Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm

By: D Marku
1 October 2024 at 14:30

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik tashmë dihet se janë bashkë prej disa muajsh, ku po kalojnë një periudhë të mirë në krahët e njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë në vëmendje të mediave e publikut që kur u bë zyrtarizimi i romancës së tyre.

Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me të dhe takimin e parë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.

Haziri thekson se për të janë të jashtëzakonshëm dhe se i pëlqejnë se përcjellin mesazhe.

“Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm. Më ka bërë që t’i dëgjoj shumë. Edhe bashkëpunimet, por në veçanti porositë, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, më urban më drejtpërdrejtë. Është pjesë e gjeneratës së vet”, u shpreh ai.

Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.

The post Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm appeared first on Albeu.com.

Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

By: D Marku
1 October 2024 at 14:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në takim, presidentja Osmani kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

“Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë ishin gjithashtu tema të diskutimit të Presidentes Osmani dhe ministres Baerbock”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj.

Në këtë kontekst, presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

The post Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës

By: D Marku
1 October 2024 at 13:55

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetër t’i shikojmë në këtë stinë, për të përkuar me atmosferën e ngjyrave të vjeshtës.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur disa seriale që do t’ju japin një lloj ngrohtësie gjatë kësaj stine që ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

Nëse po kërkoni drama me aksione të ulëta, hijeshi në qytet të vogël, dialog gazmor dhe një temë që do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e një kafeje, atëherë shikojeni.

Gossip Girl

Nëse nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atëherë seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojë ato se çfarë kërkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo që ka parë serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojë ta shikoni, e sidomos gjatë kësaj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

Gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit, “Friends” është do të zgjidhja e duhur për ta shikuar në këto dy stinë.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht është zgjidhje ideale për ta shikuar gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod…e keni menduar gabim.

Stranger Things është një seri që i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhën e fëmijëve përpara iPad-ëve dhe iPhone-ve – kur fëmijët thjesht do të ngasin biçikletat e tyre nëpër qytet duke shpëtuar botën.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e përzemërt për një grup adoleshentësh të rritur në Irlandën e Veriut në vitet ’90 është jashtëzakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

The post Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota

By: D Marku
1 October 2024 at 13:35

Porti i Durrësit vijon të mbetet destinacioni i kroçerave të huaja edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Mëngjesin e sotëm në port mbërriti kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 650 turistë nga e gjithë bota, 450 prej të cilëve amerikanë, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit si dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës dhe Beratit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “edhe pse zyrtarisht jemi në muajt e vjeshtës, kroçerat turistike vijojnë të ndalen në vendin tonë, duke e integruar atë çdo vit e më shumë në itineraret e tyre në Adriatik”.

“Seven Seas Voyager” ndalet në Durrës pas vizitës në ishullin grek të Korfuzit, për të vijuar më tej turin në brigjet e Kroacisë.
Anija turistike “Seven Seas Voyager” lundron nën flamurin e Bahamas dhe ka një gjatësi prej 206,5 metra dhe gjerësi rreth 30 metra.

The post Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota appeared first on Albeu.com.

Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat

By: D Marku
1 October 2024 at 12:06

Artistja Britney Spears ka djegur qerpikët dhe vetullat gjatë ndezjes së oxhakut. Po ashtu, një pjesë e flokëve të saj mori flakë.

Këtë e ka ndarë këngëtarja përmes një në Instagram Stories, ku tregon se ndezjen e oxhakut zakonisht ua lë rojave të saj të sigurisë, por këtë herë e ka provuar vetë.
“Shpërtheu në fytyrën time”, tha ajo për zjarrin, i cili ia dogji qerpikët dhe vetullat.

Këngëtarja ka thënë më tej se do të shkonte në urgjencë pasi i dhembte shumë fytyra. “Më dhemb të prek telefonin tim, më dhemb të vendos akull në fytyrën time”, tha Spears.

Pas rreth gjashtë deri në shtatë orë, këngëtarja vendosi të merrte tre qetësues dhe të flinte.

“Gjithçka është në rregull tani. Gjëra të tilla ndodhin”, përfundoi ajo.

The post Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

By: D Marku
1 October 2024 at 11:47

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një Instastory ku përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit P-Diddy. Ajo shkruan se njeh disa shqiptare që janë sinonim i Diddy.

