Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Super kompjuteri parashikon se në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd në Ligën Premier

23 September 2024 at 23:50

Një super kompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtare të Manchester United në Ligën Premier, duke i pozicionuar ata në vendin e pestë me 64.0 pikë.

BETSiE, sistemi parashikues, ka mbledhur të gjitha numrat dhe statistikat pas përfundimit të raundit të fundit të ndeshjeve.

Sipas simulimit që u bë, Manchester City do të fitojë titullin për herën e pestë radhazi me 84.5 pikë, e ndjekur nga Arsenali me 76.6 pikë dhe Liverpooli me 75.4 pikë.

Chelsea parashikohet që të përfundojë në pozitën e katërt me 67.3 pikë, me një diferencë të vogël në krahasim me Manchester United.

Aston Villa pritet që të përfundojë e gjashta me 63.0 pikë, ndërsa Tottenhami do ta sigurojë vendin e shtatë.

Top 6 e renditur sipas super kompjuterit:

1.Manchester City (84.5 pikë)

2.Arsenal (76.6 pikë)

3.Liverpool (75.4 pikë)

4.Chelsea (67.3 pikë)

5.Manchester United (64.0 pikë)

6. Aston Villa (63.0 pikë)

Superkompjuteri po ashtu ka parashikuar se Leicester City, Southamptoni dhe Ipswich Town do të bien në Championship./Telegrafi/

The post Super kompjuteri parashikon se në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Pronarët e Romës kompletojnë blerjen e aksioneve të klubit të njohur anglez

23 September 2024 at 23:29

The Friedkin Group, pronarët e Romës, kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje për blerjen e shumicës së aksioneve tek Evertoni.

Friedkin Group dhe Everton përmes një njoftimi të përbashkët të hënën kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për marrjen e klubit.

Raportimet e mëhershme bënin me dije se pronari i Romës do të investonte 500 milionë euro për blerjen e klubit të Ligës Premier.

Sidoqoftë, kjo lëvizje e tij nuk do të thotë se ata tani do të synojnë shitjen e Romës.

“Kjo blerje nuk do të thotë se ata do të tërhiqen nga Roma”, ka thënë gazetari i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante.

pic.twitter.com/GgmqhvkkCM

— Everton (@Everton) September 23, 2024

“Ne e dimë se do të ketë një ndarje, me Dan Friedkin që do të jetë më shumë prezent në Liverpool, tek klubi i ri, sepse të jesh pjesë e Ligës Premier ishte njëri ndër objektivat e tyre”.

“Është një ligë ku Evertoni renditet e fundit me një barazim dhe katër humbje, por siç thanë ata në njoftim, ata duan të ofrojnë stabilitet për të ardhmen”.

The Friedkins u përballën me kritika të ashpra në kryeqytetin italian pas shkarkimit të legjendës së klubit Daniele De Rossi pas vetëm katër ndeshjeve.

Ish-mesfushori i Romës u shkarkua papritmas javën e kaluar dhe ky veprim i drejtuesve bëri që të shpërthejnë protesta në rrugë dhe në rrjetet sociale./Telegrafi/

The post Pronarët e Romës kompletojnë blerjen e aksioneve të klubit të njohur anglez appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Ish-portieri i Real Madridit një ndër opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Ter Stegen

23 September 2024 at 22:55

Me Marc-Andre Ter Stegen që pritet të mbetet jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona ka vendosur që të nënshkruaj me një portier të ri.

Blaugranasit mund të nënshkruajnë vetëm me lojtarë të cilët momentalisht janë pa klub në rast se duan një përforcim të menjëhershëm ose duhet të presin deri në afatin kalimtar të janarit.

Për momentin, opsioni i transferimit të një lojtari të lirë po merr vëmendje të madhe me emra si Keylor Navas, Edgar Badia, Loris Karius, Wojciech Szczesny dhe Claudio Bravo që po përmenden si alternativa.

