Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Vera e vitit 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Evropën Juglindore

26 September 2024 at 22:54

Temperatura të larta rekord janë regjistruar këtë verë në Evropën Juglindore, sipas një vlerësimi paraprak të shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike, “Copernicus”.

Banorët e këtij rajoni u ekspozuan ndaj “stresit të fortë nga nxehtësia”, pasi temperatura maksimale ditore arriti të paktën 32 gradë Celsius  në 66 ditë midis qershorit dhe gushtit, njoftoi sot shërbimi “Copernicus”.

Kohëzgjatja e stresit të pandërprerë të nxehtësisë ekstreme në Evropën Juglindore këtë vit llogaritet mesatarisht 29 ditë. Në zona të tilla si Fennoscandia, një gadishull që përfshin Skandinavinë, Finlandën,  dhe në Gadishullin Kola, që i përket Rusisë , janë regjistruar temperatura rekord, shtoi “Copernicus”.

Megjithatë, në Evropën veriperëndimore, temperaturat mesatare nga qershori në gusht ishin afër ose nën mesataren.

Sipas rezultateve paraprake, Deti Mesdhe gjithashtu arriti rekord të lartë, ku temperatura mesatare në sipërfaqen e ujit në të gjithë pellgun ishte 28.45 gradë Celsius më 13 gusht.

“Temperaturat ekstreme në rajone të tilla si Evropa Juglindore po ndikojnë në mirëqenien e evropianëve, pasi qytetarët në këtë rajon po përjetojnë më shumë stres të nxehtësisë se kurrë më parë”, tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshë e shërbimit “Copernicus”.

Këtë vit u regjistrua gjithashtu një ndryshim i fortë sa u takon reshjeve midis rajoneve individuale në Evropë. Pjesa më e madhe e kontinentit, veçanërisht ajo juglindore, regjistroi një numër nën mesataren e ditëve me lagështi.

Në rajone të tjera, duke përfshirë veriun e Mbretërisë së Bashkuar, Fennoscandia dhe shtetet baltike, pati deri në 20 ditë më shumë shi se mesatarja.

Më shumë se një e treta (35%) e lumenjve evropianë , veçanërisht në Evropën juglindore,  kishin nivele shumë të ulëta uji. Nga ana tjetër, lumenjtë në pjesë të mëdha të Evropës Qendrore kishin nivele jashtëzakonisht të larta uji për këtë periudhë të vitit.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Astronomët realizojnë hartën më të detajuar të “Rrugës së Qumështit”

26 September 2024 at 21:46

Astronomët kanë publikuar një hartë gjigante të “Rrugës së Qumështit” me zbulimet që kanë ndryshuar “përgjithmonë” njohuritë e tyre lidhur me këtë galaktikë.

Harta me rreze infra të kuqe përmban më tepër se 1.5 miliardë objekte, ndër to edhe yje të sapolindur, dhe si e tillë është harta më e detajuar e krijuar ndonjëherë.

Duke përdorur teleskopin me rreze infra të kuqe (Vista) të Observatorit Evropian Jugor (ESO), shkencëtarët vëzhguan për më shumë se 13 vjet rajonet qendrore të “Rrugës së Qumështit”.

Dante Minniti, astrofizikan në Universitetin “Andres Bello” në Kili, i cili udhëhoqi projektin, tha: “Ne bëmë kaq shumë zbulime, kemi ndryshuar pamjen e galaktikës sonë përgjithmonë.”

Të dhënat e hartës mbulojnë një zonë të qiellit të barabartë me 8600 hëna të plota dhe përmbajnë rreth 10 herë më shumë objekte sesa një hartë e mëparshme e hartuar nga i njëjti ekip në vitin 2012.

Harta e madhe me rreze të kuqe infra përmban rreth 500 terabit të dhëna dhe si e tillë është projekti më i madh i kryer nga teleskopi i Observatorit ESO.

Rrezet infra të kuqe janë të padukshme për syrin e njeriut, por emetohen nga të gjitha objektet në bazë të temperaturës së tyre. Teleskopi mund të zbulojë dhe përkthejë këtë energji në një imazh pamor. Harta përbëhet nga 200,000 imazhe të marra nga teleskopi “Vista”, që ndodhet në Observatorin e ESO-s në Kili.

