Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Paralajmërimi i SHBA, Izraeli: Asnjë kërcënim ajror nuk është identifikuar nga Irani

By: D Marku
1 October 2024 at 17:30

Ushtria izraelite tha se nuk kishte identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani, pasi SHBA paralajmëroi se Teherani po përgatitej të niste një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.

“Në këtë moment, Izraeli nuk e percepton kërcënimin e afërt nga Irani”, deklaroi të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, shkruan CNN.
Gjatë një video-mesazhi të shkurtër, Hagari u shpreh se avionët ushtarakë izraelitë aktualisht po “skanojnë qiellin” për çdo kërcënim të afërt nga Irani.
“Ne jemi në gatishmëri maksimale si në ofensivë ashtu edhe në mbrojtje,” shtoi Hagari, duke paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit “do të kishte pasoja”.

The post Paralajmërimi i SHBA, Izraeli: Asnjë kërcënim ajror nuk është identifikuar nga Irani appeared first on Albeu.com.

Shawn Mendes flet për ndarjen e dhimbshme nga Camila Cabello

By: D Marku
1 October 2024 at 16:37

Shawn Mendes ka folur për ndarjen e tij nga ish-e dashura, Camila Cabello. 26-vjeçari ishte i ftuar në episodin e fundit të podcast-it “On purpose” dhe ai flet për ndarjen e tij që e shikonte e gjithë bota.

“Dua të them sinqerisht, mendoj se Camila dhe unë kemi bërë punë, duke ruajtur jetën tonë private. Edhe pse kishte miliona njerëz që e komentojnë, është e vështirë të mos prekësh prej saj”, tha Shawn.

“Ndihem si ajo dhe kam punuar jashtëzakonisht për të mbrojtur njëri-tjetrin. Jam duke folur sinqerisht dhe nëse mendoni se nuk jam, nuk dal më në rrjetet sociale”.

Për fund ai theksoi se ata nuk do të bëjnë muzikë më për njëri-tjetrin.

“Unë nuk mendoj se asnjëri prej nesh do të bënte dedikime. Ne e respektojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

“Unë jam me fat që ajo është një grua e mrekullueshme dhe e kujdesshme”.

The post Shawn Mendes flet për ndarjen e dhimbshme nga Camila Cabello appeared first on Albeu.com.

Krizë midis çiftit? E dashura e DiCaprio-s filmohet në Paris, aktori s’shihet askund

By: D Marku
1 October 2024 at 16:05

Vittoria Ceretti, e dashura e Leonardo DiCaprios, është parë në Javën e Modës në Paris.

Modelja 26-vjeçare ka ardhur me një fustan mini rozë, të cilin e ka kombinuar me xhaketë të zezë lëkure, çizme dhe një çantë.
Ajo mori pjesë në shfaqjet e modës në Paris në shoqërinë e Nicole Kidmanit dhe zonjave të tjera të famshme.
DiCaprio nuk erdhi me Vittorian.

Aktori 49-vjeçar nuk u pa askund. DiCaprio, në fakt, e gjeti veten në fokusin e publikut për shkak të regjistrimeve të supozuara që zbulojnë se ai po shoqërohej me Diddyn.

Mësohet se DiCaprio ishte i ftuari i preferuar i Diddyt në festë. Në një klip të vitit 2018, i cili u ripublikua së fundmi, “Vogue” e pyeti Diddy-n se kush ishte numri një në listën e tij të të ftuarve për “partitë e tij të bardha”. Ai u përgjigj: “Leonardo DiCaprio”.

Janë publikuar edhe foto nga “partia e bardhë” e vitit 1998, në të cilat aktori është duke qeshur dhe duke pirë duhan. Megjithatë, një burim i afërt me DiCaprio-n thotë se aktori nuk ka pasur kontakte me Diddyn për vite me rradhë, megjithëse ka prova që të dytë ishin bashkë në Konventën Kombëtare Demokratike më 29 korrik 2004 dhe se aktori ishte në ditëlindjen e 50-të të Diddy-t.

