Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Sulmi i Iranit/ Ambasada njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në Izrael

By: M C
1 October 2024 at 22:40

Ambasada Shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmeve me raketa nga Irani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në faqen zyrtare janë publikuar numrat e telefonit dhe një adresë e-maili ku qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë me ambasadën.

Më tej, ambasada thotë se “sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhet në WhatsApp apo në telefonat celularë”.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Izrael

Ambasada shqiptare në Izrael:

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.

Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!

The post Sulmi i Iranit/ Ambasada njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në Izrael appeared first on Albeu.com.

Iranianët festojnë pas sulmit me qindra raketa balistike drejt Izraelit

By: M C
1 October 2024 at 22:12

Qindra iranianë janë fotografuar duke u shfaqur për të festuar në rrugët e Teheranit pasi Irani lëshoi ​​rreth 200 raketa drejt Izraelit.

Nuk raportohet për viktima pas breshërisë që ndodhi më herët sonte. Irani nisi sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.

The post Iranianët festojnë pas sulmit me qindra raketa balistike drejt Izraelit appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën drejt Luftës së Tretë Botërore

By: M C
1 October 2024 at 21:52

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmin Iranian ndaj Izraelit, duke thënë se bota po “digjet dhe po del jashtë kontrollit”.

“Ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin,” thotë ish-presidenti me anë të një postimi në rrjetin sociale “Truth Social”.

Ai tha se presidenti Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris janë inekzistentë, teksa shprehet se bota është në prag të luftës së Tretë Botërore.

“Ne kemi një President inekzistent në Joe Biden dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris , e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko, një qytet të cilin ajo dhe Gavin Neëscum e shkatërruan totalisht dhe duke organizuar foto të rreme.

Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar: Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh.

Tani, lufta apo kërcënimi i luftës, po tërbohet gjithandej dhe dy të paaftët që drejtojnë këtë vend po na çojnë në prag të Luftës së Tretë Botërore. Ju nuk do t’i besoni Joe ose Kamala për të drejtuar një stendë limonade, e lëre më të udhëheqin botën e lirë”, shkruan ai ndër të tjera.

The post Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën drejt Luftës së Tretë Botërore appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj Izraelit, reagon menjëherë Irani: Kemi goditur 80% të objektivave me 200 raketa

By: M C
1 October 2024 at 21:31

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80% e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi raketor, i cili u nis në orët e fundit.

Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom, shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit, tha se nuk kishte “raportime për të lënduar nga zjarri në drejtim të Izraelit“.

Kjo është me përjashtim të “dy lëndimeve të lehta nga prerjet në zonën e Tel Avivit dhe disa lëndimeve të lehta në mbarë vendin gjatë lëvizjes në hapësira të sigurta, si dhe rastet e ankthit“.

Mbrojtja ajrore izraelite, e ashtuquajtura Kupola e Hekurt, ka kapur një numër të raketave balistike.
Burime nga ushtria siriane kanë thënë se mbrojtja ajrore izraelite ka rrëzuar gjithashtu dhjetëra raketa që fluturuan mbi Sirinë jugore.

The post Sulmi ndaj Izraelit, reagon menjëherë Irani: Kemi goditur 80% të objektivave me 200 raketa appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani në super formë, shënon tjetër gol në Champions

By: M C
1 October 2024 at 20:53

Jasir Asani po shkëlqen në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke u kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e tij Guanzhu.

Sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar golin e katërt në këtë turne kundër Kavasaki Frontale në Japoni, sfidë e vlefshme për turin e dytë në Championsin e Azisë.

Asani realizoi nga penalltia në minutën e 21 dhe i dha avantazhin skuadrës. Ky është goli i gjashtë sezonal në Azi, për futbollistin kuqezi, 4 i ka shënuar në Champions dhe dy në kampionat.

Sinjale pozitive këto edhe për trajnerin Silvinjo në prag të dy ndeshjeve që kombëtarja ka në muajin tetor, ndaj Republikën Ceke më 11 tetor në Pragë dhe tre ditë më vonë me Gjeorgjinë.

