Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

“Nuk më ka mbetur edhe shumë kohë”, Ronaldo thotë se rekordet nuk janë më të rëndësishme

1 October 2024 at 14:34

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se çmimet individuale dhe rekordet nuk janë gjëja më rëndësishme me yllin portugez që ka pranuar se atij nuk i ka mbetur edhe shumë kohë para se të pensionohet nga futbolli aktiv.

Në moshën 39-vjeçare, Ronaldo po vazhdon të mos shfaq shenja dobësie. Ai ka shënuar 50 gola për Al Nassr sezonin e kaluar ndërsa golat sërish i ka gjetur edhe në sezonin 2024/2025, madje duke bërë edhe më shumë histori.

“Ne kishim një paraqitje të shkëlqyer, ne krijuam shumë raste shënimi. Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij”.

“Mua ende më pëlqen të luaj futboll dhe nuk e di se sa kohë më ka mbetur në fushë. Gjëja me rëndësishme nuk është që të konsiderohem lojtari më i mirë ose të fitoj çmime”.

“Gjëja më e rëndësishme është ta shijoj dhe të jem i nevojshëm për klubin dhe kombëtaren. Rekordet janë pjesë e imja dhe jam mësuar që t’i thyejë ato.Unë kam ndjerë presion që nga dita e parë dhe mendoj se do ta ndjejë deri në fund”, ka thënë Ronaldo.

Ai sidoqoftë duhet të marrë disa vendime të mëdha për të ardhmen e tij me kontratën e tij tek Al Nassr që skadon në 2025, ndërsa pyetje janë ngritur për aftësinë e tij që të arrijë Botërorin e vitit 2026 me Portugalinë./Telegrafi/

The post “Nuk më ka mbetur edhe shumë kohë”, Ronaldo thotë se rekordet nuk janë më të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Goli i parë me Dinamo Zagrebin, Endrina Elezaj me realizim spektakolar

1 October 2024 at 12:28

Futbollistja kosovare Endrina Elezaj ka gjetur golin e saj të parë tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Elezaj shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portieres kundërshtare që të reagojë.

Ajo paraprakisht kishte qenë pjesë e KFF Mitrovicës aty ku kishte qëndruar për shtatë vite dhe më pas u transferua në Kroaci.

27-vjeçarja tash e disa vite konsiderohet si njëra prej mbrojtëseve të krahut më të mira si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë shqiptar.

Kujtojmë se futbollistja nga Klina është gjithashtu reprezentuese e Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave./Telegrafi/

The post Goli i parë me Dinamo Zagrebin, Endrina Elezaj me realizim spektakolar appeared first on Telegrafi.

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

1 October 2024 at 11:18

Legjenda holandeze Marco van Basten ka kritikuar njërin prej transferimeve të reja të Manchester Unitedit, duke e cilësuar blerjen e tij si ‘nënshkrim idiot’ dhe duke pretenduar se ai ‘nuk është një lojtar i mirë’.

Bëhet fjalë për mesfushorin Manuel Ugarte i cili luajti titullar për herë të parë ndaj Tottenhamit që prej transferimit të tij prej 42 milionë eurosh nga PSG-ja.

Unitedi e mbylli afatin kalimtar veorr me blerjen e uruguaianit, duke menduar se ai do të rregullonte problemet e tyre në mesfushë duke i dhuruar një kontratë pesë vjeçare.

Sidoqoftë, dy herë fituesi i Topit të Artë, Van Basten, nuk u kursye aspak nga fjalët duke kritikuar vendimin e United për të nënshkruar me Ugarten.

“Unë e pash një lojtar të ri duke ecur tek Manchester United, (Manuel) Ugarte, për 50 milionë euro. Si po ecën ai djalosh aty? Është e çuditshme sa shumë ka vendosur (Ten Hag) të investojë në lojtar që nuk janë të mirë”, ka thënë Van Basten.

I transferuar si një mesfushor që prish aksionet e kundërshtarëve, Ugarte pati vështirësi që të përshtatet me ritmin e lojës ndaj Tottenhamit duke u zëvendësuar eventualisht nga Christian Eriksen.

Van Basten në fakt shkoi aq larg sa që tha se Unitedi nuk e ka asnjë super lojtar dhe se askush nuk i udhëheq ata.

