Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Turqia dënon me 250 vjet burg 37 spiunë të Mossad-it, përmendet edhe një shqiptar

By: user 6
20 September 2024 at 23:32

Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të shërbimit sekret “Mossad” të Izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National. Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe po redukton lidhjet me këtë vend që prej nisjes së luftës brutale që po zhvillohet në Gaza.

Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me 8 vjet burg secili për “zotërim informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll. Ata kanë të dretën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga 5 dhe 6 vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument. Zyrtarët turq nuk dhanë informacione për llojin e informacioneve që ata kishin marrë në zotërim, por dënimet u tha se bazoheshin në “rëndësinë e objektit të krimit” si dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve ”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, sipas asaj që citon rrjeti turk i lajmeve, “Haberturk”. Bashkë me të dënuarit, rreth 20 të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad-it në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga anti-terrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë”Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, “The National“. ©LAPSI.al

The post Turqia dënon me 250 vjet burg 37 spiunë të Mossad-it, përmendet edhe një shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Ekspertët në VOA: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

By: user 6
20 September 2024 at 22:55

Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të integrimit evropian dhe ekonomisë, po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.

Qeveria e Kosovës ndali importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, të cilët më pas u lanë të lirë nën trysninë perëndimore.

Gjatë një vizite në Kosovë në fund të muajit të kaluar i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i kërkoi qeverisë heqjen ndalëses duke theksuar se ajo është kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, të njohur si CEFTA, ku bën pjesë edhe Kosova krahas pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.

Në këmbim, diplomati gjerman ka ofruar që Kosova të përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj – me fusnotë dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), siç është aktualisht. Pas vizitës, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, në një postim në rrjetet sociale tha se “nëse është e nevojshme vendet e tjera të Ballkanit do të vazhdojnë përpara pa Kosovën me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti, në një bisedë me Zërin e Amerikës thotë se këto kërkesa Kosovës po i bëhen në prag të takimit të radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Të gjitha këto agjenda që po zhvillohen si tani Tregu i Përbashkët Rajonal II, jo që kanë pasur suksese të mëdha dhe jo që kanë përparuar shumë bashkëpunimin rajonal por megjithatë agjenda të reja po ndërtohen mbi to dhe Kosova duhet t’i kapë ato. Natyrisht Kosova ka shumë probleme me CEFTA-n dhe ne si organizatë kundërshtojmë që Kosova ende të thirret si UNMIK në këto agjenda dhe duhet të bëhet gjithçka që të hiqet, por në të njëjtën kohë Kosova duhet të ruajë ato vlera që ka, që të jetë e hapur dhe të jetë territor i tregtisë së lirë, bashkëpunimit institucional demokratik me perëndimin sepse vetëm kështu mbijeton”, thotë zoti Rashiti.

Ai shprehet i bindur se Kosova nuk do të përjashtohet nga nismat rajonale por do ta humb ndikimin mbi to.

“Nuk e besoj që do të ndodhë sepse është vështirë të paramendohet që në Kancelarinë gjermane të ulen liderët e vendeve e të nënshkruajnë një marrëveshje pa praninë e të gjithëve, jam i bindur që në fund edhe Gjermania edhe Kosova do të bëjnë përpjekje më shumë, por negociatat e momentit të fundit janë shumë të rrezikshme. Këto negociata është dashur të zhvillohen në mënyrë shumë më transparente, më gjithëpërfshirëse, më të kujdesshme e më aktive, të dy palët por në veçanti po flasim për Kosovën sepse mund të ketë edhe të panjohura, apo agjenda të tjera apo shtojca të tjera të vendeve tjera, sic zakonisht e bën Serbia. Kështu që pastaj Berlini nuk do ta lë Serbinë jashtë, kështu që Kosova duhet në mënyrë proaktive t’i paraprijë ndërtimit të agjendës, t’i formësojë mirë, të komunikojë drejt me prijësin e këtij procesi por edhe vendet tjera”, thotë zoti Rashiti.

Skënder Krasniqi kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë situatë ashtu që krahas heqjes së ndalesës për mallrat nga Serbia të rinegociojë në tërësi marrëveshjen e saj në CEFTA, e cila u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës në vitin 2006.

“Sepse Kosova është i vetmi vend që ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s pa e mbrojtur asnjë produkt, gjë që ka ndikuar në rritjen me mijëra për qind të importit nga këto vende dhe me dhjetëra ndoshta më pak në raport me eksportin e produkteve tona në vendet e CEFTA-s. Ky ka qenë gabimi i vazhdueshëm i kësaj dhe të gjitha qeverive në Kosovë që asnjëherë nuk ka nisur rinegocimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe fillimin e mbrojtjes së produkteve që i kemi e që janë konkurruese në treg”, thotë ai.

Në përgjigjen që qeveria e Kosovës i dërgoi Zërit të Amerikës thuhet se “Kosova mbështetet bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e integrimit ekonomik përmes Procesit të Berlinit, bazuar në parimin e barazisë, reciprocitetit, vlerave dhe rregullave të Bashkimit Evropian”.

“Në takimin e djeshëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, thuhet në reagimin e qeverisë, duke shtuar se “ajo po punon për zhbllokimin e CEFTAs si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në mënyrë që të sigurohet përfaqësim direkt dhe barazi mes palëve”.

Procesi i Berlinit, që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit, është një nismë e hedhur që në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Takimi i radhës pritet të mbahet me 14 tetor dhe diplomati gjerman Sarrazin ka kërkuar që deri atëherë të ndërmerren veprime konkrete që ndihmojnë përparimin e vendeve të rajonit që aspirojnë integrimet evropiane duke theksuar se “për këtë duhet kompromis dhe nganjëherë edhe gatishmëri për lëshime mbi pajtimin rreth marrëveshjeve politike që nuk janë të lehta për Serbinë dhe as për Kosovën”.

Zoti Rashiti thotë se Procesi i Berlinit ka mbetur e vetmja agjendë evropiane e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, që përfshin të gjitha vendet e rajonit dhe i trajton ato në mënyrë të barabartë. Rrjedhimisht thotë ai, këmbëngulja e Kosovës për reciprocitet është politikisht legjitime, por në kuptimin afatgjatë nuk është qasje e duhur.

“Masat aktuale janë masa që përkojnë me dy prioritete të qeverisë, nëse ju kujtohet qeveria që kur ka ardhur në pushtet ka proklamuar reciprocitetin dhe kjo është baza e qëndrimit politik dhe e dyta ka të bëjë me sigurinë pas Banjskës. Që të gjitha kuptohen por në të njëjtën kohë duhet të luftohet e para për lobim dhe avancim të këtyre agjendave rajonale për një mobilizim të partnerëve për ta luftuar Serbinë, pra ti i heq masat por nuk heq dorë nga kërkesat jote dhe pastaj mund të krijosh agjenda të tjera që kërkojnë vendosjen e reciprocitetit ose zgjidhjen e çështjeve dypalëshe në kuadër të mekanizmave të tjerë apo vendosjes së mekanizmave të ri”, thotë ai.

Zoti Rashiti thekson se përplasjet e Kosovës me aleatët rrezikojnë të bëjnë atë një vend të cenueshëm në të ardhmen.

“Në Kosovë duhet të kuptohet që Kosova ka nevojë për aleatët perëndimorë, jo Gjermania, jo Franca dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kosova ka nevojë që të jetë në vija uniforme me këto agjendat ndërkombëtare të integrimeve që të përfitojë, përndryshe Kosova do të bëhet vend i cenueshëm, nëse nuk e shohim sot do ta shohim vitin tjetër, apo një vit pas. Të gjitha këto procese të shtrirjes së sovranitetit, të reciprocitetit, të bashkëpunimit rajonal, të rritjes së prezencës së Kosovës dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare do të arrihen më mirë në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është perfekte, këto vende kanë agjenda të ndryshme, kanë shpesh agjenda kontradiktore sic e kemi parë e favorizojnë Serbinë në faza të caktuara, megjithatë qëllimi primar i Kosovës është konsolidimi i shtetësisë brenda dhe jashtë ku nuk do të ja arrijmë dot pa faktorin ndërkombëtar, kjo mund të kuptohet sot ose pas dhjetë vitesh apo pesëmbëdhjetë vitesh, nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë ai.

Raporti i këtij viti i departamentit amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2023 kritikojnë ndalesën e importit të mallrave serbe duke vlerësuar se ajo është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe se ka “shkaktuar konfuzion të madh tek importuesit dhe ka ndikuar negativisht te kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë, për shkak të ndërprerjes në zinxhirin e furnizimit”. /VOA

The post Ekspertët në VOA: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën appeared first on Lapsi.al.

BBC nxjerr shifrën/ Sa ushtarë ka humbur Rusia deri tani në Ukrainë

By: user 6
20 September 2024 at 22:24

Më shumë se 70 mijë persona që kanë luftuar në ushtrinë ruse kanë humbur jetën deri tani në Ukrainë. Shifra del nga të dhënat e analizuara nga BBC. Për herë të parë, vullnetarët civilë që iu bashkuan forcave të armatosura pas fillimit të luftës tashmë përbëjnë numrin më të madh të njerëzve të vrarë në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në vitin 2022.

Moska nuk jep të dhëna për viktimat e luftës, por çdo ditë, emrat e të vrarëve në Ukrainë, nekrologjitë e tyre dhe fotografitë e funeraleve të tyre publikohen në të gjithë Rusinë në media dhe në rrjetet sociale. BBC Russian dhe faqja e pavarur e internetit Mediazona i kanë mbledhur këta emra, së bashku me emrat nga burime të tjera të hapura, duke përfshirë raportet zyrtare.

BBC thotë se ka kontrolluar informacionet me autoritetet ose të afërmit e viktimave dhe është konfirmuar se ata kishin vdekur në luftë. Varret e reja në varreza kanë ndihmuar gjithashtu në dhënien e emrave të ushtarëve të vrarë në Ukrainë. Ata shënohen zakonisht me flamuj dhe kurora të dërguara nga ministria e mbrojtjes.

BBC ka identifikuar emrat e 70 112 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, por numri real besohet të jetë dukshëm edhe më i lartë. Disa familje nuk i bëjnë publike detajet e vdekjeve të të afërmve të tyre. “Analiza jonë nuk përfshin emra që nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim, apo vdekjet mes milicëve në Donetsk dhe Luhansk të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore” – deklaron BBC.

13781 viktima ishin vullnetarë, (rreth 20%) duke bërë që vdekjet e tyre të tejkalojnë kategoritë e tjera. Ish-të burgosurit, të cilët iu bashkuan luftës në këmbim të faljes për krimet e tyre, kishin më parë numrin më të lartë, por tani ata përbëjnë 19% të të gjitha vdekjeve të konfirmuara. Ushtarët e mobilizuar apo qytetarë të thirrur për të luftuar përbëjnë 13%.

Që nga tetori i vitit të kaluar, vdekjet javore të vullnetarëve nuk kanë rënë nën 100 dhe në disa javë janë regjistruar më shumë se 310 vdekje vullnetarësh. Sa për Ukrainën, ajo rrallë komenton shkallën e vdekjeve të saj në fushën e betejës. Në shkurt, presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, tha se 31 000 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por vlerësimet e bazuara në inteligjencën amerikane sugjerojnë humbje më të mëdha.

Historia e Rinat Khusniyarov është tipike për shumë prej ushtarëve rusë vullnetarë që vdiqën. Ai ishte nga Ufa në Bashkortostan dhe bënte dy punë për të përballuar jetesën, në një depo tramvaji dhe në një fabrikë kompensate. Ai ishte 62 vjeç kur nënshkroi kontratën me ushtrinë ruse në nëntor të vitit të kaluar. Ai i mbijetoi më pak se 3 muaj luftimesh dhe u vra më 27 shkurt. Nekrologjia e tij, në një faqe interneti lokale përkujtimore në internet, e quajti atë thjesht “një njeri punëtor, i mirë”.

“Sipas të dhënave që ne analizuam, shumica e burrave që regjistrohen vijnë nga qytete të vogla në pjesë të Rusisë ku është e vështirë të gjesh punë të qëndrueshme dhe të mirëpaguar. Shumica duket se janë bashkuar me dëshirë, megjithëse disa në republikën e Çeçenisë u kanë thënë aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe avokatëve për shtrëngim dhe kërcënime.

Disa nga vullnetarët kanë thënë se nuk e kuptonin se kontratat që ata po nënshkruan nuk kishin datë përfundimi dhe që atëherë u janë drejtuar gazetarëve pro-Kremlinit për t’u kërkuar, pa sukses, ndihmë për t’i dhënë fund shërbimit të tyre” – shkruan BBC.

Getty Images Russian military helicopters flying near a cemetery close to a military airfield outside Taganrog, Rostov in July 2022.

Pagat në ushtri mund të jenë 5 deri në 7 herë më të larta se pagat mesatare në pjesë më pak të pasura të vendit, plus ushtarët marrin përfitime sociale, duke përfshirë kujdesin falas për fëmijët dhe lehtësira tatimore. Pagesat e menjëhershme për njerëzit që regjistrohen ushtarë janë rritur vazhdimisht në vlerë në shumë pjesë të Rusisë.

Shumica e vullnetarëve që vdesin në front janë të moshës nga 42 deri në 50 vjeç. Ata numërojnë 4100 burra në listën prej më shumë se 13 000 vullnetarësh. Vullnetari më i vjetër i vrarë ishte 71 vjeç. Gjithsej janë 250 vullnetarë rusë mbi moshën 60 vjeç që kanë vdekur në luftë.

