Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Avokati Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në “mafien energjetike” të Ballkanit

20 September 2024 at 17:41

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares, kurse Xhevdet Smakiqi – avokat, deklaroi se, pavarësisht statusit të saj si dëshmitare, roli i Mihalit pritet të jetë më i madh.

Avokati Smakiqi deklaroi se roli i Mihalit në “mafien energjetike të Ballkanit” mund të jetë shumë më i madh se thjesht një dëshmitare.

Smakiqi vlerësoi se Dejona Mihali, e cila ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, është në realitet një figurë kyçe me fuqi të madhe në vendimmarrje politike dhe menaxhimin e zyrtarëve të kësaj partie në institucionet publike,.

“Duke e parë që tri apo katër vitet e qeverisjes së VV-së Dejona si një person anonim, misterioz që është paraqitur në publik shihet edhe nga ana e të gjithë personave që marrin vesh në politikë se ajo është eprore e të gjithë zyrtarëve të VV-së nëpër institucione publike, qoftë nëpër ministri qoftë në komuna. Dhe ka një fuqi të madhe të vendimmarrjes politike”, tha Smakiqi, për RTV Dukagjini.

“Dhe unë vlerësojë që momentalisht ajo mund të jetë dëshmitare, por siç e kemi parë Dejona Mihali është kupola e subordimit të të gjithë anëtarëve të LVV-së, ndoshta përshirë edhe Kurtin, sepse roli i saj dhe vendimet e saj kanë pasur efekt direkt edhe në ndërmarrjet publike. Në kryerjen e hetimeve në këtë po quhet në media si ‘mafia energjetike’ në Ballkan roli i saj do të jetë shumë më i madh, sesa një dëshmitare e thjeshtë”, ka thënë Smakiqi. /Dukagjini/

The post Avokati Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në “mafien energjetike” të Ballkanit appeared first on Telegrafi.

❌
❌