Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga veprimet e SHBA-së

By: So Nila
23 September 2024 at 15:54

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara përmbahen nga testime të tilla. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Javën e kaluar, gazeta shtetërore ruse, Rossiyskaya Gazeta, publikoi një intervistë me Andrei Sinitsyn, kreun e uzinës bërthamore ruse në Novaja Zemlja, duke thënë se kjo uzinë është gati për testime në shkallë të plotë.

Ryabkhov tha se përgatitjet në Novaja Zemlja janë ndërmarrë në përgjigje të veprimeve të ngjashme të ndërmarra nga SHBA-ja.

Së fundi, zyrtarët rusë kanë shpeshtuar kërcënimet se mund të përdorin armë bërthamore, nëse Perëndimi i lejon Ukrainës të përdorë armët perëndimore për të sulmuar thellë brenda territorit rus.

Po ashtu, javën e kaluar, MPJ-ja ruse paralajmëroi Ukrainën – me të cilën zhvillon luftë që nga viti 2022 – dhe SHBA-në se nëse e provokojnë Bjellorusinë, do të përballen me “pasoja katastrofike”.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik./rel

Macron: Duhet të rimendojmë marrëdhëniet tona me Rusinë pas luftës në Ukrainë

By: So Nila
23 September 2024 at 14:52

“Ne duhet të rimendojmë marrëdhëniet tona me Rusinë pas luftës në Ukrainë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron, i cili bëri thirrje për një “rend të ri ndërkombëtar”.

“Duhet të mendojmë për paqen e së nesërmes, një paqe në Europë në një formë të re,” tha ai.

Macron bëri thirrje për “ndërtimin e një rendi të ri ndërkombëtar”, pasi, siç vuri në dukje, rendi sot është i paplotë.

“Ne kemi nevojë, për një urdhër ku njëri apo tjetri nuk do të jetë në gjendje të bllokojë të tjerët dhe ku vendet të përfaqësohen siç duhet, dhe për këtë arsye bëhet me institucione shumë më të drejta, qofshin ato Kombet e Bashkuara, Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar”, tha ai.

/abcnews.al

Musk planifikon të dërgojë pesë anije kozmike në Mars brenda dy viteve

By: So Nila
23 September 2024 at 14:38

Elon Musk, njeriu më i pasur i botës dhe kreu i Space X deklaroi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ai synon që të dërgojë drejt planetit Mars 5 anije kozmike “Starship” pa ekuipazh brenda dy vitesh.

Musk shkroi në platformën e tij X se nëse këto misione rezultojnë një sukses, atëherë brenda 4 vitesh mund të kemi edhe udhëtimin e parë të njeriut drejt planetit Mars me anijet kozmike të kompanisë së tij.

Në parashikimin e tij Elon Musk shkroi se nëse misionet pa ekuipazh nuk rezultojnë të suksesshme, atëherë udhëtimin eksploruese të njerëzve drejt Marsit do të shtyhen me 2 vite te tjera duke nënkuptuar se misioni i parë me ekuipazh drejt këtij planeti mund të ndodh në vitin 2030.

Në muajin qershor të këtij viti, anija kozmike Starship e cila bëri proven e saj të 4-të i mbijetoi një kthimi nga hapësira rreth e qark globit duke arritur që të bëj një ulje të avancuar në Oqeanin Indian.

Premtimet e Elon Musk per të dërguar njerëzit në Mars, vijnë një një kohë që vetë NASA e cila do të përdorte anijen kozmike Starship për të shkuar në Hënë në vitin 2025, e ka shtyrë këtë mision për në shtatorin e vitit  2026.

Njeriu i parë që do të shkonte drejt Marsit me premtimet e Elon Musk ishte një miliarder japonez, i cili në qershor deklaroi se e ka anuluar këtë mision privat për të cilin ai kishte paguar.

Ai anuloi ketë udhëtim drejt planetit Mars nën arsyetimin se kishte paqartësi per zhvillimin e anijes kozmike Starship të prodhuar nga Kompania Space X.

