Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Kreu i ri i Policisë së Shtetit, Toska: Do e emërojë Belinda Balluku, ja kush pritet të jetë…

By: V K
24 September 2024 at 15:39

Gazetari Almer Toska në rubrikën Opinion në News24 tha se bandat kriminale janë të interesuara që të emërojnë Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit.

“Është vendosur se kush do të jetë drejtori i Policisë së Shtetit, atë e ka zgjedhur Belinda Balluku, e cila pasi mori 3 ministri, do të vendosë edhe Kryepolicin.

Rrumbullaku u largua për efektin e TIMS, ndërkohë që në SPAK janë Edmond Rizai, Neritan Nallbati, të cilët janë dy nyjet kyçe që janë emëruar nga bandat. Këta individë kontrollohen nga bandat, shitën informacionet e SPAK”, tha Toska.

Sipas tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përflitet se do të jetë Skënder Hitaj, i cili sot është drejtor i Policisë së Durrësit. Toska tha se ai është njeriu i Belinda Ballukut. Gjithsesi gazetari tha se në momentin e fundit, Kryeministri Edi Rama mund të vendosë edhe një emër tjetër.

“Belinda Ballukut i është besuar fati i zgjedhjeve, është njeriu kyç që do të vendosë fatin e zgjedhjeve. Por pa pasur Drejtorin e Përgjithshëm e Policisë nuk mund të përcaktojë fatin e zgjedhjeve”, tha Toska.

Në vijim ai u shpreh se opozita duhet të tregojë se është ndryshe, që nuk do të trembet, nuk do të intimidohet nga kjo qeveri.

“Shqiptarëve iu duhet thënë se ne jetojmë në një shtet despotik. Edi Rama është kthyer në një lloj faraoni, është aq i shfrenuar në fantazinë e tij sa do të krijojë edhe shtetin bektashi. Opozitës po i mbahet në arrest lideri i saj, pse po bëhet kjo? Opozita duhet të aplikojë modelin e njerëzve të aksionit, keni Ervin Salianjin, të cilin duan ta dënojnë për shpifje. Pse duan ta bëjnë këtë?”, tha Toska.

The post Kreu i ri i Policisë së Shtetit, Toska: Do e emërojë Belinda Balluku, ja kush pritet të jetë… appeared first on Albeu.com.

SPAK shtyn hetimet për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

By: V K
24 September 2024 at 15:38

Ditën e djeshme, u bë e ditur se prokurori i SPAK që ka në hetim dosjen e drejtorëve të Erion Veliajt, Klodian Braho, ka shtuar edhe një akuzë tjetër për drejtorët e bashkisë Tiranë, ose siç njihen ndryshe ‘Shtabi Elektoral’ i Veliajt.

Pas akuzës së shpërdorimit të detyrës, është shtuar edhe ajo e pastrimit të parave, gjë që rëndon pozitat e drejtorëve të Veliajt dhe këtij të fundit vetë, dhe tregon së kjo skemë vjedhje ka natyrë të mirëfilltë të një grupi të strukturuar kriminal.

Megjithatë, prokurori Braho ende nuk e cilëson “5D” si grup i strukturuar kriminal.

Ligji e thotë qartë, çfarë është grup i strukturuar kriminal? Quhen 3 deri në 5 veta, që kanë ekonomistin, financierin, paratë, burimin e tyre, etj.

Nga sa është parë deri tani, “5D”-ja ka pasur të gjithë elementët e grupit të strukturuar kriminal, dhe për më tepër ka kryer veprimtarinë e saj me leje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duket se kreu  i  SPAK,  Altin Dumani, në vend të luajë rolin e hetuesit, ka luajtur rolin e një ndërmjetësi mes Ramës e Veliajt, duke e ‘amnistuar’ përkohësisht këtë të fundit si nga dosja e inceneratorit, por edhe te ‘5D’ duke tentuar t’ua faturojë përgjegjësinë vetëm drejtorëve të Veliajt.

Por duket se skema korruptive e inceneratorit të Tiranës dhe “5D-ja” nuk janë e vetmja aferë në bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga Veliajt.