Tani gazetari Toni Juanmarti i gazetës SPORT ka raportuar se një tjetër ish-portier i Real Madridit, Antonio Adan, është përmendur si një objektiv i mundshëm i Barcelonës për të zëvendësuar përkohësisht Ter Stegenin.

Adan ka qenë një lojtar i lirë që prej verës së kaluar pasi i dha fund aventurës së tij me Sporting Lisbonën.

Spanjolli, një produkt i akademisë së Real Madridit, La Fabrica, ka bërë 18 paraqitje për rivalët e Barcelonës, teksa ka shijuar eksperienca edhe tek Real Betisi dhe Atletico Madridi.

37-vjeçari i cili ka një përvojë të madhe në Spanjë, ka bërë gati 130 paraqitje në La Liga dhe 16 në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, ai ka luajtur përkrah Heiko Ëestermann, i cili tani është asistent i Hansi Flickut, tek Real Betisi gjatë sezonit 2015/2016./Telegrafi/

The post Ish-portieri i Real Madridit një ndër opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Ter Stegen appeared first on Telegrafi.

Guardiola befason me deklaratë – thotë se lojtarët e Man Cityt nuk do t’u binden urdhrave të gjyqtarit tash e tutje

23 September 2024 at 22:31

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se lojtarët e tij do të fillojnë t’u mos u binden urdhrave të gjyqtarit pasi panë atë çfarë bëri Michael Oliver ndaj Arsenalit.

Oliver ka ‘rrëmbyer’ ballinat e gazetave pas barazimit 2-2 mes dy ekipeve, kjo për shkak të vendimit të tij për t’i dhënë kartonin e dytë të verdhë Leandro Trossard për shkak të goditjes së topit.

Kapiteni i ‘Qytetarëve’, Kyle Walker, ka pretenduar se Oliver duhet ta lejonte atë që të rikthehej në pozicionin e tij për goditjen e dënimit pasi u ftua për të biseduar me gjyqtarin.

Dhe Guardiola tani i ka dhënë jehonë mendimit të anglezit, duke shkuar një hap tutje dhe duke treguar se çfarë do të bëjnë lojtarët e tij nëse një situatë e ngjashme ndodhë në të ardhmen.

“The next time the referee asks the captain to talk to them we will not go, because he has to allow to go to their position!

Pep Guardiola speaks to @andykerrtv after the game including about Arsenal’s first goal!#beINPL #MCFC #AFC #MCIARS pic.twitter.com/NoMX8fps6D

— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) September 22, 2024

“Herën e ardhshme, kur gjyqtari t’i kërkojë kapitenit që të flas me të, ne nuk do të shkojmë sepse duhet të shkojmë në pozicionet tona”.

“Në të njëjtën kohë, ju duhet të shmangni pasimin e shpejtë. Ne e dimë se ata luajnë shpejtë, ne duhet të organizojmë më mirë mbrojtjen, ose situata të tilla do të ndodhin”, ka thënë Guardiola.

Man City do të rikthehet sërish në aksion në Ligën Premier vikendin e ardhshëm ku do të luajë në udhëtim ndaj Newcastle United./Telegrafi/

The post Guardiola befason me deklaratë – thotë se lojtarët e Man Cityt nuk do t’u binden urdhrave të gjyqtarit tash e tutje appeared first on Telegrafi.

Bernardo Silva tallet keq me Arsenalin për shkak të mungesës së trofeve

23 September 2024 at 21:40

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është tallur brutalisht me Arsenalin për mungesën e trofeve pas barazimit 2-2 në ‘Etihad Stadium’.

Dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën pasditen e së dielës në një ndeshje e cila u shoqërua me shumë polemika për shkak të ndarjes së drejtësisë.

Për vendasit golat i shënuan Erling Haaland dhe John Stones ndërsa për mysafirët realizuan Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes.

Duke folur për një televizion brazilian pas ndeshjes, Bernardo Silva u pyet për të treguar diferencën mes takimeve që City ka zhvilluar ndaj Liverpoolit dhe ndaj Arsenalit.