Ushtarët i kanë thënë BBC-së se viktimat në rritje mes vullnetarëve janë pjesërisht për shkak të vendosjes së tyre në zonat më sfiduese operacionale në vijën e frontit, veçanërisht në rajonin e Donetskut në lindje, ku ata formojnë shtyllën kurrizore të përforcimit për njësitë e varfëruara.

“Sipas ushtarëve rusë me të cilët kemi biseduar, strategjia ruse e “mullirit të mishit” vazhdon e pandërprerë. Termi është përdorur për të përshkruar mënyrën se si Moska dërgon valët e ushtarëve përpara në mënyrë të pamëshirshme në përpjekje për të rraskapitur forcat ukrainase dhe për të ekspozuar vendndodhjet e tyre ndaj artilerisë ruse. Pamjet me dron të shpërndara në internet tregojnë forcat ruse që sulmojnë pozicionet ukrainase me pak ose aspak pajisje ose mbështetje nga artileria ose automjetet ushtarake” – citon BBC.

Rinat Khusniyarov via ok.ru Montage of photographs of Rinat Khusniyarov in civilian life with a child, having fun and separately in army camouflage clothing

Ndonjëherë, qindra burra janë vrarë në një ditë të vetme. Në javët e fundit, ushtria ruse ka bërë përpjekje të dëshpëruara, por të pasuksesshme, për të kapur qytetet e Ukrainës lindore të Chasiv Yar dhe Pokrovsk me taktika të tilla. Një studim zyrtar nga drejtoria kryesore mjekësore ushtarake e ministrisë ruse të mbrojtjes thotë se 39% e vdekjeve të ushtarëve janë pasojë e lëndimeve të gjymtyrëve dhe se shkalla e vdekshmërisë do të përmirësohej ndjeshëm nëse ndihma e parë dhe kujdesi mjekësor pasues do të ishin më të mira.

Që nga viti 2022, të burgosurit e dënuar janë inkurajuar të bashkohen në këmbim të lirimit të tyre, por tashmë një politikë e re nënkupton që njerëzit që përballen me ndjekje penale mund të pranojnë një marrëveshje për të shkuar në luftë në vend që të përballen me gjykatën. Në këmbim, rastet e tyre janë ngrirë dhe potencialisht mund të anulohen fare.

Një numër i vogël i vullnetarëve të vrarë kanë qenë nga vende të tjera. BBC ka identifikuar emrat e 272 burrave të tillë, shumë prej të cilëve ishin nga Azia Qendrore: 47 nga Uzbekistani, 51 nga Taxhikistani dhe 26 nga Kirgistani.

Vitin e kaluar dolën raporte të Rusisë që rekrutonte njerëz në Kubë, Irak, Jemen dhe Serbi. Të huajve që tashmë jetojnë në Rusi pa leje pune ose viza të vlefshme, të cilët pranojnë të “punojnë për shtetin”, u premtohet se nuk do të dëbohen dhe u ofrohet një rrugë e thjeshtuar drejt shtetësisë nëse i mbijetojnë luftës. Shumë janë ankuar më vonë se nuk i kuptonin dokumentet dhe njëlloj si qytetarët rusë, ata u janë drejtuar mediave për ndihmë.

Qeveritë e Indisë dhe Nepalit i kanë bërë thirrje Moskës të ndalojë dërgimin e qytetarëve të tyre në Ukrainë dhe të riatdhesojë trupat e të vdekurve. Deri më tani kërkesat nuk janë zbatuar. Shumë rekrutë të rinj që janë bashkuar me ushtrinë ruse kanë kritikuar trajnimin që kanë marrë. Një burrë që nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse në nëntor të vitit të kaluar i tha BBC-së se i ishte premtuar dy javë stërvitje në një poligon qitjeje përpara se të vendosej në front.

“Në realitet, njerëzit thjesht u hodhën jashtë në terren dhe u shpërndanë disa pajisje. Na ngarkuan në trena, pastaj në kamionë dhe na dërguan në front. Rreth gjysma prej nesh u hodhën në betejë direkt nga rruga. Si rezultat, disa njerëz shkuan nga zyra e rekrutimit në vijën e parë në vetëm një javë” – tha ai.

Një tjetër ushtar i tha gjithashtu BBC-së se pajisjet janë një problem. “Një jelek antiplumb i rastësishëm dhe një helmetë e lirë. Është e pamundur të luftosh me këto. Nëse do të mbijetosh, duhet të blesh pajisje” – tha ai. ©BBC, LAPSI.al

The post BBC nxjerr shifrën/ Sa ushtarë ka humbur Rusia deri tani në Ukrainë appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Rritet numri i 100-vjeçarëve në Japoni, 88% janë gra

By: user 6
20 September 2024 at 21:44

Japonia është vendi që ka më shumë 100-vjeçarë në botë. Numri i tyre ka ardhur gjithnjë në rritje për të paktën 54 vjet rresht. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Tokios, të publikuara në javën që festohet Dita e Respektit për të Moshuarit, njerëzit mbi 100 vjeç ishin pak më shumë se 95 100, me një rritje prej 2 980 personash krahasuar me vitin e kaluar.

Nga këta, gratë përfaqësojnë mbi 88% të totalit, me 83 958 persona ndërsa meshkujt japonezë që kanë kaluar një shekull janë 11 161.

Aktualisht gruaja më e vjetër në Japoni është Itooka Tomiko, 116 vjeç, nga qyteti i Ashiya, në prefekturën Hyogo ndërsa burri më i vjetër është Mizuno Kiyotaka, 110 vjeç, nga Iwata, në prefekturën Shizuoka.

Ministria japoneze deklaroi gjithashtu se në vitin 2023 jetëgjatësia në vend u rrit në 87.14 vjet për gratë dhe në 81.09 për burrat, duke u rritur për herë të parë në 3 vjet, falë lehtësimit të ndikimit të Covid-19. ©LAPSI.al

The post Rritet numri i 100-vjeçarëve në Japoni, 88% janë gra appeared first on Lapsi.al.

Izraeli godet Libanin, vriten 12 persona dhe një nga komandantët e Hezbollahut

By: user 6
20 September 2024 at 21:31

Izraeli kreu një sulm ajror ndaj Libanit në periferitë jugore të Bejrutit, ku u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 66 të tjerë. Synimi ishte të vritej një udhëheqës i lartë i Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se nga sulmi u vra Ibrahim Aqil, një figurë e rëndësishme në këshillin më të lartë ushtarak të grupit, i cili kërkohet nga SHBA si i dyshuar për bombardimin e ambasadës amerikane në Bejrut në vitin 1983.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu, por dy burime sigurie në Liban konfirmuan për The Guardian vdekjen e tij. Ngjarja ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet që aktualisht janë të larta midis Izraelit dhe grupit libanez të mbështetur nga Irani.

Izraeli tha se Aqil, udhëheqësi i forcave speciale elitare të Hezbollahut, u vra së bashku me 10 komandantë të tjerë të lartë të njësisë. Burime të sigurisë i thanë Reuters se zona e shënjestruar ishte afër bazave kryesore të Hezbollahut.

Më pas ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se sulmet e Izraelit do të vazhdojnë. Sulmi ishte i fundit në një seri që kanë tronditur Libanin këtë javë, pas një operacioni të jashtëzakonshëm me dy faza që bëri të shpërthejnë njëkohësisht mijëra pagera dhe radio-marrëse që mbahen zakonisht nga anëtarët e Hezbollahut. Operacioni, që besohet të jetë kryer Izraeli, la më shumë se 3000 njerëz të plagosur dhe të paktën 42 të vdekur. ©LAPSI.al

The post Izraeli godet Libanin, vriten 12 persona dhe një nga komandantët e Hezbollahut appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Operacioni për Çopjat u dekonspirua nga SPAK, kandidat për drejtor policie një person në arrati

By: user 6
20 September 2024 at 21:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha bëri akuza të forta se sipas tij “degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate dhe se është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin”. Ai shtoi më tej sipas mediave kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti. 

“Degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate. Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin. Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.

Miq, pse e solla këtë shembull? E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria! Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies. Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë” – tha Berisha.

Berisha tha se edhe operacioni për kapjen e vëllezërve Çopja u dekonspirura nga SPAK.

“U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja. Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan. Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte. Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar? Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij. Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan. A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Berisha: Operacioni për Çopjat u dekonspirua nga SPAK, kandidat për drejtor policie një person në arrati appeared first on Lapsi.al.

Harris dhe Trump kokë më kokë/ Dalin shifrat e sondazhit të fundit në SHBA

By: user 6
20 September 2024 at 20:47

Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harris dhe as Donald Trump nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish-presidentin, në një dyluftim politik.

Sipas anketimit të realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40% e votuesve thonë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike. Po i njejti numër, 40%, mendon të njejtën gjë për Nënpresidenten Harris. Këto të dhëna janë një sinjal paralajmërues për zotin Trump, i cili është përpjekur ta lidhë zonjën Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden.

Anketa sugjeron se zonja Harris mund t’i shpëtojë peshës së pakënaqësive lidhur me ekonominë, duke ngushtur garën në atë që deri tani ka qenë një nga avantazhet kryesore të zotit Trump. Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Presidentin Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, gjente se rreth 60% amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.

Anketa e fundit tregoi se ekonomia është një nga çështjet më të rëndësishme për rreth 80% të votuesve, duke lënë mënjanë çështjet e tjera kryesore si kujdesi shëndetësor dhe krimi. Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti.

Konsumatorët janë të zemërmuar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë patur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2% dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.

Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve thonë se gjendja e ekonomisë kombëtare është disi ose shumë e mirë, megjithëse ata janë më optimistë për situatën e tyre, me rreth 60% që thonë se financat e familjes së tyre janë disi ose shumë mirë. Të dhënat për këto tregues nuk kanë ndryshuar përgjatë këtij viti, pavarësisht rënies së inflacionit.

Kandidatët kanë ide të kundërta se cila është rruga më e mirë për të përmirësuar ekonominë, por nuk kanë shpejguar plotësisht se si do të zbatoheshin planet e tyre. Ish-presidenti Trump sugjeron se rritja ekonomike do të vinte nga ulja e taksave për korporatat dhe të pasurit, duke çuar në shtim të investimeve, ndërsa një tarifë prej 20% për mallrat e importit do të nxiste investimet për ndërtimin e fabrikave në SHBA.

Zonja Harris ka bërë fushatë për më shumë përfitime për klasën e mesme, që do të kenë si burim rritjen e taksave për korporatat dhe të pasurit. Ajo ka paralajmpruar se tarifat e propozuara nga zoti Trump do të çojnë në rritje të çmimeve. Po ashtu, sondazhi tregon se për më shumë se gjysmën e votuesve kujdesi shëndetësor ishte një shqetësim kryesor, ndërsa afërsisht gjysma thanë se përparësi kishin problemet me krimin, emigracionin, politikat rreth abortit dhe mbajtjes së armëve.

Vetëm rreth një e treta i renditi ndryshimet klimatike si një çështje kryesore ndërsa rreth një e katërta u shprehën kështu lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Sondazhi me 1771 votues të regjistruar u zhvillua nga 12-16 shtatori. /VOA

The post Harris dhe Trump kokë më kokë/ Dalin shifrat e sondazhit të fundit në SHBA appeared first on Lapsi.al.

Profil në “The Guardian”: Kush është fytyra e vërtetë e Giorgia Meloni

By: user 6
20 September 2024 at 00:41

Ajo është quajtur një neofashiste dhe një rrezik për Italinë. Por Giorgia Meloni ka marrë mbështetjen e shumë krerëve të Evropës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar. A duhet të shqetësohemi?

Nga Alexander Stille

Në mesin e qershorit, Giorgia Meloni ishte në humor, e gëzuar teksa priste samitin e G7-ës, një takim i kombeve më të fuqishëm të botës, në rajonin jugor italian të Pulias. Pas ditëve në të cilat ajo drejtonte mbledhjet duke folur anglisht, frëngjisht dhe spanjisht së bashku me italishten e saj amtare, një mbrëmje ajo kërceu “pizzica”, një vallëzim tradicional pulian, duke u rrotulluar dhe duke kërcyer nën muzikën popullore ritmike, e ngjashme me ekstazën dhe që luhet shpesh në dasmat lokale. Performanca pa fre e Melonit shprehu vetëbesimin e një ylli politik në ngritje, i cili, pas një paraqitjeje të fortë në zgjedhjet evropiane vetëm pak ditë më parë, ishte lideri politik më i nxehtë në Evropë. Ajo bëri një selfie me të fortin indian Narendra Modi, të cilën e postoi në Instagram për 3.5 milionë ndjekësit e saj me mbishkrimin “Përshëndetje nga ekipi MELODI”. Për një politikane e cili vetëm pak vite më parë ishte mbërthyer në margjinat e politikës italiane si kreu i një partie të vogël të krahut të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, Meloni, tashmë në moshën 47-vjeçare, dukej se ishte në krye të botës.

Meloni ka punuar shumë për të arritur respektin që nuk e kanë parti të tjera të krahut të djathtë, si “Tubimi Kombëtar” i Marine Le Pen. Ajo u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Joe Biden dhe është pranuar nga partitë centriste brenda BE-së. Kjo është edhe më befasuese duke pasur parasysh origjinën e hapur neofashiste të karrierës së saj. (Pak para se të zgjidhej kryeministre në fund të 2022, shkrimtari Roberto Saviano shkroi në The Guardian: “Giorgia Meloni është një rrezik për Italinë dhe pjesën tjetër të Evropës.”) Por në dy vjet, ajo ka habitur shumë njerëz me pragmatizmin e saj politik dhe aftësitë e mendjemprehtësisë.

