Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit

22 September 2024 at 22:03

Psikologia Edlira Durmishi tha në “Review” në Euronews Albania se duhen shumë diskutime lidhur me shtetin e ri sovran Bektashi, i cili është paralajmëruar nga kryeministri Rama se do të krijohet në Tiranë.

Ajo tha se për nga mënyra se si kjo gjë u lajmërua, pa u informuar e pa u konsultuar fillimisht me palët e interesit, Kjo gjë ngre pikëpyetje se diçka më e madhe fshihet pas kësaj.

“Që kryeministri i një vendi të dalë në diskutim para OKB-së dhe të flasë pa informuar palët e interesit, e duke e bërë fakt të kryer një gjë të tillë, mua personalisht më ngre pikëpyetje ankthioze. A ka diçka më të madhe jashtë që e parakalon këtë diskutimin brenda komuniteteve? që vë në diskutim integritetin tonë? Sigurinë?

Kjo kërkon shumë vullnet e delikatesë dhe seriozitet nga ekspertë të sigurisë kombëtare, juristët padiksutim dhe institucionet ndërkombëtare. Kërkohet shumë diskutim dhe informim. Parlamenti, komisionet ligjore duhet të reagojnë. Duke hamendësuar themi mos ka ndonjë gjë më të madhe që ne nuk po e kuptojmë që ka parakaluar të gjitha hallkat e diskutimit e ky zotëria është vënë para faktit të kryer”,-tha Edlira Durmishi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit appeared first on Euronews Albania.

Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi

22 September 2024 at 21:51

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria me shtet të ri? Juristi Avdulla: Si do ndikojë në tolerancën fetare

22 September 2024 at 21:44

Juristi i të drejtave ndërkombëtare Alban Avdulla, ishte këtë të diel i ftuar në “Review”  në Euronews Albania për të folur rreth lajmit se një shtet sovran Bektashi i ngjashëm me Vatikanin do të krijohet në Tiranë.

Avdulla tha se është ende e paqartë se cili ka qenë problemi i cili duhet të zgjidhet me krijimin e një shteti sovran Bektashi brenda Shqipërisë. Ai shtroi pyetjen nëse kjo gjë do i shërbente vërtetë tolerancës fetare, pasi kjo e fundit deri më tani mbrohet nga kushtetuta, ndërsa lejimi i krijimit të një shteti sovran do bënte që shteti Shqiptar të mos ishte më i baraslarguar nga besimet fetare.

“Ne nuk jemi të qartë se kush është shkaku për këtë iniciativë? A duam ti japim më tepër autonomi? Por edhe këtë e ka zgjidhur Kushtetuta se ajo e përcakton pavarësinë dhe autonominë për vetë-administrim. Nëse synimi i kësaj ka qenë zgjerimi i autonomisë, edhe këtë kushtetuta e lejon, por jo krijimi i një shteti brenda shteti. Ne nuk kemi një shkak natyral për të ardhur te kjo zgjidhje.

Kryeministri Rama tha se kjo do të rrisë tolerancën fetare, por si u cenua toleranca, se atë e garanton Kushtetuta. Nëse i jep mundësi që një bashkësi fetare të krijojë shtetin e tyre, kjo mirë që krijon një precedent problematik, por cenon nenin 10 të kushtetutës. Ti nuk je më i baraslarguar nga besimet”,-tha Avdulla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria me shtet të ri? Juristi Avdulla: Si do ndikojë në tolerancën fetare appeared first on Euronews Albania.

Ç’ndodh nëse ndryshon Neni 1? Daci: Shteti Bektashi s’mund të hidhet në referendum…

22 September 2024 at 21:16

Shqipëria mund të ketë një shtet të ri brenda shtetit. Sipas një interviste të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri do të jetë një shtet sovran Bektashi i cili do të funksionojë ngjashëm me Vatikanin.

Për këtë çështje është diskutuar këtë të diel në “Review” në Euronews Albania, ku avokati Jordan Daci tha se kjo çështje nuk mund të realizohet pasi ekzistenca e shtetit nuk mund të ndryshohet me Kushtetutë e madje nuk mund të hidhet as në referendum.

“Neni 1 është pjesë e preambulës, që do të thotë është përpjekje shekullore e jona për të krijuar shtetin e pavarur, e shprehet edhe për bashkim kombëtar. Neni 1 nuk është një nen që hajde se po bëjmë një shtet kushtetues, pasi nëse ndryshon këtë nen, ti këtë kushtetutë e hedh në plehra.