The post Jasir Asani në super formë, shënon tjetër gol në Champions appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier-Vlorë, humbi kontrollin e mjetit, përfundon në kanal, dyshohet për të plagosur

By: M C
1 October 2024 at 20:34

Në orën 19:15, një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Vlorë-Fier, ku shtetasja e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në një kanal.

Mësohet se dy zjarrëfikës dhe një autoambulancë u angazhuan për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurës nga automjeti.

Ajo është dërguar në spital për kontroll, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën e saj.
Sakaq, autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Fier-Vlorë, humbi kontrollin e mjetit, përfundon në kanal, dyshohet për të plagosur appeared first on Albeu.com.

Izraeli reagon pas sulmit të Iranit: Do të ketë pasoja

By: M C
1 October 2024 at 20:16

Izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të largohen nga strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka deklaruar IDF.

Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se “në këtë fazë”, ata “nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani”.

“Ne kemi kryer një numër të madh monitorimesh”, ka vazhduar ai. “Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën.”

Ai u zotua se “ky sulm do të ketë pasoja”, duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim”.

Nuk ka raportime për të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi mjekësor izraelit.

The post Izraeli reagon pas sulmit të Iranit: Do të ketë pasoja appeared first on Albeu.com.

Kaosi në Kuvend, Berisha: Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit

By: M C
1 October 2024 at 20:03

Kreu i demokratëve, Sali Berisha në protestë u shpreh se Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit, zjarrin e ligjit që do i djegë sarajet e Surrelit.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë juve, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare e misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin çdo natë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të dashur miq, ato flakë tmerruan organizatën kriminale të Skapit të partisë.
Tmerruan mercenarët Dumani-Kraja e kompani, të cilët si shushunja majmen duke rrjepur kriminelë, vrasës me ryshfete e fjetur në dosjet e krimit.

Si pengje të shpifura të Edi Ramës, sulmojnë si zagarë nga mëngjesi gjer në darkë opozitën.
Në flakët në oborrin e parlamentit, ata panë ndëshkimin ligjor për krimet e tyre.
Ato çfarë ishin? Ai ishte fillimi i betejës.

Ai ishte revolta e të zgjedhurve të shqiptarëve sepse deputeti që u provoi shqiptarëve se vëllazëria Xhafaj bënte namin me drogë në Vlorë, u ndëshkua nga Fatzi Xhafaj dhe Edi Rama si hakmarrje primitive, si triumf i mafies në sallën e gjyqit, si triumf i drogës në sallën e parlamentit.

Qytetarë dhe qytetare, mosbindja civile është e vetmja, rruga e vetme në këtë betejë.
Mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, rruga e fitores për çdo qytetar.

Ato flakë ndriçuan mendjen, ndriçuan zemrat e mijëra e mijëra qytetarëve në Europë, të cilët çdo ditë e më shumë po marrin vesh se Edi Rama është një kriminel trafikant ordiner.

Është një korruptor i pistë që vjedh gazetarët në zyrat e tij. Ua vjedh të dhënat e telefonave, o turpi i dheut. O pafytyrësi. Mafioz!

Miqtë e mi, mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit.
Është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut.

Është ajo që presin miqtë e Shqipërisë, miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera.

Ndaj dhe ky mision, kjo betejë nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por triumfi i saj kundër mafies ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe për qytetarët europianë, për qytetarët e SHBA, për njerëzit e lirë në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me burgosjen politike.

Të cilët nuk shiten dhe blihen me para krimi, por qëndrojnë për ligjin dhe Kushtetutën, për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin.
Ndaj dhe beteja jonë është frymëzuese.

Beteja jonë brirët e shpresës për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo.

Janë lajmi më i madh, më i mirë që ne përcjellim tek të gjithë zyrtarët, tek të gjithë qytetarët e vendeve mike dhe partnere në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me narkoshtetin në Shqipëri, me burgjet politike në Shqipëri.
Nuk pajtohen kurrë me vjedhjet e tmerrshme që qeveria u bën shqiptarëve, me urinë e fëmijëve në një vend të bekuar si Shqipëria.

