzën, arrestohet infermieri i urgjencës së spitalit appeared first on BoldNews.al.

“Do të të bëjmë derman…”/ Vajza ngacmohet seksualisht nga infermieri i urgjencës në Pogradec

By: Oldi
17 September 2024 at 21:43

Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht. E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre. Pasi u ekzaminua […]

The post “Do të të bëjmë derman…”/ Vajza ngacmohet seksualisht nga infermieri i urgjencës në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria U-17 e vajzave merr pjesë në turneun “Female Football” në Itali

16 September 2024 at 15:56

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 mori pjesë në turneun miqësor “Female Football Tournament” që u organizua dhe u zhvillua në Trieste të Italisë. Shqipëria e vajzave e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u përball me ekipe si Italia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Ky turne nuk kishte si qëllim rezultatet, por promovimin e futbollit të vajzave dhe ekipi kuqezi u bë pjesë e edicionit të tetë të këtij turneu për herë të parë.

Trajnerja shqiptare pati mundësinë që të aktivizonte të gjitha lojtaret e thirrura për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne. Përfaqësueses shqiptare i shërbeu shumë ky turne për të formuar grupin me lojtaret e vitlindjes 2008, që do të luajnë më pas edhe në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për vajza.

Në tre takimet e zhvilluara në Itali, Shqipëria u mposht nga Italia me rezultatin 11-0. Në ndeshjen e dytë u mund nga Maqedonia e Veriut 6-4 dhe në sfidën e tretë u mposht nga Sllovenia me shifrat 2-0. /FSHF

VIDEO/ Grushta dhe shqelma mes vajzave në Durrës, nuk i ndan dot as Policia

16 September 2024 at 10:07

Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera. Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës. Një qytetar ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ. Ende nuk […]

The post VIDEO/ Grushta dhe shqelma mes vajzave në Durrës, nuk i ndan dot as Policia appeared first on BoldNews.al.

Beyonce në rrëfim të rrallë: Nuk doja që vajza ime të ngjitej në skenë

By: D Marku
11 September 2024 at 14:31

Beyonce rrallë herë bën intervista, megjithatë kur e bën ka patjetër diçka të rëndësishme për të treguar

Super-ylli i popit është subjekti i kopertinës GQ, për numrin e tetorit, në një histori të titulluar, “Biznesi i të qenit Beyoncé Knowles-Carter”, ku ka reflektuar jetën dhe karrierën e saj.

Prej vitesh në fokusin e paparacëve dhe dritave të skenës këngëtarja amerikane tregoi se ka qenë kundër vendimit që e bija, Blue Ivy tashmë 12 vjece, të ecë në hapat e saj.

“Blu është një artiste. Ajo ka shije të madhe në muzikë dhe modë. Ajo është një redaktore, piktore dhe aktore fantastike. Ajo ka krijuar personazhe që në moshën tre vjeçare, është e natyrshme, por unë nuk e doja Blue në skenë”. Megjithatë Blu e donte për vete. Ajo e mori seriozisht dhe e fitoi.

Dhe më e rëndësishmja, ajo u argëtua! Ne të gjithë e shikonim atë të rritej gjithnjë e më shumë çdo natë para syve tanë”, u shpreh artistja si një nënë krenare.

Me një karrierë tashmë prej tre dekadash, Beyoncé e di se sa e vështirë mund të jetë industria e muzikës, veçanërisht për gratë e reja.

“Ishte një kohë kur e shtyja veten për të përmbushur afate joreale, ndërkohë që nuk merrja kohë për të shijuar përfitimet përse po punoja kaq shumë. Nuk ka shumë prej nesh nga fundi i viteve ’90 që u mësuam të fokusoheshim në shëndetin mendor”, reflektoi ajo.

“Atëherë, kisha pak kufij dhe i thashë po çdo gjëje. Por unë i kam paguar detyrimet e mia njëqindfish.”

Ndërsa suksesin ndër vite, Beyonce ia atribuon instinkteve të saj krijuese.

“Muzika e mirë dhe mesazhet e forta nuk do të dalin kurrë nga moda”, theksoi ajo.

The post Beyonce në rrëfim të rrallë: Nuk doja që vajza ime të ngjitej në skenë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kukës/ Makina bie në humnerë, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vajza e mitur

By: V K
10 September 2024 at 11:23

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, një aksident i rëndë është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Policia bën me dije se shtetasi A. I., 46-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 46-vjeçari ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Kukës/ Makina bie në humnerë, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vajza e mitur appeared first on Albeu.com.

‘Rrëmbyen një vajzë’, policia sqaron se çfarë ndodhi në Tiranë! Shoqërohen dy të rinjtë

By: D Marku
6 September 2024 at 23:30

Mbrëmjen e sotme në media online u raportua se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Kjo shkaktoi lëvizjen e Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë janë shoqëruar dy persona çift me njëri tjetrin të cilët kanë deklaruar në polici, se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për motive xhelozie.

‘Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë:

Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.’- njofton policia.

The post ‘Rrëmbyen një vajzë’, policia sqaron se çfarë ndodhi në Tiranë! Shoqërohen dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

E RËNDË NË TIRANË/ Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që ka ngritur në këmbë Komisariatin 6: “Benzi me dy vajza të tjera brenda…”

By: D Marku
6 September 2024 at 18:56

Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, ku lajmërohet se një vajzë është marrë me forcë në makinë.
Ngjarja besohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ndërsa telefonuesi mësohet se ka dhënë detaje sa i takon makinës në të cilët besohet se mbahet me forcë vajza, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Ndërkaq Komisariati nr. 6 ka nisur shërbimet ku po krehet zona në kërkim të një mjeti tip “Benz”. Në bordin e një makine janë verifikuar dhe dy vajza të tjera.
Lajm në përditësim …

The post E RËNDË NË TIRANË/ Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që ka ngritur në këmbë Komisariatin 6: “Benzi me dy vajza të tjera brenda…” appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli ndan VIDEON e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna

By: D Marku
4 September 2024 at 19:45

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania,” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar.

Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, Lunën.

Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare, e posaçme për fëmijë.

“Faleminderit o Zot,” shkruan Luizi, duke shprehur mirënjohjen për momentet e mrekullueshme që po përjeton si baba.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

 

The post Luiz Ejlli ndan VIDEON e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ E reja hidhet nga kati i dytë i banesës, arrestohet bashkëjetuesi

By: V K
31 August 2024 at 12:53

Mbrëmjen e djeshme, një vajzë ka tentuar t’i japë fund jetës së saj  në Tiranë, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

Policia ka vënë në pranga bashkëjetuesin e saj 24-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar të renë.

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, arrestohet 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal. 24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë Policia.

The post E rëndë në Tiranë/ E reja hidhet nga kati i dytë i banesës, arrestohet bashkëjetuesi appeared first on Albeu.com.

❌
❌