Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Tabaku: Balanca e pushteteve në rrezik! Kërkohet zgjidhje për reformën zgjedhore brenda vitit 2024

By: Ela
30 September 2024 at 09:56

Mëngjesin e sotëm u zhvillua mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane, ku është shqyrtuar draft Pozicioni Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët” në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pritet që më 15 tetor të hapet zyrtarisht ky grup kapitujsh për Shqipërinë, pas ndarjes së procesit integrues me Maqedoninë e Veriut. […]

The post Tabaku: Balanca e pushteteve në rrezik! Kërkohet zgjidhje për reformën zgjedhore brenda vitit 2024 appeared first on BoldNews.al.

Ngacmoi seksualisht 3 vajza në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari

By: Ela
30 September 2024 at 09:46

Një 49-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, këtë të hënë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase në Tiranë. 49-vjeçari theksohet se ka qenë i dehur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur […]

The post Ngacmoi seksualisht 3 vajza në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Meteorologu: Të enjten kthehen reshjet e shiut. Ja çfarë ndodh në fundjavë

By: Ela
30 September 2024 at 09:25

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell, ndërsa pasditet herë pas here sjellin kalime të vranësirave. Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani në tha në Euronews Albania se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së mërkurë duke bërë që të kemi […]

The post Meteorologu: Të enjten kthehen reshjet e shiut. Ja çfarë ndodh në fundjavë appeared first on BoldNews.al.

“Meshkujt nga jugu janë besprema”, Alba Pollozhani: Veriorët të japin siguri

By: Ela
30 September 2024 at 09:06

Ish-konkurentja e “Për’puthen” Alba Pollozhani ka shkaktuar sërish debat në rubrikën “Trotuar” në E Diell. Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvuan nga të ftuarit. Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë […]

The post “Meshkujt nga jugu janë besprema”, Alba Pollozhani: Veriorët të japin siguri appeared first on BoldNews.al.

3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale

By: Ela
30 September 2024 at 08:40

Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve. Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se […]

The post 3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale appeared first on BoldNews.al.

Komisioni për integrimin me dyer të mbyllura, Peleshi-Tabakut: Jepni mbështetje

30 September 2024 at 09:53

Partia Socialiste ka kërkuar zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjes në komisionin e integrimit ku do të raportojë Majlinda Dhuka, kryenegociatorja per arsye kofidenciale. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas një deklarate të kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku, e cila u konsiderua si qëndrim politik nga mazhoranca, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, tha se askush nuk mund të nëpërkëmbë procedurat.

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha Peleshi, i cili kërkoi nga opozita që të mbështesë procesin e integrimit, veçanërisht në një moment historik si ai i hapjes së kapitullit të parë të negociatave me BE.

 

 

The post Komisioni për integrimin me dyer të mbyllura, Peleshi-Tabakut: Jepni mbështetje appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon Bejrutin qendror

30 September 2024 at 09:48

Sulmi i parë ajror në Bejrutin qendror në pothuajse një vit konflikt ka rrafshuar një ndërtesë banimi mëngjesin e 30 shtatorit.

Ky sulm erdhi pasi Izraeli sulmoi caqe në mbarë Libanin, duke vrarë dhjetëra persona, teksa Hezbollahu – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – ka marrë goditje të mëdha në strukturën e tij komanduese, përfshirë vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Sulmi ajror goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi, sipas Associated Press. Videot e publikuara shfaqën autoambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës, që gjendet në një qark të banuar me shumicë sunite në një prej rrugëve të frekuentuara.

Një fraksion i majtë palestinez në Liban tha se tre anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës tha përmes një deklarate se komandantët e tij ushtarakë dhe të sigurisë në Liban dhe një anëtar tjetër u vranë gjatë sulmit.

Ky grup nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile të Libanit tha më herët se një anëtar i al-Xhama al-Islamija u vra në sulm dhe 16 persona të tjerë u plagosën, por grupi militant sunit, që lufton përkrah Hezbollahut, nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjë anëtari të tij.

Po ashtu, mëngjesin e së hënës në një sulm tjetër ajror u vra një komandant i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili ka prani në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban. Hamasi tha se Fatah Sharif dhe familja e tij u vranë gjatë sulmit ajror në kampin e refugjatëve Al-Bus në qytetin jugor të Surit.