Nuk pajtohen kurrë me tonelatat e narkoeurove që vërshojnë në këtë vend dh që përzënë shqiptarët nga Shqipëria.
Nuk pajtohen kurrë me boshatisjen e këtij vendi të bekuar.

Miq, sot është një ditë e veçantë.
Është dita ndërkombëtare e të moshuarve.

Sot, qindra mijëra burra dhe gra fisnikë, pensioniste e pensionistë, kjo ditë i gjen më të varfrit, më të mjerët, më të përçmuarit jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe më gjerë.

Në një akt të një cinizmi ekstrem, të një pashpirtësie ekstreme, pensionet e tyre u indeksuan me 1.4 përqind, ndërkohë që ata në dyqanet e tyre përballen me çmime për shportën e ushqimeve 10 gjer në 250 herë më të lartë se mesatarja e ushqimeve në BE.

Të dashur pensioniste e pensionistë, edhe njëherë në këtë ditë zotohem para jush se PD në një akt ndër më të parët në pushtetin e saj, do vendosë minimumin jetik 220 euro dhe se në Shqipëri çdo pension më minimali do të jetë të paktën 30 përqind mbi minimumin jetik.

Garantoj pensionistet dhe pensionistët, por edhe mbarë shqiptarët se një vendim i parë pas zgjedhjeve do jetë heqja e TVSH për të gjitha ushqimet.
Gjithçka do e bëjmë realitet.

Çdo fjalë dhe premtim do e mbajmë.
Ndaj dhe të gjithë në betejë, në mosbindje civile deri në fitore për zgjedhjet e lira.
Është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore.
O sot, o kurrë!

The post Kaosi në Kuvend, Berisha: Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit appeared first on Albeu.com.

Osmani në Gjermani takim me Baerbock, zbardhet fokusi i bisedimeve

By: M C
1 October 2024 at 19:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Pas takimeve, ambasada e Gjermanisë në Kosovo shkroi në X se Gjermania e mbështet Kosovën në “rrugën drejt BE-së”, por theksoi edhe rolin që Kosova duhet ta luajë për integrim rajonal.

“Integrimi rajonal, ndër të tjera në me Ballkanin Perëndimor, kërkon përparim në CEFTA dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Osmani diskutuan sot në Berlin”, shkroi ambasada gjermane.

Gjermania i ka kërkuar Kosovës ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, si dicka që është kundër parimeve të CEFTA-s.

Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

Por, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se nëse është e nevojshme, vendet e Ballkanit do të ecin përpara drejt bashkëpunimit rajonal edhe pa Kosovën.

Roth shkroi në llogarinë e tij në X për takimin me Osmanin, duke thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje.

“Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vende të tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera të Bashkimit Evropian”, shkroi Roth.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë ishin temë diskutimi në takimet e Osmanit me liderët gjermanë, ku presidentja u tha se theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Kosovës, dhe në takimin tim me Ministren e Jashtme, Baerbock, riafirmuam rëndësinë e përkushtimit tonë të përbashkët për bashkëpunimin politik, të sigurisë dhe ekonomik, që është në dobi të ndërsjellë”, shkroi Osmani në X.

Ndaj këtij postimi të Osmanit reagoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde, i cili shkroi se “partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mik dhe partner i besueshëm, i palëkundur dhe i sinqertë!”

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë./rel

The post Osmani në Gjermani takim me Baerbock, zbardhet fokusi i bisedimeve appeared first on Albeu.com.

Bie zjarr në disa toka bujqësore në Gjirokastër, zjarrfikëset në “luftë” më flakët

By: M C
1 October 2024 at 19:39

Një sipërfaqe bujqësore është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Odires në Gjirokastër.

Zjarri ka prekur zonën jugore të fshatit Andon Poçi dhe nga erërat në zonë rrezikohej që të përhapej dhe në parcelat përreth të mbjella me lajthi.