“Ndoshta sepse Liverpooli tashmë ka fituar Ligën Premier dhe Arsenali nuk e ka bërë këtë. Liverpooli, gjatë asaj kohe, kishte fituar gjithashtu Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali nuk e kishte bërë këtë”.

“Liverpooli gjithmonë ka luajtur ndaj nesh për të fituar ndeshjen. Nga kjo perspektivë, ndeshjet tona ndaj Arsenalit nuk kanë qenë siç kanë qenë ndeshjet ndaj Liverpoolit dhe janë ende”, ka thënë Silva.

“Pak a shumë vetëm një skuadër erdhi për të luajtur futboll, të tjerët erdhën për të luajtur në ato limite sa ishte e mundur dhe aq sa gjyqtari lejoi, fatkeqësisht”.

“Por në fund ishte një barazim. Më e mira që mund të bënim ishte një barazim. Nuk jemi të lumtur, ne deshëm tri pikët”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

The post Bernardo Silva tallet keq me Arsenalin për shkak të mungesës së trofeve appeared first on Telegrafi.

Anthony Joshua sqaron të ardhmen e tij pas nokautit brutal që pësoi ndaj Dubois

23 September 2024 at 21:19

Anthony Joshua ka ripërsëritur se ai nuk do të pensionohet pas humbjes së dhimbshme që pësoi ndaj Daniel Dubois.

Joshua u mposht në raundin e pestë nga Dubois duke mos arritur kështu që të bëhet tri herë kampion i botës.

Humbja ndaj kampionit në fuqi të IBF-së i dha fund serisë së tij prej katër fitoreve radhazi, që përfshiu disa fitore të mëdha ndaj Otto Wallin dhe Francis Ngannou.

Por Joshua ka insistuar se ai nuk do të pensionohet dhe beson se karriera e tij është ‘larg përfundimit’ në një deklaratë të lëshuar së fundmi.

“Ne nuk ia dolëm, por duhet të shikojmë të gjitha gjërat pozitive”, ka thënë ai fillimisht në një video të publikuar në rrjetet sociale.

🫡 pic.twitter.com/RtdLgCIu8p

— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) September 23, 2024

“Ky është mentaliteti dhe perspektiva që duhet të kemi, diçka pozitive gjithmonë. Shikoni çfarë kemi arritur në 11 vitet e fundit, është fenomenale dhe dua të falënderoj secilin prej jush që ka qenë në këtë udhëtim me mua”.

“Por ju e dini se çfarë problemi është, nuk ka përfunduar ende. Ne e kemi bërë një herë, e kemi bërë dy herë dhe ta bësh për të tretën herë nuk ka qenë e lehtë, por është diçka të cilën mund ta arrijë, ka të bëjë me atë që të bësh hapat e duhur përpara, të punosh fortë dhe të përmirësohesh”.

“Duhet të vijë nga zemra më shumë se gjithçka tjetër. Nuk mund të vij nga zërat e brendshëm ose ndikimet, duhet të vijë nga zemra”, tha ai mes të tjerash./Telegrafi/

The post Anthony Joshua sqaron të ardhmen e tij pas nokautit brutal që pësoi ndaj Dubois appeared first on Telegrafi.

Ylli i Liverpoolit lë të hapur mundësinë e largimit – Real Madridi po pret për ta ‘rrëmbyer’ atë

23 September 2024 at 18:59

Trent Alexander-Arnold ka refuzuar që të deklarojë se do të qëndrojë tek Liverpooli përtej këtij sezoni, duke insistuar se kontrata e tij e ardhshme do të vendoset nga trofetë.

Mbrojtësi i djathtë ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës tek Liverpooli dhe Real Madridi është përmendur si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës së ardhshme.

Pasi injoroi këtë temë për disa javë me radhë, Alexander-Arnold ka dhënë mendimin e tij në konferencën për shtyp pas fitores 3-0 ndaj Bournemouth.

“Gjëja më e rëndësishme janë trofetë nëse jam i sinqertë. Unë dua të fitojë trofe”, ka thënë Alexander-Arnold fillimisht.

