Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

‘Plani i Fitores’ së Zelensky kundër Rusisë, ja cilat janë 5 pikat

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:53

Plani i Zelenskyy për fitoren e Ukrainës besohet të jetë një plan me pesë pika.

Në një intervistë me median ABC News, presidenti ukrainas e përshkroi planin si një “urë” drejt një pozicioni mjaft të fortë negociues që Ukraina të detyronte Rusinë t’i jepte fund luftës sipas kushteve të Kievit.

Cilat janë komponentët e planit?

  • Ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n: Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskyy dhe këshilltar efektiv i sigurisë kombëtare, i tha Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork të martën se një element kyç i planit të fitores ishte një ftesë zyrtare për anëtarësimin në NATO për Ukrainën.
  • Raketa me rreze të gjatë për të goditur brenda Rusisë: Ukraina ka kërkuar të përdorë këto raketa, për të synuar vendet thellë brenda Rusisë dhe ka shtuar kërkesat e saj pas inkursionit të saj dramatik në rajonin e Kurskut të Rusisë në gusht.
  • Furnizimi i qëndrueshëm i armëve të avancuara: Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Kievi është mbështetur shumë në armët dhe platformat ushtarake të ofruara nga aleatët e NATO-s. Megjithatë, shpesh, Ukrainës i është dashur “të lutet” për sisteme të veçanta armësh për javë të tëra, fillimisht të përballet me refuzime dhe përfundimisht të ketë sukses të bindë SHBA-në dhe të tjerët për furnizimet. Kjo, ka thënë Ukraina, zvogëlon efektivitetin e kundërvënieve të saj ushtarake ndaj Rusisë, vonon qëllimet e saj të luftës dhe çon në humbjen e jetëve që mund të ishin shpëtuar. Sipas Bloomberg, plani i fitores përfshin një kërkesë për një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm të armëve të avancuara për Ukrainën.
  • Anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE): Një rrugë e qartë drejt anëtarësimit në BE është gjithashtu pjesë e planit të fitores, sipas Bloomberg. Në një intervistë me New Yorker, Zelenskyy tha se Ukraina aktualisht “është e përjashtuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO”.
  • Ndihma ekonomike shtesë për Ukrainën: Zelenskyy dhe ndihmësit e tij kanë theksuar se plani i fitores përfshin një kërkesë për mbështetje ekonomike. Banka Botërore vlerëson se vendit do t’i nevojiten 480 miliardë dollarë për rindërtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Plani i Fitores’ së Zelensky kundër Rusisë, ja cilat janë 5 pikat appeared first on Euronews Albania.

Lufta Rusi-Ukrainë: Lista e ngjarjeve kryesore në ditën e 946 të saj

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:44

Të paktën gjashtë persona janë vrarë pas dy sulmeve të njëpasnjëshme ruse në një qendër mjekësore në Sumy në Ukrainën verilindore, sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko. Sulmi i parë vrau një person dhe dëmtoi pjesë të objektit. Ndërsa njerëzit u evakuuan, rusët goditën përsëri, duke vrarë pesë të tjerë, tha ai.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 69 nga 73 dronë gjatë një sulmi rus gjatë natës që përfshinte dy raketa balistike dhe dy raketa lundrimi. Rreth 15 nga dronët e sulmit u shkatërruan në periferi dhe në kryeqytetin Kiev, tha ushtria.

Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, goditi një ndërtesë pesëkatëshe që strehon departamentin rajonal të policisë, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.

Një sulm me dron rus në Izmail të Ukrainës, një qytet port strategjik në lumin Danub, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur 11 të tjerë, duke përfshirë një fëmijë, tha në një deklaratë guvernatori rajonal i Odesës , Oleg Kiper.

Rusia pretendon se ka pushtuar fshatin Marynivka në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku forcat e saj janë shtyrë drejt qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovsk.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës as nuk e konfirmoi as mohoi kapjen e Marynivka, por vuri në dukje se fshati ishte në mesin e gati një duzinë lokalitetesh ku forcat ruse kishin “pranuar një kundërshtim të ashpër”. Ai tha se dy sulme ruse në zonë po vazhdonin dhe luftimet në sektorët e Pokrovsk dhe Kurakhove ishin më të vështirat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufta Rusi-Ukrainë: Lista e ngjarjeve kryesore në ditën e 946 të saj appeared first on Euronews Albania.

