Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Ia sjelli fatin CSKA Sofjes, Zymer Bytyqi flet për pritjen në klubin e ri, objektivat personale dhe ato ekipore

1 October 2024 at 15:51

Zymer Bytyqi ka qëndruar rreth katër muaj pa klub, pasi prishi kontratën me skuadrën turke Antalyaspor për shkak se nuk i ishin paguar pagat.

Megjithatë pas shumë ofertave që kishte, ai ka zgjedhur gjigantin bullgar CSKA Sofja, ku duket se i ka sjell fat të mirë kësaj skuadre.

Pas pesë humbjeve radhazi, CSKA Sofja është rikthyer te fitoret duke marrë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit, derisa Bytyqi u inkuadrua nga banka rezervë.

Ylli dardan ka folur për Telegrafin rreth aventurës bullgare, duke thënë se pritje i është bërë shumë e mirë.

“Jam befasuar shumë për të mirë nga pritja që më është bërë. CSKA Sofja është klubi më i madh në Bullgari dhe është një klub shumë profesionist me tifozë të shumtë”.

“Atmosfera në klub është rikthyer pas dy fitoreve radhazi dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”, deklaroi Bytyqi.

Ka vite që titulli nuk fitohet nga CSKA Sofja, derisa Bytyqi thotë se qëllimi i klubit është ta thyej dominimin disa vjeçar të Ludogoretsit.

“Sigurisht që të gjithë flasin për titullin, pasi ka kaluar kohë e gjatë nga hera e fundit kur është fituar. Klubi ka bërë investime të rëndësishme dhe kemi një skuadër shumë të fortë. Momentin që komponohet gjithë ekipi atëherë do të jemi edhe më të fortë dhe nuk është i pamundur titulli”, thotë Bytyqi.

Objektivat me klubin janë të futen në Play-Off dhe pastaj të synojnë fitimin e trofeve.

“Sigurisht që duhet të futemi në ‘Play-Off’, pastaj do të luftojmë me skuadrat më të forta dhe qëllimi mbetet të fitojmë trofe”, tha Bytyqi që foli edhe për objektivat personale.

“Puna ime si sulmues është të shënoj gola, të asistoj, por edhe të krijoj raste të mëdha për skuadrën. Nuk i kam vendosur ende numra vetës pasi duhet të jem në formën më të mirë pastaj vinë golat e asistime”, vazhdoi tutje Bytyqi.

Për të shumë më e lehtë ka qenë të ambientohet te klubi dhe në kryeqytetin bullgar, pasi aty ka gjetur bashkëkombësin e tij, Lumbardh Dellova.

“Dellova më ka ftuar edhe më parë që t’i bashkohem CSKA. Megjithatë jam shumë i lumtur që e gjeta këtu pasi më ka ndihmuar shumë si në klub ashtu edhe jashtë. Është shumë mirë kur dy bashkëkombës janë në një skuadër pasi këtë e kam përjetuar edhe në klubet e mëparshme ku kam luajtur si Antalyaspor, Konyaspor, Viking e Olympiacos”,vazhdon tutje Bytyqi.

Krejt në fund ai flet edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku pret fillimisht ta rikthejë formën më të mirë dhe pastaj të përfshihet në listë.

“Vazhdimisht më kanë kontaktuar nga Kosova për të më pyetur për formën, ecurinë dhe të gjitha. Për mua si futbollist nuk ka krenari më të madhe se sa ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës”.

“Sa herë që më është kërkuar ndihma ime unë kam qenë i gatshëm dhe gjithmonë do të jem. Pres me padurim të rikthehem në Kombëtare dhe të arrijmë së bashku suksese të reja”, përfundoi ylli dardan.

Bytyqi në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar me CSKA Sofjen ku ka pasur paraqitje shumë të mira me kampionin e shumëfishtë të Bullgarisë. /Telegrafi/

The post Ia sjelli fatin CSKA Sofjes, Zymer Bytyqi flet për pritjen në klubin e ri, objektivat personale dhe ato ekipore appeared first on Telegrafi.