Problemi tjetër është se kjo edhe në referendum kjo nuk guxon të shtrohet, pasi ti me këtë vë në pikëpyetje ekzistencën e atij të cilin ti po e thërret në referendum. Referendumet kanë disa pika të ndaluara për tu realizuar. Si referendumi për denoncimin e traktatit ndërkombëtar, nuk lejohet, sepse i bie që marrëdhëniet që kemi me vende të caktuara, mund të ndryshojë sipas orekseve të caktuara”,-tha Daci.

The post Ç’ndodh nëse ndryshon Neni 1? Daci: Shteti Bektashi s’mund të hidhet në referendum… appeared first on Euronews Albania.

“Shteti Bektashi në Shqipëri”, pastori: Precedent i rrezikshëm për harmoninë fetare

22 September 2024 at 20:51

“Krijimi i një shteti Bektashi brenda Tiranës, krijon një precedent të rrezikshëm”, kështu u shpreh pastori Paulin Vilajeti i cili ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania.

Ai tha se kryemninistri Rama do duhet ta sqarojë më mirë këtë projekt të shpalosur për herë të parë në intervistën për “New York Time” e më pas në OKB, pasi siç u shpreh ai publiku shqiptar ka të drejtë të jetë i informuar.

Pastori tha se e quan të rrezikshme një shtet sovran të tillë, pasi kjo gjë sipas tij mund të krijojë precedentë që më pas sekte të tjera të kërkojnë shtetin e tyre.

“Unë e shikoj si diçka shumë të rrezikshme për shkak se në këtë mënyrë kujtdo i del e drejta të thot edhe unë dua të jem shtet. Edhe unë kam besimin tim, kam krijuar sektin tim këtu në Shqipëri dhe dua shtetin tim.

Është precedent i rrezikshëm. Unë kam 33 vite që lexoj në teologji e njoh historinë jo vetëm të krishtërimit, por shumë fe të ndryshme. India pavarësisht se ka numrin më të madh të hinduizmit, e nuk ka një shtet për të mbrojtur hinduizmin.

Unë gjëja e parë që do i kërkoja kryeministrit Rama do ishte që publikut shqiptar ai duhet t’ia shpjegojë me detaje. Pasi nga ato 4 fjali që tha në OKB mbase nuk e kuptuam. Unë dua të theksoj se Bektashizmi është e vërtet që është një nga komunitetet fetare më tolerante që ka Shqipëria e në gjithë historinë e 30 viteve që kemi pasur lirinë e fesë, ne nuk kemi pasur asnjë rast terrorizmi”,-tha Pastori Vilajeti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shteti Bektashi në Shqipëri”, pastori: Precedent i rrezikshëm për harmoninë fetare appeared first on Euronews Albania.

“Shteti Bektashi”, Berisha-besimtarëve: Nuk e do do për ju, kini kujdes

22 September 2024 at 20:29

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mbështetësve të tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, se krijimi i një shteti sovran Bektashi nuk u shpërben besimtarëve, por vetë kryeministrit Rama.

Nga dritarja e banesës ku është në masë sigurie “arrest shtëpie”, Berisha i është drejtuar besimtarëve duke u thënë se duhet të kenë kujdes nga ky projekt i kryeministrit Rama pasi sipas tij, këtë ai po e bën që të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narkoshtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Të dashur miq!  Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.  E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”,-tha Berisha.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 për çështjen e dosjes “Partizani”.

The post “Shteti Bektashi”, Berisha-besimtarëve: Nuk e do do për ju, kini kujdes appeared first on Euronews Albania.

“Lufta në shtëpinë e rusëve”, Zelensky: Sulmet janë mesazh për Putinin

22 September 2024 at 20:10

‘Sulmet në territorin e armikut ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe e kthejnë luftën në shtëpi në Rusi’. Ky është komenti që ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin lidhur me aksionin e fundit të forcave ukrainase për bombardimin brenda territorit rus.

Zelenksi informoi se një depo tjetër armësh në Rusi ishte dëmtuar dhe ishte një objekt i rëndësishëm municioni për trupat ruse. Ai falënderoi të gjithë ushtarët e Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Ukrainës, të gjithë ata që janë përfshirë në operacion.