Kryetare e një partie tradicionalisht armiqësore ndaj Bashkimit Evropian, Meloni në vend të kësaj ka punuar ngushtë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ka bërë lëshimet e nevojshme për të marrë fondet e BE-së për axhendën e saj të brendshme. Ajo është shfaqur si një nga mbështetësit më të besueshëm të Ukrainës – e habitshme duke pasur parasysh tendosjen e ndjenjës tradicionale pro-Putin në të djathtën evropiane – dhe e bindi bashkatdhetarin e saj ideologjik, hungarezin Viktor Orbán, që të miratojë përfundimisht ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën. Ajo arriti ta çojë BE-në drejt pozicionit të saj për imigracionin, duke zgjeruar në masë të madhe një program për të paguar vendet e Afrikës së Veriut për të ndaluar fluksin e emigrantëve nëpër Mesdhe. Me besueshmërinë e saj të fituar me vështirësi, Meloni ka dalë nga vrima e pëllumbave neofashiste në të cilën kritikët e saj u përpoqën ta mbyllnin.

Pas asaj valle të gëzueshme në qershor, ngritja e pandalshme e Melonit dhe e së djathtës europiane dukej se po ngecte. Në Francë, ku “Tubimi Kombëtar” u shfaq gati për të marrë pushtetin, e majta arriti një fitore befasuese. Partia e djathtë Vox në Spanjë u largua nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), koalicioni i qendrës së djathtë që kryeson Meloni, për t’iu bashkuar një grupimi të ri të partive të krahut të djathtë të quajtur “Patriotët për Evropën”. Von der Leyen u kthye në presidencën e Komisionit Evropian pa ndihmën e Melonit.

Në frontin e brendshëm, Meloni është dashur të përballet me publikimin e turpshëm të videove klandestine që tregojnë anëtarët e grupit të të rinjve të partisë së saj duke brohoritur parulla fashiste dhe duke bërë komente raciste dhe antisemitike. Meloni dënoi pikëpamjet e shprehura, duke thënë se ato ishin “plotësisht të papajtueshme me “Vëllezërit e Italisë” dhe me linjën politike të artikuluar prej vitesh”. Disa nga ata që shfaqen në video u detyruan të japin dorëheqjen.

Për disa, incidenti demaskoi “fytyrën e vërtetë” të “Vëllezërve të Italisë”, siç tha Giuseppe Provenzano, një deputet i partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike. Të tjerë në opozitë, e ndjenë se kjo ishte jashtëzakonisht e padrejtë. “Ajo që këta të rinj thanë dhe bënë është një çështje serioze, por unë nuk besoj për asnjë minutë se Meloni dhe qeveria e saj janë fashiste” – tha Roberto Giachetti, një deputet i partisë së qendrës së majtë Italia Viva. Ai tha se debati kërcënonte të shpërqendrohej nga çështja e rëndësishme: ligjet e reja që e çojnë Italinë në një drejtim joliberal.

Një nga sloganet e fushatës së “Vëllezërit të Italisë” ishte: “Ne mbrojmë Zotin, Atdheun dhe Familjen”. Slogani ishte pjesë e propagandës së Musolinit dhe u pa me shqetësim nga shtypi i majtë i Italisë. Por Meloni është e kujdesshme të theksojë se slogani u krijua nga Giuseppe Mazzini, një nga baballarët themelues të Italisë në kohën e bashkimit të shekullit të 19-të. Fakti që mund të lexohet në dy mënyra, ose si shprehje e nacionalizmit demokratik ose si jehonë e fashizmit është tipik i një paqartësie të caktuar që Meloni pëlqen ta ruajë. Termi që disa nga kritikët e saj përdorin për të është “doppiezza” ose “e dyfishtë”. Për momentin, Meloni i ka të dyja mënyrat: e moderuar në politikën ekonomike dhe të jashtme dhe e djathtë për çështje të tilla si emigracioni dhe politika familjare. Ajo është duke punuar shumë për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe duke goditur çiftet homoseksuale që përpiqen të birësojnë fëmijë.

Në vend që të shqetësoheni për pyetjen nëse “Vëllezërit e Italisë” janë fashistë, është më e rëndësishme të shihet Meloni si një populiste e djathtë që u përgjigjet problemeve të shekullit të 21-të. Ajo e sheh veten se po mbron Italinë kundër efekteve gërryese dhe homogjenizuese të kapitalizmit global, burokracisë hiperaktive të BE-së, vlerat laike dhe imigracionin kaotik. Rekordi i saj në trajtimin e imigracionit të paligjshëm solli kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer (për tmerrin e mbështetësve të partisë së tij Laburiste) në Itali këtë javë, për të marrë këshillat e saj.

Ekonomisti Fabrizio Barca e rendit Melonin si pjesë të një kthese neo-autoritare në Evropë dhe gjetkë që ai thotë se kanë prodhuar 40 vjet politika neoliberale. Humbja e vendeve të punës në sektorin prodhues, zvogëlimi i mbrojtjeve sociale dhe pabarazia në rritje kanë krijuar nivele të larta ankthi dhe pasigurie, të cilat kanë bërë që ideja e një lideri të fortë – “një Cezar” që do t’i marrë gjërat në dorë është tërheqëse për miliona njerëz. Meqenëse këta liderë, qoftë Trump apo Meloni, nuk kanë gjasa të sfidojnë status quo-në ekonomike, ajo që ata ofrojnë kryesisht është mbrojtja e formave tradicionale të identitetit.
A është Giorgia Meloni e vërtetë një fashiste apo një demokrate konservatore? Mund të mos ketë rëndësi. Meloni është, mbi të gjitha, një politikane e aftë dhe e disiplinuar, e cila është ngjitur në pushtet duke vënë nën kontroll territorin e qendrës së djathtë. Ajo dhe partia e saj e kanë rritur pjesën e tyre të votave nga 2% në 26% në pak vite dhe duke mos iu drejtuar ekstremit të djathtë apo duke premtuar aventura. Ajo i është shmangur bashkimit me “Alternativën për Gjermaninë” dhe “Tubimin Kombëtar”.

Ajo e la Lega-n e Matteo Salvinit të kalonte më djathtas që përdorte një gjuhë shumë më të ashpër ksenofobike dhe raciste se “Vëllezërit e Italisë” duke vjedhur votuesit më të moderuar të Lega-s.
Këshilltarët e saj kryesorë, disa prej të cilëve i intervistova gjatë, janë njerëz inteligjentë dhe të mbushur me mendime, shumë konservatorë politikisht, por shumë më pak ekstremë sesa njerëzit përreth Trump, për shembull. Në të njëjtën kohë, Meloni është një njeri që ndërron formë, paraqet anë të ndryshme për audienca të ndryshme. Ajo është e moderuar në mënyrë skrupuloze kur i drejtohet BE-së dhe audiencës ndërkombëtare, por një populiste e flaktë në tubimet e fushatës. Kur iu drejtua një mitingu të partisë së djathtë spanjolle Vox, ajo denoncoi kërcënimin nga “sekularizmi i së majtës dhe radikalizimi islamik” dhe bëri thirrje për një mbrojtje të “qytetërimit tonë” kundër “atyre që duan ta shkatërrojnë atë”.

Edukimi i saj si një figurë e ashpër, por dhe e afërt ka qenë qendrore për personalitetin politik të Melonit. Në prag të zgjedhjeve evropiane të qershorit, ajo u kërkoi votuesve që thjesht të shkruanin emrin e saj të krishterë në fletëvotim. “Jam krenare që shumica e njerëzve vazhdojnë të më quajnë Giorgia. Kjo është shumë e rëndësishme dhe e çmuar për mua. Për vite me radhë, njerëzit më talleshin për shkak të rrënjëve të mia popullore: më quanin peshkatare, frutaxhie, fëmijë rruge, sepse ishin kaq të arsimuar. Ajo që ata kurrë nuk e kuptuan është se unë jam krenare që jam një grua e popullit.”

Sipas autobiografisë së saj, kur martesa e prindërve të saj përfundoi, nëna e Melonit e zhvendosi atë dhe motrën e saj më të madhe, Arianna, nga një lagje të njohur të Romës në një apartament të vogël në zonën e klasës punëtore të quajtur “Garbatella”, ku shumica e njerëzve flisnin dialektin romak. Nëna e saj e shkathët, Anna Paratore, e mbështeti familjen duke shkruar romane romantike. Babai i saj, Francesco, u transferua në Ishujt Kanarie. Giorgia dhe motra e saj do të kalonin verën me të, por ajo nuk kishte asnjë kontakt me të pasi mbushi 12 vjeç. (Ai më vonë kaloi disa vite në një burg spanjoll pasi u kap duke kontrabanduar hashash nga Afrika e Veriut. Ai vdiq në 2012.)

Meloni është gjithashtu një prind i vetëm, pasi ka zgjedhur të ketë një fëmijë me prezantuesin televiziv Andrea Giambruno, por ka mbetur e pamartuar dhe jeton e ndarë. Tetorin e kaluar, Giambruno u kap në kamera duke u propozuar grave të tjera: “A mund të prek paketën time teksa flas me ju?”. Meloni e la atë po atë ditë. Pavarësisht se është nënë beqare dhe fëmijë i një nëne beqare, Meloni është thellësisht e përkushtuar për të promovuar familjen tradicionale, në përputhje me vlerat fetare katolike.

Krahas të qenit kryeministrja e parë femër e Italisë, Meloni është e para që nuk ka ndjekur universitetin. Shkollimi i saj i vërtetë erdhi si një aktiviste e re politike e djathtë. Në moshën 15-vjeçare, ajo iu bashkua “Movimento Sociale Italiano” (MSI), një parti politike e themeluar nga një grup ish-fashistësh të guximshëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë t’i përkasësh MSI-së në vitin 1992, u takova me Gianfranco Finin, i cili ishte kryetari i partisë në atë kohë dhe e udhëhoqi atë në një periudhë transformimi nga një parti neofashiste ose postfashiste në një parti “moderne dhe parti të djathtë demokratike”, e cila ndryshoi zyrtarisht emrin e saj në 1995 në “Aleanca Kombëtare”. Finin e takova në kafenenë e tij të preferuar në qendër të Romës. Ai u shfaq më i ri se 72 vjeç, i nxirë dhe i veshur elegant, i veshur me një këmishë me mëngë të gjata dhe një xhaketë sportive, pavarësisht vapës së egër të verës. Stili i tij sartoral ishte gjithmonë pjesë e imazhit të tij politik. (Në vitet 1980 kritikët e tij e quanin atë “një fashist me kostum me dy krahë”.)

MSI, në kohën kur Meloni iu bashkua, ishte e ndarë midis anëtarëve më të vjetër nostalgjikë për fashizmin dhe një brezi të ri, të cilët, pas luftës së ftohtë, po kërkonin të gjenin një mënyrë tjetër për të qenë të djathtë që ishte antikomuniste dhe kritike ndaj kapitalizmit; një mënyrë për të rivendosur krenarinë kombëtare. Mentorët e Melonit ishin anëtarë të kësaj gjenerate të dytë të MSI-së, të cilët u rritën gjatë viteve 1970, kur lufta politike në Itali anoi drejt terrorizmit. Kultura rinore dominohej nga e majta ekstreme dhe anëtarët e MSI-së shpesh ishin në shënjestër për t’u rrahur. “Ne vendosnim helmeta motoçikletash kur dilnim për të ngjitur postera ose për të shpërndarë fletushka” – më tha Fini.

Meloni iu bashkua një seksioni MSI të quajtur Colle Oppio (Kodra Oppian), i cili funksiononte si një shoqëri debatuese, grup leximi dhe parti politike. Colle Oppio zë një vend shumë të veçantë në historinë e së djathtës italiane. Selia e tij ishte në një gërmadhë të lashtë në kodrën Oppio në Romë. Në vitin 1978, një nga anëtarët e saj u rrah për vdekje nga ekstremistët e majtë që mbanin në dorë çelësa metalikë. Që atëherë, seksioni mban një përkujtim të përvitshëm për të riun dhe të tjerët që vdiqën në ato vite. Kjo ndjenjë e përkatësisë në një pakicë që lufton kundër një kulture rinore të së majtës dominuese, gjithnjë e më intolerante dhe ndonjëherë e dhunshme, la gjurmë te Meloni. Ajo po i bashkohej një lloj kundër-kulture.

Të rinjtë e MSI mbanin xhaketa dhe kravata dhe i mbanin flokët të shkurtra, ndërsa të rinjtë e majtë mbanin flokë të gjatë dhe xhinse. Ata kundërshtonin legalizimin e divorcit dhe abortit, nxitën “luftën kundër drogës” dhe rikthimin e dënimit me vdekje (i hequr në 1948) për terroristët e dënuar për vrasje. “MSI – tha Fini në një kongres partie në 1987, “është antagoniste, transgresive dhe antikonformiste, në kontrast të plotë me partitë që bëjnë biznes jashtë politikës”.

Colle Oppio u bë, duke filluar nga fundi i viteve 1980, diçka si një grup i çuditshëm brenda MSI. Ata i dërguan një letër kryerabinit të Romës duke kërkuar falje për ligjet fashiste antisemitike të vitit 1938, mbajtën një konferencë mbi racizmin pasi “kokë-rruarit” sulmuan një të ri afrikan në Parkun Oppio dhe mbrojtën një spital katolik kundër anëtarëve më të vjetër të MSI që donin të shpëtonin një pavion për pacientët me SIDA.

