Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Po pinte kafe, atent@t shqiptarit të dënuar për vr@sje

By: redi
23 September 2024 at 19:58

Një atentat është regjistruar pasditen e sotme në sheshin Omonia të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Kritis dhe Acominatos, ku i plagosur ka mbetur një shqiptar. Në momentin kur persona të panjohur qëlluan në drejtim të tij, burri ishte ulur në një kafene. Mediat greke raportojnë se shqiptari ka marrë një plagë në shpatull nga një plumb dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Popullor të Athinë…

Source

”95% e shërbimeve ofrohen online”, Rama në selinë e OKB: Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik

By: redi
23 September 2024 at 19:52

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në selinë e OKB, në Nju-Jork, pjesë e panelit me temë “Dialogun për të ardhmen digjitale”, tha se teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. “Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë…

Source

Basha: Berisha e ka kthyer PD si mburojë kundër SPAK, nuk përbën shpresë për shqiptarët

By: redi
23 September 2024 at 19:29

Lulzim Basha thotë se Sali Berisha e ka dashur Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër SPAK dhe kjo u pa në protestën e thirrur para disa javësh kur iu komunikua akuza. Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk përbën shpresë, por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj. ”Është e qartë besoj që…

Source

VIDEO/ Marina Vjollca rikthehet në ”Top Channel”, dhe në krah të saj do të jetë…

By: redi
23 September 2024 at 19:06

Tashmë edhe me një promo zyrtare, Marina Vjollca është rikthyer në Top Channel, ku do të prezantojë “Për shqiptarët” me Elvis Naçin. Emisioni do të nisë së shpejti dhe ka si qëllim që shqiptarët kudo në botë të ndihmojnë bashkëkombasit në vështirësi ekonomike. Emisioni do të prezantohet çdo të premte në orën 21:00, sipas videos së publikuar në rrjetet sociale të Top Channel. Sezoni i kaluar e…

Source

VIDEO/ Berisha bashkëbisedim virtual me të rinjtë që janë votues për herë të parë: Regjimi ka errësuar ëndrrat tuaja

By: redi
23 September 2024 at 18:59

Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD-së. Përmes një lidhje virtuale me një nga sallat e selisë së PD-së ku kanë qëndruar të rinjtë, Berisha ka thënë se ky është një takim mjaft i rëndësishëm pasi ka shtuar se regjimi ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat e studentëve. ”Këtë takim e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm…

Source

Rama ndan veprën e Robert Elsie për Urdhrit Bektashi: Është një thesar, entitet shpirtëror sovran në Tiranë

By: redi
23 September 2024 at 18:37

Në diskutimet e fundit për krijimin e Shtetit Sovran të Bektashinjve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social X, librin “THE ALBANIAN BEKTASHI- HISTORY AND CULTURE OF A DERVISH ORDER IN THE BALKANS”, të autorit Robert Elsie duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi. Rama e cilësoi Urdhrin…

Source

Ministrja Koçiu: Qeveria shqiptare, plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore

By: redi
23 September 2024 at 18:26

Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim Belen Sanz Luque, drejtuesen e Zyrës Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore të UN Women. Ky takim vjen në pararendje të konferencës që do të organizohet nesër në Tiranë me temë “Vizioni për të ardhmen…

Source

Spiropali pritet nga kryeministri maqedonas: Të avancojmë me bashkëpunimin drejt BE-së

By: redi
23 September 2024 at 18:11

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në vijim të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është pritur në një takim nga ryeministri Hristijan Mickoski. Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. ”Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt…

Source

Jorida Tabaku me senatorin italian: Shqipëria nuk ka asnjë dyshim që i përket BE

By: redi
23 September 2024 at 17:53

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim zyrtar me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Senatin italian, Giulio Terzi, i cili po viziton Shqipërinë së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni. Në përfundim të takimit, Tabaku falënderoi homologun italian për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe…

Source

Drejtues politik në Lezhë, Agron Gjekmarkaj mbledh demokratët në Rrëshen

By: redi
23 September 2024 at 17:38

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, por edhe si drejtuesi politik i qarkut Lezhë për zgjedhjet parlamentare në 2025, këtë të hënë ka zhvilluar një takim prezantues me kryesinë dhe drejtues të degës Rrëshen. Gjekmarkaj është prezantuar si drejtues qarku për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nga Sekretari i PD-së, Flamur Noka dhe Koordinatori i PD-së për Veriun, Gazmir Spahia.

Source

Zgjedhjet në 2025, Peleshi: Tiranës do ti shtohet një mandat deputeti, dhe do i hiqet Korçës

By: redi
23 September 2024 at 17:25

Zgjedhjet parlamentare janë në 2025, por puna e madhe me detyrat po bëhet që tani në shtator. Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi pranon se me përllogaritjet e Censit që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në Korçë dhe rritjes së popullsisë në kryeqytet, qarku juglindor rrezikon humbasë një mandat në zgjedhjet parlamentare të 2025. Nga 11 mandate që qarku i Korçës ka…

Source

”Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës, Rama: Një nga vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare

By: redi
23 September 2024 at 17:11

”Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që magjeps këdo. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto në Facebook nga ky stan, i cili është i ngritur në kodrat e gjelbëruara të Tragjasit të vjetër, mbi detin Jon. Kreu i qeverisë thekson edhe se ky stan ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga ato përrallat.

Source

Kurs për 15 hetues të AMP, ambasada e SHBA: Më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE

By: redi
23 September 2024 at 16:58

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. ”I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është…

Source

42-vjeçar u pl@gos pranë QSUT, shoqërohen në polici dy autorët. Si nisi konfl@kti

By: redi
23 September 2024 at 16:46

Policia e Shtetit bën me dije se ka shoqëruar në komisariat Gëzim Ilir Gashi dhe Viserjon Metuku, të dyshuar se plagosën me mjet prerës 42-vjeçarin Gentjan Sopoita pranë QSUT. Dyshohet se konflikti ka nisur për pazare droge. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e…

Source

Ndryshojnë sërish taksat

By: redi
23 September 2024 at 16:41

Qeveria do të ndryshojë një sërë taksash në tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e re fiskale 2024-2027, e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e hartuar me ndihmën e këtij të fundit. Drafti parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, i cili ka qenë deri më tani i përjashtuar; ndryshimin e taksimit të pagave, duke rritur pragun e…

Source

Diell dhe turistë, Rama ndan pamjet e veçanta nga Shkodra

By: redi
23 September 2024 at 16:35

Ditët me diell, bëjnë që Shkodra të jetë e mbushur me turistë dhe qytetarë që shijojnë mrekullitë e qytetit. Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit në Facebook një video të veçantë. Shkodra është kthyer tashmë në një nga rajonet më tërheqëse për turistët e huaj, jo vetëm për atraksionet historike, peizazhet, por tashmë edhe për traditën e veçantë të mikpritjes malësore ndaj miqve.

Source

1 vit nga vrasja e policit në Banjskë, vëllai i Afrim Bunjakut rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit

By: redi
23 September 2024 at 16:31

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë. ”Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që…

Source

❌
❌