Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Horoskopi 1 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: M C
30 September 2024 at 23:50

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të martën mund të ndiheni konfuz dhe të lodhur fajin do ta kenë Marsi, Dielli dhe Mërkuri në aspektin e kundërt. Nuk do keni probleme të pazgjidhshme, sepse fatmirësisht këta janë planetë të shpejtë që shkaktojnë situata të përkohshme, të cilat ngadalësojnë zgjidhjet. Tani do t’ju duheshin shumë referenca për para. Në dashuri mungojnë stimujt e nevojshëm.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të martën ju mund të përdorni 24 orët e ardhshme për të planifikuar me kujdes javët e ardhshme të punës. Në dashuri, për fat të keq, ju jeni ende shumë dyshues dhe të hutuar. Kushdo që është në një marrëdhënie të mirë ndoshta do të ketë pak kohë për të ndarë me partnerin.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të martën do të ketë një Hënë konfliktuale që do t’ju bëjë nervoz, përpiquni të mendoni mirë përpara se të flisni. Ndoshta do t’ju duhet të veproni si paqebërës në familje ose në punë për të shuar polemikat që lindin. Jini të sigurt dhe të durueshëm dhe do të shihni që gjërat do të përmirësohen së shpejti. Ndërkohë, duhet të shkëputeni pak nga priza dhe të argëtoheni.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të martën gjithmonë në shenjën tuaj, do të vazhdojë të përforcojë në mënyrë të rrezikshme lodhjen dhe nervozizmin, jini të kujdesshëm. Dashuria mund të kthehet në modë, falë një Venusi të favorshme. Zemrat e vetmuara duhet të përfitojnë nga fundjava e ardhshme për t’u përfshirë. Ajo që ka rëndësi do të jetë të mos mbytemi nga agjitacioni.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në ditët në vijim do të jeni në gjendje të merrni vendime inovative, të merrni parasysh mundësinë e ndryshimit të rolit, kompanisë, punës, nëse mendoni se nuk po rriteni siç do të dëshironit. Mjerë të qëndrosh në vend për një shenjë si e jotja! Nëse dëshironi të aplikoni, duhet të synoni për të mërkurën dhe të enjten. Në dashuri, konfuzioni mbretëron suprem.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të martën yjet do t’ju inkurajojnë të punoni shumë për të gjetur qetësinë e brendshme që ju ka munguar që nga qershori i kaluar. Të gjitha ndryshimet që keni pasur janë për të mirën tuaj, mos e lini veten të ndikoheni nga ata që keni pranë. Nuk duhet të mendoni për kthimin pas, ecni përpara me besim.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të martën do të ketë një Mars disonant i cili mund t’ju mërzitë dhe t’ju bëjë të ndiheni më shumë stres sesa duhet. Jupiteri aktiv ju lejon të punoni në projekte të reja, ofron mundësi të reja pune interesante, përfitoni prej tyre nëse ndiheni të paplotësuar. Ditët qendrore të javës do të nxisin krahasimet dhe sqarimet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të martën Venete dhe Marsi në një aspekt harmonik do të ndihmojnë jetën relacionale, rritjen e pasionit dhe ngarkesën emocionale. Beqarët duhet të lëvizin dhe të fillojnë të shikojnë përreth. Ajo që ka rëndësi tani është të gjesh referenca të dashura, edhe nëse ato janë vetëm miqësi të buta, të dashur. Fundjavë intriguese për takime.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Është një periudhë konfuzioni i thellë, disa ekuilibra janë prishur. Nëse keni të njëjtën punë, mund të ndiheni të zhgënjyer, nëse keni ndryshuar, do të duhet të përpiqeni të vendoseni. Ju jeni duke luftuar për të orientuar veten. Rreziku është që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të thoni jo dhe të mbingarkoni veten shumë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të martën ju duhet të përfitoni nga dashamirësia e kësaj Hëne për të sqaruar se çfarë nuk shkon. Mos prisni të mërkurën dhe të enjten, sepse do të jenë një 48 orë më e ndërlikuar. Kushdo që ka nisur së fundmi një projekt të ri do të duhet të përpiqet të përshtatet sa më mirë. Në dashuri, historitë e lindura nën tavolinë herët a vonë do të bëhen zyrtare.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të lindurit në që bëjnë punë krijuese do të jenë më me fat, falë një Jupiteri të bukur. Në dashuri mund të ketë dyshime të reja, pak konfuzion. Tensionet e këtyre ditëve do të mund të kapërcehen në fund të muajit. Përpara kësaj, përpiquni të jeni veçanërisht të kujdesshëm.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të martën Hëna në kundërshtim mund të sjellë disa konfuzione dhe disa kontraste të vogla. Tani duhet të planifikojmë marrëveshje të reja dhe të fillojmë projekte të reja me vendosmëri. Fundjava do jetë e rëndësishme për marrëdhëniet. Jupiteri konfliktual kërkon vëmendje me paratë, shumë para të fituara do të përdoren për të larë hesapet.

