Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise

By: user 2
21 September 2024 at 17:51

Në javën e katërt të Bundesligës, Bayern Munich dominoi e fitoi 5-0 ndaj Werder Bremen, me Olise protagonist. Francezi është protagonisti i padiskutueshëm në formacionin bavarez, falë dy golave (23′ dhe 60′) dhe po aq asisteve: Musiala (32′) dhe Kane (57′) përfituan nga pasimet fituese nga ish-lojtari i Crystal Palace. Gnabry (65′) përfundoi shuplakën. Kështu pas 9-2 në Champions erdhi edhe goleada e radhës. Në ndeshjet e tjera, Freiburg gjithashtu bëri mirë (3-0 ndaj Heidenheim). Bochum dhe Kiel gjejnë pikët e para.

WERDER BREMEN 0-5 BAYERN MUNICH

Bayern Munich diktoi menjëherë ritmin e tyre dhe goditi traversën që në minutën e 8′ me Laimer. Më pas skuadra e Kompany zhbllokoi sfidën me Olise në minutën e 23′. Kane përfitoi nga një top i humbur i Werder Bremen dhe i dha francezit asistin për golin e parë. Ish-lojtari i Crystal Palace veçanërisht i frymëzuar, në minutën e 32′, i dhuroi Musiala topin për të bërë rezultatin 2-0, pasi uli përtokë dy mbrojtës në zonë me një lojë të shkëlqyer. Bayern dominoi gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa i lejoi diçka Bremen në fillimin e pjesës së dytë. Upamecano ishte spektakolar në mbylljen e krosimit të Weiser në minutën e 54′.

Megjithatë, ishte sërish Bayern ai që goditi befas. Aksion brilant në aksin Olise-Kane, me francezin që mori sërish rolin e asistuesit dhe ish-lojtarin e Tottenham që fiksoi trisin. Për Kane, ky ishte goli i 40 në Bundesligë. Asnjë anglez tjetër nuk ka bërë ndonjëherë më mirë. Skuadra e Kompany luan bukur dhe Olise shënoi pokerin bavarez në minutën e 60′, duke gjetur kështu dygolëshin pas dy asisteve. Kaluan vetëm pesë minuta të tjera dhe Gnabry bëri rezultatin 5-0, përpara se Kimmich të godiste traversën më vonë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Bayern Munich në startin e kampionatit. Bavarezët mbeten me pikë të plota pas katër javësh, duke kryesuar Bundesligën me 12 pikë. Werder Bremen ka ngecur në 5.

Bundesliga Germany

Bochum 2-2 Holstein Kiel
FC Heidenheim 0-3 Freiburg
Union Berlin 2-1 Hoffenheim
Werder Bremen 0-5 Bayern Munich

The post Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise appeared first on Lapsi.al.

Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton rregullin absurd të të huajve pa limit

By: user 2
21 September 2024 at 17:26

Nëse shohim në fushat e kampionateve kombëtare lojtarë të huaj të shumtë, tani duhet të bëhemi gati për shumë më tepër. Kjo sepse Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh sot për të marrë vendimin më absurd të mundshëm në dëm të Akademive të Futbollit dhe “produktit” vendas. Anëtarët e KE miratuan ndryshimet në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë si dhe Kategorisë së Dytë, duke i hapur rrugën, duke filluar nga sezoni i ardhshëm prurjeve të huaja.

Sipas këtij vendimi duke nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve. Ndërkaq, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht. Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Lexo më tejFutbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

Aktualisht lojtarët e huaj që bëjnë pjesë në organikat e klubeve shqiptare, edhe ato në Superiore, nuk është se bëjnë ndonjë diferencë nga lojtarët shqiptarë. Madje në shumë raste qendrojnë edhe në stol: dyndja e tyre shpesh është e lidhur me aspektin ekonomik. E tani Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i hap dyert, krejtësisht duke filluar nga sezoni i ardhshëm, duke i dhënë mundësinë një klubi edhe të mos ketë asnjë futbollist vendas.

The post Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton rregullin absurd të të huajve pa limit appeared first on Lapsi.al.

Platini, propozimi absurd për të kthyer futbollin e bukur: “Të luhet me 10 lojtarë”

By: user 2
21 September 2024 at 14:08

Ndoshta futbolli nuk është më aq i bukur, meritë e taktikave dhe strategjive të trajnerëve. Ndoshta, ka shumë kujdes dhe më pak guxim për të luajtur hapur, por të ndryshosh një nga rregullat më të vjetra të lojës është e tepërt. E propozimi i sugjeruar nga Michel Platini, ish-president i UEFA-s, për të bërë më argëtues futbollin modern është i pabesueshëm: të luhet me 10 lojtarë.

PLATINI: “TË LUHET ME 10 PËR TË KTHYER FUTBOLLIN”

“Çfarë nevojitet për të rikthyer futbollin argëtues? Mund të mendohet për të luajtur me 10 lojtarë, mund të jetë një zgjidhje e mirë – tha Platini për Rmc Sport -. Në vitet 1900 nisi të luhet me 11 lojtarë, por në ato kohë vraponin më pak. Futbollistët ishin më të ngadaltë dhe më pak të fortë fizikisht”.

“BREZI IM NUK SHEH MË FUTBOLL”

“Brezi im nuk shikon më shumë ndeshje – vazhdoi ish-presidenti i UEFA-s – sepse ata nuk e gjejnë veten në futbollin e sotëm. Unë nuk dua të kritikoj askënd, por në kohën time futbolli ishte shumë më ofensiv”, shpjegoi Platini.

Lexo më tej: ‘Profecia’ e Platini: “Futbolli do të plasë e Super League do të bëhet, e sigurtë”

REPLIKA E DE ZERBI

Në këtë drejtim nuk vonoi të vinte edhe kundërshtia e parë nga njerëz të futbollit aktualë. Roberto De Zerbi, tekniku i Marseille, në konferencën për shtyp replikoi: “Nuk jam dakord. Nuk e di nëse ideja është e Platini apo e dikujt tjetër, por zakonisht kur bëhen këto ndryshime përfundon duke marrë vendime të gabuara”.

The post Platini, propozimi absurd për të kthyer futbollin e bukur: “Të luhet me 10 lojtarë” appeared first on Lapsi.al.

