Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Një vit nga Banjska, Vjosa Osmani kujton rreshterin e vrarë nga sulmi

24 September 2024 at 09:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës pasi Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist. Rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulm.
Babai i tre fëmijëve, heroi më i ri i shtetit të Kosovës, u qëllua nga dy drejtime të ndryshme në afërsi të kësaj ure.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Një vit nga Banjska, Vjosa Osmani kujton rreshterin e vrarë nga sulmi appeared first on Euronews Albania.

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë

By: Oldi
24 September 2024 at 08:57

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë […]

The post Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë appeared first on BoldNews.al.

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë

By: V K
24 September 2024 at 09:24

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës, u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

Gjatë një interviste, ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve.

Gjithashtu, ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.

Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai.

The post Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë appeared first on Albeu.com.

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë

24 September 2024 at 08:15

24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës. Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist.

Rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulm. Babai i tre fëmijëve, heroi më i ri i shtetit të Kosovës, u qëllua nga dy drejtime të ndryshme në afërsi të kësaj ure, e si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy policë të tjerë.

Në orët e para të mëngjesit të asaj dite, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se në Banjskë të Zveçanit po sulmohet shtetësia e vendit. Më pas njoftoi edhe për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Krismat u dëgjuan edhe pasi zbardhi dita, sulmi nuk po përfundonte.

Terroristë serbë me veshje ushtarake ishin vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij. Këtij grupi po i printe Milan Radojiçiçi i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje.

Konfrontimi me Policinë e Kosovës vijoi përgjatë gjithë ditës së 24 shtatorit, ku është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti e janë lënduar Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi. Ndërkohë që forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, por tek në orët e vona të së dielës u mor nën kontroll manastiri, derisa shumica dërrmuese e grupit terroristë u arratisën nëpër rrugët malore për në Republikën e Serbisë.

25 shtatori u shpall ditë zie për Kosovën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë appeared first on Euronews Albania.

Haradinaj publikon foto të serbëve të vrarë në Banjskë: Kjo i pret ata që tentojnë me prekë Kosovën

24 September 2024 at 00:09

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi të terroristëve serbë të vrarë në Bansjkë, gjatë vitit të kaluar.

Në platformën Facebook, Haradonaj ka thënë se “kjo i pret në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi”.

“Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi”.

“Krenar me djemtë e vajzat tona!”, shkruan Haradinaj.

The post Haradinaj publikon foto të serbëve të vrarë në Banjskë: Kjo i pret ata që tentojnë me prekë Kosovën appeared first on Telegrafi.

Një rruge rajonale për në Banjskë i vihet emri i heroit Afrim Bunjaku

23 September 2024 at 23:53

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217, segmenti Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ky vendim vjen në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kjo është një shenjë e nderimit për sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku dhe përkujtimi i tij do të jetë gjithmonë i gjallë përmes këtij emërtimi”.

Vendimi për emërtimin e rrugës u mor gjatë një mbledhjeje elektronike të Qeverisë, ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë vendimesh të tjera.

Gëzim Paci u emërua si kryesues i bordit të Postës së Kosovës, ndërsa Genc Metaj u emërua drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave.

Në këtë mbledhje, Qeveria ndau gjithashtu një fond prej 219 mijë eurosh për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris, me fokus në promovimin e teknologjisë së informacionit dhe tërheqjen e investimeve.

Ndër të tjera, u miratuan disa rregullore të reja për vlerësimin e rezultateve në punë, si dhe për procedurat e konkurrimit dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës në shërbimin civil./Telegrafi/

The post Një rruge rajonale për në Banjskë i vihet emri i heroit Afrim Bunjaku appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Nesër 1 vit nga sulmi në Banjskë, Sejdiu: Ngjarje e investuar nga qeveria serbe, Kosova të ketë kujdes…

By: Java News
23 September 2024 at 21:46

Ditën e nesërme, më 24 Shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Për të folur më shumë mbi këtë ngjarje si dhe situatën në Kosovë, në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj ishte ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili u shpreh se ngjarja e Banjskës është një porosi dhe investim i qeverisë serbe.