Kamera me rreze të kuqe infra e teleskopit “Vista” mund të depërtojë përmes pluhurit dhe gazit që janë të përhapura nëpër galaktikën tonë dhe është në gjendje të dallojë edhe rrezatimin nga vendet më të largëta të Rrugës së Qumështit.

Dr Oscar Gonzalez, shkencëtar i lartë i projektit në Qendrën e Teknologjisë së Astronomisë në Mbretërinë e Bashkuar (UK ATC) dhe bashkautor në punimin e ri të Astronomisë dhe Astrofizikës, u shpreh se përfundimi i hartës më të madhe të Rrugës së Qumështit është një arritje e jashtëzakonshme për komunitetit e astronomëve.

‘Të dhënat sigurojnë njohuri të paprecedentë mbi strukturën dhe përbërjen e Rrugës së Qumështit dhe do të vazhdojnë të hapin rrugë të reja për kërkimet e ardhshme, që do të përmirësojnë të kuptuarit tonë për universin për vitet në vijim,” tha ai.

Urdhri bektashi/Kulla: Më shumë se një shtet plus fetar, është një minishtet shqiptar. Doçi: Jo më kot Rama e ngriti në OKB

26 September 2024 at 20:43

TIRANË- Ish-kryetari i Komitetit të Kulteve dhe njëherësh eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në Real Story tha se Kryegjykata, u shpreh se më shumë se një shtet plus fetar, është një minishtet shqiptar.

Ai shpreson se me nismën e fundit, që synohet krijimi i shëtit sovran i Urdhrit Bektashi, disa vende të tjera ta njohin atë dhe kjo sipas tij ka qenë arsyeja se pse Rama e ka përmendura këtë çështje në OKB.

“Më shumë se sa një shtet plus fetar, ky është një minishtet shqiptar. Shpresojmë që të ketë vullnet të disa vendeve, në Evropës, Azi, në Lindjen e Mesme, që ta njohin se nuk është se do vijë Baba Mondi me Ferdinand Samarxhiun dhe ca të tjerë që rrinë aty dhe do bëjnë grusht shteti në bulevard. Bashkësitë fetare janë pronarët më të mëdhenj në Shqipëri dhe shumica e tyre nuk janë kthyer. Ajo që u intereson është që, nëse Kryegjyshata kthehet në një minishtet do t’i jepen edhe disa atribute financiare”, tha ai.

Pastori Ylli Doçi, tha se krijimi i këtij shteti u bën nder të gjithë shqiptarëve dhe sipas tij Rama e përmendi në OKB për këtë arsye;

“Veçanti e bektashinjve është që nuk kanë pasur që, është shqiptare, duke qenë qendra  Botërore në Shqipëri,  na bënë nder ne shqiptarëve për të pasur diçka, që bota mund ta eksplorojë. Unë besoj se një nga arsyet e Ramës për ta bërë këtë është që të japë vëmendjen e Evropës në një kontekst të tillë që jemi tani, ku myslimanizmi është një nga çështjet kryesore të gjeopolitikës”, tha ai./ abcnews.al

KE paralajmëron vende anëtare për mosmiratimin e rregullores për energjinë e rinovueshme

26 September 2024 at 19:55

Pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë dështuar në transferimin e një rregulloreje të BE-së në ligjet e tyre kombëtare, që do të mundësonte miratimin më të shpejtë të projekteve për energjinë e rinovueshme, deklaroi Komisioni Evropian.

Vetëm Danimarka informoi ekzekutivin e Bashkimit Evropian, përgjegjës për zbatimin e ligjit të BE-së, se rregullorja ishte zbatuar përpara 1 qershorit, që ishte afati i vendosur ligjor.

Si rezultat, Komisioni Evropian ka paralajmëruar Gjermanisë dhe 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së duke u bërë thirrje atyre që të të transpozojnë plotësisht rregulloren.