“Më thuaj një super lojtar tek Manchester United? Tek çdo klub ju e shihni një super lojtar. Rashford është shumë i keq. Bruno Fernandes është një lojtar i mirë, Onana është një portier i mirë, kaq”.

“Casemiro ka përfunduar. Garnacho është një lojtar mesatar, por askush nuk e udhëheq atë ekip”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë appeared first on Telegrafi.

Barcelona e gjen në Francë zëvendësuesin ideal të Lewandowskit

1 October 2024 at 11:01

Barcelona herët ose vonë do të detyrohet që të përforcojë pozitën e numrit nëntë me Robert Lewandowskin që do të mbush 37 vjet në sezonin e tij të fundit të kontratës.

Sulmuesi polak e pa Vitor Roquen duke u transferuar këtë janar, por duket se blaugranasit nuk janë të bindur nga braziliani i cili iu kushtoi 30 milionë euro.

Kjo do të thotë se ata do të futen në ‘gjueti’ për një tjetër sulmues qendre dhe tani është raportuar se ata janë duke monitoruar yllin e Lille, Jonathan David.

24-vjeçarit do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme dhe duket se qëllimi i tij është që të provojë një eksperiencë të re diku tjetër përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të Lille për ta zgjatur bashkëpunimin.

Mediumi katalanas Sport ka raportuar se ka edhe klube të Ligës Premier që janë të interesuara për shërbimet e kanadezit ndërsa Juventusi është ekipi më aktiv sa i përket interesimit për David.

David ka shënuar 91 gola dhe ka dhuruar 21 asistime në 194 paraqitje për Lille dhe në dy sezonit e fundit ka shënuar nga 26 gola në secilin prej këtyre sezoneve.

Ai gjithashtu e ka aftësinë për të luajtur në pozita të ndryshme në sulm dhe në moshën e tij kjo është një vlerë shtesë të cilën Barcelona e ka pasur të rëndësishme gjatë sezoneve të fundit./Telegrafi/

The post Barcelona e gjen në Francë zëvendësuesin ideal të Lewandowskit appeared first on Telegrafi.

Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë

1 October 2024 at 09:57

Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ku nuk mungoi spektakli e as paraqitjet e mira të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen atje.

Pas paraqitjeve të mira që patën me ekipet respektive, Milot Rashica dhe Fidan Aliti janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.

Rashica shkëlqeu me një asistim në fitoren e thellë të Besiktasit me rezultat 3-0 ndaj Kayserisporit, ndërsa Fidan Aliti ishte një ‘muri i gjallë’ në mbrojtjen e Alanyasporit në fitoren minimale me rezultat 1-0 ndaj Çaykur Rizespor.

Për sulmuesin kosovar ky ishte asistimi i tretë në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon, teksa ka edhe një gol të shënuar.

Sa i përket Alitit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në shtatë xhirot e para për Alanyasporin duke dëshmuar se është një lider i vërtetë në mbrojtjen e tyre.

Rashica do të rikthehet në aksion gjatë javës së ardhshme ku do të presin në shtëpi Eintracht Frankfurtin në kuadër të Ligës së Evropës.

Aliti në anën tjetër do të ketë punë një punë të vështirë me skuadrën e tij Alanyaspor, pasi të dielën do të luajnë në udhëtim tek lideri Galatasaray./Telegrafi/

The post Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë appeared first on Telegrafi.

Ten Hag i përgjigjet direkt pyetjes nëse do të shkarkohet nga Manchester United

1 October 2024 at 07:58

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag i është përgjigjur pyetjeve rreth të ardhmes së tij pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit me rezultat 3-0.

Jo për herë të parë këtë vit, e ardhmja e Ten Hag në ‘Old Trafford’ është vënë nën dyshim në këtë fillim të sezonit në Ligën Premier pasi ka marrë vetëm dy fitore nga gjashtë të mundshme.

United u ndal me barazim në xhiron hapëse të Ligës së Evropës ndaj Twentes, vetëm disa ditë pasi kishin barazuar në udhëtim tek Crystal Palace.