The post Krizë midis çiftit? E dashura e DiCaprio-s filmohet në Paris, aktori s’shihet askund appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

By: D Marku
1 October 2024 at 15:59

Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit.

Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime.
“Bash ku jemi ne, në ato prona bëhet prerje ilegale e drunjve”, thotë 28-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit.

Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

“Kosova – me këtë trend të shfrytëzimit të pyjeve – llogaritet që, brenda dekadës së ardhshme, nuk do të ketë pyje të shëndetshme”, thotë ai, duke treguar se për studimet e kësaj natyre, SLK-ja i dërgon të dhënat për verifikim edhe jashtë vendit.

Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri në një nivel janë të parapara, problemi në Kosovë është se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonjë plan revitalizimi të mirëfilltë të atyre zonave.

“Në vendet e tjera parashihen masat dhe kush do ta menaxhojë hapësirën e shfrytëzuar pyjore dhe kush do ta ripyllëzojë atë hapësirë. E, fatkeqësisht, te ne nuk aplikohet ky sistem”, thotë Foniqi.

SLK-ja, përveç raportimit për këtë fenomen dhe edukimit të të rinjve lidhur me problemet e mjedisit, në kuadër të programeve “Mos e merr malin” dhe “Green Wings” ka filluar edhe mbjelljen e hapësirave të shpyllëzuara.

Fillimisht, anëtarët e kësaj organizate përdorën dronë për të mbjellë fara drunjsh në fshatin Butovc të Prishtinës, ndërsa thonë se do ta kenë edhe një tjetër projekt të tillë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Por, Foniqi insiston se ky problem do të zgjidhej shumë më shpejt nëse institucionet si Agjencia Pyjore e Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndihmojnë në këto iniciativa.

“Institucionet ndoshta hezitojnë të bashkëpunojnë në programe si ‘Green Wings’ për shkak se ne e publikojmë një statistikë të frikshme [për hektarët e tokës së shkatërruar pyjore]”, thotë Foniqi, duke shtuar se në disa programe të tjera, megjithatë, ka pasur bashkëpunime.

MBPZHR-ja, duke iu përgjigjur REL-it, tregoi se Agjencia Pyjore e Kosovës i ka pyllëzuar mbi 140 hektarë gjatë vitit 2023, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve me fidanët e prodhuar nga Instituti i Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Por, nga kjo ministri shprehën shqetësim lidhur me dënimet e shqiptuara, pasi që, siç thanë, “një nga faktorët që ndikon në zvogëlimin e kësaj dukurie, është edhe zbatimi i dënimeve të larta ndaj prerëseve ilegalë nga ana e gjykatave”.

“Dënimet shpeshherë janë të vogla, krahasuar me dëmin që shkaktohet në pyje, pasi që dihet se një dru i prerë ilegalisht, për t’u zëvendësuar me tjetrin nevojiten dhjetëra vite, duke shtuar këtu edhe aspektet tjera të dëmit”, thonë nga MBPZHR-ja dhe shtojnë se duhet të ketë dënime më të ashpra veçanërisht për recedivistët.

Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e tokës pyjore në vend pritet sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kapet duke prerë trungje të drunjve në pyje mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet – varësisht nga sasia e drunjve të prerë.

Policia e Kosovës bëri të ditur për REL-in se gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë kapur 137 persona duke kryer veprën penale të vjedhjes së pyjeve.

REL-i analizoi një pjesë të aktgjykimeve të shpallura nga gjykatat themelore të Kosovës gjatë këtij viti për rastet e vjedhjes së pyjeve.

Nga gjithsej 13 raste të analizuara, 11 prej tyre ishin dënime me gjobë nga 200 deri në 500 euro. Me 400 euro ishte dënuar Sh.Z. në Gjilan, pasi kishte prerë 33.4 metra kub drunj, duke shkaktuar dëm prej 4.511 eurosh.

