Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

A do të zhvendoset trupi i Titos nga Beogradi?

24 September 2024 at 22:22

Josip Broz Tito do të vazhdojë të pushojë në Shtëpinë e Luleve, apo jo? Debate në Beograd për largimin e Titos nga Serbia. Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së […]

The post A do të zhvendoset trupi i Titos nga Beogradi? appeared first on BoldNews.al.

Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

By: user 2
24 September 2024 at 14:34

Nga Nemanja Rujevic DW/ Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, që mbetjet mortore të Titos të largohen nga Serbia.

Muzeu ku bën pjesë edhe Shtëpia e Luleve me varrin e Mareshalit jugosllav dhe presidentit të përjetshëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito, nuk dëshiron t’i përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të gazetarëve për këtë temë. Por shitësi që ofron kapele partizane, flamuj dhe simbole të tjera jugosllave para muzeut në Dedinje mendon se ideja është një marrëzi. Të njëjtën gjë mendon edhe roja në këtë muze. Por edhe të gjithë vizitorët.

Të huajt që gazetari i Deutsche Welles i takoi në këtë muze gjatë vizitës së tyre atje – nga Gjermania, Filipinet, Japonia dhe Kroacia – as që kishin dëgjuar për të gjitha këto diskutime. Ndërsa vendasit kanë dëgjuar për këtë ide dhe kjo nuk u pëlqen. Miodrag Elezoviq (70), një piktor që vizitoi muzeun me vajzën e tij dhe dy mbesat, bëri kryq para varrit të Titos. Ai mbrojti të drejtën e Brozit për të vazhduar të pushojë aty ku është.

“Heqja e varrit do të ishte përdhosje. Në ortodoksi, varri është i shenjtë dhe nuk duhet prekur. Kërkesat e (kryetarit të bashkisë së Beogradit) Shapiqit janë politike, por ky komb duhet të respektojë varrin dhe traditën”, tha Elezoviq për DW.

“Ne nuk do t’i zhvendosim të gjitha varret tani, apo jo? Kushdo që dëshiron të vizitojë varrin e Brozit le të vijë. Nëse nuk do, nuk është e domosdoshme”, thotë ai duke shtuar se Tito dhe Jovanka Broz kanë shkruar historinë e Jugosllavisë dhe se trupat e tyre duhet të mbeten në Dedinje.

Qëndrimi i Vuçiqit

Zhvarrosja e Titos nuk do të sillte asgjë të mirë për Serbinë. Disa ditë më parë presidenti Aleksandar Vuçiçi tha Politikos se ai “kurrë nuk ishte tifoz i komunistëve dhe regjimit komunist”, por se “Tito është pjesë e historisë”. “Ai ka jetuar këtu, është varrosur këtu dhe do të mbetet pjesë e historisë jugosllave dhe serbe”, tha Vuçiq, duke hedhur poshtë idenë e Shapiqit.

Kryebashkiaku i Beogradit, Shapiq ndan neverinë e tij ndaj “regjimit komunist” me presidentin Vuçiq. Por ai me iniciativën e tij do të ngjallë vëmendjen e të gjitha mediave serbe, rajonale dhe evropiane – sepse të gjtiha ato e konsiderojnë Titon si një prej figurave më të rëndësishme të kohës së tij.

Shapiq thotë se zhvarrosja dhe zhvendosja do të paguhej nga Beogradi. Ndërsa njëkohësisht ai kërkon që ish-drejtuesit të çetnikëve Dragoljub (Drazha) Mihailoviq t’i ngrihet një monument në parkun afër Terazije, në qendër të Beogradit. E kjo temë ka shkaktuar edhe përçarje politike në Serbi. Kreu i Partisë Socialiste, Ivica Daçiq, tha ai sigurish që është kundër, ndërsa Serbia ka më shumë sfida dhe gjëra të tjera, sesa t’i hapë temat e vjetra.

Lojërat politike

Shapiqi vetë kritikohet shumë kohët e fundit për drejtimin e keq të Beogradit – për shkak të privatizimeve dhe ndërtimeve pa leje, si dhe kaosit në trafikun e qytetit. “Kur bie rejtingu i partive dhe personave, ata hapin ndonjë temë të tillë për t’u treguar patriotë, por këto tema polarizojnë dhe përçajnë edhe më shumë opinionin dhe elektroratin”, thotë Stefan Radojkoviq në një intervistë për DW.