“Salianji u nxitua…” Daci: Bëri gabim,nuk duhej të dorëzohej

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 21:04

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar në emisionin Review, aty ku diskutoi për vetëdorëzimin e depuetit Ervin Salianji në Drejtorinë e Policisë, pasi Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij me akuzën “Kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Sipas juristit, do të duhej që përpara se ai të vetëdorëzohej, fillimsiht të bëhej një ndarje dhe inerpretim më i gjerë i vendimti sepse legjislacioni parashikon që bëhet një dallim i qartë mes lirisë së shprehjes dhe kallëzimit të rremë.

E ndërkaq, nëse nuk do kalohej kjo hallkë, sipas Dacit, Salianji nuk do duhej të kishte dorëzuar sepse automatikisht ka pranaur ekzekutimin e vendimit për dënimin ndaj tij, të cilin pritet që përfaqësuesi i tij ligjor t’a dërgojë për recurs në Gjykatë të Lartë.

“Një kallëzim i rremë parimisht i shkatërron jetën dikujt, sidomos kur bëhet nga një figurë publike. Në rastin e Salianjit Kodi Penal Italian kërkon që nëse bëhet një kallëzim i rremë duhet që të depozitohet diku. Edhe nëse del që faktin e rremë ma ka thënë dikush tjetër dhe unë i besoj, prapë nuk mban përgjegjësi penale. Një vijë e hollë e ndan kallëzimin e rremë nga liria e shprehjes. Ti mund të bësh një denoncim që të nxisësh edhe një provokoim që mund të jetë i shëndetshëm për shoqërinë. Në këtë pikëpamje është dënim pa ligj, sepse e dënon për një vepër të pakryer. N.q.s bëhet ekzekutimi i vendimit atëherë nuk ka çfarë të pezullojë ekzekutimin Gjyakate Lartë. U nxitua Salianji. Nëse vendimi është ekzekutuar, nuk ka kuptim ta çosh në Gjykatë të Lartë,” –sqaroi Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji u nxitua…” Daci: Bëri gabim,nuk duhej të dorëzohej appeared first on Euronews Albania.

Lita për vendimin ndaj Salianjit: Janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:46

Gazetari Lavdrim Lita, nga Faktor.Al, foli në emisionin Review për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj deputetit, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk duhet “të nxitojë” për të akuzuar trupën gjykuese që dha atë vendim ndaj deputetit, sepse është po e njëjta trupë gjykuese që i ka dhënë vulën këtij subjekti politik.

Në vazhdim të kësaj gazetari tha se përfaqësuesi ligjor i Salianjit do duhej t’i ishte referuar disa vendimeve të Gjykatës së Lartë për të njëjtat raste, ku arsyetohet se denoncimi publik dallohet qartazi nga kallëzimi i rremë.

“Është vendim për të mbipopulluar burgjet me deputetë. GJyqtarët nuk e kanë marrë idenë që mund të bëhej me dënim alternativë, të cilët janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD-së. Në 11 qerdhor e njëjta trup gjykuese ka gjykuar çshtjen e rikthim të vulës, tek Partia Demokratikem, tek Ervin Salianji. O kanë qenë bashkë atëherë, o s’kanë qenë. Pra ose janë koherent, ose do jua lënë vendimet palëve të tjera. Salianji fare mirë mund të mbrohej me një vendim të Gjykatë së Lartë, siç bëri Dritan Goxhaj ku dhe ai është akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe GJL ka thënë që denoncimi publik nuk është regjistruar si kallëzim. Dhe i kanë dhënë lirinë sepse shihej si çështje e lirisë së fjalës. Ngjarja për Agron Xhafaj është diskutuar edhe më herët sepse në Parlament në vitin 2012, deputeti Fatos Hoxha ka thënë që vëllai yt ja është i përfshirë në trafikim droge,” –u shpreh Lita.

Kujtojmë se dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.

Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i ministrit.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lita për vendimin ndaj Salianjit: Janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD appeared first on Euronews Albania.

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:25

Avokati Ledio Braho ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania për të diskutuar rreth pikëpyetjeve që janë ngritur për dënimin e deputetit Ervin Salianji.

Ai sqaroi se në vijim, pavarësisht një vendimi gjyqësor nga Gjykata e Apelit të pazbardhur, do të vijohet me kërkesat për përshpejtimin e gjykimit të çështjes dhe gjithashtu rekursi në Gjykatën e Lartë.