Së fundi nëpër korridoret e medias, prokurorisë dhe politikës po përflitet edhe për një tjetër aferë, përmasat e së cilës ende janë të paqarta mirë, por që mendohet sa, ose më e madhe edhe se “5D-ja”, dhe fjala është për kompaninë “GERARD-A”.

A është edhe kjo kompani një skemë korruptive?

A po heton SPAK-u edhe këtë?

Kush janë pronarët dhe aktiviteti i saj…?

Këto dhe shumë detaje të tjera do të duhet t’i sqarojë SPAK-u.

The post SPAK shtyn hetimet për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Sazan Guri: Jam dakord me krijimin e shtetit Bektashi

By: V K
24 September 2024 at 15:00

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus, ambientalisti Sazan Guri, është dakord me planin për krijimin “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë.

Guri tha se është dakord me kryeministrin Edi Rama, i cili ka pohuar planet me qëllim “promovimin e një islami tolerant me të cilin Shqipëria do të krenohet”.

Ndër të tjera, Guri tha se mali i Tomorrit është qendra e botës, ndërsa bektashizmi është e vetmja fe që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta.

Sazan Guri: E di që shumë njerëz do më kundërshtojnë, e di shumë mirë. Unë jam ndër të paktët raste që jam me kryeministrin. Nuk e kërkon dot besimi mysliman që e ka qendrën diku tjetër ose besimi kristian që e ka qendërn diku tjetër, besimi katolik e ka qendërn në Romë. I vetmi besim që ka një qendër, që quhet qendër këtu në Shqipëi…për mua nuk është një shenjë madhështie, historike apo edhe turistike dhe shpirtërore. Për mua është gjëja më e vyer që unë e kam menduar vetë.

E them kur vijnë këtu në Berat, siç keni ju Vatikanin ne kemi bektashizmin sepse bektashizmi është qendër shpirtërore, natyrore. I vetmi besim që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta është feja bektashiane. Unë jam bektashi nga babai, nënë e kam myslimane. Gruan e kam ortodoks,e por bektashizmi ka atë lloj ndërmjetësimi, një besim i ndërmjetëm midis ortodoksisë, katolikëve dhe myslimanëve. Është fe natyrore. Fakti që ka zgjedhur Tomorrin…male ka plot të larta, por u zgjodh mali më i bukur në botë, qendra e botës që është Tomorri.

The post Sazan Guri: Jam dakord me krijimin e shtetit Bektashi appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij (VIDEO)

By: V K
24 September 2024 at 14:31

Mëngjesin e kësaj të marte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjes, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.

Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

 

#Maltempo #Toscana, interventi #vigilidelfuoco in corso a Pisa e Livorno per le forti piogge: in atto soccorsi ad automobilisti in difficotà e per allagamenti. Criticità a Montescudaio nel pisano, a San Vincenzo e Castagneto Carducci nel livornese [#23settembre 22:00] pic.twitter.com/38p2RWio3d

— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) September 23, 2024


Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.

The post E rëndë në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga takimi Noka-Meta/ Gazetari: Çfarë do të ndodhë javën e ardhshme

By: V K
24 September 2024 at 14:25

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, Ilir Meta, në konferencën për mediat foli për takimin që ka pasur me Flamur Nokën.

Gazetari Osman Stafa, ka zbardhur detaje të tjera nga takimi, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mesa duket PD dhe PL do të firmosin një marrëveshje.

Në këtë marrëveshje, do të ketë një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive dhe bëhet fjalë për listat e mbyllura, ku pritet të kandidojë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qarkun e Tiranës.

“Në fokus ishin zgjedhjet e 2025 për modalitetet që do përcaktojnë këto dy parti aleate për mënyrën si do hyjnë në zgjedhje. Sipas burimeve pritet një listë e kandidatëve për deputetë të dyja partive, ku pritet që të jenë edhe aleatë të tjerë pjesë e këtyre listave. Bëhet fjalë për listat e mbyllura. Meta ka deklaruar se do jetë kandidat i opozitës në qarkun e Tiranës dhe pritet të jetë në listat e mbyllura të PD në qarkun e Tiranës. Ajo çfarë po diskutohet është që kjo dakordësi të mbyllet shumë shpejt është sa dhe si do të jetë numri i deputetëve që do të jetë në listat e opozitës. Këta kandidatë që do dakrodësohen nuk do jenë pjesë e primarëve që PD do të mbajë në vijim”, tha gazetari.