Më 21 shtator, dronët modernë urkainas goditën infrastrukturën e një aeroportit ushtarak në rajonin Kaluga të Rusisë. Në këtë aeroport ndodheshin bombarduesit strategjikë rusë, që cilësohen si armët me të rrezikshme të ushtrisë së Moskës.

Presidenti Ukrainës tha se sulmet ndaj objektivave ushtarake ruse do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Nga ana tjetër Zelenski tha se vendet partnere të Ukrainës duhet të mbajnë premtimin për të dërguar armë moderne.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lufta në shtëpinë e rusëve”, Zelensky: Sulmet janë mesazh për Putinin appeared first on Euronews Albania.

“Festa e mjaltit” në Librazhd, rreth 200 fermerë promovojnë prodhimet e tyre

22 September 2024 at 20:04

Bletaria në zonën e Librazhdit është një traditë e hershme, për këtë arsye prej 7 vitesh në Librazhd organizohet “Festa e mjaltit”, ku këtë vit merrnin pjesë  rreth 200 fermerë.  Floreta Sula  një nga fermerët që merr pjesë çdo vit në këtë panair tregon për Euronews Albania lidhjen e saj të veçantë me bletët.

“Unë merrem me bletë që fëmijë, e kam trashëguar nga babai që merrej me bletë me përpara tani ai nuk jeton me dhe merrem unë. E kam ruajtur dhe qëllimi im i vetëm është ta ruaj bletarinë, nuk ka qenë thjeshtë për pjesën e fitimit. E ruaj me shumë fanatizëm e ruaj me shumë dashuri, punoj me shumë pasion të bëj më të mirën”,-tha Floreta Sula

44-vjeçarja Sula shpjegon faktin se përse ne  kemi ne dorë një thesar.

“I prodhojmë të gjitha produktet, mundohemi sa më shumë të mos përdorim antibiotik në bletë, jam shumë e kujdesshme në ketë pjesë. Sepse helmet, antibiotiket, ilaçet që futen ne bletë janë ato më shumë të vrasin sesa vetë mjalti. Kam klientët e mi gati çdo vit, por do ishte mirë pjesa e grumbullimit. Dua që të vlerësohet më shumë produkti dhe të bëhet një grumbullim i të gjithë produkteve të fshatit sepse janë një thesar. S’kemi si e marrim mjaltin vetëm nëpërmjet bletës, pra kemi një thesar në dorë.”

Mjalti i gështenjës, i luleve i pishës, etj janë disa varietete mjalti qe gjenden vetëm në rrethin e Librazhdit. Por kete vit prodhimi nuk ka qene fort i mirë për Qani Shebekun.

“Sivjet nuk ka qenë aq i mirë prodhimi për arsye se i dëmtoi pak natyra, dmth qe içik ftohtë në kohën që ajo pati variantin për të mbledhur mjaltë qe ftohtë dhe filloi e konsumoi shumë veten. Ne vijmë nga Quksi panairit detyrimisht që na ndihmojnë içik për ti shit, për ti reklamuar dhe prandaj janë një gjë e mirë që bëhet”,-tha Qani Shebeku.

Në territorin e bashkisë së Librazhdit aktualisht ka mbi 6 mijë koshere me bletë duke e kthyer këtë zonë vitet e fundit në një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Festa e mjaltit” në Librazhd, rreth 200 fermerë promovojnë prodhimet e tyre appeared first on Euronews Albania.

Dëmtohen të mbjellat në Cërrik, fermerët: Vera përvëluese shkatërroi prodhime

22 September 2024 at 19:30

Vera ka qenë përvëluese për të dytin vit në vendin tonë.  Efektet e saj negative kanë prekur kryesisht sektorin e bujqësisë, duke bërë që fermerët të rezultojnë me humbje, pavarësisht shpenzimeve dhe mundit. Yzeir Xhika nga fshati Shtëpanjë në Bashkinë e Cërrikut, tregon se sipërfaqet e mbjella me rrush dhe mollë janë dëmtuar.

66-vjeçari thotë se varieteti i mollës që ka mbjellë ka nevojë për temperatura të freskëta.

“Kemi 20 vjet që i kam mbjellë mollët nuk kam dalë keq, por kjo ngrohja ose vapa më tepër. Spërkatje kërkojnë shumë, por unë meqë e bëj uthull mollën kam 7 vjet që nuk bëj spërkatje fare”, Yzeir Xhika –Fermer.