Schillaci, letra prekëse e të birit: “Ishe superheroi që të gjithë fëmijët ëndërronin”

By: user 2
21 September 2024 at 13:40

“Përshëndetje baba, mora pak kohë para se të të shkruaj… zbrazëtia që ke lënë është e madhe. Të gjithë të kanë njohur si heroin e netëve magjike, por për fat të keq për ta askush nuk të ka njohur si baba. Ti ke qenë dhe do të jesh përgjithmonë shoku im më i mirë. Ti ishe shembulli më i bukur, superheroi që të gjithë fëmijët ëndërronin kur mbyllnin sytë. Papritmas u largove kështu, si bëje gjithnjë: duke befasuar, pa paralajmërim”. Kështu ka shkruar Mattia Schillaci, djali i Totò Schillaci në një postim në Instagram ditën e funeralit të ish-sulmuesit të kombëtares italiane.

“Një gur në zemër, në shpirt, një thikë në gjoks, një plagë e madhe, dhe shenjat do të mbeten përgjithmonë. Do të të mbaj gjithmonë në zemrën time, atë zemër që është përgjysmuar tani që je larg meje – vijon letra e hapur -. Asnjë nuk mund ta thyejë lidhjen tonë, të krijuar nga dashuria, sinqeriteti dhe zemërimi: dy shoqërues që udhëtuan së bashku, nga dita që më solle në botë deri në ditën kur më le. Gjaku yt do të rrjedhë gjithmonë në venat e mia dhe prania jote do të jetë konstante, e përsëritur, e fiksuar në jetën time”.

Lexo më tej: Totò Schillaci nuk ia del: lamtumirë heroit të papritur të Itali ’90

Një rrëfim i sinqertë i përjetimeve të fundit me të atin lëngues: “Ditët e fundit të kaluara së bashku të bënë më të dobët dhe më të brishtë, fizikisht dhe emocionalisht. Ai bastard të kapi dhe të mbyti; ai ndoshta ishte një fans më i madh se shumë të tjerë, aq sa nuk të braktisi deri sa në fund. Çfarë t’i bësh? Më thoshe gjithmonë, ndonjëherë, këta fansa të masakronin, por ky ishte vërtet mbytës. Por ti luftove si luan, zemra jote ishte e çeliktë, ishe i lidhur me jetën. Kështu më tha ajo doktoresha me sy të kaltër, në atë repart, në ditët e fundit. Ti linde duke luftuar e ike në të njëjtën mënyrë. Ndoshta fitoi ai, ndoshta… sepse në realitet nuk është kështu: ne do të jemi gjithnjë bashkë, kudo që të jesh”, rrëfeu djali i Toto Schillaci.

Të kisha premtuar se do të jem me ty deri në fund, por të gënjeva, sepse mes meje dhe teje, mes lidhjes sonë, në dashurinë tonë, nuk do të ketë fund kurrë. Tani vërtet nuk e di se si do të jetë pa ty, nuk e di nëse koha do ta shërojë këtë plagë, por e di që do të më ndihmosh dhe do të më drejtosh, jam i sigurt për këtë. Të dua pafundësisht dhe trashëgimia jote do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona. Faleminderit për atë që ishe, faleminderit për atë që na dhe. Faleminderit për gjithçka, baba. Herët a vonë do të shihemi përsëri. Të dua”.

The post Schillaci, letra prekëse e të birit: “Ishe superheroi që të gjithë fëmijët ëndërronin” appeared first on Lapsi.al.

F1/ Fjalor i papërshtatshëm në konferencë: dënohet Verstappen!

By: user 2
21 September 2024 at 13:08

Vazhdon të shkojë çdo gjë ters rreth Max Verstappen, edhe kur rrotat e makinës janë të ndaluara. Semafor i kuq i vazhdueshëm për kampionin e Red Bull, i cili – mes provave të para dhe të dyta të lira të Çmimit të Madh të Singaporit – u dënua nga FIA me një lloj “pune të dobishme shoqërore” të aplikuar për sportin motorik, për shkak të fjalorit të tij që u cilësua i papërshtatshëm gjatë konferencës zyrtare për shtyp të enjten më 19 shtator.

Verstappen u penalizua me masë për shkelje të nenit 12.2.1.k të Kodit Ndërkombëtar të Sporteve. Pilotit të Red Bull me gjasë do t’i kërkohet të marrë pjesë në një nga iniciativat e organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave për tema të tilla si përfshirja, siguria rrugore dhe qëndrueshmëria.

FIA sanksionoi tre herë kampionin e botës

Komisarët e pistët kanë dëgjuar pilotin e makinës 1 (Max Verstappen), përfaqësuesi i ekipit, dhe ekzaminuan transkriptin audio. Politika e FIA-s është të sigurojë që gjuha e përdorur në forumet e saj publike, të tilla si konferencat për shtyp, të përmbushë standardet e pranuara përgjithësisht për të gjithë audiencat dhe transmetimet. Në veçanti, kjo vlen për deklaratat e bëra nga pjesëmarrësit në Kampionatin Botëror, të cilat duhet të jenë shembull brenda dhe jashtë sportit. Kjo është e qartë në rregulloret e FIA-s dhe është përforcuar nga rastet e mëparshme të sjella para Komisarëve Sportivë në Formula 1, veçanërisht në Las Vegas në 2023.

Komisarët ekzaminuan transkriptin e konferencës për shtyp të pilotëve të FIA-s të enjten në Singapor dhe Max Verstappen, për të përshkruar makinën e tij në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, përdori një term që përgjithësisht konsiderohet vulgar, i vrazhdë ose ka të ngjarë të shkaktojë ofendim. Kjo është ‘sjellje e keqe’ siç përcaktohet në neni 20 i Kodit Ndërkombëtar të Sporteve, dhe është një shkelje e nenit 12.2.1.k. Komisarët kanë dalluar se gjuha e përdorur nuk i adresohej askujt apo asnjë grupi.