The post Horoskopi 1 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Me një kast “bombë”, zbulohet data kur do të nis Big Brother Vip Kosova

By: M C
30 September 2024 at 23:38

Olsa Muhameti, producentja e e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova 3, ka zbuluar datën se kur do të fillojë ky edicion i ri, i cili mund të themi se po pritet me padurim pasi pritshmëritë janë shumë të larta.

Më 5 tetor, do të startojë mbrëmja live e BBVK 3 ku priten surpriza të mëdha dhe personazhe të njohur të showbizz- it shqiptar.

“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në javën e parë të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, – ka thënë Muhameti.

Gjithashtu nuk ka aludime në lidhje me prezantuesin, pasi edhe këtë vit drejtuesi i këtij Reality Shoë do të jetë i madhi Alaudin Hamiti.

Ndër të tjera ajo është ndalur edhe tek personazhet VIP që do marrin pjesë në këtë garë, ku tha se ka karaktere të ndryshme me histori unike.

Ajo ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në mediat mbi emrat që do të jenë pjesë e lojës, pasi sipas saj, asnjëri nga ata që është përfolur, nuk janë pjesë e BBVK-së.

“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdo kush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë”, – tha ajo në Klan Kosova.

The post Me një kast “bombë”, zbulohet data kur do të nis Big Brother Vip Kosova appeared first on Albeu.com.

OKB paralajmëron Izraelin për rrezikun e ofensivës tokësore në Liban

By: M C
30 September 2024 at 23:25

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot Izraelin për rrezikun e një ofensive të mundshme tokësore në Liban.

“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë shkatërrimi do t’i sillte popullit të Izraelit dhe popullit të Libanit lufta tokësore në Liban”, tha ai pas raporteve të medieve amerikane që sugjeronin se një pushtim i mundshëm izraelit mund të fillonte në orët e ardhshme.

Pothuajse 10 000 trupa të OKB-së janë vendosur në kufirin midis dy vendeve dhe në jug të Libanit si pjesë e misionit të OKB-së për Helmetat Blu UNIFIL.

“Ata mbeten në pozicion, por janë të kufizuar në lirinë e tyre të lëvizjes për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga të dyja palët dhe nuk janë në gjendje të kryejnë punën e tyre për monitorimin e armëpushimit që është aktualisht në fuqi”, tha Dujarric.

“Ndihma humanitare po përgatitet në rast të një pushtimi dhe OKB-ja ka kërkuar urgjentisht fonde shtesë nga shtetet anëtare për të përmbushur nevojat e rreth 1 milion njerëzve të prekur nga kriza në rritje”, tha ai.

The post OKB paralajmëron Izraelin për rrezikun e ofensivës tokësore në Liban appeared first on Albeu.com.

Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

By: M C
30 September 2024 at 23:11

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.

“Ishte një konkurs fiktiv, një garë e paracaktuar, e ndikuar nga grupe interesi, e ndikuar nga krimi u organizuar, grupet kriminale të Durrësit. Nëse do të marrë votëbesimin në qeveri, uroj të japë prova për të kundërtën, që nuk është e ndikuar nga krimi i organizuar.

Nuk u bë asnjë transparencë, nuk dëgjuam asnjë nga kandidatët, të ketë një intervistë publike, të kuptojmë aftësitë e gjithësecilit.

Nuk pamë CV-të, nuk pamë strategjinë apo platformën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Na u tha janë disa njerëz, komision që drejtohet nga zv.ministri i brendshëm, se si funksionoi, nuk pamë asgjë.

Nuk doli kryetari i komisionit të thoshte: pikëzimi u vendos mbi bazën e posteve që kishin mbajtur, rezultatet pozitive që kanë patur, etj.

Nuk dua ta paragjykoj zotin Proda, por fakti që ka patur proces fiktiv, që KM ka preferuar të takojë disa nga kandidatët, njërin prej të cilëve e ka takuar dje, mes tyre ka takuar edhe zotin Proda.

Ka qenë garë fiktive, propagandë.

Në mendjen e KM ka qenë zoti Proda.

Më shqetëson që procesi nuk ka qenë transparent, e dimë se çfarë lufte bërrylash dhe fake neës ka patur për kandidatët.