Problem për fermerin e Cërrikut mbetet mungesa e vaditjes.

“Thatësira bëri të vetën këtë vit, por edhe një fortunë që ra një breshër e dëmtoi.  Po breshëri spara dëmton për uthull në kohë pjekje, por fortuna ranë, krimbi. Do bjerë se po si bërë spërkatje krim do ketë. Unë uthull bëj, por kam edhe vjet edhe sivjet nuk mund të bëj dot uthull sepse shumë pak kam”,-tha fermeri.

Edhe fermerët e tjerë në zonë flasin për dëmet që po pësojnë kulturat bujqësore si pasojë e të nxehtit të viteve të fundit.

“Edhe në vitet që do të vijnë do te jetë problem sepse ajri është kanceroz, po than ullirin, po than dardhën kumbullën, nga i dege. Po kjo është kanceroze, nxehtësia do bëj punën e saj.”

Cërriku veç vapës këtë vit u prek edhe nga stuhia dhe breshëri i Korrikut dhe Gushtit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dëmtohen të mbjellat në Cërrik, fermerët: Vera përvëluese shkatërroi prodhime appeared first on Euronews Albania.

Rama fjalim në OKB: Pse kërkojmë shtet srovran të Urdhrit të Bektashinjëve…

22 September 2024 at 19:17

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriu. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili tha se Shqipëria e mbështet plotësisht “Paktin për të Ardhmen”.

Në fjalën e tij ai u ndal edhe në lajmin që Qendra e Urdhrit Botëror Bektashi, do të kthehet në një shtet sovran brenda Tiranës, e do të funksionojë ngjashëm me Vatikanin. Kryeministri tha se për të mbështetur këtë projekt, Shqipëria është bazuar te të njëjtat parime që ka pasur gjithnjë e te shprehja e Nënë Terezës se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

“Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje. Popujt e botës vazhdojnë të besojnë në një të ardhme më të mirë. dyshoj seriozisht për këtë. Duhet të kemi kurajën  të pranojmë se së fundmi, veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë. Herë pas here OKB nuk ka arritur të përmbush shpresat te ne popujt dhe frika për të ardhmen po rritet kudo, në lindje vë perëndim, në veri e në jug, ndërsa krizat bien te ne. Këto kriza kanë shkatërruar terrenin  e përbashkët, na kanë përçarë më tej, e megjithatë ne kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur.

Si t’ia nisim të ndërtojmë atë besim që është gërryer. Si të vërtetojmë se veprimi shumëpalësh nuk është një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtet sfidat, si të dëshmojmë që fuqia jonë kolektive nuk është vetëm më e madhe, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar njerëzimin nga kolapsi.

Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm, jetët e të cilëve shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme të fuqive të mëdha e të vogla, përfshirë në Europë, ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje deri te ekzistenca e njerëzimit, pasi po bëhen kërcënime me armë bërthamore. Bota ka ndryshuar që nga koha kur Kombet e Bashkuara janë themeluar. Duket se kemi humbur arsyen e pastër se pse ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Tashmë askush nuk është i sigurt. Sfidat tona janë të ndërlidhura, nëse nuk përballemi me to nga një rend shumëpalësh do të dështojmë. Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të Ardhmen.

Angazhimet duhet të përmbushen, e duhet të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. E kemi treguar me hebrenjtë, me afganët, i kemi dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin, na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria, kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë, ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e Qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi, në një shtet sovran brenda Tiranës, si një qendër e re bashkimi e tolerance të paqtë”,-tha Rama.

The post Rama fjalim në OKB: Pse kërkojmë shtet srovran të Urdhrit të Bektashinjëve… appeared first on Euronews Albania.

Rriten kërkesat për arsimin profesional, të rinjtë praktikë në qendrën “Lira”

22 September 2024 at 18:49

Rriten kërkesat për arsimin profesional në Berat. Shkolla “Kristo Isak ofron një sërë studimesh që u mundësojnë të rinjve gjetjen e vendeve të punës.

Të rinjtë po orientohen gjithmonë e më shumë drejt arsimit profesional. Fatjona është një prej nxënësve  në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat. Ajo ndjek studimet në degën e shërbimit social dhe shëndetësor, e profilizuar në kujdesin ndaj fëmijëve.