Në një pasdite ‘të zezë’ në Mançester, ekipi i teknikut holandez u mposht me rezultat 3-0 nga Tottenhami në shtëpi falë golave nga Brennan Johnson, Dejan Kulusevski dhe Dominic Solanke.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ten Hag u pyet nëse pronarët mund të kenë pasur ndonjë mendim të dytë.

“Nuk po mendoj për shkarkimin. Ne të gjithë e morëm këtë vendim që të qëndrojmë së bashku në verë si grup i pronarëve si grup i liderëve”.

“Në gjithashtu kemi marrë vendimin, pas një vlerësimi të qartë, çfarë duhet të përmirësojmë si një organizatë dhe si ta konstruktojmë ekipin”.

“Të gjitha vendimet janë marrë së bashku, gjithashtu duke e ditur se do të marrë pak kohë. Ne të gjithë jemi në të njëjtën faqe, në të njëjtën varkë, pronarët, grupi i liderëve, stafi dhe lojtarët gjithashtu”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Ten Hag i përgjigjet direkt pyetjes nëse do të shkarkohet nga Manchester United appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

“Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” – Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë

30 September 2024 at 15:21

Ish-futbollisti i disa skuadrave të njohura kosovare tashmë trajneri Behar Maliqi, ka folur në një podcast për Telegrafin për ndjenjën e të luajturit për Kosovën. Ai ka rrëfyer për emocionet e tij gjatë kohës sa kishte luajtur për ‘Dardanët’ ndërsa ka pasur një mesazh për ata që hezitojnë ta pranojnë Kosovën.

Maliqi ndonëse nuk është paraqitur për Kosovën në ndeshje zyrtare por vetëm në miqësore, ka thënë se përfaqësimi i kombëtares është ndjenja më e mirë që mund ta ketë një futbollist.

“Ndjenja edhe privilegji më i madh në karrierën time ka qenë të jem pjesë e Kosovës edhe vendit, domethënë e kësaj Superlige që kam qenë në vendin tim”, ka thënë fillimisht Maliqi.

“Ajo ka qenë ndjenja dhe e arritura më e madhe. Për fat të keq kam luajtur ndeshje miqësore, nuk kam arritur asnjëherë ta përfaqësoj Kosovën në ndeshje zyrtare e kur i shoh disa lojtarë që po e refuzojnë, apo e shohin për interesa personale, me të vërtetë unë çuditem dhe nuk ua kuptoj logjikën”.

“Më mirë është i pari i vendit tënd aty ku jemi me një vend ku respektohesh dhe vlerësohesh se sa të jesh i fundit e kur e thërrasin njëherë, nuk e thërrasin më dhe harrohesh”.

“Edhe kemi shumë raste konkrete si Mesut Ozil i cili e ka përfaqësu Gjermaninë si e ka përfundu dhe çfarë respekti ia bën Gjermania, çfarë respekti i jep Turqia tani”, deklaroi ai.

“Do iu vjen dita edhe këtyre lojtarëve që nuk po e zgjedhin Kosovën, duke i përjashtuar disa lojtarë që kanë bërë shumë si Xhaka, Shaqiri, por që nuk kanë pasur mundësi, ndërsa këta tjerët për të ardhmen, unë mendoj që nuk kanë arsye pse nuk e zgjedhin sepse primare mendoj se duhet të jetë Kosova pastaj kombëtaret e tjera”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

“Nëse Kosova nuk të fton atëherë është edhe Shqipëria edhe vendet tjera sepse edhe Shqipëria është kombëtarja jonë kështu që është e njëjtë, por që mendoj se primare duhet të jetë Kosova dhe është ndjenja më e mirë për një futbollist. Ndoshta ne që jemi të këtij lloçi e ndjejmë ashtu, ata e përjetojnë pak më ndryshe, por mendoj që është ndjenja më e mirë për një futbollist me përfaqësu kombëtaren”, përfundoi Maliqi.

Më poshtë mund të ndiqni podcastin e plotë të Behar Maliqit për Telegrafin./Telegrafi/

The post “Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” – Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë appeared first on Telegrafi.

Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd

30 September 2024 at 15:03

Manchester United thuhet se po e shikon ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri si kandidat potencial për zëvendësimin e Erik Ten Hag pas fillimit të dobët të sezonit.