Po ashtu, pritet që javën e ardhshme të ketë një tjetër takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës, për të mbyllur ndoshta marrëveshjen e parashikuar.

Gjithashtu, PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Ai shtoi opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.

The post Zbardhen detaje nga takimi Noka-Meta/ Gazetari: Çfarë do të ndodhë javën e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit/ Salianji ngre dyshime: Fituesin e kanë paracaktuar që në nisje…

By: V K
24 September 2024 at 14:11

Deputeti Ervin Salianji, ka folur për konkursin që po bëhet për drejtorin e policisë së shtetit. Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ai shprehet se ky konkurs është një farse dhe se fituesi është paracaktuar me kohë.

Sipas Salianjit, “kjo ka qenë e mbyllur që në nisje. Dihej që ministri është mbyllur me një grup personash. Dihen personat që do të jenë drejtorë qarqe”.

“Kanë hapur një proces farsë me një ligj që ka kaluar në parlament me seancën e fundit të verës. Kemi nisur që ministri i brendshëm, përpara se të jepte dorëheqjen Rrumbullaku, ai doli në një deklaratë dhe tha se do të kishte një gjeneratë të re të Policisë së Shtetit. Është një farsë për të bërë sikur ka një proces. Nuk po i përmend sikur mos të duket sikur po influencoj, por po e ndjekim procesin dhe do t’iu japim një përgjigje.

Kjo ka qenë e mbyllur që në nisje. Dihej që ministri është mbyllur me një grup personash. Dihen personat që do të jenë drejtorë qarqe. Nuk është se do të kishte ashtu siç propozonte ligji. Këta duan të bëjnë sikur bëjnë konkurse dhe nuk kanë dalë cilët janë kriteret që avantazhojnë njërin.

Është një komision politik, të gjithë të emëruar nga ministri ose kryeministri. Është një tender për grupet kriminale se kush ofron më shumë. Kam pyetur dje nëse kanë kërkuar informacion nga kandidatët që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë drejtor i policisë dhe ministri nuk u përgjigj”, shprehet Salianji.

The post Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit/ Salianji ngre dyshime: Fituesin e kanë paracaktuar që në nisje… appeared first on Albeu.com.

Krijimi i “Vatikanit në Tiranë”/ Jorida Tabaku: Shqipëria e vogël me ego elefanti, projekt që nuk ka lidhje me realitetin e qytetarëve

By: V K
24 September 2024 at 13:16

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar propozimin e fundit për krijimin e Shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, i ngjashëm me Vatikanin në Romë.

Deputetja e PD, shprehet se ky lloj propozimi është shqetësues dhe nuk ka lidhje me realitetin e shqiptarëve.

Sipas saj, projekti erdhi si një pusullë kaosi, ndërsa vendi është zhytur në një spirale krize të thellë ekonomike dhe sociale, si pasojë e një qeverisjeje të mbushur me skandale dhe korrupsion.

Gjithashtu, Tabaku thekson se; “shqiptarët nuk janë aq fanatikë fetarë, por harmoninë fetare e konsiderojnë diçka të tyre që e ruajnë me fanatizëm”.

Postimi i Tabakut:

“Shqipëria ka kontribuar shumë në shërbim të paqes, tolerancës (jo vetëm fetare) dhe harmonisë.

Një vend i mbushur me probleme dhe shqetësime të shumta nga një kulturë politike toksike, ka pasur gjithmonë një pasaportë në harmoninë fetare. Aq e konsoliduar, fatmirësisht, ka qenë kjo harmoni mes religjioneve, saqë jo vetëm që asnjë hebre nuk u dërgua në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu respekti ndaj këtij komuniteti ka qenë i rrënjosur thellë në traditën tonë.

Aq e ngulitur në vetëdijen tonë kombëtare ka qenë kjo harmoni, saqë, edhe kur në rrugët e Francës kjo harmoni paraqitej për arsye propagandistike personale, nuk e prishi kurrë punën. Shqipëria ka vuajtur shumë, por fatmirësisht kurrë nga ndasitë e thella dhe polarizuese fetare. Populli ka një thënie të urtë: “Më mirë prishet!”