Muzeu i udhëheqësit të çetnikëve Drazha MihailoviqFotografi: Nemanja Rujevic/DW

Ai kujton se autoritetet e partisë SNS të Vuçiqit po përpiqen që edhe me tema të tilla të përfitojnë në zgjedhje. “Zhvendosjet dhe ngritjet e monumenteve nuk kushtojnë shumë, ndërsa njerëzve u dërgohet mesazhi – shihni, ne po kujdesemi për historinë tonë'”, thotë Radojkoviq.

Por kjo temë me Titon dhe Drazha Miailoviqin është për shumë njerëz në Beograd një temë me interes, sepse fansat e Drazhës mendojnë se ai duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në Beograd dhe jo të ketë vetëm një dhomë përkujtimore në një hapësirë të vogël që nuk është në qendër të qytetit.

Hapja e këtij “muzeu” në tetrin e vitit të kaluar tërhoqi rreth dy mijë njerëz që kishin shkuar për të nderuar liderin e çetnikëve. Por kur gazetari i DW-së vizitoi këtë vend këto ditë, atje nuk ishte askush. “Nuk besoj se së shpejti do të ngrihet ndonjë monument publik Drazha Mihailoviqit”, thotë Radojkoviq. Ai mendon se presidenti Vuçiq – pa miratimin e të cilit nuk ka aventura të tilla ideologjike – thjesht nuk ka interes të merret me Titon dhe Mihailoviqin tani.

Muzeu i Jugosllavisë dhe Shtëpia e Luleve janë ndër destinacionet më të shpeshta të turistëve që vijnë në Beograd. Vitin e kaluar u thye një rekord me më shumë se 120 mijë vizitorë.

Nemanja Rujevic, me mjekër, xhaketë dhe bluzë gri, duke parë në drejtim të kamerës.Nemanja Rujevic, me mjekër, xhaketë dhe bluzë gri, duke parë në drejtim të kamerës.

Nemanja Rujevic /DW

The post Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos appeared first on Lapsi.al.

A do të vazhdojë të pushojë Tito në Shtëpinë e Luleve?! Debate në Beograd për largimin e eshtrave të ish-presidentit jugosllav nga Serbia

24 September 2024 at 08:12
Josip Broz Tito do të vazhdojë të pushojë në Shtëpinë e Luleve, apo jo? Debate në Beograd për largimin e Titos nga Serbia. Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së
Before yesterdayMain stream

“Je super e shëndoshë”- Ndjekësja i vendosi në pah kilet e tepërta pas shtatzënisë, reagimi i Kiara Titos: S’më intereson si dukem, solla në jetë një princeshë dhe…

21 September 2024 at 11:24
Moderatorja Kiara Tito do të rikthehet në ekran pas lindjes së vajzës së saj, Luna Mari, për të prezantuar emisionin e humorit “Portokalli”, krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtylla. Ish-banorja e Big Brother Vip ka publikuar promo-n që tregon rikthimin e saj në televizion ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë.

“Pse nuk veshe diçka tjetër?”- Ndjekësi i vë në pah kilet e tepërta Kiara Titos! Moderatorja: Nuk më intereson si dukem, solla në jetë një princeshë dhe……

By: P. Gj.
21 September 2024 at 09:21

Kiara Tito, së fundmi është shprehur se nuk ka komplekse me kilet e tepërta të shkaktuara nga shtatëzania.

 

Pasi moderatorja u bëri me dije fansave se kë emision do të drejtojë këtë sezon dhe u pa të fillontë me provat, ajo ka zhvilluar dhe një bisedë me ndjekësit me anë të një “ask me questions”.

Njëra nga pyetjet drejtuar ish-banores së BBV ishte “pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë p.sh.”

Mirëpo Kiara nuk e ka pritur aspak keq pyetjen dhe i është përgjigjur pa filtra ndjekësit duke i thënë se i pëlqëjnë kilet e shtatëzanisë dhe nuk i duken aspak problem.

Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile ” u përgjigj Kiara.

The post “Pse nuk veshe diçka tjetër?”- Ndjekësi i vë në pah kilet e tepërta Kiara Titos! Moderatorja: Nuk më intereson si dukem, solla në jetë një princeshë dhe…… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti

By: gaze tare
20 September 2024 at 15:43

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vijë me një emision ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim.

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel. Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’. Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰

The post “Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti appeared first on iconstyle.al.

❌
❌