Javëve të fundit, Izraeli shpesh ka shënjestruar periferitë në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu ka prani të madhe, përfshirë edhe një sulm masiv të premten që la të vrarë Nasrallahun. Por, deri më tani Izraeli nuk kishte goditur afër qendrës së qytetit.

Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë komentuar për këtë sulm.

Më herët, Hezbollahu konfirmoi se zëvendëskryetari i Këshillit Qendror, Nabil Kaouk, u vra të shtunën. Deri më tani, shtatë udhëheqës të lartë të Hezbollahut janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite të kryera javën e kaluar. Në mesin e tyre ishin edhe themelues të grupit.

Hezbollahu po ashtu ka konfirmuar se Ali Karaki, një tjetër komandant i lartë, u vra gjatë sulmit që la të vrarë Nasrallahun. Izraeli ka thënë se të paktën 20 anëtarë të tjerë të Hezbollahut janë vrarë.

Gjatë sulmeve të së dielës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban janë vrarë të paktën 105 persona. Dy sulme ajrore pranë qytetit jugor të Sidonit – rreth 45 kilometra në jug të Bejrutit – lanë të vrarë të paktën 32 persona, tha Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Balbek Hermelit janë të vrarë 21 persona dhe plagosën të paktën 47 të tjerë.

Mediat libaneze kanë raportuar për dhjetëra sulme në pjesë të tjera të Libanit, përveç sulmeve në Bejrut.

Izraeli thotë se shënjestruan militantët, por sulmet kanë goditur ndërtesa ku jetojnë civilët dhe numri i viktimave pritet të rritet.

 

The post Izraeli sulmon Bejrutin qendror appeared first on Euronews Albania.

Ngacmoi seksualisht 3 shtetase në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari

30 September 2024 at 09:37

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas me akuzën e ngacmimit seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngacmoi seksualisht 3 shtetase në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Të enjten kthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për javën

30 September 2024 at 09:17

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell, ndërsa pasditet herë pas here sjellin kalime të vranësirave.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani në tha në Euronews Albania se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së mërkurë duke bërë që të kemi resheshe shiu në veriperëndim.

Të enjten në mëngjes gjithë territori do të përfshihet nga shirat, e premtja do të ketë reshje me intensitet mesatar, të shtunën reshjet me intensitet të lartë prekin edhe jugun e vendit.

Do ketë rritje graduake të temperaturave të ajrit deri në enjten ku temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë, e premtja dhe fundjava do të sjellë ulje të temperaturave tipike për tetorin.

Reshjet mund të jenë edhe të larta në veri dhe veriperëndim, ku ekziston edhe rreziku i përmbytjeve, në jug reshjet më të shumta do të jenë në pjesën e parë të ditës.

 

The post Të enjten kthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për javën appeared first on Euronews Albania.

Dhunuan policin e “Shqiponjave” në komisariat, në pranga dy vëllezër në Shkodër

30 September 2024 at 08:38

Policia në Shkodër ka arrestuar 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga u vunë shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër) si dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. L., 19 vjeç.

“Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit  e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.  Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore”, bëri me dije policia.

 

The post Dhunuan policin e “Shqiponjave” në komisariat, në pranga dy vëllezër në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

30 September 2024 at 07:50

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se vrau Nabil Kaoukun, një tjetër zyrtar i lartë të grupit militant Hezbollah, një ditë pasi grupi konfirmoi vdekjen e disa komandantëve, përfshirë udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu i konfirmoi vrasjet, përfshirë atë të komandantit Ali Karaki, i cili humbi jetën në sulmin e së premtes që vrau dhe Nasrallahun.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se vrasja e udhëheqësit të Hezbollahut, ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, megjithëse ai paralajmëroi për ditë sfiduese përpara.

“Ne kemi larë hesapet me dikë që ishte përgjegjës për vrasjet e izraelitëve të panumërt dhe shumë shtetasve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë. Nasrallah nuk ishte vetëm një tjetër terrorist, ai ishte boshti i terrorizmit, motori kryesor i boshtit të së keqes së Iranit. Ai dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”, dekalroi ai.