Menjëherë në vend kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses dhe efektivë të policisë të cilët bërë të mundur izolimin dhe fikjen e plotë të zjarrit.

The post Bie zjarr në disa toka bujqësore në Gjirokastër, zjarrfikëset në “luftë” më flakët appeared first on Albeu.com.

Mbyllet epoka e Stoltenberg, 10 vitet në krye të NATO-s

By: M C
1 October 2024 at 17:29

10 vitet e Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ishin disa nga vitet më të trazuara në historinë e Aleancës. Ish-kryeministri norvegjez mori detyrën menjëherë pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në 2014.

Vitet në vijim panë sulme të mëdha terroriste në vendet aleate, trazira politike që tronditën Aleancën dhe një pandemi globale një herë në shekull dhe kjo ishte e gjitha përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, duke sjellë luftë në kufijtë e NATO-s.

Gjatë gjithë kësaj dekade të stuhishme, Jens Stoltenberg ishte një konstant. Me duar të qëndrueshme dhe një kokë të ftohtë, ai e drejtoi Aleancën përmes krizës pas krize, duke mbetur i fokusuar në atë që NATO mund të bënte për të adresuar sfidat me të cilat përballej. Ai e mbajti Aleancën së bashku, duke përdorur aftësitë e tij diplomatike për të lundruar mosmarrëveshjet dhe për të mbajtur një numër në rritje të aleatëve në të njëjtën faqe.

Ai i shtyu aleatët të vazhdonin ndërtimin e forcës së tyre ushtarake për mbrojtjen kolektive, duke përgatitur gjithashtu NATO-n për një të ardhme të pasigurt duke vënë në axhendë ndryshimin e klimës, inteligjencën artificiale dhe Kinën. Nuk është çudi që aleatët ranë dakord unanimisht për të zgjatur mandatin e tij katër herë të paprecedentë.

Përtej jetës së përditshme në Bruksel, Stoltenberg udhëtoi gjerësisht, duke u takuar me krerët e shteteve dhe qeverive nga aleatët dhe partnerët e NATO-s. Ai ishte Sekretari i parë i Përgjithshëm që bëri vizita zyrtare në Maltë dhe Arabinë Saudite, madje ai vuri këmbën në Korenë e Veriut (megjithëse në sallën e konferencave të Kombeve të Bashkuara që përshkon vijën e Zonës së Çmilitarizuar).

Ai ishte gjithashtu Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s që bëri udhëtime të përbashkëta me një udhëheqës të Bashkimit Evropian, duke udhëtuar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Letoni dhe Lituani në 2021, dhe një platformë norvegjeze të gazit natyror në 2023. Dhe ai bëri një pikë për të vizituar Utøya në Norvegji çdo korrik, për të përkujtuar sulmet terroriste që ndodhën atje në vitin 2011 kur ai ishte kryeministër.

Udhëtimet e Stoltenberg përfshinin shumë vizita në Uashington DC, vendlindja e NATO-s. Për 70-vjetorin e NATO-s në 2019, Stoltenberg u bë Sekretari i parë i Përgjithshëm që foli në një sesion të përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Me rastin e 75-vjetorit të Aleancës në 2024, ai mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti i SHBA Joe Biden në të njëjtën dhomë ku u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut.

Gjatë udhëtimeve të tij, Stoltenberg mbajti stilin e jetës së tij aktive. Shëtitjet e tij të shpejta shpesh i lanë punonjësit të përpiqeshin për të vazhduar, duke përfshirë Alpet Zvicerane, Kopshtet e Pallatit Imperial të Tokios dhe Qendrën Kombëtare të Uashingtonit. Përtej qëndrimit në formë, ai gjeti gjithashtu kohë për të përjetuar kuriozitete lokale sa herë që ishte e mundur. Gjatë një vizite zyrtare në Australi, për shembull, ai kërkoi që ekipi i tij të dilte nga autostrada për të parë disa kangurë në natyrë (për argëtimin e detajeve të tij të sigurisë australiane).