Kush do ta zëvendësoj të lënduarin Rodri? Një lojtar i Cityt thotë se është 100 për qind i gatshëm

1 October 2024 at 14:50

Ylli i Manchester City dhe i Spanjës, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2023/24, pasi iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim ACL të marrë gjatë ndeshjes së javës së kaluar në Ligën Premier kundër Arsenalit.

Kjo është një goditje e rëndë për kampionët, pasi Rodri kishte qenë në formë të shkëlqyer dhe konsiderohej një pretendent i fortë për Topin e Artë të këtij viti.

Megjithatë, menaxheri Pep Guardiola ka disa opsione të klasit të lartë për të plotësuar rolin e mesfushës mbajtëse, duke përfshirë Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan dhe John Stones, i cili ka impresionuar në pozicione të ndryshme në mesfushë gjatë sezoneve të fundit.

Kur u pyet nëse ai është gati të mbulojë Rodri, John Stones tha: “Nëse kërkohet 100%”, deklaroi Stones.

“Kjo ka ndodhur shumë gjatë dy viteve të fundit, unë luajta në mesfushë. Ishte e vështirë në finalen e Ligës së Kampionëve të 2023 pasi isha më lart, gjë që ishte e re për mua, por më pëlqeu”.

“Çfarëdo pozicioni që më kërkohet të luaj, ose kushdo që luan në mesfushë, ka luajtur atje më parë dhe e di se çfarë kërkohet prej tyre nga trajneri. Dhe shpresojmë, ne mund të rikrijojmë momente edhe më të mira se finalja e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Stones. /Telegrafi/

 

The post Kush do ta zëvendësoj të lënduarin Rodri? Një lojtar i Cityt thotë se është 100 për qind i gatshëm appeared first on Telegrafi.

Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman

1 October 2024 at 12:46

Fernando Torres ka nisur karrierën si trajner që disa vite, ku po i drejton grupmoshat e Atletico Madrid.

Megjithatë ish-sulmuesi i famshëm spanjoll mund të bëjë së shpejti një hap të madh në karrierë si trajner.

Sipas gazetës së madhe gjermane Sport Bild, klubi gjerman Schalke 04 ka shtuar Fernando Torres në listën e tyre të opsioneve të mundshme për të marrë drejtimin e trajnerit të tyre të ri.

Spanjolli është një nga emrat që lundron në listën e interesave të klubit së bashku me trajnerin e ekipit të të rinjve të Real Madrid, Raul Gonzalez.

Wer wird es? #Raúl + #Torres + #Fimpel: Die Trainer-Suche bei #Schalke im Gerüchte-Check https://t.co/60R57pSsIN

— BILD Sport (@BILD_Sport) September 30, 2024

Schalke beson se Torres i përshtatet mentalitetit punëtor të klubit dhe aftësisë për të krijuar një linjë të fortë mbrojtëse, diçka që kreu i tyre i sportit Ben Manga po kërkon.

Torres aktualisht është kryetrajneri i Atletico Madrid B, pasi mori postin në fillim të kësaj vere.

Schalke shkarkoi trajnerin e tyre Karel Geraerts së fundmi dhe është në vendin e 13-të në Bundesliga 2 pas shtatë ndeshjeve. /Telegrafi/

The post Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman appeared first on Telegrafi.

Balotelli befason të gjithë, drejt transferimit në ligën e tretë të Spanjës

1 October 2024 at 10:45

Mario Balotelli ka tre muaj që ka mbetur futbollist i lirë dhe ai deri më tani nuk ka gjetur një kontratë të re.

Ish-sulmuesi i Man City, Milanit e Interit, Mario Balotelli, është afër bashkimit me ekipin spanjoll të kategorisë së tretë CF Intercity si lojtar i lirë, sipas Diario AS.

Bisedimet mes dy palëve po ecin mirë, por marrëveshja ende nuk është finalizuar plotësisht pasi sulmuesi italian synon një rikthim në futboll.

Balotelli ka qenë një agjent i lirë që kur u largua nga skuadra turke Adana Demispor në fillim të kësaj vere dhe nuk arriti të sigurojë një klub të shquar për ta nënshkruar atë.