Justifikimi i pilotit

Kur u thirr nga Komisarët e garës, piloti shpjegoi se fjala e përdorur është në përdorim të gjerë në gjuhën angleze, e cila nuk është gjuha e tij amtare. Verstappen kërkoi falje për sjelljen e tij. Komisarët vërejnë se gjoba të konsiderueshme janë vendosur për gjuhë fyese ndaj ose drejtuar grupeve të veçanta. Ky nuk është rasti i Verstappen. Megjithatë, duke qenë se kjo temë është ngritur më parë dhe për këtë arsye e njohur mirë për konkurrentët, Komisarët Sportivë kanë vendosur të urdhërojnë një dënim më të madh se në të kaluarën dhe se Verstappen është “i detyruar të kryejë disa punë me interes publik” (neni 12.4.1 .d të Kodit Ndërkombëtar të Sportit), në koordinim me Sekretarin e Përgjithshëm të FIA-s për Sportin”.

The post F1/ Fjalor i papërshtatshëm në konferencë: dënohet Verstappen! appeared first on Lapsi.al.

Mashtrim fiskal në dëm të Shtetit: sekuestrohen 75 milionë euro ndaj pronarit të Juventus Elkann

By: user 2
21 September 2024 at 11:14

“Mashtrimi fiskal dhe mashtrim ndaj shtetit”. Me këtë hipotezë krimi, Guardia di Finanza i sekuestroi vëllezërve John, Lapo e Ginevra Elkann likuiditet financiar, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për afërsisht 75 milionë euro. Kjo dispozitë nga GIP e Prokurorisë së Torinos është një kapitull i ri në telenovelën që lidhet me trashëgiminë e avokatit Gianni Agnelli.

Mes personave të përfshirë është edhe presidenti aktual i Juventus, Gianluca Ferrero, si llogaritar historik i familjes Agnelli/Elkann. Figurojnë gjithashtu të përfshirë edhe noteri i Marella Agnelli, Urs Robert Von Grunigen.

Hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare kanë konstatuar “rezidencën e qëndrueshme në Itali, të paktën që nga viti 2010” të Marela, deri në vdekjen e saj në shkurt 2019.

Lexo më tejJohn Elkann e letra për aksionerët: “Viti zero për Juventus, Giuntoli do të plazmojë të ardhmen”

Të paktën 13 punonjës të familjes kishin konfirmuar gjatë hetimeve praninë e të vesë Agnelli në Itali, pothuajse në mënyrë konstante. Gjatë hetimeve, shkroi dje prokurori Bombardieri, “është marrë një memorandum i gjetur gjatë kontrolleve në studion e një të dyshuari, i cili përcakton në detaje masat që konsiderohen të nevojshme për të mbështetur vendbanimin zviceran”.

Sekuestrimi i ndodhur dje është faza e fundit e një përqasjeje që zgjat prej vitesh dhe që kishte çuar tashmë në kontrolle dhe paralajmërime garancie ndaj familjes, vitin e kaluar. Ndonëse për avokatët e tre vëllezërve Elkann “sekuestrimi nuk çon në asnjë vlerësim përgjegjësie”.

The post Mashtrim fiskal në dëm të Shtetit: sekuestrohen 75 milionë euro ndaj pronarit të Juventus Elkann appeared first on Lapsi.al.

Partizani ofensiv, Tirana hermetike: ja statistikat e derbit të përjetshëm të kryeqytetit

By: user 2
21 September 2024 at 09:18

Partizani më efikas në sulm, Tirana më hermetike në mbrojtje: dy rivalët e mëdhenj të kryeqytetit e kanë nisur me karakteristika të ndryshme kampionatin. Sidoqoftë, prova e vërtetë do të jetë sonte në orën 20. Gjithçka gati për derbin e parë të këtij sezoni në Superiore dhe Arena Kombëtare do të jetë skena e përplasjes Partizani-Tirana.

Tirana nuk ka fituar ende asnjë ndeshje, por ndërkohë nuk ka regjistruar humbje. Pesë barazimet në pesë javët e para të kampionatit janë edhe rezultat i faktit se Tirana është skuadra e dytë që pëson më pak goditje në portë për ndeshje, 8.45. Mbrojtja më e vështirë për t’u thyer është ajo e Egnatias, edhe për faktin se vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm.

Partizani nga ana tjetër ka humbur vetëm një ndeshje dhe aktualisht është i treti në renditje me 8 pikë të barabarta me Elbasanin. Fillimi pozitiv i skuadrës së Aleksandër Veselinovic vjen sigurisht edhe për shkak të aftësisë për të krijuar raste për gol. Partizani është skuadra që në këto pesë ndeshjet e para ka goditur më së shumti portën e kundërshtarit, me një mesatare prej 14.8 gjuajtjesh për ndeshje.

Lexo më tej: Superiore, derbi i kryeqytetit në 21 shtator: përcaktohet kalendari i kampionatit deri në javën e tetë

Një aspekt ku Partizani mund të duhet të përmirësohet është saktësia e gjuajtjeve, duke qenë se vetëm 35.4% e goditjeve përfundojnë në portë. Nga ana tjetër, 43% e goditjeve të Tiranës përfundojnë në portë, nga 10.7 goditje për ndeshje, është një shifër që tregon se bardheblutë janë më saktë në finalizim.

Një sulm i shkëlqyer (ai i Partizanit) kundër një mbrojtjeje shumë të mira (ajo e Tiranës): kjo është ndeshja që na pret mbrëmjen e së shtunës. Kush mund të ketë më shumë zotërimin e topit? Shifrat na sugjerojnë Partizanin, që është pas Egnatias skuadra që dominon më shumë lojën gjatë këtij kampionat.

The post Partizani ofensiv, Tirana hermetike: ja statistikat e derbit të përjetshëm të kryeqytetit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Video / Letra e Bërnabiç që demaskon manipulimin e Ramës

By: user 2
20 September 2024 at 14:02

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër hapja e arkivave me qëndrimet e Edi Ramës për Kosovën tradhëton autorin e tyre. Këtë e provon edhe debati që po zhvillohet ditët e fundit midis Prishtinës dhe Brukselit, lidhur me tërheqjen ose jo të një letre që ish kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, i dërgoi BE-së, duke bërë hapa pas nga njohja e marëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për normalizimin e marëdhënive me Kosovën.

