Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Në ndjekje të “yllit” anglez, Lazio “ëndërron” Bellingham

22 September 2024 at 23:45

Pasi shkëlqeu tek aventura e tij, me spanjollët e Getafe, “ylli” i Manchester United, Mason Greenwood kërkohej me ngulm nga “Bardhekaltërit” e Lazio, mirëpo me kalimin e tij te Marseille gjithçka ndryshoi.

Në të tilla rrethana, bordi i Lazio është fokusuar te një tjetër talent anglez e më konkretisht te vëllai i vogël i Jude Bellingham, i cili është pjesë e skaudrës së Sunderland.

Jobe Bellingham aktivizohet kryesisht në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të luajë edhe si mesfushor dhe qendërsulmues, me 18-vjeçarin, që vlerësohet me një çmim rreth 15 milionë euro dhe nëse gjithçka arrihet me sukses kalimi te Lazio do të ishte eksperienca e parë e tij jashtë ishullit. /i.m /abcnews.al

Antony në “lupën” turke, “Fenerët e Verdhë” vihen pas “yllit” brazilian

22 September 2024 at 23:24

Pasi arritën akordin me një trajner të madh, si portugezi, Jose Mourinho, “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce vijuan punën për të forcuar sa më shumë skuadrën, në mënyrë, që “Special One” të arrijë lavdinë në Turqi.

Milionat duket të mos jenë aspak problem për skuadrën nga Stambolli dhe mediat turke kanë filluar të zbulojnë disa emra, që lidhen ngushtë, me një kalim te “gjigantët” e Stambollit, me të parin në listën e “Fenerëve”, që është një lojtar, i cili ka fituar jo pak në elitën e futbollit anglez, Premier League, me skuadra si Liverpool, Manchester City e Chelsea.

Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Antony, me klubin turk, që është i gatshëm t’i plotësoje çdo dëshirë 24-vjeçarit, mjafton që të pranojë kalimin në Turqi, vendim që bëhet disi më i thjeshtë nga ideja e bashkimit me një teknik si Mourinho, teksa tifozët e Fenerbahce presin rikthimin te titulli kampion, që mungon prej vitit 2014 dhe duket se sezoni i ardhshëm do t’i rikthejë “Fenerët” te lavida. /i.m /abcnews.al

Ligue 1/ Marseille fiton “klasiken”, “Të Kaltërit” e De Zerbi përmbysin me 10 lojtarë rivalët e Lyon

22 September 2024 at 22:56

Padyshim pritej një sfidë spektakolare dhe e tillë rezultoi të ishte.

“Klasikja” e futbollit francez, mes Lyon e Marseille dhuroi edhe një herë “magji” në skenën e Ligue 1, me “Të Kaltërit” e Roberto De Zerbi, që përmbysën vendasit në “Parc Olympique Lyonnais”, duke arritur një fitore të madhe, 3-2.

Pavarësisht se në fund gjetën fitore, skuadra e Marseille e nisi sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa mbeti me 10 lojtarë, vetëm pesë minuta pas fillimit të lojës, me argjentinasin Leonardo Balerdi, që u ndëshkua dy herë me kartonin e verdhë duke i dhënë lojës “lamtumirën”.

Megjithatë pavarësisht se kishin epërsi numerike në fushën e lojës, sërish rasti i parë konkret për skuadrën e Lyon erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë, Alexandre Lacazette gaboi, duke mos çuar dot topin në rrjetë.

Avantazhi do të vinte vetëm në minutën e 53’-të, me kroatin Caleta-Car, që shfrytëzon më së miri një pasim të Clinton Mata dhe 1-0.

Të gjendur në disantazhin, si numerik ashtu edhe në rezultat, Marseille filloi të sulmonte duke përmbysur shpejt rezultatin, teksa ishte dyshja e mbrojtjes Lirola-Garcia, që shënuan dy herë, ndërsa për të përmbysur golin e Ryan Cherki, në minutën e 93’-të, mendoi talenti anglez, Jon Roëe, i cili dërgoi topin në rrjetën e Lyon, në sekondat e fundit të sfidës.

Falë kësaj fitoreje, Marseille renditet në vendin e dytë, në tabelën e Ligue 1, me 13 pikë, po aq sa PSG e vendit të parë dhe Monaco e vendit të tretë.