Fatjona ka zgjedhur të zhvillojë praktikën në Qendrën Sociale “Lira”, e cila ofron kujdes rezidencial dhe ditor për 75 fëmijë dhe adoleshentë.

Arsimi profesional ju jep mundësinë të rinjve që të bëjnë praktikë, paralelisht me kryerjen e studimeve.

Mundësia e punësimit menjëherë pas përfundimit të shkollë, ka rritur interesin për regjistrimin në shkollat profesionale. Për vitin shkollor 2024-2025, në klasën e 10-të, ka një rritje prej 10% krahasuar me vitin e kaluar.

The post Rriten kërkesat për arsimin profesional, të rinjtë praktikë në qendrën “Lira” appeared first on Euronews Albania.

OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin

22 September 2024 at 18:32

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.

Si një akt hapës për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 24 shtator, dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën për nënshkrimin e tekstit.

Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.

“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin appeared first on Euronews Albania.

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Çeki-Shqipëri, 5 sektorë për tifozët kuqezi

22 September 2024 at 18:13

Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet në fushë në muajin tetor, në 2 duelet e radhës në Ligën e Kombeve. Të besuarit e Sylvinhos luajnë dy përballje në transfertë, ndaj Cekisë dhe Gjeorgjisë, teksa në nëntor, mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kombeve në shtëpi. Këtë të diel, FSHF bën me dije se kanë dalë në shitje biletat për përballjen me cekët e cila luhet në “Epet Arena” më 11 tetor ora 20:45.

Në dispozicion të tifozërisë kuqezi janë lënë 5 sektorë, ndërsa biletat variojnë nga 19.5 deri në 35.5 euro. Ashtu si edhe më herët e kanë treguar, tifozët shqiptarë pritet të jenë të shumtë në këtë ndeshje, e cila ka një rëndësi të veçantë për kombëtaren tonë, që vjen pas asaj humbje me rezultat minimal ndaj Gjeorgjisë në Air Albania.

Sa i përket rrugëtimin në Nations League, Shqipëria do të luajë dhe 4 përballje, ku më 19 nëntor mbyllet zyrtarisht faza e grupeve me duelin Shqipëri-Ukrainë. Deri më tani në 2 ndeshje të luajtura, Shqipëria ka 1 fitore dhe 1 barazim, duke u renditur e dyta, pas Gjeorgjisë me pikë të plota. Në rast se skuadra jonë kombëtare do të renditej në vendin e parë, atëherë do të ngjitej menjëherë në Ligën A, por gara duket e fortë deri në përfundim.

The post Dalin në shitje biletat e ndeshjes Çeki-Shqipëri, 5 sektorë për tifozët kuqezi appeared first on Euronews Albania.

“Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë

22 September 2024 at 18:05

Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda parlamentit shqiptar…

Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar.

Mes tyre ai ka treguar një histori për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topallin. Sipas tij ajo ka qenë një grua e fuqishme në Partinë Demokratike, por përveç kësaj ai ka pasur një histori më personale, në të cilën ish-kryeparlamentarja dhe ish-kryeministri Berisha e ndihmuan për të  marrë ilaçet e gruas e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Për mua ka qenë grua e fuqishme te Partia Demokratike. Me të pata sikletin që mu sëmur gruaja, e më vdiq pas 3 vitesh. Ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë. Ishte një ilaç, ishte pothuajse drogë, vinte me leje kufiri. Unë i shkruajta Jozefinës dhe doktorit, ishte kryeministër Sali Berisha dhe ma sollën ata, bënte 5 milionë për 4 muaj ai ilaçi. Aq shumë më ndihmuan. Por ajo nuk e mori veten”,-u shpreh fotografi Rama.


LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jozefina Topalli me bleu ilaçet e gruas!”-Fotografi rrëfen situatën e vështirë appeared first on Euronews Albania.

“E rrëzuat Ramën, rrini te sheshi hani fara!” Agima Rama tregon bisedën me opozitën

22 September 2024 at 17:56

Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda parlamentit shqiptar…

Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar.

Ai ka treguar se ka pasur një përballje me politikanët e opozitës. Ai tha se e do ndryshimin, por deri më tani këtë nuk ka kush ta bëjë.