Më 6 shtator, në Prishtinë i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiç. Qeveria e Kosovës mohoi të ekzistojë një dokument për këtë zbrapsje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka rrefuzuar të përgjigjet për temën, ndërsa Beogradi zyrtar nuk ka bërë asnjë hap konkret për tërheqjen e saj.
Por, në këtë pikë mw e rëndësishme sesa polemika rreth letrës është përmbajtja e këtij dokumenti që në fakt hedh në erë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Lexo me tej:

Rama-Kurti / Autopsia e marrëdhënies mes dy kryeministrave

Në dokumentin e dhjetorit të vitit të shkuar, Bërnabiç theksonte se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Pra mesazhi është nuk ka njohje as “de jure” as “de facto” dhe nuk pranohet futja e Kosovës në OKB. Por pikërisht për këto dy elementë thelbësorë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar krejt të kundërtën. Në 8 qershor 2023, ai shpalli me bujë se kishte propozuar një draft të shkëlqyer për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Nuk dihet nëse këtë hap e hodhi për ti bërë bërë qefin Vuçiçit, që ato kohë deklaronte se për të marveshja ka vetëm një prioritet nga të 11 pikat e saj, pra themelimin e shoqatës së komunave serbe, apo se në kulmin e skandalit McGonigal i bëri një koncesion amerikanëveqë i kërkuan ti bënte presion Albin Kurtit.

Deliri/ Ndërkombëtarët detyruan Kurtin të pranonte asocacionin e Ramës

Por një gjë është e qartë: për të arritur qëllimin e tij të dyshimtë, se Kosova duhet të pranojë me çdo kusht asocicacionin, Edi Rama u detyrua të futet në një sërë manipulimesh e gënjeshtrash.
‘Krijimi i asocacionit është përfundimisht çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë”, tha ai para gazetarëve në konferencën e 8 qershorit 2023. Eshtë mirë të rishikohen edhe sot pamjet video që Lapi.al ka nxjerrë nga thëniet e asaj dite (këtu poshtë).

Për këdo që ka sadopak njouri për çështjen e Kosovës, deklarata e Ramës u dukën që atëherë absurde. Së pari sepse kurdoherë Beogradi e ka deklarauar troç se nuk e njeh Kosovën të cilën vazhdon ta ketë ka pjesë të kushtetutës së vet. Së dyti sepse as marrëveshjae Brukselit, me një nga pikat asociacionin, ndryshe nga ç’premtonte Rama, nuk e obligon për një gjë të tillë. Dhe së treti se edhe sikur qeveria Kurti të pranonte menjëherë dhe pa kushte themelimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe, nuk do kishte asnjë garanci se kjo mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në pranimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç pretendonte Rama. Aty Kosova mbahet peng nga vetoja e dy shteteve armiqësore që se njohin pavarsinë e saj, si Rusia dhe Kina. Pra edhe sikur ajo të bëjë një sakrificë duke pranuar planin perendimor, kjo nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, do të jenë dakort.

Pikërisht këto të vërteta që dihen botërisht i konfirmoi edhe letra që ish kryeministrja serbe i dërgoi BE-së në dhjetor ku thoshte se e pranonte marëveshjen, por ama pa njohje dhe pa OKB.

Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit

Prandaj rihapja e diskutimit rreth saj e nxjerr kryeministrin tonë në një dritë të keqe. Sepse për të këmbëngulur në pranimin e asociacionit, një ide që sipas sondazheve rrefuzohet nga afro 90% e kosovarëve, ai u detyrua të flasë për premtime që nuk ia rrokte mendia askujt. E nëse sot mund të diskutohet për misterin e qëllimeve që e shtynë Ramën për ta bërë këtë, një gjë është e sigurtë, përdorja prej tij e armëve të manipulimit dhe mashtrimit që kuprohet se në dëm të kujt shkonin.

©Lapsi.al

The post Video / Letra e Bërnabiç që demaskon manipulimin e Ramës appeared first on Lapsi.al.

Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

By: user 2
19 September 2024 at 23:11

Në ditën e parë të Champions League, Atalanta dhe Arsenal ndanë pikët me një barazim 0-0. Në stadiumin Gewiss fitoi ekuilibri, me Hyjneshën që mund të ketë më shumë keqardhje se Gunners për mundësinë e humbur në minutën e 51′ nga Retegui, i cili nga pika e bardhë u hipnotizua nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan ta zhbllokojnë ndeshjen, por pa fat. Barcelona dorëzohet në Monaco 2-1, duke luajtur me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjes. Atletico përmbys Leipzig po 2-1 e Brest triumfon ndaj Sturm Graz me të njëjtin rezultat.

ATALANTA 0-0 ARSENAL

Përfundon 0-0 mes Atalanta dhe Arsenal. Një pikë e çmuar për skuadrën bergamaske që rikthehet në Champions League dhe gjithashtu kishte mundësinë të mposhtte Gunners me një penallti. Por një super Raya i tha jo dy herë Reteguit. Leximi i formacioneve tregoi rrugën e mbrëmjes zikaltër: në kërkim të një goli më shumë se kundërshtari. Gasperini hodhi në fushë së bashku Retegui, Lookman dhe De Ketelaere, Arteta iu përgjigj me Saka, Jesus, Martinelli dhe Havertz. Atalanta kontrolloi lojën, ashtu si Gjimshiti sulmuesit e Gunners dhe rastet nuk ishin të shumta.

Kthesa mund të vinte në minutën e 50′ me Retegui që u paraqit nga pika e bardhë për penalltinë e fituar nga Ederson për faullin e Partey, por nga 11 metra sulmuesi u hipnotizua nga Raya që fillimisht bllokoi goditjen e më pas tentativën e dytë. Për Arsenal mundësia më e mirë ishte në këmbët e Martinellit, që i vetëm me portierin Carnesecchi gaboi shënjestrën.

MONACO 2-1 BARCELLONA

Humbje sensacionale për Barcelonën, që u dorëzua 2-1 në debutimin në Monaco. Praktikisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Pas dhjetë minutash lojë katalanasit mbeten në mënyrë të papritur numerikisht inferiorë, për shkak të faullit si lojtar i fundit (me pasojë përjashtimin) nga Eric Garcia. Monaco e shfrytëzoi menjëherë dhe në minutën e 16′ zhbllokuan ndeshjen falë veprimit të jashtëzakonshëm personal të Akliouche, që mposhti Ter Stegen në shtyllën e afërt. Barça rrezikoi të pësonte të dytin, por në minutën e 28′ riktheu ndeshjen në ekuilibër me golin e parë të Lamine Yamal në Champions League.

