Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Ndryshojnë tarifat e sigurimit/ Makinat e vjetra paguajnë më shumë

By: user 4
24 September 2024 at 17:09

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëllojë për të gjithë.

Nga viti i ardhshëm, drejtuesit do të paguajnë çmim të diferencuar, i cili do të përcaktohet nga disa faktorë.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve do të regjistrohen në sistemin që përcakton çmimin vjetor.

Po ashtu, edhe sjellja në rrugë do të ndikojë në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.

Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

The post Ndryshojnë tarifat e sigurimit/ Makinat e vjetra paguajnë më shumë appeared first on Lapsi.al.

“Pacienten nga Lushnja e çojmë në Fier, ka më afër varrezat”, bisedat e mjekëve të Onkologjikut

By: user 4
24 September 2024 at 17:01

Humori i zi duket se ishte një nga mënyrat sesi mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, trajtonin rastet dhe pacientët e tyre.

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër episod me komunikime mes mjekëve të Onkologjikut, ku theksohet mungesa e dozave të ilaçeve dhe problemet e tjera që hasnin me pacientët.

Mes të tjerash, mjekët flasin për një paciente nga Lushnja, e cila shkon në Tiranë për të marrë kurën, e cila i jep alergji.

Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit. Arsyeja? Sepse ka “varrezat me afër”. Por nuk mbaron me kaq!

Ata flasin edhe për mungesën e ilaçeve dhe sërish duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm njëri do të marrë medikamentin. Përgjigjet e kolegëve për këtë humor të zi janë “me lot” dhe plot me të qeshura, çka tregon shumë për mënyrën sesi i trajtojnë pacientët.

Bisedat mes mjekëve:

[27.2.23, 4:02:22 PM] AP(mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga lushnja dr Arjana. Per te disaten here ben reaksion ( bronkospazem) me ulje te saturimit ne fund te oksaliplatinit. Fillon mjekimin ne 14.30 min… nuk do zeme ndonjehere mend ne.. apo te na marre historia..

[27.2.23, 4:03:05 PM] A.P(mjek onkolog): Docetaxel qe fillojne premedikimin ne 14.45.. etj etj

[27.2.23, 4:05:29 PM] AD(mjek onkolog): Pacientja 1 dite para kt eshte trajtuar me kortizonike pluse difenilhydramine ok. Jane bere dhe shenimet ne korteke sa per fillimin e kt nuk menaxhaj une hotelerine e pac receta eshte bere sh shpejte

[27.2.23, 4:06:58 PM] AP(mjek onkolog): Pavaresisht. Eshte nga lushnja. Duhet te filloje me pare. Edhe kortizoniku 8 ore para ka sens jo 24 ore para. Spo ju drejtohem ju

[27.2.23, 4:07:33 PM] AD(mjek onkolog): Dhe para fillimit te kt

[27.2.23, 4:07:36 PM] EC(mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur jane te perseritura . Nese vendoset te vazhdoje duhet te behet qe ne mengjes kur jemi te gjithe

[27.2.23, 4:07:47 PM] AP(mjek onkolog): Nje rast reaksioni duhet pare me precendence per sistemim.

[27.2.23, 4:08:01 PM] SS(mjek onkolog): Se si rregull nuk duhet ta bej fare

[27.2.23, 4:08:53 PM] AP(mjek onkolog): Sa do shkruaja. Reaksioni nga platinet mund te jete edhe fatal. Une deri ne 5 jam. Pas 5 le ta ndjeke i plotfuqishmi

[27.2.23, 4:09:37 PM] AD(mjek onkolog): Mjeku i rojes si cdo radhe…. Pas 5.
AP(mjek onkolog): Ose zoti

[27.2.23, 4:14:33 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): me duket se per kete paciente kam folur me arjanen qe te mos vazhdohet ky trajtim por nuk jam i sigurt .E kam pasur edhe nje te hene me kete problem

[27.2.23, 4:15:41 PM] AD(mjek onkolog): Jo dr Bledi nuk eshte tasti ne fjale

[27.2.23, 4:16:48 PM] AD(mjek onkolog): Sapo fola me Afrimin pac ka perfunduar shendoshe e mier oxalin eshte ne shperlarje

[27.2.23, 4:16:55 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): ok .nuk duhet te vazhdoje .Do te ndyshojme trajtimin

[27.2.23, 4:17:32 PM] AD(mjek onkolog): Eshte menaxhiar sh mier dhe ka perfundur

[27.2.23, 4:17:33 PM] AP(mjek onkolog): Te shohim edhe sot se ajo vazhdon mjekimin ende.ngadale.

[27.2.23, 4:17:51 PM] AD(mjek onkolog): Jo ka mbaruar pa asnje problem. Sapo falo me Afrimin

[27.2.23, 4:18:10 PM] EC(mjek onkolog): Ia vazhdova prape?!!

[27.2.23, 4:18:17 PM] AP(mjek onkolog): Nuk eshte taxane Arjana. Ka tjeter mekanizem. Nejse pasdite nuk behen numra

[27.2.23, 4:18:24 PM] EC(mjek onkolog): vazhduat?

[27.2.23, 4:18:28 PM] AP(mjek onkolog): Jam une aty. Do dhe 10min

[27.2.23, 4:18:39 PM] AP(mjek onkolog): Do rrije ne observim. E i thashe te vishet mire kur te levize. Sot sberi probleme

[27.2.23, 4:19:24 PM] EC(mjek onkolog): Aha ok

[27.2.23, 4:21:09 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): meqe është nga lushnja dhe trajtimi fillohet vone ,po e dergojme ne Fier heren tjeter .Afërsia me shtepine mund ta ndihmoje .

