Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:55

Në Gjirokastër janë rikthyer vatrat e zjarreve ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe bujaësore të mbjella me lajthi në zonën e Odries.

Zjarri u shfaq rreth orës 15:25 në rrethinat e fshatit “Andon Poçi”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe 1 automjet mbështetës me 6 efektivë.

Zjarri ndodhej në krahun jugor të fshatit dhe për shkak të bimësisë dhe favorizimit nga era flakët rrezikonin të përhapeshin në dy parcela të mbjella me lajthi që ndodheshin në këtë zonë.

Falë ndërhyrjes në kohë u bë e mundur izolimi i zjarrit në blloqet me lajthi dhe fikja e plotë e tij.

U dogj një sipërfaqe me barëra e shkurre ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë tokën me lajthi appeared first on Euronews Albania.

Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:48

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave e tyre në Lindjen e Mesme për “disa mijëra”, duke sjellë njësi të reja dhe duke i zgjeruar disa nga njësitë që tashmë ishin të dislokuara atje, tha Pentagoni.

Rritja e pranisë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë konflikti në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, duke ngritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

“Një numër i caktuar njësish të dislokuara tashmë në rajonin e Lindjes së Mesme… do të zgjerohen, dhe forcat që ishin të destinuara t’i zëvendësonin njësitë ekzistuese tani do të shtohen në vend se të zëvendësojnë [ato ekzistuese]”, tha zëdhënësja e nëndegës së shtypit të Pentagonit, Sabrina Singh.

“Këto forca të shtuar përfshijnë avionët luftarakë F-16, F-15E, A-10, F-22 dhe personelin përkatës”, tha Singh, duke shtuar se, si rezultat, SHBA-ja do të ketë “disa mijëra” ushtarë më shumë në rajon.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi të martën se tre skuadra shtesë avionësh luftarakë po arrinin në rajon, ndërsa një skuadër tjetër ishte tashmë e pranishme.

Izraeli njoftoi të martën se ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e kishte informuar sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, mbi operacionet tokësore “të lokalizuara dhe të shënjestruara” që kishin për objektiv pozitat e Hezbollahut në Jug të Libanit.

Austin tha se mbrëmjen e kaluar kishte ofruar mbështetje për Gallant për “zhbllokimin e infrastrukturës sulmuese” të Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.

Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin për “pasoja serioze” nëse ai godet drejtpërdrejt Izraelin në përgjigje të sulmeve ndaj grupit militant të mbështetur nga Teherani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti në rritje Izreal-Hezbollah, SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:24

Arkeologët që punojnë në Peru, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, kanë zbuluar 303 simbole gjigante të panjohura më parë, të gdhendura në shkretëtirën Nazca.

Gjetjet përfshijnë zogj, bimë, merimanga, figura njerëzore me mbulesa koke, koka të prera dhe një orkë me thikë.

Sipas mediave të huaja, zbulimi pothuajse dyfishon numrin e gjeoglifeve të njohura të Nazca-s , vepra arti misterioze të formuara në tokë nga lëvizja e gurëve ose zhavorrit që datojnë rreth 2000 vjet më parë.

Gjetjet e studiuesve hedhin dritë mbi qëllimin enigmatik të simboleve.

Të vendosura 50 kilometra në brendësi të bregut jugor të Perusë, simbolet e mëdha u gjetën në shkretëtirë duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Rreth 500 metra mbi nivelin e detit, gjeoglifet i kanë mbijetuar epokave.

Shkalla e gjetjeve të reja është rritur vitet e fundit, me një mesatare prej 19 gjeoglife të gjetur çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2020.

Përdorimi i AI ka ndikuar në rritjen e numrit të simboleve si dhe premton “një revolucion në zbulimet arkeologjike.

Studiuesit vunë në dukje se përdorimi i AI ngushtoi kërkimin për gjetjen e simboleve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca appeared first on Euronews Albania.

“Porta e poezisë elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitë e këtij edicioni

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:15

Nën tingujt e violinës së maestro Zeqir Sulkuqi, në teatrin “Skampa” Elbasan u zhvillua edicioni i katërt i “Porta e Poezisë Elbasanase”.

Nën regjinë e Egla Cenos, dhe një skenografi sa magjike aq edhe domethënëse u prezantuan mbi 20 poezi vetem të poetëve të Qarkut Elbasan.

Intepretimi nga regjisoria Ceno shoqëruar me tinguj e violinës bënë që të gjithë poezitë të duartrokiteshin nga publiku.

Maestro Zeqir Sulkuqi tregoi për Euronews Albania pse është e veçantë për të kjo pjesmarrje.

