❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

SHBA/ Të martën debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për nënpresident

By: lia rda
30 September 2024 at 17:44

Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të martën në debatin e kandidatëve për nënpresident, një mundësi që secili prej tyre të forcojë mesazhet e fushatës për votuesit, disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Debati do zhvillohet në rrjetin CBS News, në Nju Jork dhe do të zgjasë 90 minuta. Ky do të jetë debati i tretë i zgjedhjeve presideciale, pas përballjeve të kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump në 27 qershor dhe atij mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit në 10 shtator.

Ndërsa po afron fundi i fushatës zgjedhore për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, senatori republikan JD Vance dhe guvernatori demokrat Tim Walz do të zhvillojnë të martën debatin e parë dhe të vetëm të kandidatëve për nënpresident, i cili pritet të jetë edhe përballja e fundit për garën presidenciale të 2024.

Debati në Nju Jork do të zhvillohet në një kohë që zgjedhjet janë 5 javë larg, në disa shtete kanë nisur votimet e hershme dhe anketimet tregojnë se gara është tepër e ngushtë.

Ligjvënësi republikan Tom Emmer ka ndihmuar senatorin Vance që të përgatitet për debatin.

“Ai mund tĂ« flasĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e ekonomisĂ« gjatĂ« drejtimit tĂ« Trumpit dhe se si e shkatĂ«rroi atĂ« Harrisi dhe Bideni. Mund tĂ« flasĂ« se si ai ndĂ«rhyri pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« situatĂ«n nĂ«n kontroll nĂ« kufi dhe ata e shkatĂ«rruan. Dhe sapo ta kuptojĂ« qĂ« Tim Walzi do tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« anashkalojĂ« çështjet, ai (Vance) do ta mbajĂ« atĂ« pĂ«rgjegjĂ«s”, tha zoti Emmer.

Guvernatori i Minesotës po ashtu është përpjekur të forcojë aftësitë e tij debatuese. Mesazhi i tij shpesh përqëndrohet tek rëndësia jetike që mund të kenë votimet e 5 nëntorit. E drejta për riprodhim pritet të jetë një nga pikat e forta që ai do të godasë zotin Vance, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin e Cikagos, Mark Hansen.

“ Ndaj zotit Vance duhet tĂ« ushtrohet trysni pĂ«r tĂ« folur nĂ«se zoti Trump si President do tĂ« nĂ«nshkruajĂ« ndalim tĂ« abortit nĂ« nivel kombĂ«tar, apo se deri nĂ« cilĂ«n fazĂ« tĂ« shtatzĂ«nisĂ« do lejohet aborti”, thotĂ« ai.

Historikisht, debatet e kandidatëve për nënpresident nuk kanë patur ndikim të madh, por këtë herë mund të jetë ndryshe, thotë autori i librave dhe eksperti për debatet presidenciale, Alan Schroeder.

“Edhe pse ata janĂ« kandidatĂ« pĂ«r nĂ«npresident, gjithsesi, nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre ata do tĂ« japin qĂ«ndrimet pĂ«rmbyllĂ«se. Do tĂ« jetĂ« hera e fundit qĂ« do tĂ« shohim kundĂ«rshtarĂ«t pĂ«rballĂ« njĂ«ri-tjetrit dhe hera e fundit qĂ« gjithĂ«secili tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« krahasim mes tyre”, thotĂ« zoti Schroeder.

Si zoti Vance dhe zoti Walz u vunë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, pasi kishin qenë realitivisht të panjohur në skenën kombëtare dhe të dy i drejtohen debatit të së martës me sfidat e ndërsjellëta.

Sfida më e madhe për zotin Vance është rritja e përkrahjes.

NjĂ« anketĂ« e fundit e agjencisĂ« sĂ« lajmeve Associated Press dhe qendrĂ«s pĂ«r Hulumtim tĂ« Çështjeve Publike NORC tregon se rreth gjysma e votuesve tĂ« regjistruar kanĂ« njĂ« pikĂ«pamje jo tĂ« favorshme pĂ«r senatorin e Ohajos, nga 40 pĂ«r qind qĂ« ndanin kĂ«tĂ« mendim nĂ« muajin korrik.

“Ai ka mungesĂ« tĂ« mbĂ«shtetjes. Dhe ka njĂ« lloj prirjeje pĂ«r tĂ« fyer njĂ« pjesĂ« tĂ« opinionit qĂ« do tĂ« duhet ta kthejĂ« nĂ« favor tĂ« tij, thotĂ« eksperti Schroeder. “Po ashtu, ai duhet tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« punĂ« mĂ« tĂ« mire nĂ« pikĂ«pamje tĂ« komunikimit publik me votuesit”, shton ai.

Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demorkat është shumë larg votuesve të zakonshëm.