Zoti Proda, nëse e merr votën, sepse janë dërguar edhe emra të tjerë. Ka qenë një farsë dhe propagandë.

Pra të ketë ndikime deri te krimi i organizuar.

Nuk e kuptoj se si KM thërret në takim disa prej kandidatëve, faktet janë aty. Thërret disa prej tyre në takim dhe në fund fare…

Vetëm nëse zoti Proda do të japë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, sepse do të ecë me idenë se ka ardhur si pasojë e një procesi të manipuluar”-tha Lala.

The post Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?

By: M C
30 September 2024 at 22:43

Deputeti Flamur Noka dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimti me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj. Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

The post Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit? appeared first on Albeu.com.

Salianji në burg, gazetarja Klodiana Lala: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm

By: M C
30 September 2024 at 22:18

Gazetarja, Kodiana Lala, ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me burg për kallëzim të rremë edhe pse nuk ka depozitaur ndonjë kallëzim konkret, përveç denoncimit publik nga selia e PD. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se vendimi për Salianjin nuk e bind dhe shpjegoi disa momente të errëta të veprimeve të policisë.

Ajo shtoi se Salianji nuk ka bërë kallëzim por përdorin termin kallëzim publik. Sipas saj ata kapin pjesën e dytë të nenit dhe thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës.

“Nuk më bind vendimi për Ervin Salianjin. Në vitin 2018, në selinë e PD doli zoti Salianji bashkë me zyrtarë të tjerë të PD dhe bëri denoncim publik, ku shfaqi një audio përgjim, ku ishte një person si bashkëpunëtori X dhe një person që pretendohej se ishte Agron Xhafaj. Ende pa e mbaruar PD deklaratën e saj, Policia kishte identifikuar bashkëpunëtorin, Albert Veliu, Babalja. Ky person u shoqërua, familja u shoqërua. Agron Xhafaj, brenda natës u ngjit na avion dhe shkoi në drejtim të Italisë.

A kishte dikush nga zyrtarët e lartë përfshirë edhe zotin Xhafaj, shpërdorim detyre, kur ai dyshohej se mund të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, dhe u largua? Sot qytetarët nuk e dinë se me cfarë është krahasuar zëri. Kryeministri doli dhe foli për një akt ekspertizë në një laborator privat të huaj, në MB.

Tjetra, kur doli dhe u shfaq në skenë Fredi Alizoti, nëse ju kujtohet zinxhiri drejtues i Policisë, vinte vërdallë pas Fredi Alizotit. Ervin Salianji mund të ketë patur dijeni por gjykata nuk më ka lënë të kuptoj se çfarë ka ndodhur.

Ndërhyrja e dhunshme e policisë, mënyra si u sollën autoritetet… Kanë vajtur dy oficerë të SHISH dhe Babalja ka patur pult makine për të bërë përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, por askush nuk e tha se kush ishte roli i SHISH në këtë histori.

Çfarë bëri prokuroria? Zoti Salianji nuk ka bërë kallëzim, përdorin termin kallëzim publik. Kapin pjesën e dytë të nenit, thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës. Prokuroria thotë nuk merremi me pjesën e Italisë, Salianji ka krijuar prova të rreme për të rënduar pozitën e Agron Xhafës për të bërë ndjekje penale. Autoritetet duhet të na tregonin rolin konkret”, tha Lala./ TPZ

The post Salianji në burg, gazetarja Klodiana Lala: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm appeared first on Albeu.com.

U lëndua në Kuvend, Gazment Bardhi përfundon në spital

By: M C
30 September 2024 at 22:01

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar pas përplasjeve në Kuvend, ku opozita i ka vënë zjarrin karrigeve të Kuvendit jashtë seancës.

Lajmin e ka bërë me dije Eni Vasili në “Open”. Ajo u shpreh se deputeti ka qenë i ftuar në emision, por që nuk ka shkuar pasi është lënduar në këmbë dhe ndodhet në spital.

“Kemi pasur të ftuar edhe Gazment Bardhin. Çfarë ka ndodhur që nuk është këtu? Ai është lënduar në këmbë dhe është në spital. I është lënduar këmba dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme”, tha Vasili.

Nuk dihet nëse Bardhi ka mbetur i plagosur nga përplasjet brenda seancës plenare, apo gjatë kohës kur digjnin karriget jashtë seancës.

The post U lëndua në Kuvend, Gazment Bardhi përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Kaosi në Kuvendit, ‘ironizon’ Balla: Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota për ne

By: M C
30 September 2024 at 21:35

“Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota për ne.”
Është ky reagimi i ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla, pas dhunës së sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës dogjën karriget pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Për Ballën ky është një skenar i njohur, pasi sipas tij sa herë që Shqipëria gjendet para një momenti historik, sikurse është Konferenca e Dytë Ndërqeveritare që mbahet në 15 tetor, Balla thotë se Berisha porosit dhunë.

“Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë. “Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme” thoshte Ajnshtajni.

Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën”, shkruan Balla.

Po kjo sipas tij përkthehet në vota për mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme, sepse dhuna nuk mund të tolerohet.
“Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë. Shqipëria ka vuajtur shumë për të fituar të drejtën e fjalës së lirë dhe parlamentin e zgjedhur nga vota e lirë, dhe në respekt të tyre nuk mund të tolerohet dhuna dhe barbarizmi ndaj institucioneve”.

The post Kaosi në Kuvendit, ‘ironizon’ Balla: Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota për ne appeared first on Albeu.com.

Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët

By: M C
30 September 2024 at 21:16

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”.

“Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.

“Serbia është shteti i vetëm evropian i cili ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Po ashtu nuk ka ngritur asnjë kundërshtim edhe për ndonjë luftë tjetër të Rusisë që ka nisur, përfshirë edhe luftën në Gjeorgji, dhe invazionin në Ukrainë të vitit 2014. Ky bashkëpunim po ashtu ka thirrur edhe prezencën e Kinës, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

The post Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

By: M C
30 September 2024 at 20:58

PS kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

The post EMRAT/ Tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës appeared first on Albeu.com.

Zjarret e papritura në pyjet e Greqisë qendrore i marrin jetën dy zjarrfikësave

By: M C
30 September 2024 at 20:45

Zjarret që kanë shpërthyer në disa zona qëndrore të Greqisë i kanë kushtuar jetën dy burrave që po ndihmonin zjarrfikësit në përpjekjet kundër flakëve, njoftonin autoritetet.

Pensionisti Vassilis Handis tha se zjarret kishin arritur në shtëpitë e fshatrave, disa prje të cilëve ishin detyruar të evakuoheshin.

Zjarret pranë Korinthit, 140 kilometra në perëndim të Athinës, ishin duke u djegur edhe sot, të nxitur nga erërat sipas autoriteteve, ndërsa tymi i tyre shihej në kryeqytetin Athinë.

Anastasios Giolis, guvernatori i Korinthit, njoftoi për rrjetin shtetëror ERT për dy burrat e vrarë gjatë luftës me flakët, duke e quajtur ngjarjen “aksident tragjik”.

Trupat e vullnetarëve që luftonin flakët ishin gjetur pranë fshatit Elliniko, ndërsa dy zjarrfikës gjithashtu ishin plagosur, thanë burimet vendase për rrjetin AFP.

Zjarri i shfaqur papritur dje ishte përhapur shpejt duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll, thanë burimet e zjarrfikësave.

Rreth 400 zjarrfikës raportohet se punon sot në terren por detyra bëhej e vështirë prej terrenit kodrinor dhe bimësisë së dendur, thane zyrtarët vendas.

Greqia është përfshirë sivjet nga periudha thatësire dhe valë të hershme të nxehti, ndërsa numri i zjarreve të egra sivjet ishte më i madh se ai në të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

The post Zjarret e papritura në pyjet e Greqisë qendrore i marrin jetën dy zjarrfikësave appeared first on Albeu.com.

Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne përpiqemi të ndërtojmë, ata shkatërrojnë dhe djegin

By: M C
30 September 2024 at 20:21

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën me grupin e dytë të aplikantëve në platformën “Deputetët që duam”.

E nuk kishte se si gjatë këtij takim të mungonte dhe një koment në lidhje me kaosin e shkaktuar ditën e sotme nga deputetët e opozitës në Kuvend.

Kryeministri tha se mazhoranca përpiqet të ndërtojë dhe të shërojë plagët që ka vendi, teksa opozita bën të kundërtën duke shkatërruar dhe djegur.

Ai ka treguar një foto të karrigeve që digjen, teksa tha se kjo ndodhi për shkak të një vendimi të gjykatës.

“Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja, më çoi dikush këtë fotografi, ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve, të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh?

Dua të them pak fjalë për politikën, e cila, prej shumë kohësh, në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara ka lënë ditë jo të mira në perceptimin publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa të mëdha. Refuzimi i politikës si diçka apriori e keqe. Është e pamundur ta vendosësh ti, se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh sesa mund ti ta ndikosh politikën. Nëse ti refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Edhe brenda shtëpisë, shumëçka lidhet me politikën dhe vendimet e saj.

Siç ka fuqinë të mbjellë ka dhe atë që të shfarosë dhe besoj që midis këtyre të dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron edhe ndarja sot këtu tek ne, midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë dhe shërojmë, dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojë, plagosin, shkulin dhe djegin”, theksoi kreu i qeverisë.

