âMe duart tonaâ: RomĂ«t qĂ« u detyruan tĂ« pastrojnĂ« krimet e SerbisĂ« nĂ« KosovĂ«
Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, punonjësit komunalë romë u detyruan të pastrojnë krimet e kryera nga forcat serbe, duke nxjerrë, bartur dhe shpërndarë me duart e tyre trupat e civilëve. Të etiketuar si bashkëpunëtorë të armikut, pas luftës, ata u bënë cak i hakmarrjes.
Njëzet e pesë vjet më parë, Shyhrete Berisha u mor si e vdekur dhe trupi i saj, i plagosur, u tërhoq zvarrë duke e hedhur në një kamion mbi dhjetëra trupa të tjerë. Mes tyre ishin kufomat e burrit dhe të katër fëmijëve të saj. Por Shyhretja, në atë kohë 37 vjeçe, ishte ende gjallë.
âDuhet ta pastrojmĂ« kĂ«tĂ« vendâ, kujton ajo tĂ« ketĂ« dĂ«gjuar njĂ« zĂ« tĂ« thoshte, pak pasi forcat serbe vranĂ« anĂ«tarĂ«t e familjes sĂ« saj tĂ« ngushtĂ« dhe tĂ« gjerĂ« qĂ« i kishin mbledhur nĂ« njĂ« kafene nĂ« SuharekĂ«. SerbĂ«t hodhĂ«n granata dore brenda duke vrarĂ« 48 civilĂ«. Shyhretja, kunata e saj, Vjollca, dhe djali nĂ«ntĂ« vjeçar i VjollcĂ«s, Gramozi, mbijetuan.
Ishte pasditja e 26 marsit 1999, dy ditĂ« NATO-ja kishte nisur bombardimet qĂ« do tâi merrte 11 javĂ« pĂ«r tĂ« larguar forcat serbe nga Kosova dhe pĂ«r tĂ« ndalur njĂ« valĂ« masakrash dhe spastrimi etnik tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« KosovĂ«.
E shtrirë në kamion, e plagosur në krah dhe bark, Shyhretja kishte parë trupin e të birit, Altinit, dhe e kishte thirrur me zë të lartë, duke e bërë Vjollcën në mes të trupave të kuptonte se kunata e saj ishte gjallë. Ato kishin vendosur të hidheshin nga pjesa e pasme e kamionit, jo nga anët, që drejtuesit e kamionit të mos i shihnin në pasqyra. Por dikush i pa gjithsesi. Ishte Ali Gjogaj, një pastrues rom komunal, që ishte detyruar nga policia serbe të ndihmonte në fshehjen e kufomave.
âMĂ« kujtohet se kishte romĂ« aty, por nuk mbaja mend asnjĂ« fytyrĂ«â, thotĂ« Shyhretja pĂ«r BIRN nĂ« njĂ« bisedĂ« pĂ«rmes telefonit nga Gjermania, ku ajo jeton tani. âPas luftĂ«s, ai (Gjogaj) mĂ« ndali nĂ« rrugĂ« dhe mĂ« tregoi se mĂ« kishte bartur nga kafeneja dhe mĂ« kishte parĂ« edhe nĂ« pasqyrĂ«.â
Në të njëjtën ditë korriku të vitit 2002, Shyhretja dhe Gjogaj të dy dëshmuan kundër ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, në gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
âNuk mund tĂ« them asgjĂ« tĂ« keqe pĂ«r tĂ« (Gjogajn)â, thotĂ« Shyhretja.
Gjogajn, që vdiq në vitin 2016, e ndiqte si hije pas ajo që pa dhe bëri gjatë vitit 1999. Ai ishte një nga punonjësit komunalë romë e ashkali që ishin detyruar nga forcat serbe për të pastruar skenat e krimeve të tyre, duke zhvarrosur, bartur, ngarkuar e shpërndarë në varreza masive trupat e civilëve shqiptarë të Kosovës si pjesë e një përpjekjeje sistematike për të fshehur dëshmitë e krimeve serbe të luftës.
Pas luftës, disa nga ata dhe familjet e tyre u bënë shënjestër e sulmeve të shqiptarëve. Dhe kjo është historia e atyre, shumë prej të cilëve u larguan për të mos u kthyer më kurrë.
âVeç Zoti e din çka kam paâ
Ali Gjogaj duke dëshmuar në një gjyq krimesh lufte në Hagë. Foto: Screenshot GJPNJ.