Nëse sulmuesi italian i bashkohet Intercity, atëherë ai duhet të presë deri në janar para se të regjistrohet në skuadrën e tyre dhe të fillojë të luajë ndeshje.

Balotelli bëri 16 paraqitje për Adana Demispor sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/

The post Balotelli befason të gjithë, drejt transferimit në ligën e tretë të Spanjës appeared first on Telegrafi.

UEFA i beson drejtësinë gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Santa Coloma – Kalev

1 October 2024 at 09:45

Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshjet evropiane.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen FC Santa Coloma dhe FC Kalev në kuadër të UEFA Youth League.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Centre d’Entrenament FAF” në Andorrë, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Alban Ejupi dhe Meriton Berisha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 3 tetor me fillim në orën 19:30. /Telegrafi/

The post UEFA i beson drejtësinë gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Santa Coloma – Kalev appeared first on Telegrafi.

Barcelona do ta shes Christensenin nëse danezi nuk nënshkruan kontratë të re

1 October 2024 at 09:29

E ardhmja e Andreas Christensen vazhdon të jetë ende në dyshim, nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.

Barcelona do të shqyrtojë ofertat për Andreas Christensen nëse danezi refuzon të nënshkruajë një kontratë të re në muajt e ardhshëm, sipas Matteo Moretto.

Qendërmbrojtësi aktualisht është i lënduar, me rikthimin e tij që pritet të ndodhë në fund të muajit dhjetor.

Marrëveshja aktuale e Christensen skadon në vitin 2026 që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm me një kosto të ulët verën e ardhshme nëse nuk e zgjat kontratën e tij me Barcelonën.

28-vjeçari ka bërë 75 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar shtatë gola me fanellën e blaugranëve.

Për të interesim ka nga skuadrat angleze përfshirë Arsenalin, Newcastle United dhe Manchester United, derisa katalunasit synojnë të fitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/ 

The post Barcelona do ta shes Christensenin nëse danezi nuk nënshkruan kontratë të re appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

30 September 2024 at 15:09

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong është kthyer nga lëndimi.

Mesfushori holandez është i disponueshëm për t’u përzgjedhur përpara ndeshjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve me Young Boys Bern.

De Jong ka muaj jashtë fushave të blerta, derisa rikthimi i tij është një lajm i madh për Barcelonën.

“Ne kemi nevojë për këmbë të freskëta. Rikthimi i Frenkie de Jong është një lajm i mirë. Edhe nëse është vetëm për pesë ose dhjetë minuta”.

“Është një arsye gëzimi për të gjithë ekipin. Nëse i jepet mundësia, ai do të luajë,” tha Flick.

Rikthimit të De Jong i është gëzuar edhe mesfushori i talentuar Marc Casado që gjithashtu ishte në konferencë për shtyp.

🎙 What does Flick demand from Frenkie? pic.twitter.com/JcaVFAV0DN

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 29, 2024

“Rikthimi i Frenkie është i dobishëm për ekipin, me më shumë lojtarë në dispozicion, është më mirë për të gjithë”.

“Unë nuk kam folur me Flick për këtë, por jam i sigurt se Frenkie do të kthehet së shpejti dhe do të na ndihmojë”, tha Casado. /Telegrafi/

The post Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë appeared first on Telegrafi.

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

30 September 2024 at 13:53

Duket e pabesueshme, por disa lojtarë të Barcelonës më shumë e kanë urryer gjigantin anglez Chelsean, se sa rivalin e tyre të përjetshëm Real Madridin.

Ka qenë Lionel Messi që ka zbuluar se disa nga shokët e skuadrës së tij urrenin më shumë londinezët se sa madrilenët.

Argjentinasi ishte vetëm 18 vjeç kur vendosi të bënte publikisht komentet gjatë një interviste me News of the World disa vite më parë.

Në atë kohë, pati përplasje të mëdha të keq mes Barcelonës dhe Chelseat pasi Blutë bënë një rikthim të paharrueshëm në Stamford Bridge në atë që ishte një ndeshje dramatike e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ka lojtarë të Barcelonës këtu që e urrejnë Chelsean më shumë se Real Madridin”, kishte deklaruar Messi në atë kohë.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta dëgjoja veten duke thënë këtë. Gjithashtu nuk kam menduar se do të shoh diçka më të keqe se rivaliteti i Boca dhe River Plate apo Brazili kundër Argjentinës, por kjo është”.