’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela në Instastory.
Pra, me këtë nënkuptohet se edhe në Shqipëri ka personazhe të njohur e me pushtet, që kanë kryer skandale si ai i reperit Diddy.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim. Diddy, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me vajza të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.

Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.

The post FOTO/ Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy appeared first on Albeu.com.

“Më mbron Zoti”, Georgina “rrëfehet” frikshëm: Kam parë djallin! Besoj te forcat e errëta, por …

By: D Marku
1 October 2024 at 11:21

Georgina Rodriguez, e fejuara e C.Ronaldo, ka bërë jo pak bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e Netflix ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, madje bukuroshja ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.
Në një nga episodet që po shfaqet në Netflix, në dokumentarin që i kushtohet jetës së sajë, Georgina ka zbuluar në detaje se çfarë i ndodhi:
“Një ditë po ushqehesha vetëm në shtëpinë, papritur ngrita kokën dhe pashë një fytyrë, me sy, shpatulla dhe brirë. Thashë me vete:: Au, duket si djalli. Unë besoj se forcat errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh Georgina.
Në deklaratën e sajë, Gerogina shtoi se edhe fëmijët e kanë ndjerë prezencën e kësaj force të errët, duke e cilësuar si “monstra”.

The post “Më mbron Zoti”, Georgina “rrëfehet” frikshëm: Kam parë djallin! Besoj te forcat e errëta, por … appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris

By: D Marku
30 September 2024 at 19:55

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit.

Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë.

Super-modelja gjithashtu mori pjesë në ‘after-partyn’ e brendit Saint Laurent, ku u prit jashtë eventit nga dhjetëra adhurues të saj.

Me të mbërritur në event, fansat e saj brohoritnin fjalët, ‘Liri Palestinës’, gjë që emocioni edhe vetë Bella Hadid-in, e cila po ashtu përsëriti këto fjalë.

Ajo është një avokuese e madhe e kësaj kauze, duke qenë se babai i saj është palestinez.

Super-modelja dha autografe për fansat e saj derisa pozoi edhe për foto me ta.

@taiebgedeon

#bellahadid arrives at the YSL after party #pourtoii #fyp

♬ son original – GÉDÉON TAIEB

 

The post Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin

By: D Marku
30 September 2024 at 19:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, mbajti një ligjëratë në New Haven, ku foli për progresin demokratik të Kosovës dhe rrezikun në rritje nga Rusia dhe Serbia.

Kurti theksoi se Kosova është ndër vendet që iu bashkua sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke vënë në pah se Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ai përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre nuk është thjesht historik apo fetar, por i bazuar në interesa ekonomike dhe ideologjike.

Sipas tij, Rusia ka një kontroll të madh mbi industrinë energjetike serbe, dhe investimet ruse në Serbi janë rritur ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.

Kurti shtoi se ndikimi rus në Serbi shtrihet përtej sektorit të energjisë, duke përfshirë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk ka kundërshtuar asnjëherë agresionet e saj, përfshirë luftën në Gjeorgji dhe pushtimin e Ukrainës në vitin 2014.

Gjithashtu, Kurti vuri në dukje edhe rolin e Kinës si partner kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së.

 

The post Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

By: D Marku
30 September 2024 at 19:44

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy? Kjo mbetet per tu pare.

 

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë

By: D Marku
30 September 2024 at 19:39

Kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother VIP, si për edicionin e Kosovës e ashtu edhe për të Shqipërisë, por ende asgjë konkrete.

Pyetjes së famshme nëse do të merrte pjesë nuk iu shmang dot as Albano Bogdo. Aktori ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet’” nga Robert Berisha dhe tha se e ka marrë ftesën në BBV2 kur ishte edhe Luizi.

Ai sqaron se asokohe pranoi, por i duhej të prishte kontratën me “Klanifornian” që transmetohej në Tv Klan e cila do të kushtonte më shumë sesa çmimi i madh.

“Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë.”

The post “Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë appeared first on Albeu.com.

SHBA dërgon mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

By: D Marku
30 September 2024 at 19:03

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “disa mijëra” trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë – dhe ata do të jenë të përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, thotë Pentagoni.