Sipas CaughtOffside, presioni mbi supet e Ten Hag po rritet dhe ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’ do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut holandez, pasi disa figura kyçe brenda klubit besojnë se Allegri është profili i duhur për të marrë drejtimin e ekipi.

Manchester United ka marrë vetëm shtatë pikë nga gjashtë xhirot e para në Ligën Premier dhe tashmë janë tetë pikë mbrapa liderit Liverpoolit, ndërsa kanë dështuar gjithashtu të fitojnë ndaj Tëentes në Ligën e Evropës (1-1).

Momentalisht pa ekip pasi u shkarkua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar, Allegri mund të jetë në listën e Unitedit për ta zëvendësuar Ten Hagun nëse ai nuk arrin t’i jap një tjetër fytyrë sezonit të tyre.

Humbja e fundit e ‘Djajve të Kuq’ ndaj Tottenhamit ka ngjallur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij, deri në atë pikë sa që klubi po eksploron disa alternativa të tjera në rast se rezultatet nuk përmirësohen në të ardhmen e afërt.

Klubi anglez po bëhet gati për ballafaqimin me Porton në Ligën e Evropës para se të përballen me Aston Villën dhe Brentfordin në Ligën Premier.

CaughtOffside ka raportuar se Allegri është kandidat i mundshëm që klubi po e vëzhgon ani pse nuk ka pasur bisedime konkrete deri më tani në këtë drejtim./Telegrafi/

The post Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd appeared first on Telegrafi.

Man City përpilon listën prej katër yjeve për ta zëvendësuar Rodrin pas lëndimit të rëndë

30 September 2024 at 09:47

Manchester City tashmë ka konfirmuar se mesfushori Rodri ka pësuar një lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit të djathtë gjatë barazimit 2-2 ndaj Arsenalit.

Në një periudhë afatshkurtër, Mateo Kovacic mund ta mbulojë mungesën e spanjollit, megjithatë drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të futen në treg për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas TEAMtalk, City ka përpiluar një listë prej katër lojtarësh për ta zëvendësuar Rodrin dhe një prej tyre mund t’i befasojë tifozët e Ligës Premier.

Ylli i Interit, Nicolo Barella ka tërhequr interesimin e ‘Qytetarëve’, me Pep Guardiola që tashmë e ka parë vetë se çfarë është në gjendje të bëjë italiani gjatë barazimi 0-0 mes dy skuadrave më herët gjatë këtij muaji.

Pas Barellas dy emrat e radhës në listën e ngushtë të klubit anglez janë Ederson (Atalanta) dhe Adam Wharton (Crystal Palace).

Emri i fundit në listë dhe ndoshta më i ngjashmi në aspektin e lojës me Rodrin është mesfushori i Real Sociedadit, Martin Zubimendi.

25-vjeçari u fut në lojë në pjesën e dytë gjatë finales së Euro 2024 ndaj Anglisë pasi Rodri u largua si i lënduar, duke ndihmuar Spanjën që ta fitojë trofeun.

Zubimendi kishte ‘rrëmbyer’ ballinat gjatë kësaj vere për shkak të interesimit që kishte Liverpooli për të, por që në fund ai vendosi t’i qëndrojë besnik Sociedadit./Telegrafi/

The post Man City përpilon listën prej katër yjeve për ta zëvendësuar Rodrin pas lëndimit të rëndë appeared first on Telegrafi.

Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin afatgjatë të Ter Stegen pas lëndimit të rëndë të gjermanit

30 September 2024 at 07:59

Barcelona tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tyre afatgjatë për Marc-Andre Ter Stegen sipas raportimeve të fundit.

Gjiganti i La Ligas ka qenë i detyruar që të bëjë një blerje emergjente pasi portieri Ter Stegen pësoi një këputje të ligamentit gjatë fitores ndaj Villarrealit të dielën.

Me reprezentuesin gjerman që i është nënshtruar operimit dhe pritet të mbetet për shumë muaj jashtë fushave, Barcelona ka vendosur që ta transferojë Wojciech Szczesnyn në një marrëveshje të përkohshme.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për të ardhmen teksa gazetari Fernando Polo ka pretenduar se ekipi i Hansi Flickut ka identifikuar portugezin Diogo Costa si zëvendësues afatgjatë të gjermanit.