“Duhet të them pse palët janë të pabarabarta. E para prokuroria ka mundësinë që të ekzekutojë një vendim të formës së prerë pa u arsyeturar, ai që ka qarkulluar me dy faqe. Ndërkohë që ne si mbrojtje nuk kemi të drejtë të bëjmë recurs pa u zbardhur vendimi. Seanca e fundit ishte në 20 shtator dhe trupa gjyqësore u tërhoq ta jepte në datë 26 dhe ideja është që kur merr kohë duhet ta shpallësh të arysetuar. Vendimi duhet të ketë përmbajtje dhe dispozitim, në mënyrë që palët të kenë mundësinë të kërkojnë pezullimin. Kjo është një shkelje. Ndoodh që masat e sigurisë të vijnë edhe pas një viti, personi lihet në burg dhe nuk bën dot ankim,i sepse nuk është zbardhur vendimi. Pra kjo është një traditë e gjyqësori shqiptar. Do bëjmë rekurs dhe kërkesa për përshpejtim. Ne do t’i konsumojmë gjithë hallkat e gjyqësorit. Vepra penale nuk është provuar në asnjë vend,”-sqaroi Braho.

Sipas avokatit, ende nuk është provuar fajësia nga Prokuroria, madje sipas tij është provuar e kundërta, pra pafajësia për deputetin Salianji.

“Nuk mund të dënohesh për kallëzim të rremë mnga pakujdesia, aq më tepër që Albert Veliu nuk kishte shkuar tek gazetari Jetmir Olldashi dhe tek Salianji, kishte shkuar edhe tek SHISH-i, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nuk besoj që ka një dosje që ka 6-7 fashgikuju poër kallëzim të rremë. Janë angazhuar dhjetëra forca të Operacionales për të ruajtur gazetarin dhe selinë e PD. Barra e provës i takon prokurorisë, ajo nuk është provuar dhe ka ndodh e kundërta, ne kemi provuar pafajësinë,” –u shpreh avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës appeared first on Euronews Albania.

Irlandë| Shufra ari prej 1.4 milionë eurosh dhe kokainë, arrestohet 50-vjeçari

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 20:03

Pas një operacioni dyditor kërkimi në Republikën e Irlandës janë zbuluar shufra ari me vlerë 1.4 milion €, një shumë parash prej 460,000 €  dhe kokainë  në vlerën 210,000 €.

Një burrë rreth të 50-ave është arrestuar dhe aktualisht po mbahet në paraburgim, tha Policia irlandeze.

Kontrollet u kryen të enjten dhe të premten në ambiente banimi dhe biznesi në zonën e Dublinit.

Aktualisht droga është dërguar për analiza të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irlandë| Shufra ari prej 1.4 milionë eurosh dhe kokainë, arrestohet 50-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Merr vulën-jep Salianjin”, Basha sulmon demokratët: Është pazar Rama-Berisha

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 19:31

Pas dënimit me burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një tjetër reagim ka ardhur kësaj here nga Demokratët Euroatlantikë.

Përmes një postimi në Facebook, ky subjekt politik nën drejtimin e Lulzim Bashës shprehet se ky i fundit nuk gëzohet e as nuk përdor situatat kundrejt fatkeqësive politike si në rastin e ish-kryeministrit Berisha, edhe në rastin e depuetit Salianji.

Mes rreshtave nuk ka munguar as ironia kundrejt demokratëve, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për Salianjin, ku sipas Euroatlantikëve të Lulzim Bashës janë po i njëjti trup gjykues që i kthyen vulën Partisë Demokratike.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre,” -thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Merr vulën-jep Salianjin”, Basha sulmon demokratët: Është pazar Rama-Berisha appeared first on Euronews Albania.

Dënimi me burg i Salianjit, PD letër zyrave e mediave në botë për dosjen “Babale”

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 19:24

Pas dënimit me burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit me akuzën “kallëzim i rremë”, ky subjet ka nisur një dosje me pretendimet e tyre për çështjen “Babale” në zyrat kryesore dhe mediat botërore.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të deputetit Salianji, i cili ka bashakngjitur edhe një dokument me 15 pika ku shpjegohen denoncimet për dosjen “Babale”, të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi audio regjistrime të Agron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

PD ka dërguar vendimin përfundimtar të Gjykatës italiane, ku ka dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në dosje pasqyrohet fakti se pas denoncimeve ndaj Agron Xhafajt, vëllai i tij, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

E në vazhdim të kësaj shpjegohet çfarë ndodhi me trasnkriptet telefonike, ku u testuan, çfarë prodhuan këto testime, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj Salianjit etj.

Në postimin e deputetit Ervin Salianji shkruhet:

“Nga sot Kongresi Amerikan, kancelaritë e huaja dhe mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë të plotë dosjen e turpit për drejtësinë shqiptare! Drejtësia nuk duhet të jetë në duart e kamikazëve politik! Nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë rikthimin e dënimeve politike! Piketat shpjeguese dhe dosja në anglisht dërguar përfaqësive të huaja.