[27.2.23, 4:24:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate

[27.2.23, 4:25:52 PM] EC(mjek onkolog): Fix

[27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer 😉

[27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire, sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14:45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto lloje fenomenesh me 19 poltrona.

[20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.

[20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?

[20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha

[20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): *QESH

[20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kane marre, janë në varreza tashmë

[20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja

[20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar. Me lot.

The post “Pacienten nga Lushnja e çojmë në Fier, ka më afër varrezat”, bisedat e mjekëve të Onkologjikut appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë

By: user 4
24 September 2024 at 16:53

Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave ne bregdet.

Hetimet ndaj ish-kryebashkiakut kanë nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por më pas dosja u transferua në prokurorinë e posaçme.

Sipas hetimeve Goro në vitin 2016-të ka trajtuar një kërkesë të Arqile Bollanës në bazë të ligjit 7051 për pajisje të aktit të marrjes së tokës në pronësi duke i dhënë një sipërfaqe prej 4263 metra katror tokë në kundërshtim me ligjin.

Por nga verifikimet e prokurorisë, rezulton se Bollano është përfitues i një sipërfaqe prej 7700 m2 që e zotëron prej vitit 1996 dhe në këtë mënyrë Goro akuzohet për shpërdorim të detyrës.

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd

By: user 4
24 September 2024 at 15:46

Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar një darkë pune me biznesmenë nga Serbia më 23 shtator në Beograd, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.

Sllavko Cariq, ish-kryetari i bordit ekzekutiv të Erste Bank, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë pjesë në darkë, ku, sipas tij, temë ishin “investimet dhe atraktiviteti i mjedisit të biznesit në rajon dhe në Serbi nga perspektiva e investitorëve nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas tij, u diskutua lidhur me atë se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e investimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë biznesor”.

Partnerja e Donald Trumpit Jr, Kimberly Guilfoyle, publikoi në Instagram një fotografi të tyre nga darka në Beograd.

Trump Jr., është nënkryetar ekzekutiv në Trump Organization.

Në këtë kompani përfshihen qindra firma dhe partneritete që zotërojnë ose menaxhojnë ndërtesa biznesi, hotele, kulla rezidenciale, klube golfi, të drejta të markës, marrëveshje të licencimit dhe pasuri të tjera në mbarë botën.

Trump Jr. gjithashtu merr pjesë dhe mbështet babanë e tij në fushatën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit.

Ai dëshmoi në një gjykim më 2023 kur familja Trump u akuzua për vepra penale të lidhura me tatimet. Akuzat përfshijnë edhe mashtrimin tatimor dhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit.

“Trump Organization”, sipas aktakuzës, kishte ekzagjeruar pasurinë e tij dhe ka falsifikuar të dhënat e biznesit.

Në gjykim, Trump Jr. tha se nuk kishte punuar në raportet financiare të fushatës, ka raportuar BBC.

Djali më i madh i Donald Trumpit kishte marrë pjesë edhe në fushatën presidenciale të babait të tij më 2016.

Ai u mor në pyetje nga Senati amerikan lidhur me hetimin e përfshirjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Trump Jr. u takua në qershor të vitit 2016 me avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya, pasi iu tha se ajo mund t’i ofronte informacione komprometuese për kundërshtaren e atëhershme të babait të tij, Hillary Clinton./Radio Evropa e Lirë

The post Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Meta pas negociatave me PD për listën e kandidatëve: Rëndësi ka fitorja e opozitës!

By: user 4
24 September 2024 at 15:11

Pas takimit me Flamur Nokën ku është folur për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025, Ilir Meta u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e PL, por kjo – tha ai- është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar, sepse në radhë të parë e rëndësishme është fitorja e opozitës. Gjatë konferencës për mediat, Meta nuk foli konkretisht për negociatat që janë bërë, për sa deputetë të sigurtë i ka kërkuar Berishës dhe sa ka qenë i gatshëm t’i ofrojë ky i fundit.

Në zgjedhjet e 2021 PD dhe LSI hynë të ndarë në dy lista dhe kjo ishte një nga gabimet që i kushtoi opozitës disa mandate deputetësh. Më e penalizuar ishte LSI që mori gati 110 mijë vota pora vetëm 4 deputetë në të gjithë vendin.

Pyetje: Duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje me ju dhe PD. PD në statutin e saj përcakton se lista e deputeteve duke të kalojë në primare, jeni i gatshëm që ë bëheni pjesë e primareve të PD ose të të dyja forcave nëse gjendet një marrëveshje? Do të preferonit listë të hapur apo të mbyllur?

Ilir Meta: Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të rezultatit të opozitës së vërtetë dhe fitores së saj. Respektojmë çdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe fuqizimi i aksionit opozitar.

Pyetje: Për të arritur një rezultat më të mirë opozita, do të preferonit listë të përbashkët apo listë të ndarë?

Ilir Meta: PL në cdo rast do preferonte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitorës së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitar dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme jane te rrezikuara për shkak se nuk u bë një reformë zgjedhore.

“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

The post Meta pas negociatave me PD për listën e kandidatëve: Rëndësi ka fitorja e opozitës! appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Shteti bektashi/ Edi Rama paska kopjuar idenë e Erjon Veliajt (VIDEO)

By: user 4
23 September 2024 at 22:36

Ideja për një shtet bektashi nuk ka qenë e Edi Ramës. Kryeministri duket se ka kopjuar Erjon Veliajn, që ka qenë i pari që ka pasur propozimin për ekzistencën e një mini-Vatikani në Tiranë. Të paktën publikisht, Veliaj e ka artikuluar këtë gjatë një vizite në selinë e bektashinjve, me rastin e festës së Ashures.