Fatmir Sejdiu, ish-President i Kosovës: Unë them me plot argument se Banjska ka qenë një pikë kyçe që ndan dy periudha të zhvillimeve sa i përket ndëhyrjes së drejtpërdrejt të Serbisë në punët e Kosovës. Banjska ka marrë viktima me vete dhe është një shembull ku paraqitet si një element që vepron jashtë strukturave të shtetit për të siguruar elemente të bollshme si pasqyrë që të ketë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në Kosovë. Unë them dhe ajo që është dokumentuar thjeshtë ka një vonesë ndërkombëtare, por nga burime të tjera se Banjska ka qenë një porosi dhe investim i qeverisë serbe. Një investim me të cilin qeveria serbe ka dashur të bëjë një ndërhyrje që e ka pasur edhe më të hershme.

Unë ju kam thënë edhe njëherë një zhvillim interesant që i ka rrënjët që nga koha e bisedimeve të ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Kosovë dhe ata kanë pritur një moment të përshtatshëm për të bërë atë që bënë. Ajo që unë mund të them është që ka qenë një përgjigje jashtëzakonishme e institucioneve të Kosovës, por edhe një shikim i drejtpërdrejt i zhvillimeve nga ana e forcave ndërkombëtare.

Banjska është një etapë që ka hapur një qasje të re të qeverisë serbe që të ketë një presion të dyfishtë ndaj Kosovës e para të ketë presion për të futur element të caktuar në pjesën e marrëveshjeve që kemi dhe nga ana tjetër kërcënimin e saj se mund të përsëritet një diçka e tillë. Për Kosovën është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar për të gjitha temat që lidhen me Kosovën veçanërisht temat e ndjeshme që kanë qenë këto sepse është një kohë tepër e ndjeshme.

Sa i takon marrëdhënies së Kosovës me ndërkombëtarët dhe çështjes së hapjes së Urës së Ibrit, ish-Presidenti Sejdiu shprehet se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme teksa theksoi se janë të domosdoshme konsultimet me ndërkombëtarët për këto tema të nxehta.

Fatmir Sejdiu, ish-President i Kosovës: Unë jam për një kujdes dhe gjetjen e formulës më të mirë në ecjen e mëtejshme në procese në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e tjera që kanë shprehur reagimet e tyre. Pavarësisht nga kjo unë them që kjo lojë që bën Serbia me urën e ka ngritur tensionin posaçërisht tek faktori kombëtar te njësitë e KFOR se mund të ndodh diçka e papritur. Në këtë drejtim institucionet e Kosovës duhet të kenë një kujdes të veçantë, duhet të kenë një bashkëpunim. Unë mendoj që është e drejtëpërdrejt nevoja e konsultave për tema të nxehta si kjo dhe paralelisht një kujdes të jashtëzakoshëm që kjo mos të jetë një diçka që ndikon proceset e tjera që janë të nevojshme që të çtensionohen dhe për Kosovën të sigurohet një ecje e sigurtë pavarësisht presioneve anash. Në këtë rrugë Kosova ka kapacitete të cilat mund të mbajnë barën si duhet, por kam bërë një apel që edhe forcat e tjera politike të jenë partner sepse Kosova është e të gjithëve.

Gjatë fjalës së tij ish-Presidenti paralajmëroi se mund të ketë një njohje të Kosovës që do të jetë një surprizë, duke mos dhënë më shumë detaje. Ndërsa sa i takon kërkesavë të Presidentit serb Vuçiç ndaj Kosovës Sejdiu shprehet se ky i fundit është përpjekur të tregojë Kosovën si një faktor destabilizues dhe që nuk dëshiron bisedime paqësore.

Sveçla kritikon Prokurorinë Speciale: Zyrtarët serbë të implikuar në rastin “Banjska” nuk janë përfshirë në aktakuzë

23 September 2024 at 21:31

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

“Në njërin nga këta dronë, gjinden edhe incizimet e fshira paraprakisht, por të kthyera nga ekspertët tanë të trajnimeve të këtij grupi në kazermën zyrtare të Ushtrisë së Serbisë në Paslonjske Livade”, tha si fillim Svelça.

Megjithatë, Sveçla nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale e cila ka ngritur aktakuzë për 45 persona përfshirë edhe Milan Radoiçiqin si organizator i sulmit, për vepra kundër rendit kushtetues, terrorizëm, financim të terrorizmit e shpëlarje të parave.

“Është për çudi se si në aktakuzë nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të implikuar në këtë rast, kur përmendet Paslonjske Livade, ku është komandanti i saj, ku është zëvendëskomandanti i saj, ku është komandanti i Ushtrisë së Serbisë? Me pajisje të Ushtrisë së Serbisë grupi i Radojciqit është trajnuar, janë incizimet, janë publike”, deklaroi Sveçla.