Ditët e fundit, media ndërkombëtare ka transmetuar një intervistë të kryeministrit për një projekt “ala Vatikan” të komunitetit Bektashi. Projekti erdhi si një pusullë kaosi, ndërsa vendi është zhytur në një spirale krize të thellë ekonomike dhe sociale, si pasojë e një qeverisjeje të mbushur me skandale dhe korrupsion. Vjen në një çast kur qytetarët janë në zgripin e një krize financiare dhe ekonomike, dhe po largohen nga vendi.

Me pak fjalë, sfidat për një qeveri që mendon për shqiptarët janë të mëdha dhe në lartësinë e duhur për një kryeministër që pretendon të ketë aftësi për t’iu përgjigjur atyre, por që aspak çuditërisht nuk po i përgjigjet. Në një kohë kur shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale për varfërinë dhe largimin masiv të rinisë, qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin e ekonomisë dhe në zbutjen e krizave sociale, jo në projekte iluzive që nuk kanë lidhje me nevojat e vërteta të vendit.

Nuk është hera e parë që Shqipëria e vogël ka egon e elefantit. Pak kohë më parë, gjatë presidencës sonë në OSBE, ndërsa vendi ishte në një krizë korrupsioni, kryeministri ishte i angazhuar në telefonata të gjata me ministrin e jashtëm Lavrov për të “zgjidhur çështjen e Bjellorusisë”. Kështu, ai pretendonte të zgjidhte çështjen e zgjedhjeve të vjedhura në Bjellorusi. Disa muaj më vonë, ndërsa në vend u zbulua një tjetër aferë korruptive, kryeministri prapë u përfol nga media si mediatori i krizës mes Greqisë dhe Turqisë.

Në media u pompua debati dhe shqiptarët morën “cirkun dhe bukën” që shkolla e “politikës” së Romës së Lashtë ofronte në kësi rastesh. Ndërkohë që mes Turqisë dhe Greqisë, ishin zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh që kishin dështuar, Shqipëria e vogël me egon e elefantit premtoi të negociojë për t’i dhënë zgjidhje. Pak rëndësi ka fakti që vetë Shqipëria përfundoi duke prishur marrëdhëniet me Greqinë, duke bllokuar për dy vite procesin e integrimit. Njeriu i pakteve, i vendosur përpara përgjegjësisë, dështoi kur i erdhi patatja e nxehtë në dorë!

Gjithsesi, nëse kjo është një skemë propagande për të tërhequr vëmendjen dhe për të ndërtuar një mit, apo një skemë për të ndërtuar realisht një shtet eksperimental, e gjitha kjo është shqetësuese. Nëse harmonia jonë fetare, etnike dhe racore ekziston, kjo nuk ka nevojë të destabilizohet nga ëndrrat megallomane të askujt.

Këtë herë, ajo balancë dhe harmoni fetare, ai thesar i çmuar që duhet ta ruajmë dhe konservojmë, ka shkaktuar për herë të parë debat, sepse dikush në qeveri me pushtet ka dashur t’ua marrë atë shqiptarëve për ta veshur si gjerdanin dhe meritën e tij personale. Duke luajtur me të si fëmijë.

Shqiptarët nuk janë aq fanatikë fetarë, por harmoninë fetare e konsiderojnë diçka të tyre që e ruajnë me fanatizëm. Pa dashur t’u preket, pa dashur t’u shndërrohet në një shtet me pushtet. Pasi, mbase, kjo është një nga ato pak gjëra që kanë realisht ato vetë dhe e manaxhojnë vetë pa futur hundën askush me pushtet.

Në një kohë kur qytetarët po vuajnë nga papunësia, kriza ekonomike dhe mungesa e shërbimeve bazë, qeveria ka zgjedhur të fokusohet në projekte që nuk kanë lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve. Qeverisja jonë duhet të bazohet në prioritete të qarta: rritja e mirëqenies, zhvillimi ekonomik dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve”, shkruan Tabaku.