Po ashtu kryeministri izraelit pati dhe një paralajmërim për Iranin.

“Dhe regjimit të ajatollahëve, unë i them: Ata që na godasin, ne do t’i godasim. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë. Ju tani e dini këtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se vrasja e udheheqësit të Hezbollahut si dhe një oficeri të lartë të Gardën Revolucionare të Iranit, i cili u vra në të njëjtin sulm izraelit të premten në Bejrut “nuk do të mbeteshin pa përgjigje”.

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zhvendos në një vend të sigurt në Iran pas vrasjes së Nasrallahut, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të dielën, ushtria izraelite tha se forcat ajrore kishin goditur dhjetëra objektiva duke përfshirë depo armësh. Dronët mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi të gjitha pjesët e kryeqytetit libanez gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës të dielën.

Një raketë lëshuar nga Libani u rrëzua në Bregun Perëndimor të shtunën, duke shkaktuar zjarre tha ushtria izraelite. Më herët, sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në periferi të Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor.

Bombardimet në rritje të Izraelit kanë rritur frikën se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit, duke tërhequr potencialisht Iranin si dhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të Izraelit.

I pyetur nga gazetarët nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban ishte i pashmangshëm, presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ishte koha për një armëpushim.

“Është koha për një armëpushim” u tha Biden gazetarëve ndërsa po dilte nga kisha në Rehoboth Beach, Delaëare.

Zoti Biden u pyet gjithashtu nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe ai tha: “Po, ne po përgjigjemi”.

Një zyrtar amerikan tha se anijet luftarake të marinës amerikane që kalonin në Detin e Kuq goditën disa raketa dhe dronë, që ishin nisur nga grupi Huthi.

Përpjekjet diplomatike kanë treguar pak shenja përparimi. Ministri i Informacionit i Libanit Ziad Makary tha gjatë një takimi të kabinetit se përpjekjet për një armëpushim ishin ende duke u zhvilluar.

“Është e pamundur të mos theksohet rëndësia e vrasjes së Hassan Nasrallah nga Izraeli. Ai ka qenë udhëheqësi ikonë për mbështetësit e Hezbollahut në Liban dhe përtej kufijve të Libanit, në të gjithë rajonin për 32 vite. Ai nuk është vetëm një udhëheqës libanez me ndikim në politikën libaneze, por ai ishte në krye të projektit iranian në rajon, aktori më i fuqishëm joshtetëror në atë bosht iranian, i vendosur në kufirin verior të Izraelit. Pra është një ngjarje shumë e rëndësishme si brenda vendit për Libanin dhe të ardhmen e tij, por edhe më gjerë për rajonin dhe konfrontimin iraniano-izraelit”, thotë Firas Maksad, nga Instituti për Lindjen e Mesme me bazë në Uashington.

Për ekspertin Paul Moorcraft, vrasja e drejtuesit të grupimit milintat Hezbollah është një pikë të mundshme kthese për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme.

“Ky mund të jetë shkas për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme. Çfarë do të thotë kjo? Kjo mund të jetë një intifadë e tretë në Bregun Perëndimor, mund të ketë më shumë luftime, sauditët të zhyten në atë që quhej ‘Vietnamin’ e tyre kundër Huthëve, ndoshta sirianë që shkojnë në Golan, kjo mund të jetë një luftë e madhe shumë e madhe”, mendon ai.

Shqetësimet janë rritur për mundësinë e një konflikti më të gjerë. Izraeli ka mobilizuar brigada rezervë dhe thotë se është gati për të gjitha opsionet, përfshirë një operacion tokësor.

Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet vetëm kur të përfundojë ofensiva e Izraelit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 1000 libanezë u vranë dhe 6000 u plagosën në dy javët e fundit, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – kishin ikur nga shtëpitë e tyre.

 

The post Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi

30 September 2024 at 07:46

Akademia Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD) akuzoi sot Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Malin e Zi, Podgoricë e Kotorr, duke thënë se aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) u panë atje me xhip, si dhe autobusë me votues me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia.

“Bëhet fjalë për migrimin e votuesve të rremë me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia. Përveç votuesve të paligjshëm nga Serbia, aktivistët e SNS-së së Vuçiç u bënë presion votuesve në Podgoricë dhe Kotorr para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Ky akt paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mal të Zi dhe vazhdim të politikës agresive të Vuçiç ndaj fqinjëve”, thuhet në reagim.