“Për mua bën pjesë ne një eksperiencë shumë të bukur, që unë e kam provuar dhe herë tjetër por si këtë rradhë do të thosha që është një organizim apsolut. Elbasani ka poetë të mrekullueshëm dhe i ka pasur keto prej vitesh dhe sot ne do të bëjmë një prezantim të krijimtarisë së tyre me të bukur,” –u shpreh Sulkuqi.

Risitë e edicionit të katërt i tregon regjisorja, e cila thotë se kur fjala dhe tingulli bëhen bashkë çdo gjë është me e bukur.

“Kemi ardhur në edicionin e katër PEPE, “Porta E Poezisë Elbasan”, që merret eksluzivisht me poetët dhe poezitë që poetët e Elbasanit shkuajnë.  Për mua është nder dhe fat i madh të ndaj skenën me maestro Zeqir Sulkuqin. Risia është që fjala dhe tingulli bëhen bashkë. 01:36 Kemi me tepër se 20 poetë të Elbasanit në këtë edicion dhe poezitë janë përzgjidhur nga Klubi i Krijuesve Elbasan me shumë kujdes,” –tha Ceno.

Sulkuqi, me intepretimin ne violinë por edhe gjatë shfaqjes vuri në dukje se poetët janë më afër paqes se askush tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Porta e poezisë elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitë e këtij edicioni appeared first on Euronews Albania.

Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 17:02

Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse.

Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicen e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat appeared first on Euronews Albania.

1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 16:47

Elbasani u përzgjodh mes qyteteve të Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të lançuar fushatën kombëtare të Tetorit rozë për parandalimin dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit me sloganin “Ia vlen të jetosh”.

1 në 8 gra rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se duhet t’ja themi edhe vetë vetes, jo vetëm në Tetor, por në çdo fillim muaji, në çdo fillim dite e jave. Duhet t’ja kujtojmë vetes se “Ia vlen të jetosh” çdo sekond. E që të mund të jetosh duhet të parandalosh. E që të mund të parandalosh, duhet të kontrollohesh dhe të kurohesh në kohën e duhur,” –u shpreh ministrja Albana Koçiu.

Përgjatë 31 ditëve të tetorit, në të gjithë Shqipërinë do të ofrohen mamografi falas edhe pa nevojën e ndjekjes së sistemit të referimit.

“Vajzat dhe gratë e moshës 30- 50 vjeç do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç, do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në E-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës,” –sqaroi Koçiu.

Në shërbim të zonave të thella do të jenë edhe mamografitë e lëvizshme.

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë vendin janë kryer 25 mijë mamografi nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit appeared first on Euronews Albania.

E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 16:00

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Shqipëri,  Nancy VanHorn.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.

Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

The post E ngarkuara me Punë e SHBA takim me gjyqtarët e Kushtetueses, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:53

Një dorezë boksi e veshur nga Muhammad Ali pritet të shitet për miliona paund kur të dalë në ankand.

Dorez e boksit të dorës së majtë, Baily’s of Glastonbury, u vesh nga Ali gjatë duelit të tij në vitin 1963 kundër Henry Cooper.

Dueli i vitit 1963 ka hyrë në historinë e boksit për disa arsye.

Së pari është ajo që çoi në një kërkesë që të disponohen një palë doreza shtesë boksi.

Për më tepër, është e dukshme si një luftë e rrallë, një nga vetëm katër duelet, në të cilën Ali u rrëzua në ring.

Edhe pse përfundimisht Ali u shpall fitues pas raundit të pestë.

Tani, doreza e kuqe e lëkurës së deleve nga ajo lojë është në ankand nga Stuart Bull Auctions.

“Unë deklaroj se kjo dorezë është e vërtetë. Unë kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për rëndësinë, sigurinë dhe prejardhjen e saj”, tha në një letër Richard Mayers, drejtor menaxhues i Baily, i cili prodhoi dorezën origjinale.

Ankandi online , i cili përfundon më 31 tetor, pritet të arrijë midis 4-6 milionë paund (4,8-7,2 milionë euro).

Besohet se doreza e dorës së djathtë nga boksieri aktualisht i përket një anëtari të familjes mbretërore të Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Doreza e boksierit të famshëm Muhamed Ali del në ankand, ja çmimi i saj appeared first on Euronews Albania.

“Gjyqësori është nën sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbështetjen tuaj

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:40

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte pjesë e takimit të Asamblesë Politike të PPE në Bruksel këtë të martë.