/abcnews.al

Sulm me thikë në Londër, humb jetën adoleshenti

By: So Nila
23 September 2024 at 14:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë e një sulmi me thikë një adoleshent ka humbur jetën. Një dëshmitar okular ka dëgjuar të miturin duke bërtitur “Mos më lër të vdes!”, ndërsa ka qenë i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Woolwich rreth orës 18:35, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Numri i sulmeve me thikë është rritur me 4 % në krahasim me vitin e kaluar. Nga dita e nesërme dhe në vijim do të ndalohet me ligj mbajtja e armëve të ftohta si thikë apo hanxhar, ndërsa për ata që i dorëzojnë do të zbatohet amnisti dhe dëmshpërblim.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik Keir Starmer nisi një iniciativë për të ndaluar përfshirjen e të rinjve në krimin me thikë, një fenomen që ai e quajti krizë kombëtare.

/abcnews.al

Sulmet izraelite në Liban, shkon në 50 numri i viktimave. Mbi 300 të plagosur

By: So Nila
23 September 2024 at 12:50

Ministria e shëndetësisë e Libanit ka deklaruar se 50 persona janë vrarë në sulmet në fshatra dhe qytete në jug të Libanit, si pasojë e sulmeve që kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm.

Në një deklaratë nga Qendra e Operacioneve Emergjente të Shëndetit Publik, ministria tha se më shumë se 300 janë plagosur, duke përfshirë “fëmijë, gra dhe ndihmës-mjekë.”

Tensionet u përshkallëzuan gjatë javës së shkuar me shpërthimin e mijërave pajisjeve të komunikimit në Liban që shkaktuan të paktën 37 viktima dhe plagosën 3 mijë të tjerë.

Gjithashtu Izraeli, sulmoi Bejrutin duke vrarë disa prej komandantëve më të lartë të grupit militant libanez.

/abcnews.al

Kryeministri i Libanit thirrje OKB-së të ndalojë agresionin e Izraelit

By: So Nila
23 September 2024 at 12:39

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë “agresionin” ndaj vendit të tij.

Ai i tha kabinetit të tij se Izraeli po planifikon të “shkatërrojë fshatrat dhe qytetet libaneze” dhe kërkoi një ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe “vendet me ndikim”, thuhet në një deklaratë në X.

Kryeministri në detyrë akuzoi gjithashtu Izraelin se kishte një “plan shkatërrues” dhe se po kryente një “luftë shfarosëse” kundër Libanit.

Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ai ishte i shqetësuar se Libani mund të transformohet në një “një Gazë tjetër” në mes të sulmeve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Shefi i OKB-së i tha Fareed Zakaria të CNN në një intervistë ekskluzive se shpërthimi i fundit i pajisjeve të komunikimit në Liban do të thotë se ekziston një “potencial për një përshkallëzim shumë më të fortë”, për të cilin ai ka frikë se mund të jetë një “tragjedi shkatërruese për botën”.

Presidenti Joe Biden tha gjithashtu se ai mbetet i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme mes frikës se përshkallëzimi i sulmeve midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë. Dhe ne ende po shtyjmë fort,” u tha Biden gazetarëve të dielën në South Lawn.

/abcnews.al

Sulm izraelit në Gaza, vriten katër fëmijë

By: So Nila
23 September 2024 at 12:32

Në Gaza vazhdon lufta vdekjeprurëse, ku si pasojë e sulmeve nga forcat izraelite 10 palestinezë kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve nga mjekët, mes viktimave janë një grua dhe katër fëmijë.

Personat e zhvendosur që jetojnë në tenda po ashtu tani duhet të përballen me përmbytjet, përveç mungesës së ushqimit dhe ilaçeve për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

/abcnews.al

Mbi 300 bare janë mbyllur në gjysmë e pare të 2024 në Britani

By: So Nila
23 September 2024 at 12:24

Baret në Britani po mbyllen njëra pas tjetrës, në një kohë kur ekonomia e vendit po përballet me probleme. Një total, 305 bare mbyllën dyert e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, ose rreth 50 çdo muaj, sipas shifrave të qeverisë.

Disa prej tyre u shkatërruan, të tjerët u shndërruan në banesa, zyra apo edhe çerdhe, veçanërisht në veriperëndim të Anglisë.

Numri i bareve ka qenë vazhdimisht në rënie në Britani për vite me rradhë dhe sipas Altus nga prilli i vitit të kaluar deri në mars 2024 gjithsej 472 prej tyre u mbyllën, duke e çuar numrin në 39,096 në fund të qershorit në Angli dhe Uells.