The post Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne përpiqemi të ndërtojmë, ata shkatërrojnë dhe djegin appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Greqi, fëmija 5-vjeçar përdhunohet në kopsht, arrestohen edukatoret

By: M C
30 September 2024 at 19:43

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Aleksandropoli të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeç është përdhunuar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se i mituri është përdhunuar. Nga ekzaminimi rezultoi se pesëvjeçari ka lëndime nga gishti apo ndonjë objekt si lapsi, ndërsa është përjashtuar mundësia që të jetë dhunuar nga një organ gjenital.

Ndërkohë, babai i fëmijës tha se pesëvjeçari është në gjendje shumë të keqe psikologjike. “Ai është si një i sëmurë në shtëpi, as zërin nuk ia dëgjojmë”, tha ai.

Prindërit e të miturit tregojnë se djali i tyre ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe tani ai nuk dëshiron as të flasë. Dyshohet se fëmija ka përjetuar tmerrin nga bashkëmoshatarët e tij.

“Gjithçka që na kërkoi është që të mos flasim më për këtë problem, ai është shumë i lodhur pasi është kapur dhe marrë në pyetje nga persona të tjerë që kanë marrë vesh për ngjarjen. Është kaq e vështirë për ne dhe për psikologjinë e gjithë familjes. Po mundohemi të jemi të fortë por është shumë e vështirë”, thekson ai.

Njëkohësisht, babai i pesëvjeçares tregon se fëmija nuk dëshiron të kthehet në kopshtin specifik në Aleksandropoli, pasi ndjen tmerr.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy edukatoret, të cilat akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes.

The post E rëndë në Greqi, fëmija 5-vjeçar përdhunohet në kopsht, arrestohen edukatoret appeared first on Albeu.com.

Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi

By: M C
30 September 2024 at 19:27

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës ku deklaroi se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi, por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale.

The post Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Frikë nga sulmet izraelite, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut

By: M C
30 September 2024 at 19:24

Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore.

Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin A321 të forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane.

“Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend.

“Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin (e qytetarëve), por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”.

Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”.

Hezbollahu – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike – filloi sulme ndërkufitare ndaj trupave izraelite një ditë pas sulmit të paprecedentë të aleatit të tij palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.

Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë. /rel

The post Frikë nga sulmet izraelite, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë, babai përplas aksidentalisht me makinë fëmijën 3-vjeçar

By: M C
30 September 2024 at 18:54

Një aksident i rëndë është shënuar në Sarandë, ku një fëmijë 3-vjeçar është përplasur aksidentalisht me makinë që drejtohej nga babai i tij.

Menjëherë pas aksidentit fëmija është dërguar me urgjencë në spital për të marr ndihmën e parë. Më pas 3-vjeçarja është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Teksa ngjarja raportohet aksidentale, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

The post Aksident në Sarandë, babai përplas aksidentalisht me makinë fëmijën 3-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Tensionohet situata në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën, mbyllet seanca pas flakëve

By: M C
30 September 2024 at 17:30

Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve pasi kanë djegur karriget në hyrje të Kuvendit.

Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka ndërsa i paralajmëroi ata se aktet e tyre do të kenë pasoja.

“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.

The post Tensionohet situata në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën, mbyllet seanca pas flakëve appeared first on Albeu.com.

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur parlamentin

By: M C
30 September 2024 at 17:28

Deputetët e Partisë Demokratike, teksa Spiropali lexonte vendimin për Ervin Salianjin, kanë nxjerrë karriget e tyre jashtë Kuvendit dhe iu kanë vë flakën.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.”, u shpreh Bardhi.

The post Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur parlamentin appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

By: M C
30 September 2024 at 17:03

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy?

Beyoncé has now lost over 4 MILLION followers on Instagram.

Her follower count was previously 320M, now down 316M. pic.twitter.com/vIEC7QcGl5

— Pop Flop (@PopFlopHQ) September 26, 2024

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Ndërprerja e mandatit të Salianjit, zbardhen detajet për seancën e sotme Plenare

By: M C
30 September 2024 at 16:41

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare. Burime bëjnë me dije se në këtë seancë pritet tension dhe kaos.
Gjithashtu mësohet se në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Pritet të kemi tension dhe kaos në këtë seancë, pasi opozita ka thënë se nuk do të jetë pjesë e jetës parlamentare. Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.

The post Ndërprerja e mandatit të Salianjit, zbardhen detajet për seancën e sotme Plenare appeared first on Albeu.com.

❌
❌