Nëse Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së nuk e njoftojnë Komisionin në kohën e duhur lidhur me zbatimin e direktivës, Komisioni mund të vazhdojë me procedurën. Kjo mund të rezultojë në një gjobë dhe një çështje të hapur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Sipas Komisionit, direktiva thjeshton dhe përshpejton procedurat e autorizimit, ndërkohë që përcakton afate të qarta si për projektet e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe për infrastrukturën e tyre të nevojshme.

“Fakti që Gjermania nuk e ka zbatuar ende direktivën është tronditëse”, deklaroi Andrea Wechsler, një ligjvënës evropian nga partia e qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) në Gjermani.

E akuzoi se po sulmon PD/ Rama i përgjigjet Bardhit: Kurse ti B e Vogël e prehrit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm

26 September 2024 at 18:37

SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në pak orë bëri dy reagime të gjata duke sulmuar kampin politik kundërshtar.

Me një postim në “X”, shefi i qeverisë iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, i cili tha se Rama po sulmon PD.

Kjo akuzë politike e Bardhit në adresë të Ramës, erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi deputetin demokrat Ervin Salianji me një vit burg.

Sipas Ramës, Bardhi është “shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj”, si Salianji, i cili u dënua për veprën penale të “Kallëzimit të Rremë”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!

Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje.

New York, Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen e Ukrainës

26 September 2024 at 17:31

Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë, miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.

Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi.

“Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh ministri Hasani.

I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.

Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk u ftua në samitin e Mbretërisë së Bashkuar, Elon Musk replikë me autoritetet

26 September 2024 at 17:30

Personi më i pasur në botë, Elon Musk, është kundërpërgjigjur pasi nuk u ftua në Samitin Ndërkombëtar të Investimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ai nuk ishte i ftuar për shkak të postimeve të tij në mediat sociale gjatë trazirave të muajit të kaluar, kupton BBC.

“Unë nuk mendoj se dikush duhet të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar kur ata po lirojnë pedofilë të dënuar në mënyrë që të burgosin njerëzit për postime në mediat sociale,” pohoi Musk në X.

Në fillim të këtij muaji, qeveria liroi disa të burgosur për të reduktuar mbipopullimin e burgjeve, por asnjë nga shkelësit e seksit nuk u përfshi.

Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

26 September 2024 at 17:14

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armatime shtesë në vlerë prej 400 milionë euro për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.

“Parlamenti gjerman ka rënë dakord të rrisë fondet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën me rreth 400 milionë euro”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Sipas tij, kjo do të mundësojë “blerjen e kapaciteteve shtesë të mbrojtjes ajrore, tankeve, dronëve, municioneve dhe pjesëve rezervë, të cilat do të forcojnë efektivisht forcat e armatosura ukrainase në mbrojtjen e vendit të tyre”.

Komiteti i buxhetit të parlamentit gjerman miratoi fondet pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve perëndimorë të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake mes sulmeve të shtuara ruse, që kanë si objektiv infrastrukturën kritike të vendit.

Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, sipas shifrave zyrtare, Gjermania ka dorëzuar ose rezervuar 28 miliardë euro armë në Ukrainë.

Ndihma ushtarake ka përfshirë armë dhe pajisje të avancuara si tanke luftarake “Leopard 2”, tanke kundërajrore “Gepard”, automjete luftarake “Marder”, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe “IRIS-T”.

Mijëra hektarë pyje shkrumbohen në Argjentinë

26 September 2024 at 15:30

Zjarret pyjore kanë vazhduar të përhapen në të gjithë provincën Cordoba të Argjentinës, duke shkatërruar mijëra hektarë pyjore dhe toka bujqësore. Erërat e forta dhe temperaturat e larta ndikojnë negativisht në situatën në Cordoba, duke përhapur zjarret dhe duke detyruar familjet dhe bagëtitë të largohen.

Fermerët vendas raportuan se deri në 98 për qind e tokës së tyre është djegur dhe se kanë pësuar humbje të mëdha.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët punojnë gjatë gjithë kohës për të frenuar flakët, ndërsa banorët përshkruajnë skena paniku derisa largohen nga shtëpitë e tyre.

Në më pak se një javë, mbi 40 mijë hektarë pyje dhe fusha janë djegur në provincën Cordoba, duke prekur kryesisht zonat malore në Capilla del Monte dhe Villa Berna.