Zoti Schroeder thotë se ndërsa kandidati Vance shpreson të rifitojë terren pas paraqitjes së lëkundur të zotit Donald Trump në debatin me zonjën Kamala Harris, përparësia kryesore për zotin Walz është thjesht të mos bëjë dëm.

“Trysnia ndaj tij Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« paraqitje tĂ« njejtĂ« me atĂ« tĂ« zonjĂ«s Harris. Dhe kjo do tĂ« jetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«â€, thotĂ« zoti Schroeder.

Megjithëse pak besojnë se kjo përballje mes kandidatëve për nënpresident do të ketë të njëjtën peshë si debati i vetëm midis zotit Trump dhe zonjës Harris, në një garë presidenciale kaq të ngushtë, ku çdo moment viral, i cili do të përhapej me shpejtësi në internet, do të mund të mund të ndryshonte garën./voa

Dhuna në Kuvend, përjashtohet Flamur Noka/ Spiropali mbyll seancën

By: lia rda
30 September 2024 at 17:25

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin e PD, Flamur Nokën. Më pas, ajo ka mbyllur seancën parlamentare mes tensioneve të krijuara në Kuvend.

“Zoti Noka jeni i pĂ«rjashtuar nga seanca, ju lutem dilni jashtĂ«.

Seanca mbyllet kĂ«tu. Shihemi nĂ« seancĂ«n e radhĂ«s. Ju kujtoj deputetĂ«, qĂ« tĂ« gjitha aktet tuaja kanĂ« pasoja. Seanca mbyllet, pĂ«r seancĂ«n e radhĂ«s do tĂ« njoftoheni.”, tha Spiropali./abcnews.al

PD, “zi” dhe flakĂ« nĂ« Kuvend pĂ«r Salianjin/ Braçe: Mesazhi mĂ« i poshtĂ«r pĂ«r qytetarĂ«t, s’ka kuptim tĂ« mos ndĂ«shkohen

By: lia rda
30 September 2024 at 17:19

NdĂ«rkohĂ« qĂ« situata vazhdon tĂ« jetĂ« e tensionuar nĂ« Kuvend, ku deputetĂ«t e opozitĂ«n kanĂ« djegur karriget e veta jashtĂ« sallĂ«s,  fjalĂ«n e ka marrĂ« deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka thĂ«nĂ« se vĂ«nia nĂ« rrezik e jetĂ«s sĂ« njerĂ«zve brenda sallĂ«s sĂ« RepublikĂ«s Ă«shtĂ« mesazhi mĂ« i poshtĂ«r qĂ« mund t’i jepet qytetarĂ«ve.

Sipas Braçes, deputetët që ndodhen jashtë sallës duhet të ndëshkohen.

“Goditja nĂ« atĂ« farĂ« mĂ«nyrĂ« rrezikon jetĂ«. Dhe marrja e jetĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« vend Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e shpeshtĂ«, vecanĂ«risht kur pĂ«rfshihet politika. ËshtĂ« marrĂ« jeta nĂ« mes tĂ« bulevardit. VĂ«nia nĂ« rrezik e jetĂ«s sĂ« njerĂ«zve brenda sallĂ«s sĂ« RepublikĂ«s Ă«shtĂ« mesazhi mĂ« i poshtĂ«r qĂ« mund ti jepet qytetarĂ«ve

Ç’kuptim ka qe tĂ« mos ndĂ«shkohen ata qĂ« ndodhen jashtĂ« kĂ«saj salle nĂ« kĂ«to momente”, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera Braçe./abcnews.al

Ndahet nga jeta këngëtari dhe aktori i njohur amerikan Kris Kristofferson

By: lia rda
30 September 2024 at 16:33

Aktori dhe këngëtari amerikan, Kris Kristofferson ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Kris Kristofferson vdiq tĂ« shtunĂ«n nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« Hawaii”, tha familja pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Kristofferson, i lindur në Teksas në vitin 1936, ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së tij muzikore dhe kinematografike.

Ai ishte njĂ« frymĂ«zim pĂ«r muzikantin Bob Dylan dhe njihet edhe pĂ«r rolet e tij nĂ« filmat “A Star Is Born” (1976) me Barbra Streisand dhe “Pat Garrett and Billy the Kid” nga Sam Peckinpaugh./abcnews.al

Ruanda kufizon praninë e njerëzve në funerale për shkak të përhapjes së virusit

By: lia rda
30 September 2024 at 16:14

Autoritetet në Ruandë kanë kufizuar numrin e pjesëmarrësve në funeralet e viktimave të virusit Marburg në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes ngjitëse, raporton BBC.

Deri më tani, tetë persona kanë vdekur nga sëmundja në Ruandë, ndërsa 26 janë raportuar të infektuar. Shumica e rasteve të raportuara janë në kryeqytetin Kigali.

Kjo është hera e parë që Marburg është regjistruar në Ruandë.