“Kishte një përplasje midis një të djathtë që donte të çlironte veten nga nostalgjia fashiste dhe një të djathtë që donte të luante me instinktet më të këqija të njerëzve” – thotë Fabio Rampelli, i cili drejtonte Colle Oppio dhe tani është anëtar i parlamentit dhe anëtar themelues i “Vëllezërve të Italisë” të Melonit.
Meloni ishte, të paktën fillimisht, në anën e nostalgjikëve. Në vitin 1996, në moshën 19-vjeçare, ajo dha një intervistë në një TV francez, në të cilën deklaroi: “Musolini ishte një politikan i mirë. Gjithçka që bëri, e bëri për të mirën e vendit, ndryshe nga politikanët e 50 viteve të fundit”. Që atëherë ajo i ka zgjedhur fjalët e saj më me kujdes.

Meloni ka trashëguar nga Fini një parti që ka hequr dorë në mënyrë eksplicite nga fashizmi. E megjithatë, ai nuk mund të mos vinte re se ajo mezi arrin të shqiptojë fjalën “antifashiste”, një lëshim i rëndësishëm, pasi lindja e demokracisë italiane u përkufizua si kundërshtim me fashizmin. Kur e pyet disa vite më parë, Meloni u përgjigj: “Sepse për mua antifashist do të thotë slogani “Vrasja e një fashisti nuk është krim”.

Ajo që është paradoksale në lidhje me këtë, thotë Fini, është se fraza të tilla nuk ishin të zakonshme gjatë viteve 1990, kur Meloni po aktivizohej në politikën e djathtë. “Ajo ka marrë përsipër betejat e vëllezërve të saj më të mëdhenj që kishin përvojë të drejtpërdrejtë të periudhës së terrorizmit” – thotë ai. Meloni, sa herë që thotë fjalën “e majta” (la sinistra), nuk mund të mos e shqiptojë me një ton përbuzjeje.

“Nuk kam frikë të përsëris për të shumtën herë se nuk kam asnjë nostalgji për fashizmin”, shkruan Meloni. “Nga ana tjetër, unë e di emrin dhe historinë e secilit prej të rinjve që u flijuan gjatë viteve 1970 në altarin e antifashizmit”.

Këtë maj ajo bëri një hap të rëndësishëm, duke nderuar Giacomo Matteotti, një lider socialist që u vra nga pasardhësit e Musolinit, në 100-vjetorin e vdekjes së Matteotti-t, duke iu referuar atij si një “burrë i lirë dhe i guximshëm i vrarë nga banditët fashistë” – megjithatë pa përmendur Musolinin.

Një pjesë e kërkimit për një identitet jofashist e çoi Melonin dhe të rinjtë e tjerë të MSI-së në botën e letërsisë së fantazisë, veçanërisht në romanet e JRR Tolkien Hobbit dhe Lord of the Rings. Ekziston një fotografi e Melonit në fillimet e saj si militante e MSI-së, me kostumin e Samwise Gamgee, shoqëruesit besnik të Frodo Baggins. Grupi i të rinjve MSI filloi të mbajë kampe Hobbit në vitet 1970, të cilat janë përshkruar si një lloj aksionesh të ekstremit të djathtë.

Kampet u ringjallën në vitet 1990 dhe vizioni i Tolkien mori një kuptim të ri: Toka e Mesme i ngjante një Evrope parakapitaliste mesjetare të grupeve fisnore që luftonin me guxim kundër armiqve të fuqishëm. Dukej një metaforë e përsosur për Italinë që luftonte me forcat e globalizimit, një burokraci të sapofuqizuar e BE-së në Bruksel dhe ngarkesat me të huaj që mbërrinin papritur në brigjet e Italisë. “Unë nuk e konsideroj Zotin e unazave fantazi” – ka thënë Meloni.

Georgia Meloni reads first Italian edition of Tolkien’s Lord of the Rings. Taken off her instagram

Në vitin 1997, Meloni, 20 vjeç, u bë kreu i seksionit të Romës të organizatës rinore të MSI. Në vitin 1998, ajo filloi një festival politik të quajtur “Atreju”, i quajtur sipas një heroi në një romani fantastik bestseller, “The Neverending Story”, nga shkrimtari gjerman Michael Ende. Atreju është një djalë i ri që duhet të përdorë fuqinë e imagjinatës dhe të tregimit për të ndërtuar një botë të re vlerash dhe për të mposhtur asgjësinë që po përhapet.

“Një simbol i luftës kundër nihilizmit, i përsosur për vizionin tonë” – shkruan Meloni. Festivali, nën udhëheqjen e Melonit, ka pritur figura të njohura të krahut të djathtë, përfshirë Viktor Orbán dhe Steve Bannon, por edhe politikanë nga e majta. Vitin e kaluar, Elon Musk ishte një mysafir surprizë.
Në vitin 2004, në moshën 27-vjeçare, Meloni u zgjodh presidente e grupit të të rinjve të Aleancës Kombëtare. Ajo hyri në parlament në moshën 29-vjeçare dhe u bë ministre e Rinisë si zëvendëspresidente e Dhomës së Deputetëve të Italisë në vitin 2008, më e reja në historinë e Italisë.

Ajo mori një rol udhëheqës si rezultat i një krize të së djathtës. Në vitin 2009, Fini vendosi të shpërndajë Aleancën Kombëtare dhe ta bashkojë atë me koalicionin e madh që po krijonte Silvio Berlusconi, i njohur si “Populli i Lirisë”. Në fakt, Fini vrau partinë që kishte krijuar vetë duke sjellë në krye “të dëbuarit e së djathtës ekstreme”. Në vitin 2012, kur Berlusconi refuzoi të mbante zgjedhjet paraprake për të zgjedhur një udhëheqës të ri, Meloni dhe disa kolegë ndërmorën hapin e guximshëm për t’u larguar nga koalicioni dhe për të formuar një parti të re, e cila në shumë mënyra rikuperoi simbolin, selinë dhe shumë nga anëtarët e Finit.

Meloni fillimisht donte ta quante partinë “Ne italianët”, por Fabio Rampelli doli me Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), që është edhe emri me të cilin njihet himni kombëtar italian. Përdorimi i fjalëve hapëse të himnit ka si pretendim për të qenë partia e unitetit kombëtar, ashtu siç kishte bërë Forza Italia (“Përpara Italia”) e Berlusconit që u shpall në një vit me Kupën e Botës.

Një mënyrë për të kuptuar politikën italiane në 30 vitet e fundit është si një kërkim i dëshpëruar, konvulsiv për një shpëtimtar populist për të kuruar sëmundjet e vendit. Në fillim të viteve 1990, Italia hyri në një periudhë stagnimi, duke u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të ngadaltë në botë. Kriza financiare e vitit 2008 goditi veçanërisht Italinë dhe deri në vitin 2022, standardi i jetesës së Italisë për një familje mesatare italiane ishte 12% më i ulët se përpara fillimit të krizës.

Në atë kohë, Italisë iu kthyen njëri pas tjetrit liderët populistë, të cilët premtuan dhe dështuan të sjellin ndryshime rrënjësore. Berlusconi u zotua të jetë Margaret Thatcher e Italisë dhe t’i bëjë të gjithë të pasur. Ish-prokurori Antonio Di Pietro premtoi të çrrënjoste korrupsionin. Komediani Beppe Grillo dhe Lëvizja e tij me Pesë Yje, fjalë për fjalë ngritën gishtin e mesit ndaj klasës politike të Italisë duke organizuar një ditë kombëtare “Fuck you”. Matteo Renzi, një lider populist i qendrës së majtë, premtoi se do të pastronte klasën e vjetër politike të Italisë prandaj edhe pseudonimi i tij ishte “il rottamatore”, ose njeriu i rrënimit. Pastaj ishte Salvini, i cili deklaroi në 2018 se “për emigrantët klandestinë, festa mbaroi, filloni të paketoni valixhet”.

Italia ka nivelin më të lartë të paqëndrueshmërisë politike në Evropë, me deri në gjysmën e elektoratit që ndryshon parti nga një zgjedhje në tjetrën. Partia e Melonit mori 4.4% në zgjedhjet e Italisë 2018 dhe 6.4% në zgjedhjet evropiane 2019. Por deri në vitin 2022, ajo ishte partia më e madhe e Italisë, me 26%, duke e ngritur Melonin në rolin e kryeministres. Çfarë kishte pas këtij kërcimi të papritur? Përgjigja e shkurtër është se partia e Melonit ishte e vetmja parti që mbeti vazhdimisht në opozitë gjatë një dekade në të cilën Italia u përpoq të dilte nga një periudhë krize të zgjatur ekonomike. Këshilltarët e Melonit tregojnë se presioni ndaj saj për t’iu bashkuar një “qeverie të unitetit” me 12 parti të tjera në të gjithë spektrin ideologjik ishte i madh. Por ajo u përmbajt, gjë që e vendosi atë në një pozicion të përsosur për të përfituar nga pakënaqësia e madhe popullore.

Siç zbuloi “Five Star”, të qenit anti-establishment dhe kanalizimi i pakënaqësisë popullore funksionon shumë më mirë në opozitë. Sfida e Melonit është të ruajë energjinë e jashtme ndërsa është në pushtet.
Qeveria “Meloni” duhet të përballet me një borxh kombëtar në 137% të PBB-së dhe një deficit prej 7.2%.

Një nga lëvizjet e saj të para ishte heqja e një programi të të ardhurave minimale të garantuara të krijuar nga “Lëvizja Pesë Yjet” në vitin 2019. Sot, rreth 5.6 milionë italianë jetojnë nën kufirin e varfërisë, gati 10% e popullsisë dhe Reddito di Cittadinanza (të ardhurat nga shtetësia) ishte një e ardhur minimale mujore e vogël, mesatarisht rreth 580 euro në muaj, për 1.3 milionë familje të varfra italiane.
Njerëzit e Melonit besojnë se të ardhurat e garantuara janë një fletushkë që inkurajon njerëzit të mos punojnë dhe nuk “u ofron qytetarëve asnjë perspektivë reale për një të ardhme më të mirë”. Meloni nuk i pëlqen “programet universaliste”, duke preferuar politika që përfitojnë grupe të veçanta të favorizuara.

Qeveria e saj ka dhënë lehtësira tatimore dhe subvencione për bizneset dhe startup-et, për familjet me fëmijë, për gratë që punojnë dhe për bizneset që punësojnë punëtorë më të rinj dhe/ose femra. Zyrtarët këmbëngulin se këto politika po funksionojnë, pasi papunësia ka rënë nga rreth 8.1% në vitin 2022, kur u zgjodh Meloni, në 6.8% sot.

Meloni kundërshton vendosjen e pagës minimale. Gjithnjë e më shumë italianë të rinj punojnë në punë afatshkurtra që shpesh i paguajnë deri në 1000 € në muaj. Si rezultat, rreth 550 mijë të rinj u larguan nga Italia midis 2014 dhe 2023, sipas byrosë kombëtare të statistikave ISTAT, rreth një e treta e tyre me diploma universitare. Italia po përballet me probleme të thella strukturore, mungesë investimesh në Kërkim dhe Zhvillim, dështim në financimin e programeve për trajnimin e të diplomuarve që do të kërkonin investime të konsiderueshme për t’u trajtuar.

Së bashku me pagat në stanjacion, në 30 vitet e fundit Italia është bërë gjithashtu një nga vendet më të pabarabarta në Evropë, sipas ekonomistit Salvatore Morelli nga Universiteti i Romës. Ajo ka eliminuar tatimin mbi trashëgiminë. Përpara vitit 2000, Italia tatonte pronat e mëdha me një normë prej 8%. Silvio Berlusconi, njeriu më i pasur në vend, e uli normën në zero. Qeveria e mëvonshme e rriti atë në një masë modeste prej 0.8%, dhe Meloni nuk ka plane ta rrisë atë duke këmbëngulur që italianët tashmë paguajnë mjaftueshëm taksa.

Nëse politikat ekonomike të Melonit janë mjaft tradicionale të qendrës së djathtë, qeveria e saj është shumë më e ashpër kur bëhet fjalë për emigracionin, pas një dekade të trazuar në të cilën anijet me 1 milion emigrantë arritën në brigjet italiane dhe rreth 28 mijë vdiqën në det.

Meloni looking at boats used by migrants in Lampedusa in September 2023.

Në qershor, një punonjësi në bujqësi të quajtur Satnam Singh iu këput krahu nga një pajisje në një fermë jashtë Romës. Për shkak se Singh ishte i punësuar ilegalisht, punëdhënësi i tij, në vend që të thërriste një ambulancë, e la në anë të rrugës me krahun e tij të prerë në një kuti perimesh. Singh vdiq jo shumë kohë më vonë. Vdekja e tmerrshme hapi një dritare për një aspekt veçanërisht brutal të ekonomisë italiane. Rreth 230 mijë punëtorë fermash në “të zezë” jetojnë në thelb si skllevër modernë.

Disa ditë më vonë, Meloni u ngrit në parlamentin italian dhe denoncoi “vdekjen e tmerrshme dhe çnjerëzore” të Singh dhe “sjelljen e neveritshme të punëdhënësit të tij: “Duhet ta themi: kjo është më e keqja e Italisë”. Ajo bëri thirrje për një moment heshtjeje dhe kur dy nga ministrat e saj qëndruan ulur, ajo tha me zë të lartë në dialektin romak: “Raga’ arzatevi pure voi”. (“Djema, ngrihuni edhe ju.”)

Ishte një lëvizje e zgjuar në teatrin politik. Në vend që të përballej me kritika për kushtet e mjerueshme të punës së të huajve në bujqësi, Meloni vendosi të tregojë se, pavarësisht kundërshtimit të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm, ajo kishte dhembshuri për individët që mundoheshin në botën e nëndheshme të “lavoro nero” (punës së zezë).