“Ne jemi me fat, që një nga fetë e rëndësishme sot. Të paktën në Ballkan, por me besimtarë kudo në botë e ka epiqendrën e vet në Tiranë dhe ky është një mini-Vatikani ynë për një besim të veçantë, një besim unik, që pajton jo vetëm kombet, por pajton edhe besimet” dëgjohet të thotë Veliaj në filmimet (KËTU), ndërsa shpreh urimet e tij para gazetarëve.

Prej pak ditësh, ideja për të pasur një shtet bektashi sipas modelit të Vatikanit ka trullosur opinionin në vend. Pasi Rama e artikuloi propozimin në një prononcim për Neë York Times dhe e përforcoi më pas në fjalimin e tij në OKB, kanë nisur edhe teoritë konspirative. Një pjesë thonë se Ramës i duhet sheshi në qendër të Tiranës, ku qëndron një teqe, për të ngritur aty kullën e radhës. Një pjesë thonë se propozimi fsheh qëllimin për të sjellë myslimanët e dëbuar nga Gaza dhe propozimi i ka ardhur nga Izraeli. Një pjesë shohin një lëvizje që i paraprin propozimit të Vuçiçit për një shtet të vogël ortodoks në veri të Kosovës. Mediat turke raportonin konspiracione me Xhorxh Soros, djali i të cilit ka lidhje të ngushta me Ramën dhe Veliajn. Kjo deklaratë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, sipas të cilit bektashinjtë kanë në Tiranë një mini-Vatikan duket se provon se kemi të bëjmë me një temë të rrahur në rrethin e Ramës, që gjithsesi për momentin mbetet ende një shashkë propagandistike.

The post Shteti bektashi/ Edi Rama paska kopjuar idenë e Erjon Veliajt (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

“Shteti i Bektashinjve”, Lubonja: Ide e çmendur, e kthen Shqipërinë në një supermarket

By: user 4
23 September 2024 at 21:59

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi si një ide jo vetëm anti-kushtetuese, por edhe të marrë, atë për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve” si një mini-shtet brenda Shqipërisë.

Lubonja tha se një ide e tillë e kthen Shqipërinë si një supermarket të madh. “Kjo mund të jetë një histori e re për Shqipërinë, por unë jam kundër saj”, tha Lubonja.

Në vijim analisti tha se “ajo që më erdhi në mendje ishte ajo shprehja që Zoti para se të rrëzojë i merr mendjen atij”.

“Si mund të merren vendime të tilla pa u konsultuar me shqiptarët, përfshi edhe me ata që e mbështesin. Si mund të shkosh të hedhësh një ide në New York Times dhe mos e diskutosh me askënd nga ata, qoftë edhe si mbështetës.

Cilët janë këta ndihmësit e këtij që e ka diskutuar? Ka ca që thonë se është ide e amerikanëve, po cilët janë këta amerikanë që e mbështesin, të na i thonë? Thonë se do na sjellin kolonë nga Gaza, po ata janë sunitë. Atëherë çfarë është kjo ide?”, tha Lubonja.

The post “Shteti i Bektashinjve”, Lubonja: Ide e çmendur, e kthen Shqipërinë në një supermarket appeared first on Lapsi.al.

Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme!

By: user 4
23 September 2024 at 21:11

Ideja për krijimin e një shteti bektashi në rrethinat e Tiranës sipas modelit të Vatikanit mund të konsiderohej si ëndrra në diell e një kryeministri vanitoz, qw peshkon mediat ndwrkombwtare. Por një deklaratë e Komunitetit Mysliman sapo e ka shndërruar atë, në një përplasje fetare, e para nw Shqipwri qw prej shumw kohwsh.

Deklarata e Komunitetit Mysliman është e drejtpërdrejtë. Kundër idesë së Ramës për një shtet islamik, por edhe kundër deklaratave të Baba Mondit, që e përkrahu publikisht kryeministrin.

“Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit” shkruhet në reagimin e fortë të Komunitetit Mysliman.

Duket se ne elozhet e ditëve të fundit për Urdhrin Bektashi, është ndjerë anashkalimi dhe një devijim nga hierarkia që ka ekzistuar deri tani mes institucioneve.

Në fakt, pas bisedës me kryeministrin Edi Rama, gazetari amerikan, Andrew Higgins shkruajti se qëllimi i Ramës ishte të promovonte një version tolerant të Islamit. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë” i ka thënë Rama, duke vazhduar se një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte mesazhin: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

Deklaratave të Ramës u shkoi pas edhe Baba Mondi, që në fillim kishte ngritur supet për ato që ishin shkruar në New York Times. (Lexo këtu)

“Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën” thuhej në deklaratën, që siç duket ka nxitur pakënaqësi në rrethet e myslimanëve jobektashinj.

Komuniteti Mysliman e thotë që në fillim të deklaratës se institucioni ka një rol “ombrellë” ndaj atyre që i me konotacion jopozitiv i thotë “tarikate derivate”. Termi i referohet bektashizmit.

Deri para kësaj deklarate, në ritet fetare Baba Mondi është trajtuar në një marrëdhënie të barabartë mes klerikëve të komunitetit mysliman, që kanë evituar shfaqjet e varësisë, pa diskutuar asnjëherë më parë peshën që kanë klerikët bektashi apo ata të myslimanëve suni në vendin tonë. Ndryshe nga çfarë pretenton deklarata e mëposhtme.