Në udhëzimet e reja për të ndaluar përhapjen e Marburgut, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se jo më shumë se 50 persona mund të marrin pjesë në funeralin e një personi që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Virusi Marburg, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 90 për qind, është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me lakuriqët e natës dhe nga njeriu te njeriu përmes kontaktit me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar dhe sipërfaqeve dhe materialeve të kontaminuara.

Simptomat fillestare fillojnë papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe lodhje dhe dhimbje muskulore. Pas kësaj, pacientët fillojnë të kenë gjakderdhje të madhe nga disa pjesë të trupit. Vdekja ndodh rreth tetë ose nëntë ditë pas simptomave fillestare./abcnews.al

Shkrirja e akullnajave/ Zvicra dhe Italia në proces të ripërcaktimit të një pjese të kufirit

By: lia rda
30 September 2024 at 15:59

Zvicra dhe Italia janë në proces të ripërcaktimit të një pjese të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Një pjesë e zonës së prekur shtrihet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë dhe është afër një numri vendpushimesh të njohura të skive, raporton BBC.

Pjesë të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga linjat e kreshtave akullnajore ose zonat nën dëborë të përhershme, por shkrirja e akullnajave kanë bërë që këto vija kufitare natyrore të zhvendosen, duke bërë që të dy vendet të përpiqen të ripërcaktojnë kufirin.

Pas hartimit të marrëveshjes së përgatitur nga komisioni i përbashkët zvicerano-italian në maj 2023, Zvicra miratoi zyrtarisht marrëveshjen për ndryshimin e vijës kufitare të premten, ndërsa Italia ende nuk e ka bërë këtë./abcnews.al

Portugalia shënon rekord turistësh të huaj gjatë sezonit të verës

By: lia rda
30 September 2024 at 15:35

Numri i turistëve të huaj që vizituan Portugalinë u rrit me 5.3 për qind, duke arritur një rekord prej 2.3 milionë të mbërritur në gusht, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE), të publikuara këtë të hënë.

Sezoni veror i këtij viti është më i ngarkuari në historinë e Portugalisë për sa i përket numrit të turistëve të huaj që vizituan vendin, tha INE, raportoi Reuters.

Turistët nga Spanja fqinje përbënin pjesën më të madhe të të ardhurve totale, të ndjekur nga vizitorët nga Franca, Britania dhe SHBA.

Në tetë muajt e parë të vitit 2024, ardhjet u rritën me 6,7 për qind krahasuar me një vit më parë në 13,1 milionë turistë.

Turizmi ka qenë një shtytës kryesor i ekonomisë së Portugalisë dhe vitin e kaluar numri i vizitorëve të huaj në Portugali arriti një rekord prej më shumë se 18 milionë mysafirësh.

Megjithatë, bumi i turizmit ka çuar gjithashtu në një rritje të pronave me qira për pushime, duke përkeqësuar presionin e tregut që ka shkaktuar protesta nga vendasit në Lisbonë dhe qytete të tjera që luftojnë për të përballuar një vend për të jetuar.

Shpenzimet për turizmin, prej gati 44 miliardë eurosh, përbënin 16.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vitit të kaluar, duke gjeneruar rreth gjysmën e rritjes ekonomike prej 2.3 për qind, sipas të dhënave të INA të publikuara në fillim të shtatorit./abcnews.al

Putin urdhëroi rekrutimin e 133,000 personave për shërbimin ushtarak tetor-dhjetor 2024

By: lia rda
30 September 2024 at 15:16

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutimin e 133,000 personave për shërbimin ushtarak në periudhën tetor-dhjetor 2024. Rregullorja është publikuar në portalin e informacionit ligjor.

 “Nga 1 tetori deri mĂ« 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarĂ« tĂ« FederatĂ«s Ruse nga mosha 18 deri nĂ« 30 vjeç, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« nĂ« rezervĂ« dhe janĂ« subjekt i rekrutimit pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak do tĂ« rekrutohen pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak”, thuhet nĂ« dokument.

Me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.

Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.

“Nga 1 tetori deri mĂ« 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarĂ« tĂ« FederatĂ«s Ruse nga mosha 18 deri nĂ« 30 vjeç, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« nĂ« rezervĂ« dhe janĂ« subjekt i rekrutimit pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak do tĂ« rekrutohen pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak”, thuhet nĂ« dokument.

Po ashtu, me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.

Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.

Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se rekrutët nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në shërbimin ushtarak në rajonet e reja të Federatës Ruse.

Sipas tij, afati i shërbimit ushtarak nuk do të ndryshojë dhe do të jetë 12 muaj, kurse dërgimi i rekrutëve nga pikat e grumbullimit është planifikuar nga 15 tetori.

Gjatë fushatës pranverore të rekrutimit të këtij viti, sipas dekretit të Presidentit të Rusisë, 150,000 rekrutë u thirrën për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë rekrutimit të vjeshtës së kaluar janë dërguar për shërbim ushtarak 130 mijë persona.