Meloni ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit të paligjshëm një element kryesor i fjalimeve të saj në fushatë. Midis 2016 dhe 2018, Meloni shpesh fliste për “zëvendësimin etnik”, teorinë e konspiracionit e njohur gjithashtu si “zëvendësimi i madh” në të cilin forcat e panjohura po impononin imigracionin në Itali për të zëvendësuar popullsinë e saj vendase me një forcë të huaj punëtore me paga të ulëta.

Që kur u bë kryeministre, Meloni e ka zbutur retorikën e saj. Por, si kryetare e qeverisë, ajo ka ecur në dy pista të veçanta duke punuar publikisht për të ndaluar imigracionin e paligjshëm nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, duke trefishuar numrin e punëtorëve të huaj që punëdhënësit italianë mund të punësojnë. Qeveria e saj e ka bërë gjithashtu shumë më të vështirë marrjen e azilit, duke shtyrë më shumë njerëz në ekonominë e zezë.

Meloni ka punuar për ta bërë BE-në të ndjekë drejtimin e saj në lidhje me imigracionin. Në vitin 2023, Meloni dhe von der Leyen fluturuan në Tunizi për të nënshkruar një marrëveshje me presidentin e fortë të Tunizisë, Kais Saied, që i jep Tunizisë 105 milionë euro për “menaxhimin e kufirit” dhe rreth 1 miliard euro kredi dhe mbështetje financiare. Në vitin 2024, Meloni dhe von der Leyen arritën një marrëveshje të ngjashme me Mauritaninë dhe Egjiptin duke shpresuar të mbyllnin pikat kryesore të nisjes së emigrantëve.

Marrëveshjet bazohen në një pakt që qeveria italiane arriti me Libinë në 2016-ën nën një qeveri të qendrës së majtë. BE-ja ka paguar dhe trajnuar rojet bregdetare të Libisë për të kapur varkat e emigrantëve dhe i paguan ato për t’i strehuar emigrantët për një kohë të pacaktuar në burgjet private brutale libiane të kontrolluara nga grupet e armatosura të milicisë. Në Tunizi, Al Jazeera raporton se “migrantët dhe azilkërkuesit janë dërguar me autobusë në tokat kufitare të shkretëtirës së Tunizisë me Libinë ose Algjerinë dhe braktisen pa para, telefona celularë, ushqim ose ujë në kundërshtim të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Qeveria Meloni beson se politikat e tyre kanë filluar të funksionojnë: numri i emigrantëve të paligjshëm që arritën në Itali me anije gjatë 7 muajve të parë të 2024 është ulur me rreth 62% krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse kritikët thonë se fluksi i imigracionit thjesht po kthehet në nivelin që ishte në vitin 2021. Teksa politika e Melonit për të paguar vendet e Afrikës Veriore për të ndaluar imigracionin e paligjshëm nuk është e re, ajo është një përpjekje shumë më gjithëpërfshirëse për të “jashtëzuar kufijtë e Italisë”.

Ajo që është e re dhe më radikale është plani i qeverisë Meloni për të transferuar në Shqipëri përpunimin e emigrantëve të paligjshëm. Qeveria italiane po ndërton një objekt në Shqipëri për të strehuar emigrantët që nuk kanë gjasa të kualifikohen për statusin e azilit, nga ku mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. “Në momentin kur njerëzit shpëtohen në det, ne do të bëjmë një ndarje” – më shpjegoi një ndihmës i afërt i Melonit. “Individët e brishtë – gra, fëmijë apo njerëz që po ikin nga persekutimi – sirianë, afganë – nuk do të dërgohen në Shqipëri. Meshkujt e rritur që vijnë nga një listë e atyre që ne i quajmë “vendet e sigurta” – Tunizia, Maroku, Egjipti, Bangladeshi – njerëz që emigrojnë për arsye ekonomike – në shumicën e rasteve, do të kthehen në vendin e tyre të origjinës”.

Pasi hoqi dorë nga skema jopopullore e qeverisë së mëparshme e dëbimit në Ruanda, Keir Starmer deshi të diskutonte marrëveshjen me Shqipërinë me Melonin dhe të kuptonte se si mund ta kopjonte atë.
Zëdhënësi i opozitës italiane për punët e jashtme e quan planin e Shqipërisë “të padobishëm, të shtrenjtë dhe mizor”. Ai do të strehojë më së shumti 3 mijë njerëz, shumë prej të cilëve pothuajse me siguri do të kthehen në Itali. Kostoja fillestare e tij vlerësohet në 653 milionë euro – shumë më tepër sesa strehimi i tyre në Itali. Është mizore, thotë ai, sepse ju po “ndani familjet, bazuar në një kriter arbitrar (meshkuj të rinj në moshë madhore) dhe po zgjatni vuajtjet e njerëzve që meritojnë të ndihmohen”.

Një nga këshilltarët e afërt të Melonit u përgjigj se kampi në Shqipëri do t’u dërgojë një sinjal migrantëve të mundshëm se imigracioni i paligjshëm nuk do të tolerohet.

E megjithatë Italia ka nevojë për emigracion. Me një popullsi të plakur në rënie me 400 mijë në vit, punëdhënësit po i bëjnë presion qeverisë që t’i lejojë ata të punësojnë më shumë punëtorë të huaj. Në prapaskenë, qeveria e Meloni ka rënë dakord të lejojë punëdhënësit italianë të punësojnë 450 mijë punëtorë të huaj gjatë 3 viteve të ardhshme, pothuajse të gjithë do të jenë njerëz që kanë hyrë ilegalisht në vend vite më parë – pikërisht njerëzit që Meloni po përpiqet të mbajë jashtë.

Ajo që nuk thuhet është diçka që Meloni e ka artikuluar në të kaluarën: Se Italia nuk do emigrantë nga Afrika, veçanërisht ata që janë myslimanë. “Çdo komb” – ka thënë Meloni, “ka të drejtë të zgjedhë një emigracion që është më i pajtueshëm me kulturën e tij. Në Venezuelë, ka miliona njerëz të uritur – ata janë të krishterë – shpesh me origjinë italiane. Pra, nëse kemi nevojë për emigrantë, le t’i marrim ata nga Venezuela.”

Salvatore Fachile, një avokat imigracioni në Romë, bën një interpretim cinik të politikës së imigracionit të Italisë, për të cilën ai fajëson njëlloj si të majtën ashtu edhe të djathtën. Është e përshtatshme për Italinë që të ketë një ushtri hije miliona punëtorësh të huaj në një pozicion ligjërisht të dobët. Ata mund të ndihen të detyruar të punojnë orë më të gjata me paga më të ulëta dhe të durojnë kushte të rrezikshme pune.

“Ju keni 500 mijë punëtorë të paligjshëm që janë plotësisht të cenueshëm dhe të shantazhueshëm nga punëdhënësit e tyre dhe të paktën 2 milionë të huaj të tjerë që janë në një pozitë të brishtë ligjërisht”. Kjo, nga ana tjetër, ka dobësuar fuqinë negociuese të punëtorëve italianë, të cilët tani duhet të konkurrojnë me punëtorët e huaj duke pranuar paga më të ulëta dhe orë më të gjata.

Qeveria e Melonit ka vendosur heqjen e statusit të azilit për ata që tashmë kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare. Të huajt me kontrata pune të ligjshme që paguajnë taksa janë bërë emigrantë të paligjshëm brenda natës.

Politika e imigracionit e Melonit, me pak fjalë, është një lëmsh kontradiktash: E ndarë mes dëshirës për të parandaluar ardhjen e të huajve dhe një nevojë të dëshpëruar për të rimbushur fuqinë punëtore në rënie; mes qëllimit të saj të deklaruar për të rivendosur ligjshmërinë ndaj imigracionit dhe një përpjekjeje për të hequr statusin ligjor të shumë punëtorëve të huaj, ndërkohë që refuzon të lehtësojë marrjen e shtetësisë italiane me anë të shumë rregullave kufizuese.

Meqenëse kriza buxhetore dhe rregullat e BE-së e bëjnë të vështirë për Melonin të ndërmarrë politika të brendshme ambicioze, miratimi i ligjeve të reja është një mënyrë e lehtë për të për të krijuar identitetin e djathtë të qeverisë së saj.

Ligji i parë i miratuar nga qeveria e Melonit ishte ai që ndëshkonte organizatorët e tubimeve të paligjshme në magazina apo fabrika të braktisura. Ligji i ri i dërgon organizatorët në burg për 3 deri në 6 vjet. Kur u pyet se pse qeveria e saj po godiste një fenomen që nuk shihet si kërcënim për sigurinë publike, Meloni u përgjigj: “Është një sinjal që dua të dërgoj: se kanë mbaruar ditët në Itali për njerëzit që refuzojnë të respektojnë rregullat.”

Së bashku me ligjin kundër tubimeve, ka një ligj që ndëshkon ashpër këdo që drejtonte një varkë që sillte emigrantë në Itali. (Me qëllim për të ndëshkuar kontrabandistët, ligji injoron faktin që ata në përgjithësi i detyrojnë emigrantët të drejtojnë varkat.) Një ligj tjetër është kundër inkurajimit të anoreksisë. Disa ligje drejtuar romëve: njëri synon që prindërit t’i mbajnë fëmijët e tyre jashtë shkollës dhe tjetri ndëshkimin e të rriturve për inkurajimin e fëmijëve për të lypur. Ka ligje për të ndëshkuar format popullore të protestës: pushtimin e ndërtesave dhe përpjekjet për të bllokuar projektet e mëdha të punëve publike, një strategji e përdorur ndonjëherë nga grupet mjedisore.

Një ligj tjetër i ri e bëri zëvendësimin një “krim universal”, që do të thotë se çiftet italiane që udhëtojnë jashtë shtetit për të birësuar fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate mund të ndiqen penalisht dhe të burgosen kur të kthehen. Qeveria Meloni i referohet surrogacitetit si “utero in affitto” (mitër me qera). “Që një nënë të shesë fëmijën e saj është një krim kudo në botë – një krim universal – kështu që pse nuk është krim nëse një nënë shet fëmijën e saj para se të lindë?” – thotë ministrja e familjes, e lindjes dhe e mundësive të barabarta e Melonit, Eugenia Roccella.

Tek Roccella, Meloni ka gjetur një avokate me gjuhë të mprehtë, e cila nuk ka frikë të marrë pozicione shumë provokuese në mbrojtje të familjes tradicionale. Ajo është kundër martesës së homoseksualëve dhe propozoi heqjen e bashkimeve civile, të cilat u prezantuan në vitin 2016 dhe që u japin çifteve homoseksualë një mbrojtje ligjore. “Mendoj se ligji për bashkimet civile është… një çelës për shkatërrimin progresiv të familjes, të prindërimit dhe identitetit të përcaktuar seksual” – tha ajo në 2017.

Roccella mbron pozicionin e qeverisë së saj të djathtë duke përdorur gjuhën tradicionale të së majtës: gjuhën e lirisë, të të drejtave dhe të feminizmit. Ajo këmbëngul se ligji kundër surrogacisë ka për qëllim të mbrojë gratë kundër shfrytëzimit dhe reduktimin e jetës si një mall të fituar para. Ajo këmbëngul se rezistenca e saj ndaj shtimit të homofobisë në një projekt-ligj të krijuar për të ndëshkuar krimet e urrejtjes është një çështje e lirisë së shprehjes: a nuk mund të interpretohet si homofobike një mbrojtje e fuqishme e familjes tradicionale? Kushdo është i lirë të dojë kë i pëlqen, thotë ajo, por përpjekjet e saj janë të përqendruara në ndihmën e asaj që ajo e sheh si një pakicë e luftuar dhe e cenueshme: nënat dhe çiftet me fëmijë.

Qeveria Meloni ka shtuar numrin e çerdheve dhe ka krijuar përfitime ekonomike për familjet me fëmijë dhe nënat që punojnë. Roccella tregon me krenari një rritje të vogël, por domethënëse në punësimin e femrave. Teksa është e vështirë të kundërshtosh përpjekjet për të ndihmuar familjet me fëmijë, është gjithashtu e vështirë të mos shohësh ligjin e familjes në Itali si diskriminues ndaj të gjithë të tjerëve. Birësimi është i kufizuar vetëm për çiftet heteroseksuale që janë të martuar ose kanë jetuar së bashku për 3 vjet. IVF është në thelb e ndaluar, me përjashtim për çiftet heteroseksuale që mund të demonstrojnë probleme infertiliteti. Gratë italiane që vendosin të kenë një fëmijë vetë, largohen nga vendi për të kryer procedurën.

Shumica e këtyre politikave – të ndikuara shumë nga Vatikani – ishin në letër përpara se Meloni të merrte detyrën. Por qeveria Meloni i ka çuar gjërat më tej duke i ndaluar kryetarët e bashkive (të cilët kryejnë detyra qytetare dhe kanë pasur një farë autonomie) të lëshojnë certifikata lindjeje për fëmijët e lindur nga nëna surrogate dhe për fëmijët e lindur nga çiftet lezbike që kanë përdorur fekondimin artificial veprim që duket gjerësisht ndëshkues.

Për Melonin, mbrojtja e kufijve të gjinisë dhe familjes janë si kufijtë kombëtarë që ajo po përpiqet të mbrojë kundër tejkalimit burokratik nga Brukseli dhe forcave homogjenizuese të globalizimit. Siç tha ajo në një fjalim të vitit 2019 që është bërë jashtëzakonisht i famshëm: “Tani duan të heqin fjalët ‘baba’ dhe ‘nënë’ nga dokumentet tona të identitetit. Sepse familja është armik, identiteti kombëtar është armik, identiteti seksual është armik… [Por] ne do ta mbrojmë identitetin tonë. Unë jam Giorgia, jam grua, jam nënë, jam italiane dhe jam e krishterë. Ju kurrë nuk do ta merrni atë nga unë! Nuk do ta hiqni kurrë këtë nga unë!”