“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë. Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate” thotë Komuniteti Mysliman.

Përveç kësaj, duke parë rolin e shpëtimtarit të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare që i kanë dhënë Baba Mondit këto ditët e fundit, Komuniteti Mysliman e vë në dukje se “nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë. Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Shprehjet e pakënaqësisë nuk mbarojnë këtu. Në median turke Sabah është publikuar një shkrim që  e nxjerr Baba Mondin si njeri të përdorur nga izraelitët. Për të dalë në këtë përfundim, gazetarët turq shkruajnë se nuk duhet nënvlerësuar fakti se para prezantimit të idesë së shtetit bektashi, në Tiranë erdhi për një vizitë presidenti i Izraelit, Herzog, i cili u takua me Baba Mondin.

Përveç kësaj, vetë Baba Mondi thonë ata, ka lidhje me izraelitët dhe për këtë publikojnë një foto të tij me rabinin shqiptar Joel Kaplan, që pak kohë më parë udhëtoi në Gaza për të luftuar.

Foto e Baba Mondit me rabinin Joel Kaplan, e publikuar nga mediat turke
Foto e Baba Mondit me rabinin Joel Kaplan, e publikuar nga mediat turke

Mediat turke aludojnë më tej, se ka një lidhje të Baba Mondit me Sorosin, ndërsa shtojnë se nuk bëhet fjalë për një shtet të modelit të Vatikanit, por një organizim si FETO në Turqi.

“Bien në sy lidhjet e dervishit bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, i cili do të bëhet kreu i shtetit, me Izraelin dhe Sorosin. Kjo situatë forcon pretendimet se shteti do të krijohet me një strukturë të stilit FETO, jo me stilin e Vatikanit”, vijon artikulli i mediave turke.

Pas gjithë këtyre reagimeve që ka provokuar deklarata e Ramës për New York Times duhet thënë se është ironike se si u prezantua idenë për një shtet bektashi,. Rama folur se projekti do të realizohet në emër të harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare, por nga sa duket po cënon pikërisht këto vlera, që prej kohësh, shqiptarët mburren se i kanë vënë në gjumë./Lapsi.al

Deklarata e plotë e komunitetit mysliman

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.
Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme! appeared first on Lapsi.al.

Shteti i ri i Ramës/ Përplasje mes komunitetit musliman dhe urdhrit bektashi (DEKLARATA)

By: user 4
23 September 2024 at 19:38

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar ashpër në lidhje me raportimet mbi themelimin e një mikroshteti sovran të Urdhrit Bektashi, të propozuar nga kryeministri Rama dhe të miratuar nga Baba Mondi.

KMSH u shpreh në reagimin zyrtar se Shqipëria nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Në një deklaratë për mediat, Komuniteti Mysliman kujton se është ai “institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate” duke iu referuar si i tillë Urdhrit Bektashi.

KMSH nënvizon më tej se kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:
Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Shteti i ri i Ramës/ Përplasje mes komunitetit musliman dhe urdhrit bektashi (DEKLARATA) appeared first on Lapsi.al.

Serbi/ Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet dhe dinjitet”

By: user 4
23 September 2024 at 19:20

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për sç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Një nga organizatorët e marshit tha se “nga këtu dërguam porosinë se shqiptarët duan barazi, se barazia padrejtësi nuk bëhet. Kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, e kamotshme është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po ua bën shqiptarëve”.

Ajo tha se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshejve të deritashme, kthimi e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar.

Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit të Preshevës pranë institucioneve duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Duam libra shqip” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”.

Marshi, të cilit i prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, ndaloi pranë ndërtesës së komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas protestës së gushtit në Bujanoc, Qeveria e Serbisë, kishte thënë se ajo ishte përpjekje e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti “për të destabilizuar rajonin”.

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione nuk qëndrojnë.

Më 2001 u arrit një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Konçulit për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare përmes një procesi demokratik.

Në korrik 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme, shkruan REL.

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013.

The post Serbi/ Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet dhe dinjitet” appeared first on Lapsi.al.

Vendimi i KQZ, si do të votojnë emigrantët në 2025

By: user 4
23 September 2024 at 17:00

“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim”.

Kështu thuhet në rregullin e parë në draftin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votën e emigrantëve, regjistrimi i së cilit do duhet të realizohet nga ky organ.

Në projektvendimin e KQZ-së për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë dhe përgatitjen e listës së tyre thuhet se afati për paraqitjen e kërkesës për ata që duan të votojnë jashtë fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë pas kësaj date.

Kërkesa do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Ky i fundit do ta ketë mundësinë ta shkarkojë versionin si në desktop, ashtu edhe në celular. Në këtë aspekt është menduar edhe siguria, pasi krijimi i llogarisë aty, sipas rastit, do të bëhet nëpërmjet përdorimit të tre faktorëve të autentifikimit.

“Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang. face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi”, thuhet në projektvendim.

Një tjetër detaj i rëndësishëm edhe lista që do të dalë, e cila do të llogaritet si një listë e vetme në nivel zone zgjedhore.

“Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse”, thuhet në projektvendim.

 Më poshtë, projektvendimi i plotë i propozuar nga KQZ

1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.

2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

II. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhe dokumentacioni shoqërues

1. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.

Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.

2. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi. Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang. face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.

3. Pasi ka krijuar llogarinë e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto hapa:

a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në PER në mënyrë manuale.

b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.

iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

iv. kontratë kredie për blerje të banesës;

v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;

vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;

viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:

i. adresën personale të postës elektronike (email);

ii. numrin e celularit personal;

iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin

postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka).

1. PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),

kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3, shkronja “a”, të kreut II, të këtij vendimi.

2. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë të veçantë.

3. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet për rezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëve kalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që ka paraqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj.

4. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë më tej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si të pasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, të këtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësi mund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesin e regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion të zgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit.

5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes

Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në platformë.

IV. Përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste

1. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.

2. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhje për Kuvendin. Në çdo rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ruajnë bazën e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje.

3. Përbërësit e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përfshijnë përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “f’ të pikës 1 të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit, i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi.

4. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve për të votuar nga jashtë vendit, sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjC listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe ia dërgon atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se 63 ditë para datës së zgjedhjeve.

5. Komisioneri Shtetëror iZgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER.

6. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të nenit 25 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

7. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij kreu.

8. Lista e zgjedhësve hartohet në formatet e mëposhtme:

a) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore në formë elektronike për publikim nga KQZ

dhe DPGjC, dhe që përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”,

“ç”, “d” të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar, emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, si dhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës

4, të kreut III, të këtij vendimi;

b) përmbledhje e të gjithë zgjedhësve në nivel vendi në formë elektronike për publikim nga KQZ dhe DPGjC me përmbajtje sipas shkronjës “a” të kësaj pike.

9. Zgjedhësit në listë renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit.

10. Një kopje e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit hartuar sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim i dërgohet nga KQZ Arkivit Qendror të Shtetit jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të kësaj liste nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

11. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore. Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitet

vendimi i gjykatës.

12. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të procedurës së regjistrimit sipas këtij vendimi, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit që shpallet sipas nenit 56 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

13. DPGJC harton listën e zgjedhësve sipas përcaktimeve të nenit 46, pika 1, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listë emrat e atyre personave që janë të regjistruar në regjistrin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit.

V. Mbikëqyrja dhe kontrolli i procesit

1. Auditët teknicienë të miratuar sipas nenit 61, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, kryejnë verifikimin e veprimeve të realizuara nga KQZ për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit duke filluar nga 120 ditë nga data e zgjedhjeve.

2. Partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, në kuadër të transparencës dhe informimit, kanë të drejtë të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të:

testimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit të saj,si dhe kanë të drejtën për t’u njohur dhe marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të këtij vendimi.

3. Me kërkesë të partive politike, ose kryesisht KQZ, mundëson auditim të pavarur të PER nga subjekte të specializuara.

VI. Dispozita të fundit

1. Ngarkohet administrata e KQZ-së dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, me zbatimin e tij.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

The post Vendimi i KQZ, si do të votojnë emigrantët në 2025 appeared first on Lapsi.al.

Media turke Hurriyet zbulon detaje për planin e Ramës për krijimin e shtetit bektashian

By: user 4
23 September 2024 at 14:24

Shteti i ri bektashian, plani për të cilin u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, u pasqyrua dhe ka marrë vëmendjen edhe të mediave turke.

Hurriyet shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama planifikon të krijojë një mikroshtet sovran islamik për bektashinjtë në Tiranë.

Në artikull evidentohet fakti se në rast ese gjithçka shkon sipas planit, shteti i ri, do të marrë edhe statusin e shtetit më të vogël në botë.

Lexo më tej: Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës 

“Vendi ballkanik po përgatitet të krijojë një mikroshtet sovran që do të qeveriset nga kupola drejtuese e fesë bektashiane, sektit shiit sufi i themeluar në Turqi në shekullin e 13-të. Duke folur për gazetën amerikane New York Times, kryeministri i vendit Edi Rama tha se do të shpallnin planet për themelimin vitin e ardhshëm dhe se synimi i tyre ishte të promovonin “një version tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria krenohet”, thuhet në artikull.

Drafti është duke u përgatitur 

Shteti, i cili planifikohet të krijohet në një tokë 109 dekare në kryeqytetin Tiranë , do të ketë administratën dhe pasaportën e tij, ashtu si Vatikani. Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë avokatë ndërkombëtarë, po përgatit një projektligj që përcakton statusin sovran të shtetit të ri. Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti, i cili kontrollohet nga Partia Socialiste në pushtet e Ramës. Ndërsa është ende e paqartë se cilat vende do ta njohin sovranitetin e shtetit bektashi nëse ai zbatohet, Rama shprehet se nuk i intereson reagimi që mund të vijë nga Irani. Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se ishte pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në vitin 2022. Dervishi bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, do të marrë presidencën e shtetit të ri. “

Zoti nuk ndalon asgjë; “Kjo është arsyeja pse ai na dha urtësi,” tha Baba Mondi. Toleranca fetare do të jetë thelbësore në shtetin e tij. Nuk do të ketë ndalim të alkoolit, gratë do të lejohen të vishen si të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës. Do të krijohet një njësi e vogël e inteligjencës për shtetin bektashi ; por nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata. “E gjelbërta”, e cila lidhet me Islamin, do të preferohet si ngjyra e pasaportës.

“Ne meritojmë një shtet. Ne jemi ata që themi të vërtetën për Islamin”, thotë Baba Mondi, duke pretenduar se të gjithë myslimanët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, janë bektashi.

The post Media turke Hurriyet zbulon detaje për planin e Ramës për krijimin e shtetit bektashian appeared first on Lapsi.al.

Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga burgu

By: user 4
23 September 2024 at 13:56

Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës ka bërë një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.

Dajti ka depozituar një kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë.

Dajti pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues. Gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

The post Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Apeli i GJKKO lë në burg Klodian Rrjepajn

By: user 4
23 September 2024 at 13:50

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj.

Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Organi akuzues kërkoi “arrest në shtëpi” për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.

Disa muaj me vonë, prokuroria e posaçme caktoi “detyrim paraqitje” edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen “SASPAC”.

The post Apeli i GJKKO lë në burg Klodian Rrjepajn appeared first on Lapsi.al.

Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës

By: user 4
22 September 2024 at 18:21

Shashka që hodhi Edi Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi në rrethinat e Tiranës, sipas modelit të Vatikanit dhe që mund të drejtohet nga Baba Mondi është pritur me dyshim.

Në njërën anë qëndron raportimi i New York Times, në të cilin Rama flet për “një mikroshtet të moderuar islamik”, shoqëruar me detajet se “territori është “një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit” ku “vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi” dhe që “nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata”.

Vetëm emri i medias amerikane është një garanci. Sado ekzotike t’i jetë dukur reporterëve amerikanë ideja e Ramës, shkrimi ka kaluar në disa filtra verifikimi para se të publikohet. Vështirë të besohet se NYT mund të bjerë pre kaq lehtë e një mashtrimi të rëndomtë të zyrës së propagandës së Ramës.

Në fund të fundit është e njëjta media, që kur u zbulua marrëdhënien e natyrës korruptive mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal, doli me disa raportime që u shndërruan në pikë reference për të kuptuar të vërtetën, falë qasjes profesionale të gazetarëve amerikanë. A mund të ketë ndodhur që Rama t’i ketë peshkuar me idenë e tij të “çmendur”, ndërkohë që e gjitha do të mbetet një fantazi pa asnjë lidhje me realitetin?

Dyshimet i ka forcuar reagimi i parë i Baba Mondit, që e ka nxjerrë bllof kryeministrin me një prononcim për A2. I telefonuar nga gazetari Andrea Danglli, Baba Mondi ka pasur një reagim të pafiltruar dhe ka thënë naivisht që Rama “Na ka befasuar”.

Sipas Baba Mondit ideja dhe përgjegjësa për ato që ka thënë për Neë York Times është e gjitha e Ramës, sepse bektashinjtë nuk kanë pretendime për ndonjë shtet sovran.

“Lajmi se Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet Mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘The Neë York Times’”, tha Baba Mondi për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN.

Deklaratat nxjerrin krejtësisht zbuluar kryeministrin, që nëse është kështu mund të ketë mashtruar një nga mediat më të mëdha amerikane. A është e mundur që Baba Mondin mos ta kenë pyetur fare atë për “shtetin” që po i bëjnë gati?

Duke njohur përpjekjet e ethshme të Ramës për të rënë në sy në samitet ndërkombëtare, nuk është çudi që e gjitha të jetë një shpikje e pabazë, e fabrikuar në zyrat e kryeministrisë para se Rama të nisej në samitin e OKB-së.

Në fakt, ndodh për herë të parë që New York Times përmend Shqipërinë dhe reagimet pasojnë plot humor dhe cinizëm.

“Debate të forta ka patur midis Ramës dhe Baba Mondit për faktin se, Rama iniston që brenda territorit të Republikës, të përfshihet dhe inceneratori i Tiranës. Mësohet se Baba Mondi ka rënë dakort vetëm me një kusht: që inceneratori i Tiranës të kthehet në ‘duty free’” ka shkruar Andi Bejtja, në një shkrim që bojatis me jeshilen e Baba Mondit kullat e Ramës, mediat e kapura të qeverisë dhe inceneratorët e saj inekzistentë.

Ardhjen e shtetit të ri bektashi e lajmëron me cinizëm edhe Lutfi Dervishi, që tani sheh vetëm dy zgjedhje për besimtarët dhe ateistët.

“Ka ardhur kohe tjetër: koha e tolerancës fetare, por tani me “kufij”! Tashmë për besimtaret dhe ateistet ka më shumë zgjedhje: ose te Papa në Vatikan ose te Baba papa në Tiranë!” ka shkruar ai.

Gjithsesi nuk është hera e parë që Edi Rama trullos publikun me tymuese si kjo e shtetit të ri bektashi.

Shumë mund ta kenë harruar, por disa muaj më parë, kryeministri premtoi një mrekulli ekonomike që pritej të dilte nga puset e naftës në Shpirag. Për ta bërë më të besueshëm, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë krahasohej me atë të vendeve arabe. Pas tre ditësh, gjithçka ishte harruar.

Lexo edhe: “Nafta në Shpirag si e Arabisë Saudite”, Rama: Impakt të madh në ekonominë e vendit

Edhe për idenë e shtetit bektashi, nuk është çudi që pas tre ditësh, e vetmja gjë që do të mbahet mend, të jenë meme në rrjetet sociale. Disa prej tyre më poshtë:

The post Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

U dënua për tenderat e Bulqizës, lirohet nga burgu Lefter Alla

By: user 4
22 September 2024 at 11:01

Ish-Kryetari i Bashkise se Bulqizes Lefter Alla eshte liruar nga burgu pas denimit per mosbarazim ne tender.

Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit.

Gjykata Poscame e Apelit e dënoi me 3 vite burg Lefter Allën, i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkëpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallen fituese keto firma, punimet per uijesjellesin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Behet fjale per tenderin “Ndertimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shperndares Ujesjellesi dhe ndertimi i rrjetit te KUZ , Lagja e vjeter, qyteti Bulqize, Bashkia Bulqize”, me vlere rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

The post U dënua për tenderat e Bulqizës, lirohet nga burgu Lefter Alla appeared first on Lapsi.al.