Costa ka qenë shumë i lidhur me një transferim tek Manchester United në të kaluarën, ndërsa tani thuhet se pjesëtarë të rëndësishëm të bordit të Barcelonës e konsiderojnë atë si prioritet për verën e ardhshme.

Në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Getafes mbrëmjen e së mërkures, Hansi Flick ishte pyetur për transferimin e një portieri të ri.

“Unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam. Inaki (Pena) është portieri ynë i parë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Kjo është e tëra çfarë mund të them”, ka thënë tekniku gjerman./Telegrafi/

The post Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin afatgjatë të Ter Stegen pas lëndimit të rëndë të gjermanit appeared first on Telegrafi.

Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen nga klubi në fund të sezonit

29 September 2024 at 23:48

Nga Manchester United pritet që të largohen jo një por dy lojtarë në fund të sezonit pas një raportimi të ri me të përfunduar ndeshje ndaj Twentes, megjithatë, njëri prej tyre mund të largohet që në janar.

Manchester United zhgënjeu në xhiron e parë të Ligës së Evropës duke barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj ekipit holandez Twente.

Një raportim i ri ka bërë me dije se klubi ka planifikuar që të largojë një numër lojtarësh gjatë verës së ardhshme.

Sipas Team Talk, dyshja Christian Eriksen dhe Casemiro me shumë mundësi do të largohen nga ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit.

Në fakt, danezi mund të largohet që në janar, që do të thotë se klubi duhet të bëjë edhe një tjetër blerje në mesfushë pasi siguruan transferimin e Manuel Ugartes nga Paris Saint-Germaini këtë verë.

32-vjeçari ishte bërë pjesë e Unitedit si lojtar i lirë në verën e vitit 2022 dhe ka bërë 77 paraqitje në të gjitha garat për klubin.

Casemiro në ndërkohë tash e disa muaj ka qenë subjekt i spekulimeve për një largim të mundshëm sidomos pas paraqitjes së dobët ndaj Liverpoolit.

Ish-ylli i Real Madridit dështoi që të siguronte largimin gjatë kësaj vere, por ditët e tij tek Unitedi duket se janë të numëruara.

Reprezentuesi brazilian nuk u paraqit fare në ndeshjen ndaj Twentes ndërsa Eriksen u paraqit nga minuta e parë madje kishte shënuar golin e tyre të vetëm në atë ndeshje./Telegrafi/

The post Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen nga klubi në fund të sezonit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ndërpritet derbi Atletico Madrid – Real Madrid, shkak veprimet e tifozëve ndaj Courtois

29 September 2024 at 22:36

Është ndërperë përkohësisht derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit që po zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’

Teksa po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, tifozët e ekipit vendas filluan të hedhnin disa mjete në drejtim të Thibaut Courtois.

Kjo e detyroi gjyqtarin e takimit që ta ndërpresë përkohësisht takimin deri në një vendim të radhës.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, kapiteni Koke dhe trajneri Diego Simeone u futën në fushë në përpjekje për t’i qetësuar tifozët.

Kujtojmë se momentalisht Real Madridi është duke udhëhequr me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Eder Militao në minutën e 64-të./Telegrafi/

⚠ Simeone and Koke ask Atlético fans to stop throwing objects to Courtois… as the game has been currently suspended. pic.twitter.com/0n3deNrwln

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 29, 2024

 

The post Ndërpritet derbi Atletico Madrid – Real Madrid, shkak veprimet e tifozëve ndaj Courtois appeared first on Telegrafi.

Mikel Arteta nuk hezitoi kur iu kërkua të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit për më të mirin

29 September 2024 at 21:49

Mikel Arteta nuk hezitoi që të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Beteja mes Messit dhe Ronaldos i kanë ndarë futbollistët dhe tifozët e futbollit për më shumë se një dekadë.

Kur bie fjala tek golat, Ronaldo qëndron në krye pasi së fundmi është bërë lojtari i parë në histori që kap shifrën e 900 golave zyrtarë.

Sidoqoftë, Messi është fituesi i qartë kur diskutojmë për Topat e Artë, me ish-yllin e Barcelonës që e ka fituar këtë çmim tetë herë në krahasim me Ronaldon që e ka bërë këtë vetëm në pesë raste.