Skuadriljet e shumta të avionëve luftarakë dhe personeli i nevojshëm për t’i mbështetur ata do të përbëjnë praninë e shtuar, tha zëdhënësja Sabrina Singh.

Avionët fillimisht supozohej të zëvendësonin skuadriljet tashmë atje, por tani të dy do të qëndrojnë në vend për të dyfishuar fuqinë ajrore.

 

The post SHBA dërgon mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ merr nënshtetësi të re

By: D Marku
30 September 2024 at 17:10

Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Lumbardh Salihu ka dhënë një lajm të rëndësishëm në Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi të letërnjoftimit duke bërë të ditur se tashmë ka dhe nënshtetësinë kosovare.

Officiel Kosovar”- shkruan ai teksa tregon edhe leje-qëndrimin.

Kujtojmë se Lumbardhi luante si mesfushor sulmues për klubin austriak FC Mistelbach.

The post Fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ merr nënshtetësi të re appeared first on Albeu.com.

Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca

By: D Marku
30 September 2024 at 16:46

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Në seancën me Sekretaren e Komisionit të Venecias, Basha e vuri theksin tek nevoja për të çuar përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca.

Basha gjithashtu foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

“Në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit antimafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri”, shkroi Basha.

The post Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca appeared first on Albeu.com.

OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta

By: D Marku
30 September 2024 at 16:40

Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në përditësimin e fundit të raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tha se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm.

“Kjo analizë… tregon se dy të tretat e totalit të strukturave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme”, tha UNOSAT.

“Totali prej 66 përqind të ndërtesave të dëmtuara në Rripin e Gazës përfshin gjithsej 163.778 struktura”, thuhet tutje në vlerësimin e UNOSAT-it.

Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme.

Përditësimi i së hënës bëri të ditur se dëmet tani përfshijnë “52.564 struktura të shkatërruara; 18.913 struktura të dëmtuara rëndë; 35.591 struktura të mundshme të dëmtuara; dhe 56.710 të prekura mesatarisht”.

UNOSAT dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së raportuan gjithashtu se rreth 68 përqind e fushave të kulturave të përhershme në Gazë treguan një “rënie të ndjeshme në shëndetin dhe dendësinë” e tyre në shtator.

Sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor rezultoi në vdekjen e 1.205 personave, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së, bazuar në shifrat zyrtare izraelite që përfshijnë pengjet e vrara në robëri.

Ofensiva ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 41.615 persona në Gazë, shumica prej tyre civilë, sipas shifrave të ofruara nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar këtë numërim si të besueshëm.

UNOSAT, pjesë e Institutit të OKB-së për Trajnim dhe Kërkim (UNITAR) në Gjenevë, thotë se analiza e saj e imazheve satelitore ndihmon komunitetin humanitar të vlerësojë përmasat e dëmeve nga konflikti dhe ndihmon në formësimin e përpjekjeve të ndihmës emergjente.

“Në vitin e fundit, ekipi i UNOSAT-it ka punuar pa pushim për të ofruar informacione të sakta dhe të përditësuara mbi ndikimin e konfliktit në ndërtesat dhe infrastrukturën në Gazë,” tha drejtori ekzekutiv i UNITAR-it, Nikhil Seth./REL

The post OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta appeared first on Albeu.com.

Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare

By: D Marku
30 September 2024 at 16:06

Ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO, programi “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënshkroi dosjen që do të dërgohet pranë UNESCO, një punë voluminoze e udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ekspertët e Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Vjosa do të kategorizohet në kategorinë e re «Njeriu dhe Biosfera», një ndër kategoritë më interesante që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zona të mbrojtura natyrore, ku njeriu bashkëjeton me natyrën. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të IUCN dhe UNESCO, dosjen e kanë bërë gati. Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO në Paris dhe me besimin e plotë se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Natyrore, Vjosa do të marrë edhe këtë patentë të re për të rritur emrin e vet, për të përfshirë komunitetet, por edhe për të ardhur me produkte të reja për secilën nga zonat që shtrihen në Pellgun e Vjosës. Jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë gjithë këto vite për Vjosën ku secili nga aktorët e shoqërisë shqiptare ka luajtur një kontribut shumë të rëndësishëm, nga shoqëria civile deri tek ata që janë njerëzit e Vjosës dhe e kanë ruajtur e mbrojtur në shekuj”, u shpreh ministrja Kumbaro përmes një videomesazhi.