Ndërkaq, në sfida të tjera të së dielës, Monaco fitoi ndaj Le Havre me rezultatin 3-1, Nantes barazoi 1-1 në fushën e Angers, Montpellier përmbysi Auxerre në fitoren 3-2, ndërsa Brest mposhti pastër 2-0 skuadrën e Toulouse. /i.m /abcnews.al

Yesterday — 22 September 2024Main stream

Serie A/ “Djalli” zgjohet në derbi, Milan triumfon pas dy vitesh ndaj “Zikaltërve”

22 September 2024 at 22:44

Është padyshim një ndër përballjet më historike në futbollin botëror.

“Gjigantët” e Milano, Inter e Milan përplasën edhe një tjetër “brirët”, në elitën italiane të Serie A, me “Djajtë” që ishin të magjishëm, duke mposhtur kampionët në fuqi, me rezultatin e ngushtë, 2-1, në një ndeshjet tejet të luftuar në “San Siro”.

Goli i pari erdhi që në minutën e 10’-të, me “fantazistin” amerikan, Christian Pulisic, i cili vallëzon mes mbrojtjes “zikaltër”, duke gjetur të pambrojtur portierin Yann Sommer, me këtë të fundit që nuk arriti të ndalë goditjen e anësorit.

Megjithatë, përgjigjja e djemve të Simone Inzaghi ishte e shpejtë, me “pistonin” e krahut të majtë, Federico Dimarco, i cili finalizon më së miri një pasim perfekt të Lautaro Martinez, për të mbyllur pjesën e parë me shifrat e barabarta, 1-1.

Teksa gjithçka po shkonte drejt një barazimi spektakolar, “ylli” holandez, Tijjani Reijnders kroson në mënyrë perfekt një top në zonë, me “shtatlartin” e mbrojtjes Matteo Gabbia, që kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin me kokë në rrjetën e “kushërinjve”, duke i sjellë skuadrës së tij fitoren pas dy vitesh në derbi. /i.m /abcnews.al

Champions nis me spektakël/ Tahiri: Skuadrat nuk janë gati për këtë format, Ledio Pano: Lojtarët e mëdhenj janë lodhur shumë

22 September 2024 at 22:27

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropës, UEFA Champions League çeli siparin e edicionit të ri, të martën që sapo lamë pas, teksa këtë herë edhe me një format të ri, që i ngjason një kampionati futbolli.

Mbi këtë temë është folur edhe në emisionin “E Diela Sprint”, nga Maks Tashi në ABC News, me panelin e të ftuarve që kanë komentuar më shumë sfidat e javës së parë.

I mendimit që skuadrat nuk janë gati për këtë format u shpreh Ermal Tahiri, ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares, Ledio Pano theksoi se lojtarët janë të lodhur nga numri i shumtë i ndeshjeve .

Ermal Tahiri: Skuadrat nuk janë gati për këtë format. Tashmë e kanë marrë disi më lirshëm, si puna e kampionatit tonë me final four, të lehtëson ky sistem. Edhe Inter edhe City apo Bayern kane nga katër ndeshje brenda dhe katër jashtë, nëse merr katër fitore brenda kalon në fazën tjetër. Në ndeshjet e fundit do të shtrëngohet çdo gjë, pasi tani i japin rëndësi kampionatit. Champions pë mua fillo pas janarit. Tani janë si miqësore.

Ledio Pano: Është edhe lodhja e futbollistëve. Ishte Evropiani, kanë luajtur aty, fazë përgatitore kanë bërë shumë pak. Lojtarët tituallarë kanë qenë në ekpiet e mëdha. Është edhe lodhje. Ndeshje kampionat, plus ndeshje kupe, plus ndeshje champions. Ke edhe ndeshjet e kombëtares. /i.m /abcnews.al

“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e 6-të, fitojnë Vllaznia e Skënderbeu

22 September 2024 at 22:14

Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City.

Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.

Po sot u zhvillua edhe takimi Vllaznia – Bylis. Në “Loro Boriçi” shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Bylisin 2-0.

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e tjera të javës së gjashtë. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana në “Air Albania “ u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa në Korçë Skënderbeu mundi Laçi 2-1. /FSHF

Salah besnik ndaj “Të Kuqve”, “faraoni” kërkon qëndrimin në “Anfield”

22 September 2024 at 21:56

Largimi u përfol gjatë, por në fund duket se nuk do të braktisë “shtëpinë” e tij.

Prej kohësh tashmë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah është aluduar për një kalimi në Arabinë Saudite, pas përfundimit të kontratës te “Të Kuqtë” e Liverpool, mirëpo ardhja e teknikut Arne Slot duket se ka ndryshuar shumë tek e ardhmja e anësorit të sulmit.

Të paktën kështu ka raportuar gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili i ftuar në një emision është shprehur se Salah është i lumtur në “Anfield” dhe shpreson te një kontratë e re me “gjigantët” anglez.