Ka shumë arsye pse baret po mbyllen njëri pas tjetrit në Britani. Inflacioni i lartë rriti kostot për energjinë dhe personelin, por konsumatorët shpenzuan dukshëm më pak para.

Industria ka kërkuar prej kohësh uljen e taksave të biznesit dhe alkoolit, por rreziku i taksimit më të lartë do të jetë më i madh pranverën e ardhshme nëse qeveria laburiste e Sir Keir Starmer nuk zgjat skemat e mbështetjes së biznesit që janë drejt skadencës.

Pronarët e bareve kanë frikë gjithashtu nga një rritje e mundshme e mëtejshme e taksës për birrën, e cila tashmë është shumë e lartë në krahasim me atë që zbatohet ndërkombëtarisht.

/abcnews.al

Moska: Mbi 30 civilë u vranë dhe 256 u plagosën gjatë ofensivës ukrainase në Kursk

By: So Nila
23 September 2024 at 11:27

Të paktën 31 civilë janë vrarë dhe 256 u plagosën në ofensivën ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë deri më 5 shtator, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Ukraina nisi ofensivën e saj më të madhe të huaj kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore më 6 gusht, pasi trupat ukrainase kaluan kufirin në rajonin rus perëndimor të Kursk të mbështetur nga një mori mjetesh ajrore pa pilot dhe artileri të rëndë, duke përfshirë armët e prodhimit perëndimor.

Rusia raportoi se 131,000 civilë janë larguar nga zonat më të rrezikshme në rajonin e Kursk.

/abcnews.al

Policia koreano-jugore tërheq vëmendjen me kalendarin e ri, synon mbledhjen e parave për fëmijët e abuzuar

By: So Nila
23 September 2024 at 11:03

Media koreane-jugore kanë publikuar disa video në të cilat shihen njësitë policore, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fiziku i tyre mbresëlënës. Ata pozuan për një qëllim bamirësie dhe paratë e fituara do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët që kanë qenë viktima të abuzimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TVN Panamá (@tvnpanama)


Ashtu siç pritej, kjo ka tërhequr shumë shpejt vëmendjen në rrjetet sociale.

Sipas tyre është një shembull i përkushtimit të këtyre punonjësve të policisë ndaj komunitetit , jo vetëm nga roli i tyre si mbrojtës të ligjit, por edhe si qenie njerëzore të shqetësuara për drejtësinë sociale dhe mirëqenien e njerëzve më të cenueshëm.

Ky kalendar do të dalë në shitje duke filluar nga 1 tetori.

/abcnews.al

Tragjedi në ujërat greke/ Mbytet varka me emigrantë, 3 të vdekur dhe 25 të zhdukur

By: So Nila
23 September 2024 at 10:53

Një tragjedi ka ndodhur në Samos, ku si pasojë e fundosjes së një varke, tre persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë kanë nisur menjëherë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur.

Por përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e forta nga veriperëndimi  po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

/abcnews.al

VIDEO/ Dështon testimi i ri i raketës balistike interkontinentale të Rusisë

By: So Nila
23 September 2024 at 10:50

Rusia ka dështuar në testimin e ri të raketës balistike interkontinentale, sipas pamjeve të reja satelitore. Pamjet tregojnë një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Një analist i inteligjencës, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Kjo supozohet të jeta hera e katërt  që një raketë Sarmat ka dështuar. Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.

Raketa është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore.

/abcnews.al

 

Sëmuret Papa Françesku, anulon të gjitha takimet e planifikuara

By: So Nila
23 September 2024 at 09:24

Papa Françesku ka anuluar të gjitha takimet e tij të sotme për shkak të gripit, siç njoftoi shërbimi për shtyp i Vatikanit. Vendimi për shtyrjen e takimeve është marrë edhe për shkak të udhëtimit që Papa po planifikon të bëjë në ditët në vijim.

Papa Françesku ka planifikuar të vizitojë Belgjikën dhe Luksemburgun nga data 26 deri më 29 shtator.