Ata shtuan se të njëjtat “parregullsi dhe metoda kriminale tashmë janë bërë praktikë e zakonshme” në zgjedhjet në Serbi.

ADD ka bërë të ditur se në ditën e sotme të zgjedhjeve, 14 mijë qytetarë më shumë kanë hyrë në Mal të Zi nga Serbia sesa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar dhe vlerësoi se kjo ishte paraqet shkelje të sovranitetit të Malit të Zi dhe një rrezik serioz për stabilitetin rajonal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi appeared first on Euronews Albania.

Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit

30 September 2024 at 07:38

Udhëheqësi i Hamasit në Liban është vrarë në një sulm izraelit, ka njoftuar grupi militant palestinez.

Fateh Sherif Abu el-Amin vdiq së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm në jug të Libanit, tha grupi militant.

Hamasi ka bërë një luftë kundër Izraelit në Gaza për gati një vit.

Ngjashëm me grupin militant libanez Hezbollah, ai mbështetet nga Irani.

Deklarata e Hamasit këtë mëngjes erdhi pasi një grup tjetër militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, tha se tre nga udhëheqësit e tij ishin vrarë në një sulm në Bejrut.

Ai pretendoi se ushtria izraelite qëndronte pas sulmit – por kjo nuk është konfirmuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit appeared first on Euronews Albania.

Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

30 September 2024 at 07:04

Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian.

Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile.

Zakonisht kalojnë 10 vjet pas vdekjes së një personi të famshëm përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala pretendon se Salvini e bëri këtë veprim pa përfshirë kompaninë që menaxhon aeroportin – SEA ose këshillat lokale.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin për të riemërtuar aeroportin Malpensa të Milanos dhe ka pasur protesta kundër tij.

The post Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

Horoskopi ditor, e Hënë 30 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: Ela
29 September 2024 at 22:56

Dashi Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift. Demi […]

The post Horoskopi ditor, e Hënë 30 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Si emigrantët shqiptarë përdorin “Kushon” dhe pushtojnë tregun e kanabisit në Britani

By: Ela
29 September 2024 at 22:40

Qindra shqiptarë që kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla kanë ndihmuar bandat e drogës të mbytin tregun e kanabisit në Britani. Ata janë rekrutuar si punëtorë në “fermat” ilegale të kanabisit të ngritura nëpër shtëpi me qira ose ndërtesa industriale të pashfrytëzuara për të prodhuar bimë kanabisi me vlerë deri në […]

The post Si emigrantët shqiptarë përdorin “Kushon” dhe pushtojnë tregun e kanabisit në Britani appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik

By: Ela
29 September 2024 at 22:03

Një alarm për bombë ka penguar reperin e njohur Mozzik të performojë në një prej club-eve në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka shpjeguar situatën me detaje. “Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, […]

The post Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik appeared first on BoldNews.al.

Vjeshta shton virozat tek të vegjlit

By: Ela
29 September 2024 at 21:45

Vjeshta ka sjellë shtimin e pacientëve të vegjël që drejtohen tek mjeku pediatër. Luhatja e temperaturave sipas mjekut Bektash Mandri ka bërë që të shtohen rastet e fëmijëve me viroza stinore dhe infeksione respiratore. Bektash Mandri, mjek pediatër: Referuar ndryshimeve të temperaturës, kanë qenë ftohjet e zakonshme ato që kanë mbizotëruar që shoqërohen me sekrecione të […]

The post Vjeshta shton virozat tek të vegjlit appeared first on BoldNews.al.

U bënë mikesha pas “BBV”, plas sherri mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit – VIDEO

By: Ela
29 September 2024 at 21:31

Një sherr ka plasur gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes dy ish-banoreve të “BBV”, Erjola Doçit dhe Françeska Muratit. Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka. Pjesë nga debati […]

The post U bënë mikesha pas “BBV”, plas sherri mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake

29 September 2024 at 22:00

Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani “përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”.

Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se “ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim”.

Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.

Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta “dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,”.

Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.

Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.

“Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake appeared first on Euronews Albania.

❌
❌