Lexo më tejVideo/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Në pjesën e dytë blaugranat u dukën më sfidues pavarësisht se kishin një lojtar më pak, por vuajtën kundërsulmet apo tranzicionet pozitive nga kundërshtarët e tyre. Në minutën e 71′ erdhi goli vendimtar i shënuar nga Ilenikhena, i cili nuk gaboi përballë ter Stegen. Champions League nuk nis mirë për Barcelonën, tre pikë të mëdha për Monacon.

ATLETICO MADRID 2-1 LEIPZIG

Fitore me përmbysje për Atletico Madrid, 2-1 në fund ndaj një Leipzig të shkëlqyer. Dush i ftohtë në fillim për vendasit, të cilët në minutën e katërt e panë veten në disavantazh 1-0. Gjermanët e nisin në mënyrën e duhur falë goditjes nga Sesko. Pas golit të pranuar, Colchoneros filluan të shtyjnë fort për të reaguar dhe Correa goditi një shtyllë të bujshme në mesin e pjesës së parë. 1-1 vonoi vetëm pak dhe në minutën e 28 Griezmann barazoi rezultatin. Spanjollët e zhvendosën inercinë në anën e tyre dhe në fund të pjesës së parë shkuan pranë përmbysjes. Skuadra e Simeone vazhdoi të marrë iniciativën edhe në pjesën e dytë e kur gjithçka sugjeronte një barazim, Colchoneros kompletuan rikthimin në minutën e 90′. Gimenez u ngrit më lart se kushdo dhe shënoi me kokë golin që vendosi ndeshjen. Atletico e nis me një fitore të rëndësishme, cilësia dhe intensiteti nuk mjaftuan për një Leipzig kurajoz.

BREST 2-1 STURM GRAZ

The post Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën appeared first on Lapsi.al.

Zbulimi i Repubblica: “Lina Souloukou donte shkarkimin e De Rossi për çështjen Dybala e miqësinë me Totti”

By: user 2
19 September 2024 at 22:17

Ndërsa të gjithë drejtojnë gishtin nga Friedkin, gazeta romane zbulon informacione që ndryshojnë këndvështrimin. Ka qenë CEO e klubit Lina Souloukou ajo që donte që De Rossi të largohej nga Trigoria, pasi kishte pasur tashmë disa debate me trajnerin në javët e fundit.

LINA SOULOKOU VENDOSI SHKARKIMIN E DE ROSSI

Ish-mesfushori u largua dje me nxitim nga Trigoria por jo pa u përshëndetur më parë me bashkëpunëtorët e tij dhe tifozët e pranishëm jashtë qendrës sportive. Pas zgjedhjes së shkarkimit të tij është administratorja e deleguar, të paktën sipas asaj që shkruan Repubblica:

Pronari amerikan Dan Friedkin ka braktisur shtëpinë Parioli dhe iluzionon veten se po drejton një shoqëri në të cilën ajo që komandon vërtetë sot është një menaxhere greke, e cila për vite me radhë ka menaxhuar Olympiacos për pronarin e diskutueshëm të anijeve Evangelos Marinakis. Gjëja më e rëndësishme për Lina Souloukou, CEO 41-vjeçare që mbërriti në prill 2023, është të ruajë kontrollin: kur dëgjoi intervistën e ish-kapitenit Totti në Sky, pak më shumë se një javë më parë, ajo besoi se dikush donte tja hiqte atë nga duart. Në sytë e menaxheres greke, shprehja “Daniele është një rrufepritës” do të frymëzonte pikërisht teknikun De Rossi. Ky është motivi që ajo kontestoi trajnerin, edhe para rezultateve zhgënjyese të Romës së tij.

Por nuk mbaron këtu, sepse De Rossi kishte diskutuar tashmë me greken edhe për çështjen Dybala.

ÇËSHTJA DYBALA

Fërkimi mes trajnerit dhe drejtueses greke kishte disa kohë që kishte lindur. Një nga diskutimet kryesore kishte qenë aktivizimi i Dybala, i cili në paraqitjen e tij të 15, do të shihte rritjen e pagës së tij në 7.5 milionë euro neto falë rinovimit automatik. Një opsion që klubi verdhekuq dëshiron ta shmangë me çdo kusht. Repubblica shkruan:

Pronarët, me anë të Souloukou, donin të detyronin De Rossin ta përdorte Dybala me masë për të mos shkaktuar rinovimin automatik, gjë që çoi në dorëheqjen e tij, e cila më pas u refuzua nga pronarët.

The post Zbulimi i Repubblica: “Lina Souloukou donte shkarkimin e De Rossi për çështjen Dybala e miqësinë me Totti” appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

By: user 2
19 September 2024 at 21:48

Mbërrijnë rezultatet e para të ndeshjeve të së enjtes së raundit të parë të Champions League 2024/25. Një debutim dërrmues për Bayer Leverkusen, që mposhti Feyenoord 4-0 në transfertë. Protagonist absolut ishte Florian Wirtz, i cili shënoi një dygolësh në debutimin e tij në kompeticion (shënoi edhe Grimaldo). Sukses edhe për Benfica, që fitoi 2-1 në Beograd në fushën e Crzvena Zvezda falë Akturkoglu dhe Kokçu.

FEYENOORD 0-4 BAYER LEVERKUSEN

Goleadë e Bayer Leverkusen, që në debutimin e tij në Champions mposhti Feyenoord në Rotterdam me rezultat 0-4. Pesë minuta i mjaftuan skuadrës së teknikut Xabi Alonso për të hapur ndeshjen: Andrich gjeti mes linjave Ëirtz, i cili shënoi golin e parë. Holandezët tentuan të reagojnë, por në minutën e 30′ e pësuan përsëri nga Grimaldo, që dyfishoi rezultatin me një tap-in. Pas 2-0, vendasit u shembën pothuajse përfundimisht, që në pjesën e parë: në minutën e 36′, një kundërsulm i Frimpong nxorri të lirë Wirtz, që shënoi të tretin, duke firmosur dygolëshin personal. Në fundin e pjesës së parë, Aspirinat shënuan pokerin, me goditjen me kokë të Tapsoba. Në pjesën e dytë bardhekuqtë shtuan ndjeshëm intensitetin e tyre, duke gjetur edhe golin e nderit me Ueda, por që u anulua. Krenaria e skuadrës së Priske nuk mjaftoi, Leverkusen triumfoi 4-0 dhe e nisi shkëlqyer rrugëtimin në Evropë.