Nga 1 janari 2024 hynë në fuqi ndryshimet në sistemin e shërbimit ushtarak për rekrutimin deri në moshën 30 vjeç./abcnews.al

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Zgjedhjet në Austri/ E djathta ekstreme merr shumicën e votave, parashikimet pas mbylljes së votimeve

By: lia rda
29 September 2024 at 18:25

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë së Austrisë (FPO) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura këtë të diel, pasi fitoi 29.1 për qind të votave, duke i dhënë asaj mundësinë për të formuar një koalicion qeverisës për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, treguan projeksionet.

Në vendin e dytë është Partia Popullore Austriake e kancelarit austriak Karl Nehammer, e cila fitoi 26.2 për qind të votave, ndërsa socialdemokratët morën 20.4 për qind të votave, sipas një projeksioni të bazuar në një sondazh Foresight për transmetuesin ORF.

Ndërsa, NEOS-New Austria ka marrë 8.8% të votave dhe Të Gjelbrit 8.6%.

Votimet janë mbyllur në orën 17:00, shkruan Reuters.

Presidenti i FPO-së Herbert Kickl nuk zbuloi se çfarë hapash mund të ndërmarrë për të siguruar që partia e tij të udhëheqë qeverinë, duke thënë se partitë e tjera austriake nuk duan të bashkëpunojnë me FPO-në./abcnews.al

Danimarka do të investojë rreth 630 milionë dollarë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës

By: lia rda
29 September 2024 at 17:46

Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi këtë të diel se ka lidhur një marrëveshje me Ukrainën për investime në industrinë e mbrojtjes të vendit me vlerë 628 milionë dollarë.

Marrëveshja për synimet për të vazhduar bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes ukrainase u nënshkrua nga ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, homologu i tij ukrainas Rustem Umerov dhe ministri i Industrisë Strategjike Herman Smetanin.

Sipas deklaratës, fondet daneze do të ndihmojnë armët dhe pajisjet ukrainase për të arritur në front.

Fondet nga asetet e ngrira ruse do të përdoren pjesërisht për këto financa, dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga qeveria daneze.

“Kjo forcon aftĂ«sinĂ« e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« prodhuar pikĂ«risht armĂ«t qĂ« i nevojiten”, tha ministri danez./abcnews.al

Tokio/ Mijëra njerëz i japin lamtumirën, dy pandat u kthyen në Kinë për trajtim

By: lia rda
29 September 2024 at 17:25

Dy panda gjigante, të cilat jetuan në një kopsht zoologjik në Tokio për 13 vjet, u kthyen në Kinë për trajtim dhe mijëra njerëz u thanë lamtumirë para nisjes së tyre.

Mashkulli Ri Ri dhe femra Shin Shin, të dy 19 vjeç, mbërritën në kopshtin zoologjik Ueno të Tokios në shkurt të vitit 2011 dhe së fundmi janë trajtuar për presionin e lartë të gjakut në vitet e tyre të avancuara, thanë zyrtarët e qytetit Kyodo.

Pandat u larguan nga shtëpia e tyre e mëparshme herët këtë mëngjes dhe u hipën në një avion për në Kinë, ku do të strehohen në një rezervat të madh pandash në provincën juglindore të Sichuan, ku edhe kanë lindur.

Rreth 2000 njerĂ«z, disa prej tĂ« cilĂ«ve kanĂ« pritur nĂ« radhĂ« gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, vizituan kopshtin zoologjik Ueno pĂ«r tĂ« parĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit kafshĂ«t e tyre shtĂ«piake dhe pĂ«r t’i thĂ«nĂ« lamtumirĂ«.

Gjatë qëndrimit të saj në Tokio, Shin Shin lindi katër këlyshë./abcnews.al

Kirby: Diplomacia, rruga e duhur për kthimin e sigurt të izraelitëve në veri të vendit

By: lia rda
29 September 2024 at 17:04

Izraeli nuk do tĂ« mund t’i kthejĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt qytetarĂ«t e vet nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre nĂ« veri tĂ« vendit, nĂ« kushtet e njĂ« luftĂ« tĂ« gjerĂ« me Hezbollahun ose Iranin, tha tĂ« dielĂ«n zĂ«dhĂ«nĂ«si i SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, John Kirby.

Izraeli vazhdoi goditjen e objektivave në Liban të dielën, duke vazhduar trysninë ndaj Hezbollahut me sulme të reja pasi vrau udhëheqësin e grupit të mbështetur nga Irani, Sayyed Hassan Nasrallah.

Izraeli ka deklaruar se objektivi i tij është që të mbrojë zonat e tij veriore nga raketat e Hezbollahut dhe të mundësojë kthimin e mijëra banorëve të zhvendosur.