The post Krijimi i “Vatikanit në Tiranë”/ Jorida Tabaku: Shqipëria e vogël me ego elefanti, projekt që nuk ka lidhje me realitetin e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare/ Ekspertiza e Prokurorisë e dërguar në Itali kthehet pas për mungesë dokumentacioni

By: V K
24 September 2024 at 12:23

Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e ekspertizën mjekoligjore për përcaktimin e shkaktut të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Letërporosia është kthyer mbrasht nga shteti fqinj për mungesë dokumentacioni, pasi organi i akuzës mësohet se ka dërguar vetëm letrat dhe jo mostrat e plota, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Prokuroria e Tiranës, dërgoi letërporosinë në Itali disa muaj më parë për të kryer një ekspertizë mjekoligjore atje, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Familjarët e vogëlushit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Sipas ekspertizës mjekoligjore që u bë nga IML , rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3-vjeçarit ishte anestezia gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu, mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa bluzat e tjera të bardha nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos.

Mësohet se kur Briani ishte i shtruar në QSUT kanë asistuar të paktën 6 mjekë. Prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Përgjigja e kthyer është; “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

3-vjeçari Brian Spahiu, ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare të mjekut Roland Xhaxho.

The post Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare/ Ekspertiza e Prokurorisë e dërguar në Itali kthehet pas për mungesë dokumentacioni appeared first on Albeu.com.

Mos ma ngri zërin mua, mos guxo/ Plas debati te “Sterilizimi”, Ndreca: Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit, Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh?

By: V K
24 September 2024 at 12:16

Debate ka pasur te Komisioni hetimor i Sterilizimit, mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?

Ndreca: “Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit”.

Vokshi:Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh”.

Ndreca:Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje”.

Vokshi: “Mbaroje tani”.

Ndreca:Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty”.

Vokshi:Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo”.

The post Mos ma ngri zërin mua, mos guxo/ Plas debati te “Sterilizimi”, Ndreca: Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit, Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh? appeared first on Albeu.com.

Komisioni hetimor në Shëndetësi/ Dëshmon mjeku Genc Byrazeri: Prisni se është momenti im i famës, nuk mi merrni dot minutat

By: V K
24 September 2024 at 11:53

Ditën e sotme, Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi, ka nisur mbledhjen e radhës.

Para anëtarëve të Komisionit në seancë dëgjimore, ka nisur të dëshmojë mjeku Genc Byrazeri, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë fjalës së tij, ai nisi të tregojë të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës, duke renditur të gjitha kualifikimet titujt dhe vlerësimet që ka marrë përgjatë viteve.

Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.

The post Komisioni hetimor në Shëndetësi/ Dëshmon mjeku Genc Byrazeri: Prisni se është momenti im i famës, nuk mi merrni dot minutat appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Dalin pamjet e rënda, pësoi atak kardiak gjatë performancës, ndërron jetë në skenë këngëtari i njohur (VIDEO)

By: V K
24 September 2024 at 11:31

Këngëtari dhe regjisori i njohur turk Metin Arolat, u nda nga jeta të shtunën me  21 shtator gjatë një shfaqjeje live në Kozjatagi në Stamboll.

Artisti 52-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë performancës, me miqtë që dyshonin se shëndeti i tij ishte i rrezikuar nga një dietë e rreptë, sipas raporteve të mediave lokale.

Pavarësisht se përjetoi dhimbje dhe mpirje në dorë, Arolat vazhdoi me performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë.

Një infermier që ndodhej në lokal nxitoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Arolat vdiq rrugës për në spital.

Këngëtarja Demet Sagiroglu, mikeshë e ngushtë e Arolat, ka folur për mediat jashtë spitalit, duke lënë të kuptohet se shëndeti i tij mund të jetë ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte shumë i afërt me mua, si një vëlla. Ishte në dietë… nuk besoj se ia duronte zemra. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë”, tha ajo.

Metin Arolat fitoi popullaritet në vitet 1990 si këngëtar. Përveç karrierës së tij në këngë, Arolat ishte i njohur për regjinë e videoklipeve për artistë të shumtë turq.

#metinarolat pic.twitter.com/X6fnrIF2kZ

— Murat Fırat (@berkemuratfirat) September 21, 2024

The post E trishtë/ Dalin pamjet e rënda, pësoi atak kardiak gjatë performancës, ndërron jetë në skenë këngëtari i njohur (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hiq kallëzimin, merr lekët/ Pas denoncimit pezullohet efektivi i policisë në Shijak, nis edhe hetim disiplinor (EMRI)

By: V K
24 September 2024 at 11:21

Mbrëmjen e djeshme, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel, ku shfaqet një punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, ky i fundit është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor.