Në fillim të shtatorit, Meloni u përball me një krizë të atyre që dikur quheshin vlera familjare, kur ministri i saj e kulturës dha dorëheqjen në atë që ishte pothuajse një rast klishe i një skandali seksual të modës së vjetër. Gennaro Sangiuliano, 62 vjeç dhe i martuar, ishte në qendër të një stuhie mediatike kur doli se ai kishte bërë dashnoren e tij, Maria Rosaria Boccia, një konsulente e papaguar në ministrinë e tij. Meloni fillimisht e hodhi poshtë skandalin si thjesht “thashetheme”, por më pas pranoi dorëheqjen e Sangiuliano kur doli se Boccia kishte regjistruar biseda dhe madje kishte bërë video sekrete brenda ndërtesës së parlamentit me syze spiunazhi Ray-Ban.

Marrëdhënia e Melonit me shtypin ka qenë kontestuese dhe luftarake, duke ngritur shqetësime për lirinë e shtypit. Në prill, tre gazetarë të gazetës së përditshme “Domani” u vunë nën hetim nga prokurorët në Perugia për një artikull të botuar në vitin 2022 që zbulonte se Guido Crossetto, një bashkëthemelues i “Vëllezërit e Italisë” kishte marrë miliona euro si konsulent për prodhuesit italianë të armëve, duke përfaqësuar një konflikt të mundshëm interesi në detyrën e tij si Ministër i Mbrojtjes.

“Ministri kërcënoi se do të padiste gazetarët, por nuk e bëri kurrë”, – komentoi redaktori i “Domani”. “Ai nuk mundi sepse informacioni që publikuam ishte i vërtetë… në vend të kësaj ai preferoi të kërkonte nga prokurorët të identifikonin burimet e Domani”. Për shkak të publikimit të informacionit konfidencial, gazetarët mund të rrezikojnë deri në 9 vjet burg, sipas Shoqatës Kombëtare të Shtypit.

Në mes të korrikut, Komisioni Evropian lëshoi një raport mbi sundimin e ligjit në Itali. Qeverisë Meloni iu desh të angazhohej në një sërë frontesh dhe shprehu shqetësimin për pavarësinë e shtypit.
“Raste të sulmeve fizike, kërcënimeve me vdekje dhe forma të tjera të frikësimit janë raportuar… 75 incidente në 6 muajt e parë të 2024”. Këtë verë, 4 anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë “Casa Pound” u arrestuan për rrahjen e një gazetari të ri që u përpoq të filmonte një mbledhje të grupit të tyre. Meloni dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së saj kanë përdorur ligjet e Italisë për shpifjen për të përndjekur kritikët e tyre. Meloni paditi dhe fitoi dëmshpërblim nga një gazetare, e cila me tallje e përshkroi atë si “4 këmbë e gjatë”. Ajo gjithashtu paditi shkrimtarin Roberto Saviano që e quajti atë dhe një nga ministrat e saj “bastardë” mbi politikat e tyre të imigracionit.

Studiuesi Antonio Scurati u pengua të lexonte një tekst që ai kishte përgatitur në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në të cilin ai kritikonte hezitimin e Melonit për të “mohuar të kaluarën e saj neofashiste” dhe përpjekjet e qeverisë së saj për të “rishkruar historinë”. Drejtuesja e një programi në televizionin shtetëror Rai, e cila kishte ftuar Scurati-n, kishte shkurtuar në mënyrë drastike kohën e transmetimit. Që partitë politike ushtrojnë kontroll mbi televizionin shtetëror nuk është asgjë e re në Itali, por shumë gazetarë këmbëngulin se “Vëllezërit e Italisë” i kanë çuar gjërat në një nivel të ri, duke iu referuar si “Tele-Meloni”.

Ndoshta një shqetësim më i madh në dritën e shqetësimeve për prirjen e Melonit për autoritarizëm janë dy ndryshimet kryesore kushtetuese që po ndjek qeveria e saj. E para është një reformë në drejtësi që do të thotë se prokurorët nuk mund të bëhen gjyqtarë dhe anasjelltas. Kjo reformë, këmbëngul qeveria e Melonit, parandalon kolegjialitetin komod midis prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe është e vetmja mënyrë për të garantuar një gjykim vërtet të paanshëm. Ajo vazhdon një betejë të gjatë të nisur nga Berlusconi, i cili zhvilloi luftë kundër gjykatave italiane, duke i akuzuar ato si të majta. Magjistratët italianë kanë frikë se ky është një hap i parë drejt vendosjes së prokurorëve nën kontrollin e ekzekutivit. Nicola Gratteri, një prokuror i njohur antimafia, vuri në dukje në një intervistë të fundit televizive se reforma e propozuar “ishte një zgjidhje për një problem që nuk ekziston”.

Nëna e të gjitha reformave, megjithatë, që ka të bëjë me Von der Leyen dhe Komisionin Evropian, është një rishikim i propozuar i kushtetutës italiane për të lejuar zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga populli të kryeministrit. Sipas kushtetutës italiane, presidenti i Republikës emëron kryeministrin në konsultim me partitë që kanë fituar më shumë vota. Zakonisht kjo rezulton që lideri i partisë më të madhe të bëhet kryeministër, por kur anëtarët e koalicionit qeverisës bien ndesh me njëri-tjetrin, presidenti mund të emërojë dikë tjetër që mund të bëjë shumicën me një formacion tjetër.

Meloni këmbëngul se ky sistem është antidemokratik dhe një shkak i paqëndrueshmërisë politike të Italisë. Ka pasur 69 qeveri që nga viti 1945. Nëse kryeministrat do të zgjidheshin drejtpërdrejt, argumenton ajo, ata në përgjithësi do të zgjasnin 5 vitet e plota të çdo legjislaturë dhe do të ishin në gjendje për të realizuar axhendën e tyre.

Duke pasur parasysh sistemin proporcional zgjedhor të Italisë, në të cilin partia më e madhe rrallë merr më shumë se 25-30% të votave, propozimet që diskutohen përfshijnë një “bonus” në të cilin partia fituese do të merrte një pjesë shtesë të vendeve për të arritur një shumicë më të qëndrueshme. Këto reforma i bëjnë shumë njerëz, duke përfshirë shumë në Komisionin Evropian, nervozë. Viktor Orbán ka përdorur “mekanizmat e kompensimit të fituesve”, të ngjashme me atë që propozon Meloni, për të ruajtur një super-shumicë në parlamentin hungarez, edhe kur partia e tij merr më pak se gjysmën e votave.

Meloni – pothuajse e sigurt se nuk do të marrë shumicën e dy të tretave në parlament që kërkohet për të rishikuar kushtetutën – do të duhet të thërrasë për një referendum kombëtar për ta bërë Italinë një republikë presidenciale. Duke pasur parasysh përvojën e tyre me fashizmin, italianët në përgjithësi i kanë rezistuar përqendrimit të madh të pushtetit, por popullariteti i Melonit dhe zhgënjimi i publikut për një seri qeverish joefektive, e bëjnë rezultatin e një referendumi jo të qartë. ©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

The post Profil në “The Guardian”: Kush është fytyra e vërtetë e Giorgia Meloni appeared first on Lapsi.al.

2 të rinj plagosen me thika në Unazë të Re

By: user 6
19 September 2024 at 23:21

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

“Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

The post 2 të rinj plagosen me thika në Unazë të Re appeared first on Lapsi.al.

Replika mes Argitës dhe Lubonjës për oligarkët/ A filluan që në kohë të Sali Berishës

By: user 6
19 September 2024 at 22:46

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin “Open” në News 24 tha se babai i saj ka defekte si çdo njeri dhe ka bërë gabime gjatë kohës që ishte në pushtet. Malltezi tha se edhe vetë Berisha e ka pranuar se ka bërë gabime dhe ka kërkuar ndjesë, duke njohur gabime.

“Një pjesë të gabimeve i ka pohuar edhe vetë publikisht. Për të tjerat, dikush bie dakord dhe dikush jo. As që më shkon mendja mua për veten apo për dikë tjetër tjetër që nuk ka difekte dhe nuk ka bërë gabime. Njeriu që synon diçka të mirë dhe rrugës ka bërë gabime është shumë e rëndëishme që t’i njohë këto gabime. Sigurisht që ka përgjegjësi për gabimet që ka bërë”, – tha Malltezi.

Në krahun tjetër shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e pyeti Malltezin lidhur me ngritjen e sistemit oligarkik që në qeverisjen e Sali Berishës dhe më pas e trashëgoi Edi Rama.

“Drejtësia ka pasur 1 mijë të meta, ka pasur të korruptuar sa të duash, por respektoheshin afatet normale të gjykimit. Sot për të marrë pafajësi duhen 10 vjet gjykim penal”, tha Malltezi.

Lubonja solli si shembull një fragment nga dosja “Partizani”, ku përmendej Liri Berisha si drejtuese e një fondacioni në ndihmë të fëmijëve autikë, ku në një event u paraqitën nja 90 vetë që blinin piktura me çmime të kripura.

“Në dosje është edhe ajo çështja e nënës suaj e atyre pikturave që janë shitur. Mua më bëri përshtypje që në lajmin që u nxor, duhet të ketë qenë ndonjë portal pro qeverisë, flitej për nja 90 veta të cilët kishin ardhur në atë eventin dhe që kishin blerë piktura, nuk po i hyj asaj që disa thonë me pastrim parash, por që kishin paguar nga 100 mijë euro dhe përmendej Beketi, Taçi dhe një kosovar që nuk po më kujtohet emri.

Unë nuk i hyj kësaj që të them ishte korrupsion apo pastrim parash, siç thuhet. Ashtu siç e njohim ne Shqipërinë, dhe që e njohim se e kemi jetuar, minimalisht ata kanë ardhur atje për të blerë influencë, kanë ardhur sepse ishte nëna juaj, e cila ishte gruaja e kryeministrit. Kanë ardhur atje mbi bazën e atij që quhet sistemi klientelar, klientë që nesër do të merrnin shërbime.

Nga 90 prej tyre, vetëm 3 përmendeshin me emra, por unë vë bast sot se ata të 87 sot punojnë me Edi Ramën. Ky është sistemi. Ndaj po them që për këtë sistem ka përgjegjësi edhe Sali Berisha” – tha Lubonja.

Malltezi tha se fondacioni e kishte gjetur këtë praktikë dhe e ka vijuar.

“Çmimet caktoheshin nga artistët, bëhej ankandi, artistët merrnin shumën që kishin vendosur, pjesa tjetër shkonte në favor të Fondacionit, para që janë investuar në mbështetje të fëmijëve autikë, për trajtimin e tyre dhe për një sistem trajnimi për terapistët”, tha Malltezi.

Lidhur me blerjen e influencës, Malltezi tha se “veprimi i dhurimit nuk është i dënueshëm”.

“A ka ndodhur që këta të favorizohen nga Qeveria Berisha? Jo nuk janë favorizuar”, tha Malltezi.

Lubonja tha se “ne nuk i dimë emrat, më thuaj emrat që unë të them janë apo jo favorizuar nga Qeveria Berisha”.

Malltezi këmbënguli se asnjë nga ata që quhen oligarkë nuk është favorizuar.

“A ka ndonjë ligj të fshehtë në kohën e Qeverisë Berisha? Jo nuk kemi. Përsa i përket naftës? E keni për Taçin? Çdo konçension, në rastet strategjike, ka pasur tender ndërkombëtar”, – tha Malltezi. /BW

The post Replika mes Argitës dhe Lubonjës për oligarkët/ A filluan që në kohë të Sali Berishës appeared first on Lapsi.al.

Arkeologët francezë surprizohen nga mesazhi në shishe i 200 viteve më parë

By: user 6
19 September 2024 at 22:07

Një ekip studentësh vullnetarë në një gërmim arkeologjik në Francën veriore janë surprizuar me një komunikim nga e kaluara. Duke shoshitur mbetjet e një fshati gal pranë Dieppe të hënën, ata zbuluan një tenxhere prej balte që përmbante një shishe të vogël qelqi.

“Ishte një lloj shishke që gratë përdornin rreth qafës me kripëra me aromë” – tha udhëheqësi i ekipit Guillaume Blondel. Brenda shishes ishte një mesazh në letër, i mbështjellë dhe i lidhur me fije.

Të martën në mbrëmje, Blondel hapi gazetën dhe zbuloi se letra mbante këtë mesazh: “P.J Féret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar 1825. Ai vazhdon hetimet e tij në këtë zonë të gjerë të njohur si Cité de Limes ose Kampi i Cezarit”.

Guillaume Blondel Message from P.J Féret

Féret ishte një vendas i famshëm dhe të dhënat komunale konfirmojnë se ai kreu gërmime në atë vend 200 vjet më parë.

“Ishte një moment absolutisht magjik” – tha zoti Blondel. “Ne e dinim se kishte pasur gërmime këtu në të kaluarën, por gjetja e këtij mesazhi nga 200 vjet më parë… ishte një surprizë totale. Ndonjëherë këto kapsula kohore gjenden të lëna pas nga marangozët kur ndërtojnë shtëpi. Por është shumë e rrallë në arkeologji. Shumica e arkeologëve preferojnë të mendojnë se nuk do të ketë njeri pas tyre, sepse ata kanë bërë të gjithë punën!”