“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen midis Salah dhe Liverpool në muajt e ardhshëm.

Situata me Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool, mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë.

Mo do të donte të qëndronte në klub. Mo është shumë i lumtur në Liverpool. Mo beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Ligën Premier dhe një fanellë të Liverpool-it, kështu që mesazhi nga lojtari është i qartë”,- është shprehur gazetari italian.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Salah po kalon një moment magjik në “Anfield”, teksa në tre ndeshjet e para të sezoni ka shënuar 3 gola, si dhe ka arritur të asistojë 3 të tjerë. /i.m /abcnews.al

Neuer drejt “pensionit”, Bayern kërkon përforcime nga Serie A

22 September 2024 at 21:36

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer. /i.m /abcnews.al

Shtangen “Zikaltërit”, Pulisic i jep “Djajve” avantazhin në derbi

22 September 2024 at 20:59

Janë minuta për t’u lavdëruar nga ana e “kuqezinjve”, me “Djajtë” e Milan, që kanë arritur të gjejnë të parë avantazhin në derbin e Milanos, përballë “Zikaltërve” të Inter, duke heshtur këta të fundit në shkallët e mitikut, “San Siro”.

Një aksion perfekt i djemve të Paulo Fonseca është finalizuar më së miri nga “ylli” amerikan, Christian Pulisic, i cili dërgon topin me një goditje perfekte në portën e Maignan. Rezultati shkon në 0-1. /i.m /abcnews.al

LaLiga/ Barça fiton me “manita”, Lewandowski e Raphinha fundosin “Nëndetësen e Verdhë”

22 September 2024 at 20:36

Në Champions mund të thuhet se dështuan për shkak të disavantazhit numerik.

“Katalanasit” e Barcelona kanë hedhur menjëherë pas krahëve humbjen ndaj Monaco, në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmjen e kësaj të diele ka fituar me rezultatin e thellë, 5-1, në transfertën e “Nëndetëseve të Verdha” të Villarreal.

Dopietat e Robert Lewandowski dhe Raphinha shoqëruar nga goli i Pablo Torre mjaftuan për të siguruar një tjetër fitore të madhe në kampionat, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi spanjolli Ayoze Perez.

Falë këtij triumfi të madh, Barça vijon të mbetet me pikë të plota, 18, në vendin e parë të tabelës, me katër pikë diferencë me “Galaktikët” e Real Madrid, teksa vlen për t’u theksuar fakti që në tre sfidat e fundit në La Liga, djemtë e Hansi Flick kanë shënuar plot 19 gola. /i.m /abcnews.al

Dumfries në pikëpyetje për të ardhmen, bordi i Inter mendon për zëvendësuesin e “tulipanit”

22 September 2024 at 20:16

Pasi arritën të rinovonin kontratën e kapitenit Lautaro Martinez, mesfushorin, Nicolo Barella dhe teknikun Simone Inzaghi, tashmë “Zikaltërit” e Inter kërkojnë të rinovojnë edhe me “pistonin” holandez, Denzel Dumfries.

Kontrata e “tulipanit” holandez skadon në vitin 2025 dhe në mungesë të rinovimit, që aktualisht duket i largët, ai do të shitet dhe duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit e “Zikaltërve” kanë filluar të mendojnë se me kë do ta zëvendësojnë atë “pistonin” e krahut të djathtë të fushës.

Emri i parë në listën e dëshirave vjen nga Spanja dhe ai është mbrojtësi 21-vjeçar i Girona, Arnau Martinez, me spanjollin, i cili konsiderohet një lojtar i nivelit të lartë, për të cilin kampionët e Italisë tashmë kanë vendosur ta nisin me një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al

“Mascherano i ri”, “gjigantët” e Evropës të mahnitur nga “shkatërruesi” i Porto

22 September 2024 at 17:16

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano.

Alan Varela është ndër ata lojtarë i cili shkëlqeu, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 39 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë tre asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarësisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Asiste dhe gola shqiptarë/ Ramadani shërben saktë në Serie A, Bajrami me pasim perfekt në elitën e futbollit skocez

22 September 2024 at 16:56

Ylber Ramadani padyshim që ishte ndër më të mirët te Lecce, në përballjen ndaj Parma në Serie A. Mesfushori kuqezi shërbeu asist në minutën e 34’-t për avantazhin e hershëm 1-0, ndonëse puljezët barazuan 2-2 në shtëpi.

Mjaft pozitive paraqitja e Nedim Bajramit në Skoci.