“Unë jam një lojtar që jam i motivuar nga trofetë dhe të jem në nivelin më të lartë. Ky është ndoshta faktori kryesor i gjithçkaje”.

“Nëse keni një personalitet që është i lartë, i cili dëshiron të fitojë dhe do të bëjë gjithçka për të fituar, kjo i motivon ata”.

Përkundër pasigurisë së vazhdueshme, Alexander-Arnold ka refuzuar që të shtojë publikisht më shumë presion tek Liverpooli për t’ia plotësuar kërkesa.

“Shikoni, unë kam qenë në klub për 20 vite tani. Unë kam nënshkruar katër ose pesë kontrata dhe asnjëra nga këto nuk janë bërë të ditura në publik”.

“Unë dua të jem lojtar i Liverpoolit minimalisht këtë sezon, kjo është e tëra çfarë mund të them”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

The post Ylli i Liverpoolit lë të hapur mundësinë e largimit – Real Madridi po pret për ta ‘rrëmbyer’ atë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

20 September 2024 at 21:39

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë pjesë e një rivaliteti të ashpër në botën e futbollit për 15 vite, por gara mes kësaj dyshe tani është zhvendosur edhe jashtë futbollit, thënë më saktë në garën për blerjen e një veture jashtëzakonisht të rrallë.

Që të dy lojtarët u largunan nga kontinenti i Evropës në perëndim të karrierës së tyre, me Messin që tashmë luan në MLS tek Inter Miami ndërsa Ronaldo në Superligën e Arabisë tek Al Nassr.

Dyshja ndajnë mes vete 13 Topa të Artë të fituar, me Messin që e ka fituar këtë çmim tetë herë ndërsa Ronaldo pesë herë.

Messi ka fituar 10 tituj të La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij tek Barcelona së bashku me ligën tek PSG-ja.

Ronaldo në ndërkohë ka fituar tituj tek Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve nga koha e tij në ‘Old Trafford’ dhe ‘Santiago Bernabeu’.

 

Por kjo konkurrencë mes tyre tashmë është zgjatur përtej fushës së futbollit pasi dyshja kanë garuar me njëri-tjetrin në një ankand për blerjen e një veture jashtëzakonisht të rrallë.

Në vitin 2016 në ankandin e Retromobile në Paris, dyshja kishin hyrë në një ‘luftë ofertash’ për një Ferrari të tipit 335 S Spider Scaglietti.

Kjo veturë është jashtëzakonisht e rrallë, pasi vetëm katër modele janë krijuar mes viteve 1957 dhe 1958.

Vetura ka një motor V12, me një shpejtësi prej 186 kilometra në orë dhe mban ngjyrën e kuqe.

Dhe kjo veturë për të cilën dyshja hynë në një ‘luftë ofertash’ u shit për 27 milionë euro, me Messin që e bleu atë duke parakaluar Ronaldon./Telegrafi/

The post Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro appeared first on Telegrafi.

“Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës” – Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

20 September 2024 at 19:57

I ftuari i radhës në një podcast për Telegrafin ka qenë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Debatik Curri, i cili ka treguar për vështirësitë që kishte kaluar gjatë kohës sa kishte luajtur në Ukrainë.

Curri ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafi Sport, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollistë, por edhe si trajner.

Fillimisht ai ka rrëfyer se si në gjashtë muajt e tij të parë të aventurës në Ukrainë ka luajtur pa para, kjo për shkak se sponsori i klubit gjatë asaj kohe ishte larguar duke e dërguar klubin në bankrotim.

“Edhe pse gjashtë muajt e parë që kemi qenë në Ukrainë ka qenë vështirësi sepse momentin që firmosa unë sponsori i klubit u largua dhe klubi bankrotoi”, ka thënë fillimisht Curri.

“Në shtëpi kam kërkuar para, m’i dërgonin nga 50 euro, 100 euro kështu duke e shty, tri herë kam qenë duke u kthy”.