Stoltenberg vrapon me stafin në Central Park gjatë një vizite në qytetin e Nju Jorkut për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shtator 2016

Një Aleancë në rritje

Ndërsa Stoltenberg nuk ishte Sekretari i Përgjithshëm për të mirëpritur shumicën e vendeve në NATO (ky nder i takon Jaap de Hoop Scheffer, i cili solli shtatë aleatë të rinj gjatë zgjerimit të ‘Big Bang’ në 2004 dhe dy të tjerë në 2009), ai megjithatë mbikëqyri shumica e raundeve të zgjerimit të NATO-s, duke mirëpritur Malin e Zi (2017), Maqedoninë e Veriut (2020), Finlandën (2023) dhe Suedinë (2024).

Stoltenberg punoi veçanërisht shumë për të marrë konsensus për pranimin e Finlandës dhe Suedisë. Në prag të Samitit të Madridit të vitit 2022, ai kaloi orë të tëra duke negociuar me liderët e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë, duke dalë me një marrëveshje të natës vonë që hapi rrugën drejt anëtarësimit të tyre.

Bisedimet zgjatën aq shumë sa Stoltenberg dhe gruaja e tij duhej të humbnin darkën zyrtare në Pallatin Mbretëror Spanjoll, duke u vendosur për një birrë me stafin që kishte punuar për marrëveshjen.

Të katër zgjerimet ishin zhvillime historike për NATO-n, por Stoltenberg u prek veçanërisht nga integrimi i vendeve të tij fqinje nordike, veçanërisht Suedisë, në Aleancë. Menjëherë pas pranimit të Suedisë, Stoltenberg bëri shaka me kolegët se vendi jo vetëm që kishte lënë mënjanë 200 vjet neutralitet për t’u bashkuar me NATO-n – me shumë vështirësi, ai kishte lënë mënjanë rivalitetin e tij shekullor me Norvegjinë. Në të vërtetë, hera e fundit që Norvegjia ishte në luftë, ishte me Suedinë!

The post Mbyllet epoka e Stoltenberg, 10 vitet në krye të NATO-s appeared first on Albeu.com.

Kaosi në Kuvend, Teliti “ironizon” qeverinë: Vetëm për karrige ngrenë grup pune Rilindasit

By: M C
1 October 2024 at 17:08

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka komentuar aktin e djegies së karrigeve në parlament.
Teliti shprehet se Rilindasit ngrenë grup pune vetëm për karrige. Sipas tij, parlamenti shqiptar sot nuk është vendi ku përfaqësohen interesat e qytetarëve.

“VETËM PËR “KARRIGET” NGREJNË GRUP PUNE RILINDASIT!
🆘Parlamenti shqiptar nuk është më organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve, përkundrazi, shkeljet e Kushtetutës dhe rregullores së saj janë kthyer në cështje normale të rutinës së mazhorancës parlamentare.
❌Na paska ngritur Kuvendi i Rilindjes një grup pune për demet e disa karrigeve të kalbura që u dogjën në shenjë proteste të mosbindjes civile.

👉Sa qesharake kur e dëgjon!
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra e mijëra tendera pa garë të zhvilluara në 11 vite?
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra mijëra euro që cdo ditë gllabërohen nga inceneratorët fantazëm apo koncesione të tjera të faktuara tashmë si korruptive dhe klienteliste?
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për shpopullimin makabër që i ka ndodhur vendit, për 1 milionë shqiptarët që kanë marrë arratinë këto vite?

⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për ekonominë e fundosur, falimentimin masiv të sipërmarrjes prodhuese, apo edhe për renditjen e vendit tonë në fund të listës përsa i përket klimës së të bërit biznes?
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për varfërinë ulur këmbëkryq, ku sipas Unicef 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer?
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për ilacet e domosdoshme që i mungojnë të sëmurëve?
⁉Pse nuk ngrejnë grupe pune për cerdhet e kopshtet që mungojnë, për shkollat ende me dy turne, apo edhe për renditjen qesharake të arsimit të lartë?