“NjĂ« luftĂ« e gjerĂ« me Hezbollahun, aq mĂ« tepĂ«r me Iranin, nuk Ă«shtĂ« rruga e duhur pĂ«r ta arritur kĂ«tĂ« objektiv. NĂ«se do t’i kthesh ata njerĂ«z tĂ« sigurt nĂ« shtĂ«pi, ne besojmĂ« se rruga diplomatike Ă«shtĂ« rruga e duhur,” tha zoti Kirby pĂ«r rrejtin CNN.

Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vĂ«mendje hapat e Hezbollahut pĂ«r tĂ« plotĂ«suar udhĂ«heqjen e vet, pas eliminimit tĂ« Nasrallahut dhe figurave tĂ« tjera tĂ« larta “dhe po vazhdojnĂ« tĂ« diskutojnĂ« me izraelitĂ«t mbi hapat e ardhshĂ«m tĂ« duhur,” tha ai.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Libanit thotĂ« se mĂ« shumĂ« se 1,000 libanezĂ« janĂ« vrarĂ« dhe 6,000 janĂ« plagosur nĂ« dy javĂ«t e fundit. Qeveria tha se njĂ« milion njerĂ«z – njĂ« e pesta e popullsisĂ« – janĂ« larguar nga shtĂ«pitĂ« e tyre./voa

Ukraina sulmon rajonin rus me breshëri dronësh

By: lia rda
29 September 2024 at 16:38

Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron përpjekjet e rritura të Kievit për ta kthyer luftën mbi dyvjeçare e gjysmë drejt territorit rus. Ndërkohë, Ukraina raportoi për shumë të plagosur gjatë sulmeve ruse në dhjetë rajone të dielën.

Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, tha se një burrë është vrarë në qytetin Shebekino, pranë kufirit me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë la të kuptohet se Ukraina po i përqendron sulmet brenda kufirit rus gjithnjë e më shumë, në rajonin e saj Volgograd, në lindje të rajonit Kursk, ku forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në korrik.

Besohet se ato kanë kapur rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në Kursk.

Një nga sulmet në Volgograd u raportua pranë një depoje të madhe municioni në Kotluban, e cila ishte shënjestruar edhe në të kaluarën, por nuk është e qartë nëse ka pësuar ndonjë dëm.

NdĂ«rkohĂ«, ushtria e UkrainĂ«s tha se mbrojtja e saj ajrore i ka rrĂ«zuar 15 nga 22 dronĂ« sulmues rusĂ« mbi tĂ« paktĂ«n katĂ«r rajone tĂ« vendit gjatĂ« natĂ«s dhe tha se pesĂ« dronĂ« tĂ« tjerĂ« u zmbrapsĂ«n nga masa tĂ« tjera “kundĂ«rvepruese”.

Kreu i administratĂ«s ushtarake tĂ« UkrainĂ«s nĂ« rajonin jugor tĂ« Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se ndĂ«rtesa tĂ« larta dhe shtĂ«pi private u goditĂ«n gjatĂ« natĂ«s dhe se “mund tĂ« ketĂ« njerĂ«z nĂ«n rrĂ«noja.”

Më vonë, ai tha se një grua u shpëtua nga rrënojat dhe u shtrua në spital.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha më vonë se 11 njerëz janë plagosur nga këto sulme.

Në Zaporizhja ka pasur dëme dhe të plagosur pothuajse cdo ditë rishtazi, si pasojë e sulmeve ajrore ruse.

Në Zaporizhja ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili është nën pushtimin rus që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022.

Më 28 shtator, zyrtarët ukrainas thanë se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Leonid Loboyko, u vra në një sulm rus ndaj automjetit të tij ndërsa po dorëzonte ndihma humanitare për banorët e një fshati në rajonin verilindor të Kharkivit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se rreth një e katërta e 165 luftimeve gjatë 24 orëve të fundit ndodhën në rajonin përreth Pokrovskut, qyteti strategjik në vijën e frontit në rajonin lindor të Donjeckut, ku thuhet se Rusia ka çarë përpara në muajt e fundit.

Radio Evropa e LirĂ« nuk mund t’i konfirmojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur raportimet e asnjĂ«rĂ«s palĂ« mbi zhvillimet nĂ« fushĂ«betejĂ«, apo viktimat nĂ« shumĂ« zona tĂ« luftimeve mĂ« tĂ« ashpra./rel

Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Kaliforninë Qendrore

By: lia rda
29 September 2024 at 15:57

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të dielë pjesën qendrore të shtetit amerikan të Kalifornisë, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Epiqendra ishte 26 kilometra në veri të qytetit të Salinas, i cili ka një popullsi prej rreth 160,000 banorësh.