Megjithëse qeveria kombëtare ka shpallur “zonë fatkeqësie” provincën Cordoba, vizita e presidentit për t’i vëzhguar dëmet i la të zhgënjyer zjarrfikësit pasi ata shpresonin për një mbështetje urgjente.

Before yesterdayMain stream

Rrëmbehet një autobus pasagjerësh në SHBA, raportohet për një të vdekur

25 September 2024 at 19:57

Një person ka vdekur pasi një person i armatosur mori peng një autobus të qytetit amerikan të Los Angelos, duke shkaktuar një ndjekje policore nëpër qytet për më shumë se një orë përpara se të arrestohej i dyshuari.

Një person i plagosur u gjet në autobus në orët e para të së mërkurës, i cili më pas vdiq në një spital lokal, tha zëvendës shefi i Departamentit të Policisë,  Donald Graham.

Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u shpëtuan pasi policia e ndali autobusin duke shfrytëzuar shiritat që shpojnë goma, përpara se të intervenonte ekipi i SWAT-it.

A hijacking of a passenger bus in Los Angeles left one person dead

The attacker hijacked the bus and took the passengers hostage, one of whom he shot dead.

The armed man was detained by special forces: the law enforcers managed to stop the vehicle with the help of spikes on… pic.twitter.com/XxDMRmwcUE

— NEXTA (@nexta_tv) September 25, 2024

 

Ky është një nga shembujt e fundit të amerikanëve të zakonshëm që po terrorizohen nga dhuna me armë në vende që dikur besonin se ishin të sigurta, nga shkollat deri te supermarketet dhe transporti publik.

Disa orë pas arrestimit, motivi i të dyshuarit mbetet i paqartë, tha një burim nga autoritetet ligjore për CNN.

Ky incident ndodh ndërsa zyrtarët e transportit në qytet po përdorin fonde emergjente për të përmirësuar sigurinë në autobusët e metrosë, ku ata thonë se një model shqetësues i dhunës po i preokupon operatorët e autobusëve. 

VIDEO/ Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Takim fantastik i Ramës, vota e diasporës është një mundësi e madhe

25 September 2024 at 19:49

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York.

”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”,-shkruan Veliaj.

Gjermani, autoritetet në alarm nga rritja e vazhdueshme e nivelit të përmbytjeve

25 September 2024 at 19:25

Shërbimet e emergjencave në Gjermaninë lindore janë në gatishmëri të lartë, pasi niveli i ujit të përmbytjeve nga lumi Oder vazhdon të rritet. Niveli më i lartë i alarmit u aktivizua sot në disa rajone, pasi inspektorët raportuan rrjedhjet e para nga digat, ndërkohë që mbetje drurësh janë marrë përpara nga rrjedha e ujit.

Kryeministri i landit të Brandenburgut, Dietmar Ëoidke e përshkroi situatën si të të rëndë, por megjithatë ende nën kontroll.

“Jemi të përgatitur nëse gjërat përkeqësohen”, u shpreh ai gjatë një vizite në qytetin e Eisenhüttenstadtit për të inspektuar përgatitjet për reagimin ndaj përmbytjeve.

Ai theksoi se niveli i ujit parashikohet të ulet sërish ndjeshëm duke nisur që nga mbrëmja e së enjtes.

Këtë herë nuk pritet një përmbytje ekstreme si ajo e vitit 1997, kur qytetet në pellgun e lumit Oder rrezikonin të mbuloheshin nga uji, pasi pritat dhe mbrojtjet e tjera janë përmirësuar që atëherë.

Erdogan: OKB po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

24 September 2024 at 22:51

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ndër shumë çështje ndërkombëtare është fokusuar edhe në çështjen e Palestinës.

Erdogan fjalimin e tij e filloi duke u fokusuar në çështjen e Palestinës, duke ftuar shtetet nuk e njohin Palestinën që “ta bëjnë atë sa më shpejtë duke qëndruar në anën e duhur të historisë në këtë periudhë kritike”.