/abcnews.al

Zelensky do t’i prezantojë “planin e fitores” Biden dhe kandidatëve për presidentë

By: So Nila
23 September 2024 at 09:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në SHBA të dielën për një vizitë vendimtare për të prezantuar planin e Kievit për t’i dhënë fund luftës që vazhdon prej dy vjet e gjysmë me Rusinë. Presidenti ukrainas do t’i paraqesë propozimet e tij, të cilat ai i quan një “plan fitoreje” presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve për president Kamala Harris dhe Donald Trump dhe gjithashtu do të marrë pjesë në seancat në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

“Ne kemi ardhur në Shtetet e Bashkuara. Detyra kryesore është të forcojmë Ukrainën dhe të mbrojmë të gjithë njerëzit tanë. Kjo luftë mund të përfundojë me një paqe të drejtë vetëm përmes punës globale. Plani për fitoren e Ukrainës do të jetë në tryezën e të gjithë aleatëve tanë”, shkroi Zelensky në Telegram.

Presidenti ukrainas u kërkoi partnerëve të tij të ndihmojnë në arritjen e “një fitoreje të përbashkët për një paqe vërtet të drejtë”. Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte,” shkroi më herët ai në X.

Vizita vjen pas një vere luftimesh intensive, me Moskën që përparon me shpejtësi në Ukrainën lindore dhe Kievin duke u mbajtur në zona të rajonit Kursk të Rusisë. Ajo vjen gjithashtu pasi Kievi ka bërë presion për javë të tëra nga perëndimi për ta lejuar atë të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.

Zelensky e nisi udhëtimin e tij me një vizitë në një fabrikë municionesh në Pensilvani që po prodhon një nga municionet më të nevojshme për Ukrainën.

Përfaqësuesi Matt Cartwright, një demokrat, i cili ishte në mesin e atyre që u takua me Zelensky në fabrikën e municioneve të ushtrisë Scranton, tha se presidenti kishte një mesazh të thjeshtë: “Faleminderit. Dhe ne kemi nevojë për më shumë.”

Fabrika e Scranton është një nga objektet e pakta në vend që prodhon predha artilerie 155 mm dhe ka rritur prodhimin gjatë vitit të kaluar. Ukraina ka marrë tashmë më shumë se 3 milionë prej tyre nga SHBA.

Presidenti Joe Biden ende nuk ka vendosur nëse do të autorizojë apo jo Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Ndërkaq 9 civilë u plagosën në një sulm rus që shkatërroi pjesërisht një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia gjatë natës. Mediat e Kievit e raportuan këtë, duke cituar autoritetet lokale.

Sipas asaj që deklaroi guvernatori Ivan Fedorvo, struktura e banimit u godit nga një bombë ajrore e drejtuar dhe në mesin e të plagosurve ishte edhe një fëmijë.

/abcnews.al

Sulmet izraelite në Libanin jugor, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

By: So Nila
23 September 2024 at 09:11

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban ka raportuar se Izraeli ka nisur sulme ajrore kundër disa bazave në Libanin jugor dhe se të paktën një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur.

Raportohet se në mesin e të goditurve një bari mbeti i vrarë, dy nga familja e tij u plagosën dhe se katër persona u transferuan në spital.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan herët në mëngjes se kishin nisur bombardimet e shumta të pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Ata nuk dhanë detaje të sulmeve të reja, të cilat vijnë në sfondin e një përshkallëzimi të shpejtë të armiqësive midis dy palëve, që kur pothuajse një vit më parë, më 8 tetor 2023, nisën shkëmbimet praktikisht të përditshme të zjarrit në kufirin e dy shteteve.

/abcnews.al

Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largohen

By: So Nila
23 September 2024 at 08:32

Ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje civilëve në Liban që të largohen nga zonat në të cilat vepron Hezbollahu, duke paralajmëruar se së shpejti do të ketë sulme të reja kundër grupit militant të mbështetur nga Irani në të gjithë vendin.

Paralajmërimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit vjen pasnë objektivat e Hezbollahut herët të hënën, pas një fundjave me sulme intensive nga të dy palët nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar.

“Ne këshillojmë civilët nga fshatrat libaneze të vendosura brenda dhe pranë ndërtesave dhe zonave të përdorura nga Hezbollahu për qëllime ushtarake, të tilla si ato që përdoren për ruajtjen e armëve, që menjëherë të largohen nga rreziku për sigurinë e tyre,” tha ai.