Ani pse të dy tani konsiderohet se e kanë kaluar kulmin e karrierës, debati ende vazhdon dhe Mikel Arteta ka një mendim të fortë për këtë çështje.

“Ka qenë gjithmonë Messi nuk mund ta mohojë. Për mua, për tre djemtë e mi është e njëjta”, ka thënë Arteta fillimisht.

“Është diçka për të cilën ne kemi qenë me të vërtetë me fat që e kemi pasur mundësinë për shumë vite të përjetojmë për mendimin tim lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave”.

“Për mua, duhet të jetë ai sepse, në krahasim me të tjerët diferenca është shumë e madhe”, përfundoi ai.

Arteta nuk ishte takuar asnjëherë me Messin gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, por që u përball me Ronaldon në disa raste sa kishte qenë pjesë e Evertonit./Telegrafi/

The post Mikel Arteta nuk hezitoi kur iu kërkua të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit për më të mirin appeared first on Telegrafi.

Statistikat zbulojnë se kush është lojtari më i mirë i Arsenalit këtë sezon

29 September 2024 at 20:56

Barazimi i Arsenalit me rezultat 2-2 ndaj Manchester Cityt në udhëtim mund të ketë qenë zhgënjyes, por paraqitja e David Rayas e kanë forcuar statusin e tij si lojtari më i mirë i tyre deri tani këtë sezon.

Portieri spanjoll ka një përqindje të jashtëzakonshme prej 93.3 për qind të pritjeve si dhe ka tri porta të pastra në katër ndeshje duke e bërë atë portierin me statistikat më impresive në Ligën Premier dhe në Evropë.

Për të tretën ndeshje radhazi, Raya e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar reflekse të mahnitshme dhe aftësi të pritjes së gjuajtjeve.

Bukayo Saka, ndoshta lojtari më i mirë në Ligën Premier, arriti që të bëjë një asistim ndaj Man Cityt, duke e çuar në 22 numrin e përfshirjes direkt në gol ose asistim ndaj top gjashtë ekipeve më të mira në ligë.

Starti i mirë i Sakas këtë sezon, me pesë gola dhe një asistim në pesë ndeshje të luajtura është vazhdimësi e sezonit 2023/2024.

Sidoqoftë, pritjet heroike të Rayas kanë eklipsuar të gjitha paraqitjet e mira të Sakas, veçanërisht me kapitenin Martin Odegaard që ka mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Forma e jashtëzakonshme e Rayas ka qenë thelbësore për rezultatet e deritanishme të Arsenalit në ligë./Telegrafi/

The post Statistikat zbulojnë se kush është lojtari më i mirë i Arsenalit këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Man City po përgatit ofertën prej 100 milionë eurosh për zëvendësuesin e De Bruynes

29 September 2024 at 20:20

Manchester City po konsideron mundësinë e dërgimit të një oferte prej 100 milionë eurosh për transferimin e Jamal Musialas nga Bayern Munichu, por do të kenë konkurrencë të ashpër nga Real Madridi.

Sipas Team Talk, City po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për transferimin e gjermanit i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026 dhe ende nuk ka hyrë ne negociata për ta zgjatur atë.

Madridi e sheh reprezentuesin gjerman si një zëvendësues të mundshëm për Jude Bellingham, ndërsa City beson se ai mund të shkëlqejë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Ai mund ta zëvendësojë potencialisht Kevin De Bruynen i cili është lidhur fortë së fundmi me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.

Manchester United, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu e kanë monitoruar zhvillimin e tij ndërsa Musiala besohet se është i etur për një kalim në Angli.

Në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon, Musiala ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Sezonin e kaluar, ai shënoi 12 gola dhe dhuroi tetë asistime në 38 ndeshje, para se të shënonte tri herë për Gjermaninë në Euro 2024./Telegrafi/

The post Man City po përgatit ofertën prej 100 milionë eurosh për zëvendësuesin e De Bruynes appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi që ka thyer rekord në Serie A e bën të qartë se ‘ëndërron’ të luajë për Man United

29 September 2024 at 17:45

Një sulmues që ka thyer rekord në Serie A i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për ‘ëndrrën’ që ka për t’u transferuar tek Manchester Unitedi.