“Ne më mirë do të luanim me Arsenalin, Manchester Unitedin apo dikë tjetër sesa të ishim në fushë me Chelsean”, deklaronte Messi.

Por për dallim nga ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Messi duket se ka simpati për Chelsean pasi londinezët janë ndër skuadrat e pakta që ylli argjentinas i ndjek në Instagram.  /Telegrafi/

The post Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin appeared first on Telegrafi.

Nga Galatasaray paralajmërojnë Chelsean dhe Juventusin për Osimhen

30 September 2024 at 13:36

Zëvendës presidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu këmbëngul se ata nuk presin të humbasin Victor Osimhen në janar.

Pas nënshkrimit për Galatën nga Napoli muajin e kaluar, kontrata e nigerianit thuhet se ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë euro për merkaton e janarit.

Sulmuesi afrikan tashmë po lidhet me Chelsean dhe Juventusin, me Blutë që i prijnë garës.

Por Hatipoglu këmbëngul: “Nuk ka asnjë shans që Osimhen të largohet nga skuadra në janar. Në fakt, ne po planifikojmë që ai të luajë edhe sezonin e ardhshëm”.

“Osimhen do të mbetet lojtar i Galatasaray deri në qershor. Të flasësh për këto gjëra shërben vetëm për ndryshim vëmendjen mediatike dhe prishin kënaqësinë e shikimit të Osimhenit duke luajtur”.

“Lojtari tregon lidhjen e tij me Galatasarayn në çdo ndeshje. Njerëzit luajnë aty ku janë të lumtur. Ai ka një kontratë me ne deri në fund të sezonit. Ai është shumë i lumtur që është te Galatasaray.

Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë se si të vazhdojmë me Osimhen në sezonet e ardhshme. Nuk ka kuptim të diskutojmë nëse ai do të largohet gjatë pushimit të messezonit”, vazhdoi më tej Hatipoglu. /Telegrafi/

The post Nga Galatasaray paralajmërojnë Chelsean dhe Juventusin për Osimhen appeared first on Telegrafi.

Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

30 September 2024 at 09:30

Real Madridi barazoi 1-1 me Atletico Madridin në një ndeshje dramatike në La Liga të dielën mbrëma.

Pasi Militao i dha epërsinë skuadrës së Carlo Ancelottit, argjentinasi Angel Correa barazoi gjërat në minutat e fundit të ndeshjes.

Realit i është dhënë gjithashtu një goditje dëmtimi pasi Ancelotti dha përditësime për Fran Garcia dhe Thibaut Courtois.

Mbrojtësi i majtë pësoi një lëndim pasi ishte Marcos Llorente që bëri një ndërhyrje të tmerrshme në të dhe u përjashtua me karton të kuq.

“Dëmtimi i Fran Garcias ishte një goditje e keqe, por ishte një goditje. Courtois ka një problem muskulor dhe ai do të vlerësohet nesër”, deklaroi Ancelotti.

Real Madridi pas barazimit në Wanda Metropolitano ndodhet në vendi e dytë në tabelë me 18 pikë, tre më pak se Barcelona që është e para. /Telegrafi/

The post Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Dramë në fushë dhe tribuna, derbi i Madridit përfundon pa fitues

29 September 2024 at 23:18

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras 1-1 në derbin e kryeqytetit spanjoll në një ndeshje ku zgjati më shumë se 2 orë e 20 minuta.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit me Julian Alvarez, por goditja e argjentinasit u prit nga Courtois në minutën e 10-të.

Mysafirët u kundërpërgjigjen me dy raste kur Valverde provoi dhe Bellingham më vonë, por pa sukses.

Megjithatë 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllen me rezultatin e fillimit, 0-0.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur ndeshja u zhbllokua me Real Madridin që krijuan epërsinë.

Vinicius Junior harkoi bukur në zonë për Eder Militaon, i cili me një goditje të fuqishme realizoi për t’i dhënë epërsinë Los Blancos në 0-1.