âNĂ« prill dhe maj 1999, policia na çoi nĂ« njĂ« numĂ«r varrezash masive dhe vendesh ku ishin kryer vrasjet, pĂ«r tĂ« mbledhur dhe ngarkuar kufomat nĂ« kamionĂ« frigoriferikĂ«. Ata u transportuan fillimisht nĂ« garazhe afĂ«r morgut nĂ« Prizren, pastaj nĂ« vende tĂ« tjera, ku u rivarrosĂ«n. Ne ndihmuam nĂ« Prizren, Rahovec, SuharekĂ«, LubizhdĂ«, KorishĂ«, Pastasel, XĂ«rxe, DushanovĂ« dhe vende tĂ« tjera ku trupat do tĂ« varroseshin.â
Derisa po e bënte këtë punë, Gjogaj kishte bërë një hartë, duke shënuar varret e panjohura.
âPas kĂ«saj, mĂ« nuk munda tĂ« flija. Kisha vazhdimisht ankthe. MĂ« duhej tĂ« punoja pĂ«r tĂ« ushqyer familjen.â
Në vitin 2009, Gjogaj, në atë kohë 56 vjeç, foli në një intervistë me autoren e këtij shkrimi, pak pasi dëshmoi për herë të dytë në Hagë, në një kafene në Prizren, ku ai ende jetonte pavarësisht të paktën dy tentimvrasjeve.
Gjogaj kishte punuar nĂ« ndĂ«rmarrjen publike tĂ« quajtur âHigjienaâ, njĂ« kompani pastrimi qĂ« kujdesej edhe pĂ«r varrezat lokale. Kur filloi lufta, shumica e kolegĂ«ve tĂ« tij shqiptarĂ« u pushuan nga puna ose e braktisĂ«n punĂ«n, duke i lĂ«nĂ« romĂ«t pothuajse tĂ« vetĂ«m.
Luljeta Braha, njĂ« zyrtare administrative shqiptare qĂ« vazhdoi tĂ« punonte gjatĂ« luftĂ«s, thotĂ« se ata nuk u paguan. âNa jepnin miell, vaj dhe sheqer. Ata qĂ« punonin nĂ« pastrim nuk kishin as mjete elementare pune.â
Natasa Kandiq, themeluese dhe drejtoreshĂ« e Fondit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare nĂ« Beograd, qĂ« pĂ«r dekada ka dokumentuar krimet e luftĂ«s tĂ« kryera gjatĂ« luftĂ«rave tĂ« viteve 1990 nĂ« ish-Jugosllavi thotĂ« se shumica e romĂ«ve âkryen tĂ« gjitha llojet e punĂ«s sĂ« detyrueshme nĂ« KosovĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe varrosjen e trupave tĂ« shqiptarĂ«ve, kryesisht viktima tĂ« ekzekutimeve masiveâ.
Shumë nga romët apo ashkalitë i bënë këto punë kundër vullnetit të tyre nga frika e ndëshkimit ose të nxitur nga shpërblimet që mund të ndihmonin ata dhe familjet e tyre të mbijetonin. Megjithatë, kishte edhe vullnetarë në polici apo njësitë ushtarake serbe.
âRomĂ«t shpesh silleshin nĂ« vendngjarje menjĂ«herĂ« pasi ishin kryer ekzekutimet, ose ditĂ« mĂ« vonĂ« kur trupat kishin nisur tĂ« dekompozohenâ, thotĂ« Kandiq pĂ«r BIRN. âAta punuan pa maska, doreza apo pajisje tĂ« pĂ«rshtatshme.â
NjĂ« nga kolegĂ«t e Gjogajt, Shefki Salihu, kujtoi njĂ« trokitje tĂ« fortĂ« nĂ« derĂ«n e tij mesnatĂ«n e 6 prillit tĂ« vitit 1999. Ishte shefi i tij serb, Budimir âBudaâ Spasiq.
âAi mĂ« urdhĂ«roi tâi shkoja pas, duke thĂ«nĂ« se ishte diçka me shumĂ«Â rĂ«ndĂ«si. Me tĂ« ishin kolegĂ«t e mi Aliu (Gjogaj), Mirsadi (Karce) dhe Isufi (Krasniqi). U nisĂ«m drejt SuharekĂ«s dhe na ndalĂ«n nĂ« poligonin e qitjes nĂ« LubizhdĂ«. Na urdhĂ«ruan tĂ« mos shikonim pas apo pĂ«rreth. PamĂ« vetĂ«m trupat nga dritat e ndezura tĂ« automjeteve ushtarake.â
âUshtria na urdhĂ«roi tĂ« ngarkonim kufomat nĂ« njĂ« kamion. Ne nuk i kishim as uniformat tona dhe as doreza. Kishte rreth 80 trupa gati tĂ« dekompozuara qĂ« i ngarkuam me duar.â
Si një nga punëtorët e paktë komunalë romë të mbetur në Kosovë, që ishte detyruar nga forcat serbe për të pastruar krimet e tyre në vitin 1999, Salihu foli me autoren e këtij shkrimi më 12 janar 2020 në shtëpinë e tij në Prizren. Ai kishte 6 muaj që kishte dalë në pension. Dy ditë pasi foli, ai vdiq në moshën 61-vjeçare.