Në fjalën e tij, Bylykabshi është ndalur në tre pika kryesore sa i takon ngjarjeve të fundit për të cilat opozita do të organizojë edhe një aksion politik, duke përfshirë injorimet e vendimeve të Gjyktyës Kushtetuese, presionin e qeverisë mbi median dhe kontrollin politik mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Ne e kuptojmë se ndonjëherë është e vështirë të kuptosh dhe të besosh atë që po ndodh në Shqipëri. Propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnë një fasadë vezulluese. Por, përtej lajmeve për lulëzimin e turizmit dhe gjesteve pompoze të kryeministrit Rama me liderët europianë, ekziston një realitet i ashpër i bashkëpunimit të pushtetit shtetëror, politikës dhe krimit të organizuar.

  • Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.
  • Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.
  • Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.” -u shpreh Bylykbashi.

Ndërkaq nënkryetari është shprehur se nisur nga këto tre pika, rikthimi i PArtisë Demokratike në këto forume në PPE është i rëndësishëm për të adresuar edhe çështje të tjera me të cilat po përballet ky subjekt, përfshirë këtu arrestimin e deputetit Ervin Salianji, kryetarit të bashkisë Himarë, Fredi Beleri(dy ditë para zgjedhjeve) dhe vendosjen në arrest shtëpie për kreun e PD, Sali Berisha.

“Për momentin, tre figura politike të opozitës janë në arrest politik ose në burg; dy janë deputetë të grupit parlamentar të partisë demokratike.

  1. Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.
  2. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.
  3. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.
Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama.

Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit,” -tha ai.

The post “Gjyqësori është nën sundimin politik”, Bylykbashi nga PPE: Duam mbështetjen tuaj appeared first on Euronews Albania.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:18

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov njoftoi këtë të martë se i ka paraqitur një kërkesë Kabinetit të Ministrave të vendit për shkarkimin e katër zyrtarëve ushtarakë.

Sipas një deklarate të postuar në Facebook nga ministri, shkarkimet përfshijnë Stanislav Haider, Oleksandr Serhiy, Yuriy Dzhygyr dhe Liudmila Darahan.

“Sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës – Forcat e Armatosura, Drejtoria kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimi Special i Transportit Shtetëror – është një perimetër i mbyllur gjatë gjendjes ushtarake. Kjo do të thotë që të gjitha proceset brenda duhet të jenë të qarta dhe të kontrolluara. Çdo përpjekje për të ndikuar tek ata, qoftë e jashtme apo e brendshme, është e papranueshme”, ka thënë Umerov, duke mos sqaruar arsyet specifike për shkarkimin e tyre.

Ai tha gjithashtu se do të informojë opinionin për emërimet e reja, përfshirë ato që kanë të bëjnë me deputetët e tij.

Që nga marrja e rolit të tij në shtator 2023, Umerov ka theksuar se lufta kundër korrupsionit do të jetë përparësia e tij kryesore gjatë kohës që është në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkon papritur 4 zyrtarë ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë

By: Fia Nelaj
1 October 2024 at 15:05

NATO tha të hënën se rreth 200 personel nga Forca Aleate e Reagimit (ARF) e formuar së fundmi do të dislokohen në Ballkanin Perëndimor midis 30 shtatorit dhe 16 tetorit.

Personeli do të vendoset “për të kryer trajnime për të siguruar gatishmërinë e tij dhe për të mbështetur Forcën e Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO”, thuhet në një deklaratë të Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli.

Në deklaratë theksohet se ky është misioni i parë operacional i FSHSH-së që nga themelimi i saj në korrik të këtij viti.

“Një kontingjent ushtarak i Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së prej rreth 50 vetësh do të jetë në Kosovë dhe një nyje komanduese me rreth 150 personel do të krijohet në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Duke vënë në dukje se forcat e dislokuara do të kryejnë stërvitje trajnimi për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për të mobilizuar shpejt një forcë më të madhe, ai shtoi se një pjesë e shtabit të FSHP-së do të integrohet përkohësisht në strukturat komanduese dhe kontrolluese të KFOR-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forca e reagimit të NATO dislokohen në Ballkanin Perëndimor, shkak stërvitja rutinë appeared first on Euronews Albania.

Sejko: Stabiliteti i çmimeve, fokusi kryesor

1 October 2024 at 15:47

Nga Gazeta ‘SI’ – Guvernatori Gent Sejko ishte i pranishëm në një konferencë në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se pavarësisht sfidave, bankat duhet të mbeten të përqendruara në objektivin tonë parësor, atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Sejko tha se përgjegjësia e bankave po zgjerohet përtej fokusit tradicional në politikën monetare dhe se po përballen edhe me shqetësimet e ndryshimeve klimatike apo monedhave digjitale. 

Guvernatori shtoi se stabiliteti financiar afatgjatë mund të rritet, duke integruar me kujdes këto mandate dytësore.