Gërmimi në atë vend u urdhërua për shkak të erozionit të shkëmbit në vendin në veri të Dieppe. Tashmë, një pjesë e konsiderueshme e oppidum ose fshati i fortifikuar është zhdukur.

“Ne e dinim se ishte një fshat gal. Ajo që nuk dimë është se çfarë ndodhi brenda fshatit. A ishte një vend i rëndësishëm?” – tha Blondel. Në javën që nga fillimi i gërmimit, janë zbuluar disa artefakte që datojnë nga periudha galike kryesisht copa qeramike rreth 2000 vjet më parë. ©BBC, LAPSI.al

The post Arkeologët francezë surprizohen nga mesazhi në shishe i 200 viteve më parë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Argita në krye të PD? Berisha: Vendos ajo. Malltezi: Nuk kam plan B

By: user 6
19 September 2024 at 21:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike. Ish-kryeministri u shpreh për “Opinion” në TV Klan se kjo është një çështje personale e saj.

“Kjo është një çështje krejtësisht personale e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës” – tha ai.

Ndërsa vetë Argita Malltezi ka folur për këtë çështje në emisionin “Open” në News 24.

“Se çfarë do të ndodhë më tej unë nuk e di, por tani nuk ka asnjë plan B”, – tha ajo.

Vajza e ish-kryeministrit se dosja e SPAK ndaj Berishës është në vazhdim të dosjeve që godasin opozitën. Ajo tha se është vijimi i sulmeve ndaj figurave të opozitës duke përmendur Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fredi Belerin dhe së fundmi Sali Berishën.

“Jemi përpara kushteve shumë të vështira, asgjë nuk varet nga ‘jeta vdekje’ si të thuash që Berisha është nën arrest. Po ju sjell shembullin e Trump, ku dikush tha se nëse ai nuk do të vihej në akuzë, ai nuk do të kishte këtë sukses si kandidat.

Ndoshta akuzat që i bëhen politikisht Berishës, duhet të angazhojnë edhe më shumë strukturat. Opozita kërkon Qeveri teknike, strukturat duhet të organizohen dhe të ngrihen ta bëjnë realitet këtë”, – tha Malltezi.

Ajo tha se Berisha do të drejtojë fushatën për zgjedhjet dhe pas kësaj do të bëhet një garë për të caktuar Kryeministrin. “Parimi që u vendos ishte që kryetarin e PD të mos e caktonte dikush tjetër”, – tha ajo. ©LAPSI.al

The post Argita në krye të PD? Berisha: Vendos ajo. Malltezi: Nuk kam plan B appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë

By: user 6
19 September 2024 at 21:24

Tre vjet pas sekuestrimit të kompanisë së Zotos, punimet në landfillin e Sherishtës mbetën në vendnumëro, duke e lënë qytetin e Vlorës në mëshirë të tymit të plehrave me pasoja të rënda në zhvillimin e turizmit dhe shëndetin e banorëve.

Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit. Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka vënë në vështirësi operatorët turistikë. Banorët e qytetit ndërkohë vuajnë prej vitesh erën e rëndë që vjen nga fusha e mbetjeve dhe problemet shëndetësore që sjellin ato.

“Unë jam shumë larg, 1.5-2 kilometra në vijë ajrore, por natë për natë ne ndjejmë aromën e mbetjeve që digjen në fushën e mbetjeve në Vlorë,” thotë Niko Dumani, një aktivist lokal i mjedisit. Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fushë të hapur është e qëllimshme dhe synon të eleminojë malin me mbetje, për shkak se planet për vënien në punë të landfillit të ri në Sherishtë dështojnë vit pas viti.

“Kjo po cënon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Vlorës dhe atyre që vizitojnë qytetin, pasi mbetjet që digjen, kryesisht plastika, emeton dioksina dhe gazra të tjerë helmues,” shtoi ai.

Landfilli i Sherishtës është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro i financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi që paguhen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër grante.

Projekti iu besua kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos dhe ka ngecur në vendnumëro që prej sekuestrimit të kompanisë me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe arratisjes nga drejtësia të pronarit të saj, i dënuar dy herë nga gjykata për korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e incineratorëve në Elbasan dhe Fier.

Punimet në landfillin e Sherishtës duhej të kishin përfunduar në vitin 2021 dhe zyrtarisht, përfaqësues të Bashkisë së Vlorës kanë deklaruar disa herë se landfilli do të vihet në punë. Megjithatë, Bashkia e Vlorës i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk ka ende një projekt për mbylljen e punimeve që mbetën rrugës dhe as një afat për vënien në punë të landfillit.

“Përfundimi i punimeve të parealizuara do të mundësojë vënien në funksionim të Landfillit të Sherishtës, por nuk mund të parashikojmë në këtë moment një afat të saktë për përfundimin e punimeve dhe marrjen në dorëzim të impiantit nga ana e Bashkisë Vlorë,” thuhet në përgjigjen zyrtare.

Kriza mjedisore

Qyteti i Vlorës nuk është i vetmi në një situatë të emergjencës mjedisore, edhe pasi qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për koncesionet e ndërtimit të incineratorëve apo landfilleve si ai i Sherishtës, të cilët mbetën gjithashtu të papërfunduar. Këto projekte ranë në duart e Klodian Zotos dhe partnerit të tij në biznes, Mirel Mërtiri dhe rrethit të tyre të ngushtë, tashmë të dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Si rrjedhojë, inceneratori i Elbasanit punon vetëm pjesërisht duke sjellë një mal mbetjesh buzë lumit Shkumbin. Inceneratori dhe landfilli në Fier janë të papërfunduar dhe depozitimi i mbetjeve aty pa një impiant trajtimi të ujërave të ndotura e ka kthyer atë në një bombë ekologjike për zonën. Situata është e ngjashme edhe në Tiranë, ku incineratori nuk u ndërtua asnjëherë.

Punimet në landfillin e Sherishtës u bllokuan pas sekuestrimit të kompanisë “Integrated Technology Services” dhe është e paqartë se sa punë duhet për t’i përfunduar ato. Aktivisti i mjedisit, Niko Dumani thotë se në takimet e bëra autoritetet pretendojnë se vetëm 7 për qind e projektit ka mbetur pa përfunduar. “Por se çfarë është ky 7% nuk e thotë njeri”, tha Dumani, ndërsa vuri në dyshim pretendimet e ngritura.

Bashkia e Vlorës po ashtu nuk është në gjendje të thotë se çfarë ka mbetur pa përfunduar nga projekti dhe sa do kushtojnë këto punime shtesë. Në përgjigje të kërkesës për informacion, Bashkia i tha BIRN se po bashkëpunon me një konsulent teknik për të mundësuar rifillimin e punimve të ngecura që prej vitit 2021, duke lënë të kuptohet se edhe për ta është e paqartë se çfarë punimesh duheshin kryer.

“Konsulenti Teknik është duke punuar për përgatitjen e projekteve të punimeve të parealizuara ende të Komponentit ” Ndërtimi i Landfillit të Sherishtës ” dhe si dhe të Komponentit “Mbyllja e vend depozitimeve ekzistuese”. Në përfundim të këtyre projekteve, do të kemi një parashikim të plotë dhe të saktë të punimeve që janë për t’u kryer dhe kostot përkatëse për kryerjen e këtyre punimeve,” tha Bashkia e Vlorës.

Për sa kohë zgjidhja mungon, pavarësisht se janë shpenzuar miliona euro, Vlora mbetet në mëshirë të tymit që del prej mbetjeve që digjen vazhdimisht. “Gjendja është tej mase kritike. Banorët e Vlorës janë të gjithë të ekspozuar vazhdimisht ndaj një tymi kancerogjen, pa pikë dyshimi,” thotë Ermal Çukani nga lëvizja Community Hub Vlorë.

Sabotimi i turizimit

Biznese dhe aktorë të shoqërisë civile në Vlorë kanë pak besim se situata do të zgjidhet. Mikel Zinxhiria, një prej operatorëve turistikë në qytet, thotë se keqmenaxhimi i mbetjeve dhe djegia e tyre e vazhdueshme i ka dëmtuar dhe shpesh i ka vënë në pozitë të vështirë para turistëve. “Nuk dinim si t’ua shpjegonim çfarë po ndodhte, pasi situata vazhdoi në më shumë se një javë në gusht dhe smogu dhe tymi mbytën qytetin deri ne Karaburun e Sazan,” thotë ai.

“Ka pas ndikim të lartë në imazhin dhe punën tonë. Pasi këtë vit ishin 2 herë nga më shumë se 1 javë ku qyteti ishte i mbytur në tym dhe erë të keqe,” shtoi ai. Zinxhira thotë se është pesimist që situata do të rregullohet sa kohë autoritetet lokale nuk kanë ende një plan. Ai vë gjithashtu në dukje se ata si grup interesi nuk dëgjohen dhe takimet bëhen sa për sy e faqe.

“Fakti që s’ka asnjë afat tregon që të paktën dhe vitin tjetër do kemi të njëjtin fat si ky vit. Mbetjet hiqen me metoda primitve, pavarësisht buxhetit të disbursuar për këtë punë” – thotë Zinxhira. Edhe Ermal Çukani nuk ka shpresa se kriza do të zgjidhet shpejt, ndërsa thekson se ankesat dhe peticionet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Situata është tragjike dhe banorët e zonës janë të ekspozuar thuajse çdo ditë ndaj erës dhe tymit. Kemi organizuar një seri peticionesh para një viti që nuk janë dëgjuar. Kemi bërë takime me kryetarin e bashkisë, prefektin, dhe deputetët, por fjala nuk na është dëgjuar. Bashkia e Vlorës, sot që flasim, nuk ka asnjë plan si kjo situatë te ndryshojë,” përfundoi ai. /Reporter.al

The post BIRN: Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Reagon Berisha: E vërteta e kërcënimit tim për gazetarët

By: user 6
19 September 2024 at 21:10

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të sqaruar një deklaratë të bërë të mërkurën gjatë një konference për shtyp kur tha se disa gazetarë, pa përmendur emra, “do t’i konsideronte si pjesëtarë të organizatës kriminale, skapi i partisë”.

“Konstatoj se tek-tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë” – tha Berisha.

Për këtë deklaratë regjin disa organizata gazetarësh duke i konsideruar ato si të papranueshme. Por këtë të enjte, Berisha ka bërë një sqarim të kësaj deklarate që sipas tij disa media, nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim.

“Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetareje” – thotë Berisha.

“Reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i papaguar i Spakut, as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera” – thotë Berisha.

REAGIMI I PLOTË POSHTË

Sqarim!

Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin tim të djeshëm ndaj mediave në të cilin jam shprehur sa vijon: shih (1). Lidhur me këto keqkuptime sqaroj sa vijon:
Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre( gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.

Në prononcimin tim kam ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo ketegorikisht pse lexojnë akt padinë e skapit të partisë ndaj meje sepse unë kohë më parë kam deklaruar publikisht se vetë do ta beja publike me njëherë atë piramidë mashtrimi po të mos ishin aty brenda emrat e qindra personave që jetojnë dhe që nuk janë më. Por reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i pa paguar i Spakut as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera

Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.

Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ 

Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.

Ky është prononcimi im i djeshëm!

1-Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj.

Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje.

Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

The post Reagon Berisha: E vërteta e kërcënimit tim për gazetarët appeared first on Lapsi.al.

Sondazh i ri/ Ndryshojnë shifrat për Kamala Harris

By: user 6
19 September 2024 at 20:54

Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik, kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara. Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Preess dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se kandidatja demokrate për Presidente tani shihet më shumë pozitivisht se sa negativisht.

Sipas anketimit, rreth gjysma e votuesve kanë një pikëpamje pozitive ose disi pozitive ndaj zonjës Harris dhe 44% e shohin atë negativisht ose disi negativisht. Mbëshetja në favor të ish-Presidentit Donlad Trump mbetet në të njëjtat nivele (e qëndrueshme) edhe pse anketimi u krye përpara përpjekjes për atentat ndaj tij në fushën e golfit në Florida, të dielën e shkuar.

6 në 10 votues e shohin në mënyrë jo të favorshme, ose disi jo të favorshme zotin Trump, ndërsa 4 në 10 votues e shohin atë në mënyrë pozitive, ose disi pozitive. Edhe një rritje e vogël e përkrahjes së zonjës Harris është një shenjë pozitive për kandidaten demokrate. Rritja e përkrahjes në favor të figurave kombëtare si Joe Biden apo Donald Trump ka qenë e rrallë në vitet e fundit.

Niveli i mbështetjes ndaj zotit Trump nuk ndryshoi gjatë verës, pavarësisht shpalljes fajtor për 34 akuza penale, atentatit në Pensilvani, si dhe përballjes në garën zgjedhore me një kundërshtare të re. Por në të kaluarën zoti Trump i ka tejkaluar nivele të ngjashme të ulëta të mbështetjes. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk kishte mbështetje të gjerë dhe iu afrua fitores në 2020 në kushte të ngjashme.

“Secili duhet të flasë mbi polarizimin që po përjetojmë. Nuk besoj se zgjedhjet do ta zgjidhin këtë”, thotë Sean Luebbers, 55 vjeç nga Kalifornia, i cili mbështet zonjën Harris. “Nuk besoj se zonja Harris do ta zgjidhë këtë. Mendoj se janë bërë shumë dëme dhe nuk kam shpresë që votimet do jenë zgjidhje”, shton ai.