Me po të njëjtën vlerë ishte dënuar edhe J.B. në Prizren, edhe pse ai kishte shkaktuar dëm më të ulët, të vlerësuar 546 euro. Ndërsa, me 450 euro ishte dënuar M.K. në Ferizaj, pasi kishte shkaktuar dëm prej 290 eurosh.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se shqiptimi i “dënimeve shabllon” është njëri ndër problemet me gjykatat në vend.

“Ka një tendencë të një përcaktimi të disa dënimeve dhe arsyetimeve shabllone për disa fusha të caktuara, pavarësisht që secili rast i ka specifikat e veta”, thotë ai për REL-in.

Në një nga rastet e analizuara nga REL-i, kryesi i veprës penale ishte lëshuar me vetëm vërejtje gjyqësore, pasi i ishte marrë si rrethanë lehtësuese “gjendja e dobët ekonomike”.

Shala nga IKD-ja tregon se Gjykata Supreme parasheh vlerësimin e rrethanave lehtësuese, por shton se gjykatat në Kosovë shpeshherë gabojnë në aplikimin e rrethanave lehtësuese dhe u japin më shumë rëndësi atyre lehtësuese sesa rënduese.

Për më tepër, ai thotë se edhe në disa fusha të tjera, si dhuna në familje apo armëmbajtja pa leje, shqiptimi i dënimeve të ulëta shkakton kryerjen e vazhdueshme të këtyre veprave penale.

“Nuk themi që dënimet duhet të jenë të larta në secilin rast, por dënimet duhet të jenë adekuate, aktgjykimet duhet të jenë të arsyetuara dhe t’u përgjigjen qëllimeve të dënimeve, që janë parandalimi i kryesit dhe dërgimi i mesazhit te shoqëria që t’ia ketë frikën ligjit dhe të mos përfshihet në vepra penale”, thotë Shala.

Sipas të dhënave të marra nga raporti vjetor i monitorimit të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjatë vitit 2023, Departamenti Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti i ka zhvilluar 702 kontrolle dhe i ka sekuestruar 22.7 metra kub masë drunore.

Gjatë kësaj periudhe kohore, MBPZHR-ja ka pranuar 143 aktgjykime për rastet e prerjeve ilegale në pyjet shtetërore. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve ishin parashkruar pasi lëndët ishin vjetruar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shumica e pyjeve në vend janë nën pronësi shtetërore. Por, shkaku i shkatërrimit të tokës pyjore, në mesin e llojeve të pyjeve, kjo agjenci liston edhe një kategori për pyje të degraduara.

Sipas studimeve të SLK-së, degradimi i pyjeve është në nivele më të larta veçanërisht në zonat kufitare të Kosovës, ku monitorimi i pyjeve është më i vogël.

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se, më parë, trungjet e prera të drunjve shiteshin për ngrohje. Por, pas subvencionimit të pajisjeve për ngrohje nga Qeveria e Kosovës, ai thotë se druri përdoret më shumë për industri të ndryshme.

Teksa ndër vite ka parë shkatërrimin e pyjeve në shumë zona të Kosovës, ai shpreson që gjeneratat e reja në vend do të jenë më të vetëdijshme për rëndësinë e pyjeve.

“Pyjet nuk janë vetëm një resurs që mund ta shfrytëzojmë për nevojat tona, por janë edhe resurs për gjeneratat që vijnë pas nesh dhe, njëkohësisht, kujdesen edhe për ajrin e pastër në vendin tonë”, përfundon Foniqi./REL

The post Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar appeared first on Albeu.com.

FOTO+EMRI/ E bujshme! Bëhet publike romanca e re e Elvana Gjatës, shok me Noizyn, partneri i saj është i martuar?

By: D Marku
1 October 2024 at 15:39

Faqja e njohur në rrjetin social Instagram, “Vipat e Bllokut” ka bërë publike për herë të parë se këngëtarja e njohur Elvana Gjata është duke shijuar një romancë të re.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është fakti se partneri i saj është një burrë i martuar. Sipas të njëjtit burim, burri në fjalë është Elson Bajrakurtaj.

Ai është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.

Lajmi është bërë menjëherë viral ndërsa një reagim nga Elvana Gjata nuk ka ardhur ende.