Modeli “Shqipëria” për refugjatët e të gjithë Bashkimit Europian

By: user 4
20 September 2024 at 20:45

“Gjermania mund të jetë e hapur për një nismë në nivel europian, që parashikon realizimin e procedurave të azilit jashtë Bashkimit Europian” sipas Euractiv, portali informues me qendër në Bruksel, sipas të cilit tani “plani Shqipëria” shihet me simpati në disa qarqe të politikës në Gjermani, si një mënyrë për të frenuar problemin e emigracionit në të gjithë Europën.

Ideja për t’i mbyllur refugjatët në burgje jashtë BE-së, ose ndryshe ai që e quajnë “modeli Shqipëria” mbetet ende “kontroverse” sipas Euractiv, por në kushtet kur forcat e ekstremit të djathtë janë në rritje, pakti i dyshes Rama-Meloni mund të përqafohet jo vetëm nga Gjermania, por edhe në Bruksel.

“Një masë më kontroverse që Brukseli – dhe disa shtete anëtare – duan të marrin në nivel të BE-së është “modeli i Shqipërisë” dhe Italisë. Roma ka planifikuar të dërgojë emigrantë të parregullt në Shqipëri për t’i përpunuar atje kërkesat e tyre për azil, kryesisht për t’i shkurajuar valët e refugjatëve.

Von der Leyen është treguar e hapur ndaj një versioni të përfshirjes së gjithë BE-së, veçanërisht duke e ngarkuar Brunner (komisioneri për emigracionin) me “reflektime mbi zgjidhjet inovative për të luftuar migrimin e parregullt”.

Çuditërisht, Gjermania duket se i afrohet kësaj ideje: “I ashtuquajturi ‘modeli i Shqipërisë’ […] është një temë që do të vazhdojë të luajë një rol në diskutimet e mëtejshme si brenda Gjermanisë […] dhe në nivel evropian,” tha Maximilian Kall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Pas presionit të opozitës, qeveria aktualisht po shqyrton opsionet se si Gjermania mund të zbatojë praktikisht procedura të tilla të jashtme të azilit.

Një tjetër zëdhënës i ministrisë së brendshme la të kuptohet se kjo mund të përfshijë shumë mirë një zgjidhje të përbashkët-evropiane: “Qeveria federale gjithashtu supozohet të zhvillojë bisedime në nivel ndërkombëtar në këtë kontekst,” tha ai për Euractiv.

Vendosmëria e Sholc për të shkuar drejt një marrëveshjeje konkrete siç ka bërë kryeministrja e Italisë, Meloni, është e dyshimtë sipas gazetarëve të Brukselit, por qëndrimi i ri zyrtar sot shënon një kontrast të fortë me reagimin e bërë fillimisht për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në fillim të këtij viti.

Euractiv zbulon edhe ndarjet brenda koalicionit në Gjermani, ku disa e shohin me simpati modelin “Shqipëria”, disa të tjerë janë kundër.

Brenda ministrisë së brendshme është pro, eksperti për migracionin Gerald Knaus i SPD që i prezanton modele të tilla si i Shqipërisë në negociatat e koalicionit. Po ashtu pro renditet edhe politikania Nensi Fiser e SPD-së që nuk mendon se kjo është një zgjidhje e keqe.

Mes kundërshtarëve të këtij modeli është zëvëndësi i kreut të grupit parlamentar Dirk Vise. “E gjitha do të ishte shumë e shtrenjtë dhe shumë e komplikuar, i ngjashëm me modelin Ruanda” ka thënë ai. Kundër janë edhe “Të gjelbërit”, mes të cilëve Julian Palke, që një plan si ai i Shqipërisë, e konsideron “një zgjidhje false dhe populiste” që “nuk përputhet me ligjet europiane dhe ndërkombëtare”.

Pak ditë më parë, kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer la të hapur mundësinë që vendi i tij të aplikojë një skemë të ngjashme për refugjatët e paligjshëm, edhe pse ishte po i njëjti që anuloi planin “Ruanda”.

Ideja, që në fillim u sulmua nga organizatat e të drejtave të njeriut tani po qarkullon mes liderëve europianë si një zgjidhje që mund të japë frytet e saj, ndërsa kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo me Italinë.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama duke folur të enjten në Parlamentin Europian.

Lexo edhe: Refugjatët/ A mund t’i refuzojë Rama “ofertat” e tjera nga BE?

Lexo edhe: Rama: Shqipëria nuk do të strehojë refugjatët e vendeve të pasura

Kampet e trajtimit të refugjatëve afrikanë që kapen në ujërat ndërkombëtare janë në ndërtim e sipër në Gjadër të Lezhës. Praktikisht këto janë burgje, ku refugjatët do të qëndrojnë për sa kohë që në Itali do të kryhen procedurat e vlerësimit të kërkesës së tyre për azil.

Italia ka parashikuar të investojë më shumë se 800 milion euro për ndërtimin e këtyre burgjeve, ku do të funksionojë parimi i ekstraterritorialitetit njësoj si në territorin e ambasadave.

Burgjet ishin parashikuar të hapeshin në pranverën e këtij viti, ndërsa afati që përflitet tani është në nëntor. Sipas një investigimi të emisionit Raitre, në këto burgje një refugjat afrikan duhet të qëndrojë për më shumë se 6 muaj pasi procedurat e azilit zgjasin për shkak të burokracive. Në burgjet e Lezhës nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 mijë afrikanë në të njëjtën kohë, sipas marrëveshjes Rama-Meloni./Lapsi.al

The post Modeli “Shqipëria” për refugjatët e të gjithë Bashkimit Europian appeared first on Lapsi.al.