The post Dënimi me burg i Salianjit, PD letër zyrave e mediave në botë për dosjen “Babale” appeared first on Euronews Albania.

Tajfuni Yagi dëmtoi rrethimin e tyre, fermeri vret 100 krokodilët e rrezikuar

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 18:59

Një fermer krokodilësh tajlandez, i cili njihet me pseudonimin “Krokodili X”, tha se vrau më shumë se 100 zvarranikë të rrezikuar për t’i shpëtuar ata, pasi një tajfun dëmtoi rrethimin e tyre.

Natthapak Khumkad, 37 vjeç, i cili drejton një fermë krokodilash në Lamphun, në Tajlandën veriore, tha se u përpoq të gjente një shtëpi të re për krokodilët e tij siamezë, kur vuri re se një mur që siguronte mbylljen e tyre ishte në rrezik të shembjes.

Për të ndaluar që krokodilët të lëshoheshin në komunitetin lokal, Natthapak ai hodhi poshtë 125 prej tyre më 22 shtator.

“Më duhej të merrja vendimin më të vështirë të jetës sime për t’i vrarë të gjithë”, tha ai. “Familja ime dhe unë diskutuam nëse muri u shemb, dëmi në jetët e njerëzve do të ishte shumë më i madh se sa mund të kontrollojmë. Do të përfshinte jetën e njerëzve dhe sigurinë publike.”

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, përfshiu Kinën jugore dhe Azinë Juglindore këtë muaj, duke lënë një gjurmë shkatërrimi me reshjet e tij intensive dhe erërat e fuqishme. 

“Më duhej të merrja një vendim në më pak se 24 orë kur pashë se erozioni po përparonte me shpejtësi”, tha Natthapak, duke shtuar se ai goditi krokodilët për t’i vrarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tajfuni Yagi dëmtoi rrethimin e tyre, fermeri vret 100 krokodilët e rrezikuar appeared first on Euronews Albania.

Korçë| Vodhi sende në një banesë e tentoi t’i largohej Policisë, pranga 37-vjeçarit

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 18:25

Një 37 vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi dyshohet se kishte vjedhur një televizor dhe një shumë parash në shtëpinë e qytetarit me inicialet O.C. gjatë kohës kur ky i fundit ishte në Greqi.

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e 37 vjeçarit E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës.

Më pas ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B,  pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Korçë| Vodhi sende në një banesë e tentoi t’i largohej Policisë, pranga 37-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

The Telegraph: Si grupi i “kushove” shqiptarë pushtuan tregun britanik të kanabisit

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 18:11

Britanikja “The Telegraph” ka shkruar një artikull për zbërthimin e mesazheve të një grupit ku bën pjesë 700 shtetas shqiptarë, të cilët diskutonin rreth tregut të kanabisit në Britani dhe shkëmbenin informacione mbi operacionet e tyre.

Në grupin e quajtur “Kusho”, bisedat e shqiptarëve orjetoheshin drejt gjetjes së kimikateve më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur bimët e kanabisit dhe sigurmin e të ardhurave për blerejen e pronave ku do të prodhohej droga.

Artikulli i plotë:

“Qindra shqiptarë që kaluan Kanalin me varka të vogla kanë ndihmuar bandat e tyre të drogës të sigurojnë kontroll të plotë në tregun e kanabisit në Britani.

Ata janë rekrutuar si punëtorë në “fermat” ilegale të kanabisit të ngritura në shtëpi me qira ose ndërtesa industriale të pashfrytëzuara për të prodhuar kultura me vlerë deri në 2 milionë paund, bimë të cilat mund të rriten dhe korren në vetëm 12 javë.

Shkalla industriale e prodhimit të kanabisit është zbuluar nga një hetim i fshehtë në një kanal sekret në shërbimin e koduar të mesazheve Telegram, i cili përdoret nga më shumë se 700 shqiptarë për të shkëmbyer informacione mbi operacionet e tyre të kanabisit.

Bisedat midis anëtarëve të grupit përqendrohen në kimikatet më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur bimët e kanabisit, ekonominë e sigurimit të pronave për prodhimin e drogës dhe pse harqet janë më të mira se armët për të mbrojtur të korrat e tyre nga bandat rivale.

Anëtarët e grupit rrëfejnë grabitjet ku punëtorëve të “fermës” së kanabisit u janë prerë gishtat dhe pronarët kanë kërkuar pjesë 5-fish të fitimeve.

Agjencia Britanike e Krimit (NCA) tha se profesionalizmi i pamëshirshëm që kanë sjellë shqiptarët në kultivimin e kanabisit, u ka mundësuar atyre të zhvendosin vietnamezët si ofruesit kryesorë vendas të drogës në Britani.