The post FOTO+EMRI/ E bujshme! Bëhet publike romanca e re e Elvana Gjatës, shok me Noizyn, partneri i saj është i martuar? appeared first on Albeu.com.

Njihuni me historinë e indianes Saishwari Patil e cila fiton para duke fjetur

By: D Marku
1 October 2024 at 15:21

Një bankiere me bazë në Bengaluru të Indisë e ka kthyer ëndrrën e saj për të fjetur më shumë në një realitet fitimprurës. Saishwari Patil fitoi titullin ‘Sleep Champion’ në sezonin e tretë të programit të praktikës së gjumit të Wakefit, një nismë fillestare në Bangalore. Patil ishte në mesin e 12 ‘praktikantëve të gjumit’ të zgjedhur për programin, i cili inkurajon individët që vlerësojnë gjumin, por luftojnë për t’i dhënë përparësi, të flenë nga tetë deri në nëntë orë çdo natë.

Praktikantët gjithashtu u inkurajuan të bënin 20-minuta gjum gjatë ditës. Secilit pjesëmarrës iu dha një dyshek dhe një gjurmues gjumi pa kontakt për të monitoruar dhe përmirësuar cilësinë e gjumit. Bëhet e ditur se praktikantët morën pjesë në seminare të udhëhequra nga ekspertë të gjumit për të përmirësuar zakonet e tyre dhe për të rritur shanset e tyre për të fituar titullin e lakmuar ‘Sleep Champion’.

Gjatë tre sezoneve, programi ka tërhequr mbi 1 milion aplikantë dhe ka angazhuar 51 praktikantë. Edicioni i vitit 2024 i Wakefit’s Great Indian Sleep Scorecard zbuloi se gati 50% e indianëve zgjohen duke u ndjerë të lodhur, me shkaqe të zakonshme duke përfshirë orët e gjata të punës, mjediset e dobëta të gjumit, stresin dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Patil theksoi nevojën për disiplinë në gjumë.

“Për të mbajtur një rezultat të mirë, duhet të jeni konsistent me orarin tuaj të gjumit dhe zgjimit, që do të thotë të reduktoni aktivitetet e natës vonë, si qëndrimi i tepër në rrjete sociale. Është e vështirë të thyesh këto zakone, por ia vlen.”

The post Njihuni me historinë e indianes Saishwari Patil e cila fiton para duke fjetur appeared first on Albeu.com.

Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm

By: D Marku
1 October 2024 at 14:30

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik tashmë dihet se janë bashkë prej disa muajsh, ku po kalojnë një periudhë të mirë në krahët e njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë në vëmendje të mediave e publikut që kur u bë zyrtarizimi i romancës së tyre.

Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me të dhe takimin e parë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.

Haziri thekson se për të janë të jashtëzakonshëm dhe se i pëlqejnë se përcjellin mesazhe.

“Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm. Më ka bërë që t’i dëgjoj shumë. Edhe bashkëpunimet, por në veçanti porositë, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, më urban më drejtpërdrejtë. Është pjesë e gjeneratës së vet”, u shpreh ai.

Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.

The post Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm appeared first on Albeu.com.

Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

By: D Marku
1 October 2024 at 14:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në takim, presidentja Osmani kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

“Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë ishin gjithashtu tema të diskutimit të Presidentes Osmani dhe ministres Baerbock”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj.

Në këtë kontekst, presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

The post Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës

By: D Marku
1 October 2024 at 13:55

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetër t’i shikojmë në këtë stinë, për të përkuar me atmosferën e ngjyrave të vjeshtës.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur disa seriale që do t’ju japin një lloj ngrohtësie gjatë kësaj stine që ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

Nëse po kërkoni drama me aksione të ulëta, hijeshi në qytet të vogël, dialog gazmor dhe një temë që do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e një kafeje, atëherë shikojeni.

Gossip Girl

Nëse nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atëherë seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojë ato se çfarë kërkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo që ka parë serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojë ta shikoni, e sidomos gjatë kësaj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

Gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit, “Friends” është do të zgjidhja e duhur për ta shikuar në këto dy stinë.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht është zgjidhje ideale për ta shikuar gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod…e keni menduar gabim.