🔴Dhe e fundit, cfarë mbeti nga ato karrike të djegura në shenjë revolte dhe proteste…a do shkrumbohen thoni ju te inceneratori fantazëm i Tiranës…⁉apo edhe këtë e di vetëm “grupi i gatshëm i punës i Kuvendit të Rilindjes”?
🔷Të gjithë në protestë në #7tetor për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, në protestë për ngritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Teliti.

The post Kaosi në Kuvend, Teliti “ironizon” qeverinë: Vetëm për karrige ngrenë grup pune Rilindasit appeared first on Albeu.com.

Përplasja në Kuvend, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

By: M C
1 October 2024 at 16:52

Nesër në orën 15:00 sekretariati etikës mblidhet për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD.

PS kerkoi ndëshkimin e 24 deputetëve per sjelljen ne seancën e djeshme.

njoftimi:

Të nderuar deputetë,

Bazuar në nenin 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,
Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00,
për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore

The post Përplasja në Kuvend, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së appeared first on Albeu.com.

U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit

By: M C
1 October 2024 at 16:34

Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

I ftuar në një program televiziv, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.

“Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokon’i. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’. Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë”, tha deputeti socialist.
Ndër të tjera ai i quajti veprimet e opozitarëve ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje vendimin e Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, në fjalorin tim s’ka asnjëherë fjalë të papërshtatshme. Ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Erdhën të tjerët te unë. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’.

Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë. Aty ka shumë tension dhe veprime të dhunshme… Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që dëgjohet, më kujton 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit, kur shkruanin Shqipëria në luftë. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai.

The post U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit appeared first on Albeu.com.

Pas kaosit në Kuvend, reagon Ambasada britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci

By: M C
1 October 2024 at 16:10

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reguar pas tensioneve ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët e PD dogjën karriget në hyrje të Kuvendit.

Në reagimin e saj, Ambasada Britanike shprehet se dhuna nuk ka vend në Demokraci.

Reagimi i ambasadës Britanike në Shqipëri:

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë e cila kërkon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

The post Pas kaosit në Kuvend, reagon Ambasada britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 1 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: M C
30 September 2024 at 23:50