Lexo më tej: Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland

CRVENA ZVEZDA 1-2 BENFICA

Gjithçka ishte mjaft e lehtë edhe për Benfica, fituese 2-1 në Beograd ndaj Crvena Zvezda. Fillim i shkëlqyer për miqtë, të cilët pas nëntë minutash lojë kaluan në avantazh falë goditjes së Akturkoglu. Serbët tentuan të nisen menjëherë në kërkim të barazimit, por me kalimin e minutave portugezët u kthyen dominues dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 29′ sërish me protagonist një turk: Kokçu ekzekutoi një trajektore perfekte nga një goditje dënimi, që përfundoi në rrjetën e Glazer. 2-0 e gjërat nuk ndryshuan në dyzet e pesë minutat në vijim. Bardhekuqtë u futën në fushë me një qëndrim tjetër, por pa arritur të dëmtojnë ekipin mik. Goli që ngushtoi diferencën erdhi në minutën e 86′ me goditjen e Milson i vetëm përballë Trubin, por atëherë ishte tepër vonë. Benfica fitoi 2-1 dhe e nisi aventurën europiane me tre pikë.

The post Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda appeared first on Lapsi.al.

Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League

By: user 2
19 September 2024 at 18:43

Në Angli, gjyqi i Manchester City vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018. E tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa lajme që filtrojnë duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez. Sipas The Telegraph, nëse do të shpalleshin fajtorë, Citizens jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premier League, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Carabao Cup, FA Cup, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Një shembje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar. Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, po e ndjekin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizjet e Federatës Angleze dhe UEFA-s.

Lexo më tejAnglia pezull, nis procesi kundër Manchester City: rrezikon rënien nga kategoria

Të interesuara për të caktuar një dënim serioz dhe të rëndë, në rast faji, klubet nuk do të mjaftoheshin me një zbritje të thjeshtë pikësh apo një rënie nga kategoria, por do të donin një dënim shembullor. Gjë që, sipas rregullores, mund të nënkuptojë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në hijen e Etihad Stadium rreziku është i madh dhe City po dridhet.

The post Manchester City dridhet nga gjyqi: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League appeared first on Lapsi.al.

Detajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s

By: user 2
19 September 2024 at 18:34

Me sa duket Euro 2024 nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Berlinit. Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit. E kështu, këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi Konferencën e 14-të për Trajnerët e Ekipeve Kombëtare dhe Drejtorët Teknikë nga e gjithë Evropa në Gjermani për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea. Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë Euro 2024, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

Lexo më tejEuro 2024, Sylvinho: Ishim në grupin e ‘vdekjes’ por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës. Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth Euro 2024 dhe jetës si trajner i një kombëtareje.

The post Detajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s appeared first on Lapsi.al.

Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland

By: user 2
19 September 2024 at 12:16

Si në Stamboll. Edhe një herë Acerbi anuloi krejtësisht nga loja sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland. Norvegjezi mbeti pa gol në finalen e Champions League më 10 qershor 2023 dhe gjithashtu nuk arriti të shënonte në ndeshjen e djeshme në Mançester. Merita e mbrojtësit të Inter, autor i një paraqitjeje pa të meta: “I kërkova Haaland fanellën por nuk ma dha. Po bëjmë shaka”, ka shkruar Acerbi në Instagram.

Në fakt, në fund të ndeshjes të dy u takuan dhe pati një episod interesant që nisi me inat e përfundoi me të qeshura: “A e do fanellën? E tërhoqe gjatë gjithë ndeshjes”, i tha Haaland në fillim nervoz. Acerbi megjithatë ishte miqësor dhe me humor iu përgjigj duke ngritur dy gishta. Kaq mjaftoi që Haaland të qeshte dhe të largohej për të përshëndetur publikun e tij në Etihad.

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

The post Video/ “E do fanellën, e tërhoqe gjithë ndeshjen”: inat e pastaj të qeshura mes Acerbi e Haaland appeared first on Lapsi.al.

“Këtë herë nuk kthehem më”: lamtumira e hidhur e De Rossi dhe fjalia e thënë stafit të tij

By: user 2
19 September 2024 at 12:06

Kur Daniele De Rossi u shfaq në Trigoria për stërvitjen e mëngjesit dje në mëngjes, sigurisht që nuk e priste që historia e tij e dashurisë me klubin ku u rrit si njeri dhe sportist do të përfundonte papritur. Vetëm koha për t’i thënë lamtumirë stafit dhe më pas ai u largua me sy të përlotur, për lamtumirën e dytë (së pari si futbollist në 2019) dhe ndoshta të fundit nga Trigoria. Corriere dello Sport rindërtoi historinë dhe zbuloi fjalinë e lamtumirës që ai u drejtoi bashkëpunëtorëve të tij përpara se të largohej nga qendra sportive.

FJALIA E LAMTUMIRËS NGA DE ROSSI

As koha për të vendosur piketat në fushën e stërvitjes përpara se De Rossi të thirrej nga CEO Lina Souloukou, e cila e informoi atë për vendimin e klubit për ta shkarkuar nga detyrat e tij. Corriere dello Sport saktëson se nuk ka pasur asnjë debat mes të dyve, asnjë dramë. Daniele u largua nga zyra padyshim i hidhëruar por me edukatë ekstreme. Ai nuk ka pasur rastin as të përshëndeste lojtarët, të cilët e kanë mësuar lajmin në chat-in e skuadrës teksa ishin në rrugë drejt Trigorias.