“E mbaj mend Afrim Muçiçin në telefon më thoshte kur në Prishtinë erdhi kryesia e re, po ta paguaj biletën eja çfarë po bën atje pa pare pa asgjë. Babai im më thoshte ‘rri, se të sheh dikush’, ndonjë klub tjetër, luaja mirë”.

“Thënë të drejtën kjo, nga pak më ndihmonin familja sepse nuk kemi pasur asnjë cent, vetëm ushqimin e kishim dhe jetonim në bazën e klubit, bile ata të klubit bënin hajgare nëse doni me i marr karriget e restaurantit me i shit se nuk keni asnjë pare, asnjë të ardhur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Në fund, Curri tregoi se si gjithçka u bë më e lehtë kur në klub arriti sponsori i ri dhe ai pagoi të gjitha borxhet dhe pagat e futbollistëve.

“Kur erdhi sponsori i ri i shylejti të gjitha borxhet, u stabilizua klubi. Pastaj e spastruan aty dhe unë iu tregova se kemi mbetur vetëm unë dhe një tjetër dhe trajneri i ri formoi një ekip të ri, morën huazim shumë futbollistë të shkollës së Dinamo Kievit dhe vazhduam pastaj që patëm edhe suksese”, përfundoi Curri.

Më poshtë mund ta ndiqni gjithë podcastin e Debatik Currit në Telegrafi Sport.

/Telegrafi/

The post “Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës” – Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerjen e klubit të famshëm në Ligue 1

20 September 2024 at 19:45

Trent Alexaner-Arnold nuk po përpiqet që të blejë aksionet e klubit të famshëm francez Nantes përkundër raportimeve që bënin me dije se është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Raportime nga Franca kishin pretenduar se ylli i Liverpoolit ishte pjesë e një grupi që po përpiqeshin të marrin në pronësi klubin e Ligue 1.

Ishte sugjeruar se 25-vjeçari ishte në krye të kësaj oferteje së bashku me babain e tij, në përpjekje për të blerë klubin nga biznesmeni polak Waldemar Kita.

Tutje u la të kuptohet se oferta e dërguar në drejtim të Kitas ka qenë në regjionin e 80 milionë eurove për Nantes dhe një kredi shitësi prej 20 milionë eurosh, si dhe bonuse të ndryshme në vlerë prej 40 milionë eurove, pati madje edhe raportime se ai ka qenë i interesuar për një lëvizje të mundshme edhe për klubet e tjera si Saint-Etienne dhe Le Havre.

Por duket se ka shumë të pavërteta në këto raportime. Sipas Liverpool Echo, burime pranë Alexander-Arnold kanë konfirmuar se raportimet që anglezi po përgatitet që ta blejë klubin janë ‘plotësisht të pavërteta’.

Teksa duket që Alexander-Arnold nuk është i interesuar për blerjen e Nantesit, klubi në fakt mund të shitet së shpejti, pasi presidenti Kita kishte konfirmuar në 2022 se është i hapur ndaj ofertave.

“Nëse dikush mendon se mund ta mbajë klubin financiarisht dhe të jap siguri dhe se ata janë më të mirët, unë jam i hapur ndaj saj, nuk ka problem”, ka thënë Kita.

Nantes momentalisht mban pozitën e pestë në Ligue 1 pas një fillimi pozitiv të sezonit të ri. Ata kanë dy fitore nga katër ndeshjet e tyre hapëse ndërsa do të luajnë në udhëtim ndaj Angers këtë vikend./Telegrafi/

The post Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerjen e klubit të famshëm në Ligue 1 appeared first on Telegrafi.

Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick

20 September 2024 at 19:19

Neymar ka treguar talentin brazilian për të cilin ai mendon se është më i mirë se Endrick.

Endrick Felipe Moreira da Sousa, i njohur shkurtimisht si Endrick, ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur që prej se u transferua në Madrid këtë verë. 18-vjeçari e hapi llogarinë e tij të golave në Ligën e Kampionëve këtë javë ku shënoi në fitoren me rezultat 3-1 të ‘Los Blancos’ ndaj Stuttgartit.