🤩⚽ @edermilitao #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/MvsLFSAlTJ

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 29, 2024

Vetëm katër minuta më vonë ndeshja u ndërpre për më shumë se 15 minuta, pasi tifozët vendas filluan të gjuanin gjësende të ndryshme në drejti të portierit Thibaut Courtois.

Megjithatë gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, derisa trajneri i vendasve, Diego Simeone dhe disa futbollistë biseduan me tifozët për t’i qetësuar ata.

Ndeshja filloi pas 15 minutave me Atletico Madridin që kërkonte me çdo kusht golin e barazimit, derisa një goditje e fortë nga Samuel Lino u prit nga Thibaut Courtois.

Los Colchoneros u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e barazimit duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Megjithatë për të barazuar shifrat në 1-1, u desh të pritej minuta e 90+6, kur Angel Correa kaloi edhe portierin Courtois dhe barazoi shifrat në 1-1.

😁😁😁😁😁😄😄😄😄😄 pic.twitter.com/I9OxotyuGR

— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 29, 2024

Atletico Madrid me këtë pikë ruan pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë, derisa Reali është në të dytën me dy pikë më shumë.

Në xhiron e ardhshme, Real Madrid para tifozëve të vet përballet me Villarrealin, derisa Atletico Madrid luan në udhëtim te Real Sociedad. /Telegrafi/

The post Dramë në fushë dhe tribuna, derbi i Madridit përfundon pa fitues appeared first on Telegrafi.

Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit

27 September 2024 at 15:24

Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.

Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi.

ProCredit Superliga-Java 3

E shtunë

17:15 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

E martë

19:00 Bora – Peja

The post Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit appeared first on Telegrafi.

Barcelona dënohet nga UEFA shkaku i një flamuri racist të Hansi Flick

27 September 2024 at 13:29

Barcelona ia ka pa sherrin një flamuri të shfaqur nga një stadium në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka dënuar Barcelonën me një gjobë prej 10,000 euro pasi tifozët e tyre kanë vënë një flamur racist gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Monakos, zbulon Arancha Rodríguez i Cope.

Disa tifozë të Barcelonës hynë në stadium me një pankartë që shkruante “Flick Heil”, duke iu referuar një përshëndetjeje famëkeqe naziste që është raciste ndaj hebrenjve.

UEFA e ka hetuar këtë çështje dhe tani ka vendosur të godasë Barçën me një gjobë. Por kjo nuk është e gjitha.

Barça gjithashtu është ndaluar t’u shesë bileta tifozëve për ndeshjen e tyre të ardhshme evropiane jashtë shtëpisë së tyre. /Telegrafi/

The post Barcelona dënohet nga UEFA shkaku i një flamuri racist të Hansi Flick appeared first on Telegrafi.

Dardanët me reagim pasi FSHF organizon Evropianin e grupmoshave U21 me Serbinë: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve

27 September 2024 at 11:08

Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar organizmin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Sigurisht që ky do të ishte një lajm i madh sikur FSHF ta fitonte vet këtë organizim, megjithatë ata kanë bashkëpunuar me shtetin gjenocidial Serbinë dhe së bashku do të jenë dy shtete organizatore.

Reagime të mëdha ka pasur nga të gjitha anët pasi duket një vendim i papranueshëm që Shqipëria të organizojë një Evropian me Serbinë.

Pas tifo grupit të Shqipërisë ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka ardhur edhe reagimi nga tifo grupi i Kosovës, ‘Dardanët’.

Në një reagim të gjatë aty thuhet se dikush ka ka shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Dardanët (Pa ndërhyrje):

Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone! /Telegrafi/

The post Dardanët me reagim pasi FSHF organizon Evropianin e grupmoshave U21 me Serbinë: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Barcelona ka një rival më pak në garën për Kimmich

26 September 2024 at 15:47

Joshua Kimmich mund të jetë duke kaluar sezonin e tij të fundit si futbollist te Bayern Munich.

Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovim të saj.

Shumë klube të mëdha janë vënë pas tij, por Barcelona mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

L’Equipe ka njoftuar se Paris Saint Germain është tërhequr nga gara për t’i siguruar shërbimet e gjermanit.