Rritja e numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin në vitin 2022, kur 12,685 arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, ka siguruar furnizimin e gatshëm të punëtorëve të paligjshëm, të aftë në teknologjinë hidroponike që kërkohet për të rritur bimët në dhomat e errëta të shtëpive ku të gjitha dritaret janë vendosur.

Kjo ka çuar në rritjen e fokusit të policisë në prodhimin vendas të kanabisit. Rreth 29 shqiptarë u dënuan vetëm në korrik për prodhim të paligjshëm të drogës. Kjo u pasua nga 24 shqiptarë të tjerë që u paraqitën para gjykatave në gusht.

Rreth 101 emigrantë të paligjshëm shqiptarë u dënuan me më shumë se 300 vjet burg në tre muaj në fund të vitit të kaluar. Tre të katërtat e tyre u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit në të gjithë Anglinë dhe Uellsin në ferma të brendshme.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një goditje e qeverisë ndaj punës së ekonomisë së zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e punës.

Gjobat për bosët që punësojnë emigrantë të paligjshëm janë trefishuar deri në 60,000 £ për punëtor, për ta bërë praktikën aq të dëmshme ekonomikisht, saqë mund t’i “lënë jashtë biznesit”.

Policia është e shqetësuar se Telegram është kthyer në një platformë të përshtatshme për kriminelët. Ka 900 milionë përdorues, por vetëm rreth 100 punonjës.

Grupi i shqiptarëve quhrt Kusho, që do të thotë “kushëri” dhe është pseudonimi që shqiptarët i drejtohen njëri-tjetrit.

Aktualisht ka 703 anëtarë që ndajnë informacione se si të prodhohet sasia maksimale e kanabisit nga fara në bimë të rritura.

Postimet në kanal u mblodhën nga një reporter shqiptar i cili u infiltrua në grup. “Të gjithë, ju duhet të dini se si të rritni ‘trëndafila’”, tha një nga organizatorët e grupit.

Në diskutimet se si të mbroheshin “fermat”, një shqiptar shpjegoi se ishte më mirë të shpenzoje 337 £ për një hark me fuqi të lartë sesa një armë, sepse kapja në zotërim do të kishte një dënim më të vogël.

Disa dukeshin më pak të shqetësuar se policia do të zbulonte operacionet e tyre të paligjshme sesa sulmet dhe grabitjet nga bandat rivale.

“Shumica e grabitjeve në shtëpitë e kanabisit po ndodhin në Leicester. I kanë prerë gishtat një punëtori shqiptar”, tha një anëtar i grupit.

“Policia nuk është problemi i madh,” tha një shqiptar me bazë në Londër duke përdorur pseudonimin Deni.

“Problemi kryesor janë grabitësit që tani po përdorin dron për të identifikuar shtëpitë. Ata zbulojnë nxehtësinë nga bimët përmes çatisë së shtëpive.”

Të tjerë u ankuan se pronarët po i paguanin për përdorimin e pronave të tyre ose kërkonin një ulje të fitimeve.

“Pronarët në Londër po paguajnë 4000 £ në muaj për një shtëpi. Nuk ia vlen fare”, tha njëri.

Një tjetër tha: “Deri më tani kam investuar 31,000 £ në një shtëpi, duke përfshirë 12 mijë për mbylljen e saj dhe 12 mijë për dritat. Nuk e di nëse do t’i kthej paratë e mia. Agjencia që më ka marrë me qira shtëpinë po kërkon 9,000 paund kur produkti të jetë gati për korrje.”

Verën e kaluar, policia nisi Operacionin Mille për të synuar fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Mes të burgosurve ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 dhe jetoi në Birmingham, më pas u transferua në Sëansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të rekrutohej për një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga katër “kopshtarët” të burgosur për një total prej gjashtë vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi ata në një pronë në Neath, në Uellsin jugor. Dy dhoma dhe papafingo ishin përshtatur dhe izoluar për të rritur bimë me një vlerë rruge prej 85,000 £.

Duke i dënuar ata, gjykatësi Geraint Walters tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe, sipas gjykimit të tij, “ishin kthyer në një industri”.

Ai sugjeroi që autoritetet duhet të shikojnë sektorin e banesave me qira, duke vënë në dukje se ndërsa të ashtuquajturit “fermerë” të kanabisit shpesh paraqiteshin në gjykatë, pronarët dhe të tjerët që merrnin para nga qiraja e pronave që përdoreshin për operacionet në rritje, rrallë e bënin këtë.”