Nuk ka ende informacione për dëmet e shkaktuara./abcnews.al

Përshkallëzohet konflikti Izrael Hezbollah/ Tel Aviv: Kemi vrarë dy liderë të tjerë në Liban

By: lia rda
29 September 2024 at 15:37

Izraeli shënjestroi këtë të dielë dhjetëra objektiva të grupit militanit Hezbollah në Liban me sulme të vazhdueshme që sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare kanë lënë të vrarë të paktën 8 persona.

Tel Avivi zyrtar deklaroi se kanë vrarë kete te diele dy figura te tjere të lartë të Hezbollah. I pari ësht ështe Nabil Qaouk i cili ishte komandant i Njësisë së Sigurisë Parandaluese të grupit militant Libanez. Qaouk shihej gjithashtu si pasuesi i Hasan Nasrallah, Liderit të Hezbollah i cili pasi qëndroi për 3 dekada në krye të këtij grupi mbeti I vrarë në sulmet Izraelite të së premtes në Bejrut.

Anetari tjeter I Hezbollah  i cili ka mbetur i vrarë është Ali Karki, komandanti I frontit jugor të grupit militant libanez.

Bombarimet Izraelit po vijojnë në lagjen Dahieh në Liban, kjo lagje njihet si vendi ku është vendosur Shtabi kryesor I Hezbollah.

Ministri Libanez per Informacionin deklaroi kete te diele se kabineti qeverises po vijon perpjekjet per nje armepushim te mundshem me Izraelin. Nga ana tjeter zyrtare i larte te Shteteve te Bashkuara thone per CNN  se ekziston nje mundesi qe Izraeli te nis nje inkursion tokesor te kufizuar ne Jug te Libanit.

Kryeministri i Libanit deklaroi se mbi 1 milione qytetare jane zhvendosur nga shtepite e tyre per shkak te luftimeve intensive. ndersa agjencite e ndihmave kane paralajmeruar per nje krize te madhe humanitare.

Që prej përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Grupit militant Libanez Hezbollah javën e shkuar vlerësohet se mbi 1000 qytetarë kanë mbetur të vrarë në Liban si pasojë e bombardimeve intensive të kryera nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite./abcnews.al

Trump fyen Harris/ Kandidati republikan: Kamala është me probleme mendore

By: lia rda
29 September 2024 at 15:18

Kandidati Republikan për Garën Presidenciale të nëntorit ka përdorur retorikën deri më tani kundër emigrantëve të paligjshëm dhe rivales së tij Demokrate Kamala Harris. Nga një tubim në Wisconsin, ish presidenti amerikan i quajti emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara kafshë që do të pushtonin shtëpitë e amerikanëve.

“Ajo po lejon disa njerĂ«z qĂ« tĂ« vijnĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara, kĂ«ta njerĂ«s do tĂ« hyjnĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« tuaja dhe do tĂ« bĂ«jnĂ« çfarĂ« ata tĂ« duan.KĂ«ta njerĂ«z janĂ« kafshĂ«. Sot po qĂ«ndroj pĂ«rpara jush pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« premtim. UnĂ« do ta çliroj Wisconsin nga ky pushtim masiv i emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m qĂ« janĂ« vrasĂ«s, pĂ«rdhunues,  shpĂ«rndarĂ«s  droge dhe anĂ«tar tĂ« bandave tĂ« egra. Ne duhet tĂ« çlirojmĂ« vendin tone.”

Trump e quajti Harris një tradhëtare Kombi që nuk ka mbrojtur kufinjtë e Amerikës ndërsa shtoi se kandidatja Demokrate është një person me të meta mendore.

“Kamala Ă«shtĂ« me probleme mendore. NĂ«se njĂ« republikan do tĂ« bĂ«nte atĂ« qĂ« ajo bĂ«ri, ai do tĂ« fajĂ«sohej dhe do tĂ« hiqej nga detyre. NjĂ« republikan qĂ« do tĂ« bĂ«nte atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ« Kamala Harris do tĂ« vihej pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ« pĂ«r kryerjen e krimeve tĂ« rĂ«nda.”

Ish presidenti Amerikan shkoi aq larg me ofendimet e tij, sa që tha se në ndryshim nga Joe Biden i cili pëso probleme të shëndetit mendor përgjatë viteve të fundit, Kamala Harris ka lindur me këto probleme të shëndetit mendor.

“Joe Biden u pĂ«rball me probleme tĂ« shĂ«ndeti mendor pĂ«rgjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij, por Kamala Harris ka lindur kĂ«shtu. NĂ«se vetĂ«m mendoni pĂ«r pak, do tĂ« kuptoni se vetĂ«m njĂ« person me probleme mendore mund ti bĂ«nte vendit tone atĂ« qĂ« bĂ«ri ajo.NĂ«se Kamala Harrsi vjen nĂ« pushtet e gjithĂ« Amerika do tĂ« shĂ«ndĂ«rrohet nĂ« njĂ« ferr tĂ« botĂ«s sĂ« tretĂ«.”