Isuf Krasniqi gjithashtu vdiq në vitin 2016.
âVeç Zoti e di çka kam parĂ«â, pati thĂ«nĂ« Salihu. âSâdi si nuk jam çmendur. TĂ« bartje trupat me duar. Ishte e rĂ«ndĂ«. Kishte edhe fĂ«mijĂ«.â
Dy javĂ« pas âpastrimitâ tĂ« LubizhdĂ«s, punĂ«torĂ«t e pastrimit ishin dĂ«rguar nĂ« Pastasel tĂ« Rahovecit, ku 119 civilĂ« ishin vrarĂ« mĂ« 31 mars.
âNĂ« Pastasel, trupat kishin filluar tĂ« dekompozoheshin dhe ishin plot me krimbaâ, kujton Salihu. âAta na sollĂ«n qese plastike pĂ«r tâi futur trupat.â
Salihu tregoi se u pĂ«rpoq tĂ« mbante shĂ«nime se ku varroseshin trupat. âKam marrĂ« shumĂ« shĂ«nime gjatĂ« prillit, por mĂ« nga frika i grisa shumicĂ«n e tyreâ, tha ai. âMĂ« vonĂ«, mĂ« sĂ« shumti i gjetĂ«m duke mbajtur mend vendet ku ishin varrosur trupat, edhe kur ishte terr.â
âPo luftoja nĂ« aspektin mental dhe nuk mund tâi tregoja askujt se çka po mĂ« ndodhteâ, tha ai.
NjĂ« natĂ« nĂ«ntori tĂ« vitit 1999, 5 muaj pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s, babai i Gjogajt shkoi nĂ« shtĂ«pinĂ« e Salihut pĂ«r ta thirrur pĂ«r ndihmĂ«. âKur shkova nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij, Aliu (Gjogaj) kishte hyrĂ« nĂ«n lavaman tĂ« kuzhinĂ«s. Ai nuk mund tĂ« flinte nga ankthet. Gruaja e tij mĂ« tha se po bĂ«rtiste dhe thirrte me emĂ«râ.
âRrobat e tij ishin gjithnjĂ« tĂ« pĂ«rgjakuraâ
Shefki Salihu, i cili u detyrua tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« âspastrimâ. Foto: BIRN.
Djali i Gjogajt, Hyda, tregoi për BIRN se i ati pinte shumë dhe vuante nga ankthi, tensioni i lartë i gjakut dhe problemet e tiroides.
âAi filloi tĂ« pinte gjatĂ« luftĂ«sâ, thotĂ« Hyda. âNĂ« atĂ« kohĂ« isha shtatĂ« vjeç dhe mbaj mend qĂ« ai mezi fliste ndonjĂ« fjalĂ«. Ăka mbaj mend Ă«shtĂ« se rrobat e tij ishin vazhdimisht me plot gjak. Ia lante motra jonĂ« e madhe.â
âAi vetĂ«m dehej dhe binte. VetĂ«m mĂ« vonĂ« e kuptuam pse pinte kaq shumĂ« dhe pse ishte ai gjak nĂ« rrobat e tij.â
Ai thotĂ« se qĂ« nga pranvera e vitit 1999, i ati ândryshoi plotĂ«sishtâ.
NĂ« dĂ«shminĂ« e tij nĂ« HagĂ«, Gjogaj foli pĂ«r hapjen e varrezave masive. âNjĂ« natĂ« thanĂ«: âMos shkoni sonte nĂ« shtĂ«piâ. Pastaj na dĂ«rguan nĂ« fshatin Shpenadi. NĂ« njĂ« vendgrumbullim mbeturinash, gĂ«rmuam njĂ« gropĂ« ku nxorĂ«m rreth 20 trupa. AsnjĂ« nga trupat nuk ishte me uniformĂ«â, tha ai. âPlagĂ«t e plumbave ishin tĂ« dukshme nĂ« ata trupa qĂ« ende nuk ishin dekompozuar.â
Paslufta solli probleme të reja për Gjogajn dhe kolegët e tij. Shumë shqiptarë i shihnin romët si bashkëpunëtorë të serbëve dhe ata shpesh u bënë shënjestër hakmarrje nga njerëz të armatosur.