Manchester United e transferoi Joshua Zirkzeen nga Bologna gjatë afatit kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e tij për 36.5 milionë euro.

Klubi gjithashtu ka në radhët e saj edhe Rasmus Hojlund i cili u bë pjesë e tyre nga Atalanta për 72 milionë euro në verën e vitit 2023.

Ylli i Lecces, Nikola Krstovic ka thënë se ‘ëndrra’ e tij është që një ditë të luajë për Manchester United. 24-vjeçari i cili shquhet për gjatësinë e tij, u transferua në Serie A nga Dunajska Streda verën e kaluar.

Ai tashmë po luan sezonin e tij të dytë në Itali, por që e ka vendosur si objektiv që në të ardhmen të transferohet në Ligën Premier.

“Pas ndeshjes me Torinon ai (Mirko Vucinic) më tha ‘mendoni për të ardhmen’. Ku nuk do të luaja kurrë? Tek Bari. Ëndrra ime është Manchester United”, ka thënë Krstovic.

“Është vetëm viti im i dytë këtu tek Lecce. Unë jam shumë i lumtur, unë dhe familja ime. Ne kemi miq dhe po e shijojmë këtë, kështu që le të mendojmë për të tashmen”, përfundoi ai.

Pas transferimit të tij tek Lecce për 3.3 milionë euro, Krstovic u bë lojtari i parë në histori të klubit që shënon në tri ndeshjet e tij të para.

Reprezentuesi i Malit të Zi ka nëntë gola dhe dy asistime që prej se u bë pjesë e klubit italian./Telegrafi/

The post Sulmuesi që ka thyer rekord në Serie A e bën të qartë se ‘ëndërron’ të luajë për Man United appeared first on Telegrafi.

Super kompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të Liverpoolit në Ligën Premier

29 September 2024 at 15:23

Një superkompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtar të Ligës Premier, me Manchester Cityn që pritet të sigurojë sërish titullin ndërsa Liverpooli duhet të kënaqet me pozitën e tretë.

BETSiE, sistemi parashikues ka mbledhur të gjitha të dhënat e ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, duke përfshirë edhe fitoren e Liverpoolit me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit.

Sipas simulimit, Manchester City do të fitojë titullin e pestë radhazi me 84.65 pikë, nëntë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Arsenali me 76.6 pikë.

Liverpooli parashikohet që në fund të ketë 75.4 pikë dhe do të përfundojnë në pozitën e tretë, në krahasim me Chelsean që mban pozitën e katërt me 67.3 sosh.

Manchester United dhe Aston Villa pritet që ta kompletojnë top gjashtë, ndërsa Tottenhami do të pozicionohet në të shtatin.

Superkompjuteri gjithashtu ka zbuluar edhe ekipet që do të bien nga liga ku sipas tyre Leicester City, Southamptoni dhe Ipsëich Toën nuk do të arrijnë të sigurojnë mbijetesën.

Renditja përfundimtare e ekipeve sipas superkompjuterit:

1.Manchester City (84.5 pikë)

2.Arsenal (76.6 pikë)

3.Liverpool (75.4 pikë)

4.Chelsea (67.3 pikë)

5.Manchester United (64.0 pikë)

6.Aston Villa (63.0 pikë)

/Telegrafi/

The post Super kompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të Liverpoolit në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se Bellingham është ‘çelësi’ për transferimin e Alexander-Arnold tek Real Madridi

29 September 2024 at 13:53

Një ish-lojtar i Liverpoolit i ka bërë me dije Jude Bellinghamit se ai është pjesa që ka mbetur për ta kompletuar enigmën sa i përket transferimit të Alexander-Arnold tek Real Madridi.

Alexander-Arnold ka më pak se 12 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli dhe duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, ai do të jetë në gjendje që të nënshkruajë marrëveshje me klubin e ri.

Dyert janë hapur për Real Madridin që të bëjë lëvizjen e saj dhe të josh njërin prej lojtarëve më të mirë në botë që t’iu bashkohet atyre.