Stranger Things është një seri që i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhën e fëmijëve përpara iPad-ëve dhe iPhone-ve – kur fëmijët thjesht do të ngasin biçikletat e tyre nëpër qytet duke shpëtuar botën.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e përzemërt për një grup adoleshentësh të rritur në Irlandën e Veriut në vitet ’90 është jashtëzakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

The post Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota

By: D Marku
1 October 2024 at 13:35

Porti i Durrësit vijon të mbetet destinacioni i kroçerave të huaja edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Mëngjesin e sotëm në port mbërriti kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 650 turistë nga e gjithë bota, 450 prej të cilëve amerikanë, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit si dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës dhe Beratit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “edhe pse zyrtarisht jemi në muajt e vjeshtës, kroçerat turistike vijojnë të ndalen në vendin tonë, duke e integruar atë çdo vit e më shumë në itineraret e tyre në Adriatik”.

“Seven Seas Voyager” ndalet në Durrës pas vizitës në ishullin grek të Korfuzit, për të vijuar më tej turin në brigjet e Kroacisë.
Anija turistike “Seven Seas Voyager” lundron nën flamurin e Bahamas dhe ka një gjatësi prej 206,5 metra dhe gjerësi rreth 30 metra.

The post Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota appeared first on Albeu.com.

Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat

By: D Marku
1 October 2024 at 12:06

Artistja Britney Spears ka djegur qerpikët dhe vetullat gjatë ndezjes së oxhakut. Po ashtu, një pjesë e flokëve të saj mori flakë.

Këtë e ka ndarë këngëtarja përmes një në Instagram Stories, ku tregon se ndezjen e oxhakut zakonisht ua lë rojave të saj të sigurisë, por këtë herë e ka provuar vetë.
“Shpërtheu në fytyrën time”, tha ajo për zjarrin, i cili ia dogji qerpikët dhe vetullat.

Këngëtarja ka thënë më tej se do të shkonte në urgjencë pasi i dhembte shumë fytyra. “Më dhemb të prek telefonin tim, më dhemb të vendos akull në fytyrën time”, tha Spears.

Pas rreth gjashtë deri në shtatë orë, këngëtarja vendosi të merrte tre qetësues dhe të flinte.

“Gjithçka është në rregull tani. Gjëra të tilla ndodhin”, përfundoi ajo.

The post Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

By: D Marku
1 October 2024 at 11:47

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një Instastory ku përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit P-Diddy. Ajo shkruan se njeh disa shqiptare që janë sinonim i Diddy.

’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela në Instastory.
Pra, me këtë nënkuptohet se edhe në Shqipëri ka personazhe të njohur e me pushtet, që kanë kryer skandale si ai i reperit Diddy.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim. Diddy, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me vajza të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.

Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.

The post FOTO/ Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy appeared first on Albeu.com.

“Më mbron Zoti”, Georgina “rrëfehet” frikshëm: Kam parë djallin! Besoj te forcat e errëta, por …

By: D Marku
1 October 2024 at 11:21

Georgina Rodriguez, e fejuara e C.Ronaldo, ka bërë jo pak bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e Netflix ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, madje bukuroshja ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.
Në një nga episodet që po shfaqet në Netflix, në dokumentarin që i kushtohet jetës së sajë, Georgina ka zbuluar në detaje se çfarë i ndodhi:
“Një ditë po ushqehesha vetëm në shtëpinë, papritur ngrita kokën dhe pashë një fytyrë, me sy, shpatulla dhe brirë. Thashë me vete:: Au, duket si djalli. Unë besoj se forcat errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh Georgina.
Në deklaratën e sajë, Gerogina shtoi se edhe fëmijët e kanë ndjerë prezencën e kësaj force të errët, duke e cilësuar si “monstra”.

The post “Më mbron Zoti”, Georgina “rrëfehet” frikshëm: Kam parë djallin! Besoj te forcat e errëta, por … appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris

By: D Marku
30 September 2024 at 19:55

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit.

Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë.

Super-modelja gjithashtu mori pjesë në ‘after-partyn’ e brendit Saint Laurent, ku u prit jashtë eventit nga dhjetëra adhurues të saj.

Me të mbërritur në event, fansat e saj brohoritnin fjalët, ‘Liri Palestinës’, gjë që emocioni edhe vetë Bella Hadid-in, e cila po ashtu përsëriti këto fjalë.

Ajo është një avokuese e madhe e kësaj kauze, duke qenë se babai i saj është palestinez.

Super-modelja dha autografe për fansat e saj derisa pozoi edhe për foto me ta.

@taiebgedeon

#bellahadid arrives at the YSL after party #pourtoii #fyp

♬ son original – GÉDÉON TAIEB

 

The post Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin

By: D Marku
30 September 2024 at 19:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, mbajti një ligjëratë në New Haven, ku foli për progresin demokratik të Kosovës dhe rrezikun në rritje nga Rusia dhe Serbia.

Kurti theksoi se Kosova është ndër vendet që iu bashkua sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke vënë në pah se Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ai përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre nuk është thjesht historik apo fetar, por i bazuar në interesa ekonomike dhe ideologjike.

Sipas tij, Rusia ka një kontroll të madh mbi industrinë energjetike serbe, dhe investimet ruse në Serbi janë rritur ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.

Kurti shtoi se ndikimi rus në Serbi shtrihet përtej sektorit të energjisë, duke përfshirë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk ka kundërshtuar asnjëherë agresionet e saj, përfshirë luftën në Gjeorgji dhe pushtimin e Ukrainës në vitin 2014.

Gjithashtu, Kurti vuri në dukje edhe rolin e Kinës si partner kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së.

 

The post Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

By: D Marku
30 September 2024 at 19:44

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy? Kjo mbetet per tu pare.

 

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë

By: D Marku
30 September 2024 at 19:39

Kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother VIP, si për edicionin e Kosovës e ashtu edhe për të Shqipërisë, por ende asgjë konkrete.

Pyetjes së famshme nëse do të merrte pjesë nuk iu shmang dot as Albano Bogdo. Aktori ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet’” nga Robert Berisha dhe tha se e ka marrë ftesën në BBV2 kur ishte edhe Luizi.

Ai sqaron se asokohe pranoi, por i duhej të prishte kontratën me “Klanifornian” që transmetohej në Tv Klan e cila do të kushtonte më shumë sesa çmimi i madh.

“Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë.”

The post “Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë appeared first on Albeu.com.

SHBA dërgon mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

By: D Marku
30 September 2024 at 19:03

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “disa mijëra” trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë – dhe ata do të jenë të përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, thotë Pentagoni.

Skuadriljet e shumta të avionëve luftarakë dhe personeli i nevojshëm për t’i mbështetur ata do të përbëjnë praninë e shtuar, tha zëdhënësja Sabrina Singh.

Avionët fillimisht supozohej të zëvendësonin skuadriljet tashmë atje, por tani të dy do të qëndrojnë në vend për të dyfishuar fuqinë ajrore.

 

The post SHBA dërgon mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ merr nënshtetësi të re

By: D Marku
30 September 2024 at 17:10

Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Lumbardh Salihu ka dhënë një lajm të rëndësishëm në Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi të letërnjoftimit duke bërë të ditur se tashmë ka dhe nënshtetësinë kosovare.

Officiel Kosovar”- shkruan ai teksa tregon edhe leje-qëndrimin.

Kujtojmë se Lumbardhi luante si mesfushor sulmues për klubin austriak FC Mistelbach.

The post Fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ merr nënshtetësi të re appeared first on Albeu.com.

Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca

By: D Marku
30 September 2024 at 16:46

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Në seancën me Sekretaren e Komisionit të Venecias, Basha e vuri theksin tek nevoja për të çuar përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca.

Basha gjithashtu foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

“Në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit antimafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri”, shkroi Basha.

The post Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca appeared first on Albeu.com.

❌
❌