Lexo më tejVendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh

Megjithatë, para se të largohej, ai u përqafua me drejtorin sportiv Ghisolfi, i cili nuk kishte asnjë rol në shkarkimin dhe u dha emocionalisht lamtumirën bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë: “Këtë herë nuk do të kthehem më te Roma…”. Një fjali që ngriu të gjithë stafin, i vetëdijshëm se ky ishte me të vërtetë fundi i një historie dashurie që zgjati mbi 20 vjet. Para se të largohej nga Trigoria, trajneri përshëndeti rreth njëzet tifozë të pranishëm te porta, nënshkroi disa autografe dhe u largua me një buzëqeshje të hidhur, që fshihte keq një pikëllim të brendshëm. Një fund i padenjë për një legjendë që bëri historinë e kohëve të fundit te Roma.

The post “Këtë herë nuk kthehem më”: lamtumira e hidhur e De Rossi dhe fjalia e thënë stafit të tij appeared first on Lapsi.al.

Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në Champions: në fushë edhe Barcelona

By: user 2
19 September 2024 at 11:51

Nga fitimi i Europa League në Champions League pas tre vitesh (dhe për herë të katërt në gjashtë sezone). Atalanta fillon këtë mbrëmje aventurën e re evropiane: Arsenal mbërrin në stadiumin Gewiss në Bergamo dhe Gasperini dëshiron të bëjë të vlejë avantazhi fushë që në debutim. “Të vish për të luajtur në Bergamo nuk është e lehtë për askënd, madje as për një ekip lojtarësh të mëdhenj që dinë të sulmojnë me shpejtësi dhe të mbrojnë”, tha trajneri bergamask në prag të ndeshjes. Motoja e fitores së Europa League është gjithmonë e vlefshme: të jesh më i miri edhe kur nuk je më i forti.

Gasperini nuk flet shumë për formacionin. Dyshimi ka të bëjë kryesisht me dy reparte. Në mbrojtje, para portierit Carnesecchi, De Roon mund të zërë vendin e Kolasinac pranë Hien, ose të qëndrojë në mes të fushës përkrah Edersonit në vend të Pasalic. Përpara, të mbash tridhëmbëshin kundër prapavijës angleze me katër, është e vështirë. Te Atalanta drejt konfirmimit Lookman, i cili do t’i bashkohet Retegui e pas tyre Pasalic. “Me formulën e re, renditja e 36 ekipeve pa grupe dhe 8 ndeshje në vend të 6, marrja e pikëve në të gjitha takimet bëhet thelbësore – tha sërish Gasp në prag -. Vështirë se mund të mbetemi në mesin e 8 më të mirëve, me shumë mundësi do synojmë për vendin nga i 9-ti te i 24-ti për të luajtur për play-off për të hyrë në raundin e 1/8”.

Lexo më tej: City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë”

NDESHJET E TJERA

Feyenoord debuton në Rotterdam kundër kampionëve të Gjermanisë. Bayer Leverkusen nuk duket më ai i pathyeshmi i sezonit të kaluar, por megjithatë ka një teknik si Xabi Alonso që i njeh mirë limitet e të tijve. Të pushtosh Maracana në Beograd është një detyrë e vështirë edhe për Benfica, që duhet të bëjë llogaritë me Crvena Zvezda. Atletico Madrid, i strukturuar me lojtarë të rëndësishëm në verë, do të bëjë provat e përgjithshme me Leipzig. Simeone pret një ndeshje të madhe nga Colchoneros, për ta nisur Champions në mënyrën e duhur. Brest e Sturm Graz luajnë ndeshjen e vetme në letër ku mund të marrin pikë, ndërsa Barcelona debuton në Principatë. Skuadra e Flic përballet në transfertë me Monaco, në një ndeshje ku është shumë e rëndësishme fitorja.

League Stage Champions League

18:45 Feyenoord vs Bayer Leverkusen
18:45 FK Crvena Zvezda vs Benfica
21:00 Atalanta vs Arsenal
21:00 Atletico Madrid vs RB Leipzig
21:00 Brest vs Sturm Graz
21:00 Monaco vs Barcelona

The post Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në Champions: në fushë edhe Barcelona appeared first on Lapsi.al.

City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë”

By: user 2
19 September 2024 at 10:05

“Ishte një ndeshje e vështirë, Inter është një ekip i mrekullueshëm, që luan shumë mirë në kundërsulm dhe mbrohet shumë mirë. Por mua më pëlqeu gjithçka në ekipin tim, sepse e di se me çfarë skuadre u përballëm. Ata nuk janë kampionë të Italisë rastësisht. Ne luajtëm më mirë se në finalen e Stambollit dhe në pjesën e dytë patëm 4-5 raste. Ata vetëm një me Lautaron në fund, por ne jemi gjithashtu një ekip fantastik”. Kështu e analizon Pep Guardiola ecurinë e City të tij ndaj zikaltërve në debutimin në Champions.

Lexo më tejMarotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City: “Mund të fitojmë Champions”

“Nuk ka asgjë që më ka lënë të pakënaqur, më ka pëlqyer gjithçka. Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë që dinë të mbrohen, të dublojnë dhe kur kanë topin vrapojnë. Padyshim që edhe ne u mbrojtëm, të paktën një dy raste duhet t’ia lejosh Interit – vazhdoi Guardiola në Prime, pas barazimit 0-0 kundër zikaltërve -. Në këtë nivel nuk mund të kesh 20 mundësi për gola, ne patëm 5. Luajtëm edhe më mirë se finalen e dy viteve më parë, por këtë herë nuk fituam”, e mbylli tekniku spanjoll.

The post City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: “Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë

By: user 2
18 September 2024 at 23:05

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e së mërkurës, edhe pse në Etihad, mes Manchester City e Inter u luajt hapur në kërkim të fitores. 0-0 por shumë raste për shënim në të dy krahët. Fitore në frymën e fundit për PSG, që gjeti të Girona një kundërshtar shumë më të vështirë se mendonte. Mendes shpëtoi nga kritikat teknikun Luis Enrique në minutën e 90′. Goleadë e Celtic që i dha një shuplakë 5-1 Slovan, ndërsa Borussia Dortmund godet me tris në transfertën me Brugge.