The post The Telegraph: Si grupi i “kushove” shqiptarë pushtuan tregun britanik të kanabisit appeared first on Euronews Albania.

Formula 1, Perez dhe Red Bull planifikojnë tërheqjen e meksikanit

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 18:03

Pas largimit të Daniel Ricciardo’s nga RB drejt skuadrës së Akademisë, VCARB, një tjetër pilot mund të largohet nga familja Red Bull në javët e ardhshme.

Christian Horner deklaronte pas pushimeve se meksikani Sergio Perez do të vazhdonte me skuadrën pas zhgënjimeve në pjesën e parë të sezonit.

Mirëpo paraqitjet e tij kanë vazhduar mes ulje-ngritjeve edhe në 3 garat e fundit ndaj Red Bull dhe Perez mund të jenë duke përgatitur njoftimin e tërheqjen së 34 vjeçarit pas garës në Meksiko.

Dhe për ta zëvendësuar Red Bull, ka si objektiv australianin e Mclaren, Oscar Piastri që ka si menaxher patriotin e tij, ish pilotin e Red Bull, Mark Webber.

Austriakët do të provojnë të shfrytëzojnë problemet e McLaren në balancimin e dy numrave 1 në skuadër.

Zëra të cilët detyruan McLaren të bllokonte kalimin e pilotit rezervë, Gabriel Bortoleto te Audi F1 pasi mund të jetë në bordin e skuadrës Papaya nga viti i ardhshëm.

Perez ka ended dy vite kontratë dhe në F1 is 24 muaj janë shumë, por gjithashtu ai e di se fundi i karrierës Po afrohet gjithnjë e më shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Formula 1, Perez dhe Red Bull planifikojnë tërheqjen e meksikanit appeared first on Euronews Albania.

E mbijetuara e luftës së Kosovës: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 17:52

Personazhi i emisionit Real People për këtë të shtunë ishte Luljeta Sharani, e cila rrëfeu historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i shohë trupat e familjarëve të saj të ndjerë dhe nuk ka pranuar t’i hap arkivolet e trupave, të cilët kanë mundur t’i zbulojnë vetëm nëpërmjet AND-së vetëm pas kallëzimeve penale.

E pyetur nga gazetari Flori Gjini se chfarë mbetet peng në jetën e saj, Lulujeta tregoi se do të kishte dashur që djemtë e saj të jetonin dhe të martoheshin.

“Ata ëndërronin të krijon familje. Kam peng vetëm një gjë, që nuk munda t’i martoj ata. Sa herë shkoj në varreza ju them që do kisha dashur të isha unë në vend të atyre, kurse ata të vazhdonin jetën me motrën e tyre. Të vazhdonin jetët me nuset e tyre. Është e vështirë për mua, në 10 maj të vitit 1999 unë vdiqa. Vetëm si figurë jetoj. I lutem zotit të më lërë të jetoj për vajzën, dhëndrrin, mbesat,”- tregoi Luljeta.

Ajo u shpreh se gjithë ngjarja që ka përjetuar që nga keqtrajtimi dhe plaçkitja e ushtrisë serbe i duket si një film, prej të cilit ajo humbi njerëzit e saj më të dashur.

“Na keqtrajtuan dhe na plaçkitën. Unë kisha në varëse dhe një brzylyk flori mqë mi morën. Valoni(djali i saj) kishte një orë dore. Pasi na plaçkitën na urdhëruan tyë dilnim në rrugë dhe na shtrinë për toke dhe duart për muri. Prej vjehrrës, Valoni , Visari(djali tjetër) dhe bashkëshorti. Kunatin dhe nuset e tjera nuk i urdhëruan të shtriheshin në tokë por i urdhëruan të mos flisnin duke i kërcënuar me një bombë në dorë. Ne që ishim të shtrirë kishim automatikët mbi kokë, totalisht si film. Na morën lejen e identifikimit dhe kur panë që Valoni ishte prej prizreni filluan të bërtisnin. Prej frikës që mos gjuanin unë thashë që ishte djali im prej Prizreni dhe kuptova që ata telefonuan dikë dhe e pyetën; Jemi në familjen Sharani, çfarë të bëjmë më ta? Ata i urdhëruan të na çojnë brenda dhe shkuam në bodrum tek shtëpia e kunatit. Ne ishim ulur në dysheme, kurse ata bërtisnin. Pastaj një serb tha; jepuni bukë fëmijë. Ne nuk folëm prej frikës. Nuk e kishim mendjen tek buka. Pa ngrënë e pa pirë i ekzekutuan familjarët e mi në mëngjesin tjetër,” –tha Luljeta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E mbijetuara e luftës së Kosovës: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi appeared first on Euronews Albania.