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të martën mund të ndiheni konfuz dhe të lodhur fajin do ta kenë Marsi, Dielli dhe Mërkuri në aspektin e kundërt. Nuk do keni probleme të pazgjidhshme, sepse fatmirësisht këta janë planetë të shpejtë që shkaktojnë situata të përkohshme, të cilat ngadalësojnë zgjidhjet. Tani do t’ju duheshin shumë referenca për para. Në dashuri mungojnë stimujt e nevojshëm.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të martën ju mund të përdorni 24 orët e ardhshme për të planifikuar me kujdes javët e ardhshme të punës. Në dashuri, për fat të keq, ju jeni ende shumë dyshues dhe të hutuar. Kushdo që është në një marrëdhënie të mirë ndoshta do të ketë pak kohë për të ndarë me partnerin.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të martën do të ketë një Hënë konfliktuale që do t’ju bëjë nervoz, përpiquni të mendoni mirë përpara se të flisni. Ndoshta do t’ju duhet të veproni si paqebërës në familje ose në punë për të shuar polemikat që lindin. Jini të sigurt dhe të durueshëm dhe do të shihni që gjërat do të përmirësohen së shpejti. Ndërkohë, duhet të shkëputeni pak nga priza dhe të argëtoheni.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të martën gjithmonë në shenjën tuaj, do të vazhdojë të përforcojë në mënyrë të rrezikshme lodhjen dhe nervozizmin, jini të kujdesshëm. Dashuria mund të kthehet në modë, falë një Venusi të favorshme. Zemrat e vetmuara duhet të përfitojnë nga fundjava e ardhshme për t’u përfshirë. Ajo që ka rëndësi do të jetë të mos mbytemi nga agjitacioni.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në ditët në vijim do të jeni në gjendje të merrni vendime inovative, të merrni parasysh mundësinë e ndryshimit të rolit, kompanisë, punës, nëse mendoni se nuk po rriteni siç do të dëshironit. Mjerë të qëndrosh në vend për një shenjë si e jotja! Nëse dëshironi të aplikoni, duhet të synoni për të mërkurën dhe të enjten. Në dashuri, konfuzioni mbretëron suprem.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të martën yjet do t’ju inkurajojnë të punoni shumë për të gjetur qetësinë e brendshme që ju ka munguar që nga qershori i kaluar. Të gjitha ndryshimet që keni pasur janë për të mirën tuaj, mos e lini veten të ndikoheni nga ata që keni pranë. Nuk duhet të mendoni për kthimin pas, ecni përpara me besim.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të martën do të ketë një Mars disonant i cili mund t’ju mërzitë dhe t’ju bëjë të ndiheni më shumë stres sesa duhet. Jupiteri aktiv ju lejon të punoni në projekte të reja, ofron mundësi të reja pune interesante, përfitoni prej tyre nëse ndiheni të paplotësuar. Ditët qendrore të javës do të nxisin krahasimet dhe sqarimet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të martën Venete dhe Marsi në një aspekt harmonik do të ndihmojnë jetën relacionale, rritjen e pasionit dhe ngarkesën emocionale. Beqarët duhet të lëvizin dhe të fillojnë të shikojnë përreth. Ajo që ka rëndësi tani është të gjesh referenca të dashura, edhe nëse ato janë vetëm miqësi të buta, të dashur. Fundjavë intriguese për takime.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Është një periudhë konfuzioni i thellë, disa ekuilibra janë prishur. Nëse keni të njëjtën punë, mund të ndiheni të zhgënjyer, nëse keni ndryshuar, do të duhet të përpiqeni të vendoseni. Ju jeni duke luftuar për të orientuar veten. Rreziku është që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të thoni jo dhe të mbingarkoni veten shumë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të martën ju duhet të përfitoni nga dashamirësia e kësaj Hëne për të sqaruar se çfarë nuk shkon. Mos prisni të mërkurën dhe të enjten, sepse do të jenë një 48 orë më e ndërlikuar. Kushdo që ka nisur së fundmi një projekt të ri do të duhet të përpiqet të përshtatet sa më mirë. Në dashuri, historitë e lindura nën tavolinë herët a vonë do të bëhen zyrtare.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të lindurit në që bëjnë punë krijuese do të jenë më me fat, falë një Jupiteri të bukur. Në dashuri mund të ketë dyshime të reja, pak konfuzion. Tensionet e këtyre ditëve do të mund të kapërcehen në fund të muajit. Përpara kësaj, përpiquni të jeni veçanërisht të kujdesshëm.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të martën Hëna në kundërshtim mund të sjellë disa konfuzione dhe disa kontraste të vogla. Tani duhet të planifikojmë marrëveshje të reja dhe të fillojmë projekte të reja me vendosmëri. Fundjava do jetë e rëndësishme për marrëdhëniet. Jupiteri konfliktual kërkon vëmendje me paratë, shumë para të fituara do të përdoren për të larë hesapet.

The post Horoskopi 1 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Me një kast “bombë”, zbulohet data kur do të nis Big Brother Vip Kosova

By: M C
30 September 2024 at 23:38

Olsa Muhameti, producentja e e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova 3, ka zbuluar datën se kur do të fillojë ky edicion i ri, i cili mund të themi se po pritet me padurim pasi pritshmëritë janë shumë të larta.

Më 5 tetor, do të startojë mbrëmja live e BBVK 3 ku priten surpriza të mëdha dhe personazhe të njohur të showbizz- it shqiptar.

“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në javën e parë të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, – ka thënë Muhameti.

Gjithashtu nuk ka aludime në lidhje me prezantuesin, pasi edhe këtë vit drejtuesi i këtij Reality Shoë do të jetë i madhi Alaudin Hamiti.

Ndër të tjera ajo është ndalur edhe tek personazhet VIP që do marrin pjesë në këtë garë, ku tha se ka karaktere të ndryshme me histori unike.