“Në vitet e fundit OKB-ja ka qenë e pamjaftueshme në përmbushjen e misionit të saj themelues, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale”, tha Erdogan.

Si pasojë e sulmeve të Izraelit, tha Erdogan, Gaza është shndërruar në “varrezën më të madhe të fëmijëve dhe grave në botë”.

“O ju institucione ndërkombëtare mediatike, vallë nuk janë kolegë tuaj gazetarët që Izraeli i masakron drejtpërdrejtë, i bastis zyrat e tyre”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti pyeti: “Çfarë prisni për të parandaluar gjenocidin në Gaza, për t’i thënë ‘ndalo’ këtij persekutimi, barbarie?”.

Më tej, ai theksoi se ashtu siç Hitleri ishte ndaluar para 70 vitesh me aleancën e njerëzimit, edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjes duhet ndaluar me aleancën e njerëzimit.

“Çfarë prisni për të ndaluar rrjetin e masakrës që tërheq të gjithë rajonin në luftë për të ardhmen e tij politike?”, u shpreh ai.

Siç tha presidenti turk, administrata izraelite kryen spastrim etnik, gjenocid evident kundër një kombi dhe pushton tokat e tij duke shpërfillur të drejtat themelore të njeriut.

“Ashtu sikurse jemi kundër shënjestrimit të myslimanëve vetëm për shkak të besimit të tyre, në të njëjtën mënyrë ne jemi edhe kundër antizemitizmit”, shtoi ai.

Ai theksoi se krijimi i një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të integruar, me kryeqytet Kudsin Lindor, nuk mund të shtyhet më.

Kompania britanike “British Airways” pezullon fluturimet drejt Izraelit

24 September 2024 at 22:05

Kompania British Airways bashkohet me vendimet e linjave të tjera ajrore evropiane dhe pezullon fluturimet e saj drejt dhe nga Izraeli.

Vendimi u morr nga kompania në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit në Liban, përveç atij që vazhdon prej gati një viti në Rripin e Gazës palestineze.

Ndalesa, thotë transportuesi i flamurit britanik, është i destinuar të qëndrojë në fuqi të paktën deri të enjten përfshirë.

“S’kishte konsultime”, Xhufi për shtetin e “Urdhrit Bektashi”: Rrezikojmë të hapim një konflikt panshqiptar

24 September 2024 at 21:31

TIRANË- Finalizimi i shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi” mund të prodhojë një konflikt panshqiptar, i cili rrezikon të shtrihet përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Kështu u shpreh historiani i njohur Pëllumb Xhufi, gjatë diskutimit në studion e emisionit “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla.

Ai theksoi se për këtë pjesë duhej të kishte një konsultim informal pasi siç shtoi Xhufi nga reagimet që vijnë duket që nuk ka patur diçka të tillë.

Më tej, historiani Xhufi tha se marrëdhënia me shtetet e tjera nuk është një lojë, por ato krijohen mbi bazën e interesave strategjike dhe jo të bazuara te personi.

“Atëherë ne e hapim një konflikt panshqiptar dhe shtrihemi dhe përtej, por unë shoh dhe me Turqinë. Tani Turqinë e shpalle vende me të cilin ke marrëdhënie strategjike dhe kam qenë ndër ata që e kam mbështetur. Ata janë gjendur të parët dhe duhet t’ua dimë për faleminderit. Mua s’më pëlqen që ka një president, që është… mirëpo, ai sot është, nesër jo, marrëdhëniet me shtetet duhen parë seriozisht, nuk shihen me mua, jam unë sot dhe… Po një konsultim informal nuk mund të bëhej? Nga reagimet që shoh unë, kuptoj se nuk ka pasur, ka shkruar edhe gazeta turke, që aty kuptohet… dhe këtu duhet patur kujdes edhe kjo tani, pasi e vë vendin tënd në një skatierë të nxehtë ku ske të bësh fare….me Greqinë i ke si i ke. Nuk është për ta kaluar shumë lehtë, ka edhe precedentë që kanë ndodhur edhe përpara dhe duhet shumë seriozisht duhet parë, në radhë të parë nga kryeministri që merr këto iniciativa”, tha ai./ abcnews.al

❌
❌