Hetimet e italianëve/ Institucionet shqiptare mbrojnë Shqiponja Telhajn

By: user 4
20 September 2024 at 17:18

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka reaguar lidhur me skandalin e shitjeve të diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM drejt Italisë. Në reagimin e tyre thuhet se Shqiponja Telhaj, për të cilën në dosjen e prokurorisë italiane thuhet se është korruptuar me një çantë me vlerë 2 mijë euro, nuk ka asnjë lidhje me skandalin dhe se është përfshirë gabimisht.

Më tej thuhet se Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Bordi thotë se përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL. Në vazhdim shprehen se Telhaj jeton dhe aktivitetin e saj e kryen në Britani, dhe se gjithashtu edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar ka qenë atje.

Në reagimin e tyre shprehen se Bordi i Akreditimit deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të WISDOM dhe se e gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.

REAGIMI I PLOTË:

Republika e Shqipërisë

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

20/09/2024

Deklaratë për Shtyp

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit të pasakta në media lidhur me përfshirjen e gabuar të emrit të kryetares së Bordit të Akreditimit, Prof. Shqiponja Telhaj, në dosjen N.4682/21 R.G.N.R, N1239/22 R.G.G.I.P të Gjykatës së Tranit, dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë:

Në përgjimet e publikuara të dosjes hetimore, personat e akuzuar shprehen se “kanë shkuar për darkë në datë 8 Mars 2022 dhe i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton Presidentes së ASCAL”. (faqe 217 e dosjes).

Së pari, Prof. Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL.

Sqarojmë se në bazë të nenit 15 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Bordi i Akreditimit është organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i ngritur pranë ASCAL. ASCAL drejtohet nga një Drejtor, ndërsa Bordi i Akredimit nga Kryetari i Bordit të Akreditimit. Prof. Shqiponja Telhaj ka mbajtur dhe mban vetëm detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Së dyti, kryetarja e Bordit të Akreditimit, Prof. Telhaj jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik në Mbretërinë e Bashkuar, dhe deklaron se ka qenë ne Mbretërinë e Bashkuar edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar. Këto fakte janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS. Ndërkohë që Prof. Telhaj do ta ndjekë çështjen edhe ligjerisht për të kërkuar tërheqje dhe kërkim falje për akuzat e rreme, anëtaret e bordit dëshirojnë të ritheksojnë besimin e tyre të plotë në integritetin e saj në drejtimin e bordit.

Së treti, Bordi i Akreditimit i drejtuar nga Prof. Telhaj deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të institucionit në fjalë.

Së katërti, e gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.

Së fundmi, incidente të tilla ndikojnë në reputacionin dhe integritetin e të gjithë bordit. Duke i bërë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të hetojnë çështjen dhe të korrigjojnë gabimet në dosje, Bordi i Akreditimit shpreh indinjatën e tij të thellë për njollosjen e emrit dhe reputacionit të Prof. Telhaj për shkak të mungesës së verifikimit të duhur të fakteve nga institucionet italiane dhe mediat shqiptare.

Anëtarët e Bordit te Akreditimit:

Prof. Iraj Hashi MBE – University of Staffordshire, Angli

Prof. Indrit Hoxha – Pennsylvania State University, Amerike

Dr. Tomasz Jelenski – Cracoë University of Technology, Poloni

Alexander Kohler – Ministry of Education & National Quality Assurance Council, Austri

Prof. Dritan Nace – University of Technology of Compiègne, France

Dr. Maurice Oudejans – University of Amsterdam, Hollande

Ass. Prof. Darinka Piqani – University of Leiden, Hollande

Assoc. Prof. Kita Sallabanda – University Complutense of Madrid, Spanje

Prof. Aysen Savas Sargin – Middle East Technical University, Turqi

Prof. Shqiponja Telhaj–University of Sussex & CEP-London School of Economics, Angli

Prof. Lea Ypi – London School of Economics – Angli

Në artikullin e mediave italiane thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

The post Hetimet e italianëve/ Institucionet shqiptare mbrojnë Shqiponja Telhajn appeared first on Lapsi.al.

Dënohet me burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

By: user 4
20 September 2024 at 16:46

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi janë dënuar me nga 12 vite burg.

Sipas vendimit ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe Paul (Agustin) Deda i cili njihet si ish-shoqërues i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe Deda është dënuar me 12 vite burg, por 1/3 e dënimit i është ulur dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Vendimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Tiranë, më datë 20.09.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Dënohet me burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi për Agron Xhafajn/ Vendimi për Salianjin në 26 shtator

By: user 4
20 September 2024 at 14:43

Në datën 26 Shtator do të jepet vendimi për Ervin Salianjin, deputetin e PD që akuzohet për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin që Albert Veliu bëri për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafajn.

Në dalje të gjykatës, Salianji tha se nuk tërhiqet nga denoncimi pasi përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë. Sipas Salianjit, prokuroria nuk ka prova se ai i ka dhënë 200 mijë euro Albert Veliut, siç akuzohet. “Cili është krimi që kam bërë unë? Denoncova një trafikant droge që shkoi në burg. E çoi i vëllai i tij. E dëgjuar si më thanë sot? I ke dëmtuar karrierën” u shpreh Salianji para gazetarëve.

Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”, kur një ish skafist tha se kishte përgjuar vëllain e ministrit të brendshëm që kontrollonte një linjë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

The post Denoncimi për Agron Xhafajn/ Vendimi për Salianjin në 26 shtator appeared first on Lapsi.al.

❌
❌