E mbijetuara e luftës së Kosovës: Si mi vrau djemtë dhe na plaçkiti ushtria serbe

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 17:35

Personazhi i emisionit Real People për këtë të shtunë ishte Luljeta Sharani, e cila rrëfeu historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tregon se gjithë ngjarja që ka përjetuar që nga keqtrajtimi dhe plaçkitja e ushtrisë serbe i duket si një film, prej të cilit ajo humbi njerëzit e saj më të dashur.

“Na keqtrajtuan dhe na plaçkitën. Unë kisha në varëse dhe një brzylyk flori mqë mi morën. Valoni(djali i saj) kishte një orë dore. Pasi na plaçkitën na urdhëruan tyë dilnim në rrugë dhe na shtrinë për toke dhe duart për muri. Prej vjehrrës, Valoni , Visari(djali tjetër) dhe bashkëshorti. Kunatin dhe nuset e tjera nuk i urdhëruan të shtriheshin në tokë por i urdhëruan të mos flisnin duke i kërcënuar me një bombë në dorë. Ne që ishim të shtrirë kishim automatikët mbi kokë, totalisht si film. Na morën lejen e identifikimit dhe kur panë që Valoni ishte prej prizreni filluan të bërtisnin. Prej frikës që mos gjuanin unë thashë që ishte djali im prej Prizreni dhe kuptova që ata telefonuan dikë dhe e pyetën; Jemi në familjen Sharani, çfarë të bëjmë më ta? Ata i urdhëruan të na çojnë brenda dhe shkuam në bodrum tek shtëpia e kunatit. Ne ishim ulur në dysheme, kurse ata bërtisnin. Pastaj një serb tha; jepuni bukë fëmijë. Ne nuk folëm prej frikës. Nuk e kishim mendjen tek buka. Pa ngrënë e pa pirë i ekzekutuan familjarët e mi në mëngjesin tjetër,” –tregoi Luljeta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E mbijetuara e luftës së Kosovës: Si mi vrau djemtë dhe na plaçkiti ushtria serbe appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 17:09

OKB-ja shprehu të premten “alarmin e madh” për zhvillimet në Bejrutin e Libanit pas bombardimeve të fundit të rënda izraelite.

“Ne po i shikojmë me alarm të madh zhvillimet në Bejrut,” u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric gjatë një konference shtypi pasi ushtria izraelite të premten në mbrëmje kreu një sulm ajror të rëndë dhe të paprecedentë në zonën e periferisë jugore të Bejrutit.

Ai shprehu shqetësimin e thellë të OKB-së për “përshkallëzimin e mprehtë të armiqësive përgjatë vijës blu me goditjet në Liban”.

Duke theksuar se zhvillimet e fundit vënë në rrezik civilët libanezë dhe izraelitë, Dujarric tha se ato kërcënojnë gjithashtu sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Mund t’ju them se misioni ynë paqeruajtës këtu, i njohur më mirë si Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL), vazhdon të angazhohet në mënyrë aktive me palët për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve përgjatë Linjës Blu dhe për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme,” shtoi ai.

Dujarric përsëriti mbështetjen e OKB-së për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, rivendosjen e stabilitetit dhe parandalimin e vuajtjeve të mëtejshme humanitare në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Erdogan bën thirrje për veprim të OKB-së për të ndaluar sulmet izraelite në Liban

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 16:25

Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Libani është objektivi i ri i politikës izraelite të “gjenocidit dhe pushtimit” dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe organeve të tjera që të ndalojnë sulmet.

“Qeveria izraelite po bëhet më e pamatur pasi mbështetet nga fuqitë botërore që i sigurojnë asaj armë dhe municione për të kryer masakra”, tha presidenti turk në një postim në X.

“Po sfidon gjithë njerëzimin, vlerat njerëzore dhe ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia qëndron me popullin dhe qeverinë libaneze, duke ofruar ngushëllimet e tij për të vrarët në sulmet izraelite, ndërsa tha se bota myslimane duhet të tregojë një qëndrim më “të vendosur”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan bën thirrje për veprim të OKB-së për të ndaluar sulmet izraelite në Liban appeared first on Euronews Albania.

Bejrut|Izraeli sulmon kullën e kontrollit të aeroportit, kërcënon aeroplanin iranian

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 16:13

Ushtria izraelite ka sulmuar këtë të shtunën kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar Rafic Hariri të Bejrutit, duke rrezikuar një avion civil iranian që po përpiqej të zbarkonte.

