Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Rama takim me ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara, zbardhen diskutimet

By: rom ario
24 September 2024 at 21:18

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në New York me Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se në takim u diskutua për dy projektet e mëdha të energjisë që sipas tij po i finalizojnë bashkarisht.

Ai shkruan se bëhet fjalë për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, që sipas shefit të qeverisë është një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

Kompania e përbashkët e prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, sipas kryeministrit do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon.

Reagimi i Ramës:

📍New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali 🇦🇱🤝🇦🇪

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama takim me ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Biden mirëpret liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi Libanin dhe Gazën

23 September 2024 at 22:26

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur homologun e tij të Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mënyrat për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Libanit, si dhe përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të takohen veçmas me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i pari në atë që pritet të jetë një seri tubimesh të liderëve të huaj gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biden tha se Libani dhe Gaza do të jenë pjesë e diskutimeve të tyre, së bashku me Inteligjencën Artificiale, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Para takimit të tyre, lideri amerikan tha se ishte i informuar për zhvillimit e fundit midis Izraelit dhe Libanit duke shtuar: “Unë vazhdoj të jem në kontakt me homologët tanë dhe ne po punojmë për një mënyrë që t’i lejojë njerëzit të kthehen në shtëpi të sigurt”.

Sheikh Mohamed tha se vendi i tij kishte një “angazhim të palëkundur” për të punuar me SHBA-në dhe për të thelluar partneritetin strategjik midis aleatëve.

Harris gjithashtu planifikon të diskutojë përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje pengjesh në takimin e saj të veçantë me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe, vizita e parë ndonjëherë nga një president i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë.

Siç raportohet, takimi do t’i jap kandidates demokrate një mundësi për të demonstruar pengesat e sigurisë kombëtare në një kohë kur administrata është nën presion për të ndaluar konfliktet në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, bisedimet në Shtëpinë e Bardhë pritet të përfshijnë tema edhe mbi konfliktin e Sudanit. /Telegrafi/

The post Biden mirëpret liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi Libanin dhe Gazën appeared first on Telegrafi.

Nën Ramën, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo aspekt

31 July 2024 at 10:34
Edi Rama

Në terma për frymë, Shqipëria ka marrë më shumë asistencë ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin, për të zhvilluar shoqërinë civile dhe median e pavarur dhe për të forcuar qeverisjen e mirë se çdo vend tjetër në Evropën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë, rezultatet në të tre sektorët janë tepër të dobëta. Në pamje të parë, Shqipëria […]

The post Nën Ramën, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo aspekt appeared first on Reporter.al.

❌
❌