Tani kjo është një plus për Barcelonën që ka një rival më pak në garë për Kimmich.

Gjithsesi gjiganti katalunas për të arritur deri te Kimmich, duhet ta mposht konkurrencën e skuadrave angleze si Liverpool, Man City dhe Arsenal.

Një ndihmesë e madhe për Barcelonën pritet të jetë trajneri Hansi Flick, me të cilin Kimmich ka raporte të shkëlqyeshme. /Telegrafi/

The post Barcelona ka një rival më pak në garën për Kimmich appeared first on Telegrafi.

MVP dhe pesëshja më e mirë e javës së dytë në Superligë

26 September 2024 at 15:28

Java e dytë në ProCredit Superligë solli tri ndeshje interesante, duke përfshirë derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit fituan në këtë përballje (77:67), por basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Terrell Brown. Ai ndaj kampionit të Kosovës kishte 35 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro.

Te ‘Xehetarët’ më i miri ishte Desmond Cambridge Jr me 20 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke fituar ndaj Borës, ku Damiree Burns e përfundoi ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 23 pikë e 13 kërcime, duke shtuar edhe një asistim, derisa bashkëlojtari i tij, Jalen Moore e mbylli ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime dhe 11 asistime.

Te Bora, më i miri ishte Ardarryl Clay Jr me 36 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

MVP

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 37 indeksi

Top 5

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 37 indeksi

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 34 indeksi

Jalen Moore (Sigal Prishtina) 15 pikë, 4 kërcime, 11 asistime, 26 indeksi

Ardarryl Clay Jr (Bora) 36 pikë, 2 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi

Desmond Cambridge Jr (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 20 indeksi

The post MVP dhe pesëshja më e mirë e javës së dytë në Superligë appeared first on Telegrafi.

Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi

26 September 2024 at 13:55

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija ishin përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

FFK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.

Treshja e futbollistëve nuk ishin në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor kur Kosova luan ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Edon Zhegrova më në fund e ka thyer heshtjen, teksa në konferencë për shtyp te Lille ka folur për rastin në fjalë.

Ai u pyet nga gazetarët francezë për përjashtimin, derisa tha se u zemërua pasi ishte Federata që mori vendimin dhe jo trajneri.

Gjithsesi ylli dardan thotë se çështja është zgjidhur dhe tani ecin përpara.

“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist”.

“Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, deklaroi sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

The post Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi appeared first on Telegrafi.

Gazetari e kritikoi për fitoren minimale, Flick vjen me një përgjigje epike për të

26 September 2024 at 13:37

Barcelona është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer duke marrë shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para në La Liga.

Megjithatë katalunasit ndaj Getafes kanë fituar me rezultat minimal 1-0 dhe kjo duket si ka pëlqyer gazetarëve në Spanjë.

Hansi Flick u përball me një pyetje të çuditshme nga një gazetar pas fitores 1-0 të Barcelonës kundër Getafes në La Liga të mërkurën.

Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me një fitore kaq të vogël, Flick qeshi dhe u përgjigj: “Sa pikë merr nga fitorja 1-0, më thuaj?”

Flick shpjegoi se rezultati pritej kundër një skuadre të fortë mbrojtëse si Getafe. Ai u shpreh krenar për lojtarët e tij, duke u shprehur se ata luftuan shumë në të gjithë 95 minutat e ndeshjes.

Flick pranoi se Barcelona kishte vetëm një shans të pastër dhe arriti ta kthejë në gol atë.

Ai vuri në dukje se megjithëse ekipi ndonjëherë luftoi me shpejtësinë, ata në fund siguruan tre pikët jetike të nevojshme për ecurinë e tyre. /Telegrafi/

The post Gazetari e kritikoi për fitoren minimale, Flick vjen me një përgjigje epike për të appeared first on Telegrafi.

Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

26 September 2024 at 11:14

Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.

Llapi dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn.

Ndërkohë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, Dukagjini është nikoqir i Dritës.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën.

Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave është ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës që zhvillohet në Drenas. /Telegrafi/

The post Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë appeared first on Telegrafi.

❌
❌