“U thash jeni futur në rrugë pa krye. Kur bën protestën për Teatrin u ulën atje në sofër. I thash “hë e rrëzuat Ramën?”, “Jo kishe të drejtë ti”. rrini këtu u thash unë te sheshi, hani fara e bëni muhabet, se kujtoni se po ju vjen njeri mbrapa. Për mendimin tim, këta kanë dalë nga shinat, jo se dua unë, por nuk ka kush e bën ndryshimin, se ku është fryma aty?”-tha Agim Rama.

The post “E rrëzuat Ramën, rrini te sheshi hani fara!” Agima Rama tregon bisedën me opozitën appeared first on Euronews Albania.

Urdhri Bektashi, entitet i pavarur/ Kryegjyshata: Mirëpresim nismën për sovranitet

22 September 2024 at 17:39

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka postuar një deklaratë në faqen zyrtare lidhur me lajmin se në Shqipëri do të krijohet një “shtet bektashian” i cili do të funksionojë në të njëjtën mënyrë zi Vatikani. Këtë lajm e ka dhënë fillimisht kryeministri Rama në një intervistë për “New York Times”.

Kryegjyshata ka deklaruar se e mirëpret këtë nisme të jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran. Sipas deklaratës kjo nismë synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi.

Që pas publikimit të lajmit për këtë nismë nëpër media kanë qarkulluar lajme të ndryshme, lidhur me funksionimin e këtij “shteti brenda shtetit”, por sipas deklaratës së kryegjyshatës shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore.

Njoftimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane:

Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes. Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.

Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Urdhri Bektashi, entitet i pavarur/ Kryegjyshata: Mirëpresim nismën për sovranitet appeared first on Euronews Albania.

“Fatos Nano gaboi, ja dha pushtetin Berishës!”- Rrëfehet fotografi i tij Agim Rama

22 September 2024 at 17:20

Këtë javë në “Profil” gazetarja Greta Topjana ju sjell historinë e Agim Ramës, fotografit që në thuajse tre dekada ka kapur me aparatin e tij të gjitha momentet pikante brenda Parlamentit Shqiptar…

Në “lenten” e tij kanë kaluar politikanë nga të gjitha ngjyrimet dhe për secilin ka një histori për të treguar. Në “Profil” ai ka rrëfyer “sekretet” e parlamentit dhe karrierës së tij nga trazirat e 97-tës, krijimi i firmave piramidale dhe ndryshimi i liderëve politikë pa doreza.

Fotografi gjatë intervistës ka kujtuar edhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Ai tha se Nano ishte kthyer në një mit, pasi njerëzit e përmendnin kudo, megjithatë ai nuk ngurron të thotë se ish-kryeministri ka bërë një gabim, pasi sipas tij ai e lejoi që Berisha të fitonte zgjedhjet në vitin 2005.

“Fatos Nanon e kam njohur nëpërmjet zhurmës që bënin. Se njerëzit e bën mit kudo thoshin Fatos Nano. Për mua ishte njeri shumë i mirë se mua më donte fort. Por për mua gaboi se ia dha vetë pushtetin Berishës. Sepse të pësosh gjithë atë që pësoi Berisha në ’97 dhe ’98 dhe të vinte prap në pushtet pa ndihmën e mazhorancës, nuk kishte shanse. Fatosit nuk i falet ajo!”-tha fotografi Rama.

The post “Fatos Nano gaboi, ja dha pushtetin Berishës!”- Rrëfehet fotografi i tij Agim Rama appeared first on Euronews Albania.

Norris dominoi ndaj Verstappen në “Singapore GP”

22 September 2024 at 16:52

Britaniku Lando Norris konvertoi “pole position” në fitore në “Singapore Grand Prix”, 20 sekond përpara Max Verstappen duke reduktuar akoma më shumë distancën në klasifikimin e pilotëve.

Në garën e transmetuar në Euronews Albania dhe IN Radio, Norris theu tabunë e nisjeve të dobëta duke lënë pas Verstappen në kthesën e parë. Veprim që e ndihmoi të rriste diferencën dhe të zhvillonte një garë të tërën individuale.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur shpejtësisë së Norris, Verstappen administroi vendin e dytë përpara Oscar Piastri’t që rekuperoi vendin e 5’të në start. Klasifikimi i dobët i Sergio Perez do të thotë një diferencë e rritur nga McLaren ndaj Red Bull në botërorin e konstruktorëve.