Ajo ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në mediat mbi emrat që do të jenë pjesë e lojës, pasi sipas saj, asnjëri nga ata që është përfolur, nuk janë pjesë e BBVK-së.

“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdo kush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë”, – tha ajo në Klan Kosova.

The post Me një kast “bombë”, zbulohet data kur do të nis Big Brother Vip Kosova appeared first on Albeu.com.

OKB paralajmëron Izraelin për rrezikun e ofensivës tokësore në Liban

By: M C
30 September 2024 at 23:25

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot Izraelin për rrezikun e një ofensive të mundshme tokësore në Liban.

“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë shkatërrimi do t’i sillte popullit të Izraelit dhe popullit të Libanit lufta tokësore në Liban”, tha ai pas raporteve të medieve amerikane që sugjeronin se një pushtim i mundshëm izraelit mund të fillonte në orët e ardhshme.

Pothuajse 10 000 trupa të OKB-së janë vendosur në kufirin midis dy vendeve dhe në jug të Libanit si pjesë e misionit të OKB-së për Helmetat Blu UNIFIL.

“Ata mbeten në pozicion, por janë të kufizuar në lirinë e tyre të lëvizjes për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga të dyja palët dhe nuk janë në gjendje të kryejnë punën e tyre për monitorimin e armëpushimit që është aktualisht në fuqi”, tha Dujarric.

“Ndihma humanitare po përgatitet në rast të një pushtimi dhe OKB-ja ka kërkuar urgjentisht fonde shtesë nga shtetet anëtare për të përmbushur nevojat e rreth 1 milion njerëzve të prekur nga kriza në rritje”, tha ai.

The post OKB paralajmëron Izraelin për rrezikun e ofensivës tokësore në Liban appeared first on Albeu.com.

Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

By: M C
30 September 2024 at 23:11

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.

“Ishte një konkurs fiktiv, një garë e paracaktuar, e ndikuar nga grupe interesi, e ndikuar nga krimi u organizuar, grupet kriminale të Durrësit. Nëse do të marrë votëbesimin në qeveri, uroj të japë prova për të kundërtën, që nuk është e ndikuar nga krimi i organizuar.

Nuk u bë asnjë transparencë, nuk dëgjuam asnjë nga kandidatët, të ketë një intervistë publike, të kuptojmë aftësitë e gjithësecilit.

Nuk pamë CV-të, nuk pamë strategjinë apo platformën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Na u tha janë disa njerëz, komision që drejtohet nga zv.ministri i brendshëm, se si funksionoi, nuk pamë asgjë.

Nuk doli kryetari i komisionit të thoshte: pikëzimi u vendos mbi bazën e posteve që kishin mbajtur, rezultatet pozitive që kanë patur, etj.

Nuk dua ta paragjykoj zotin Proda, por fakti që ka patur proces fiktiv, që KM ka preferuar të takojë disa nga kandidatët, njërin prej të cilëve e ka takuar dje, mes tyre ka takuar edhe zotin Proda.

Ka qenë garë fiktive, propagandë.

Në mendjen e KM ka qenë zoti Proda.

Më shqetëson që procesi nuk ka qenë transparent, e dimë se çfarë lufte bërrylash dhe fake neës ka patur për kandidatët.

Zoti Proda, nëse e merr votën, sepse janë dërguar edhe emra të tjerë. Ka qenë një farsë dhe propagandë.

Pra të ketë ndikime deri te krimi i organizuar.

Nuk e kuptoj se si KM thërret në takim disa prej kandidatëve, faktet janë aty. Thërret disa prej tyre në takim dhe në fund fare…

Vetëm nëse zoti Proda do të japë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, sepse do të ecë me idenë se ka ardhur si pasojë e një procesi të manipuluar”-tha Lala.

The post Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?

By: M C
30 September 2024 at 22:43

Deputeti Flamur Noka dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimti me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj. Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

The post Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit? appeared first on Albeu.com.

❌
❌