NĂ« fjalimin e tij nĂ« Wisconsin, Trumo ishte I rrethuar nga postera tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m nĂ« SHBA tĂ« cilĂ«t janĂ« arrestuar nga organet ligjzbatouse pĂ«r vrasje dhe krime tĂ« tjera tĂ« dhunshme. NĂ« kĂ«to postera shkruhej “Ndalini Krimet e Kryera nga EmigrantĂ«t e PaligjshĂ«m” si dhe “DĂ«boni IlegalĂ«t tani.”

PĂ«rgjatĂ« 4 vjeçarit tĂ« administratĂ«s Biden nĂ« Pushtet, rreth 7 milionĂ« emigrantĂ« tĂ« paligjshĂ«m janĂ« arrestuar duke kaluar ilegalisht Kufirin SHBA – MeksikĂ«, njĂ« shifĂ«r rekord kjo qĂ« ka nxitur kritika tĂ« ashpra nga republikanĂ«t.

Nga kufiri MeksikĂ« – SHBA, Kandidatja Demokrate pĂ«r zgjedhjet presidenciale tĂ« 5 nĂ«ntorit  Kamala Harris bĂ«ri thirrje pĂ«r kufizime mĂ« tĂ« forta ndaj emigracionit tĂ« paligjshĂ«m dhe u zotua se do tĂ« ketĂ« prioritet kryesor tĂ« saj ndalimin  e hyrjes sĂ« fentalinit nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s./abcnews.al

Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve

By: lia rda
29 September 2024 at 14:58

Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rrezikun nga përmbytjet në dy rajone në lindje të vendit, si dhe urdhëruan evakuimin e banorëve.

Pjesët e tjera të vendit do të jenë nën vëzhgim të lartë pasi pritet që një shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ta godasin vendin më 29 shtator.

Zyrtarët paralajmëruan se rreziqet janë rritur për shkak të bllokimit të rrugëve të ujit dhe dëmtimeve të tjera nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Rumaninë dhe një pjesë të madhe të Evropës Qendrore më herët këtë muaj, kur stuhia Boris përmbyti zonat e ulëta.

Kontet verilindore të Rumanisë, Galati dhe Vaslui, përgjatë lumit Danub, sërish përballen me rreziqe të mëdha, pasi parashikohet një stuhi e re për këtë javë.

Vendimi i Institutit Kombëtar të Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave (INHGA) për ngritjen e alarmeve do të mbeten në fuqi deri më 1 tetor.

“AsnjĂ« person nuk duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« zonat e rrezikut”, njoftoi kĂ«shilli bashkiak i Galatit.

“TĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e bashkive nga zonat e rrezikuara duhet t’i evakuojnĂ« banorĂ«t prej atje. Nuk duhet tĂ« kemi mĂ« humbje jete”, tha ai.

KĂ«shilli urdhĂ«roi qĂ« shkollat dhe ndĂ«rtesat e tjera jashtĂ« zonave tĂ« rrezikuara tĂ« pĂ«rgatiten pĂ«r tĂ« akomoduar t’i evakuuarit.

“Gjendja Ă«shtĂ« mĂ« e keqe se herĂ«n e kaluar”, tha Costel Fotea, presidenti i kĂ«shillit tĂ« kontit tĂ« Galatit.

“RrugĂ«t e ujit janĂ« bllokuar nĂ« shumĂ« zona, kanalet nuk janĂ« pastruar plotĂ«sisht dhe sasia e ujit e parashikuar nga meteorologĂ«t Ă«shtĂ« shumĂ« e lartĂ«â€, shtoi ai.

Meteorologët parashikuan se reshjet më mëdha do të ndodhin më 29 shtator.

Përmbytjet nga stuhia Boris kanë vrarë gjashtë persona në Galati dhe kanë dëmtuar mijëra shtëpi.

NjĂ«zet njerĂ«z tĂ« tjerĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, pĂ«rfshirĂ« nĂ« RepublikĂ«n Çeke, Poloni dhe vende tĂ« tjera./rel

Kostumografia, pasuria kulturore e Lezhës/ Veshjet tradicionale prezantohen në Ditën Botërore të Kulturës

By: lia rda
29 September 2024 at 14:40

Dita e Trashëgimisë Kulturore ne Lezhe iu dedikua veshjeve tradicionale. Vlerat e tyre u prezantuan në një ekspozitë të hapur për publikun.

Restaurimi i këtyre kostumeve ka qene në fokus të ekspertëve vitet e fundit

Me veshjet popullore sipas përgjegjësit të trashëgimisë kulturore në bashkinë e qytetit Lezha është përfaqësuar me dinjitet në aktivitet të ndryshme./abcnews.al

Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste

By: lia rda
29 September 2024 at 14:23

Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri.

Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.

Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu njĂ« sulm mĂ« 16 shtator ndaj njĂ« kampi stĂ«rvitor tĂ« Shtetit Islamik nĂ« njĂ« lokacion tĂ« largĂ«t tĂ« pazbuluar nĂ« SirinĂ« qendrore. NĂ« atĂ« sulm u vranĂ« 28 militantĂ«, pĂ«rfshirĂ« “sĂ« paku katĂ«r liderĂ« sirianĂ«â€.

“Sulmi ajror do t’ia pamundĂ«sojĂ« Shtetit Islamik tĂ« kryejĂ« operacione kundĂ«r interesave amerikane, si dhe kundĂ«r aleatĂ«ve dhe partnerĂ«ve tanĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.

Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.

Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./rel

Dita Botërore e Zemrës/ Mjekët e QSUT apel për kontroll qytetarëve mbi 40 vjeç

By: lia rda
29 September 2024 at 14:02

ShumĂ« shqiptarĂ« kanĂ« pak ose aspak kulturĂ« shĂ«ndetĂ«sore. ShkojnĂ« tek mjeku kur shĂ«ndeti iu Ă«shtĂ« rĂ«nduar. NĂ« ditĂ«n botĂ«rore të  zemrĂ«s shefi i shĂ«rbimit tĂ« kardiokirurgjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare  “NĂ«nĂ« Tereza”, Altin Veshti tregon rastin e njĂ« 45 vjeçari dhe bĂ«n thirrje pĂ«r kontrolle mjekĂ«sore.

“KĂ«tĂ« javĂ« qĂ« kaloi unĂ« operova njĂ« djalĂ« 45 vjeç. Kishte aortĂ« tĂ« dilatuar 6 cm, pra erdhi me aortĂ« tĂ« çarĂ«, nĂ«qoftĂ« se ky person do kishte ardhur njĂ« javĂ« para do e kishim operuar nĂ« gjendje shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, jo me rrezikun e lartĂ« qĂ« e operuam. Operacioni shkoi mirĂ«, por ishte drejt vdekjes tĂ« papritur. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rast kĂ«mbanĂ« qĂ« bie, qĂ« njerĂ«zit duhet tĂ« bĂ«jnĂ« vizita, njĂ« analizĂ« gjaku  dhe vizitĂ« zemre”. 

Kapja në kohë e problemit shmang ndërlikimet. Nëse i keni mbushur të 40-at mjeku sugjeron të kryeni të paktën një eko apo një elektrokardiogramë  për të parë gjendjen e zemrës suaj.

“Çdo njeri tĂ« paktĂ«n duhet tĂ« ketĂ« bĂ«rĂ« njĂ« vizitĂ« midis moshĂ«s 40 deri 50 vjeç, e mira Ă«shtĂ« ta bĂ«jnĂ« dhe mĂ« parĂ« sepse sot po shohim gjithnjĂ« njĂ« ulje tĂ« moshĂ«s tĂ« pacientĂ«ve qĂ« kanĂ« probleme nĂ« zemĂ«r dhe unĂ« nuk dua  e nuk do tĂ« doja tĂ« dĂ«gjoja mĂ« njerĂ«z qĂ« arrijnĂ« me krenari nĂ« moshĂ«n 70 vjeçare dhe thonĂ« unĂ« skam bĂ«rë  asnjĂ«herĂ« asnjĂ« vizitĂ«, Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« shkoj tek mjeku. Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« duhet tĂ« zhduket nga kultura jonĂ«.  E rithem nga veriu nĂ« jug ekzistojnĂ« tĂ« gjithĂ« mundĂ«sitĂ« nĂ« spitalet shtetĂ«rore pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« vizita pĂ«r zemrĂ«n pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ« çfarĂ« niveli jemi”.

Trashëgimia, mënyra e jetesës dhe sëmundje si diabeti dhe hipertensioni sipas mjekëve po ndikojnë në shtimin e personave që vuajnë nga zemra.   Ndërsa shqetësime të tilla ata thonë se  nuk duhen neglizhuar.

“Çdo marrje fryme, dhimbje gjoksi  mbi 45- 50 vjeç duhet marrĂ« seriozisht dhe duhet pĂ«rjashtuar zemra e para. TrashĂ«gimia, sigurisht  faktor rreziku Ă«shtĂ« dhe duhani, diabeti, mosbĂ«rja e aktivitetit fizik dhe kĂ«tĂ« kulturĂ« se kemi tĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe njĂ« dietĂ« jo e bazuar nĂ« yndyrĂ«â€.

NĂ« mbarĂ« botĂ«n zemra zĂ« vendin e parĂ« pĂ«r sĂ«mundshmĂ«rinĂ«, por edhe humbjet e jetĂ«s nĂ« popullatĂ«. NĂ« QendrĂ«n Spitalore “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ« vetĂ«m vitin e shkuar janĂ« paraqitur 1900 urgjenca kardiake./abcnews.al

❌
❌