“Jetojmë në një botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida, të cilat janë njëkohësisht komplekse dhe të ndërlidhura. Përparimi i shpejtë në teknologjinë financiare dhe bankingun digjital, ndryshimet klimatike, tendencat e rënduara demografike, si dhe një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më i ndërlikuar, po vë në provë ekonomitë, shoqëritë dhe paradigmat mbizotëruese të politikave tona. Si bankierë qendrorë nuk mund të qëndrojmë mospërfillës ndaj këtyre sfidave. Ato paraqesin problem serioz për mandatet tona dhe kuadrin e politikave që ndjekim.

Gjatë panelit, Guvernatori prezantoi progresin e kryer nga Banka e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në fusha si ajo e mbikëqyrjes bankare dhe ajo e sistemeve të pagesave. Në kuadër të kësaj të fundit, ai u ndal në reformat e nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave, me synim përafrimin e mëtejshëm të tyre me sistemin e pagesave të Eurozonës (SEPA).

The post Sejko: Stabiliteti i çmimeve, fokusi kryesor appeared first on Gazeta Si.

Ankthi i vjeshtës, çfarë e shkakton dhe si ta përballoni?

By: Ela
1 October 2024 at 15:26

Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm dhe shumë as mund të mos arrijnë ta kuptojnë që po kalojnë këtë gjendje. Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit. Me kalimin e kohës mund të bëhet i […]

The post Ankthi i vjeshtës, çfarë e shkakton dhe si ta përballoni? appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Përmet, 4 të plagosur

By: Ela
1 October 2024 at 15:17

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 4 qytetarë. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

The post Aksident në Përmet, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sigurimet/ Kompanitë arkëtuan 16.3 mld lekë në 8 muaj. Rriten dëmshpërblimet për aksidentet

1 October 2024 at 14:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e sigurimit arkëtuan 16.3 mld lekë të ardhura për 8 mujorin janar-gusht 2024.

Të ardhurat janë rritur me 6.6% nga një vit më parë, ndërsa numri i kontratave të lidhur me 8.3%, duke kaluar shifrën 1 mln.

91.85% e kontratave ishin sigurime jo-jetë. Më shumë se 60% e tregut i përket sigurimeve të detyrueshme, kryesisht atyre motorike.

Sigurimi motorik i detyrueshëm u rrit me 8.3% gjatë periudhës dhe arkëtoi më shumë se 9.8 mld lekë.  

Nga ana tjetër sigurimi vullnetar arkëtoi 6.5 mld lekë të ardhura me rritje 4.26%. 2.8 mld lekë u sigurua nga portofoli i sigurimit të pronës, Përgjegjësive, Garancive. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – gusht 2024, vihet re një rritje prej 3.51% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – gusht 2024, arritën në rreth 993 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.8% në krahasim me periudhën  janar – gusht 2023

Gjatë periudhës janar – gusht 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5.6 mld lekë ose 29% më shumë se një vit më parë.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – gusht 2024 kapën vlerën 4 mld lekëve, duke pësuar një rritje me rreth 29.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Sigurimet/ Kompanitë arkëtuan 16.3 mld lekë në 8 muaj. Rriten dëmshpërblimet për aksidentet appeared first on Gazeta Si.

Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg

By: Ela
1 October 2024 at 14:42

Ervin Salianji i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg ose ta shtyjë atë me 3 muaj. Në shkresë argumentohet ndër të tjera se pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i […]

The post Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg appeared first on BoldNews.al.

Ndihmësi ligjor, Periand Teta konfirmohet në detyrë

By: Ela
1 October 2024 at 14:25

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta u konfirmua në detyrë të martën më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një sesance dëgjimore gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa […]

The post Ndihmësi ligjor, Periand Teta konfirmohet në detyrë appeared first on BoldNews.al.

Mashtruan klientët e agjencisë turistike në Tiranë dhe u morën 15 mijë €, arrestohen 2 të rinjtë

By: Ela
1 October 2024 at 14:03

Dy punonjës të një agjencie turistike kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë mashtruar dhjetëra klientë të biznesit ku punonin. K. K. (22 vjeç) dhe R. H. (24 vjeç), dyshohet se kanë mashtruar klientët duke përfituar rreth 15,000 euro përmes rezervimeve false të biletave dhe akomodimit. Ata akuzohen nga policia […]

The post Mashtruan klientët e agjencisë turistike në Tiranë dhe u morën 15 mijë €, arrestohen 2 të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Asgjësohen 2532 bimë kanabisi në Shkodër, sekuestrohen 23 kg në proces tharjeje – VIDEO

By: Ela
1 October 2024 at 13:50

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit antikanabis “Territor i pastër”, ka asgjësuar 2532 bimë kanabisi dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. “Në kuadër të një operacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen […]

The post Asgjësohen 2532 bimë kanabisi në Shkodër, sekuestrohen 23 kg në proces tharjeje – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