Muaji shtator shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa, siç është miratimi i Planit të Integruar të Menaxhimit, rezultat final i një pune mjaft intensive ndërmjet ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, konsultimesh publike të njëpasnjëshme në të gjithë territorin, diskutimesh, trajnimesh dhe ekspertizash. Ndërkohë, paralelisht ka vijuar puna edhe për përgatitjen e projektit të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar Vjosa, puna për të cilin nis brenda vitit.

The post Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare appeared first on Albeu.com.

E kërkoi Kryeministri Rama, krijohet Asambleja Rinore e PS

By: D Marku
30 September 2024 at 15:58

Ashtu siç Kryeministri Edi Rama e kërkoi në Asamblenë e PS, socialistët kanë krijuar Asamblenë Rinore.

Lajmin e ka dhënë Romina Kuko, sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, si fillimi i një rrugëtimi të ri drejt bashkimit dhe organizimit rinor.

“Me 28 shtator, nën udhëheqjen e @rominakuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë dhe @roy_bashaj, Sekretar për Rininë në Partinë Socialiste, u themelua Asambleja Rinore — një iniciativë plot energji dhe vizion për të rikthyer fuqinë e rinisë socialiste, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në njoftim.

The post E kërkoi Kryeministri Rama, krijohet Asambleja Rinore e PS appeared first on Albeu.com.

FOTO/ 40 pjesëmarrës në Panairin e Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

By: D Marku
30 September 2024 at 15:33

40 artizanë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Gjirokastër, në kuadër të Panairit të Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore.

Artizanët ekspozuan punime dhe produkte të ndryshme. Disa prej tyre vinin për herë të parë në këtë panair dhe u shprehën shumë të kënaqur nga mikpritja gjirokastrite.

U vu re se pati interes për punimet e dorës si çantat, kurorat, fustanet etj., të cilat ishin punuar me cilësi.

Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e gurtë.

Interesi ka qenë i lartë sidomos nga turistë që duan të njohin më shumë punimet artizanale që prodhohen në trevat shqiptare për të cilat pati edhe demonstrime “live” të punimeve të tyre.

Aktiviteti u organizua në kuadër të Javës së Trashëgimisë Kulturore.

 

 

The post FOTO/ 40 pjesëmarrës në Panairin e Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda dhe karriera e tij me uniformat blu

By: D Marku
30 September 2024 at 15:04

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda që së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan, propozohet drejtor i Policisë së Shtetit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

The post U propozua për drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda dhe karriera e tij me uniformat blu appeared first on Albeu.com.

Sula: Cilësia e rrënuar e arsimit, shkak për braktisjen e vendit

By: D Marku
30 September 2024 at 14:57

Partia Demokratike reagoi sot mbi gjendjen e sistemit arsimor në vend, ndërsa vlerësoi se “organizimi dhe administrimi i shërbimit arsimor është në situatë kaotike”.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, Lili Sula u shpreh se “të ashtuquajturat reforma të rilindjes përgjatë këtyre 12 viteve, patën pasojë agoninë e plotë të arsimit”.

Sipas Sulës, arritjet shkollore të nxënësve të të gjitha cikleve të edukimit të sistemit parauniversitar, janë tronditëse, e treguar kjo nga sa e sa raporte të organizatave dhe institucioneve vendase dhe sidomos ndërkombëtare.

“Cilësia e rrënuar e arsimit, paraqitet sot si një ndër shkaktarët e braktisjes së vendit nga fëmijët dhe të rinjtë. Çorganizimi strukturor i sistemit; niveli i korrupsionit; dhunimi i parimeve të barazisë dhe meritës në rekrutimin e administratës së sistemit arsimor dhe veçanërisht politizimi e militantizmi i saj, dëshmohen sot në nivelet më flagrante dhe njëherazi më qesharake”, shtoi ajo.

Sula siguroi se me ardhjen në pushtet, Partia Demokratike do t’i rikthejë institucionet e arsimit në shërbim të tyre dhe në shërbim të interesit publik.

The post Sula: Cilësia e rrënuar e arsimit, shkak për braktisjen e vendit appeared first on Albeu.com.

❌
❌