Futbollisti tepër i rëndësishëm i përfaqësueses ishte titullar në sfidën e radhës për Glasgow Rangers, në sfidën e Kupës së Ligës, të fituar 3-0, në shtëpi përballë skuadrës së Dundee FC.

Mesfushori ishte tepër aktiv, duke provuar golin vetë, por edhe duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të ndihmojë të tjerët që të shënojnë.

Bajrami shërbeu asistin e golit të tretë shënuar nga Dessers, në një aksion të shkëlqyer si pasim dhe si realizim, teksa qëndroi në fushë për 73 minuta.

Mbrëmje e vështirë për Marash Kumbullën, në elitën e futbollit spanjoll.

Mbrojtësi “kuqezi” ishte titullar, por Espanyol u mund thellë në Madrid nga “Galaktikët” vendas me shifrat 4-1, mirëpo këtë herë, Kumbulla mori vlerësim të ulët.

Në Rusi, Mirlind Daku dhe Marvin Çuni ishin titullarë në sfidën mes Rubin Kazan dhe CSKA Moscow, teksa titullar, edhe shqiptari i Kosovës, Veldin Hoxha.

Skuadra nga Kazani barazoi 1-1 me kryeqytetasit, dhe Daku ishte ndër më të mirët për Rubin, ndonëse nuk shënoi gol apo nuk shërbeu asist.

Armando Sadiku, ndërkaq, vazhdon dashurinë me golin në Indi.

Ish-sulmuesi i kombëtares realizoi sërish në elitën e futbollit të vendit të madh, duke ndihmuar ekipin e tij, Goa, që të barazojë 1-1.

Skuadra vendase, Mohamedan, kaloi përpara me penallti, ndërsa Sadiku barazoi në mënyrë dramatike në minutën e katërt shtesë, pra fare në fund. Ai ka realizoi dy herë në dy javët e para të Superligës indiane, dhe ka gjashtë rrjeta këtë sezon, përfshi tri ndeshje miqësore. Kjo, pavarësisht moshës 33-vjeçare.

Së fundi, duke u kthyer në Europë, gol shqiptar pati në elitën e futbollit hungarez.

Mbrojtësi Jorgo Pëllumbi realizoi një rrjetë të shkëlqyer për Debrecen, ndonëse skuadra e tij mund 2-3 jashtë fushe. /i.m /abcnews.al

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ja kur do të zhvillohet takimi i radhës i qeverisë evropiane të futbollit

22 September 2024 at 16:36

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Pragë, Çeki, të martën më 24 shtator 2024 nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

* Shpërndarja e fondit të solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

* Kampionati Europian “UEFA EURO 2025” për vajza – përditësim

* Strategjia e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024–30

* Rregulloret e UEFA Nations League për vajza 2025 dhe kualifikueset e Kampionatit Europian të vajzave 2026 për Kupën e Botës 2027

* Finalja e UEFA Champions League 2027 – përditësim

* Kampionati Europian i UEFA Futsal U-19 – caktimi i vendit pritës

“Djajtë e Kuq” i rikthehen “fiksimit” të vjetër, United kërkon Diogo Costa në “Teatrin e Ëndrrave”

21 September 2024 at 22:46

Pavarësisht se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “gjigantët” e Premier League i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “Dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.

Ndërkaq, kujtojmë se Diogo Costa është një prej objektivave më të dëshiruar, të United, në verën që sapo lamë pas, mirëpo në fund “Djajtë” arritën të siguronin shërbimet e kamerunasit, me këtë të fundit, që sezonin e shkuar ka mbajtur vetëm 6 portën të paprekur, në 46 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Largimi i Davies shkakton boshllëqe, Bayern “psonis” në Serie A

21 September 2024 at 22:24

Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Spektakël pa fitues në “Air Albania”, Partizani e Tirana ndajnë pikët në derbi

21 September 2024 at 21:56

Ishte padyshim një përballje e zjarrtë, ashtu siç pritej, por fitues nuk pati.

Partizani e Tirana e kanë mbyllur në barazimin “e bardhë”, pa gola, supersfidën e javës së gjashtës të Abissnet Superiore, ama dhuruan jo pak “shoë” e lojë të bukur, për 12 mijë tifozët e pranishëm në arenën e “Air Albania”.

Të shumta ishin rastet nga të dyja skuadrat për të gjetur golin në këtë sfidë, por më kot, pasi “gardianët” e të dyja skuadrave, Pano Qirko (Partizani) e Gentian Selmani (Tirana) ishin në super formë, duke mbajtur të paprekura rrjetat e skuadrave të tyre.

Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet në kuotën e 9 pikëve, dhe pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa Tirana siguron barazimin e gjashtë, në gjashtë javët e para të kampionatit. /i.m /abcnews.al

Kategoria e Parës/ “Frenon” Besa, Vora i afrohet “Verdhezinjve”, Erezeni thellon krizën

21 September 2024 at 21:36

Ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë kanë sjellë edhe ndalesën e parë të Besës e cila deri tani kishte qenë e pagabueshme. Në javën e pestë, skuadra e Mirel Josës është ndalur përballë Lushnjës në një barazim pa gola mes dy skuadrave.

Kjo ka ndihmuar Vorën që t’i afrohet skuadrës që mban vendin e parë, pasi goli i shënuar që në minutat e parë nga Avdiu në ndeshjen kundër Korabit, ka mjaftuar për të marrë pikët e plota në këtë transfertë të komplikuar.

Një duel i luftuar mes dy skuadrave që luajnë për mbijetesën ishte ai mes Pogradecit dhe Erzenit, i zgjidhur me një gol në shtesë nga Panadiç i cili i dha tre pikët liqenorëve, ndërsa fundosi edhe më shumë shijakasit që janë me 0 pikë pas 5 ndeshjesh.

Kastrioti ndërkohë ka bërë një hap të rëndësishëm në renditje teksa ka mundur Burrelin, për të qenë më i qetë larg zonës së ftohtë të klasifikimit. /i.m /abcnews.la

Asnjë fitore në gjashtë javët e para të Superiores, Armando Cungu jep dorëheqjen nga stoli i Laçit

21 September 2024 at 21:16

Pas javës së gjashtë renditeshin në vendin e fundit me vetëm tre pikë, pas tre humbjeve dhe tre barazime.

Kjo është pasqyra e skuadrës së Laçit këtë sezon, me “Bardhezinjtë” që u mundën sërish pasditen e kësaj të shtune, kësaj here nga Skënderbeu dhe menjëherë pas këtij rezultati, tekniku Armando Cungu ka njoftuar largimin nga klubi, në konferencën për mediat.

Ish-tekniku, tashmë, i “kurbinasve” ka vënë fokusin në gjykimin tendecioz kundër ekipit të tij në fushën e blertë, teksa shton se është trajner që kalon ture në Evropë dhe nuk lufton për mbijetesën.

“Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë.

Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m’u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.

Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por është faull 100% ndaj lojtarit tonë në mesfushë si në disa raste të tjera të tilla. Te momenti i penalltisë që gjuhet, Korça gjen mundësinë që të shoqërojë portierin tonë e ne rrimë e shohim. Kjo nuk është nevoja që një trajner t’ia bëjë të ditur sportistëve, por kjo është situata.

Nuk është deklaratë emotive, është e sinqertë. E kam kërkuar largimin prej dy javëve për të qenë i sinqertë. Nervat ishin momentale gjatë lojës, por tani jam i qetë. Nuk e di pse, është e pamundur, pothuajse grupi i plotë i lojtarëve… Kjo është ndeshja e tretë radhazi që penalizohem me të verdhë, është turp se nuk jam person problematik. Kam luajtur 15 vite si futbollist e kam marrë vetëm një karton.

E për çfarë i marr? Për të drejtat tona. Kemi tre lojtarë me thyerje e trauma me Partizanin, protestojmë për të drejtën tonë dhe marrim të verdhë. Ndërsa edhe pse kundërshtarët ndonëse luajnë në mënyrë brutale, nuk marrin penalitete. Kjo është lojë nervash, unë nuk kam më nerva për lojëra të tilla.

Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë, duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq”,- u shpreh Cungu për mediat pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Medon Berisha i pafat, talenti “kuqezi” dëmtohet pak orë para sfidës ndaj Parma

21 September 2024 at 20:56

Konsiderohet padyshim, një talent i madh i së ardhmes.

“Fantazisti” i mesfushës së Lecce, Medon Berisha është kthyer në një lojtar të pëlqyer si, në radhët e Kombëtares, ashtu edhe tek ekipi nga Pulja, teksa këtë sezon ka siguruar shumë më shumë minuta, krahasuar me sezonin e shkuar.

Mirëpo, duket se këto minuta do të ndalojnë për pak kohë.

Kjo për shkak se Berisha ka pësuar një dëmtim muskular vetëm pak orë, pas sfidës së kësaj të shtune, ndaj Parma, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane talenti “kuqezi” ka pësuar një zgjatim muskular në kofshën e djathtë, gjë që do ta mbaj për disa kohë larg fushave. /i.m /abcnews.al

❌
❌