Hezbollahu, milicia më e fuqishme joshtetërore në rajon, është një grup klandestin dhe njerëzit në Liban zakonisht nuk i dinë identitetet e anëtarëve të tij apo operacionet e tij.

Hagari tha gjithashtu të hënën se së shpejti do t’u dërgohen mesazhe njerëzve në Liban, me të njëjtat paralajmërime.

/abcnews.al

Yesterday — 22 September 2024Main stream

AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg

By: So Nila
22 September 2024 at 15:34

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.

Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.

Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.

Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.

Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani.

Ngushtimi i hendekut

Javët e fundit, SPD-ja ka arritur të ngushtojë diferencën me AfD-në, sipas anketave.

Një anketë e publikuar nga organizata Forschungsgruppe Wahlen të enjten, e radhiti AfD-në të parën me 28 për qind në Brandenburg me SPD-në vetëm një pikë prapa me 27 për qind, të ndjekur nga konservatorët me 14 për qind dhe he Aleancën e re të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) me 13 për qind.

“Sfida ime më e madhe në këtë periudhë legjislative … (është) të mos lejojë që ekstremistët e krahut të djathtë të kenë asgjë për të thënë në këtë vend kurrë më”, tha zoti Woidke të martën në një veprimtari të fushatës.

Ai ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij radhitet pas AfD-së. Kreu i partisë AfD Tino Chrupalla, tha se kancelari Scholz duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Është koha e fundit që kjo qeveri të vuajë pasojat pas këtyre zgjedhjeve shtetërore”, tha zoti Chrupalla.

Sipas anketave, të dy partnerët më të vegjël të koalicionit të kancelarit Scholz, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, duket se do të luftojnë për të fituar 5 për të votave të nevojshme për të hyrë në parlamentin e shtetit.

Në nivelin kombëtar, tri partitë në koalicionin e zotit Scholz tani, sipas anketave, kanë më pak mbështetje se konservatorët e opozitës, megjithëse analistët politikë thonë se shumë gjera mund të ndryshojnë përpara zgjedhjeve federale, që do të zhvillohen në shtator të vitit 2025./voa

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, një i vdekur

By: So Nila
22 September 2024 at 15:09

Një person humbi jetën, ndërsa rrugët dhe shtëpitë janë përmbytu si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut. Një burrë 89-vjeçar u gjet i vdekur në Jangheung, Provinca Jugore Jeolla, pasi ra në një kanal pranë shtëpisë së tij një ditë më parë, sipas zyrtarëve të sigurisë.

Rajoni jugperëndimor u godit nga rrebeshe të dendura, ku në qytetin Yeosu u regjistruan 400 milimetra shi, ndërsa Yanggeung, Gangjin dhe Suncheon ranë më shumë se 300 milimetra shi që nga e enjtja.

/abcnews.al

Bilanc tragjik, mbi 41 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Gaza

By: So Nila
22 September 2024 at 15:00

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi sot se 41,431 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Të paktën 40 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, thuhet në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se 95,818 njerëz janë plagosur në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

/abcnews.al

Tre të vdekur nga sulmet izraelite në Liban

By: So Nila
22 September 2024 at 14:33

Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha sot se tre persona u vranë në sulme të ndryshme izraelite në pjesën jugore të vendit, me Izraelin që konfirmoi se kishte në shënjestër pozicionet e Hezbollahut.

Organizata islamike Hezbollah njoftoi se dy luftëtarë të saj u vranë, pa specifikuar se në cilën zonë.

Grupi pro-iranian tha se lëshoi ​​”dronë shpërthyes” në dy pozicione ku trupat ishin vendosur në Izraelin verior, duke konfirmuar se veproi “si përgjigje” ndaj sulmeve izraelite në Libanin jugor.

Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollahu tha se lëshoi dhjetëra raketa në objektet e prodhimit ushtarak dhe një bazë ajrore pranë qytetit izraelit të Haifës.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se një breshëri prej 150 raketash, raketash dhe dronëve u lëshuan drejt territorit të saj gjatë natës deri në agim, ku shumica e tyre vinin nga Libani dhe synonin Izraelin verior.

 /abcnews.al

 

❌
❌