Megjithatë, ka sinjale në anketë që tregojnë se paraqitja e zonjës Harris po shkon mirë. Rreth gjysma e votuesve thonë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë kundrejt 36 për qind që e mendojnë një gjë të tillë për zotin Trump. Votuesit besojnë se zonja Harris ka shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e nëntorit, megjithëse një pjesë e konsiderueshme thonë se kandidatët kanë të njëjtat shanse të fitojnë, ose nuk kanë një mendim.

Një tjetër tregues që mund të jetë premtues për zonjën Harris është se votuesit e shohin atë në një nivel të favorshëm pak më të lartë se sa zoti Trump edhe pse një numër i konsideruesihm i votuesve të pavarur i shohin të dy kandidatët negativisht.

Mes votuesve të pavarur, 3 në 10 prej tyre thonë se nuk kanë informacion mjaftueshëm për të thënë nëse zonja Harris do të ishte një presidente e mirë ndërsa 1 në 10 e thonë një gjë të tillë për zotin Trump. Pavarësisht përpjekjeve të zotit Trump për ta paraqitur zonjën Harris si një alternativë të dobët, votuesit duket se kanë mendim të ngjashëm se zoti Trump dhe zonja Harris janë mjaftueshëm të fortë për të qenë president.

“Mendoj se problem i tij më i madh ishte se ai ishte një udhëheqës i fortë dhe ata nuk e pëlqenin”, tha duke iu referuar zotit Trump, Pat Brumfield, 71 vjeç nga Glenvud në shtetin Virxhinia Perëndimore. “Mendoj se për udhëheqje të fortë kemi tani”, tha zonja Brumfeile e cila ka qenë demokrate, por thote se është zhgënjyer nga partia dhe nuk do të votojë për zonjën Harris.

Ndërkohë një anketim i gazetave “New York Times”, “Philadelphia Inquirer” dhe kolegjit “Siena” tregon se në nivel kombëtar kandidatët kanë nivel mbështetjeje të njëjtë prej 47 për qind. Në anketim u pyetën 2,437 votuese mes datave 11 dhe 16 shtator. Në shtetin e Pensilvanisë, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, zonja Harris ruajti epërsinë e saj prej 4 për qind, duke udhëhequr me një mbështetje 50 për qind kundrejt 46 për qind për zotin Trump. /VOA

The post Sondazh i ri/ Ndryshojnë shifrat për Kamala Harris appeared first on Lapsi.al.

“MrBeast” përfundon në gjykatë/ E padisin konkurrentët e lojës së famshme

By: user 6
19 September 2024 at 00:00

YouTuber-i i famshëm “MrBeast” është paditur në gjykatë nga disa pjesëmarrës të lojës “Beast Games” që pretendojnë se janë “shfrytëzuar paturpësisht”. Seriali, që u njoftua për herë të parë në mars, u ofroi 1000 pjesëmarrësve mundësinë për të fituar një çmim në cash prej 5 milionë dollarësh duke premtuar të ishte shfaqja më e madhe e lojërave live në botë. Por në një padi të paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, pjesëmarrësit pretendojnë se nuk ishin paguar, iu nënshtruan kushteve të pasigurta dhe përjetuan ngacmime seksuale.

Padia thotë se MrB2024 besohet se është në pronësi tërësisht ose pjesërisht, drejtpërdrejt ose tërthorazi nga MrBeast, emri i vërtetë i Jimmy Donaldson, i cili është YouTuber më i madh në botë me më shumë se 300 milionë abonentë. Kanë qenë 5 garues anonimë që kanë ngritur pretendime në emër të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë.

Ata pretendojnë se ekipi i prodhimit i mbante nën vëzhgim, i kontrollonte kur flinin, çfarë vishnin dhe u mohoi privatësinë dhe aksesin në botën e jashtme. Ata thuhet se ishin “të paushqyer dhe tepër të lodhur” me ushqime të ofruara “në mënyrë sporadike dhe të rrallë”, gjë që ka “vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien” e garuesve.

Dokumenti prej 54 faqesh detajon gjithashtu pretendimet për një mjedis të pasigurt për garuesit që u futën në zona të vogla, me grupe të rrezikshme dhe kontrolle të pamjaftueshme që lejuan edhe kriminelë të dënuar që të merrnin pjesë. Disa pretendojnë se ishin lënduar fizikisht dhe nuk iu dha aksesi i duhur në kujdesin mjekësor.

Në padi thuhet se shfaqja “ka nxitur një kulturë të mizogjinisë dhe seksizmit”, duke krijuar një “mjedis armiqësor” për gratë që përfshinte ngacmimet seksuale. “Kjo jo vetëm që u vu re, por u lejua”, thuhet në dokument. “Dhe me sa duket kjo u lejua për shkak të urdhrave nga lart.” Avokatët e konkurrentëve thanë se ata duhet të kompensohen për kohën e tyre duke argumentuar se ata “nuk po punonin falas” dhe duhej të ishin klasifikuar si punonjës.

Të gjithë pretenduesit kërkojnë mijëra dollarë për të gjithë ata që morën pjesë për të mbuluar “pagat e papaguara”. Dy nga pretenduesit e listuar që janë gra po kërkojnë gjithashtu kompensim të mëtejshëm për pretendimet për një vend pune armiqësor. Në fillim të këtij viti, MrBeast njoftoi se kishte punësuar hetues privatë për të shqyrtuar pretendimet se një bashkë-prezantues në kanalin e tij kishte ngacmuar një të mitur. Ava Kris Tyson u akuzua nga YouTuber të tjerë se i dërgoi mesazhe të papërshtatshme të miturës. Ajo mohoi akuzat.

MrBeast e largoi atë nga kanali dhe tha se ai “nuk falte ose mbështeste asnjë nga veprimet e papërshtatshme”. Amazon nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa përfaqësuesit e MrBeast nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për sqarime. ©LAPSI.al

The post “MrBeast” përfundon në gjykatë/ E padisin konkurrentët e lojës së famshme appeared first on Lapsi.al.

Pas SKY ECC zbërthehet edhe aplikacioni “Fantazma” ku flisnin kriminelë e mafiozë

By: user 6
18 September 2024 at 23:47

Dhjetëra njerëz janë arrestuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet të koduar të mesazheve të njohur si “Ghost”, (Fantazma) i pari i këtij lloji që dyshohet se administrohet nga një australian dhe që është trumbetuar si një platformë e “e pahakueshme”. Jay Je Yoon Jung, një shtetas australian 32-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për krijimin dhe drejtimin e platformës.

“Ekipet tona taktike ishin në gjendje ta ndalnin atë dhe disa pajisje në më pak se 30 sekonda” – tha një prej zyrtarëve të policisë.

AFP raporton se Ghost u identifikua nga autoritetet ndërkombëtare në vitin 2022 që nisën një operacion të quajtur “Kraken”. Gjatë të martës dhe të mërkurës, si rezultat i atij hetimi të gjatë janë vënë në pranga rreth 50 persona në Australi, por edhe në Irlandë, Itali, Suedi dhe Kanada. 38 persona ishin arrestuar vetëm në Australi.

AFP raporton se qindra kriminelë si dhe anëtarë të krimit të organizuar italian, të Lindjes së Mesme dhe Koresë kanë përdorur Ghost për të “importuar droga të paligjshme dhe kryer krime të tjera”. Policia pretendon se Jung e krijoi rrjetin 9 vjet më parë kur ishte vetëm 23 vjeç. Autoritetet e përshkruan atë si një “kompjuterist” pa histori kriminale dhe që jeton me prindërit e tij.

Platforma kishte vepruar në hije gjatë dy viteve të fundit, por kishte filluar të fitonte më shumë abonentë. Pajisja shitej për 2 350 dollarë së bashku me një kosto abonimi 6-mujor.

Krijuesi i saj mburrej se ajo ishte e padepërtueshme nga policia, por hetuesit arritën t’i infektojnë pajisjet dhe të futen brenda tyre. Llogariten me shumë se 7 200 pajisje të shitura në mbarë botën nga kjo platformë. Policia e ka mbyllur platformën, e cila do të çmontohet kur të përfundojnë hetimet. ©LAPSI.al

The post Pas SKY ECC zbërthehet edhe aplikacioni “Fantazma” ku flisnin kriminelë e mafiozë appeared first on Lapsi.al.

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik për energjinë

By: user 6
18 September 2024 at 23:24

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë. Marrëveshja e nënshkruar është e para mbi bashkëpunimin strategjik në mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo u nënshkrua nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas zyrtarëve amerikanë, ajo “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.” Ministri serb Gjuriq e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm për avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe për një siguri afatgjatë energjie.”

“Kjo është e para, shpresojmë, në serinë e marrëveshjeve strategjike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të përmirësojnë karakterin e përgjithshëm të marrëdhënieve tona. Natyrisht që çështjet e energjisë kanë edhe implikime më të gjera, por sot qëllimi është të sigurohet furnizimi afatgjatë, i qëndrueshëm, i sigurtë dhe i pastër i qytetarëve të Serbisë me energji elektrike në një formë të qëndrueshme ekonomike, në mënyrë që Serbia të mbetet vend joshës për tërheqjen e investimeve të huaja,” deklaroi ministri Gjuriq pas ceremonisë së nënshkrimit.

Ai shtoi se “dita e sotme do të shënohet si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.” Nënsekretari Fernandez tha se marrëveshja do ta ngrejë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve “në një nivel më të lartë” dhe do ta ndihmojë Serbinë të diversifikojë burimet e energjisë.

“Kemi punuar për shumë vite që kompanitë amerikane të kenë mundësi të investojnë në teknologjitë e energjisë së pastër në Serbi dhe më vjen mirë që kemi arritur përparim. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të kaluarën, por shpresojmë që të vazhdojmë të bashkëpunojmë në sektorin e energjisë së pastër. Kjo është sfidë e madhe moderne, ndryshimet klimatike janë një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të investuar në të ardhmen e energjisë. Sot kemi bërë hapin e parë dhe jemi të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve me Serbinë,” deklaroi zoti Fernandez pas ceremonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia deri më tani nuk kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi strategjik, apo partneriteti strategjik. Serbia ka ndërkohë marrëveshje partneriteti të përgjithshëm strategjik me Rusinë dhe Kinën. Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian. 

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare. Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet për mineralin e litiumit kanë nxitur protesta të gjera kundër qeverisë në Serbi, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se po bëhen përpjekje për të rrëzuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se është njoftuar nga shërbimet ruse të zbulimit se në Serbi po përgatiten “trazira të gjera dhe puç” nga fuqitë perëndimore që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Ai nuk ka thënë se për cilat vende perëndimore bëhet fjalë. 

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës. Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron përkrahjen e fuqishme të qeverisë amerikane për investitorët amerikanë dhe projektet për energji të pastër” dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. /VOA

The post SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik për energjinë appeared first on Lapsi.al.

Del VIDEO/ Si u qëllua me 6 plumba 36-vjeçari shqiptar në Athinë

By: user 6
18 September 2024 at 22:53

Një 36-vjeçar shqiptar u plagos me armë mëngjesin e kësaj të marte në Kerameikos, një lagje e Athinës. I plagosur ka mbetur Ergert Lusha që sipas mediave greke u përfshi fillimisht në një sherr.

Së bashku me dy shqiptarë të tjerë ai u përplas me një gjeorgjian, por ky i fundit u rikthye pas 40 minutash dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit me një pistoletë 9 mm. Mediat greke kanë publikuar pamje të konfliktit mes tyre. (shikoni videon KETU)

Shqiptari ndodhet në spital me plagë në pjesën e poshtme të trupit. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të populluar duke bërë që të shtënat të shkaktojnë mjaft panik tek qytetarët. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. (shikoni videon KETU)

Sipas të njëjtave informacioneve, shqiptari i plagosur njihet nga autoritetet si i përfshirë në çështje droge, armësh dhe në disa raste vjedhjesh. Policia greke tha se ka ndaluar 6 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e përgjakshëm. ©LAPSI.al

The post Del VIDEO/ Si u qëllua me 6 plumba 36-vjeçari shqiptar në Athinë appeared first on Lapsi.al.

Detaje të reja/ Kush është shqiptari që u kap në Itali me 93 kg kοkainë në shtëpi

By: user 6
18 September 2024 at 22:25

Natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, në Seregno, një komunë në provincën e Monzas dhe Brianzas, policia italiane kreu një sekuestrim të madh drοge në shtëpinë e një 31-vjeçari me origjinë shqiptare. Mediat e vendit fqinj kanë zbuluar detaje të reja. 

Në shtëpinë e tij u gjetën 93 kilogramë kokainë, një nga sasitë më të mëdha të kapura në këtë mënyrë dhe që në treg do të kishte vlerën 4 milionë eurove. I riu, emri i të cilit nuk jepet, u vu në pranga dhe mediat thonë se nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Megjithatë mediat italiane thonë se ai është një emër i njohur për policinë, sepse është i lidhur familjarisht me njerëz të përfshirë në hetime të tjera për trafikun e drogës në të kaluarën. Hetuesit po shohin me detaje të gjitha lidhjet e të riut për të kuptuar rolin që ai kishte në rrjetin e trafikut.

Ky nuk është operacioni i parë antidrogë që zhvillohet në Lombardi gjatë muajve të fundit. Pak kohë më parë në këtë zonë u çmontua një rrjet i gjerë i trafikut të kokainës që menaxhohej nga eksponentë të krimit të organizuar shqiptar, të cilët vepronin në Livigno, në provincën e Sondrio. Operacioni çoi në ndalimin e 7 personave, ndërsa 5 të tjerë u lanë në arrest shtëpiak. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja/ Kush është shqiptari që u kap në Itali me 93 kg kοkainë në shtëpi appeared first on Lapsi.al.

❌
❌