Ministria libaneze e Transportit udhëzoi autoritetet e aeroportit që të parandalojnë hyrjen e aeroplanit iranian në hapësirën ajrore libaneze pas kërcënimeve izraelite për të shënjestruar avionin.

Megjithatë, disa orë më parë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari paralajmëroi se ushtria nuk do të lejojë që asnjë armë të transferohet te Hezbollahu, duke përfshirë edhe rrugën përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit.

“Ne nuk do të lejojmë transferimin e armëve te Hezbollahu në asnjë formë. Ne jemi të vetëdijshëm për transferimet e armëve iraniane në Hezbollah dhe do të punojmë për t’i penguar ato, “tha ai në një deklaratë.

Ushtria izraelite të shtunën pretendoi vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror të fundit në periferinë jugore të Bejrutit.

Deklaratë kjo e cila u konfirmua më vonë edhe nga Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bejrut|Izraeli sulmon kullën e kontrollit të aeroportit, kërcënon aeroplanin iranian appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite urdhëron banorët në Bejrut që të evakuohen menjëherë

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 15:55

Ushtria izraelite ka lëshuar ​​këtë të shtunë urdhra të reja evakuimi duke udhëzuar banorët e zonave në periferinë jugore të Bejrutit që të evakuohen menjëherë, duke pretenduar se grupi Hezbollah po i përdor ato.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee urdhëroi banorët e disa ndërtesave në lagjet Borj El Brajneh dhe Hadath të periferive jugore të Bejrutit që “të evakuohen menjëherë dhe të qëndrojnë të paktën 500 metra larg”.

Më herët në mbrëmjen e së premtes, ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të ndërtesave në lagjet Laylaki dhe Hadath.

“Nëse ndodheni pranë pronave të Hezbollahut  për sigurinë tuaj  jeni të detyruar të evakuoni ndërtesat menjëherë dhe të largoheni,” thuhet nga njoftimi.

Pas paralajmërimit izraelit, mijëra njerëz u panë duke u larguar nga periferia jugore për në zona të tjera të Bejrutit, sipas një korrespondenti të Anadolu.

Zhvillimi i rrezikshëm vjen pasi avionët izraelitë kryen disa sulme të rënda ajrore në periferitë jugore të Bejrutit më herët të premten, duke pretenduar se kishin shënjestruar selinë kryesore të grupit libanez Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite urdhëron banorët në Bejrut që të evakuohen menjëherë appeared first on Euronews Albania.

“Do kërkoj ndjekjen e tyre penale”, Trump kërcënon Google për favorizim ndaj Harris

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 15:48

Ish-presidenti, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndjekë penalisht Google nëse fiton zgjedhjet e 2024-ës, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për manipulimin e rezultateve të kërkimit për të favorizuar zëvendëspresidenten, Kamala Harris.

Në një postim në Truth Social, Trump pretendoi se Google operon një sistem “të paligjshëm” që i jep përparësi historive negative rreth tij, duke theksuar vetëm mbulimin e favorshëm të Harris.

Ai nuk citoi një ligj specifik, por paralajmëroi se, nëse zgjidhet, ai do t’i kërkonte Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së të ndiqte penalisht Google për atë që ai e quajti “ndërhyrje të hapur” në zgjedhje.

“Do të kërkoj ndjekjen penale ndaj tyre, në nivelet maksimale, kur të fitoj zgjedhjet dhe të bëhem President i Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.

Vërejtjet e Trump duket se janë të lidhura me një studim të Qendrës Konservatore të Kërkimit të Medias, e cila pretendon se algoritmi i kërkimit i Google përfiton në mënyrë disproporcionale Harrisin mbi Trumpin.

Studimi, i cili u mbulua nga media si Fox News dhe New York Post, u fokusua në një kërkim të kryer më 6 shtator 2024, për “garën presidenciale të Donald Trump 2024”.

Google i ka mohuar këto akuza.

Një zëdhënës i kompanisë, i cili dëshiron të mbetet anonim, deklaroi se rezultatet e kërkimit pasqyrojnë përmbajtjen vazhdimisht në ndryshim të disponueshëm në ueb dhe nuk manipulohen për të favorizuar asnjë kandidat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do kërkoj ndjekjen e tyre penale”, Trump kërcënon Google për favorizim ndaj Harris appeared first on Euronews Albania.

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 15:29

Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme, në orën 18:00, një mbledhje të Këshillit Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në Parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.

Ky i fundit u dënua të enjten me 1 vit burg nga Gjyakta e Apelit me akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës.

Për këtë mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Nga kjo mbledhje u shpall data 6 Tetor si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Kujtojmë se dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.

Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i ministrit.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