âMĂ« kujtohet njĂ« natĂ« Shefkiu (Salihu) mĂ« thirri sepse disa njerĂ«z tĂ« armatosur kishin hyrĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij, duke i kĂ«rkuar tĂ« largohejâ, thotĂ« Besnik Kryeziu, njĂ« tjetĂ«r punonjĂ«s shqiptar i âHigjenĂ«sâ. âKur shkova atje, pashĂ« njerĂ«z qĂ« nuk ishin tĂ« UĂK-sĂ«, tĂ« paktĂ«n jo nga ky rajon. Ata ishin vetĂ«m banda dhe grabitĂ«s me uniforma tĂ« UĂK-sĂ«.â
Disa ditë më vonë, teksa punonin në varreza, Gjogaj e Salihu u përballën sërish me njerëz të armatosur.
âDo tâua presim kokatâ, kujton Kryeziu qĂ« ata po u thoshin Gjogajt e Salihut. âUnĂ« u thashĂ« kĂ«rcĂ«nuesve tĂ« largohen shpejt.â
Duke shĂ«nuar dhe mbajtur mend se ku i kishin varrosur trupat, Salihu dhe Gjogaj mĂ« vonĂ« ndihmuan disa familje shqiptare tĂ« gjenin trupat e tĂ« dashurve tĂ« tyreâ, thotĂ« Kryeziu pĂ«r BIRN.
âNga ata qĂ« gjetĂ«n trupat e familjarĂ«ve tĂ« tyre kishte edhe njerĂ«z tĂ« UĂK-sĂ«â, tha ai. âĂshtĂ« turp sepse ata (Salihu e Gjogaj) vuajtĂ«n shumĂ«. Ata ishin thjesht punĂ«torĂ«. Askush nuk i pyeti nĂ«se donin apo jo ta bĂ«nin atĂ« punĂ«.â
NjĂ« tjetĂ«r nga punĂ«torĂ«t romĂ« tĂ« varrezave nĂ« GjakovĂ«, Gazmend Kryeziu, u largua nga Kosova pĂ«r nĂ« Mal tĂ« Zi nĂ« qershor tĂ« vitit 1999. Duke kujtuar se si mblidhte dhe ngarkonte trupat nĂ« kamionĂ«, tha ai pĂ«r BIRN se ishte urdhĂ«ruar tĂ« shkonte me policinĂ«: âNuk mĂ« thoshin asgjĂ«, vetĂ«m tâi ndiqja. Shumica e trupave ishin nĂ« qytet dhe unĂ« i ngarkoja vetĂ«m nĂ« kamionĂ« ose traktorĂ«.â
Karce, një tjetër pastrues komunal, i komunitetit torbesh, pas luftës gjithashtu u largua nga Kosova për në Mal të Zi. Ai nuk pranoi të fliste për përvojat e tij gjatë luftës, duke thënë se gjithçka që dinte u kishte thënë prokurorëve të OKB-së.
Njëzet e pesë vjet më vonë, vragat e luftës dhe asaj që pasoi ende ndihen nga komuniteti rom i Kosovës.
âMendoj se kĂ«to pĂ«rvoja tĂ« luftĂ«s dhe tĂ« pasluftĂ«s ende sot ndikojnĂ« nĂ« jetĂ«n e individĂ«ve nĂ« komunitetin româ, thotĂ« Isak Skenderi, njĂ« aktivist i tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe drejtor i OJQ-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«, ZĂ«ri i RomĂ«ve, Ashkalive dhe EgjiptianĂ«ve (VoRAE).
Edhe Braha, si shqiptare, u stigmatizua pĂ«r vite me radhĂ« ngase kishte vazhduar tĂ« punonte gjatĂ« luftĂ«s nĂ« ndĂ«rmarrjen âHigjienaâ. Ashtu si kolegĂ«t e saj romĂ«, Braha thotĂ« se pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ajo u pa si âshĂ«rbyese e armikutâ. /Serbeze Haxhiaj/BalkanInsight/
The post âMe duart tonaâ: RomĂ«t qĂ« u detyruan tĂ« pastrojnĂ« krimet e SerbisĂ« nĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.