Një vit pas sulmit terrorist që sipas institucioneve kishte për synim aneksimin e territorit verior të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë është e qetë, por nuk anashkalon mundësinë e sulmeve të tjera.

Për aksionet e Policisë së Kosovës në veri e testimet për hapjen e urës së Ibrit që nga partnerët ndërkombëtarë cilësohen si veprime të njëanshme, sipas Xhelal Sveçlës janë të gjitha të arritura në bashkëpunim me aleatët e të bazuara në ligjet në fuqi. “As testimet, as rivitalizimi i urës nuk kanë qenë veprime të njëanshme, të gjitha kanë qenë të diskutuara me partnerët tanë”.

Hapja e Urës që ndanë qytetin e Mitrovicës, sipas Ministrit të Brendshëm do të bëhet shumë shpejtë e kjo nuk do nxisë tension.

“Brenga e tyre ka qenë momenti i hapjes së urës duke shpërfaqë një brengë mbi mundësinë e eskalimit. Vlerësimi jonë është që nuk ka rrezik për eskalim të situatës për hapjen e urës”, përfundoi Sveçla.

Për kthimin e policëve serbë në institucionin e Policisë së Kosovës, ministri thotë se nuk bëhet fjalë, por shton se po vazhdon procesi u rekrutimit të tyre.

The post Sveçla kritikon Prokurorinë Speciale: Zyrtarët serbë të implikuar në rastin “Banjska” nuk janë përfshirë në aktakuzë appeared first on Telegrafi.

​Serbia glorifikon sulmin në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme

23 September 2024 at 21:13

Me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, në Serbi është shfaqur një pankartë me sloganin: “Të kujtojmë! Lavdi heronjve”.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar autoritetet serbe për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprimeve terroriste, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të glorifikuar sulmin terrorist.

Ai gjithashtu ka krahasuar këtë veprim me mënyrën se si disa udhëheqës palestinezë festojnë aktet e grupit Hamas, duke sugjeruar se mesazhi është i qartë: nxitja e urrejtjes dhe përgatitja për konflikte të mëtejshme.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme,” ka shkruar Stojkoviq në postimin e tij në rrjetin social X.

Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ende nuk është kapur nga autoritetet, pavarësisht se kërkohet nga Interpol.

Ndërkaq, dy javë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave.

Të akuzuarit janë ngarkuar se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë./Telegrafi/

Na dan godišnjice terorističkog napada na Kosovu/Banjska koju je organizovao Aleksandar Vučić, u Srbiji se taj napad slavi kao herojski čin, u organizaciji vladajuće partije: “Pamtimo! Slava herojima iz Banjske”.

Cilj je isti kao kada palestinsko rukovodstvo slavi terorizam… https://t.co/HWIVsDf7eg pic.twitter.com/ZjZn4JvFqG

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 23, 2024

The post ​Serbia glorifikon sulmin në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës

20 September 2024 at 23:25

Që prej tre muajsh kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur në një vendim për heqjen ose jo të këtyre masave.

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur nëse kanë përfunduar diskutimet e vendeve anëtare për heqjen ose jo të masave, por Qeveria e Kosovës tha se çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se e thellon padrejtësinë ndaj vendit tonë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e masave, derisa Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Kushtet për deeskalim janë përmbushur, të konstatuara dhe nga vetë raporti i z. Borrell, derisa edhe në terren situata është e qetë. Në anën tjetër, po bëhen një vjet nga sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, për të cilin pavarërisht raporteve dhe dëshmive të ofruara nga institucionet e vendit dhe tash aktakuzës së ngritur nga prokuroria speciale, BE-ja nuk e ka sanksionuar Beogradin zyrtar. Bashkimi Evropian i ka të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Kryeministri Kurti dje gjatë drekës së ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të largojë masat restriktive mbi Kosovën. Çdo vonesë vetëm se e thellon padrejtësinë”, tha Kryeziu.

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

The post Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë

By: user 5
20 September 2024 at 19:56

Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiç vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar një lajm të tillë.

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, tha ajo.

Për rastin e Banjskës të akuzuar janë 45 persona, por deri tani në masë të paraburgimit janë vetëm Dushan Maksimoviç, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç. Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.

The post Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