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të pikës 8 të nenit 222 të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë Nënkomisar E. Ç., me detyrë oficer në Komisariatin e Policisë Shijak. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij, për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit “Nuk përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

Emisioni Fiks Fare, solli dje rastin e një punëtori të kompanisë Ital Construzione, i cili është dëmtuar në punë dhe firma kërkon të fshehu ngjarjen.

Jurgen Lekli, tregoi për gazetarët e Fiksit se është dëmtuar në punë dhe firma nuk është përgjigjur për asgjë, madje ata po kërkojnë të fshehin ngjarjen.

“Unë u dëmtova në këmbë, bërë 3 ndërhyrje te Spitali Ushtarak dhe firma nuk u përgjigj për asgjë. Në fillim më thanë shko në privat dhe mos deklaro dhe të të japim ne paratë, por kur nuk dhanë asgjë shkova në shtet dhe më vonë ju drejtova edhe policisë, por kuptoj se Oficeri i Policisë Gjyqësore po mban anën e tyre dhe kështu ata po dalin të pafajshëm, dhe mua nuk më kanë dhënë asgjë”, thotë Jurgeni i cili prej muajsh tani lëviz me patericë.

Fiksi solli takimin e të dëmtuarit me drejtorin e Inspektoriatit të Punës Durrës. Ky i fundit pranon se u lajmërua me vonesë për rastin dhe ka marrë dy masa administrative për kompaninë.

Ndërkohë, kërkon nga djali që t’i tregojnë raste të tjera aksidentesh në atë firmë në mënyrë që të rikontrollojnë.

Ndërsa inspektoriati i punës thotë se e ka bërë detyrën atëherë, djali takon dhe oficerin e policisë gjyqësore tek i cili janë bërë deklarimet.

OPGJ-ja i kërkon të dëmtuarit që bashkë me të të shkojnë tek kompania meqë drejtuesit e kësaj të fundit duan ta takojnë, por Jurgeni nuk pranon.

Fiksi solli takimin mes pronarëve të kompanisë të dëmtuarve dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, i cili e organizon takimin në një lokal afër komisariatit Shijak. “Edhe për mua është më mirë në një ambient asnjëanës”, dëgjohet t’i thojë ai të dëmtuarit në telefon kur lënë takimin.

Në bisedën e tyre, punonjësi i policisë i cili ka në dorë një kallëzim për kompaninën bën ndërmjetësin, duke i kërkuar të dëmtuarit që ta mbylli këtë gjë. Madje i thotë të aksidentuarit që të marrë paratë e ta mbyllin si çështje.

OPGJ-ja shprehet se ai ka ardhur vetëm si ndërmjetës në takimin që ai vetë organizoi në lokal, për hatër të të dyja palëve që të mund të gjenin një dakordësi. Problem tjetër që del në denoncimin e Fiksit, është se punonjësit nuk deklarohen me rrogën që marrin, por me një rrogë më të ulët dhe pjesën tjetër e marrin në dorë, në të zezë.

Edhe firma këtë do të shfrytëzojë duke e dëmshpërblyer të dëmtuarin me rrogë që deklarohet dhe jo me pagën që ai merrte në total.

Për këtë gjë djemtë vunë në dijeni edhe drejtorin e inspektoriatit të punës, i cili u kërkoi një ankesë me shkrim, emra dhe data kur bëhej shpërndarja e parave në dorë dhe emrat e të gjithë të dëmtuarve në punë, të cilët firma nuk i ka deklaruar si të tillë.

The post Hiq kallëzimin, merr lekët/ Pas denoncimit pezullohet efektivi i policisë në Shijak, nis edhe hetim disiplinor (EMRI) appeared first on Albeu.com.

I vodhën xhiron ditore farmacistes, identifikohen dy autorët

By: V K
24 September 2024 at 11:13

Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja A.B., 25-vjeçe, me profesion farmaciste, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy shtetas të mitur (vëllezër).

Për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

The post I vodhën xhiron ditore farmacistes, identifikohen dy autorët appeared first on Albeu.com.