Piastri qëndroi jashtë më shumë se kushdo tjetër, strategji që e ndihmoi të linte pas rivalët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell. Gjë që Charles Leclerc tentoi por nuk e realizoi dot në fundin e garës. Leclerc parakaloi relativisht lehtë Hamilton por ishte i pafuqishëm ta përsëriste ndaj Russell.

Ndërkohë Carlos Sainz rekuperoi aksidentin e Provave Zyrtare duke u renditur në vendin e 7’të. Fernando Alonso mori disa pikë për Aston Martin me vendin e 8’të ndërsa Nico Hulkenberg i dha Haas arësye për të festuar kur e mbylli garën në vendin e parafundit përpara Perez që eleminimin e sesionit të dytë kualifikues e la pas me një pikë në garë.

Franco Colapinto iu shtoi paraqitjeve impresionuese në Itali dhe Azerbaixhan një vend të 11, pak sekonda larg Perez duke lënë pas rivalët Yuki Tsunoda, Esteban Ocon, dhe Lance Stroll. Në fund Daniel Ricciardo vendosi xhiron më të shpejtë duke i marrë një pikë Norris që uli diferencën nga 59 në 52 pikë me Verstappen.Ndërsa McLaren largohet nga Singapore me 41 pikë më shumë se Red Bull për konstruktorët.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Norris dominoi ndaj Verstappen në “Singapore GP” appeared first on Euronews Albania.

Bie numri i nxënësve në juglindje, ç’ndodh me mësuesit që s’plotësojnë orët

22 September 2024 at 16:43

Rënia e numrit të nxënësve në juglindje të vendit ka nxjerr pa orë punë më shumë se 80 mësues. Për të ruajtur vendin e tyre të punës nga ana e Drejtorisë Arsimorë është parashikuar që këta mësueses të emërohen si mësues ndihmës për fëmijët më aftësi ndryshe  në shkollat e qarkut.

Por sipas specialistëve që këta mësues të punojnë më fëmijët me aftësi ndryshe duhet të jenë të specializuar për këtë fushë, në rast se nuk kanë përfunduar studimet për këtë fushë duhet patjetër të trajnohen.

Sipas Bebrit në rast se mësuesi nuk është i specializuar në këtë fushë, fëmija me aftësi ndryshe rrezikon të ndryshojë sjellje duke shqetësuar edhe fëmijët e tjerë në klasa.

Sipas Bebrit zgjidhja është që mësuesit të jenë të specializuar në këtë fushë, ose në të kundërt duhet të trajnohen në qendrat ditore PAK në Korçë dhe Pogradec, me të cilat ekzistojnë marrëveshje bashkëpunimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bie numri i nxënësve në juglindje, ç’ndodh me mësuesit që s’plotësojnë orët appeared first on Euronews Albania.

Projekti i gazifikimit në Korçë, Shqipëri-Azerbajxhan, do të nisë në 2025

22 September 2024 at 16:26

Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 do të nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës. Ambasadori i Azebjaxhanit në Shqipëri ka dhënë detaje sesi do të funksionojë ky projekt.

Projekti i gazifikimit së qytetit të Korçës është ende në fazën paraprake. Kështu ka deklaruar nga Korça ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Huseynov, i cili shtoi se vitin e ardhshëm pritet që të kemi një projekt konkret

“Jemi ende në bisedime me shtetin shqiptar, jemi në fazën që po përgatitim dokumentacionin dhe bazën ligjore. Këtë vit po finalizojmë këtë fazë, ka ende dhe pak punë, është projekt i madh ndaj ka pak burokraci dhe pas pak do të nisim dhe ideimin e projektit. Ne kemi dëshirë që projektin pilot ta kemi gati për vitin e ardhshëm”,-tha Anar Huseynov  ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri.

Për kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, gazifikimi do të jete projekti që do të sjellë infrastrukturën e Korçës në standarde europiane.

70% e këtij projekti do të përballohet nga qeveria shqiptare ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë mbështetje nga ana e qeverisë së Azerbajxhanit, e projektuar nga kompania SOKAR, ndërkohë që linja e gazit do të përfitohet nga ana e projektit ndërkombëtar TAP.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projekti i gazifikimit në Korçë, Shqipëri-Azerbajxhan, do të nisë në 2025 appeared first on Euronews Albania.

❌
❌