Teksa Alexander-Arnold ka kujtime të fëmijërisë dhe një lidhje të veçantë me Liverpoolin që mund të bëjë që ai ta përfundojë karrierën atje, Glen Johnson beson se ndikimi i Bellingham mund të ketë një ndikim në vendimin e tij për transferim në kryeqytetin spanjoll.

Dyshja kanë zhvilluar një miqësi tejet të ngushtë gjatë kohës sa kanë qenë të ftuar tek kombëtarja e Anglisë.

“Klubi është 95 për qind jashtë këtij rasti pasi natyrisht, nëse ai bisedon me Jude dhe Jude i tregon atij se sa mirë është atje, atëherë kjo mund të ndikoj në vendimin e tij përfundimtar”.

“Ta mendojmë, nëse Real Madridi telefonon, atëherë ai është vendi ku shumica e lojtarëve duan të shkojnë”.

“Jude mund të jetë pjesa e fundit e enigmës kur bie fjala tek vendimi i Trent, por unë mendoj se Trent do ta pranonte këtë marrëveshje, pavarësisht nëse Jude është atje apo jo”, ka thënë Johnson./Telegrafi/

The post Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se Bellingham është ‘çelësi’ për transferimin e Alexander-Arnold tek Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Fabrizio Romano zbulon prapaskenat se si Man Utd dështoi që ta transferojë top yllin holandez

29 September 2024 at 13:11

Manchester United ka bërë në total pesë transferime gjatë afatit kalimtar veror, por Fabrizio Romano tani ka zbuluar se si klubi anglez dështoi që të siguronte shërbimet e një sulmuesi.

United patën një afat kalimtar mjaft të ngarkuar duke u përforcuar në disa pozita të ndryshme teksa Ten Hag po përpiqej që të ndërtonte një skuadër fituese pasi triumfuan në finale të FA Cup.

Joshua Zirkzee u transferua nga Bologna për 36.5 milionë euro, para se të mposhtin Real Madridin në garën për transferimin e Leny Yoros nga Lille për 52 milionë euro.

‘Djajtë e Kuq’ gjithashtu kompletuan një goditje të dyfishtë nga Bayerni duke transferuar Matthijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui për 50 milionë euro.

Në fund të afatit kalimtar, United transferoi edhe mesfushorin uruguaian Manuel Ugarte nga PSG-ja për shumën e 42 milionë eurove.

Sidoqoftë, ata nuk transferuan çdo lojtar të cilin e kërkuan këtë verë, pasi përpjekjet e tyre për Xavi Simons në fund dolën të ishin të dështuara.

United kanë qenë të interesuar për reprezentuesin holandez i cili ishte po ashtu ka qenë pjesë e Holandës në Euro 2024.

Sipas Fabrizio Romanos, United kishte tentuar të merrte informacion për Simons para Kampionatit Evropian pasi informacioneve se ai ishte i interesuar për një kalim në Angli.

Megjiahtë, transferimi nuk u realizua pasi lojtari në fund shprehu dëshirën që të rikthehet në Gjermani dhe të provojë një eksperiencë të re potencialisht në verën e vitit 2025./Telegrafi/

The post Fabrizio Romano zbulon prapaskenat se si Man Utd dështoi që ta transferojë top yllin holandez appeared first on Telegrafi.

Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit

28 September 2024 at 16:57

Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, teksa Drita  triumfoi me rezultat komod 2-0 ndaj Dukagjinit.

Për triumfin e Ballkanit fillimisht shënoi Sunday Adetunji (10′) për 1-0 pas asistimit të Arbër Potokut.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, therandasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Giovanni Ribeiros (37′) që realizoi për 3-0.

Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë me autorët e njëjtë Giovanni Ribeiro (54′) për 3-0 dhe Sunday Adentuji (66′) për 4-0.

Në sfidën tjetër mes Dukagjinit dhe Dritës ndeshja përfundoi me rezultat komod 2-0 në favor të gjilanasve.

Autor i golit për epërsinë e Dritës ishte Kastriot Selmani që shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.

Golin e qetësisë dhe atë përfundimtar e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 86-të.

Pas javës së shtatë, Ballkani mban pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Drita renditet në pozitën e pestë me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara./Telegrafi/

 

The post Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit appeared first on Telegrafi.

❌
❌