Plani i Ramës për “Vatikanin në Tiranë”/ Media franceze shkruan për Shtetin Bektashi

By: V K
24 September 2024 at 10:58

Dy ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, sipas një modeli të ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali.

Shteti Bektashi në Tiranë, ka bërë një jehonë të madhe në shumë vende të botës, përfshirë edhe Francën. Intervista e kryeministrit Edi Rama në “New York Times”, ku tha se do të krijohet një “mini-Vatikan”, ka sjellë dhe një kronikë nga prestigjiozja franceze, “Le Parisien”.

“Shteti më i vogël në botë është gati të lindë. Kryeministri shqiptar Edi Rama, një katolik jo praktikues, njoftoi të shtunën në rubrikat e New York Times synimin e tij për të krijuar një ent të ri të qeverisur nga bektashinjtë për të promovuar një islam tolerant. Një lloj ‘Vatikani mysliman’, me një sipërfaqe prej 0,11 km², sa një e katërta e sipërfaqes së Qytetit të Vatikanit”, shkruan prestigjiozja franceze.

Më pas ajo shpjegon pjesën se si do të funksionojë ky shtet, duke shkruar: “Ky shtet i ri do të vendoset në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe do të shërbejë si një shtëpi politike për myslimanët bektashi, komuniteti i katërt fetar i Shqipërisë pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

Ajo do të ketë administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë e saj. Një muze që tregon historinë e bektashinjve dhe një dhomë lutjesh do të instalohen gjithashtu atje. Lideri aktual shpirtëror Baba Mondi, i thirrur për t’u bërë kreu i shtetit, kërkon gjithashtu një shërbim inteligjence. Nënshtetësia do t’u jepet vetëm anëtarëve të klerit dhe administratës së tij.

Konsumimi i alkoolit do të lejohet dhe gratë do të jenë në gjendje të veshin çfarëdo veshje që dëshirojnë, sipas praktikave tolerante të rendit bektashi, një degë e islamit shiit të ndikuar nga sufizmi, i cili mbron një vizion tolerant dhe mistik të Islamit, fetë dhe filozofitë e tjera”.

“Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, -shkruhet në artikull.

The post Plani i Ramës për “Vatikanin në Tiranë”/ Media franceze shkruan për Shtetin Bektashi appeared first on Albeu.com.

EMRAT/Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do mbyllet të premten

By: V K
24 September 2024 at 10:18

Dy ditë më parë, komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, do të mbyllet të premten, ku edhe ministri i Brendshëm do t’i propozojë kryeministrit, emrin.

Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm, ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.

Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Kujtojmë që një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Kandidatet e skualifikuar:

1-Shemsi Premci

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

The post EMRAT/Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do mbyllet të premten appeared first on Albeu.com.

SPAK lidh kontratën e radhës me izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”/ 144 mijë USD për licencën e pajisjeve që zbërthejnë telefona dhe kompjutera

By: V K
24 September 2024 at 10:10

Nuk ka asnjë surprizë me procedurën tenderuese sekrete të zhvilluar nga SPAK, për licensimin e programeve kibernetike që shërbejnë për zbërthimin dhe marrjen e të dhënave të telefonave, kumpjuterave, Lap-Topëve.

Njësoj siç paralajmëroi 5 ditë më parë gazetari i “Ora News” Elton Qyno, kompania izraelite “Cellebrite DI Ltd” me qëndër në “Em Hamoshavot St., Petah Tikva (Izrael), është shpallur fituese i tenderit sekret të zhvilluar nga SPAK, me qëllim “Rinovimin e licensave të pajisjeve ekzaminuese për telefona celularë”.

SPAK angazhohet në këtë kontratë që për 12 muaj me rradhë deri në dhjetor 2025, të paguajë 144 mijë dollarë tek Izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”, duke i kërkuar këtyre të fundit të zbërthejnë kodet e telefonave, kompjuterave, Lap-Topëve e çdo pajisje tjetër kibernetike me qëllim marrjen e të dhënave.

Kjo kompani izraelitë, përfshirë dhe kompaninë tjetër kroate “INsig2 d.o.o” me qëndër në Zagreb që drejtohet nga Goran Oparnica, janë përgjedhur përmes një procedure me negocim dhe jo një gare të hapur mes konkurentëve të tjerë.