Endrick cilësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit dhe besohet se do të dominojë këtë sport në të ardhmen së bashku me Lamine Yamal të Barcelonës.

Sidoqoftë, duke folur më herët gjatë këtij viti, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, Neymar, kishte ‘injoruar’ Endrickun kur kishte përzgjedhur lojtarin i cili pritet të ‘shpërthejë’ tek Brazili.

“Mendoj se Estevao i Palmeiras është një talent i madh që po zhvillohet në futbollin brazilian. Unë mendoj se ai do të jetë një gjeni”, kishte thënë Neymar.

17-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat verën e ardhshme pasi u pajtuan për një marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Palmeirasi për 28 milionë euro.

Në fakt, Neymar nuk është braziliani i vetëm që ka thënë fjalë të tilla për Estevaon, pasi edhe ish-fituesi i Kupës së Botës, Branco beson se Estevao është lojtari më i mirë sipas tij që ka lindur në Brazil që prej kohës së Neymarit.

“Ka qenë një kohë e gjatë që prej se i kemi pasur këta fëmijë këtu dhe Brazili ka një gjeneratë spektakolare”.

“Estevao, për mua, me gjithë respektin për të tjerët, kjo është diçka serioze, diçka që nuk e kam thënë kurrë dhe do ta them, që prej Neymar, ai është lojtari më i madh që kam parë që ka lindur në Brazil”, ka thënë Branco./Telegrafi/

The post Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick appeared first on Telegrafi.

Anthony Joshua zbulon këshillën e rëndësishme që ia dha Ronaldo para meçit ndaj Dubois

20 September 2024 at 17:30

Ikona e boksit britanik, Anthony Joshua ka zbuluar se çfarë këshilla i ka dhënë Cristiano Ronaldo para meçit të tij ndaj Daniel Dubois.

Mbrëmjen e së shtunës, Joshua ka për synim që të bëhet tri herë kampion i peshave të rënda në boks, teksa do të përballet me bashkëkombasin e tij Dubois në ‘Wembley’.

Tani, boksieri 34-vjeçar ka zbuluar saktësisht atë se çfarë i ka thënë Ronaldo atij gjatë muajit maj dhe këshillën që i ka dhuruar për meçin e së shtunës ndaj Dubois.

“Për regjimin e tij shëndetësor, regjimin që ai e mban për ta mbajtur veten të shëndetshëm ai më ka dhënë disa këshilla me të vërtetë”.

“Dhe për të qenë i sinqertë, unë kam fjetur për shtatë orë pas rekomandimit të tij”, ka thënë Joshua.

Kur flasim për regjimin shëndetësor dhe mbajtjen e formave trupore, Ronaldo është ndoshta atleti më i mirë në botë për të diskutuar për çështje të tilla.

Në moshën 39-vjeçare, portugezi ende është duke thyer rekordi për klubin e tij aktual Al Nassr dhe për kombëtaren e Portugalisë.

Sa i përket Joshuas, ai do të përballet me një kundërshtar më të ri në moshë të shtunën, pasi Dubois është vetëm 27-vjeçar në krahasim me Joshuan që ka 34.

Ata do të luftojnë për rripin IBF i cili u dorëzua më herët gjatë këtij viti nga Usyku./Telegrafi/

The post Anthony Joshua zbulon këshillën e rëndësishme që ia dha Ronaldo para meçit ndaj Dubois appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Gentrit Limani rikthehet tek Llapi

20 September 2024 at 15:51

Klubi i Llapit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Gentrit Limani.

Limani i cili kaloi një periudhë të shkurtër tek Ferizaj, nuk është i panjohur me ambientin llapjan pasi edhe më herët ka qenë pjesë e tyre.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, Limani do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e nesërme (e shtunë) që Llapi do ta luajë pikërisht ndaj Ferizajt në udhëtim.

Njoftimi i plotë i Llapit:

“Klubi futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Gentrit Limani. 24-vjeçari rikthehet sërish tek Llapi, pas një eksperience të shkurtër me Ferizajn”.