MANCHESTER CITY 0-0 INTER

Inter ndal Manchester City dhe largohet nga Etihad me kokën lart dhe një barazim të mirë: 0-0. Natyrisht ka edhe disa keqardhje, si thembra e Darmian në vend të goditjes në portë dhe super rasti i Mkhitaryan me të djathtën, të dyja në pjesën e dytë. Një paraqitje e shkëlqyer e Taremi, i cili e nisi titullar në vend të Lautaro, që hyri në pjesën e dytë, por në përgjithësi nga i gjithë Interi. Skuadra e teknikut Inzaghi ruajti portën e paprekur për herë të parë jashtë shtëpisë, pasi pësoi dy gola në Genoa dhe një në Monza.

Lexo më tejVideo/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

Ndaj sulmit më të mirë në Premier League, megjithatë, Acerbi dhe shokët e tij rrezikuan shumë pak, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 79′ Sommer devijoi goditjen e Gvardiol me këmbën e djathtë, e kjo pasi bllokoi tentativën e Foden. Në minutën e 88′, megjithatë, zvicerani bllokoi goditjen me kokë të Gundogan nga brenda zonës. Gjermani iu afrua sërish golit me një zhytje me kokë pikërisht në fund. Për Inter, megjithatë, vlen të përmendet një goditje e Lautaro Martinez e neutralizuar nga Ederson. Champions League fillon me një pikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë për derbin e së dielës në mbrëmje.

PSG 1-0 GIRONA

Buzëqesh në fund PSG, që mori tre pikët në minutën e 90′ në debutimin në Evropë kundër Girona. Kampionët në fuqi të Francës morën kontrollin e lojës në pjesën e parë, duke menaxhuar zotërimin e topit në përpjekje për të goditur. Skuadra e Michel mbrohej kompakte, duke i kufizuar parisienët vetëm në disa goditje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, me francezët që rritën ritmin në kërkim të avantazhit. Hakimi dhe Dembelé shtynë fort nga e djathta, me ish-lojtarin e Barcelonës që ishte afër avantazhit në minutën e 82′. Në fund të ndeshjes PSG, sidoqoftë, arriti të marrë fitoren me Nuno Mendes i favorizuar nga gafa e Gazzaniga. Përfundoi 1-0, me PSG që merr, ndonëse me vështirësi, suksesin e parë.

BRUGES 0-3 BORUSSIA DORTMUND

Suksesi i parë për Borussia Dortmund, 3-0 ndaj Club Brugge. Gjermanët e nisën menjëherë fuqishëm, por rrezikuan pak para çerek ore lojë kur Vetlesen goditi shtyllën, në zhvillimet e një këndore. Belgët morën zemër dhe filluan të shqetësojnë jo pak mbrojtjen verdhezi. Të besuarit e Sahin morën sërish kontrollin e ndeshjes vetëm në fazat e fundit të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll 0-0. Ritmi i kthimit në fushë pas pushimit është më pak i furishëm dhe Borussia e shfrytëzoi duke siguruar avantazhin në minutën e 76′. Jamie Gittens, në fushë vetëm prej rreth dhjetë minutash, lëshoi një goditje fituese nën traversë. Anësori anglez u ekzaltua në fund dhe dhjetë minuta më vonë mbylli ndeshjen duke përfituar nga asisti i Nmecha për të shënuar 2-0. Në fund kishte vend për lavdi edhe për sulmuesin Guirassy, ​​i cili në minutën e 95′ me penallti mbylli sfidën. Dortmund fitoi dhe mori tre pikët e para të Champions League.

CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA

League Stage Champions League

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk
Sparta Prague 3-0 RB Salzburg
Celtic 5-1 Slovan Bratislava
Club Brugge 0-3 Borussia Dortmund
Manchester City 0-0 Inter
Paris Saint-Germain 1-0 Girona

The post Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90′, Celtic bën pesë appeared first on Lapsi.al.

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

By: user 2
18 September 2024 at 21:04

Sparta Pragë debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në Champions League, duke dërrmuar 3-0 Salzburg. Protagonist i fitores së madhe të çekëve ishte Qazim Laçi, autor i golit të tretë të çekëve. Në ndeshjen tjetër, rrugëtimi i Bologna në Champions League filloi me një barazim 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Në Dall’Ara, në ndeshjen e parë absolute në histori në kupën me Veshë të Mëdhenj, Bologna përjetoi një fillim tronditës: Posch rrëzoi Eguinaldo në zonë dhe shkaktoi një penallti pas katër minutash lojë. Megjithatë, Skorupski shpëtoi rezultatin, duke bllokuar Sudakov nga njëmbëdhjetë metra me një pritje të shkëlqyer.

BOLOGNA 0-0 SHAKHTAR

Tre mundësi të humbura, një penallti e shpëtuar, prodhim loje por jo finalizim. Ndeshja e parë e Bologna në Champions është një kondensim i mundësive të hedhura në erë, me ndjesinë se ky Shakhtar mund të ishte mposhtur pavarësisht gabimit fillestar. Sepse pas 2′ ukrainasit patën shansin për të kaluar në avantazh, por Skorupski ishte perfekt në goditjen e penalltisë së Sudakov. Që nga ai moment, pavarësisht se nuk shkëlqeu, Bologna shpenzoi situata, por ato për shënim (të nënshkruara nga Castro, Fabbian dhe Dallinga në finale) mbetën vetëm në qëllimet dhe duart e Riznyk. Ndalesa tjetër për Bologna, është në Anfield Road më 2 tetor: do të nevojitet më shumë ftohtësi, të paktën.

SPARTA PRAGË 3-0 SALZBURG

Debutim ëndrrash në Champions League me formatin e ri për mesfushorin e Kombëtares Qazim Laçi. Dibrani shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Sparta Pragë përballë Salzburg. Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje inteligjente, nxori jashtë kohe dy mbrojtësit austriakë dhe portierin, duke shtyrë më pas topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, në skenën më të madhe futbollistike për klube.

Çekët e nisën me një fitore shumë të rëndësishme rrugën e tyre në Champions, duke marrë avantazhin fillimisht me Kairinen, që në minutën e 2′, pas asistit të Haraslin. Salzburg nuk mundi të reagojë dhe Sparta dyfishoi shifrat tre minuta para pushimit me golin e Olatunji, që shfrytëzoi më së miri asistin e Panak.

The post Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike appeared first on Lapsi.al.

❌
❌