Në 16 shtator 2024, për kroatët e “INsig2 d.o.o” , SPAK vendosi të shpenzojë nga buxheti 36 mijë euro vetëm për rinovimin e licensave të pajisjeve dhe programeve ekzaminuese për telefona celularë, kompjuterave dhe të pajisjeve të tjera, pa llogaritur blerjen e programeve.

Tashmë kësaj kontrate i shtohet dhe kontrata e dytë prej 144 mijë dollarë, që SPAK ka lidhur me negocim me kompaninë izraelite.

Këto dy kompani zbërthejnë të gjitha telefonat që SPAK dhe BKH sekuestron, përfshirë këtu dhe pajisjet kompjuterike të tjera, duke shmangur kështu ekzaminimin e këtyre pajisjeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

Kushdo person që shprehet duke u mburrur kafeneve se ky telefon nuk hapet dhe si merren dot të dhënat, e ka gabim.

The post SPAK lidh kontratën e radhës me izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”/ 144 mijë USD për licencën e pajisjeve që zbërthejnë telefona dhe kompjutera appeared first on Albeu.com.

Sarandë/ Makina përfshihet nga flakët, ja çfarë e shkaktoi zjarrin

By: V K
24 September 2024 at 09:42

Pak momente më parë pranë qendrës së qytetit të Sarandës , një automjet është duke u djegur .

Zjarrfikësja në vendngjarje dhe po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht, mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Sarandë/ Makina përfshihet nga flakët, ja çfarë e shkaktoi zjarrin appeared first on Albeu.com.

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë

By: V K
24 September 2024 at 09:24

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës, u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

Gjatë një interviste, ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve.

Gjithashtu, ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.

Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai.

The post Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë appeared first on Albeu.com.

Fjalët që nëna e motrave Berisha shkruajti për Klea Prengën, ja si përgjigjet blogerja (FOTO)

By: V K
24 September 2024 at 09:14

Disa javë më parë, motra Antonela dhe Mariela Berisha, dhunuan në mënyrë brutale blogeren Klea Prengën. Ende nuk kemi gjurmë të dy motrave Berisha.

Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një reagimi të bërë prej të dhunuarës janë zbuluar ofendimet që e ëma e motrave Berisha, i ka drejtuar Kleas në momentin që ajo publikoi pamjet e plagëve në rrjete sociale.

Ky veprim i Kleas, ka ardhur pas një reagimi që e ëma e motrave Berisha, ka bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Donika Marashi (e ëma e motrave Berisha), rrëfehet se ka denoncuar të gjitha adresat që kanë përdorur imazhin e saj dhe të Antonelës dhe Marielës, duke theksuar se as për mbështetje dhe as për të denigruar nuk pranon të hapen adresa për to.

Pra lë të nënkuptohet se po distancohet prej adresave të cilat shajnë të dhunuarën, Klea Prengën.

Mirëpo nga ana tjetër, Klea shprehet se Donika Marashi, ka qenë ajo që e ka ofenduar e para me fjalë, të cilat i keni të paraqitura në imazhin e mëposhtëm:

“Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur”, shprehet ndër të tjera Klea teksa pretendon se ai koment është bërë në momentin e postimit të plagëve dhe është fshirë në mënyrë të menjëhershme prej Donikës.

The post Fjalët që nëna e motrave Berisha shkruajti për Klea Prengën, ja si përgjigjet blogerja (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Vatikanin bremda në Tiranë”/ Bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni dhe dashuri

By: V K
24 September 2024 at 08:57

Dy ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, sipas një modeli të ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali.

Por mesa duket, kjo ide nuk është përkrahur nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë.

Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia, në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global në pronësi të Azerbajxhanit, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, tha: “Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali”.

Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, thuhet se ka deklaruar se ndërsa i konsideron hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi në mbarë botën në përgjithësi pozitive, ai gjithashtu mbështet pikëpamjen se besimi bektashinjve dhe shteti fetar nuk mund të shkojnë paralelisht.

Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”, thotë ai.

The post “Vatikanin bremda në Tiranë”/ Bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni dhe dashuri appeared first on Albeu.com.

❌
❌