“Klubi ka kompletuar dokumentacionin dhe Limani do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Tahir Batatina nga ndeshja e nesërme në udhëtim me Ferizajn”, thuhej në komunikatën e Llapit.

The post Zyrtare: Gentrit Limani rikthehet tek Llapi appeared first on Telegrafi.

Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e dobët të sezonit tek Real Madridi

20 September 2024 at 15:29

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme (e shtunë) ndaj Espanyolit në ‘Santiago Bernabeu’.

Tekniku italian preku disa çështje të ndryshme, duke filluar që nga rotacionet e mundshme për dy ndeshjet e ardhshme e deri tek kritikat për lojën e dobët të Real Madridit dhe mungesën e ekuilibrit.

Ancelotti fillimisht tha se nesër do të jetë një mundësi e mirë që ai t’i pushojë disa prej yjeve kryesor të skuadrës, duke aluduar se emra si Arda Guler, Lucas Vazquez dhe Endrick mund të marrin më shumë minuta.

“Nesër mund të jetë një ditë e mirë për të bërë rotacione, por sot nuk është koha e duhur për ta thënë këtë”.

“Endrick do të jetë titullar në njërën nga ndeshjet e ardhshme. Me kualitetin që ai ka, është e natyrshme. Ai është shumë i përulur, flet shumë pak dhe punon shumë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Më herët gjatë javës u tha se Ancelotti po konsideron mundësinë që të luajë me katër mesfushorë që të fitojë më shumë ekuilibër.

“Është e vështirë për t’u thënë, por ekuilibri është diçka kolektive të cilën mund ta bësh me dy sulmues ose tre”.

“Të kesh një mesfushor më shumë nuk do të thotë më shumë ekuilibër. Debati tani mund të jetë? Çfarë është Bellingham? Sulmues, mesfushor?. Ekuilibri vjen përmes punës kolektive dhe ne do ta kemi atë, pa asnjë dyshim”.

“Shanset për gol që ekipet tjera kanë pasur ndaj nesh kanë qenë për shkak të gabimeve tona. Kjo do të thotë se duhet të mbrohemi më mirë, jo sepse nuk kemi ekuilibër”.

“Të gjitha shanset që Sociedadi i pati ishin për shkak të gabimeve tona ose pasimeve të këqija”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e dobët të sezonit tek Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Trepça eliminohet nga çekët e Nymburkut, por e mbyll Ligën e Kampionëve me kokën lart

20 September 2024 at 15:11

Klubi basketbollistik Trepça është eliminuar sot (e premte) nga Liga e Kampionëve pas humbjes që pësuan ndaj ekipit çek Nymburk me rezultat të ngushtë 84-78.

Ishin çekët ata që e nisën më mirë këtë takim duke fituar dy çerekët e parë me rezultat 20-17 dhe 20-18, duke shkuar kështu në pushim me pesë pikë epërsi 40-35.

Në pjesën e dytë të ndeshjes pati një luftë të madhe nga Trepça ndonëse edhe çereku i tretë përfundoi me epërsi miniimale të çekëve me rezultat 21-19.

Çereku i fundit i takimit i takoi mitrovicasve të cilët arritën që ta fitojnë atë me rezultat 24-23 por kjo nuk ishte e mjaftueshme që në fund të merrnin fitoren.

Lojtari më i dalluar në këtë takim për Trepçën ishte Sammy Hunter i cili realizoi 28 pikë, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Malik Johnson që pati 15 pikë dhe Dardan Kapiti me 12 sosh.

Në ndërkohë tek ekipi kundërshtar lojtarët më të dalluar ishin Christian Bishop me 15 pikë dhe Tylan Birts që shtoi 14 të tjera.

Kjo humbje pra ishte fundi i aventurës së Trepçës në Ligën e Kampionëve dhe tani do t’i vazhdojë garat në kompeticionin tjetër të FIBA Europe Cup./Telegrafi/

The post Trepça eliminohet nga çekët e Nymburkut, por e mbyll Ligën e Kampionëve me kokën lart appeared first on Telegrafi.

❌
❌